Kryeministri Berisha: Sot nis projekti i dytë kombëtar i drurëve arrorë. Qeveria subvencionon çdo dru arror të mbjellë
 

Duhet të bëjmë çdo gjë që të mbjellim në 4 vitet që vijnë së paku 30 milion rrënjë arrorë. U bëj thirrje fermerëve shqiptarë të mbjellim sa më shumë. Qeveria do të paguajë çdo rrënjë të mbjellë.

Shqipëria vlerësohet në studimet më serioze europiane si vend me potencial të madh arror dhe që mund të bëhet i rëndësishëm në prodhimin e arrorëve.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë në një kulturë kombëtare mbjelljen jo vetëm e ullirit dhe të drurëve arrorë.


Kryeministri Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave nisjen e projektit të dytë kombëtar, të kultivimit të drurëve arrorë, arrës, bajames, lajthisë, gështenjës dhe shegës. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, qeveria ndërmerr një hap të rëndësishëm duke përfshirë në subvencionim çdo dru arror që mbillet, me  objektivin ambicioz për të mbjellë 30 milion drurë arrorë në 4 vitet e ardhshme. 

 Kryeministri Berisha vlerësoi se projekti i drurëve arrorë, pas ecurisë së suksesshme të projektit kombëtar të ullirit, është shumë i rëndësishëm dhe me leverdi të madhe ekonomike, pasi Shqipëria vlerësohet në studimet më serioze europiane si vend me potencial të madh arror dhe që mund të bëhet i rëndësishëm në prodhimin e arrorëve.

Qeveria, në zbatim edhe të këtij projekti, miratoi kriteret bazë, sektorët që do të mbështeten dhe masën e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2011. 

Kryeministri Berisha përcaktoi edhe objektiva dhe detyra për ministritë në konkretizimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme. Më gjerë në lidhje me këto dy projekte, Kryeministri u shpreh:

“Sot, kemi një seri vendimesh, por kryefjala e kësaj mbledhjeje do të jetë vendimi i subvencionimit të fermerëve shqiptarë për ullirin dhe për të gjitha varietetet  e arrorëve që rriten në Shqipëri.

Projekti i ullirit ka një nga fillimet më të suksesshme në historinë e vendit, pasi, sipas statistikave të mbjelljes, certifikimit, importit e prodhimit të fidanëve, rezulton se në një hark të shkurtër që kur është iniciuar e gjer më sot, nga 4.8 milion rrënjë ullinj të trashëguar nga dekada e shekuj, sot janë rreth 10 milion rrënjë ullinj të mbjella, së bashku me ato ekzistueset, pra, është mbi dyfishuar. Ritmet janë shumë premtuese. Objektivi është shumë ambicioz, pasi ky objektiv përcakton mbjelljen e 20 milion rrënjëve ullinj në 4 vjet.

E vërteta është se ka një ethe për mbjelljen e këtij druri, i cili midis gjithë drurëve frutorë është mbreti i tyre. Sipas të dhënave të sigurta të prodhuesve të vajit të ullirit, konsumi i tij në tregun shqiptar është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe kjo përbën një zhvillim shumë pozitiv, pasi midis të gjithë yndyrave bimore dhe shtazore, ajo e ullirit është padyshim më e mira, më e shëndetshmja. Njeriu ka përpunuar në mijëvjeçarë të gjithë mekanizmat gjenetike dhe biologjike të një përshtatjeje perfekte, ndaj kushdo që klikon dhe lexon, në 10-12 produktet më të shëndetshme të kësaj toke gjen gjithnjë ullirin dhe produktet e tij. Në Shqipëri, tradita e përdorimit të vajit nuk ka qenë në nivelin  e prodhimit të tij. Historikisht Shqipëria ka qenë eksportuese e vajit të ullirit. Kjo, sepse popullata jashtë zonës së ullirit nuk e ka përdorur gjerësisht. Tani ka filluar një përdorim i gjerë dhe kjo është jashtëzakonisht e lavdërueshme, pasi është një hap i rëndësishëm drejt yndyrës më të shëndetshme që ekziston. Sigurisht që Shqipëria do të jetë një eksportuese e rëndësishme e vajit të ullirit dhe ullirit, të cilët kanë një treg pothuaj të përjetshëm, për shkak të gjeografisë së kufizuar të rritjes së tij. Ndaj ne do të vazhdojmë të subvencionojmë çdo rrënjë ulli të certifikuar që mbillet. Unë ftoj fermerët e vendit të planifikojnë të mbjellin ullinj dhe në këtë mënyrë, nuk i lëmë trashëgim më të mirë vendit. Ulliri është druri i përjetësisë. Askush nuk mund të mbjellë asgjë më të përjetshme se ullirin.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë në një kulturë kombëtare mbjelljen jo vetëm e ullirit, por edhe të drurëve arrorë. Dashuria për drurin frutor është dashuri për jetën, për mjedisin. Ndaj e konsiderojmë shumë të rëndësishme të bëjmë gjithçka për ta shndërruar këtë në një event të kulturës sonë. Zoti ministër i Arsimit, së bashku me drejtuesit e shkollave dhe drejtuesit e institucioneve është e domosdoshme që nxënësit, të rinjtë të angazhohen në këtë proces, jo aq për leverdinë materiale të tij, se ne mund t’i mbjellim e të gjejmë mënyra të tjera, por si një domosdoshmëri për t’u ngulitur atyre respektin për mjedisin, në të cilin do të jetojnë ata vetë dhe fëmijët e tyre. Ndaj duhet të shqyrtojmë me shpejtësi programet, mbi bazë të të cilave, të gjithë shkollat e zonës së ullirit do mbjellin një ulli për nxënës, të gjithë shkollat e zonës së arrorëve do të mbjellin një arrore për nxënës. Në këtë mënyrë mund të na kushtojnë edhe më shumë, por e rëndësishme është që të fëmijët, të rinjtë tanë t’i prekin gjërat, pasi duke mbjellë një dru frutor, japin një ndihmëse direkt konkrete për një mjedis më të shëndetshëm.

Ndërkohë Fondi i Zhvillimit të Rajoneve duhet të kushtëzojë lëvrimin e këtij fondi me projektet e komunave, mbi bazë private e jo publike, të mbjelljes së ullinjve në zonat ku është zonë ulliri dhe arrorëve në zona të tjera, që në fakt janë më të gjëra së ato të ullinjve, 2/3-at. Ndonëse i tërë vendi është arror, mbjellja e tyre të bëhet në veçanti në zona që nuk janë të ullirit. Edhe këtu, ne kemi një levë, me të cilën të ndikojmë e të nxisim në një mënyrë mbjelljen e drurëve frutorë. Kryetarëve të bashkive e komunave u bëj thirrje të mbjellin sa më shumë dru frutorë në territorin e tyre, të mos kenë frikë se i ha populli, siç do t’i thoshte dikur Spiro Koleka, Hrushovit rrugës për në Shkodër. Pyetjes së Hrushovit se përse kishin mbjellë plepa anë rrugës, ai i përgjiget për të mbrojtur asfaltin dhe kur i thotë përse nuk mbillni fiq, Koleka i përgjigjet jo, se fiqtë i ha populli. Ndaj edhe këta mbillnin kumbulla të kuqe në bulevard që nuk mbijnë kurrë. Trashëgimia ecën.

Unë u bëj thirrje kryetarëve të komunave që përreth rrugëve që ne po ndërtojmë të mbjellin dru frutorë, sepse nuk ka asnjë më të bukur, sesa qytetari i asaj komune apo vizitori të udhëtojë në një rrugë të rrethuar në të dy anët me dru frutorë.

Të shfrytëzojmë të gjithë potencialin e jashtëzakonshëm të vendit. I bëj thirrje gjithashtu biznesit shqiptar. Zoti Zëvendëskryeministër, duhet të organizojmë takime me Dhomat e Tregtisë, në mënyrë që të angazhohen edhe ato. Çdo urim që mund t’u bëj atyre, më  i miri është t’ju jetojë biznesi sa ulliri. Ndaj edhe si inspirim për jetëgjatësinë e biznesit të tyre, të mbjellin ullinj, të marrin nisma rreth ndërmarrjeve të tyre, të kërkojnë parcela, në përdorim privat për të mbjellë ullinj ose arrorë.

Projekti i dytë që ne nisim, edhe më i vështirë, por absolutisht në pikëpamjen e leverdisë ekonomike edhe më i leverdishëm se ai i ullirit, është projekti i arrorëve. Një projekt edhe më i vështirë, pasi në rast se në traditën shqiptare ekzistojnë plantacionet e ullirit, vreshtat, të mollëve, kumbullave, nuk mund të them se ekzistojnë në rang të tillë ai i shegëve, bajameve, lajthisë arrave. Ekzistojnë të gështenjave, por edhe ato më së shumti falë riprodhimit që ka ky dru. Në këtë hap të rëndësishëm që ne bëjmë duke përfshirë arrorët në subvencion dhe të fortë, është e domosdoshme zoti ministër i Bujqësisë, që standardi që përdorim rrënjë për hektar, në konsultë me specialistët, të marrë një drejtim të mundshëm, sa të krijojë konceptin e plantacionit. Plantacionet që kanë ekzistuar si plantacioni i arrave në luginën e Shkumbinit, ndonëse u rrënua, mund të bëhet një nga plantacionet më të mëdha dhe jo vetëm në luginën e Shkumbinit, por edhe në qindra lugina të lumenjve e përrenjve të vendit, të  Sonej, Ledheve e kudo.

Shqipëria është vend ideal për lajthitë dhe sipërfaqet që ato zënë aktualisht janë sipërfaqe që në masën 90 përqind janë tokë e braktisur. Ultësira është vendi ideal për shegën dhe të mos harrojmë se shega sot klasifikohet e para ndër antioksidantët, nga lëndët që janë edhe çelësi i jetëgjatësisë. Për nga vlerat e saj, shega qëndron në krye të të gjitha prodhimeve për sasinë e antiosidantëve që përmban. Të tillë janë edhe arrorët, arra, bajamja, lajthia. Zoti ministër i Mjedisit, të gjitha pishat që do të mbjellim duhet të jetë pisha që kanë prodhime arrore, si pisha e gurit, cedrat, bimë madhështore me fryt të mrekullueshëm, të cilat këtu, në Tiranë, i preu dhe i zhduku kryetari i saj nga qendra e qytetit. Ne duhet të orientohemi drejt arrorëve. Shqipëria vlerësohet në studimet më serioze europiane si vend me potencial të madh arror dhe që mund të bëhet i rëndësishëm në prodhimin e arrorëve. Kjo është e vërteta.

Vështirësia e dytë është se zona e gjerë ku ato mund të mbillen që përfshin dy të tretat e vendit është zonë jo kaq e populluar, por është në detyrën e qeverisë të gjejë të gjitha mënyrat për nxitjen e saj. Ambicia jonë duhet të jetë shumë  madhe. Në rast se ne pretendojmë të mbjellim në 4 vjet, 20 milion rrënjë ulli, duhet të bëjmë çdo gjë që të mbjellim në 4 vitet që vijnë së paku 30 milion rrënjë arrorë. Sipërfaqet janë edhe më të mëdha, por disa vështirësi që ekzistojnë për krijimin e fidanishteve se jemi mbrapa këtu, duhet të krijojmë fidanishte, duhet të dërgojmë grupe të ekspertëve nga Italia në Kaliforni për të marrë praktikat më të mira. Ne nuk kemi asnjë pëllëmbë të këtij territori për të braktisur. Kjo është tokë e bekuar plot ujë dhe pjellore sa më nuk bëhet. Ne duhet të sjellim të gjitha varietetet, të zhvillojmë të gjitha praktikat në mënyrë që çdo pëllëmbë e saj të shfrytëzohet.

Cilido që lexon libra të rinj e të vjetër konstaton se pavarësisht se i vogël në hartë, ai vlerësohet me potenciale shumë të mëdha, sidomos në frutikulturë. Qeveria jonë është e vendosur të bëjë gjithçka që ky vend ‘të vishet’ çdo vit e më shumë me dru frutorë.  Ministria e Punëve Publike dhe Transportit është e domosdoshme që të kushtëzohet çdo ndërtim me mbjelljen aty, ku është zonë ulliri, me ullinj, apo shegë, bajame. Është e domosdoshme që të nxisim që pranë çdo ndërtimi të mbillen drurë frutorë. Edhe sikur sipërfaqen t’ua kushtëzojmë, nuk do të bëjmë gabim. Ndaj të shohim se cilat janë ndërhyrjet ligjore, cilat janë vendimet e qeverisë që duhet të ndërmerren në mënyrë që të nxitet mbjellja e tyre.

Ne kemi angazhuar çdo vit mbi gjysmë miliard dollarë në zhvillimin rural, i cili po ecën me shpejtësi dhe gjatë tre viteve që vijnë mund të them se pothuajse kompletohet. Fonde të mëdha do të lirohen, të cilat do të përdoren gjerësisht për këtë proces. Kështu ne bëjmë më të vlefshëm e më të çmuar çdo pjesë të këtij territori. Infrastruktura po jep mundësi që në toka të braktisura të rikthehen sërish njerëzit. Në plantacionet e gështenjave, unë mendoj se duhet të rikthejmë e të nxisim si një vlerësim mbjelljet, pavarësisht se ajo ka ciklin e vet të vetvetishëm, në Tropojë, Pogradec, Gramsh, Reç, Dukagjin. Me këto plantacione që arrijnë në 7 mijë hektarë, që sot janë një nga zërat e rëndësishëm të eksporteve bujqësore shqiptare, ne mund të arrijmë të bëhemi një prodhues shumë i rëndësishëm i gështenjave, që kanë një përdorim shumë të gjerë edhe në industrinë e çokollatave.

Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme se shënon fillimin e projektit të dytë të madh kombëtar, projektin e arrorëve. Unë shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje fermerëve shqiptarë, të kthehen të mbjellim sa më shumë. Qeveria do të paguajë çdo rrënjë të mbjellë. U bëj thirrje të aplikojnë, të bëjnë projektin, ta paraqesin në Drejtoritë e Bujqësisë. Ne vërtet kemi një fond të kufizuar, por e rrisim atë sërish dhe në përputhje me projektin. Ne jemi të gatshëm të financojmë çdo projekt të tyre. E rëndësishme është që ata të tregohen në lartësinë e vlerësimit të këtij projekti kombëtar. U bëj thirrje qeveritarëve vendorë t’i japin përparësi të madhe këtij projekti. Në tërësi, ne duhet të kemi një vlerësim të ri për mjedisin, për drurët frutorë, për pemët në tërësi.

 

49 Komente

Fjalimi Saliut sot per drurin e per arren ishte nje paranjoftim duke i rene nga Kina per cunat e Fiksit. Nuk besoj se Fiksi do vazhdoj mbas janarit.

 Sheee-ga! Sheee-ga!

kishe nigju ti per "dru arror"?

Po me, eshte "nutty tree" smiley

aha, he's "going nuts", me i llaf smiley

Po, perfytyroje si kete tipin ketu: 

 

http://www.coupondad.net/blog/wp-content/uploads/2009/11/Ice_Age_Scrat.gif

 

c'ka na sjell te pika e fillimit: sheeegaaaa... sheeegaaaa... (eshte goxha pele, sipas halle esmase)

Bloodhood Gang e kanë një këngë kshu, meqë ky ka marrëdhënie të mira me këngët.

thonë kshu ata:

Put your hands down your pants,

and I'll bet u'll feel nuts.

 

 As une s'e kisha degjuar, emigrant. Artikulli e permend fiks 30 here, sipas google chromit tim smiley Por fjalori e kishte.

A mund te me thote njeri, se kush eshte Minister i Bujqesise ne Shqiperi?

Ruli smiley

jo ai i komunales e smiley

 Ai qe e shpetuan socialistet ne 1996, prej linçimit te Saliut, me drurin e arres. Por Saliu e paska pas me qellim se drurin e arres e donte per vete. POr edhe ky e paska pas me hile, ja paska lon arren, shegen dhe geshtenjat Sales dhe vete ka more hec-et dhe minierat e kromit, se paskan qene me te vujtmet.

themie thomai

E vërteta është se ka një ethe për mbjelljen e këtij druri, i cili midis gjithë drurëve frutorë është mbreti i tyre 

 

 

se mos ka thene per Shegen e PS-se more, se nji e dy e man ne goje, dhe vec tani e nxorri koken se ku e paska pas hallin smiley

qe dhe shega :

http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSbwfPTxe0H4e_Dc5hYJZcYO5L82sPculSVrr7p8Ym3XZhCfWuSLQ

Ruzh, e di ate kongen "Shega Guracake" ? 

 

Ti m'at one, 

Une ne kete one

Ne midis kalon nje prru

jalla u thafshin prrojt te tone,

Qi s'na lojne, jalla, qi s'na lojne me u taku

Shesh besh!smiley 

 

Se si e tha Sala sot kete, kur doli ne konference shtypi. Si me nenqeshje.
Ose ishte si kunderlajm per lajmet e fundit te Rames qe po mbjell peme neper tirane dhe menyre per te treguar qe s'i intereson lajmi i fiksit, ose ka te beje dikush nga Rama me biznese ullinjsh. Sa per gjendjen e drureve ne Shqiperi, e dime mire sa keq eshte. Njoh dike ne nje fshat ne korce qe thote se i kane prere te gjitha pyjet dhe vazhdojne te futen ne pyjet greke kur i presin, duke u ruajtur se mos u vjen policia.

 Per hurmat spaska fol zagari. Jo per gjo pa i kam nja 9 peme te bacja gjyshit, thash po bejsha noj lek.

Ejjj..ju qe jeni afer PD-se thojini icik partise qe populli deshiron ti jepet perparesi edhe pemeve si hurma, caraca, thana, kumlla shahine, gorricat, hidet. Po pati mundesi edhe mucmollat se edhe ashtu i kam 3 rrenje.

 Për thënie dite duhet kjo:

 

"Dashuria për drurin (frutor) është dashuri për jetën". Saliu i I.

Kjo nuk eshte thjesht thenie dite. Kjo eshte thenie e krejt sistemit. Qe krahasoi dhe me thuaj, ka apo s'ka ndryshim:

"Edhe bar do hame e nuk dorezohemi." Dje.

"Do t'a bejme Shqiperine rrush e kumblla." Sot.

"Patatja eshte edhe buke edhe gjelle." Dje.

"Dashuria per drurin eshte dashuri per jeten." Sot.

Saliu, ki zdrukthtar i së ardhmes!

dru me pre...... tha.smiley

 Ishin nje here tre shoke, kontrabandiste ketrash. Kishin kap secili nga nji, i kishin fut ne breke, dhe do kalonin doganen. Kalon i pari, mire. I dyti, mire. Vjen rradha e te tretit e presin shoket nga krahu tjeter per pese minuta, hic. Dhjete minuta, hic. Gjysem ore, hic. Vetem kur degjojne nje BAM, BAM, BAM, nga mrena doganes e i therrasin menjes e hikin secili ne pune te vete pa e prit me shokun. Kur e gjejne te nesermen ne kafe.

"He mer," i thone. "C'ngjau?"

"Lene, lene fare ate muhabet," i thote ky. "Une qesh t'u kalu doganen," tha "kur ketri kujtoi se i kisha koqet arra e filloi t'u i ledhatu, e tu i shtrengu, e tu i grric, e tu i thy. E durova. Kujtoi se bytha ime ishte fole per te, e filloi tu e hap, e tu e zgjeru, e tu u rehatu aty mrena. E durova. Por kur donte me fut arrat ne fole," tha "nuk durova dot me. Qita koburen dhe ia numurova."

Morali i barcaletes? Druret arrore jane te mire, por shqiptari nuk ka me bythe, e mbyll gojen edhe kur ia rrasin nje peme te tere arre mrena.

:smiley

O Lulian, mer dreq. Kur lexova ket barcaleten isha ne aeroport duke prit avionin per me shku n'shpi. Qesha me lot aq sa njerezit ne "waiting area" filluan te shqyenin syte ...................M''rrita n'shpi dhe nuk durova dhe e lexova prape, prape qesha me lot. Rrofsh, 100 vjec u bofsh per ket gajasje. smiley

A ka pa  ndonji peshk plantacione me drunj të rinj ullini se ky ja paska kalu Skënderbeut që  kërkonte 25 rrënjë të reja për çdo çift që martohej. Po sa rrënjë ulliri janë pre e djek i ka numuru qeveriu apo hiç.

Po si bëhen plantacionet me shpërblime për rrënjë e jo për ar apo hektar.

Ka  shprehje popullor per ullirin:

1. Nuk e ha une ate koker ulliri.

2. Mos e ha ate koker ulliri.

3. E hengri dhe ky kokren e ullirit.

Ta kete patur me kete kuptim thua????

ueeeeee rreshqiti sala ueeeeeeeeeeeeeeee

12 ore pas publikimit te videos, kryeministri i nje vendi qe do te hyje ne be, mbledh qeverine

dhe cndodh?

sala flet per ate se si shega esht anti oksidanti me i fuqishem

kur ndonje minister te kapet me 600 kile droge ne ndonje dogane, ky do mbledh qeverine dhe do flasi per qershine

SE QERSHIA ASHT ARMA MA E FORT KUNDREJT CELULITIT

Per Zotin sa kam qesh kur tha "do mbjellim lajthi"

mos ke ''lajthi-tur'' gje ti, i thane...smiley

mu kujtu nje kenge vlonjate qe e knote (mahu ktu Belulo, se ket rrezik s'e njef) Meliha Doda smiley

"s'e di moj nene, se di/ se me molle me zerdeli"

ka nje afsh frutikulture politika ne shqiperi. krushovit i bene namin se tha hiqni plepat dhe mbillni kumbulla dhe fiq. smiley  Vetem ftoi me duket se nuk eshte perzjere ne asnje afere ideopolitike.

si nuk njoh Meliha Doden une emo....  zonja e pare dhe e nderuar e kenges qytetare vlonjate.  ne fakt njoh edhe djalin e saj.  ai bile ishte kandiat i PD per bashkine e Vlores ne zgjedhjet e fundit atje.

ja nja dy kenge te Meliha Dodes: 

peshk me hala une do behem,

lumin d'a kaloj,

dhe me ty do vij,

dhe me ty do shkoj.  ose:

une te mbolla rralle rralle, ti me dolle tok

jaman trendafil,jaman borzilok.smiley

meqe ra llafi te kenget vlonjate, vajzat krahasohen vazhdimisht me pemet frutore, ( ose frutat e tyre).smiley

p.sh kemi kengen e njohur: o moj kumbulla vlonjate.    apo krahasimet qe u behen me limona portokalle etj.smiley

 

Qe baba: http://www.youtube.com/watch?v=KBevA65TIuA

meqe ra fjala, nga tre pamjet ne vizatim teknik (ballor, profil, horizontal), vetem ne njeren prej tyre dardha eshte rumbullake. Ne dy qe mbeten vjen si mandoline/kitare akustike varesisht varietetit.

o emo. me qe jemi te dardha. si (pse)  ka lindur ajo shprehja e njohur: ''dardha e ka bishtin prapa''.

dua te them, cila frut e ka bishtin perpara, xhanem?!smiley

kjo mbeti nga nje Stamo, Stamo nga fisi i Dumajve, i cili kish zakonin e keq qe frutat i hante medoemos ndryshe nga te tjeret. Ketu nuk mund te flitet per frutat trupvogla, si manaferrat, apo blueberrit, sepse ato njesoj hahen nga te gjithe. Por psh pjeprin ne vend qe ta bente thela sipas meridianeve, e priste pas paraleleve (rrathe bshkeqendrore me rreze te ndryshme). Po keshtu edhe shalqinin. Bananet i hante nga mesi (Peshku nuk kish dale ende ne ate bote qe ta sqaronte se si duhej ngrene banaia nga fundi a nga kreu); ndersa pjeshket i hante nga brenda jashte. Kur mori nje dardhe, nuk e kafshoi anash, si gjithe dynjaja, por e nisi nga kreu, rreth e rreth asaj si kurorez te vogel ne maje dhe po e mbante nga pjesa e ngushte. I pelqeu shume, se ish dardhe dimerore e bere mire, nga ato si te kafenjta ne bezhe, me shume saharoze dhe qeliza gurore rreth farave. Po kenaqej shume, sa po i vinte alivani nga qejfi (dardhe bajalldi u quajt sindromi me vone) dhe po thosh ne jerm, po kjo s'ka as bisht...

Te tjeret qeshen me dinakeri... Stamo Duamua vazhdoi ngrenien symbyllur. Dhe qe atehere...

nejse, meqe permende edhe bananen (nder te tjera). une ketu ne Hollande mesova ta hap bananen nga bishti.smiley   eshte menyre e shpejte,eficente dhe nuk te behen pis gishtrinjte.

sqaroj se: me perpara (nuk e di pse),isha mesuar ta hapja (qeroja) bananen nga kulmi.  pune goxha e ''veshtire''. sidomos kur ato jane te tejpjekura.

pra,keshill teknike (per ata qe se dine),eshte shume me e thjeshte ta hapesh bananen nga bishti. pra thjesht fillo me keputjen e bishtit.smiley

 

 

 

Emo, ej po dhe ata te Topit e kishin nisur qendisur bukur ate kroniken e qeverise. Videoja e Sales filloi me fjalen magjike "Lajthia, (heshtje, fytyra e Metes ne te majte, fytyra e Ridvanit perballe), Lajthia eshte burim zhvillimi...etj etj". Kam qeshur me lot.  

E ndoqa sot ne lajme tek fliste me ate portretin e tij tipik te nje diktatori republike bananesh. Gjendet ne nje moment te jetes kur eshte i ndergjegjshem se pas aq shume mundimesh me se fundi ka arritur te realizoje gjithcka kishte deshiruar. Tashme eshte bere njesoj si idhulli i tij i rinise (edhe pse nuk ka te njejten karizme e jeton ne kohe te tjera) e po ashtu si ai e shume te tjere si ai tani nuk i ka mbetur gje tjeter por vecse te preke kufijte e demences ekstreme.

 Miq te PPU-se.Po  ndjek  me shume vemendje shfaqet e kreut te qeferrise..ore po  kopjon tepke Enverin ne ditet e tij  me te keqia.daljen ne dajt, te folet pa fund, levizjet e duarve. Kur kishte hall dhe rreziqe karrigeje na molloiste per  tarracat, druret frutore, aletet  e grave, e plot dokrra.Fjalimi i Matit(jo imikut tim mati i ri) ishte terheqje  vemedjeje se vednin e kishte marre perrupia.Dhe ky, fshati digjet flake e ky na prrallis per shelgje, lajthi, shege, kumbulla, muçnano, pardon muçmolla, gorrica pilla e plot nga keto kur nje nate  me pare zevendesi i  eshte kapur me kusari te ndyre.PD-je e falenderonte kusarin qe vethoqi mandatin.Kur do te duhej ti jepte  prokuroria hekurat e mandaten bashke me to, kreut qeverrises. 

 Enveri ore i teri .Por shume shume me i  vogel.

shume me i vogel, shume me i shemtuar, shume lepirash dhe paburrs... per te mos filluar per te folur per tiparet e karakterit qe s'i ka gjekundi me komandantin, si psh, hajdut, i peshtire, qe flet vetem budallalleqe etj etj etj...

PS: nuk e theksoj dot sa duhet ate "shume i shemtuar".

Enveri ore i teri .Por shume shume me i  vogel.

Ah mor grave, sa djaj rriti ky kyedjall?!

smiley) hahaha Sali Berisha eshte kryeministri me demokratik qe ka pas ndonjehere Shqiperia.

Edhe ne nje moment te tensionuar si ky, nuk tundohet te beje deklarata te nxituara, por respekton autonomine e pushtetit gjygjesor dhe nuk futet ne ceshtje qe jane kompetence ekskluzive e prokurorise dhe gjykatave. Ndarja e pushteteve eshte baza e demokracise. Bravo.

 PO pra se kur ishte president, kur ndodhte ndonje skandal i pari qe ngrinte akuzen ishte ai, edhe kur ishte ne opozite, me Nanon, çfardo qe te ndodhte, i pari ishte ai qe hidhte akuzat, per kleptokrate, per maune me droge, apo per trafikanteapo barone te droges, si dhe per bandat mafioze

Olsi dhe Grava, kujdes nga Enveristet kur beni kshu krahasimesh.

Rrenacaku psikopat kerkoi ne mbledhjen e qeverise te fitonte pike ne popull, pra te fitonte popullaritet. Dhe cfare tha: a) do ti detyrojme kompanite e celulareve te ulin cmimet dhe b) kush mbjell ullinj apo lajthi e geshtenja do te shperblehet nga shteti. Pra, beri premtime ku perfitojne ne shumice populli i thjeshte. Po a i beson populli ketij maskarai? 

Meqe sipas tij, gjate 3-4 viteve te fundit pemet e ullirit jane dyfishuar  nga rreth 5 ne 10 milion (vdeksha qysh neser nese eshte e vertete) dhe kjo ne saje te politikave subvencionuese te qeverise hajdute,  eshte shume e lehte per te na paraqitur evidenca se ku jane mbjellur ne menyre qe skeptiket si puna ime ti verifikojne. Perderisa subvencionohen, dmth ka te dhena te mjaftueshme ne Ministrine e Bujqesise se ne cilat komuna, fshatra dhe parcela jane mbjellur fidanet, pasi jane financuar kundrejt paraqitjes se dokumentacionit dhe te verifikuara nga grupe kontrolli. Keshtu, bujrum zoti Renacak, hidhi ne websit-in e ministrise se bujqesise keto te dhena qe ne me te vertete te te besojme se nuk genjen.

  

 ..Priteni kur te na thote  ...Tu  qepemi  bjeshkeve  per ti be ....i soj si bona una..Te qethura, per ti mbjelle me lajthi burra

Qyqa car belaje! Lexova tre paragrafe derisa e kuptova qe nuk nuk ishte more nga KM.org

Una them te hapim nje konkurs per te gjet se car do kish thone Berisha po te ishte pyt per videon dje ne mbledhje te qeveriut. Une per vete menoj se do thote : "M'falni po mrome s'kisha drita e nuk kom pa televizor"

 Puparu leshovi qenin  knder Domodekut dhe vete kujton se e spostoi vehetn prtej goditjeve.ndaj flet tani..... Drure e hunje dhe  per shelgjet per shporta

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).