Nga Ora News

Kryeministri Sali Berisha është bërë pjesë e urimeve për vitin e ri 2011. Në një mesazh publik Berisha tha se presim Vitin e Ri më krenarë se kurrë për Shqipërinë, sepse ajo u përzgjodh si destinacioni kryesor turistik në botë për vitin 2011. Sipas tij, bukuritë magjepsëse natyrore, thesaret dhe trashëgimia kulturore përrallore e vendit, mikpritja jonë më e njerëzishme dhe zemra jonë bujare, infrastruktura moderne që ndërtuam bënë që Shqipëria të shpallet për vitin 2011 “Miss turizmi në planetin tonë”. Si Shqipëria vend nuk ka. “Prandaj dhe sonte si bashkëqytetar, prind, familjar, mik por edhe Kryeministri juaj, dua t’i bashkoj urimin tim, me atë të njerëzve tuaj të dashur, për një vit të ri, më të mirë, më të begatë, më të qetë për çdonjërin prej jush, miqtë dhe të dashurit tuaj. Uroj shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë ju dhe shqiptarët kudo që janë. Uroj arritje të tjera të mëdha në ndërtimin e Shqipërisë europiane”, theksoi Berisha.
Më poshtë fjala e plotë e kryeministrit Sali Berisha:

Kryeministri Sali Berisha, në prag të ndërrimit të viteve ka uruar të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, për Vitin e Ri 2011.

Në mesazhin e tij Kryeministri u shpreh:

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, bashkëkombës dhe bashkëkombëse të mi,

Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar

Vëllezër dhe motra,

Zonja dhe zotërinj,

Në këtë prag të ndërrimit të viteve dua që me këtë mesazh të ndaj me secilin prej jush, gëzimin e Vitit të Ri 2011 dhe me përzemërsi t’ju uroj një vit të ri të mbarë për ju, të dashurit tuaj, dhe për të gjithë shqiptarët.
Le të sjellë ky vit në zemrat dhe vatrat tuaja shumë gëzime, shëndet, lumturi, mbarësi dhe suksese për ju, familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj kudo që festoni sonte, në shtëpi, në lokale, në udhëtim, shërbim, spitale, në vuajtje dënimi, jashtë vendit, në misione diplomatike apo paqeje në Afganistan, Bosnje dhe gjetiu.

Gëzuar të gjithëve!

Por veças, duke ndarë brengën, hidhërimin dhe dhimbjen me të gjithë ata qytetarë dhe familje që humbën gjatë vitit që shkoi më të dashurit e tyre, apo u përballën me sëmundje, varfëri, skamje dhe papunësi, uroj që viti 2011 të sjellë plot gëzime, shpresë, qetësi, paqe në shpirtin dhe zemrën e tyre.
Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Në këto çaste gëzimi por edhe meditimi, unë mendoj se pavarësisht nga vështirësitë dhe herë herë dhimbjet, me të cilat jemi përballur gjatë vitit që lamë pas, ne sonte presim Vitin e Ri 2011 me krenari të ligjshme dhe me mirënjohjen më të thellë për veten, njëri tjetrin, për përpjekjet, sakrificat dhe arritjet tona.

Ne me punën, përkushtimin dhe reformat tona, sonte festojmë më të lirë dhe më me dinjitet sa kurrë më parë. Kjo, sepse ne arritëm që në vitin 2010 të shembim një mur shekullor izolimi por edhe paragjykimesh që na rrethonte dhe të shndërrojmë në realitet një nga ëndrrat më të bukura të jetës sonë, atë të lëvizjes sonë të lirë dhe dinjitoze në mbarë hapësirën europiane. Në memorien e secilit prej nesh dhe të historisë sonë, viti 2010 do të shkruhet me gërma të arta si viti i paharruar, viti i lëvizjes sonë të lirë në mbarë Europën. Shqipëria europiane, integrimi europian janë dhe mbeten projekti ynë më madhor për vitin 2011 e në vazhdim.

Ne presim vitin që po troket në dyert tona krenarë me veten, njëri tjetrin dhe vendin sepse ne gjatë vitit 2010 me mundin, djersën, iniciativën e lirë dhe reformat tona, arritëm që ekonomia jonë dhe në kohën e krizës së rëndë ekonomike të botës të shënojë rritjen më të lartë në Europë. Në Shqipëri gjatë këtij viti, të ardhurat buxhetore u rriten me 8,5 %, eksportet me mbi 50%, pra më shumë se kudo tjetër në botë, deficiti buxhetor dhe inflacioni ishin rreth 3%, pra, ndër më të ulëtat e kontinentit. Investimet publike për rrugët, shkollat, spitale, ujësjellës arritën në rreth një miliard dollarë, investimet e huaja 30 % më të larta se një vit më parë. Shqipëria sot renditet ndër vendet më të pëlqyera dhe të besuara nga investitorët e huaj.
Mbi të gjitha rritja ekonomike bëri të mundur që Qeveria Shqiptare të realizojë rritjen më të madhe të rrogave, pensioneve në Europë, ndërkohë që shumica e vendeve të tjera për shkak të krizës i uli ndjeshëm ato.

Ne presim Vitin e Ri me nderimin dhe respekt të ligjshëm për njëri tjetrin dhe për vendin tonë, sepse këtë vit në garën e dijes, në shkollimin e fëmijëve tanë ne kemi kapur nivelet më të larta që ekzistojnë gjëkundi për ndjekjen e shkollës së mesme dhe të lartë nga djemtë dhe vajzat tona.
Ne e presim Vitin e Ri me besim të madh dhe krenar për veten dhe njëri tjetrin, punën tone, sepse ne po shndërrojmë në realitet projektin, ëndrrën e Shqipërisë dixhitale. Këtë vit, me një rritje marramendëse, numri i përdoruesve të internetit tek ne arriti në mbi 1,3 milion qytetarë, pra afër mesatares europiane, dhe kjo nga vetëm 4,8% që ishte 5 vjet më pare. Sot 34,2 % e shqiptarëve përdorin Facebook për të komunikuar me njëri tjetrin, duke parakaluar kështu shumicën e kombeve më të zhvilluara të Europës.

Ne presim Vitin e Ri më krenarë se kurrë për Shqipërinë, sepse ajo u përzgjodh si destinacioni kryesor turistik në botë për vitin 2011. Bukuritë magjepsëse natyrore, thesaret dhe trashëgimia kulturore përrallore e vendit, mikpritja jonë më e njerëzishme dhe zemra jonë bujare, infrastruktura moderne që ndërtuam bënë që Shqipëria të shpallet për vitin 2011 “Miss turizmi në planetin tonë”. Si Shqipëria vend nuk ka.
Prandaj dhe sonte si bashkëqytetar, prind, familjar, mik por edhe Kryeministri juaj, dua t’i bashkoj urimin tim, me atë të njerëzve tuaj të dashur, për një vit të ri, më të mirë, më të begatë, më të qetë për çdonjërin prej jush, miqtë dhe të dashurit tuaj. Uroj shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë ju dhe shqiptarët kudo që janë.

Uroj arritje të tjera të mëdha në ndërtimin e Shqipërisë europiane.

Një vit të ri të bekuar për të ju të gjithë. Zoti e bekoftë Shqipërinë “të bukurën e dheut”, e miqtë tanë kudo në botë!

GEZUAR !

23 Komente

kudo që festoni sonte, në shtëpi, në lokale, në udhëtim, shërbim, spitale, në vuajtje dënimi, jashtë vendit

 

Ky duhet te shpallet pjese e fondit kombetar te humorit, tip trashgimie kulturore historike smiley

kjo s'eshte gje fare krahasu me viziten ne maternitetin e Tr. kur tha se "do shikonte ate femijen e pare te 2011 ne Elb. kur te inauguronte tunelin e Krrabes". Deshi me e vazhdu mendimin me nji "nuk ka gje me t'bukur..." po e la pergjys si gjithmone

në vuajtje dënimi, jashtë vendit, në misione diplomatike apo paqeje në Afganistan, Bosnje dhe gjetiu."

Hah hera e pare qe nje kreminister perfshin dhe te te denuarit ne fjalene tij.Ne fillim te viteve 90 sala thoshte ne fjalimet e tij"Rrofte Zoti".

 

 Sipas tij, bukuritë magjepsëse natyrore, thesaret dhe trashëgimia kulturore përrallore e vendit, mikpritja jonë më e njerëzishme dhe zemra jonë bujare, 

Dhe e gjithe kjo fale udheheqjes se drejte dhe largpamese te partise me ne krye komandantin legjendar Sali Berisha

hajde  duroje te cmendurin edhe nje vit tjeter. Po shyqyr thuaj se deri ne 6 muaj mund edhe te rri larg ketij perversi psikopat.

Ta ka kriju komoditetin Sala qe ti rrish edhe 6 muj larg. Ske faj ti doje psikopat Edin, qe jo vetem skishe per te dal jashte po as ne Tirane sdo hyje dot mor qyq smiley

 Nuk mund te jesh me pak i indoktrinuar Primo, siç duket Sala te paska bo lavazh truni, siç i kishte bo Enveri atij, Por kujdes se nga te indoktrinuarit dalin tirane dhe diktatore, kete historia na e ka mesu, nuk e di a ke ndonje fare shkolle ti, por mesa duket nuk paske  lol.

ku ke pa ti mret qe t'i dhimsen ene kafshet. por ju p'e lodhni. ju p'e plakni.

patriot-o, je i ri ti ktu, mos gaboj. te pret pun shume perpara. por i gjo prej meje, mos thush si s't'thash, si alidemsi-alidemsit. ktu nuk para dialogojm ne. mos e prit at gjo me i llaf. ktu ka monologje pafund, ku llafja e tjetrit eshte shumzu me zero qysh ne kord zanore. sa me te manaxhu pritshmerite, e? jo per tjeter gjo.

te prift e mbara. na myti gripi ne knej. dhe konjakun skenderbeu per trajtim e kish bo 28 dollare shihsen kinezi. e kerkojne shume, tha. take it or leave it.

me t'mira.

Ec aty, po ta lexojne te huajt, do thone, Shqiperia qenka vendi me i begate i botes... Duket si propaganda e xhaxhit, ku Shqiperia kalonte nga fitorja ne fitorje, vendi me i begate ne bote, ndersa te huajt vuanin per buke.

Hajde urim, hajde, doni me per Belulin...

Viti 2010 ka qene shume i keq. Nuk ka vend per asnje gezim dhe nuk quhet asnje pune qe eshte bere. Edi Rama nuk erdhi dot ne pushtet edhe kete vit dhe keshtu do prese deri ne '13. Kjo eshte ceshtja e ceshtjeve. Pushteti i Rames eshte preokupimi i dites dhe i nates i shqiptareve. S'ka pushtet Rama, shqiptaret deshperohen, kur te kete pushtet Rama shqiptaret do lumturohen. Shembulli i deshperimit te madh te shqiptareve per Ramen jane alidemsat (bij kapterresh nga Fieri por vetquhen alidemsa) dhe off-ve qe nuk bejne pushim as per VIT te Ri. Kur te fitoje Rama, VIT te RI populli shqiptar do ta kete perdite.

Shembulli i deshperimit te madh te shqiptareve per Ramen jane alidemsat (bij kapterresh nga Fieri por vetquhen alidemsa)

smiley

ali demi (shife qysh ne emer - ka qen komunisti i par) eshte krijim i vone, mer bab. Nuk vetquhet dot njeri alidems, merr vesh... nuk eshte si vorri bomit per shemull. Apo s'e ke idene per cer je tu fol?

Ma do menja qe ky do jete i vetmi udheqes ne Europe qe mesazhin e urimit per vit te ri e ka me perqindje dhe me fejsbuk

".... Këtë vit, me një rritje marramendëse, numri i përdoruesve të internetit tek ne arriti në mbi 1,3 milion qytetarë, pra afër mesatares europiane, dhe kjo nga vetëm 4,8% që ishte 5 vjet më pare..."

 

  Para nja dy vjetesh pyeta nja 2-3 pronare pikash interneti, se si u shkonte puna me taksat, me tatimet, dhe per çudi te gjith ankoheshin per taksat e larta. Nja dy thane qe kishin patur punonjes te punesuar qe sherbente aty, ndersa tani i kishin hequr se nuk e perballonin dot per shkak te taksave, dhe punonin vete. Vete pronar, vete puntor. 

Per inisiativat private, qe mbyten nga taksat, Buall Mavrise nuk i vjen zeri.  

"Te dashur vellezer e motra

Perdhunues, vrases me pagese dhe per hakmarrje, hajdute , trafikante droge e femrash, prostitua kudo qe vuani denimin brenda e jashte vendit..."

Pjese nga urimi per vitin e ri te Dear leader.

Dy pyetje:

Ku e ka kopjuar ktë përshëndetje ky 3k.?

 çer sakrifice ka bërë ky ? ("me krenari të ligjshme dhe me mirënjohjen më të thellë për veten, njëri tjetrin, për përpjekjet, sakrificat dhe arritjet tona.)
 

 

 

sepse ajo u përzgjodh si destinacioni kryesor turistik në botë për vitin 2011.

Ne ndonje website tjeter te Bashkimit Europian, si puna e asaj IQ-se?

 fatkeqesi e madhe kur e degjon. ai eshte jashte realitetit, komplet. dhe dihet c'thuhet per njerzit qe jetojne jashte realitetit.  e keqja e te keqiave eshte qe ky jashtetokesor udheheq vendin e cudirave.

 fjalim tejet interesant me stil me frymezim...i recituar me diksion ben qe ta besoje edhe vete fjaluesi.

Nje mik i im po me thoshte sot:

kur ky vend te perfundoje ne greminen e pashmangshme do ti kem marre masat te mos ndodhem.

ata qe sot brohorasin ngaqe mbushin xhepat atehere do te klithin ca ngaqe do ti humbin te tera, ca ngaqe do te pendohen per brohoritjet.

me vjen keq vetem per ata qe e kuptojne fjalimin e fjaluesin dhe nuk marrin masat te ikin nga kjo mynxyre sepse te kerkosh qe shqiptaret te marrin ne dore fatin e tyre do te thote te mos dish historine e vendit tend.

gezuar 2011 gjithsesi

 Eh! Te mjeret neve qe drejtohemi.... nga te marre !

Keto lloj fjalimesh dhe recitimesh  skollareske, para mjerimit, jane  treguesi me i mire i mjerimit,  ne politikberjen e nje vendi....

Kur arrin e therret:Rrofte ZOTI...! Ça prisni me? 

Lajkatar i madh eshte dreqi he.....

Sec te kujtohet nje fare Al-Sahhafi kur degjon/lexon Berishen...A filmat e Kinostudios Shqiperia e re...A artikujt e Bashkimit dhe Zerit te Popullit etj...

 Populli ine po nderton socializmin ne gojen e ujkut....

te kujton fjalimet e xhaxhit kur ne ishim tu vujt per buken e gojes.

Qe kur paska filluar Zoti Berisha te bej fjalime ne gjuhen letrare te rregullt?

Cudi e madhe sepse gjithmone perdor dialektin e tij... Sa duket qarte qe eshte fallso sepse te kete kaq tru sa te bente ai vete (qe nuk di te lidhi dy fjale bashke) kete fjalim do ishte nje mbrekulli nga ato te babagjyshit te Vitit te Ri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).