Zgjedhjet në Kosovë Sondazhi nxjerr forcë të parë PDK e ThacinPRISHTINE- Një sondazh i realizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë, ka nxjerrë fituese Partinë Demokratike të Kosovës me 30.2 për qind, kurse e dyta ka dal Lidhja Demokratike e Kosovës me 28.1 për qind. Lëvizja Vetëvendosje, sipas këtij sondazhi është renditur forca e tretë politike në vend me 16.1 për qind. Gazeta kosovare Express publikon sot online sondazhin të realizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, i cili nxjerr si parti të katërt Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 12.2 për qind, mandej Aleancën Kosova e Re me 6.2 për qind dhe partia Fryma e Re me 5.6 për qind, kurse me vetëm 1.2 për qind është Lidhja Demokratike e Dardanisë. Sondazhi i realizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme thuhet të jetë bërë bërë me anketimin e 1000 te anketuarve në tërë territorin e Kosovën. Sipas ketij sondazhi liderët më të preferuar të shqiptarëve në Kosovë janë Isa Mustafa, Hashim Thaci. I treti vjen Albin Kurti. Kësaj radhe sipas hulumtimit të realizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, dalja në zgjedhje është vlerësuar shumë e madhe, deri në 70 për qind.
(s.g/BalkanWeb)

3 Komente

 Lëvizja Vetëvendosje, sipas këtij sondazhi është renditur forca e tretë politike në vend me 16.1 për qind.

 

Ishalla e vertete!

Une shume nga "antikat"e VV i gjej pak t'forta per shijet e mia, por m'pelqen qe t'jene verdalle keta cunat neper odat ku gatuhen punet e popllit tem!

Speak softly, tha, but carry a big stick in your hand! 

VV-ja si hu ne dore te popllit shqiptar m'pelqen shume si propozim.

Ishalla ka ndikim edhe ne Shqipni!

vetvendosja 16% duno duno.. shume e stisur si shifer m'duket mu kjo, shume e pozicionume..

Koalicioni i VV-se per zgjedhjet perfshin:

Levizjen per Bashkim

Levizjen per Bashkim dhe Integrim

Ballin Kombetar

Partine Ekologjike

Levizjen Demokratike per Integrim

 

Kandidatet e ketyre partive te vogla hyjne ne listen e kandidateve te VV-se.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).