DOKUMENTET SEKRETE/ Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar dje 3 raporte të Kongresit Amerikan për Shqipërinë që i referohen ngjarjeve të vitit 1997, por edhe për vitet 2005 e 2008. Sipas raporteve, gjatë trazirave janë vrarë 2 mijë persona, ndërsa kryengritja e armatosur udhëhiqej nga xhepat e rebelëve. Dokumentet konstatojnë se mjaft prej armëve të depove shqiptare kaluan edhe në Kosovë. “Gjatë rebelimit të vitit 1997, ushtria shqiptare u shpërbë, si dhe shumë rekrutë të saj u bashkuan me kryengritësit”, thuhet në raportet e zyrtarëve të Kongresit

Mijëra raporte të Kongresit Amerikan, të Shërbimit Kërkimor të Kongresit, kanë dalë në këtë website, ku tri prej tyre i dedikohen Shqipërisë. Këto raporte, ndonëse nuk janë përgatitur nga DASH, janë raporte të hartuara nga Kongresi për informimin e Komitetit të Jashtëm të Kongresit, por të cilësuara si sekrete. Në tri raportet për Shqipërinë evidentohen ngjarjet e vitit 2000, vitit 2008 para hyrjes në NATO, si dhe të vitit 2005. Në raportin e parë të vitit 2000, përshkruhet situata politike në Shqipëri për kongresmenët, raportet mes Shqipërisë e fqinjëve të saj, veçanërisht me Greqinë, ngjarjet e rënda të vitit 1997, si dhe raportet preferenciale mes Shqipërisë e SHBA-së. Në një pjesë të raportit përshkruhet një takim i ish-Kryeministrit Majko dhe Presidentit Mejdani në vitin 1999 në SHBA, si dhe vizita e parë e ish-Sekretares së Shtetit, Ollbrajt në Shqipëri, ku flitet edhe për "Shqipërinë e Madhe". "Zyrtarët e administratës u takuan me Kryeministrin Majko në Uashington, në shkurt 1999 dhe me Presidentin Mejdani në prill, para takimit të 50-vjetorit të NATO-s. Administrata nuk mbështet një pavarësi formale për Kosovën apo konceptin e një Shqipërie të madhe. Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri, në shkurt 2000, Sekretarja e Shtetit, Ollbrajt, shprehu falënderimet për popullin shqiptar, për mbështetjen e tyre ndaj NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe u zotua për mbështetjen e SHBA-së në kalimin e tranzicionit të Shqipërisë. Megjithatë, ajo paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një "Shqipëri të madhe", dhe se çdo përpjekje për të zgjeruar kufijtë territorialë të Shqipërisë do të ishte një ftesë drejt dhunës", thuhet në këtë raport konfidencial.
Viti 2007
Raporti i Kongresit bën një përmbledhje të ngjarjeve të vitit 1997, por duke dhënë një informacion të përgjithshëm për ngjarjet. "Demonstratat antiqeveritare për humbjen e investimeve u kthyen në të dhunshme dhe u arrit deri në një kryengritje të armatosur, të udhëhequr nga xhepat e kryengritësve rebelë, të vendosur në jug të vendit. Më shumë se 2.000 persona u vranë në gjysmën e parë të 1997. Depot e armëve u kontrolluan prej tyre dhe vendi "notonte" në armë, shumë prej të cilave kaluan edhe në Kosovë. Gjatë rebelimit më 1997, ushtria shqiptare u shpërbë, si dhe shumë rekrutë të saj braktisën ushtrinë, duke u bashkuan me forcat rebele. Në vazhdën e krizës së 1997, artikuj të shtypit të rastit kanë zbuluar se ishin të shumtë elementët radikalë islamikë, që kishin krijuar rrjetet në Shqipëri. Terroristët e dyshuar nga Egjipti, Algjeria, Arabia Saudite ishin infiltruar në Shqipëri nën maskën e punës si fondacion fetar dhe ndihmë humanitare. Në 1998, qeveria shqiptare nisi një goditje kundër "parajsave" të dyshuara terroriste në Shqipëri. Raportohet se në qershor dhe korrik të '98-ës, në bashkëpunim me CIA-n, autoritetet shqiptare arrestuan islamikë të dyshuar si bashkëpunëtorët e Osama bin Laden. Për disa vite, Shqipëria ka qenë edhe një pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të drogës", thuhet në raport.
Marrëdhëniet me Greqinë
Raporti flet edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. "Marrëdhëniet me Greqinë kanë qenë të tendosura nga trajtimi i minoritetit grek në Shqipërinë jugore, frika e shqiptarëve për pretendimet greke lidhur me Shqipërinë e jugut, dëbimin pa ndërprerje të punëtorëve emigrantë shqiptarë nga Greqia dhe përleshje të rastit në kufi. Pas arritjes së pikës më të ulët në vitin 1993 dhe 1994, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë filluan të përmirësohen në 1995", shkruhet në raportin konfidencial të Kongresit.

15 Komente

çër ankthi...

 

(TM - gjembi me duket?)

Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar dje 3 raporte të Kongresit Amerikan për Shqipërinë që i referohen ngjarjeve të vitit 1997, por edhe për vitet 2005 e 2008. Sipas raporteve, gjatë trazirave janë vrarë 2 mijë persona, ndërsa kryengritja e armatosur udhëhiqej nga xhepat e rebelëve. Dokumentet konstatojnë se mjaft prej armëve të depove shqiptare kaluan edhe në Kosovë. “Gjatë rebelimit të vitit 1997, ushtria shqiptare u shpërbë, si dhe shumë rekrutë të saj u bashkuan me kryengritësit”, thuhet në raportet e zyrtarëve të Kongresit..

 

ketij i them zbulim une.. keto nuk i kishm degjuar kurre me pare.smiley

Sipas raporteve, gjatë trazirave janë vrarë 2 mijë persona, ndërsa kryengritja e armatosur udhëhiqej nga xhepat e rebelëve. Dokumentet konstatojnë se mjaft prej armëve të depove shqiptare kaluan edhe në Kosovë. “Gjatë rebelimit të vitit 1997, ushtria shqiptare u shpërbë, si dhe shumë rekrutë të saj u bashkuan me kryengritësit”, thuhet në raportet e zyrtarëve të Kongresit.

[...]

Raporti i Kongresit bën një përmbledhje të ngjarjeve të vitit 1997, por duke dhënë një informacion të përgjithshëm për ngjarjet. "Demonstratat antiqeveritare për humbjen e investimeve u kthyen në të dhunshme dhe u arrit deri në një kryengritje të armatosur, të udhëhequr nga xhepat e kryengritësve rebelë, të vendosur në jug të vendit. Më shumë se 2.000 persona u vranë në gjysmën e parë të 1997. Depot e armëve u kontrolluan prej tyre dhe vendi "notonte" në armë, shumë prej të cilave kaluan edhe në Kosovë. Gjatë rebelimit më 1997, ushtria shqiptare u shpërbë, si dhe shumë rekrutë të saj braktisën ushtrinë, duke u bashkuan me forcat rebele.

 

Cfarë sekreti kishte këtu, edhe një herë?

Seriozisht si eshte e mundur te kete gazetare te tille qe mashtrojne ne menyre kaq te pacipe? Wikileaks nuk ka publikuar ende asgje mbi kete ceshtje, dhe nuk ka si te publikoje ne kete grup dokumentash nje raport te Kongresit kur te gjitha materialet jane mesazhe te Ambasadave (DASH).

Panorames duhet ti vije turp qe mashtron lexuesit e vet per 20 lek te qelbta me teper!

Po ku ka sekrete ne Shqiperi mor ju mbyllte e bathes se e mendjes ju eshte mbyllyr nje here e mire.... ato qe bota i konsideron sekrete ne Shqiperi jane llafe kafenesh.....

Germo Wiki germo se qenin e leakes do te gjesh smiley

Ku i kan lexuar kto keta amatoret e leshit? Duket me shume si ndonje nga ato country reports qe i ka nxjerre qe ne 2008 Wikileaks.

Edhe perkthimi i 'pockets of resistance' ose 'pockets of guerrilla insurgents' si 'xhepat e rebeleve' duket shume Panoramesk smiley

Hahahahaha,  xhepat e rebeleve....hahahahahah

 

ups, Pipth e paska thene para meje.

Haha, ja edhe perkethimi Panoramesk. Jo per gje po Panorama eshte e majte dhe e pavarur.

Po shkruaj paragrafin e plote dhe po shenoj me bold ato qe Panorama ka harruar te perktheje, te tjerat ka zgjedhur ti shkruaje:

" The Berisha-led government maintained a stable political majority but became increasingly authoritarian and mired in corruption controversies. Amid international charges of serious voting irregularities, the Democratic Party secured all but a few seats in parliament in the next elections held in May and June 1996.In early 1997, the collapse of several hugely popular “pyramid” financial investment schemes caused financial losses to nearly every Albanian family and brought the country to a nearly total breakdown. Much of the population blamed the Democratic Party government for not regulating and even profiting from the shady schemes. Antigovernment demonstrations against investment losses turned violent and grew into an armed insurrection led by pockets of guerrilla insurgents based in the south of the country.
Up to 2,000 persons were killed in the first half of 1997. Weapons depots were raided and the country became awash in small arms, some of which flowed into neighboring Kosovo."

 

Ato qe permendet pak keq, PD jone e dashur, Panorama e "pavarur" i krasit nga pak. Fundi i fundit aty ha buke edhe LSI.

 

Sa per dijeni keto nuk jane nga dokumentat e fundit te Wikileaks, por nga raportet per kongresin qe kane qene ne faqe qe ne 2008. Nuk jane as sekrete.

 

Kjo puna e 'xhepit' o nrysh or taj. Kur thon 'xhepa kryengritesish' n'inglisht kto dun me thon zona individuale e jo 'xhep' tamom.

Me xhepa duan te thone zone sekrete si duket, mnjf zone qe ndalohet hyrja.

uuuhhh, shyqyr qe e mbarova qe te marr fryme se isha bukos komplet nga kurioziteti per sekretet qe po tregonte panorama per here te pare. rrofsh gazetaro/e. ene i pytje t'funit, cer po pite ciljeta te cavalliero ket jave se keto tema i qani ju?

Hej po si s'paten qofte njehere turp nga vetja keta gazetarucet shqiptare mor amani eh? Dje po shikoja edhe opinionin ku Fevzua perkthente cfar dhe si ti donte qejfi nga ato dokumentet qe permendin Shqiperine, vetem e vetem te mbronte Berishen e as skuqej e as zverdhej.

 Mua s'mu duk ndonje sekret ketu, ishin gjera te s'terthena me qindra here para disa vjetesh. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).