Në vitin 2011 vizitoni Shqipërinë! Ky është sugjerimi i publikuar në rrjetin e njohur televiziv amerikan CNN. Nën okelion “Destinacionet më të mira për 2011”, CNN rendit në vend të 6-të Shqipërinë. Rekomandimet janë hartuar falë ndihmës së ekspertëve në këtë fushë, siç është Robert Reid, redaktor në Lonely Planet, Pauline Frommer, krijues i broshurave të udhëtimit e Martin Rapp, zv/president i shitjeve tek Altour.

Në vend të parë në listën e dhjetë vendeve më tërheqëse për t’u vizituar vitin e ardhshëm renditet New York-u, duke u pasuar nga Zelanda e Re, Amazona, Barcelona, Norvegjia e më pas Shqipëria, e cila thuhet se të ofron Mesdheun pa turma e çmime të kripura.

“Një ndër destinacionet e përmendura në këtë rrjet mbetet Gjirokastra, duke u inkuadruar sidomos te historia dhe ushqimi i mirë, elemente që nuk mund ta lënë këtë vend dhe për shumë kohë jashtë broshurave turistike”, shkruhet në artikull.

Në kuadër të renditjes vlen të theksohet fakti që vendi ynë lë pas Japoninë, Guatemalën dhe Bullgarinë.

9 Komente

 Vendi yne le pas Japonine,Guatemalen dhe Bullgarine.

Po ky paska qene,Sala mo Sala,po ky paska qene i cuditshem fare mor jahu,dhe CNN e bleu?

CNN rekomandoi me pare edhe Uganden per te njejtin shkak sikurse ne, sepse jemi ne fund te fundit vend ekzotik, me histori te pasur me bunkere dhe me izolim.

Te sugjeroj te shkosh atje ne Ugande per ti dhene me teper kuptim sensit tend te ironise ose/dhe admirimit.

 

P.S. Atehere do ta vleresosh me teper madheshtine e Sala-Sales, si ai nuk ka lindur ky vend 1000 vitet e fundit.

 

 

 

 Fakti qe nuk e dallon dot ne eshte ironi apo admirim nuk me le shteg per nje pergjigje te metejshme dhe me te zgjeruar.

 Ky nuk eshte ndonje lajm i çuditshem. Gjirokastra dhe Berati, kane qene vlersuar si qytete me nje arkitekture te rralle, qysh ne kohen e socializmit nga perendimoret, mirpo e keqja qendronte tek izolimi dhe moslejimi i qytetarve perendimore qe deshironin ti shihnin keto qytete. CNN, nuk po ben asgje tjeter, veç perseritjen e lajmit ne kushte te reja.  

problemi qendron qe shqiperia eshte as e pa pregatitur per turizem normal sa ka mundesi kjo reklame te luaj efekt negativ

Po gjirokastren pse ta vizitojne? Vazhdon te jete shtepi muze ajo e prinderve te Enverit? Po Saliu a ka ndonje foto kembekryq tek shtepia ne Gjirokaster?

kinectical, kam qene une ne Ugande, dhe ishte nje mrekulli! Pa ironi, isha per Safari te disa nga parqet e tyre kombetare, eshte nje kujtim qe do mbetet me mua per shume, shume kohe. E rekomandoj pa rezerva...

 O ju qe u fiollon emri me k, mos na reragoni per Uganden se sikur po na tragoni per Angline eshte the same.

Dini gje per ndonje vend tjeter te bukur qe nuk eshte protektorat???????????????????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).