Qyteza e Bulqizë është tronditur nga vrasja e një kalimtari dhe plagosja e dy te tjerëve, gjate një përplasje me arme te grupeve rivale te shfrytëzimit te kromit. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi ne orën 11:00 ne qendër te Bulqizë, vetëm pak metra larg Bashkise. Te rinj me maska qe po udhëtonin me dy makina qëlluan ndaj njeri-tjetrit me automatike e pistoleta, por fatkeqësisht plumbat zunë tre kalimtare te rastësishëm. Njeri prej tyre, Femi Kurcami 48 vjeç, banor i fshatit Krajke, gjeti vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, Kurcami, baba i tre fëmijëve kishte ardhur ne qytet për te noterizuar disa dokumente, madje plumbat qe i morën jetën e kane zënë pikërisht pranë noterisë. Ndërsa te plagosurit Shpetim Reka 25 vjeç dhe Eleonard Ndreu 27 vjeç mësohet se pas ndihmës ne spital e kane kaluar rrezikun për jetën. Disa ore pas vrasjes policia bën te ditur emrat e tre prej protagonisteve te përplasjes me arme, Fehmi dhe Arben Duriçi si dhe Ilir Jangulli nga pala tjetër. Vrasja ne qendër te qytetit ka terrorizuar banoret, te cilët brenda pak minutash janë mbyllur neper shtëpi, duke lëne rrugët te boshatisura. Për ngjarjen mësohet se ka nisur hetimet edhe një ekip ekspertesh nga Tirana. Policia e ndihmuar edhe nga forcat renea ka nisur kërkimet, por pa mundur te bije ne gjurme te autoreve qe dyshohet se mund te kenë kaluar ne Dibër te Madhe. Sipas policisë personat e përfshirë ne ngjarje shfrytëzojnë prej kohesh sektorë minerare dhe stoqe te kromit.

 

8 Komente

A ju kujtojne gje mbiemrat Durici dhe Jangulli ? gazetari Mema i denoncoi 2 apo 3 jave me pare keto dy fise , sebashku me ate te kryetarit te bashkise Roland Keta. Njeri jangull i po ketij fisi eshte gjykates dhe quhet Ahmet Jangulli ai qe liroi nga burgu ate tipin Adem Duricin qe theu kameren e top channel. C trekenc i bukur Keta,Jangulli,Durici. media i denoncon , askush se rruan dhe ata bejne lufte ne mes te qytetit , dhe viktime behet nje i shkrete. TURP

 

Ka keshill te lart drejtesie qe thu ti ervin, qe kryesohet nga shkerdhata!

Po ka gjithashtu edhe qeveri ti plako qe kryesohet po nga shkerdhata!

Bulqiza si San Migueli me Rojot dhe Baxtersat...

Ore policia ka asrrestuar njeri apo jo?

 Ka ardhur koha te disiplinohet puna aty. Nje ndarje te sektorve te shfrytezimit te kromit e mineraleve te tjera, e ka ne dore drejtoria e minierave qe eshte nen varesine e ministrise se Energjitikes, ne mos gaboj. 

Pjero,

Cer vere vendase na rekomando ket vit?

 Nga vererat e vendit, me ka pelqyer nje vere e Permetit. Punojne pa hile, siç duket. 

hmmmmmm

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).