420 milionë USD për autostradën Tiranë-Elbasan

 

Vitin e ardhshëm nisin projektet e mëdha infrastrukturore në Shqipëri, siç është autostrada Tiranë-Elbasan dhe tuneli i Kërrabës, për të cilën u firmos marrëveshja për 420 milionë dollarë nga Banka Islamike për Zhvillim. Kryeministri Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së qeverisë se vitin e ardhshëm do të hedhë shtat drejt Tiranës Rruga e Arbrit, rruga e dytë e kombit, autostrada Qafë Plloçë-Qukës, Kardhiq-Delvinë dhe mijëra kilometra të tjera. "Me këtë mbledhje, ne mbyllim vitin 2010 si vitin e reformave më të mëdha, më të suksesshme të qeverisjes së vendit, si vitin në të cilin kjo qeveri, me përpjekjet më serioze, me reforma të gjithanshme ia doli të shndërrojë në realitet një ëndërr të çdo shqiptari, lëvizjen e lirë pa viza. Ndaj edhe një herë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë punonjësit e kësaj administrate, të gjithë ata që projektuan e zbatuan reformat, falë të cilave u arrit që shqiptarët të festojnë Krishtlindjet, Vitin e Ri aty ku duan, pa kufizime në lëvizjen e tyre", u shpreh Berisha. Ai tha se viti 2010 u karakterizua nga zhvillime të tjera jashtëzakonisht të rëndësishme. Qeveria pret me optimizëm të madh, vitin që vjen, vit i cili do të shënojë arritje të tjera të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët tha Berisha. "Jam shumë i inkurajuar me rritjen e fuqishme ekonomike, rritjen e eksporteve, me hovin e madhe në fushën dixhitale, në fushën e turizmit, me burimet natyrore të pallogaritshme të vendit. Ky vend pret me padurim që të renditet ndër vendet e zhvilluara të planetit. Ndaj, në rast se ky vit ishte viti i reformave më të mëdha e të suksesshme në historinë e Shqipërisë, viti tjetër do të bëjë që këto reforma të tejkalohen disa herë", tha Kryeministri Berisha. Ndërsa falënderoi të gjithë ata që bënë të mundur arritjet e këtij viti, duke shprehur besimin se 2011-ta, do të jetë viti më i mirë për Shqipërinë e shqiptarët.

 Marre nga RD

81 Komente

 Vazhdo Komanant keshtu si e ke nis nuk ka per tu merzit Kryeministerlleku dhe per nja njezet vjet te tjera.

Kur e paska firmos shteti Shqiptar marrveshjen me BIZh se tani per tani ka vetem nje marrveshje per $10M. Apo eshte kategorizuar edhe rruga Tirane-Elbasan si rruge dytesore dhe lokalesmiley

Me cer do ta pagush mer tunxh?

 nuk do e paguaje tunxhi po une e ti me kalamaj niper e stermbesa

Kombi yne kurre nuk ka patur nje lider te tille kaq vizionar dhe kaq punetor. Cdo kokerr leku po e investon si nje amvise e mire. Vetem me $420 meleon do ndertoje 30km rruge me nje kosto rekord te ulet $14 meleon/km. Apo nuk i hapen dyert ngado qe kerkon, vetem gojen hap sa para i duhen dhe fet bota haq xhepin. Un ket njeri e shof si liderin e ardhshem europian, sa me shpejt te jete e mundur, bota ka nevoje per ket lloj lideri. Hyxhym o mbreti yne, ec perpara t'cafsha ballin.......... smiley

 ore nga 200 e çoi ne 450, eshte ne vete ky apo jo, na mbushi me borxhe, per te mbushur xhepin e tij, he me i lumte, le tja beje forra se mire e ka...

 Po rregullimi i problemit "Shkodër"?

 po u ben rrugen qe heres tjeter te arratisen me kollaj

A e di njeri trajektoren qe do te ndjeki kjo rruge?

 LLogarite vete mo 420 mil  euro,mund ti bije nga Shengjergji i Tiranes,nje kthese ne Librazhd dhe pastaj direkt ne Elbasan.Jane zgjedhjet ne Maj pra.

Ka vite qe po behen perpjekje per ndertimin e kesaj rruge. Normal qe ne mes eshte edhe interesi i zgjedhjeve, por nuk jane vetem ato. Gjithsesi rrofshin zgjedhjet kombetare e lokale qe i kemi cdo 2 vjet.

PS: Me duket se eshte hap kantjeri edhe i nje rruge qe lidh Korcen me Tiranen, pa nevojen e tranzitit nga Pogradeci.

Ti o vlla mund te jesh rob i mire sa te dush, po kur flet kshu, ça me t'thone. Po si me rrofshin zgjedhjet, se shef qe eshte nje budallallik maskarallik qelbersillik e ça me shtu tjeter. Kjo eshte çmenduri. vetem se mbaroi bekteli ne kukes e tani do prape, i jep ky vllai noi mal tjeter me hap. Po kujt i hyn ne pune kjo rruge qe beka 400 milion nderkohe qe 30 milion ben rruga fier tepelene qe ka 6 vjet qe s'behet dhe qe po vdesin si miza robt anej. po pse si hudh te unaza e tiranes ky ato leke, apo se s'ka tunel per te ça ktu ne tirane. po ty po te derdhet muti ne det dhe shko e duartroket kete rruge qe behet vetem me i qellim, si me vjedh i here e mire e me i dore se po u nda ne 200 gjera te tjera me te rendesishme se kjo rruge, ahaa bie fitimi. Mire ta bojne, s'kam ça te them tjeter. po une pse duhet te heq dhe gjynafet tuaja ihere, ç'eshte kjo padrejtsi. ka zot a s'ka zot.

Genc, une nuk mund te flas per kostot pasi kjo nuk eshte puna ime.

Rruga per ne Elbasan i hyn ne pune shume njerezve, jo vetem atyre qe shkojne e vijne nga Tirana per ne Elbasan e anasjelltas, por edhe atyre qe nga Tirana permes Elbasanit shkojne per ne lindje te Shqiperise e te Ballkanit (e anasjelltas).

pse si hudh te unaza e tiranes ky ato leke

Boni unazen e Tiranes! Orgjent! Qesh vet atje. Osht ulerime, jo nevoje e domosdoshmeri. Me keq se revolucioni per enver hoxhen. jo aspirate, tha, por ceshtje e shtrume per zgjidhje. Le ti dajne paret, vjedhjen, tenderat, fifty-fifty, bashki-qeveri, po amon bojeni. Bojeni!!!

me duket se berisha ka vendos te mbese ne histori

 

Unaza eshte lemeri. Eshte hera e dyte qe desh humba fluturimin nga rinasi tetorin e kaluar per shkak te trafikut tek unaza. Ma do mendja qe dhe rruga elbasan -tirane eshte e nevojshem, po pytja shtrohet se ku do gjehen leket?

ai thot shih ujkun ti thua shih gjurmet

doja te thoja se si do te paguhet ai borxh? $420 derra nuk jane pak. Pastaj, sa eshte interesi i kredise dhe si do paguhet?

Le edhe ndonje rruge per Ramen kur te vi ne pushtet mos i mbaro te gjithe ne mandatin tend Sale.

 Do Zoti e nuk plas  ne popull gjendja e pareve neper bankat...Po a e dini  se vetem biznesit  shqiptar i  ka gati 200 milione ..EVROS.. borxhe te papaguara..PO BORXHI I JASHTEM QE E KA KALUAR  SHIFREN E 700 MILIONEVE....? Perendi e madhe si lodron ky  me kete popull!

Mos ore burre se nuk i dihet  fundit.... te  zullumit ! Ike me kohe te  mire se kete vend e ke katandisur  qindra here me keq se greqine  politikanet  e vet...Por atje demokracia behet reale me ..."MOLOTOVA" ....

Kur ky kishte ne projekt te ndertonte kete autostrade se kuptoj pse vajti bleu nje makine te blinduar luksoze apo dhurate e Vitit te Ri ajo?! 

Mos te qahen ata qe e votuan, jo, sepse vete e donin (pa menduar pasojat apo demet qe i kane bere vendit tone kaq e kaq vite), le ta mbajne tani, t'u thithi gjakun popullit me taksat dhe çmimet qe cdo dite e me shume ngrihen ne Shqiperi (duke ngopur veten e vet me dhurata lluksoze) dhe ne BE jane me te ulta. 

Boni unazen e Tiranes! Orgjent! Qesh vet atje. Osht ulerime, jo nevoje e domosdoshmeri. Me keq se revolucioni per enver hoxhen. jo aspirate, tha, por ceshtje e shtrume per zgjidhje. Le ti dajne paret, vjedhjen, tenderat, fifty-fifty, bashki-qeveri, po amon bojeni. Bojeni!!!

Dhe fakti me interesant eshte (me sa di une) qe fondet per ndertimin e unazes egzistojne.

Mosndertimi i unazes se madhe te Tiranes eshte nje nga shembujte e shumte qe ilustrojne rolin destruktiv te politikes ne Shqiperi.

Hajde popull idot hajde,te ndertosh rruge te thone destruktiv,hajdut apo te marre,te mos ndertosh te thone dembel!Te gjitha rruget,nese duhet te behen autostrada si ne perendim duan para dhe jo fjale.Dhe keto rruge duhen bere se late nam duke share!

Ndoshta duhet te ndertoje vetem ne zonen operative nr1,qe te quhet amvise e mire dhe burre vizionar.

Ore Genc trapi!

Ajo rruge nese behet,te pakten ne nga zona juglindore na ndihmon shume dhe mezi po e presim te perfundoje.

Apo ke frike se mos Rama do te humbase dhe Juglindjen dhe do te mbetet vetem me zonen operative nr 1?

Nuk di nga kalon Rama kur shkon ne Kukes, nga rruga e vjeter?

Po ti tek  cili popul bën pjesë ,apo je  grup elite me Salën jasht popullit?

Rrugët duhen ndërtuar sipas një studimi fleksibiliteti dhe një çmimi që përputhet me të . Qeveria e ka për detyrë të bëj infrastrukturën dhe s'ka pse mburret se detyrën bën; se paret të popullit janë po kjo s'do të thotë që mund të bëjë rrugën me çdo lloj çmimi abuziv pa plan e projekt e parallogaritje siç bëri me Rrëshen -Kalimash ku pagoi çmime trefish më tê larta se segmentet e tjerë të të njëtës rrugë apo shqiptarët paguajnë e të marrë kush të marrë  mjaft të jetë i klanit tënd. Në qoftë se beson se bëhen për efekte elektorale rrugët kombëtare s'kanë ndikimin që kanë rrugët rurale dhe qytetse . Rruga Elbasan - Tiranë do një studim të plotë në lidhjen e saj me akset veriore e jugore gjë për të cilat ajo merr një vlerë të veçantë pasi duhet të jetë arteri kryesor që lidh jugun me veriun .RRugët kushtojnë për këtë arsye bëhen sdutime e paraqiten variante dhe fiton më  i leverdisshmi e më jetëgjati si dhe me më pak shpenzime mirëmbajtje. Rrugët s'janë politika partiake po vepra të rëndêsishme inxhinjeriko -ekonomike afatgjata.

çdo qeveri ka për detyrë ti mirë administrojë paret e shqiptarëve dhe jo ti vjedhë aposhpërdorojë me paramendim se po bëjmë vepra të mëdha . Vjedhim por bëjmë punë ama ose ne vjedhim po dhe opozita  vjedh etj hamëndje hajdutësh e abuzueshish me pushtetin dhe paret .

çdo qeveri ka për detyrë ti mirë administrojë paret e shqiptarëve dhe jo ti vjedhë

 

200 milion dollare mblodhi me taksen Majko qeveria Majko, me destinacion rrugen D-Morine, ku vajten? As projekti nuk u be per kete rruge.

 

Rruga Elbasan - Tiranë do një studim të plotë në lidhjen e saj me akset veriore e jugore gjë për të cilat ajo merr një vlerë të veçantë pasi duhet të jetë arteri kryesor që lidh jugun me veriun

Ne se je specialist i kesaj fushe shko paraqite ndonje projekt ose bej oponencen projektit qe do te behet.

 

Kjo rruge nuk ishte nje rruge dhishe por rruga e kombit.

O sali dole prap tek teza ne vjedhim por dhe opozita ka vjedhur apo vjedh .Këtu flitet për rrugën Elbasan -Tiranë dhe qeverinë e sotme jo çkanë vjedhur ,çvjedhin dhe çdo të vjedhin qeveritë e tjera .Kjo bëhet sikur shkrimi të tregonte se kush qeveri shqiptare këto 100 vjet ka vjedhur më shumë .

Shqipërisë nuk i mungojnë specialistët në këtë fushë të vjetër e të rinj bile bile shumë të zot por si dëgjon e s'ja var kush si me digat e hidroc.është detyrë e investitorit (qeveris&eumlsmiley të kërkojë këtë studim të kërkojë analizën përzgjedhëse dhe të ndëgjojë analizën kundërshtuese apo  krahasuse me studimet e tjera ekzistuese .

Me sa kam dëgjuar në parlament  taksa Majko është futur në buxhet (gabim  dhe quhet ndryshim  i qëllimit të fondit të grumbulluar nuk e di a është i dënueshëm me ligj në Shqipëri  në vendet e tjera po)

 Ore Ky mati i ri apo i vjeter, mos punon valle ne kryeministri, apo Adminisrtaten e Kuvendit, se paska marre detyre qe te sqaroje te gjithe peshqit per arritjet e qeverise dhe Zhozit., paska marre dhe fotot e Albumit te Sales per ilustrim

 

O sali dole prap tek teza ne vjedhim por dhe opozita ka vjedhur apo vjedh .

Kjo eshte motoja juaj, prandaj e keni zbraz arken e shtetit. Mua me vjen keq per keta injorante se ne vend te ngrene zerin per humneren ne te cilen po na shpie Saliu, me boshatisjen e arkes se shtetit dhe rritjen e borxhit shteteror, i bejne reklame. Oooooooo maaattttiiiiii, nuk behet fjale per rruge e kanale, por behet fjale per vjeeeedhjeeeee, miliona euroshe, behet fjale se si ti saliist, si une enverist, si ai tjetri zogist te tere njesoj do te vuajme, kete si nuk e kuptoni

Meqenëse dolën me vonesë fotot dhe fjalia e fundit nga keqardhja që  kam për Ty o Sali që na merr të gjithë për nyla dhe që mos vdesësh (largqoftë  o zot)me këtë ide fikse po mundohem të spjegoj :

çdo metër rrugë publike është rrugë e kombit shqiptar nqs ajo ndodhet në trojet shqiptare dhe është ndërtuar me paret e shqiptarëve . Pse rruga Rogozhinë Kavajë të duket si rrugë e grekut ty .

Kur flitet për  abuzime dhe vjedhje nuk shihet as madhështia as dobia e as rëndësia apo tregues të tjerë teknikë por;  fleksibiliteti ,varianti apo projekti më i leverdisshëm çmimi për njësi etj . ështê tashmë e dhënë nga prokuroria se çmimi për njësi i materialeve në këtë segment ishte 3x me i lartë se në segmentet fqinjë me të . Dhe këtu s'është llogaritur intersi i kredisë së përdorur . Nuk kam dëgjuar njeri deri më sot të shajë qeverinë pse e ndërtove rrugën se ajo s'na duhet por pse e ndërtove pa projekt e preventiv dhe pse i vodhe paratë .Filloi me ~400 000€ e perfundoi me miljard €  e thjeshtë rruga e kombit 57 km.

çdo metër rrugë publike është rrugë e kombit shqiptar nqs ajo ndodhet në trojet shqiptare dhe është ndërtuar me paret e shqiptarëve . Pse rruga Rogozhinë Kavajë të duket si rrugë e grekut ty .

 

Si e kupton ti fjalen komb, vetem brenda kufijve sheteror te Shqiperise? Shqiperia eshte e madhe dhe kjo rruge eshte arteri i pare qe lidh kombin, artere te tjera jane ne ndertim e do ndertohen.

Paske vizion te shkurter.

i vetmi njeri qe zgurdullon syte nga frika se mos e mbyt balta qe ka hedhur mbi kete rruge.

 tani se ka qene majko maskara duhet te jene edhe keta te tjeret nuk e marr vesh llogjiken

Si një shqelm bujarisë së natyrës

 

Preç Zogaj  21/11/2010 Natyra ka qenë bujare, duke lënë minimumi një korridor të hapur për të shkuar nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas. Nuk ka nevojë për tunele. Këtë korridor e kanë përshkuar me këmbë, e kanë studiuar dhe përfshirë në projektin e rrugës fushore Vaqarr-Baldushk- Papër inxhinierët dhe specialistët e shoqërisë shqiptare "Alba Constraction".

Qeveria dhe vetë kryeministri Berisha e njohin këtë projekt, sepse e kanë dhënë njëherë me konçension për ta bllokuar paskëtaj arbitrarisht, pa marrë asnjë përgjegjësi, kur autorët gjetën financimin privat nga shoqëria e famshme italiane "Serenisima".

Ky ishte i pari koncesion për ndërtimin e një rrugë të re në Shqipëri, për të cilin u ofrua financimi - prova më e sigurt se përfaqësonte dhe përfaqëson zgjidhjen me të mirë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për lidhjen e Elbasanit me Tiranën apo, në një kuptim më të gjerë, për t'i dhënë jetë korridorit të ri të Shqipërisë së mesme, si bërthama e infrastrukturës së re kombëtare dhe ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.

E kam theksuar disa herë në shkrimet e mia se po të ishte ruajtur kursi dhe ritmi fillestar i impenjimit të kryeministrit qëkurse u njoh nga afër me këtë projekt në qershor të vitit 2008, sot, në mos një autostradë të përfunduar, do të kishim nga Vaqarri i Tiranës në Papër të Elbasanit një kantier të madh pune ku do të ishte duke marrë formë një vepër madhore e ndërtuar pa asnjë qindarkë nga shteti.

Kjo kohë ka humbur dhe nuk ka vlerë ta qajmë. Vetë koncesioni është braktisur si procedurë nga qeveria. Bashkë me të edhe avantazhet dhe vlerat e tij të qarta. Kryeministri ka përqafuar variantin e rrugës me tunele nga drejtimi i Qafë-Krrabës, që ai mendon ta ndërtojë me financim nga buxheti i shtetit ose me kredi, që është e njëjta gjë në thelb.

shtë puna e tij se kush ia futi në mendje këtë variant shumë të shtrenjtë, me njëmijë yçkla, që ka gjasa t'u lidhë këmbët jo vetëm qeverisë aktuale por edhe asaj që do ta pasojë dhe financave të shtetit në përgjithësi.

Pa hyrë në hollësi të tjera, ka qenë dhe është e mjaftueshme një provë e thjeshtë për të kuptuar se drejtimi i Qafë-Krrabës është varianti më i papërshtatshëm: prova është hedhja në koncesion.

Asnjë firmë private, që i bën llogaritë me paratë e veta, nuk është ofruar e nuk do të ofrohej për të ndërtuar me koncesion këtë variant.

Varianti i autostradës fushore pa tunel e ka mundur variantin e autostradës me tunel në radhë të parë, sepse për fushoren privatët vendosen të derdhin para. Në ekonominë e tregut mënyra e financimit është tregues i dorës së parë për të diferencuar leverdishmërinë e projekteve alternative.

Ka gjithnjë shumë pikëpyetje për variantin e Qafë-Krrabës. Disa prej pikëpyetjeve dolën në pah më qartë se herë të tjera gjatë kësaj jave, kur rruga Tiranë-Elbasan dhe aksesorët e saj u diskutuan në Komisionet Parlamentare dhe në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Këtu nuk është fjala për pikëpyetje të karakterit teknik, për të cilat mund të flasin vetëm ekspertët.

Fjala është për pikëpyetje të karakterit të vendimmarrjes politike, që mbështetet në vizionin e përgjithshëm gjeostrategjik për infrastrukturën, në vlerësimin dhe krahasimin e kostove, distancave, efekteve të zhvillimit apo mënyrave të financimit mes varianteve të ndryshme, në vlerësimin e ndërlidhjeve, vazhdimësive, perspektivës e tjerë. Mbi ketë bazë zgjidhet varianti më i mirë.

Diskutimet këtë javë nxorën në pah një fryrje të re, si tullumbace, të kostos së përgjithshme nga 260 milionë euro që ishte në qershor, në 320 milion euro, pra 60 milion euro me shumë. Një fjalë goje! Vëmendja në Komisione u përqendrua te tuneli 2,2 kilometra i gjatë dhe te ca tunele të vegjël që në total shkojnë rreth 1 kilometër .

Në komisionin e ekonomisë u tha se tuneli do të kushtojë 110 milion euro! Tenderi do të startojë që këtë vit me një shumë të papërfillshme sa për të ngulur gozhdën.

Më tej, qeveria do të kërkojë kredi nga bankat. Nëse nuk gjen kredi, do të rrëmojë në arkën e saj, më saktë do të përpiqet që nga vera e vitit të ardhshëm të marrë paratë e projekteve të tjera për t'i hedhur në tunel. Peshku në det, tigani në zjarr, por politika qeveritare e anonçimeve buçet sikur vepra po bëhet. Sigurisht, problemi nuk është garnitura propagandistike që shoqëron këto vendime. Problemi është shuma kolosale 110 milionë euro që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë vetëm për tunelin.

Dhe shuma tjetër 210 milionë euro për autostradën. Nga do të dalin këto para? Objeksioni i parë që do të bënte gjithkush që ka sadopak njohuri për këtë histori është ky: Përse vallë qeveria Berisha i bie me shqelm bujarisë së natyrës, që ka lënë një korridor të hapura për të shkuar nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas? Mirë që nuk do t'ua japë privatëve, po perse nuk e merr për ta shfrytëzuar si qeveri korridorin që ka bërë Allahu?

Përse i duhet rënë malit, përse duhet shtrydhur buxheti, përse duhen futur në borxh qytetarë për të çarë malet kur natyra na thotë kaloni lirisht nga kjo anë këtu, që nuk është më larg se një vrap pele nga pjesa e zënë më male?

Argumenti që përdor qeveria është distanca. Drejtimi nga Qafë-Krraba, sipas qeverisë është 35-37 kilometra, ndërkohë që rruga fushore është 34 kilometra deri në Papër, por duhen edhe 14 kilometra të tjerë për të shkuar nga Papri në Elbasan. Mbi këtë argument, a thua se bëhet fjalë për diferenca të konsiderueshme, qeveria ka mbështetur mbrojtjen e varantin e saj shumë të shtrenjtë.

Mirëpo argumenti i distancës, edhe nëse ekziston për fare pak kilometra, është sipërfaqësor dhe madje mund të bëhet nul për arsyet e mëposhtme.

Së pari, paratë për rrugën Tiranë-Elbasan nuk hidhen thjesht për të lidhur dy qytete sepse ata të lidhura janë edhe me rrugën ekzistuese, por mbi të gjitha hidhen për të krijuar një korridor të madh zhvillimi të Shqipërisë së mesme, që do të mundësojë transportin kombëtar e ndërkombëtar nga Jugu në veri, nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Kjo autostradë nuk mund të përfundojë në Sauk apo në afërsi të qytetit "Studenti".

Më saktë, nuk ka vlerë të përfundojë aty, siç parashihet në projektin e qeverisë. Kjo autostradë mund të jetë funksionale vetëm nëse lidhet me akset perëndimore dhe veriore nëpërmjet një unaze të madhe që do të fillonte te Ura e Farkës për shembull, dhe do të përfundonte te kthesa e Kamzës në një gjatësi prej rreth 17 kilometrash. Pikënisja reale e çdo autostrade funksionale që do të lidhte Tiranën me Elbasanin është kthesa e Kamzës.

Nga ky këndshikim, gjatësia reale e autostradës së qeverisë nuk është më tridhjetë e shtatë kilometra, por mbi pesëdhjetë. Nëse do të vihej në relacion me Boshtin e Jugut nga krahu i Elbasanit, gjatësia e saj do të rritej edhe më. Në të gjitha variantet, për tu bërë funksionale, autostrada me drejtim nga Qafë-Krraba është jo vetëm me shtrenjta dhe më e vështira, por edhe më e gjatë se fushorja.

Së dyti, qeveria ka miratuar gjatë javës edhe segmentin jugperëndimor të së ashtuquajturës Unazë e madhe e Tiranës, si derivate e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ky segment mund të konsiderohet unazë e mesme, por kurrsesi e madhe. Ai kalon në lagjet e qytetit, është një mbivendosje e një projekti me të hershëm të bashkisë. Kjo nuk ka rëndësi.

Po, a mund të mundësojë transportin ndërkombëtar një rrugë që kalon nëpër qytet? Sigurisht që jo. E ashtuquajtura unazë e madhe që nuk është hiq e madhe në pjesën jugperëndimore e shton edhe më tej konfuzionin që karakterizon vendimmarrjen për rrugën Tiranë-Elbasan.

Së treti, nuk është e qartë a ka një projekt tërësor zbatimi, apo po ecet me projekte pjesore, si në rrugën Rrëshen-Kalimash. Opozita i ka mundësitë ta marrë këtë informacion dhe të pengojë përsëritjen e një procedure të paligjshme.

Dyshimet kanë lindur nga një lloj këmbëngulje për të filluar me tunelin, ndërkohë që nuk flitet për rrugën, ku parashikohen të investohen 210 milionë dollarë.

Në fakt, duke përjashtuar dy tre kilometra rrugë në zonën e Farkës dhe ndonjë "gërvishtje" në tunel, buxheti i vitit 2011 nuk jep asnjë garanci se rruga do të marrë udhë. Edhe ato shuma parash që do të hidhen andej-këndej në segmente të shkëputura do të kenë fatin "të ngrijnë" në një vepër që do të kërkojë fonde pambarim për t'u bërë funksionale.

Por ethet për të hapur tunelin do të vinë duke u shtuar edhe për faktin se tunelet mundësojnë punë të maskuara, që janë një minierë ari për spekulantët dhe hajdutët.

Nuk është për t'u shpërfillur opinioni i shumë specialistëve se tuneli është fusha manjetike që ka tërhequr vendimmarrjen nga drejtimi i qafë Krrabës. Ndërkohë që nëna natyrë na ka lanë një shteg të hapur me bujarinë e saj.

Në këto kushte, ndërsa nuk i ka gjetur gjatë këtij viti dhe s'ka përse t'i kërkojë më tej gjithë ato para, kryeministri do të bënte mirë ta mbyllte kapitullin e "luftës" me malet dhe të kthehej nga varianti i zotit.

Le ta financojë me paratë e buxhetit variantin fushor që u hoqi koncesionarëve. Do t'i kursente vendit minimumi mbi njëqind milion euro. Dhe do të kishim një autostradë ndërrajonale dhe ndërkombëtare njëkohësisht.

     

 

Shekulli.com

Hajde popull idot hajde,te ndertosh rruge te thone destruktiv...

Nqs. i referohesh asaj qe kam shkruajtur une nuk paske kuptuar asgje. Mos fluturo me preshin e militantizmit nga mbrapa.

 

 Përse i duhet rënë malit, përse duhet shtrydhur buxheti, përse duhen futur në borxh qytetarë për të çarë malet kur natyra na thotë kaloni lirisht nga kjo anë këtu, që nuk është më larg se një vrap pele nga pjesa e zënë më male?

 

Eshtë puna e tij se kush ia futi në mendje këtë variant shumë të shtrenjtë, me njëmijë yçkla, që ka gjasa t'u lidhë këmbët jo vetëm qeverisë aktuale por edhe asaj që do ta pasojë dhe financave të shtetit në përgjithësi.

Pyetje 200 milion euroshe, kush e gjen do te jete peshku i Arte?

Po nuk e gjetet ju do ua thom u'

Thuaje aman se ha njeri peshkun  e Artë.(lol)

 Me preke prizrenase apo elbasanllije dhe po ta them, por kujdes mos ja thuaj matit apo solidartoçit. 

  1. A e di ti se kush po nderton nje super merkato madheshtore ne zonen e rruges se Elbasanit?
  2. A e di ti se ky dyqan madheshtor qe edhe mund te jete me i madhi ne Ballkan (thonee  se nuk e di?????) ka nevoje per kliente???? Xhaxhi ne kohen e vet, donte ta bashkonte Tiranen me Elbasanin per te hapur vende te reja pune dhe te fuqizonte industrine metalurgjike, kurse tani nuk ka nevoje per industri, vetem nje dyqan i tille madheshtor, dhe hopa ja ku u bashkua Tirana me Elbasanin
  3. A e di ti se ke ka mik ky dhe ku i ka gjetur parate?
  4. A e di ti se Drejtori i ujesjellesit, ja hoqi gjithe lagjes Ali Demi ujin e Selites, me pretekstin e remontit te linjave dhe tere ujin e Selites do ta shpjere ne Sauk, jo per katunaret, jo,  se kush do te beje disa fshatra turistike andej dhe na u dashkerka uje i paster biologjik????
  5. Pra a e di ti se te gjitha keto projekte behen per je njeri, interesat e te cilit jane mbi ato popullore?

 ket punen e ujit se dija.

po nga dolleperit keto pret

Preçi mundet qe ka plotesisht te drejte, me nje perjashtim, kur llogarit se 14 km me shume nuk jane per ti dhene rendesi.

Si nuk mund te behet nje llogari se 14 km me shume nga Tirana - Elbasan e anasjelltas , eshte nje shpenzim ( spo them kohe, se shqiptareve koha i tepron) po ekonomike 14 x 5000 makina ne dite, jane 70 mije km me shume, qe te llogarisim se jane 7 mije litra karburant me shume  ne dite, jane 2 milion e 500.000 litra karburant ne vit, kete duke e X per 1,3 euro = 3.250.000 euro ne vit.

Ne kete llogaritje eshte marre nje qarkullim normal i makinave, 5 mije ne dite, po te jete 10 mije makina ne dite, ateher kursimi eshte 6.5 milion euro ne vit.

A thua se kjo rruge po behet per qellime elektorale..Bullshit. Po behet per tu zhyt edhe me doren ne qypin me mjalt, dhe dyta per kenaqjen e sedres se Udheheqsit qe deshiron te njifet si ndertuesi me i madh i ketij kombi (destruktuesi) dhe qe e ka zene tartakuti me malet si figure fallike.. Cfare mbetet eshte cmenduria e individeve te tille, politika apolitike servile ndaj liderit, mali borxheve dhe pasojave qe do na bjere per shume kohe mbi supe bashke me nje klase politikanesh te paafte per te perfaqsuar njerzit..

Taksirati Tetes, thuaj..

Ai artikulli i Preçit ishte me vend. Ajo qe nuk kuptoj une eshte se pse gjith ky borxh nga te huajt, kur mund te behet me obligacione. Apo mban kurrizi i popullit shqiptar. Pastaj kjo autostrade, a do te kete lidhje me autostraden Veri-Jug dhe Perendim-Lindje. Pra autobuzet e linjave te ndryshme (si Eurolines etj) do futen ne Durres nga Italia psh, a do te kete mundesi keta autobuze, turista, te futen direkt ne autostrade qe i çon ne Elbasan e me pas ne Maqedoni apo Greqi? Apo autobuzet, turistat qe do te futen nga Shkodra, a do te kene mundesi te vazhdojne te qendrojne ne autostrade deri ne Elbasan e me tej, ne Maqedoni e Greqi.   Sepse nese kjo autosdrate nga Kerraba lidh vetem Tiranen me Elbasanin, mua me duket pune jo fort e mençur.

Per militantet e Buall Mavrise;  Pse kryeministri shqiptar nuk shpjegon punen e borxheve qe merr,  a i sheh ai pasojat e nje borxhi te rende apo jo.  

Preçi mundet qe ka plotesisht te drejte, me nje perjashtim, kur llogarit se 14 km me shume nuk jane per ti dhene rendesi

Kjo eshte ajo qe quhet lexim i shtrember i artikullit me syze militanti. Ne rradhe te pare nuk  jane 14 km por 12 dhe humben nqs shkojme ne Elbasan por fitohen nqs shkojme ne jug, pra jemi aty aty fitimi eshte tek fakti qe rruga pa tynel kushton disa here me pak. Per kilometrat kemi 35-37 vs 34+14. 

Jane vertet 12 km me shume nqs duam te shkojme ne Elbasan, por nqs po flasim per Boshtin e Jugut dmth per te shkuar ne Berat, Kuçove e Gjirokaster  eshte me shkurt nga Paperi se nga Elbasani. 

 Madje Tirane Paper Berat Tepelene Gjirokaster jane pothuajse ne vije te drejte, ndersa nqs rruga kalon  nga Elbasani atehere duhet te kalojme ne nje trekendesh. Por me mire shikojeni vete ne harte. 

http://maps.google.fr/maps?hl=fr&rlz=1T4ADRA_frFR376FR376&q=albania+map&um=1&ie=UTF-8&hq=&hnear=Albanie&gl=fr&ei=MgkiTYGtAcqy8gPlg9H_BA&sa=X&oi=geocode_result&ct=image&resnum=1&ved=0CCAQ8gEwAA

Te gjitha diskutimet me siper ndahen kur vjen puna te kosto dhe leverdia e investimit (feasibility, net-benefit study). Personalisht mendoj se 420mio per 35km (12mio/km) eshte shuuume shtrenjte. Gjithsesi per te mos i rene ne qafe kot qeverise, a di ndonjeri ndonje artikull/deklarate e qeverise ku shpjegohet dhe mbrohet varianti i miratuar? 

 Gjithsesi per te mos i rene ne qafe kot qeverise, a di ndonjeri ndonje artikull/deklarate e qeverise ku shpjegohet dhe mbrohet varianti i miratuar? 

Mos u lodh me kot se nuk do ta gjesh, ashtu siç nuk gjete ate te Durres- Kukes

Ca i ka populli shqiptar $420 milion ... ne harxhuam $ 1 miljard per nje rruge ku shikon nje kamion dhe dy papaq, vetem per inat te armikut. Ja, do shesim do eurobonde dhe per nje jave i fusim gjysem miljard ne xhep.

Jemi ne kapitalizem or byrazer....

Apo si tha ai i gjati rruga e asgjekundit.lol

 $ 1 miljard per nje rruge ku shikon nje kamion dhe dy papaq 

noshKaido style!

lol

po shifja TV Klan per here te pare ne jeten time dje dhe po jepshin nje program special per rrugen e kombit....(qe e nderprisnin cdo 10 minuta me nje reklame te ministrise se brendshme - pa viza ne europe, nato, pa viza ne europe, nato, pa viza ne europe, pashaporta biometrike, loop)

 Eh mor Sali Berisha tu bofte dita nje mije,jo se po shtron rruget jo,se kete e ke per detyre,por se kete popull e ke bo me fol me vete,shikoji si flasin te gjithe me veten.

 sol, asaj zones se pare i vejne pake anash me ate palo gjuhe.Si ju dhe  ata qe nisen dy ekspedita ndeshkimore( Pyet pake matin e ri se nga ishin ato forca qe u nisen me tersellem kunder asaj..." te pares", qe permendi me mllef, zotria e juaj)  Them se te jepet mundesia  te mesosh(gjat rritjes per mbare e jo si flet sot) pake histori, nga vendi jot, te cilen kujton se e than.Ke per te marre vesh mire ti dhe ndonje kaqe i pahaberisur sa Ju, se si lane kokallet buze Shashices "trimat e mbedhenj" te atyre dy ekspeditave , pa te fundit, te salibeut. Them se ben mire te matesh  pasi jo çdco llaf eshte nje xhevahir, kur flet edhe per cepa te  vendi tend.

 Dhe qe ta bej  me te fresket, mesoje se  ne ate palo Vloren, qe i duket zoterise sate, kane nisur dhe kane perfunduar  tere historite e lavdishme te ketij vendi.Nuk  ishte as kot se koti ZONA E PARE OPERATIVE KUNDER NAZI- FASHISTEVE.

 Zona  eshte atje, ne vend te saj.Shife dhe sot, kush kundershton tiranine dhe rrembimin e pronave  si  ajo  zone ?Asnje! Te tjerat..... Ne dash lagi, ne dash teri ne dash ......

 E megjithate  miqesisht,  per mire sepse shpesh di  se  si duhet fole...

 grave,ke ngaterru blogun me duket.

 jo miku im por lexo mew larte  solidar....keshtu qe jeni ngatrru juve

nuk jane gje, 420 meleone jane te shkretat..ne rastin me te mire..

Ps. mos u beni kurnace gjirokastre..

 Ah more Bano! Po kujt nuk i vjen mire te behen rruge e tunele more,  por eshte  ca e  shkurter kjo jete apo jo?  Ketu vidhet  duke  ndertuar.Sa  per  ta ditur  nje meter kub beton marka  300 eshte ne tregun shqiptar 67-69 euro.Behtel Enkas, ju faturua dhe ju pagua prej shtetit 5 fishi i ketij çmimi.... 

Lidhet kjo,  thua,  me kurrnacerine gjirokastrite  ? Jo more kesaj i thone gjirokastritet"Mblidhuni i qener e bluani dhe ksaj (ujem )mos paguani..!

faktikisht un mendoj se duhet mesuar nga nikoqirlleku gjirokastrit, por u orvata te bojsha avokatin e djallit..

Se c'me kap dhe nje bezdi me ata qe jane te parrulles "vidhni, por boni ndonje gje kuturu dhe qarkulloni paret"

 

 Ah more Bano! Po kujt nuk i vjen mire te behen rruge e tunele more,  por eshte  ca e  shkurter kjo jete apo jo?  Ketu vidhet  duke  ndertuar.Sa  per  ta ditur  nje meter kub beton marka  300 eshte ne tregun shqiptar 67-69 euro.Behtel Enkas, ju faturua dhe ju pagua prej shtetit 5 fishi i ketij çmimi.... 

Lidhet kjo,  thua,  me kurrnacerine gjirokastrite  ? Jo more kesaj i thone gjirokastritet"Mblidhuni i qener e bluani dhe ksaj (ujem )mos paguani..!

po shkon kater dollare galoni i benzines  ne amerike dhe sa me shkurt rruga me pak benzine hargjohet prandaj berisha me duket shume vizionar per kete qe po ben por ne shqiptaret e kemi zakon te shajme gjithcka.

 me 400 milione  te gjitheve u vijne vizionet

Jac, pa na e bej pake me te holle ate  punen e ..gallonave se sa shof e njohke mire.Ça lidhje ka nje ze ne preventiv dhe situacion ne se shprehet me çmim tregu? Pa derman ashtu do te duhej te ishte, por ne bejme fjale per rastinn e kleptokracise se trashe.P.sh. kur aty ku e keni pare Juve eshte me kater gallona dhe ketu ku e shofim neve, shenohet me katerdhet e kater USD per  gallon...! Ndaj jo kaqe ushtar ndersa jeni i pahaberisur fare.Mbrojtje me te keqe se sa behet si ne rastin Tuaj, nuk besoj se do te kete.Perse i duhen armiqte doktorrit..... kur ka ca ushtare si puna Juaj....?

Edhe pse po don t'a nxjerresh Berishen "vizionar", prape as ate s'po di t'a besh: te kishe permend cmimin e litrit ne Shqiperi do e nxirrje edhe me vizionar se eshte me shtrenjte se ne Amerike. Megjithate, meqe po ben llogarite me masat Amerikane: 12km i thone 7 milje. Nje makine "normale" ne Shqiperi (qe jane me te vogla se ne Amerike) konsumon ndermjet 20-35 milje per gallon. M'a llogarit pak vizionin te lutem. Shto ketu jo vetem cmimin fillestar me te larte, por edhe ate qe do shtohet me teper (shiko shembullin e Bechtel per rrugen "e kombit" qe e trefishoi cmimin fillestar), plus interesin qe do paguhet dhe krahasoje me ate cerekun e gallonit (1 liter) qe ndoshta do kursejne shoferet ne ate rruge).

Ore ju te mençmit e sales kur beni llogarite kini parasysh edhe efektin kohe se leket per ndertim do jepen tani dhe ato gjasmet e kursyera nga 12 km rruge do merren pas x vitesh dhe me normat e sotme vlersoni per sa vjet e shlyen ky kursim shtesen. nese doni me bo si te zgjut bejeni sakte analizen ekonomike. Dhe mos harroni te fusni ne ekuacion qe tunelet ne krahasim me autostraden e thjeshte duan edhe nja 10milion euro ne vit shtese per mirembajtjen. pasi ti keni bere llogarite mire dhe te keni gjetur se ky variant i nxjerr leket ne 50 ose 60 vjet. atehere i krahasoni keto me projekte te tjera si p.sh. qe me kaq ose diçka me shume leke, mund te behet hidroçentrali i skavices qe perveçse do jepte noi 100 milion prodhim ne vit, do eleminonte edhe permbytjet dhe demet e shkaktuara. Mos flasim pastaj nese i hidhje keto leke ne kanalizimet e bregdetit. Atehere po qe beje pune se ngrije ne kembe gjithe turizmin. Po jo, ky do çaj malin, se hallin se ka te bej pune. hallin e ka vjedhi leket e pastaj te iki si nano e te jetoj ne viene apo paris. Keshtu e kane planin, se ndryshe po ta kishin ne mendje se do jetonin ketu nuk benin plane per central atomik apo per futjen e mutit italian. prandaj edhe s'u ben pershtypje qe futen ne borxhe per investime pa piken e kthimit.

 Keta nuk kane mase kur vjedhin dhe shqipetareve i ha hyre frika ne palce kur degjojne per keshtu punesh.

 

Do bejne tender kesaj rradhe apo perseri "m'ka thone baba mue ...!"?

aeroporti i Kuksit dhe tjeter ne Sarande?

Albanian government has finally convinced the Germans operators of the "Mother Teresa" airport to sit at the table in discussions to revise the concession contract, which expires in 2025. Parties have found a consensus in principle to break up those points of the contract that gave the right to "Hochtief" for not allowing any other airport except Rinas in Tirana to operate. Parties may agree to give "green light" for operation of the airport in Kukes, and the start of construction of a new airport in Saranda. The fact that the influx of passengers has overcome the number, of 1.5 million, gives the right to revise the contract from the Albanian side for allowing flights not only from Tirana, but also from two other sites. "Hochtief" will take control of the two other airports, and Albania will expand air transport according to reports by Shqip.

Dmth qeveriu me ne fund ja paska mbush mendjen Hochtief qe te zgjeroje biznesin e kesaj te fundit e te marri ne dorezim dhe dy aeroporte shtese? Aeroportet ne Shqiperi do jene monopol i Hochtief? Eh t'a lumsha o Berisha.

nuk thy 'shyqyr qe pranun ato derr gjermonesh'?!

se shpejte Hochtief do te jete me nje pronar te ri, ACS qe eshte spanjolle.

ASC e ka tashme paketen kontrolluese, formalitetet e mbetura jane ceshtje kohe. Them se kjo mund te jete ndonje "dhurate" e managmentit ne ikje te Hochtiefit, gjithsesi qeverise i duhet qe te levize shpejt.  

interesante kjo patriot mgjse pak e veshtire me e besu duke dit se gjera te ksaj natyre nuk mund te funksionojne kesisoj. Dua te them se bleresi (ASC) mund te pretendoje me vone per parregullsi dhe shkelje te nji kontrate ekzistuese e cila ishte marre parasysh kur ofroi me ble Hochtieft-in pavarsisht perqindjes qe ze Shqiperia ne aktivitetin e Hochtieft

 ...mund te pretendoje me vone per parregullsi dhe shkelje te nji kontrate ekzistuese ...

Edhe mundet, por qeveria ka ne dore gurin edhe arren dhe mund tia veshtiresoje punen ASC'se. Pastaj, konkurenca qe mund ti vije Rinasit nga aeroportet e tjere eshte e paperfillshme.

Treg prej 3 milion njerzish eshte gjithsej. Mendoj se eshte mire qe ne kete faze te kete monopol, nga nje firme nderkombetare lider ne kete fushe gjithsesi.

Dhe kete mendimin e bazon ne...?

Nuk kam ndonje reference bibliografike, nqs. kerkoje kete. smiley

E bazoj ne nje logjike te thjeshte: 3 milion njerez (kryesisht te varfer) jane nje treg teper i vogel (per te mos thene qe s'jane treg fare) per te lejuar konkurrencen ne sektore te tille.

Nqs. shteti nuk do te kishte favorizuar Hochtief-in ajo nuk do kishte denjuar te vinte ne Shqiperi.

Ashtu si pune monopoli natyror me i fjale?

E bazoj ne nje logjike te thjeshte: 3 milion njerez (kryesisht te varfer) jane nje treg teper i vogel (per te mos thene qe s'jane treg fare) per te lejuar konkurrencen ne sektore te tille.

Perseri, rregulli qe kur tregu eshte nen nje numer te caktuar qenka mire qe ka monopol eshte ku?

Gjithashtu, sipas vete faqes se aeroportit: "The financing of EUR 70 million investment program was arranged with EBRD as principal lender supported by Intesa Sanpaolo Bank, Alpha Bank and DEG."

Egziston tek "buonsensi". Thjesht Hochtief s'do ishte ketu pa monopol. Them une, gjithmone. Mund ta kem edhe gabim.

Administrimi qe Hotchtief i ka bere aeroportit te Tiranes i ka permiresuar ne menyre drastike kushtet e nisjes dhe mberritjes apo jo? Atehere? Gjithsesi kjo s'eshte e perjetshme. Kontrata ka nje skadence.

 Olso korigjo, jo "drastike" se nuk shkon, kerkon nje percaktor nje krahesor qofte dhe siperor, si rrenjesore, apo te mire, apo te mrekullueshme etj

Nuk thuhet " ka permiresuar ne menyre drastike"?

 jo,jo, thuhet ne " ..menyre rrenjesore...", ose diçka tjeter, krahasore.

Ah ok. E drejte, "rrenjesore" eshte shqip. Faleminderit.

  Edhe....! Ore po te kesh pare e ben New Jorkun nga e para.Romen e Karion nuk ben dot  pa keto mo..... 

hajdut me kepuce te kuqe do na behet shqiperia vetem tunele, edhe atje ku ka fushe do hapim tunel nentokesor, keshtu vjedhim me shume......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).