Nga Eco-volis

Tashmë edhe në Shqipëri stacionet e biçikletave janë një realitet. EcoVolis quhet biçikleta e pare publike e përshtatur në Shqipëri nga Skuadra Eco-Bicycle. Eco Volis vjen nga latinishtja dhe nënkupton fluturim ekologjik, (volis në latinisht fluturim). Kjo biçikletë i përket qytetarëve dhe komunitetit të Tiranës të cilët shumë shpejt do të kenë mundësinë ta përdorin për punët e tyre të përditshme, duke i dhënë më shumë frymëmarrje qytetit, cilësi  më të mirë të ajrit që thithim dhe një lëvizje më pak të ngarkuar me makina. Stacionet e para Ecovolis janë pranë ish parkut Rinia, në Ish Bllok dhe në parkun e Liqenit. Kushdo mund ti përdori duke u anëtarësuar në këtë shërbim për të përfituar jo vetëm mundësinë e përdorimit të Ecovolis por edhe shumë alternative të tjera që ofrohen nga Eco Bicycle në përdorimin dhe veprimtarinë me biçikleta.

Projekt ambicioz “Tirana Community Bicycle”, është inisiativa e parë në Shqipëri për ngritjen e qëndrave të shpërndarjes së bicikletave. Projekti është nismë e Shoqatës “PASS” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros dhe organizatës amerikane “Pedal for Progress” e cila ka dhuruar 500 bicikletat e para në shërbim të këtij program. Qëllimi  i këtij projekti është përdorimi i sa më shumë bicikletave si një mënyrë transporti e shëndetshme dhe ekologjike. Në 22 Shtator,  Ditën pa Makina filloi dhe aktiviteti i parë i “Lëvizjes së Bicikletave” si një formë e re e shërbimit të bicikletave me qera për qytetarët e Tiranës. Mbi 200 biçikleta u shpërndanë në Parkun Rinia, Sheshin Nënë Tereza dhe para Ministrisë së Mjedisit. Për vitin në vazhdim Tirana Community Bicycle synon ngritjen e 12 qëndrave të bicikletave me qera, ndër të cilat 7 do të jenë pranë Universiteteve të Tiranës dhe 5 do të jenë në hapësira të tjera publike. Në këto qëndra do të punësohen njerëz nga familjet në nevojë dhe me mundësi të pakta punësimi. Ende jemi duke përpunuar mekanizmat e fundit të shpërndarjes së këtyre bicikletave me qera. Elementet e sigurise dhe garancisë për rikthimin e tyre janë tepër të rëndësishme në mënyre që ky shërbim të ekzistoje në vazhdimësi dhe të zgjerohet e të shtohet numri i bicikletave ne qarkullim.

Shërbim do të ofrohet nga ora 07:00 – 24:00, gjatë gjithë kohës. Eco Bicycle është zgjidhja më e mirë, më ekonomike dhe më e shpejt për të kryer punët e përditshme.

Për më shumë informacion dhe fotografi vizitoni faqen në Facebook.

 

39 Komente

Besoj kjo e meriton te dale ne faqe te pare, apo jo?

Shume mire.

Punë e paqme , i lumtë! 

Shume mire, po meraku qe kam eshte se ne Shiperi duhet te te japin medalje trimerie nqs guxon te perballesh kur je ne maje te bicikletes me ate trafik te llahtarshem. Une ketej i perdor keto bicikletat se jetoj ne qender dhe kam plot stacione afer (ketej i quajne Bixi) po ne Tirane s'di a do m'a mbante. 

P. S tani e di qe eshte pyetje idiote, po a kane krijuar edhe rrugen per keto? Se ketej kane nje 'bicycle lane' vetem per ato. Nqs jo, a ka plane? Do jete vertet mire po te kete se ndreq edhe ate problemin qe permenda me siper.

Kristida edhe une kam frike t'i jap bicikletes ne Tirane. Por ka guximtare edhe ai qytet smiley. Sa per korsine e bicikletave, ka disa rruge qe kane korsi autobuzi ku besoj se lejohen edhe bicikletat, por sigurisht jo mjaftueshem, madje edhe ato qe jane nuk 'mbrohen' dot nga policia. Cdo mengjes midis parkut rinia dhe ministrise se mbrojtjes me kalonin para sysh lloj lloj te kostumosurish qe jo vetem ecnin ne korsine e autobuzit, po futeshin edhe me te kuqe. Dhe aty ka zakonisht edhe polic.

Megjithate heren tjeter qe do te jem ne Tirane do te marr guximin dhe do t'i jap bicikletes smiley per te mbeshtetur inisiativen dhe idene.

 Hap syte se mos ta meshtesin edhe ty goce, pa inisiativat aty jane. smiley

Fantastike!! Unë e përdor këtej. Beharit, sigurisht.

Palaçeta tani çupkat e Tiranës dhe vu, jepini. Palaçeta. Sa kohë pa e vetëdëgju këtë fjalën. smiley

Korsi as këtej nuk ka Kristida. Përjashto unazën e madhe të qytetit. Frikën ua kuptoj në atë gjullurdi trafiku andej...

 

E une qenkam mesuar keq pastaj, ja kjo ketu qe eshte 5 min nga shtepia ime smiley

 

Nejse, diku duhet filluar, mire e kane bere si nisme. A di te n'a thote njeri sa kushton per nje ore per shembull?

Pse ketu banoke ti mi?!

Ueee cfare monotonie!!! ... pallatet e rregullta, pa shtesa e me fasada pa forma qe bejne sparkate e ngjyra qe te nxjerrin syte... pa breke e sutjena qe varen ballkoneve... rruga e sheshte fare dhe e vijezuar me kujdes... trafiku jo i renduar... trotuaret e gjera... pemet uniforme e arredim urban i zgjedhur me kujdes... pasterti ne te kater anet... per me teper paska edhe piste per bicikletat...

Po me thuaj... si ja ben me mbijetu ne kete lagje kaq te merzitshme?! smiley

C'me shkrive olsi! Ne fakt une e quaj veten me fat qe i kam pare te gjitha llojet e organizimeve urbane, duke perfshire Tiranen dhe ca vende te tjera qe jane e kunderta e kesaj me siper, se me ndihmon te mos ndjehem si peshku pa une (no pun intended) kur udhetoj. Po per punen e bicikletave me te vertete do me pelqente shuuuume ne Tirane se e kam perdorur kur isha e vogel, po ka vite qe nuk e marr guximin.

Ja dhe rruga qe kryqezohet dy semafore me tutje me ate me siper...kemi bere nje muhabet nje here te tema e 'Rolling Hills' se pse jetoj ne kete zone, po kuptohet kjo foto eshte ne vere, se ne dimer ju marrim te keqen taracave perjashta smiley

 

 

 

 

degjo tani. se po te jete puna per bicikleta, ne jemi te paret ne bote.smiley

edhe mua me pelqen shume bicikleta. ( ne si familje na pelqen bicikleta, tha.smiley )  bile distanca si p.sh 2 deri 5 km, s'i bej kurre me makine...

iniciativa eshte e shkelqyer. vetem me shqetson pak kjo:

Ende jemi duke përpunuar mekanizmat e fundit të shpërndarjes së këtyre bicikletave me qera. Elementet e sigurise dhe garancisë për rikthimin e tyre janë tepër të rëndësishme në mënyre që ky shërbim të ekzistoje në vazhdimësi dhe të zgjerohet e të shtohet numri i bicikletave ne qarkullim.

dmth, shpresoj qe shqipot te mos i vjedhin e ti shesin si hekur per skrap.  ashtu sic bejne me kapaket e pucetave....

 

Une mendoj qe: Sikur shqiptaret te donin biçikleta s'do futeshin ne borxh per makina smiley, kshuqe-shiko postimin me siper , fjalia e fundit-

Belul, e di qe Hollanda mban kampion! Prandaj me pelqen shume kur shkoj aty! Kurse ketej nga ne cuditem me admirim nga ca qe vazhdojne me bicikleta edhe ne shkurt kur ben -35. Une s'jam aq e forte, e perdor vetem nga maji ne tetor smiley

kur eshte pune per te ngare bicikleten....:

ne nuk na tremb bora,

ne nuk na tremb shiu,

jemi rac e forte,

race arixhiu.smiley

ne knej po kontribojme ne aspekte te tjera te ekologjise. Ka degju ndonjoni per enviropigs? smiley

Bicikleta nuk eshte simbol ekologjie, por leverdizshemrerie, prakticiteti, zbavitje..

Dhenia e bicikletes ne Tirane duhet te futet ne kategorine e Sporteve ekstreme si Banxhi Xhamping, koka ne Torbe, dead men walking etj..

Ps. por ka shenja te shtimin e tyre me thene te drejten. Pastaj keta duhet te marrin inisiativa per promovimin e tyre dhe duke shtyre bizneset qe merren me to. Nuk ka asnje dyqan te mirefillte per shitje bicikletash ne Tirane..Tirana do ishte qytet ideal per perdorim bicikletash sikur trafiku dhe ndotja te mos ishin te ketij niveli..

 O Albano, a jeton ne Tirone ti shoku, dhe prej sa vjetesh, se denbabaden dyqonet e biçikletave me i ven kane qene dhe jane akoma, tek rr. Qemal Stafa, tek Pazari i Ri, po pate nonji menje shko atje dhe kerko Baromin, mretin e biçikletave, lol

 Stacionet e para Ecovolis janë pranë ish parkut Rinia

 

Qenka bo' edhe Parku Rinia "Ish" ?

E kan prish, apo ca?

 

 tani i thonë "te taivani", për nder të atij horrorit që kanë ndërtuar në cep. 

"Te tajvani" i thoshin edhe para '90 ne fakt, meqe "horrori" ekzistonte si karabinà qysh me perpara. Tani e kane bere me ngjyra smiley .

une kujtova se do fluturonim

 ne shqiperi eshte problem i madh trafiku. nuk ka rregulla dhe as nuk can koken njeri ti zbatoje. kam frike se ky projekt do shtoje rastet e aksidenteve (larg qofte vdekjeve). duhet punuar me rrugret ( berjen e nje korridori per bicikletat), rregullat e trafikut, forcimin e policise rrugore dhe pastaj vijne bicikletat.

projekt tafti-bafti duket ky. te luash me jete njerezish i thone kesaj.

E mira e donte qe fillimisht te blenit nja kater fuci boje dhe ca furca, te shenjonit rruget e bicikletave ne menyre qe ciklistave t'jua benit jeten me te sigurte, dhe me siguri nuk do kishit nevoje te blinit 500 bicikleta se blinin njerzit me leket e veta 2000. Po nejse, bij nenash jeni dhe ju qe keni marre projektin, bukes psomi i thoni dhe ju

Nuk e di pse kjo me kujtoi nje thenie te nje mikut tim: Nganjehere shkoj pi nje kafe ne aeroportin e Rinasit dhe me duket vetja se jam jashte shtetit.

eh .... Topalli.....Topalli

mua me pickon pak ne zemer, qe nuk arrita te isha ne kohen e saj dhe ta ngacmoja sipas te gjitha rregullave te teknikes dhe te zanatit. smiley

Po nuk ke cfare ti besh. Une i besoj Umberto Eco-s kur shkruan: "

Njeriu eshte i lindur gjithmone nen shenjen e gabuar dhe te qendrosh me nder ne kete bote, do te thote, qe dite per dite te korrigjosh horoskopin tend."

Eh ........Topalli........Topalli

c´ma ke bere fiksim ate "te kap prej zhelesh dhe....."

 I shiten BMW-te keta mo?

Po kurse per te mesuar bicikleten a do hapin?

Apo per ata qe s'dine t'i japin, do kete ndonje bicikletar qe do t'i marre e t'i gjezdise verdalle... njesoj si me taksite, dmth.

Shume bukur, me pelqeka ideja! Vetem se ne dimer, nuk e dua kabriole smiley

po kjo, si te duket. bicikletari eshte: ''include''.smiley

Biciklete me bicikletar te padukshem ke vene? se mua s'me del ndonje foto aty... Degjo, tani per tani, me mjaftojne njerezit e padukshem qe kam rreth e rrotull, nuk du dhe bicikletar te padukshem... smiley

.......

bicibum, biciba, bicibumbaba. problemi eshte se Tironsit tani kane harru me i dhene bicikletes. Eshte bere bicikleta per muze. I ka ngel barra brezit te bicikletave kineze dhe neve te BMX ti kendojne bicikletes sepse aty ka ndaluar evolucioni.

http://www.youtube.com/watch?v=gQGonYNWXo0&feature=related

 

 Duhet te kete patjeter nje pie bicikletash te blloku, qe te dekuarajohet perdorimi i mainave te blloku

edhe une ashtu them; kaka kala u boft anembane shqiprise po blloku duhet me u trajtu vecmas

 Nisma eshte e shkelqyer, pooor jo per rruget e Tiranes. Per qytetet e tjera, nuk di ç'te them. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).