Përmbytje në Shkodër, 7 Janar 2010. Cka ka ndryshu nga Janari...? Uji ka hy edhe me thellë në Shkodër...

 

136 Komente

kjo xhamia e shkrete e plumbit, qe ka vjet qe zhytet nen dhe, meqe eshte monument kulture per te gjithe, do te qe mire te mos lihej ne dore te zotit.

Eshte e thjeshte: 2 gjera ka: ose do te pasurohen shehiket e PD-se me ne krye salibanin e Ballkanit, ose do te zgjidhen hallet e mbijeteses se popullit. Thesi i parave eshte mjaft modest dhe nuk ka vend per me i kry te dyja.  

Ne fakt ska te beje me ruajtjen e xhamise eshte thjeshte Ilustrim i situates ne Janar te 2010, qe natyrisht nuk vlen sot...

Ndiqi pak me mire lajmet chene. Fioshnja kishte tre dite qe kishte vdek ne bark te nenes, dhe ishte e palindur. Skishte te bente  uji apo i ftohtet po neglizhenca e prinderve rom. U be si puna e tij  vlonjatit ne 97-ten, qe kur kapi  gruan me tjetrin ne krevat ne shtepi tha "edhe kete ma bere o sali berisha"

m'fal o nardo se jam ne pune dhe nuk i njek dot te gjitha riperteritjet e informacionit ne internet. Po se pate bezdi, shko tek seksioni i pyetjeve dhe aty ka nje teme "ku eshte shteti?" qe nuk ka te beje me permbytjet.

Ps: Une e kam degju ate historine e ati "vlonjatit" te 97 nga goja e nje shiksi, ti nga e ke degju?

Nje nga gjerat me te turpshme per ne si shtet dhe komunitet. Nuk e di nese bastexhinjte po kuotojne permbytjen tjeter.

S'ja vlejne bastet... Qe mbytet shkodra per se 7 eshte vetem 1.0 dhe s'ka shanc per Bllof

po mire mer kriminela, ca na duhet rruga e re tirone-elbasan perpara sistemimit te perhershem te derdhjeve e shkarkimeve ne zonen e shkodres? Pse nuk u morr asnje mase, qofte edhe financiare, duke planifikuar fonde per te kryer investime ne sistemimin e infrastrukture nga fryrja e lumejve ne ate zone? Ca eshte per ju njeriu mer kriminela?

Si del e thote "katastrofe natyrore?" Hekur e beton te kishin ndertuar gjithe veres, ne vend qe te shpenzonin parate me mitingje e me debate piramidash. 

Mund te me thote njeri se sa hekur e beton jane hedhur per ato argjinatura gjate veres? Sidomos ata bulevardet, mati i ri e lumidrin, qe s'dine gje tjeter pervecse t'i lepihen Berishes nga mengjesi deri ne darke?

Vjet i demshperbleu me karamele te permbyturit. Po sivjet?

Pervec humbjeve individuale, ketu ka dhe humbje ne shkalle kombi. Ato jane toka buke.

Krasta s'i dihet, ndoshta per parate e duhura ne bast ben gje ndonje minister.

Ti dhe fotot e tua i keni munguar shume peshkut.

Përmbytje në Shkodër, 7 Janar 2010. Cka ka ndryshu nga Janari...?

Asgje. Pervecse populli eshte edhe me i lidhur me Partine.

nigjova biles qe permbytjet do kthehen ne biznes lokal ne Shkoder, 2 permbytje n'vit i bi 2000 lek te vjetra per meter katror ne vit (kompnesim nga qeveria). Hajde gje i gjo qe mbillet edhe qe ka ket norme fitimi (pervec hashashit) smiley

ca rendesia ka kjo??? Ja kush ka rendesi (sipas Saliut):

Berisha: Rama perdhosi flamurin. Kryebashkiaku: Merru me përmbytjet    Merru me përmbytjetTIRANE-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama se ka fyer Ditën e Pavarësisë duke mos kyer dekorin në kryeqytet me rastin e kësaj feste. I menjehershem ka qene reagimi i Edi Rames qe ne cilesin e kryetarit te Bashkise se Tiranes i sugjeron Berishes te ktheje vemendjen me situaten ne permbytjet dhe jo te merret me shpifje.

Duke ju referuar debatit mbi mungesën e dekorit në kryeqytet në festat e 28-29 nëntorit kryeministri Sali Berisha theksoi sot gjatë mbledhjes së qeverisë se “mund ta shkarkoja për aktin e rrugaçërisë publike ndaj flamurit dhe kombit Edvin Kristaq Ramën por nuk e bëj këtë sepse do të merrte konotacion negativ për faktin se ai është kryetar i Partisë Socialiste. Megjithë dëshirën e madhe që kisha që kjo mbledhje të vendoste shkarkimin tënd po ta them se nuk do të kesh kurrë rastin që ti të fyesh flamurin”

Berisha tha se tani dekori për festime do të bëhet nga protokolli i shtetit. “Që sot e tutje ceremoniali i festive do të kalojë drejt protokollit të shtetit për të mos u dhënë më mundësi këtyre rrugaçëve të përbaltin flamurin”.

Sipas Berishës edhe për 28 Nëntor, dekori i Tiranës u arrit në sajë të punës së qeverisë, por heshtja e Ramës ndaj kësaj feste, tha kryeministri përbën fyerjen më të rëndë që ju është bërë shqiptarëve.

“Atë që bëri Edvin Rama me ditën e pavarësisë mund ta bënte një apatik për të cilin vendi dhe kombi nuk ekziston e them këtë se për 28 Nëntor ai ka fyer cdo shqiptar. Dita e Pavarësisë është dita e flamurit, asnjë komb nuk fyhet kështu. Por ja që Edvin Kristaq Rama merr urdhra nga lideri shpirtëror, s’ka respket për flamurin e tij, e përdhos atë”, u shpreh Berisha.
Rama: Berisha 300 shpifje ne muaj, une i pergjigjem me 300 peme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sot të mesditë menjëherë ndaj akuzave të Berishës bërë në mbledhjen qeverisë sot paradite.
Sipas Ramës, kryeministri në këto momente duhet të ketë vëmendjen e plotë tek situata me përmbytjet në Shkodër dhe jo të merret, sipas tij me shpifje. Rama theksoi se cdo shpifje e Berishës merr si përgjigje, punën e madhe që bën Bashkia e Tiranës.
“Berisha bën 300 shpifje në muaj, i përgjigjem Berishës me 300 pemë. Berisha bën mirë të merret me përmbytjet, pasi Shkodra është shëmbëlltyra kuptimplotë e dështimit të Berishës”, tha Rama duke bërë të ditur se bashkia e Tiranës këto ditë po punon për të përmirësuar përmasën e gjelbër në kryeqytet me një projekt për mbjelljen e pemëve.

(d.b/BalkanWeb)

 

Krasta !!!

Mirsetepashe , miresetelexoj dhe patjeterer Mireseerdhe .

Mbreme Bostonian sot Krasta . Shenja te mira keto per PPU. Mbase permbytja merr me vete edhe obskurantizminqe ka mberthyer ate , dmth Qeverine.

 Krahina e Shkodres ka qytetaret e saj . Te pasurit e saj . Milioneret e saj . Te mos presin . Te mos ngazellehen me "bujari " shqiposh poshte e lart neper Bote. Te krijojne fonde qytetare e krahinore e te dhurojne per Shkodren. Te mos presin nga kjo Qeveri HAJDUTESH e te Paaftish . Vit per vit ka per ti ndodhe e njejta gje sepse askush nuk i numeron si njerez por si VOTA. Dhe kete rast do te shohin se do mjaftohen me  "fytyra te vrara " mbledhje Qeverie , kercenime te opozites qe nuk rregulloj nevojtoret publike te Tiranes  apo edhe per pergenjeshtrimet e Wiki ku thuhet se " k/ ministri shqiptar ka dijeni per fryrjet e Bunes dhe derdhjet e ujrave nga kaskadat e HC po me shume i pelqejne  çfryrjet " dhe ne krah te tij do shohin Kryetarken qe tund koken .

Ju jeni te paafte sot perballe mashtrimit e spekullimit me ndjenjat e deshirat tuaja qe ju ben kjo Kaste MASHTRUESISH me dhjetra vuvuzele mbrapa. Dhe keshtu do te jeni gjate gjithe kohes ne se Ju do te perdoreni per te mbushur sheshet ku i pari Sqeperve te Qeverise te blegerije per "suksese pas suksesesh "e per fitore Skenderbejane , per Shtypje e persekutim  nga Tosket te Gegnishtes e per fatin qe pret Shqiperine nga Importi i Plehrave te Europes.

Ne se nuk zgjoheni , kenaquni me batanijet dhe krodhat e bukes qe Ju japin kur su mbetet me as toke e as katandi !

Erdhi Venecia ne Shkoder perseri ... per cfare akoheni ju ..ky eshte programi baze i qeverise per turizmin ....Zoti e ka marre shume inat kete xhamin po j`a gerryen muret deri sa shembet vete ....

Qe nga Janari, kane vene te pakten nje thes me rere, a kane rregulluar nje argjinature te vetme?

Kjo nuk eshte qeverisje, kjo eshte mizerje totale.

Mos mer cuna me t'shame se shiu osht begati. Pastaj qeveria nuk lufton dot me zotin. Kshu ka qen kismet per shkodrant, ata e thone edhe vete...nga e di une?! Flet puna vete. Shkodrant e omel votojne masivisht per Jozin, ket imbecile fatkeqe. Me qarin jan nga te dyja anet, edhe begati shiu po marrin, edhe Jozin e kane n'kry t'votres. Ca qytete kan lind me kmishe.

Ehhh kjo hena blu KM-adashin e dashka shume.  Dhis iz dhe mirikell ov "shpesh nen henen blu".

Birisha e dha situaten delikate, prape jo alarmante sa ne janar, por qeveria eshte ne gatishmeri per Baticen e rradhes tha..Kemi vendosur qe Shkodren ta bejme te lundroje deri Ne Venecia theksoi, meqe prej kohesh Italianofil te terbuar..

Politizojme edhe ujin, ajrin, e ne dukat eren !

Permbytje ne Shkoder, po permbytjet ne Malsin e madhe jane te parendesishme ?

Po ura e Hanit hotit qe e mori uji nuk eshte e rendesishme, apo e kishte ndertuar Koço Kryedhimbja.

Ajo zone ka nje problem te madh me ujrat, nuk eshte per tu politizuar.

Sipas ndryshimit klimatik, mbase ka vetem nje menyra, o te mbytet Shkodra, o te mbyllet Fierza, te mos ekzistoje si hidrocentral.

 Dora e njeriut ka arritur te mbaje ne kembe qytete si Venecia e vende te tjera qe rrezikohen seriozisht fare nga permbytjet, prej qindra vitesh. Mjaftonte te kishin ndertuar gjate veres argjinaturat, aq sa te ishte nevoja. Per ate te merrnin leke borxh, per te ndertuar argjinatura. Ne 20 vjet, Enveri ndertoi 100 here me shume gjera per veriun se gjithe keta maloke ne qeveri ne 20 vjet demokraci.

Me thuaj pak sa masa jane marre? Vallaj, me kete mendje, mire t'ju behet, xhanem.

Ue ça kokrra e injorantit je ti? Po si ja del njehere? me siguri bo stervitje perdite se s'eshte e mundur te qendrosh ne keto nivele per vite me rradhe. Hallall. je per tu admiru per sa ne forme e mban veten.

respekte.

Ose ose te thajme lumin e Drinit ...

Monda kete nuk e kisha menduar, nuk arrij ato nivele , jam shume i vogel.

 Sa here ka zgjedhje ky muhabet eshte,do ndodhi ndonje gje.

 Sot Shkodra deklaroji binjakezimin me qytetin e Venecias.

Kurse Sala kur pa permbytjet ne Shkoder deklaroji 'dhiz iz the dizaster ov ivell'.....por ama ska asgje me te forte per tan shqiptaret sesa mirakell ov frridom

14 Tet 2010 

Nga Suela Topi Marrë nga Gazeta Standard

 

 

Meta: Përmbytjet nuk do të përsëriten

 

“Grup i përhershëm pune për të menaxhuar emergjencat”. Ministri vlerëson bashkëpunimin konstruktiv me opozitën.

Ky vit nuk do të ketë më përmbytje si një vit më parë. Pohimi është bërë nga kreu i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta, gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar dje në Komisionin e Sigurisë. Meta siguroi se qeveria po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar digat. Për të konfirmuar këtë gjë foli dhe drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo, i cili dha sqarime teknike në lidhje dhe me provat paraprake të bëra aktualisht të të vërtetuar sigurinë e digave. Ai ka deklaruar gjithashtu se aktualisht vendi ynë eksperton 6.5 milionë kilovat/orë energji në ditë duke garantuar kështu gjithë pjesën tjetër, si për shkak të furnizimit, por edhe duke mbajtur edhe kuotat e domosdoshme të gjithë nivelin e 3 rezervuarëve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës me qëllim mbajtjen në kontroll të shkarkimit dhe për pasojë të mos kemi përmbytje si pasojë e shkarkimit. Pas seancës dëgjimore në një prononcim për mediat Meta ka vënë theksin tek një bashkëpunim shumë konstruktiv me përfaqësuesit e opozitës për çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e energjetikës si një element thelbësor i sigurisë kombëtare. “Unë besoj se kjo është rruga se si duhet të bashkëpunojmë për të përballuar çështje të rëndësishme dhe të mëdha në interesin e të gjithëve e në radhë të parë të qytetarëve”, - tha ai.

Seanca dëgjimore

Kreu i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka sqaruar dje deputetët e Komisionit të Sigurisë në lidhje me masat e ndërmarra për përballjen e situatave emergjente që mund krijohen në të ardhmen. Ai bëri të ditur se u ka kërkuar një raport të gjithë ministrave përgjegjës, sipas fushave, në lidhje me zbatimin e detyrave që janë lënë gjatë situatës emergjente që u krijua në muajt e parë të vitit 2010, kur pati përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës, si dhe për detyrat e përhershme që ka çdo institucion në raste emergjente për të qenë në gatishmëri maksimale. Zëvendëskryeministri informoi për grupin e përhershëm të punës që funksionon në ministri, ndërsa shtoi se këtë çështje do ta ngrinte për diskutim edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. “Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës funksionon në mënyrë të përhershme grupi që merret me ndjekjen e situatës, pikërisht për të evituar dhe menaxhuar çdo emergjencë të vështirë. Por mund t’ju them se edhe në qarkun e Shkodrës prej disa javësh ka filluar të funksionojë Shtabi i Emergjencës, nën drejtimin e prefektit të Shkodrës. Unë kam marrë pjesë edhe në një takim atje vetëm para disa ditësh dhe natyrisht që jemi të hapur t’ju raportojmë në mënyrë konkrete se çfarë është bërë dhe se çfarë po bëhet nga të gjitha detyrat e lëna nga viti i kaluar, me qëllim minimizimin e situatave të vështira për qytetarët e asaj zone”, - deklaroi Meta në përgjigje të shqetësimeve të deputetëve. Lidhur me bashkëpunimin mes sektorëve përkatës për çështjen e përmbytjeve zëvendëskryeministri dhe ministri i METE-s tha se bashkëpunimi është perfekt dhe garantoi se për çdo rast, edhe për shkarkimin më të parëndësishëm, pushteti lokal i zonës përkatëse është lajmëruar dhe do të lajmërohet në kohë. “Bashkëpunim shumë i mirë ekziston edhe me Ministrinë e Brendshme dhe me Drejtorinë e Emergjencave Civile, ashtu siç edhe bashkëpunimi direkt me kryetarët e bashkive, komunave dhe prefektët e zonave me risk. Në këtë drejtim punohet në ekip sepse shqetësimi është i përbashkët dhe ne do ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim”, - u shpreh ministri Meta. Për sa i përket energjisë ai deklaroi se sistemi ynë energjetik ka sfida të mëdha, të cilat janë të ditës dhe të perspektivës, për të cilat po punohet me gatishmëri maksimale. “Besoj se edhe ky takim i sotëm na ndihmon, ne dhe ju, për të kuptuar vështirësitë dhe boshllëqet me të cilat duhet të përballemi. Ne jemi të hapur për vërejtjet dhe mendimet tuaja ashtu sikurse në çdo kohë të që do të na kërkoni ne do të jemi këtu për t’ju informuar në mënyrë të qartë dhe të sinqertë për çdo shqetësim që do të keni”, - tha më tej Meta. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u shpreh i hapur për të informuar dhe shkëmbyer mendime me deputetët në të ardhmen për disa pyetje të cilat kishin të bënin me gatishmërinë dhe koordinimin e KESH Security dhe institucioneve të tjera shtetërore që merren me sigurinë në vend si Ministria e Brendshme dhe SHISH për të evituar në kohë aktet e mundshme terroriste ndaj objekteve të rëndësishme që janë në varësinë e KESH. Ai informoi edhe për ngritjen e një trupe të re për ruajtjen e objekteve që janë në varësinë e OST-së.

 

Jozi tha qe ka per ta kap shiun per zhelesh e qit perjasht Shkodret. Kurse Sala tha qe po sja doli Jozefina ai ka per tja fut me kpuc kaptines shiut.

Sa per dijeni tuajen, permbytje ndodhin kudo ne bote, madje ne vende shume me te industrializuara se Shqiperia. Ne SHBA ka vende si Kansas, Missipi, Iowa, Wisconsin etj., ku lumenjte vazhdimisht dalin nga shtrati i tyre dhe shkaktojne deme ne zonat e banuara perreth tyre. Nuk ka vit qe te mos ndodhin diku permbytje te medha, megjithate, ato kurre nuk marrin vemendjen e shtypit dhe nuk politizohen ne ate shkalle qe politizohet ne Shqiperi (perjashto ndoshta rastin e Katrines). Mund te rrini gjithe diten duke ia hedh fajin qeverise se Berishes, por une personalisht nuk kam ndonje dyshim se alternativa (opozita) po te ishte ne pushtet do te kishte bere ndonje gje me shume apo me pak ne kete drejtim. Ata kane qene ne pushtet dhe e kane treguar se c'mund te bejne. Opozitaret ne vend qe te ndihmojne e  kontribuojne neper shtabet e emergjences per si te minimizohen demet e shkaktuara nga keto fatkeqesi, vec dine te tregojne me gisht fajtorin nga ato zyrat e tyre komforte apo neper konferenca shtypi. Edhe ky akt eshte tregues se cfare do te kishin bere ata vete po te ishin ne pushtet. Hedhja e fajit qeverise per cdo fatkeqesi natyrore qe ndodh ne ate vend po merr permasat e qesharakes. Ne se do te shifnit pak perrreth do te kuptonit se ai lart nuk e ka inatin vec me shqiptaret.  

Tjeter gje qe duhet kuptuar ne situata te tilla eshte se ndonjehere forcat e natyres jane me te fuqishme se forca e njeriut. Deal with it. Fajesimi i qeverise per cdo fatkeqesi natyrore, per cdo thyerje xhami prej eres se forte, apo renie saksie ne koke kur ecen poshte pallatit, perpos se nje dobesi karakteri, s'eshte gje tjeter vecse nje atavizem ngelur prej nje epoke te kaluar, epokes kur per cdo gje ne kete jete, qysh nga lindja e deri tek vdekja, duhej marre leja e shtetit.

Shifni p.sh. keto jane disa pamje nga permbytje te ketij viti ne US:

Joseph L. Murphy, Photographer/Writer, Iowa Farm Bureau Federation

Joseph L. Murphy, Photographer/Writer, Iowa Farm Bureau

Joseph L. Murphy, Photographer/Writer, Iowa Farm Bureau Federation

Joseph L. Murphy, Photographer/Writer, Iowa Farm Bureau

Joseph L. Murphy, Photographer/Writer, Iowa Farm Bureau Federation

Joseph L. Murphy, Photographer/Writer, Iowa Farm Bureau

Coralville, Iowa

 

Sa per dijeni tuajen, permbytje ndodhin kudo ne bote, madje ne vende shume me te industrializuara se Shqiperia.

Permetar. teresisht dakord me ty. permbytje ndodhin  kudo. por kur ndodhin vit per vit, e ne te njejtin vend, meren  masa per te mos perseritur me, o permetar.  jo keshtu....

Hollanda o permetar, eshte nen nivelin. ka nje vije goxha te gjate bregdetare, shume lumenj, te gjere dhe te gjate. po shirat, thuajse nuk pushojne kurre ketu...  e pra me keto te dhena,i bie qe ne Hollande, te  kete permbytje pothuajse cdo muaj. por jo... kane ndodhur ne fakt permbytje ne Hollande. por............, dikur. sidomos ajo e vitit 1953.. katastrofe. e ngjashme me Katrinen. qe atehere politika, qeveria ,shteti tha:  kurre me permbytje... natyrisht nga ai moment,  u punua per vite te tera, dite e nate. u ndertuan diga, u thelluan shtratet e lumenjeve etj etj.  perfundimi.  Hollanda, nuk njeh me permbytje..                                                          

p.s   e drejtojme gishtin te keta. se keta jane ne pushtet. po te ishin ata te tjeret, natyrisht, do ta drejtonim gishtin te ata. 

http://www.deltawerken.com/

car ja fut kot ti mer receli permetit, sndodhin 2 here permbytje ne te njejtin vend sidomos kur e di qe ai vend ka gjasa per permbytje, merr masa me diga dhe me ngritje niveli anash lumit qe te mos ndodhi. thuj qe kta se rrujn fare se si me permbytje si pa permbytje njisoj i voton shkodra loce.

O silko, ne Missisipi, ne Kansas, Iowa, nuk ndodhin dy here permbytje ne nje vend? Ne New Orleans nuk ka ndodhur perpara Katrines permbytje? - Po ik informohu njehere pastaj ec e fol ketu. Ne se nuk e di, eshte nje vend ku gjendet informacioni lehte, google quhet. Kliko dhe kerko, ne se di. Mbase gjen ndonje gje...

mire o mire, je qe je dergojua keto fotot atyre ne zonat e mbytura me email.

sa per dijeni, aty ne amerike ke pare ndonje debil tu thote njerezve kur mbyten se mbytje ka edhe ne Kine?

po me Bushi karalloji tha atere 'heck of a job Brownie'. Kur e degjoji sala dje tha 'pune persembari Lulush' Lulushi o ministri brendshem.

Liqeno, une ato qe thashe me lart i kisha per ty & Co. qe per cdo rrufe qe bie nga qielli s'dini gje tjeter vec te bertisni "Berisha e ka fajin." E di qe e ke gjithashtu te veshtire te kuptosh se realisht mua nuk me behet vone as per Berishen e as per ndonje tjeter politikan ne Shqiperi. Megjithate, synimi per te fituar kredi politike prej fatkeqesive qe u ndodhin njerezve eshte palacollek. Kjo ishte qellimi i postimit tim te mesiperm, sa per sqarim.

Sa per debila, me kane mjaftuar keto tek peshku - plot kam pare.

Mire Permetar.  Ama debilat e peshkut, shkruajne ndonje llaf ketu, bejme ndonje qok e shkojme ne punen tone.  Vleresohet shume mundimi per barazpeshe me subjekte si Shteti psh, por si wishfull far-fetched thinking me duket mua smiley.

Monda, cfare ekzaktesisht te duket si "wishful far-fetched thinking"?

Analogjia e debillekut midis posteve ketu dhe paaftesise se Shtetit.

Njera eshte ceshtje pikepamjesh, tjetra anon edhe ne kriminale me raste.

Me duket se e ke keqkuptuar ate qe kam thene per ekzistencen e debil-llekut mes radheve te peshkut: nuk ishte kurrfare analogjie me cfare thua ti (??), ishte thjesht nje pergjigje e asaj pyetjes qe kish bere Liqeni nje post me lart.

Po, dhe Liqeni (ashtu sic e lexova une) tha:

sa per dijeni, aty ne amerike ke pare ndonje debil tu thote njerezve kur mbyten se mbytje ka edhe ne Kine?

Ka zyrtare a qeveri a shtet qe u thote te permbyturve se keshtu behet edhe Indi, Pakistan, Kine, eshte ne mode, mos u merzisni? 

Ka debile te tille?  Dhe po pati, n'qafe pacin veten. 

Tani, pergjigja e kesaj ishte "ka peshku debil"? 

Me ndje nqs mund ta kem lexuar gabim smiley.

Monda e shoh qe qenke ne forme per loje fjalesh: Liqeni nuk tha a ka zyrtare a qeveri a shtet (nga i nxjerr keto xhanem?) qe u thote te permbyturve se keshtu behet edhe gjetke. Isha une qe po thosha gjera te tilla, dhe aludimi i liqenit ishte hajde e thuaju (t'ua them une) keto ketyre te permbyturve. Nuk eshte e veshtire (vec ne se nuk do) te kapesh analogjine qe bente liqeni dhe te kuptosh pergjigjen time. Nejse, koka e falur nuk pritet - thone nga anet tona. No problemo.

Me pelqen kjo loja, dhe meqe jemi te falur smiley.

"Ka njeri t'u thote njerezve te mbytur" rrjedhimisht une nenkuptova autoritetet, se njerezit fjale a ndihme ua kerkojne atyre helbete, e jo dynjase n'kafe.  

Si perfundim, zemergjeresia e famshme permetare qenka edhe per sycka edhe per nam smiley.

 Monda, te lutem, mos e ngaterro emrin e ketij legenit me nje identitet shoqeror te ndertuar ne shekuj.

 

 

gene, c'eshte ai llaf. 

Fjalia e fundit ishte teper miqesisht per "koka e falur nuk pritet" dhe per ta mbyllur diskutimin ne nota te lehta smiley.

Drini nuk eshte misisipi me deget e tij, madje edhe zona gjeografike me fenomenet klimatike jane krejt te ndryshme..Ne Shkoder i vetmi uragan qe vepron eshte Berisha..Eshte e vertete se shkodra ka sasi te medha rreshjesh, por eshte po aq e vertete qe me investime argjinaturash e digash permbytjet per shkak te ketyre fenomeneve mund te mbahen zap. Ke nje shtet te tere si Hollanda qe cerekun nen nivelin e detit..

"Drini nuk eshte misisipi" - po te vazhdoja me kete analogji, shume mire mund te thoja se "Shqiperia nuk eshte Amerike," madje as Hollande, persa i takon fuqise investuese per te ndertuar vepra mbrojtese.

E cuditshme se Gerdecat kemi fuqi ti bejme, fondet qe shkojne ne tendera rrugesh e punesh publike qe vidhen kemi fuqi te bejme..

E kisha fjalen qe justifikime eshte e lehte te gjehen..Ja fusim nje e ka fajin "natyra" apo "el ninjo" pasojat e te cilit kane filluar te ndihen edhe ne mesdhe, edhe presim permbytjen e rradhes me siguri matematike..

 Meqe e ke permend dhe vete, SHqiperia nuk ka siperfaqen e Amerikes, cka do te thote qe dhe frekuencen e "fatkeqsive natyrore" duhet ta kish me te vogel. Pastaj kush tha se Amerika eshte per tu marre shembull.. Vrije cik me shume mendjen

 Vepra mbrojtese ndertoi Enveri me nje fshat gjigant. Si s'ndertoka dot Sala ne Nato?

Po meqë qeveria s'po bën gjë dhe meqë dihet që as ka për të bërë gjë, pse nuk ngrihen shkodranët me kazma e me lopata e t'a ngrenë nivelin buzë lumit që të mos nodhë më? Apo është më kollaj të viktimizohesh dhe të shash kryeministrin e rradhës?

jam kurioz te dije si mund ta perdoresh kazmen e lopaten kur je 3-4 metra nen uje???

Kuptohet që masat duhen marrë para se të bëhet uji 4 metra.

mire e ke ti, po ec e mbushi mendjen Sules. Si tha Sula sot: Do bie shi jashtezakonisht i madh gjate gjithe kesaj jave, situata do behet me keqe.

Ndersa para nje jave per sot s'tha gje hic, por e kishte mendjen tek mitingu i vizave ku harxhoi 1 milion euro.  Nuk ka faj qeveriu, hic fare.

 

Shif liqeno: ndermjet te tjerave, roli i opozites ne nje vend demokratik eshte te kujtoje qeveriun per gjerat qe i ka harruar/lene pas dore me qellim qe te mbroje interesat e shtetasve te saj. Po munde me jep qofte edhe nje shembull te vetem kur kjo opozite, tani apo edhe me pare, ka paralajmeruar te keqen perpara se te ndodhe? E beri kete me firmat piramidale? E beri per rastin e Gerdecit? E ka bere per permbytjet e ndodhura tani apo edhe me pare?

E kuptoj qe ke deshire ta futesh temen ne "shina" te tjera. Lere fare se do keshe "mudesine" se shpejti. Thuhet qe kane ngele rob te izoluar andej me dite te tera. Temperaturat kane per te shkuar nen zero, se ne fillim viti ishte bute.

 

 I paska harruar tani. E paska fajin opozita? Ti s'di c'flet.

Seven, e shoh qe e ke veshtire te arsyetosh i qete... Lexo edhe njehere argumentin qe jep liqeni pastaj cfare kam shkruar une - per te ndihmuar, merr njehere fryme thelle smiley  ose pi ndonje gllenjke uje. smiley

  Po c'ka per te arsyetuar? Gjithe veren, qeveria, ne vend qe te punonte, doli dhe tha "nuk do te kete me permbytje."

Ta ka dhene Beluli artikullin me lart. Tani, qeveria del e garanton qe s'do te kete permbytje. Fshatari mbjell token, shpenzon, permbytjet ndodhin edhe me keq, as edhe nje fije hekur e beton s'eshte hedhur per mbrojtje, vdes nje foshnje ne bark nga i ftohti, dhe kur njerezit dalin ketu te ankohen per qeverine qe u tha "s'do te kete me permbytje" ti vjen e thua qe e ka fajin opozita dhe natyra, qeverine aman mos ma prekni. A je ne terezi, o burre i dheut? Kam nje qen, e mbaj me buke dhe eshte shume besnik. Po e qellova nje here, me sheh me habi, se s'i besohet. Po e qellova dy here, ruhet. Po e qellova tre here, me kafshon pastaj. E kupton ne ca niveli je?

Seven, te te thosha se i ngjan shume qenit ne reagimet e tua me njerezit, kam frike se ofendoj qenin. Qe t'i bie shkurt, une nuk jam perfaqesues i qeverise dhe as kam premtuar ndonje gje. Ajo qe mua nuk me pelqen dhe per te cilen shkruajta eshte fakti qe opozita nuk le rast pa kerkuar te perfitoje politikisht per cdo rast fatkeqesie ne ate vend dhe se asnjehere nuk ka dhene ndonje shembull apo akt qe te te mbushe mendjen per te kunderten. Kaq.

Rrofsh per debatin konstruktiv dhe vleresimin, por mua deri ketu me ke. Je nga ata tipat qe te ngop shpejt ti. smiley

Po c'te debatosh me ty. Cfaredo qe te them une, ti vetem do te largosh qortimet nga Berisha e do te versulesh nga Rama.
Nuk eshte opozita ne pushtet. Eshte qeveria. Ne cdo vend demokratik, populli me pak dinjitet e gjen guximin t'i kundervihet qeverise aty ku e meriton. Sado shuka lekesh te te kete futur berisha ne gryke, ketu je anonim, s'ke pse mbron dhe paaftesine me te ulet me servilizem komunizmi. Ka njeriu dy fije dinjitet. Edhe servilat me te medhenj ketu e qe kane vjedhur edhe ndihmat e popullit, kane dy fije njerezillek sa te pakten ne kafe t'i thone gjerat sic jane. Ju te indoktrinuarit jeni pjesa me e keqe, ushqyes parazitesh e krijues diktaturash. Politikani injorancen shfrytezon per te zaptuar popullin. Ju ia servirni veten ne pjate te argjendte.

U gjet fajtori, eshte opozita. Sala duhet te organizoje nje miting te sheshi skenderbej ku te denoncohet opozita e cila nuk e lajmeron ne kohe poziten qe po vjen shiu. Tema e mitingut do te jete 'Opozita fle, shiu nuk fle'.

Permet, me vjen keq te them se ti je nje nivel me poshte se hunter,mati,bulevardi apo lumidrin. Ata te pakten e kane pranu qe jane niveli ordiner, ushtare te rregullt te partise. Kurse ti pervecse je si ata ben edhe si b.. e squt.

Faleminderit shume, romak, por me lejo te te them se une nuk vij tek peshku per t'u vleresuar nga tipa  si puna jote. Megjithate, vrej punen. Stupidity does not seem to be a handicap here. Good luck!

 O permetar, se ma paskan fshire. Me jep nje shembull te nje qyteti kryesor te Amerikes, o burre, ku ndodhin permbytjet rresht, sa here qe bie shi, dhe nuk merren masa. Leri fshatrat e Misisipit e te Kansasit. Sepse Shkodra eshte qyteti i katert ose i trete.

Seven, ja ku i ke: New Orleans kryeqytet i Lousianes, Milwakuee qytet i dyte ne Wisconsin, St. Louis qytet i dyte ne Missouri, Nashville kryeqytet i Tennessee, Daytona Beach ne Florida, e plot te tjere qe mund t'i gjesh po te kesh kohe te kerkosh.

New Orleans u permbyt nga Katrina. lol

Permbytje brenda ne qytet, vit per vit, thjesht nga prurjet e lumenjve dhe jo nga Katrina... Ku? Me gjej nje. Ne Nashville ka ndodhur nje here dhe jane marre masa. Ne asnje vend s'ka ndodhur vit per vit. Shiko dhe prurjet e ujerave. Lumenjte tane jane si rrekeza. Prurjet e lumenjve tane jane dhjetera here me te vogla. Jane gjera qe mund te ishin shmangur vetem me pune masive, hekur-beton.

Ne vend qe te punonte, qeveria doli dhe tha qe s'do te ndodhnin me permbytje.

E ke intervisten e Ilir Metes me lart. Me gjej nje argument me logjike, te lutem.

 Me leje,me leje,qytet qe permbytet cdo vit nga lumi eshte Pasau ne Gjermani,permbytet nga Danubi,dhe ka 1 milion banore,dhe shteti cdo vit pervecse dergimit te thaseve me rere nuk ka cfare te beje tjeter.

  Me leje,me leje

 

Ulu ne vend, kater. Danubi eshte lume shuuume me i madh me prurje shume me te medha. Shiko sa jane anijet ne passau dhe shiko sa eshte lumi qe mbyt Shkodren.Sikur te ishin argjinaturat e Shkodres te pakten sa argjinaturat e Fierit, qe jane sa nje shtepi dykateshe, keto s'do te kishin ndodhur. Por pse te harxhosh miliona euro me argjinatura? Kemi piramida per te prishur, apo jo? Kemi postera per te mbushur Tiranen e koncerte gjithandej.

 msues,

po pergjate gjithe perimetrit te liqenit te Shkodres, a mund ti veme dot argjinatura dhe thase me rere?

flm

New Orleans eshte permbyt edhe perpara Katrines, ne Nashville gjithashtu eshte e perseritur. Ajo qe shume nga ju nuk kuptoni ne Shqiperi eshte se permbytjet ketu jane aq te shpeshta sa nuk perbejne me lajm. Vetem ne raste te jashtezakonshme kur numri i viktimave eshte i larte mund te kete jehone ne tv kombetare.

Madje jo rralle, permbytjet jane te atilla sa marrin dhe jete njerezish. Shih ketu per ilustrim.

Aha, ok... atehere te rrime urte derisa te mos jene me lajm. S'ka pse te ndertohen argjinatura. Ekspertet thone qe ndertohen, me shume me pak para se nje piramide e re. Por s'ka gje. Te presim sa te mos jete me lajm. smiley

Ho mer mo se do kaloje, pse boheni merak. Dhe lejeni qeverin rehat paj zotin se plot halle tjera ka, ene ket kishte manget.

20 dite qe permbyten Shkodren... Si nuk ka pasur nje parashikim para 20 ditesh kur gjerat kane qene nenkontroll, qe shkarkimet te ishin me te medha, qe te mundeshin sot ta mbanin ca uje ne kaskada........? 

Prurjet në kaskadën e Drinit, 2600 m3ujë/sek. Kreu i KESH: S`ka rrezik Wednesday, 10 November 2010 16:17 E-mail Print PDF Prurjet në kaskadën e Drinit, 2600 m3ujë/sek. Kreu i KESH: S`ka rrezik

SHKODER – Lajmifundit – Korporata elektroenergjitike Shqiptare, KESH, po vazhdon eksportimin e energjisë jashtë vendit në përpjekje për të mbajtur nën kontroll nivelin e ujit në kaskadën e lumit Drin, ku ndodhen tri hidrocentralet më të mëdha në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Engjëll Zeqo, ka vizituar sot nga afër hidrocentralin e Vaut të Dejës ndërsa ka deklaruar se aktualisht, nga tre HEC-et e kaskadës së Drinit, po shkarkohet 1100 m3ujë/sek.
Sipas kreut të KESH, gjatë 24 orëve të fundit, niveli i prurjeve në kaskadë ka qenë i lartë, në masën e 2600 m3ujë/sek.
“Jemi duke prodhuar 21 milionë kilovat/ore energji elektrike, situata është në kontroll dhe nuk ka rrezik për përmbytje”, ka deklaruar kreu i KESH.

 

 Pse nuk kane eksportuar me perpara? Parashikimi i motit thoshte shi ne te gjitha lajmet. Ne vitin 2010, nuk parashikojne dot shiun e prurjet?

"....  Berisha tha se tani dekori për festime do të bëhet nga protokolli i shtetit. “Që sot e tutje ceremoniali i festive do të kalojë drejt protokollit të shtetit për të mos u dhënë më mundësi këtyre rrugaçëve të përbaltin flamurin”... "

 

Buall Mavria e identifikon veten e tija dhe ekipin e tij me shtetin, nderkoh qe harron qe eshte qeveri, dhe eshte i ndare nga shteti. Ky njehesim qe ai i ben vetes se tij me shtetin, tregon se çfar psikollogjie ka dhe sa te ngateruara i ka konceptet e drejtimit.   

Qeveria shpall gjendjen e emergjencës civile në zonat e prekura nga përmbytjet, në qarkun e Shkodrës  

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, me kërkesë të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, në bashkërendim me autoritet vendore dhe Komitetin e Emergjencës të qarkut të Shkodrës, shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, qarkun e Shkodrës.

 

Kryeministri Berisha, pasi bëri një përshkrim të situatës më të fundit, të krijuar në këtë zonë nga vazhdimi i reshjeve të shumta të shiut dhe për pasojë e rritjes së jashtëzakonshme të prurjes së lumenjve të Alpeve, me mbi 2000 m3/në sekondë, tha se me këtë akt dhe me të gjithë masat që e shoqërojnë atë, duhet të bëjmë që të zvogëlojmë në maksimum dëmet e pasojat e përmbytjeve në këtë zonë.   

 

Në mbledhje, Kryeministri bëri një përshkrim të hollësishëm të situatës:

 

“Në këtë mbledhje, ne do të vendosim për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarkun e Shkodrës, pasi ecuria e prurjeve nga të gjitha anët e bën të domosdoshëm evakuimin e shpejtë të popullatës. Prej shumë ditësh, prurjet, të marra sëbashku, në kaskadë arrijnë në 3000 m3/në sekondë. Në veçanti prurje të papërmbajtura, që mund t’i quanim edhe të tërbuara, kanë qenë prurjet e lumenjve të Alpeve, që kanë një agresivitet të madh, pasi liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë shumë më të vegjël në kapacitet mbajtës, sesa liqeni i Fierzës. Ditët e fundit, prurjeve të paprecedent të lumenjve të Alpeve që kanë arritur në 1800-2000 e më shumë m3/në sekondë i janë shtuar edhe prurjet me mesatarisht 1300 m3/në sekondë të Drinit, çka bën të detyrueshëm shkarkimin më të madh nga portat e liqenit të Vaut të Dejës, në mënyrë që të mbahen jashtë rrezikut digat dhe i tërë sistemi.

 

Mbledhja e mbrëmshme ka përcaktuar detyra njëlloj sikur të ishte shpallur gjendja e emergjencës, por prurjet vazhdojnë dhe janë 3000 m3/ në sekondë në të gjithë kaskadën, çka imponon shkarkime të konsiderueshme nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Ndërkohë, prej më shumë se tre javësh prodhohet energji elektrike në sasitë më maksimale, 27-28 kilovat/orë në ditë.

 

Ushtria ka të dislokuar të gjithë automjetet e nevojshme të transporti tokësor, por edhe varkat.

 

Me kërkesë të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, në bashkërendim me autoritet vendore dhe Komitetin e Emergjencës të qarkut të Shkodrës, do të vendosim të shpallim gjendjen e fatkeqësisë natyrore në këtë zonë, ku të veprohet sipas ligjit që ka vendi për të tilla raste e në të tilla zona.

 

Ndërkohë, evakuimi po vazhdon me shpejtësi. Nuk ka jetë të humbura. Po merren të gjitha masat për sistemimin e të avakuuarve në konvikte dhe hotele, po merren të gjitha masat për t’u siguruar të gjitha shërbimet banorëve të evakuuar, si dhe po merren të gjitha masat për të garantuar bazën ushqimore edhe për gjënë e gjallë.

 

Parashikimet sinoptike janë për një mot të tillë të zgjatur. E vërteta është se ky është një mot i thellë në mbarë Europën, i shoqëruar me përmbytje të mëdha, por edhe me humbje jetësh njerëzore në disa vende të Europës, apo në disa vende të tjera shoqëruar me borë të madhe. Sidoqoftë parashikimet për dy javët e para të dhjetorit janë parashikime të një moti të thellë. Ndaj duhet të veprohet me shpejtësi. Unë dua të përshëndes autoritetet vendore dhe banorët, të cilët me përgjegjësi të lartë po sillen po e trajtojnë këtë situatë.

 

Ndërkohë po bëhen disa përpjekje të tjera për të zgjeruar, në qoftë se është e mundur, nga territori i Malit të Zi, pasi në këtë zonë nuk ka si të zgjerohet, shtrati i Bunës, në një zonë, ku ajo ngushton, me shpresën se do të rriten kapacitetet derdhëse të saj.

 

Por pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë evakuimin me shpejtësi të popullatës të gjithë zonës së nën Shkodrës dhe zonës së Livadheve të qytetit të Shkodrës, pasi sot shkarkimet janë të mëdha. Këto shkarkime, me nivelet aktuale të prurjeve edhe të liqeneve, janë domosdoshmëri absolute, në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj rreziku serioz të sistemit të kaskadës së digave. Menaxhimi ka qenë shumë i përgjegjshëm. Edhe një herë dua të informoj se për t’i paraprirë shmangies së këtyre pasojave,  Fierza u ul në nivelin 282 metra dhe ky vendim u mor në një kohë, kur nuk ishte e qartë sinoptika dhe mund të kërcënohej edhe furnizimi me energji, por ne vendosëm që, në rast se do të ishte e nevojshme, të blinim energji për të shmangur këtë. Forcë madhore, jashtëzakonisht problematike, kanë qenë prurjet e lumenjve të Alpeve, të papara ndonjëherë. Para një jave, vetëm këto prurje, të marra sëbashku, pa Fierzën, kanë arritur në 2800 m3/në sekondë. Është bërë çdo gjë që liqenet të mos bëhen kërcënues dhe nuk janë bërë, por shkarkimet janë të pashmangshme, pasi nga burimet që derdhen në liqe, fryrja e liqenit është e konsiderueshme. Ka përmbytje, të cilat nuk janë para prej dhjetëra vitesh në zonën e Malit të Zi.

 

Me këtë akt dhe me të gjithë masat që e shoqërojnë, ne duhet të bëjmë që të zvogëlojmë në maksimum dëmet e pasojat e këtyre përmbytjeve.”

 

 

01/12/2010

Shiu do vazhdoje deri te djelen. Po nuk besoj eshte problemi nga shiu. Po ju rikujtoj fjalet e liderit Berisha kur shpjegoi permbytjen e janarit:

 

"Një baticë e fuqishme, një ngritje e detit, ka çarë argjinaturën, ç’ka nuk ka ndodhur dhe nuk është regjistruar ndonjëherë në këtë shkallë. Ne do të përgatitemi mirë, sepse i gjithë gjiri i Drinit është shumë i kërcënuar, siç është i kërcënuar në përgjithësi bregu i Adriatikut,më shumë se bregu i Jonit, pasi Adriatiku ka bregdet fushor, ndërsa Joni është shkëmbor. Këto janë efektet direkt të ngrohjes globale. Kjo valë erdhi nga Afrika.”

 

E ka fajin Afrika !!!

Ore peshq, pervec ca kompesimeve te te holla qe ka bere qeveria e salibanit banoreve te permbytur, a di gje njeri per ndonje studim se cfare duhet bere qe keto zona te mos permbyten? A ka ndonje projekt per ngritje e argjinaturave, apo qofte edhe ndonje preventiv per riparimin e atyre ekzistuese? Dhe e fundit a ka ndonje fond te vene ne dispozicion per investime ne kete zone per kete problem ne buxhetin e vitit 2011 qe sapo u miratua nga parlamenti me kartonat e vetem pozites? Nese nuk ka asnje gje nga keto qe une permenda, atehere si mund ta justifikosh kete qeveri ti o permetar? Ku e gjen kurajon gjanem? Edhe baba ta kishe pasur salibanin, nese do te ishe i mireformuar ne karakter do ti kishe thene: "te kam dhjere o baba"!  

 Perpara 90 ka pasur nje sistem pompash e argjinaturash te cilat edhe pse nuk e shmangnin komplet rrezikun e permbytjeve te pakten e zvogelonin ate.Ne shqiperi ka patur atehere ato qe quheshin nderrmarjet e bonifikimit.Gjate veres ato mirembanin hidrovoret e pompat e shkarkimit.Volumi i aluvioneve qe pastroheshin nga kanalet kulluese ne shkalle republike ne nje vit ishte 7 miliarde metra kub ose e barabarte me digen e fierzes.Ne projekte atehere ishte hidrocentrali i skavices i cili do te ishte rregullatori perfundimatar i prurujeve te lumit drin.Edhe atehere sistemimi i fusshes se shkodres e mbishkodres konsiderohej pune e paperfunduar.Pas 1990 shqiptaret per disa arsye misterioze per mendjen normale menduan se ligjet e natyres ne kapitalizem nuk veprojne me dhe meqenese jemi vend demokratik zoti do ta dergoje shiun diku tjeter.Argjinaturat stacionet e pompimit u shkaterruan , fondet per to u vodhen , njerezit ndertuan ku te munden dhe perfundimi eshte gjendja qe jemi sot.

Gjate permbytjeve te janarit u fol per thellimin e lumit te bunes e sistemimin e lumenjve.Por kur erdhi vera keto si duket u harruan se menduan se rrufeja nuk bie dy here ne te njejten hale.Shkodranet meqe kane nderin dhe privilegjin e madh te kene ne mes tyre kryeministrin mund ti bejne nje pyetje te thjeshtesmileyse nderton , stadium te ri dhe ndertese te re parlamenti dhe nuk jep  fonde per sistemimin perfundimtar te tokave tona?

Shkodranet duhet te jen te ndergjegjeshem se llaci i ndertesa te tyre nuk ka permbajtjen kimike te perballoje kontaktin me ujin per nje kohe te gjate.Uji gjithashtu ul peshen sepcifike te dheut nen themele dhe kjo sjell uljen per pasoje plasaritjen e strukturave.Qendrueshmeria e ndertesave te tyre do te dobesohet nga pernbytjet e vazhdueshme.dihet qe shkodra eshte nje zone me aktivitet sizmik te larte.Nuk dua te hap panik po rrezikojme qe ai qytet te kthehet ne nje haiti te dyte nese lejojme permbytje te pervitshme.

 Wow, falemenderit Alba. U paske marre me keto pune. A di me na thone po para '90 a ka pas permbytje ne ate zone? Si kane qene krahasuar me keto te tanishmet (shpeshtesia, siperfaqja nen uje etj). Cfare duhet bere konkretisht dha se mund te jete kosto.

 Permbytje ka pasur.Ajo me e madhja ishte ajo e vitit 1964.Por atehere nuk ishin ndertuar hidrocentralet e kaskades se lumit drin.Keto permbytje qe shohim sot do te ishin shume me te medha nese uji nuk do te grumbullohej ne basenet e hidrocentraleve mbi lumin drin  dhe te leshohej pak nga pak ne fushe .Sistemi i kullimit i atehershem ndonese nuk e zgjidhte perfundimisht problemin te pakten e zvogelonte ate.Zgjidhja e problemit eshte thellimi i lumit te Bunes, Riparimi ngritja e argjinaturave te lumenjve ne zonen fushore.Hidrocentrali i skavices do te ishte zgjidhja perfundimtare e rregullimit te prurjeve te lumit Drin pasi do te kontrollonte sasine e prurjeve te ujit  ne hidrocentralet e fierzes, komanit dhe vaut te dejes.Nje pjese e problemit eshte shpyllezimi i basenit uje mbledhes se lumit drin.Kur ka bimesi uji i shirave nuk shkon menjehere ne liqen por pjese pjese pas njefare kohe pasi e pengon bimesia .Kjo ben qe  prurja e lumit per m/s te mos rritet menjehere per pasoje dhe thellesia e tij ne argjinatura mbahet nen kontroll.Po ashtu shpyllezimi krijon rrezik rreshqitje te dherave te cilat kur bymehen nga lageshtira shkeputen nga shpati i malit   e bien ne liqen e ngrene nivelin e ujit.Per pasoje rrezikohet integriteti i digave plus uji i tepert duhet te shkarkohet.Problemi eshte se ne shqiperi vemendja e publikut perqendrohet ne ceshtje te tipit"u hapen kutite s'u hapen kutite ," dhe problemet e verteta te qeverisjes se vendit si eshte  kullimi i zones se shkodres po lihen ne harrese.Per to kujtohen vetem kur uji na vjen ne prag te deres.

 Faleminderit Alba

Pas 1990 shqiptaret per disa arsye misterioze per mendjen normale menduan se ligjet e natyres ne kapitalizem nuk veprojne me dhe meqenese jemi vend demokratik zoti do ta dergoje shiun diku tjeter

smiley  Kjo eshte nje e vertete e madhe qe nuk aplikohet vetem per shiun ne Shqiperi, por edhe per plot dukuri te tjera "vetrregulluese" ishallah. Une mendoj se eshte koha per kthimin tek ndertesat palafite ne kete zone.

 

 Jo vetem per fatkeqesine e mesiperme, po jane nje sere gjerash qe duhen rishikuar ne planet dhe prioritetet e qeverise.

Por cfare po ndodh? Qeveria nuk jep llogari se pse leket e taksapaguesve shqiptare shkojne (vit per vit) per te paguar te njejtat deme, te cilat jane te shkaktuara pjeserisht nga banoret aty dhe pjeserisht nga faji i vete qeverise. Pse demshperblehen ndertimet e bera rishtas jashte cdo lloj kriteri dhe ndoshta pa leje. 

Eliminimi i shkaqeve qe sjellin fatkeqesine e mesiperme, duhet te behet prioritet absolut i qeverise, mjafton vetem nje analize e thjeshte "cost to net-benefits" per tu bindur. Por ne kemi nje kministr qe behet edhe kryeprokuror edhe arkitekt edhe ekonomist dhe .... i ben mune te gjithave pstaj.

Po ne skemi kryeminister por nji karagjoz dhe nji tufe servilash qe i mbajne ison. Cfare fatkeqesie natyrore qeka kjo kur shkarkimet kontrollohen nga njeriu, kur rrjedha e nje lumi kontrollohet nga njeriu, kur ndertimet pa leke gerryerja e lumenjve kontrllohen nga njerezit. eshte fatkeqesi njerezore.

kjo eshte eshte thjesht pasoja e ca njerezve ne pushtet qe pikesynim kane vetem zhvatjen dhe as nuk dine e as qe skane per ta vrare ndonjehere mendjen per menaxhim apo se cdo fushe ka specialistet e vet...

Sipas shume komenteve, del se me mire ne burg  i terun, se i lire   i lagun !

Shume larg te qenurit njeri!

Ketu vijne edhe specialiste te asgjeje, me hidrovor e argjinatura.

Kane qene e jane prap aty, dy hidrovor, nje ne Velipoje e nje ne Lezhe, qe nuk hyjne ne pune, se behet fjale per Shkodren, e argjinatura nuk mbaj mend te kem pare ne ate zone, 70 vjet pushtet , nuk eshte nje fjale goje, eshte gati 1 shekull, e presim mrekullira per 5 vjet.

Bib,bib.

me nje fjale si thua ti te presin shkodranet gati nje shekull se s'mund te presin mrekullira per 5 vjet.    smiley   smiley   smiley

 

lumidin ,ju flisni si specialist hidroteknik apo si specialist "tifos" i qeverisë .Se gjen gjë qeverinë nga kritikat këtu ashtu si dhe mbrojtja jote s'ja shton asnjë milimetër lavdinë e amshume as qeverisë e as Saliut. Lere "Tifon" për ndonjë temë tjetër nqs vërtet do të shkëmbesh mendime  dhe e bën për kënaqësi ..etj  

 

 

Parashikimet sinoptike janë për një mot të tillë të zgjatur. E vërteta është se ky është një mot i thellë në mbarë Europën, i shoqëruar me përmbytje të mëdha, por edhe me humbje jetësh njerëzore në disa vende të Europës, apo në disa vende të tjera shoqëruar me borë të madhe   

 

Kjo thënje dhe të yjera komente më lart si dhe edicione lajmesh që pas çdo fatkeqsie natyrore ose jo në shqipëri japin fatkesi natyrore ose ja në vende të zhvilluara të botës edhe po të ndodhin në anën tjetër të botës më kujtojnë emisionin "Vende dhe popuj " (kush se ka parë të pyesë ato që ekanë par&eumlsmiley që transmetonte TVSH çdo të martë me qëllimin e "mirë" të zbutjes së stresit dhe pakënaqsive në popull duke nënkuptuar "mos u qani kot se ka dhe më keq ,si mos o zot! "Mirë propoganda qeveritare po peshqit këtu ç'kanë që përdorin këtë teknikë .  Ose krahasimi me para viteve 90(që për hir së vërtetës administrata shtetrore ka bërë pakrahasimisht më shumë për disiplinimin e lumejve , kënetave , pyllëzimeve ) është i pavend edhe sikur në ato vite përmbytjet dhe administrimi i pellgut të Drinit të ketë qenë shumë më i keq . Mos harroni se kanë kaluar 20 vjet nga vitet 90 dhe çdo lloj sistemi politik  qoftë do kishte bërê më shumë , përveç këtij sistemi hibrit që kemi ;shtet demokratik me pushtetin administrativ  që e quan veten shtet  që drejtohet nga njerës të papërgjeshëm e të paturpshëm për dëmet që i kanë shkaktuar , shkaktojnë e do ti shkaktojnë vendit deri sa ti nxjerrin ujin e zi.

 

Aman ore se na mallengjeve me sukseset e Enverit!!

Ju komunistat e Saliut jeni te papare. Del njeri thote - Nuk i ka bere Enveri keto per 60 vjet,  ju ja kerkoni Saliut per 10 vjet.

Po ti pergjigjesh qe ja, Enveri i ka bere,  filloni - Aman se na mallengjyet me sukseset e Enverit.

E lum Partia qe ju ka.

Më lart flitet pë emisionin e Enverit "vende dhe popuj " emision që vazhdon edhe këtu në ppu  fatkeqsisht; sikur janë të paguar të mbrojnë papërgjegjshmërinë e pushtetarëve megjithëse e dinë se këtu kjo s'ka asnjë vlerë dhe ato pare shkojnë dëm.Kanë kaluar 20 vjet dhe është turp për politikanët tanë por dhe tifozët e tyre sikur dhe 1 njeri i vetëm (i thjeshtë ) të mendojë që Enveri ka bërë më shumë në  fushën e menaxhimit të ujrave tokave e pyjeve  ( sigurisht me djersën dhe paret e shqiptarëve ) se sa qeveritarët e sotëm (sigurisht me djersën dhe paret e shqiptarëve )

Po ta them ne advance se deri atehere kam ndruar jete. Kur ti bohet historia e vertete figurave tona politike, te themi mbas nja 50 vjetesh, Enveri ka per te dale burre me i mire se Salibani!Ose per te me moskeqkuptuar, ai, Enveri do te rezultoje me pak i keq se Saliu.

 Vallai mire e ke ti berberhone. Deri kur te vdesi Sala, 130 vjec, do kesh vdek ti smiley

Me vjen keq qe Shkodra po permbytet serish. Per fat te keq, keto permbytje kane per te qene te zakonshme edhe per shume vite te tjere.

Vetem nqs nuk bie shi dhe ne skemi me nevoje per hidrocentrale mund te shpetoje si Shkodra dhe zonat perreth nga permbytjet. Mundesite e tjera , si rregullimi i argjinaturave, thellimi i bunes, hidrovore , pyllezimi i zonave te pellgut ujembledhes se drinit, zhvendosja e fshatrave apo ndertimeve ne zonat e rrezikuara, ndertimi i skavices, menaxhimi i hidrocentraleve me qellim jo maksimizimin e prodhimit  por moslejimin e permbytjeve etj, etj, etj do te kerkojne shume kohe e para qe te realizohen. ma do mendja qe duhet te realizohen shume prej tyre njeheresh qe te mos kete permbytje njehere e mire.  dhe meqe behet fjale per kohe dhe per para, te dyja opsionet jane te largeta per politiken tone largpamese shqiptare smiley.  Politika, si vendimmarrese ne te tilla raste ka per te pare perfitimin e saj , dhe meqe sheh gjithmone perfitimin e saj, ketu nuk ka shume perfitim per te sepse behet fjale per projekte qe duan kohe e para, dhe mundesia per te perfituar eshte e vogel duke patur parasysh oportunitete te tjera me fitimprurese. psh noi tunel apo noi  bllok rezidencial smiley

me nji fjale shkurt, nuk ka per te ndodhur "any time soon".

 Mos beni krahesime me vendet e tjera.Probelemt nuk ngjasojne  per ta emertuar "Katastrofe natyrore". Ashtu sikurse edhe relievet as qe ngjasojne fare.Lelistati  ne Hollande eshte perfituar prej detit.Edhe po te permbytet ai qytet(qe eshte nden nivelein e detit )edhe  ahere do te kishim katastrofete per faje njerezore.Jo me Shkodra jone.Por te gjithe ata qe harrojne parimin e ..."eneve komunikuese" behen  militante akoma me te thekur, per te  shfajsuar.

  Kam mbuluar  sistemin e hidrovoreve te krejt  Ultesires Bregdetare shqiptare nga Veriu ne Kep Te Stillos, per shume vite.

   Nga 1 qershori gjer ne daten 20 gusht,  kater Draga pastronin grykderdhjet e Lumenjve dhe te Bunes.Dhjetra eskavatore"Stalinece" punonin dite e nate  duke u nisur nga ajo date, perpastrimin e kanaleve kullues.Po ne kete date(20gusht), me ligj  do te rraportonte M.Bujqesise ne Qeverri   per gatishmerine  e kullimit, pastrim  dhe marrene dorezimme proces verbal, te sekondarve dhe terciareve.Nga 20 tetori niste botimi i  Buletinit(per K.Misnistrave dhe B.Politike) ditor per  gjendjen e  kullimit dhe te hidrovoreve.Specialiste dhe drejtues  jane procediar e denuar, pasi u eshte vertetuar se kane pas dhene shifra te rreme  te punimeve te kryera ne kullimin dhe gatishmerine e veprave  ujepercjellese.

   Ai sistem i keq,  keto pune i bente per mrekulli.

 Po me thote kush,  qe ne keto 20 vite ka pare ndonje Drage ne pune, ndodnje mbledhje qeverrishe , ndonje buletin minsitrie, ndonje punim instituti te veprave  ujitese e kulluese( ku ka me institute ) hallall i qofte! E si nuk fryhet Buna kur i eshte zene gryka?

 Nuk qeverris njeri ambjentin shqiptar.Qeverrisin vetvehten,  te gjitha qeverrite e ketyre 20 viteve. 

Eshte nje barcalete e famshme (mund ta keni degjuar edhe tek filmi "Eat, pray, love&quotsmiley...

Atehere, ishte njeri qe i lutej Zotit: O Zot, o Zot, te lutem bej qe te fitoj llotarine, o Zot te lutem bej qe ta fitoj... E nejse, kjo pune vazhdonte prej vitesh. Ky tipi lutej, por asgje nuk ndodhte.

Nje dite te bukur, Zoti i pergjigjet (pakez i irrituar):

Po ti blije nje here ate dreq bilete llotarije!!!

 

Zoti ndihmon ata qe ndihmojne veten!

Jepini mundesi Zotit qe t'ju ndihmoje o njerez te mire!

Qeveri do te thote te qeverises dhe jo te vjedhesh. Nese nuk qeveris dot lere se qeverisin te tjeret. Nese nuk e le dot se te kercenojne me vdekje, vrit vehten. Nese nuk ke kurajo te vrasesh vehten atehere lufto me mafjen qofte ky edhe yt bir apo gjaku yt.  

 Katastrofa e per,mbytjeve mund te jete natyrore dhe keshtu eshte me mire qe fajin ta kete ai qe nuk mund te fusesh ne burg, sepse edhe nese ja lejme njeriut perseri nuk do hyme ne burg por thjeshte do merzitemi qe se fusim dot brenda.

Por ne mes te katastrofes natyrore te permbytjes dhe mbytjes me uje, shohim keto katastrofaxhinjte e politikes qe dalin e thone qe i kemi marre te gjitha masat per situaten.

Dhe kur thone te gjitha masat e kane fjalen per evakuimin, per nxjerrjen nga shpia per te cilen ane punuar gjithe jeten. Banoret e nenshkodres kane dhene gjithe jeten per te ndertuar shtepine e tash ju thote nje minister, qe te japin shtepine per te shpetuar jeten. Nuk ka asgje te keqe mire eshte qe te shpetosh jeten edhe pse shpia mund te shkoje, por eshte e pa durueshme te degjosh ministsrat qe thone jane marre te gjitha masat. Keto ministra qe edhe evfakuimin e bejne me shume qe te kene disa votues me shume kur te vije koha e votimeve sesa sinqerisht duan qe te ndihmojne njerezit. Politikanet edhe ne keto dite te veshtira, kur flasin per njerez, nuk thone njerezit tane, por votuesit tane.  Berisha e di te sigurt qe i jane permbytur votuesit e perhershem dhe ai don ti shpetoje sepse eshte i sigurt qe ai e ka te lehte ti mashtroje edhe nje here, ai do te shkoi perseri atje dhe do ju thote qe kurrr sjeni lagur pa dashje nga uji, dhe perseri ata do i besojne sic i i kane besuar qe eshte bere i ri ne 2005.

Berisha nuk eshte edhe shume pergjejges ose me mire nuk duhet te jete pergjejges per e vakuimin, sepse vertete disa kane ndertuar ne vende te pa pershtatshme. Por Berisha eshte i paafte te ballafaqoj votuesit e tij me gabimin e ndertimit te shtepise, sepse nese ai ju thote qe e keni ndertuar shtepine gabim do ikin disa vota dhe mendja e tij aty rrin.

Vetem Zoti ka mbet.

Situata sot paraqitet me e renduar dhe nje katastrofe eshte fare prane. Shume shpejt edhe baseni fierzes do te arrije nivelet maksimale dhe portat e shkarkimit do te hapen duke dubluar permbytjen. Pra do te kemi nje situate 2 here me te rende se ajo e Janarit te ketij viti. Zoti nuk na e ka fajin. Ai i shkrete, megjithe problemet e shumta qe ka ne te gjithe boten, na paralajmeroi ne Janar ku na la te kuptonim qe merni masa se jeni ku therret qiameti, na e tha prape 2  e 3 muaj me vone si per ti kujtuar salibanit qe kjo nuk eshte nje situate qe ndodh 1 here ne 100 vjet, por keshtu do te ndodhe gjithmone sepse po shkateroni natyren dhe nuk po merni masa per disiplinimin e derdhjeve. Jozi tha se jane cmendur lumenjt! Jo mi truthare, jeni cmendur ju te gjithe dallkauket e pushtetit pas parase dhe orgjirave perverse.  

 Shkodranet jane me fat...Berisha (Zoti) e beri Shkodren te duket si Venecia!

Turistet jane gati per me hy ne Shkoder!

Berisha = Zot

Dikur Shkodra ka qene e Venediksave,erdhi koha ta marrin prape!

 

Hic, kot..Ishin 99 komente, thash ti fus te njeqindin..

Ps. A ka ndonje agjensi qe ofron vozitje romantike me Varke ne lagjet e shkodres ishte pyejta..

 Kush e gjen se per cfare duhet targa DR821A te bickleta ka nje shishe vere 5 vjecare te Pjerit.

 Kjo si foto e Boratit

 Alba2265 ; ".... Shkodranet meqe kane nderin dhe privilegjin e madh te kene ne mes tyre kryeministrin mund ti bejne nje pyetje te thjeshtesmileyse nderton , stadium te ri dhe ndertese te re parlamenti dhe nuk jep fonde per sistemimin perfundimtar te tokave tona?..." 

 Ata jo vetem qe s'guxojne t'ia bejne ate pyetje, por kane dhe per te votuar per te,  ç'menduri kolektive. 

 

Hunter, ai e shpetoi te pakten veren e vjeter, po gomeret e tjere s'kane as uje per te pire. 

 Po te ishin popull i pergjegjshem do te kerkonin te hapeshin procesverbalet e parlamentit kur diskutohej buxheti i shtetit per te pare sa jene perpjekur deputetet e zones per futur fonde kullimi ne buxhet .Zj Topalli bredh neper bote gjoja per te lobuar per pavaresine e kosoves a thua se kjo eshte ne doren e saj.Nga keto udhetime nuk fitojne asgje as zgjedhesit e saj as kosovaret.E vetmja qe fiton eshte zj topalli qe edhe bredh boten edhe promovon veten e saj.Edhe socialistet nuk jan pa lagur.Detyra e deputetit te opozites nuk eshte vetem te shaje qeverine por te ndihmoje zgjedhesit e tij.I Beqja refuzoi te beje betimin per pothuaj nje vit del tani e u qan hallin duke fajesuar qeverine.Por dhe ai ka faj se duhej ta ngrinte zerin qe ne  vere jo tani kur ka ardhur uji ne prag.Une do te kerkoja mocion shkarkimi po te isha banor i asaj ane.

Di gje njeri ky shiu vetem ne Shkoder bie? Andej nga Mal i zi dhe Kosove s'po degjoj per permbytje.

 S'ke degjuar ti, por Skadarsko jezero del njesoj edhe ne Cerna Gora sa te duash.

 Në Bosnje  po ku derdhen gjysma tjetër e lumejve të ballkanit .

 Do isha shume kurioz te shikoja llogaritje ne vlera monetare per te meposhtmet:

a) investimet ne argjinatura etj ne 12 muajt e fundit per parandalimin/minimizimin e permbytjeve

b) shpenzimet e evakuimit/demit te shkaktuar kete vit

c) shpenzimet per koncerte/mitingje promovuese (perfshi dhe ate te ardhshmin per 14 dhjetor) 

gjendje e jashtzakonshme dhe n'Serbi, Mal te Zi dhe Bosnje...ja hodhi dhe ket here Sala. Ky lumi Drina qe ka permbyt anej, i njejti eshte? (t'na falni per injorancen)

S'ka gjendje te jashtezakonshme. Ka nje paralajmerim per permbytje sepse ka mbuluar ne disa vende rrugen dhe rrezikon disa fshatra. Kjo 5 dite me vone se ne.

Ketu tek ne u permbytem qe para 1 jave se ata sepse nuk eshte vene asnje dore ne punime, dhe per me teper, nuk 'rrezikohen' po eshte mbush edhe qyteti i Shkodres me uje.

"Small river called Savin potok is endangering houses in villages Masline, Murtovina, Zlatica and Doljani, while the road between Podgorica and Kuci is partially under water."

ktu e lexova, edhe n'TV e pashe sot.
Biles, Shqiprine e permend ne fund fare, si gjithmone..

...Authorities declared a state of emergency in three Balkan countries on Thursday — Bosnia, Serbia and Montenegro — and were evacuating hundreds of people after heavy rainfall caused severe flooding along the Drina River — the worst in 104 years, officials said.

Meta tha se ne Shkoder kane filluar shkarkimet para 1 muaji. Pse nuk ju tha kush njerezve?  Nuk ka mbytje ne Mal te Zi dhe Bosnje, ata dallojne me qeverine tone se marrin masa para se t'ju vij uji, jo te dergojne ushtare kur uji ka mbyt shtepite.

Nejse, debat kot ky. Si tha ai dje: C'pune keni ju me Shkodren? Shkodra eshte e jona.

 

 

 C'pune keni ju me Shkodren? Shkodra eshte e jona.

 

Vertet? Kush e tha?

 Ja ku doli dhe e verteta lakuriq fare.ne Parlament mbreme u mesua shifra qe gjat ketij viti per veprat e kullimit, ne Shkoder nuk ishte planifikuar as edhe nej qindarke...Biles  pasi  ndodhi  hataja, Ministri i Bujqesise, me nje leter per shtese  fondesh kerkoi te planifikohen fonde per kete vitin qe vjen se prape ishin ..."harruar".

   Jemi perpara nje vepre kriminale,   te vertete e te konsumuar... .

Shkodr-Lezha shpetojne njehere e mire me keto masa:

1. Dy Draga, me kapacitet sa ajo(Perparimi) qe moren refugjate dhe e shpune ne bari e nuk u kerkua me, te nisin punenjo sot per ne fillimte qershorit te vitit qe vjen, duke thelluar grykderdhjen e lumenjeve, me grafik punimesh e procesverbale kolaudimi te kuotave te plota.Tre dhe vetem tre jane lumenjte qe krijojne basenet  permbytese ne keto zona dhe jo  si thote kuturu Xhozi(....lumenjte e gjithe ballkanit derdhen ne Shkoder...&quotsmileyAta frenohen pa sjelle asnje shqetesim,   jo me ne qyetin e Shkodres, por as ne zonen  e neneshkodres dhe te Velipojes.

2.10 eskavatore me lartesi krahu mesatare(krijimi keshtu i nje njesie Task Force kullimi te PERHERSHME,(nevartesi te M.Bujqesise) qe te punojne gjat muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator per pastrimin e terciarve dhe sekondareve.

3.Po ne kete njesi  te perfshihen edhe punimet e domozdoshme  per ngritjen e argjinaturave..ne nivelet qe kane qene sepse dihen cedimet e permoteshme, por edhe per ngrijet te metejshme aty ku ato nevoiten

4.Me  planifikime vjetore sa gjysma e fondeve qe jane harxhuar per eleminimin e pasojave, perballohen te gjitha shpenzimet, per  te mos fajsuar me ..vete ZOTIN.

   Le te gjejne  te paditurit e M.Bujqesise ku eshte Ing, Hidrolog, Zef Rakacolli per ti marre  atij aqe pake  mend, sa per te mos e shkaterruar  fare ate popull i cili vuan pasojat e injorances dhe te papergjegjshmerise totale qeverrisese.

Ta lene  ZOTIN REHAT !

 5*    

Ta lene  ZOTIN REHAT !     

@ grava 10* smiley

per Alba et ata qe gjejn "argumente" te vota e zgjedhjet per t'etiketu shkodrant si"popull" te papergjegjshem ne ket moment,thjesht se votojn djathtas  duhet te keni noj kompleks per rranjt tuja, se na jena popull shumkombsh shyqyr zoti. Per qeverin, ta varni vath ne vesh, votoi e gjith shqipnia, nuk e mori me 2-3 qytete. Sala e do pushtetin dhe arrin me e majt duke perdor te gjitha menyrat, nuk a i vetmi po fati e zgjuarsia e banen mashkull dominator. nuk votohet direkt per te apo jozefinen, kjo e fundit zonen e votusve e zgjedh strategjikisht, psh vendoset te ato katolike. Strategjia politike i ka sukses e ka hap elektoratin. Kur zgjedhet Bamir Topi si president psh. e voton familja, fisi e nje shumic populli "tiranas", U gzun te peshku tuj than "çun tirane" kur doli president,dhe Topi vet e familja e tij besoi qe votoi demokratiken. kshtu a puna, llogari hesapi. me ken djathtas s'do me than me ken me salen, e kur alternativa /opozita nuk u mundu me ken rival serioz kshu shkojn punt. merrnu ju me politik iher na jepni emnat qi tju votojm poqe puna e te na xjerrni ne selamet ju e Partia juj.

Dafine, te jesh djathtas s'ka asgje te keqe. Problemi eshte qe ata qe jane djathtas e qe s'jane me Salen, konsiderohen "komuniste te kuq" nga ata qe mbajne flamur PD-je te dhoma kryesore e shtepise, dhe thone fjali si "Sala eshte zemra e shqiptareve". Vetem qe andej nga zona juaj vijne keta. Te jesh i djathte eshte tjeter gje, por ata s'jane te djathte, jane thjesht berishiane.
S'do mend qe politikanin, po s'e kercenove me vote, s'te ben pune. Pse te lodhen andej nga Shkodra? Voten te sigurt e kane. Ja te ndertojne ndonje gje ketej nga Tirana apo jugu, qe te kapin ndonje vote. Sala nuk ka zgjuarsi, por jane ata njerez te prapambetur nga mendja qe e mbajne ne PD me idhujtari.

Krahasimi qe ben ti me "cun Tirane" eshte i gabuar, sepse ketu, po qe "Cun Tirane" dhe trap, e heqin dhe vene nje "cun tirane" dhe te zgjuar.
Kurse ata andej s'duan t'ia dine. S'paska "djale veriu" tjeter pervec Sales ajo zone? Ja te guxoje te dale "nje djale veriu" kunder Sales. Nuk eshte me "djale veriu" por "komunist""

Ky eshte problemi qe diskutohet.

Tani, ju e sollet djalin tuaj ne pushtet, ju kapeni prej fyti e kerkojini llogari se pse s'u thellua shtrati i bunes gjate veres por u kujtua pikerisht tani Sala ta beje amendamentin ne buxhet. Po degjohet vetem zeri i ketyre ketej per kete. Po nje ze Shkodre, pse s'po degjohet? A ka me ze Shkodra, apo eshte prone personale e Berishes e Jozefines? A ka burra ai vend? Po s'patet kaq burreri, ju qofshi. 

 Dafina 

Ajo qe doli me propozimin te ndertohet nje parlament i ri nderkohe qe nuk jepen fonde per te shpetuar njerezit nga permbytjet e pervitshme ishte as me pak e as me shume vete deputetja e qytetit te shkodres Jozefina Topalli.Po keshtu edhe deputeti socialist i shkodres Ilir Beqja gjithe veres bente gam gam per hapjen e kutive ne vend qe te ngrinte zerin per mosmarrjen e masave .Pra keta njerez jane zgjedhur qe te jene zeri i i votuesve shkodrane dhe nuk e kane bere detyren e tyre.Populli i shkodres duhet te kerkoje shkarkimin e e deputeteve te zones se  vet demokrate e socialiste bashke,  pasi keta i kane sherbyer keq.

E ke shume gabim qe deputet socialiste te Shkodres nuk kane ngritur zerin. Mos harro se mbytjen e kaluar ishin ne varka duke shpendare ndihma dhe u ben shume debate ne media dhe ne parlament. Harruat si bertiste i marri ne parlament qe kjo ndodh nje here ne 1000 vjet? Nuk ka si te ngrej zerin Ilir Beqja kur kryeministri premton ta kthej Bunen ne lum lundrues dhe se Shkodra nuk do te njoh me mbytje. Kishte edhe nje masterplan gati apo jo?

Kjo qeveri nuk do t'ja dije se mbyet njeri dhe per demet financiare, sepse ate qe donte e arriti. Votat i vodhi , ne mase te jashtezakondshme ne kete zonen e Shkodres. Jo vetem kaq por i solli si bageti ne Tirane te "festonin". Mbytjen e fundit kishte nje keqarrdhje per kete qytet dhe u dhuruan me miliona lek nga bashkite e rretheve apo firmat private. Kesaj rradhe keqeardhja eshte shume here me e vogel.  As Qeveria nuk po jua vare me, nuk ben me premtime per demshperblime. Jan mbyt 5 here brenda 1 viti!

 

 

 Ilir Beqja ka dale qindra  here ne Tv gjate vitit te kaluar.Dhe e dini sa here ka folur gjate veres qe ne shkoder nuk po merren masa?0 here.

E ke shume gabim.!! Ne cdo proteste qe u be per hapjen e kutive Shkodra eshte permendur cdo here. Tjeter gje se medias nuk i ka interesuar. E keqja ne Shqiperi eshte se vetem kur na vjen uji ne kat te dyte, kujtohemi te kerkojme pergjegjsi. Mos harro se Beqja beri edhe nje kallzim penal ndaj Priftit per mbytjet e kaluara. Me shume, paralajmeroi se mbytje me te medha do vinin nese shteti nuk nderhyn. Vetem para disa jave parlamenti votoi per ti heq mandatin edhe aty Beqja perseri e ka permend Shkodren dhe permbytjet.

 

Dafina,

thuhet partija juj apo partia juej?

"fati e zgjuarsia e banen mashkull dominator" Uopo marsh nga ditet e mashkullit dominator o Dafine se me kenaqe...

 The mashkulleiter!!!

 Pikerisht "mashkull dominator" me beri pershtypje kur e lexova. Shiko cfare mendesie. Me duket mua, apo eshte pak primitive?

o injoranta ikpsi e daniel apo alba se di as vet pse po ul vedin per gjegje..sa me vjen keq per kapacitetin tuj mendimtar si "meshkuj" o qyqa A e mjera Shqypni si se pati i dor Burrash kurr..ase e pati po para shumices qe su identifiku kurr me 1udhheqje se ishin si ju, sh te vegjel.

Po pse me shkodran e ka ba sala qeverin? Jo se nuk ka si bamiri apo Luli etj po e din ai ke ban ushtar. edhe ai qi se besoj se a noj intelektual i madh Gilmani (e kam edhe ne fis) ju kundervu, shkodran ishte, dy te shoqnis, te shkollum jashte nje me PD nje me Edin-socjalisten te 2 hyne dhe e lane politiken se ish e pamundun po s'bane lojen e tyne, ndoshta ban gabim qi nuk insistun po sle vend ai vend per Ideal, e vetmja arsy qe e lash.

 Po mashkull dominator quhet perdoret ne gjuhen letraro-politike(deg te cilen e kam mbaru ktu ne CH, ku qendron primitivizmi ne perdorimin e termit?apo te truni juj rudimentar qe flisni pa argument. shkoni more rob se nese opozita dhe e kuptushme,  e instrumentalizon dhe kritikon me te drejt ceshtjen nuk u çu Asnji prej tyne as edhe nje analist per te qene, me fol ne ket moment per "popullin e shkodres", po ju jeni me Rranj te prishuna. keni vrer po vedin tregoni....Ne aty kena me ken se jena Ballina e vendit bashk me Kosoven.

 Po pse me shkodran e ka ba sala qeverin? Jo se nuk ka si bamiri apo Luli etj po e din ai ke ban ushtar. edhe ai qi se besoj se a noj intelektual i madh Gilmani (e kam edhe ne fis) ju kundervu, shkodran ishte, dy te shoqnis, te shkollum jashte nje me PD nje me Edin-socjalisten te 2 hyne dhe e lane politiken se ish e pamundun po s'bane lojen e tyne, ndoshta ban gabim qi nuk insistun po sle vend ai vend per Ideal, e vetmja arsy qe e lash."

 

Ne baze te kushtetutes buxheti i shtetit miratohet nga parlamenti.Kryetarja e parlamentit eshte deputete e qytetit te shkodres.Ne buxhet nuk ishte parashikuar thellimi i lumit te Bunes.Ajo eshte nje nga tre njerezit me te fuqishem te vendit.Ajo nuk eshte perpjekur te futen ne buxhet fonde per thellimin e Bunes.Ndersa shkodranet nuk kane ne dore shkarkimin e sales e kane ne dore shkarkimin e saj pasi ajo  nuk i ka perfaqesuar ata dhe interesat e tyre ne parlament.Ka ardh koha te zgjidhen deputete qe tew  punojne per popullin qe i zgjedh  dhe jo per vete.

e si tha njeni aty nalt, pershqitas e lexova se sdu t''humb koh ne i vem "cun tirane te zgjuar"se ndryshe uuuu ca bahet andej hahahah. na e bani tr sikur jan ne nje DEMOKRACI DIREKTE Zvicer krejt. lum si ata te gjith te kenaqun me bashkin dhe udheheqesit lokal.Ai  qytet qe permytet pa patur Lumenj, biles munges te theksuar uji,dhe e gjith kjo nga Konstruktimi i sistemik i zgjuar qe i kan ba cunat e zgjuar...Nejse ndoshta kshu a kur nje lokalitet se ka pas kurr "konstruktin", heritazhin, me prezantu at qe duhet me prezantu dmth behen gjanat jasht natyre.

Njerez qe dalin e thone se pamjet e ketyre permbytjeve jane te janarit dhe qe ka folur me familjaret dhe ne shkoder nuk ka permbytje, por PS po hap panik, nje si puna jote e tha, pak me lart. Ketu e kam fjalen. Je shume larg te pasurit aftesi per te kuptuar se ku e kam fjalen. Dhe meso te shkruash shqip, se na lodhe syte. Te gjithe pergjysme e paskeni bere filloren?

 Berisha dominant male! smiley Me solli ndermend ato documentaret e Discovery. E imagjinoj Berishen tek vjen verdalle si ato babuinet me prapanice te kuqe flake dhe bolet qe u varen si traste zarzavatesh mes kembeve. Kjo goca me duket se ka ngaterruar klasen dhe ka studiuar zoo ne vend te historise a letersise cfare thote. 

Mashkulli dominant eshte mashkulli qe prin kopene dhe qe shtron femrat e kopese se gjese se gjalle. Ne boten e njerezve, zakonisht burrat qe kane doza te fuqishme testosteroni dhe qe zakonisht dalin ne pozicione drejtuese quhen alfa male.

US diplomats called Putin "alpha male"

 Moj Dafina,  prej Shkodre.

   Ju kujtoni se fiton Shkodra dhe shkodranet, prej nji mashkulli ..."dominant" kur  ai mashull , as  ... i  as i leshon, por  me "dominnacen e vet fatkeqe" (edhe per ate vete), veç i lag krejt  e nuk i le te teren?

   Po ne te tjeret, andaj prej jugu, mos  kemi gje  fitim, kur humb Shkodra kaqe shume ? Pa analizoji keto dhe ne te dalshin,  se vetem  fiton Shkodra, prej kesaj "dominance mashkullore"( e barabarte me te vet Djallit dhe per kete aspekt e ne kete krahesim e plotesim timin, Ju mbeshtes plotesisht) ne te "terurit".... do ta mbyllim gojen.

Ne se jo, te gjithe ata qe kane dhe nje fije mendjeje si T`Uajen, i harrofte Shkodra!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).