Kosova eshte nje rast i vecante ne kontinent, prandaj ideja e hedhur keto dite per organizimin e nje lige te perbashket profesioniste me Shqiperine, para se te marre forme zyrtare duhet te gjeje me pare pelqimin dhe me pas miratimin nga UEFA e FIFA. Ne Kosove organizohet nje lige futbolli, prandaj UEFA ne baze te statusit duhet qe te zgjidhe problemin e klubeve te ketij vendi, qe ato te kene mundesi per te konkurruar ne arenen nderkombetare. Organizimi i nje lige te perbashket mes Kosoves dhe Shqiperise, edhe ne rastin se do te arrihet nje marreveshje mes dy federatave te dy vendeve, mund te pranohet pse jo nga FIFA dhe UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit pranon se do te jene organizmat nderkombetare ata qe do te vendosin ne lidhje me zhvillimin e nje lige te perbashket dhe me konkretisht, Kosova, si nje rast i vecante ne kontinent, duhet shqyrtuar vetem nga qeverite e futbollit nderkombetare. Keshtu as shembulli i Uellsit qe ben pjese ne Mbreterine e Bashkuar dhe qe njihet si nje vend anetar i UEFA-s dhe FIFA-s, por konkurron ne nje lige te perbashket me Angline, apo rastet e mikroshteteve evropiane, si Lihtenshtejni, Andorra, apo San Marino, ekipet e te cilave luajne ne kampionate te vendeve te tjera, nuk sherbejne si paralelizma, per te pretenduar nje "ok" te shpejte.

6 Komente

Shume ide e mire prandaj duhet te perkrahet, mendoj se kesi ide te mrekullueshme burojn nga L vetevendojse.org   dite te mbare.

Rrofte Lidhja Shqiptare e Futbollit. Sa me shpejt te bashkuara edhe rrjeti universitar dhe arsimor, ai shendetesor dhe me pas ushtria, policia, diplomacia etj. Po nuk u ndjene sportistet, artistet, studentet e me radhe gjithe te tjeret, nuk vjen bashkimi qe duam te gjithe.

Ne kuadrin e kesaj nisme, kam disa propozime:

1 - Republika e Shqiperise duhet te nderroje emrin e saj dhe te quhet Shqiperia Perendimore.

2 - Kosova duhet te nderroje emrin dhe te quhet Shqiperia Lindore.

3 - Flamuri i Shqiperise Perendimore nuk mund te jete flamuri kombetar. Ai duhet te kete elemente qe e dallojne. Flamuri kuqezi eshte flamur per te cilin ka te drejta te barabarta per t'a perdorur edhe cdo njeri qe e quan veten shqiptar pa dallim nga territori ku jeton.

4 - Shqiperia Perendimore dhe ajo Lindore, duhet te krijojne se bashku nje organizem te zgjedhurish te cilin le ta quajne "Pleqesia" e cila te jete sipas shembullit per te cilin flet Straboni kur shpjegon menyren e organizimit te Ilireve, Epiroteve dhe Maqedoneve te lashte (sipas Strabonit ata kishin nje keshill qe e quanin ne gjuhen e tyre: λακονια" (Plakonia), i cili perbehej nga kryetaret me te vjeter te fiseve). Pleqesia panshqiptare te zgjidhet nga populli me votim te drejtperdrejte, te jete votim individesh jashte partive politike, te mblidhet ne Kruje, ose Prizren dhe te sherbeje si dhome supreme e te dy Kuvendeve te Shqiperise dhe Kosoves, per te miratuar apo rrezuar cdo vendim qe ato marrin, nese i permbush apo jo kriteret kombetare dhe nese i sherben apo jo planit per bashkim kombetar.

Rrofte Shqiperia e vertete.

 

ideja nuk eshte e re ...ne "futbollistet" e "patriotet" kemi shtruar kete problem dhe eshte e ditur qe nuk ka pengesa nga FIFA...pengesat jane interesat e funksionare te federatave tona si dhe ana financiare pasi nuk kane kellqe klubet ti financojne ... 

shifeni ca ka then nje kosovar qe luan ne Ligen e Shqiperise:

---

Kosovë - Shqipëri, dallimi është sidomos në shifra

Prishtinë, 25 nëntor - Mesfushori Fetim Kasapi ka shkëlqyer në edicionin vjeshtor të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Kasapi 27-vjeçar udhëhoqi Besën drejt pozitës së tretë. Ai është golashënuesi më i mirë me 11 gola të realizuar dhe njëri ndër lojtarët më cilësorë të kampionatit të Kosovës. Një edicion më herët, Kasapi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Ai nuk arriti të stabilizohej në ekipin e parë të klubit të Superligës së Shqipërisë dhe u lirua pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit. Kasapi ishte ankuar se në klubin shkodran i është bërë e padrejtë, por në Shkodër ishin arsyetuar se ai nuk e meriton të jetë titullar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për disa, shembulli i Kasapit dëshmon mirë dallimin në cilësi në mes kampionatit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kampionati i Shqipërisë vlerësohet të jetë dukshëm më i fortë se ai i Kosovës.

Në kohën kur është riaktualizuar ideja për krijimin e një lige unike të Shqipërisë dhe Kosovës, shfaqen edhe dallimet e mëdha mes klubeve andej dhe këtej kufirit. Për këtë ide janë dhënë mendime të ndryshme. Derisa drejtuesit e dy federatave kanë thënë se realizimi i kësaj ideje është gati i pamundur, ka zëra që thonë se krijimi i një lige të tillë do të ishte shpëtim për futbollin shqiptar në përgjithësi. Krijimi i një lige të përbashkët në të cilën do të bënin gara ekipet më të forta të Shqipërisë dhe Kosovës është përkrahur nga tifozët, por edhe nga futbollistë, trajnerë dhe drejtues të klubeve.

Dragusha: Vetëm më të mirët nga Kosova mund të luajnë në Shqipëri

Futbollisti kosovar Alban Dragusha është ithtar i ligës unike, por ai nuk beson se kjo ide do të realizohet ndonjëherë. Sipas Dragushës, klubet nga Shqipëria do të dominonin plotësisht përballë atyre nga Kosova, nëse kjo ligë do të formohej së shpejti.

"Ndryshimi në mes Superligës së Shqipërisë dhe Superligës së Kosovës është shumë i madh. Në Shqipëri, cilësia është më e mirë, infrastruktura po ashtu, ndërsa të ardhurat financiare të lojtarëve janë dukshëm më të mëdha se në Kosovë. Lojtarët në Shqipëri paguhen të paktën katër apo pesë herë më shumë se në Kosovë", ka thënë Dragusha të mërkurën për gazetën. Ai aktualisht luan për Skënderbeun e Korçës. Vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në kategorinë superiore të Shqipërisë.

"Në Kosovë lojtarët më të mirë paguhen deri në 10 mijë euro në vit. Në Shqipëri lojtarët e mirë marrin rreth 50 mijë euro brenda vitit, ndërsa më të mirët paguhen edhe më shumë. Shifra shkon deri 80 mijë. Këtu nuk llogariten bonuset. Për shembull nëse këtë edicion shpallemi kampion me Skënderbeun, do të përfitojmë nga 10 mijë euro si premi. Në Kosovë lojtarët marrin pak, por gjendja do të përmirësohet pas pranimit në FIFA e UEFA. Ka edhe në Kosovë të interesuar për të investuar në futboll", ka shtuar Dragusha. Ai një kohë të gjatë ka luajtur për Besën e Kavajës. Në Kosovë ka luajtur për Trepçën e në fillim të karrierës edhe për KEK-un e Kosovën e Prishtinës. Dragusha është njëri nga vetëm pesë lojtarët e Kosovës që luajnë në Superligën e Shqipërisë.

"Vlerësoj se vetëm lojtarët më të mirë të Kosovës mund të gjejnë angazhim në skuadrat e Shqipërisë", thotë ai.

Dallime tepër të mëdha në shifra

Në të vërtetë, numri i lojtarëve kosovarë që paguhen deri në 10 mijë euro është shumë i vogël. Shumica e lojtarëve paguhen dy apo tri herë më pak. Paga mesatare mujore e lojtarëve kosovarë është 250 euro, por një pjesë e madhe e tyre marrin edhe nga rreth një mijë euro me rastin e firmosjes së kontratave. Kontratat në shumicën e rasteve janë njëvjeçare. Lojtarët marrin paga për tetë deri në dhjetë muaj në vit. Në disa klube me gjendje të vështirë financiare lojtarët nuk paguhen fare.

Disa nga zyrtarët janë shprehur se klubet kosovare nuk do të mund të përballonin koston e një lige të përbashkët.

Në Shqipëri, lojtari më i paguar këtë edicion është kroati i Tiranës, Pero Pejiç. Ai për një vit do të marrë 84 mijë euro. Numri i lojtarëve që paguhen 65-70 mijë euro është më i madh se dhjetë.

Ndryshim i madh në mes Kosovës dhe Shqipërisë ekziston edhe në buxhetin e klubeve. Bazuar në një artikull të botuar më herët nga gazeta "Panorama Sport", Shkumbini i Peqinit ka buxhet vjetor prej një milion eurosh, kurse buxhet edhe më të madh ka Skënderbeu i Korçës. Në Kosovë, skuadrat mesatare kanë buxhet prej rreth 30 mijë eurove. Në Kosovë ashtu si në Shqipëri klubet kryesisht financohen nga donatorët. Komunat në Kosovë ndihmojnë pak, ndërsa në Shqipëri situata ndryshon. Për shembull Flamurtari i Vlorës financohet plotësisht nga Bashkia, derisa në klube të tjera bashkitë kryesisht participojnë me rreth 30 për qind të buxhetit të përgjithshëm vjetor.

Pavaresisht gjendjes, mendoj se mund te gjenden zgjidhje. Kampionati i Shqiperise dhe i Kosoves mund te zhvillohen ne formen e ligave rajonale. Pese me te miret e cdo lige, mund te luajne ne Lidhjen Shqiptare. Kjo do te thote se lojtaret do te luanin me shume gjate javes. Kjo do te bente qe ata te paguheshin me shume. Duke luajtur me shume, do te ishin edhe me te mire fizikisht. Pas disa sezonesh, cilesia e futbollit do te rritej ndjeshem. Do te fillonim te eksportonim futbolliste ne klubet perendimore dhe do te kishim me siguri nje apo dy klube shqiptare me cilesi te pranueshme per te marre pjese ne kompeticionet europiane, pa folur per nje hop te rendesishem cilesor edhe te lojtareve qe do te furnizonin kombetaren. Bashkimi i ligave duhet bere urgjentisht. Shpresoj te fitoje Albin Kurti ne Kosove dhe te deshtoje Sali Berisha ne Shqiperi. I pari eshte nje nga te paktet sot qe lufton per flamurin e Skenderbeut. I dyti eshte aq psikopat saqe beson se ai vete eshte Skenderbeu.

Nuk kemi as infrastruktre dhe klubet tona nuk kane buxhete te mjaftueshme te krijohet nje kampjonat per te dy vendet.....Ky eshte realiteti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).