Efraim Diveroli, pronari i kompanisë së armëve AEY dhe nënshkruesi i një kontrate 300 milionë dollarëshe municionesh me Pentagonin, është dënuar me 4 vjet heqje lirie për tentativën e dërgimit të armëve dhe fishekëve të ndaluar të prodhimit kinez në Afganistan.

25 vjeçari do ta kryejë dënimin në një burg federal. Gjykatësja Joan Lenard ia njohu meritën e pranimit të krimit, duke qenë se Diveroli u deklarua fajtor në 2009-tën për akuzën e mashtrimit.

Por Lenard shtoi se ai e meritonte një qëndrim të mirë në burg për faktin se skema e tij mund të vinte në rrezik jetët e ushtarëve amerikanë dhe aleatëve të tyre afganë.

Një pjesë e mirë e municioneve ishte dhjetëra vjeçare e me të gjitha gjasat, edhe të skaduara.

Emri i Diverolit është i njohur në Shqipëri pikërisht si ai i pronarit të firmës që merrte municionet nga Gërdeci.

Fishekët kinezë që ai ia dërgonte nga vendi ynë ushtrisë amerikane në Afganistan duke u falsifikuar origjinën, çuan në arrestimin e tij në 2008-n.

Si të mos mjaftonte kjo, Diveroli do të regjistrohej edhe në bisedë me një agjent të infiltruar që i ofroi ndërmjetësim për një kontratë armësh nga një fabrikë në Korenë e Jugut, në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

25 vjeçari dëgjohej aty veç të tjerash duke u mburrur për shkeljen e statusit si i pandehur në pritje të dënimit.

Diveroli rrëfente një herë se kishte qenë për qitje në poligon me një mikun e tij e përmendte edhe një gjueti aligatorësh dhe derrash të egër në një zonë jashtë qarkut federal jugor të Floridës, ku kishte rënë dakord të qëndronte i lirë, si pjesë e kushteve të tij.

Në sallën e gjyqit të mbushur plot, gjykatësja Lenard tha se “është për të ardhur keq që dikush merr pjesë në një mashtrim të tillë në kurriz të njerëzve që vënë jetët në rrezik për të mirën e vendit të tyre”. “Dhe e gjithë kjo, bëhet për para”, vazhdoi ajo.

Vetë Diveroli u shpreh se kontrata e majme i ra në dorë kur ishte tepër i ri në moshë.

“Asgjë nuk ka vlerë përpara vuajtjeve që i kanë shkaktuar familjes sime veprimet e mia”, ka thënë ai.

Veç dënimit, Lenard vendosi edhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh dhe i kërkoi Diverolit e bashkëfajtorëve të vet, t’i paguajnë qeverisë amerikane 149 mijë dollarë dëmshpërblim.

Kontrata e Pentagonit me AEY-në, e dhënë në 2007-tën, ndalonte në mënyrë specifike municionet nga Kina komuniste, municione të cilat Diveroli e të tjerët thjesht i ripaketonin e i bënin të dukeshin sikur vinin nga Shqipëria.

12 Komente

25 vjec qenka ky? Dmth ne 2007 paska qene 22 vjeck kur nenshkroi kontraten? Po ky qenka njomezak fare... si mundet ky njomezak i vetem te shkaktonte kaq shume deme?

 për më tepër me fytyrën prej handikapati që i del në fotografi...

Ajo fotografi që japin gjithmonë për të është bërë kur e kanë kapur të dehur duke i dhënë makinës.

Boy genius, thuaji çfarë të duash por dinte si të bënte bixines. Pastaj dëmet s'i shkaktoi ai, i shkaktuan ata të moshuarit e kombit tonë.

Jo mer tunxh jo. Se municioni i Kallashit nuk bon per M16.

Fishekët kinezë që ai ia dërgonte nga vendi ynë ushtrisë amerikane në Afganistan duke u falsifikuar origjinën, çuan në arrestimin e tij në 2008-n.

 

Municioni ishte per Ushtrine Kombtare t'Afgannistonit

Nuk bie se furnizimi i ushtrive te Stanit bohet me leket e buxhetit amerikan, e ky buxhet nuk lejon prokurim armatimi apo municioni kinez (prandaj u be ripaketimi ne Shqiperi)

hajt, te lehta i qofshin hekurat mbi krye. 

Andej matane oqeanit organet e drejtesise e bene punen e tyre. Ndersa ketu partneret e ketij vogelushi ne vjedhjen vulgare me fisheket jane jo vetem te lire, per te gjithpushtetshem dhe hijerende. Keta i thone prokurorise dhe cuces kryeprokurore "ik ere pirdhu". Ky eshte realiteti i demokracise shqipetare. Kjo eshte ajo endra e bukur qe ne shikonim ne diktature? Eshte me keq akoma. Ka per te vajtur edhe me keq me kete vullnet te paepur qe po shfaq kryeja yne per te mos e lene pushtetin. Tashme eshte ceshtje koke dhe jo me bindjesh politike.    

Per pak sa nuk e kapi "te gjalle" urimi i Berishovicit per vit te ri, bashke me gjithe ata te tjeret qe gezojne denimin e merituur neper burgje.

U denua Efraimi.............,, aferim !

Hajd , e heqte kemben zvarre dhe marrte me vehte dhe shoket...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).