Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është detyruar të dorëzohet përballë vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, i cili uli cmimin e energjisë me të cilin ajo i shet “CEZ” me 0.55 lekë për kilovat/orë.

KESH kishte këkruar rritjen e cmimit, por enti vendosi për të kundërtën, duke goditur fort të ardhurat e koorporatës.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale se 5 ditë pasi enti mori vendimin, KESH e ankimoi në rrugë administrative vendimin tek Enti Rregullator.

Por komisionerët e ERE-s e kanë hedhur sërish poshtë ankesën e KESH, duke lënë në fuqi vendimin e datës 7 dhjetor, i cili ul të ardhurat e koorporates me rreth 3-4 miliardë lekë në vit, para të cilat nuk i përfiton konsumatori, por i kalojnë si fitime kompanisë private të shpërndarjes.

Pas rrëzimit të ankimit administrativ, KESH nuk ka më mundësi për të kërkuar kompensimin e financave të saj.

Për sa kohë nuk ka një gjykatë administrative edhe nëse cështja do të shkojë në gjykatë, kjo e fundit ka të drejtë të marrë vendim vetëm për procedurat dhe jo të ndryshojë cmimet. Në këto kushte, ekspertët e KESH shpresojnë që edhe 2011-a të jetë një vit i mirë hidrik.
 

5 Komente

Po, po thuaj KESH-it, vazhdo t'ju marresh leket ne nivele stratosferike atyre qe jane te ndershem e paguajne edhe per ata qe nuk paguajne dhe laj duart si Pilati...oh dhe per sa kohe qe mund te mbytet Shkodra per te shitur ne dimer dy lek energji qe do t'a riblejme per kater lek ne vere, mos e vrit mendjen.

Kristida, KESH-i nuk mbledh leket, por vecse prodhon energjine. Eshte OSSH-ja ajo qe shperndan kete te fundit qe vjel te ardhurat nga konsumatoret, bizneset dhe shteti.

komisionerët e ERE-s e kanë hedhur sërish poshtë ankesën e KESH, duke lënë në fuqi vendimin e datës 7 dhjetor, i cili ul të ardhurat e koorporates me rreth 3-4 miliardë lekë në vit, para të cilat nuk i përfiton konsumatori, por i kalojnë si fitime kompanisë private të shpërndarjes.

 

1) Paret s'do ti perfitonte konsumatori por shteti. Nuk jane te njejesueshem.

2) A do te kishte shteti pergjegjesi ndaj OSSh-se (se bashku me BB) per mosplotesim kushtesh kontrate ne rast se nuk do te jepej rritja e cmimit? 

Gazetare diletante!

po shteti i konsumatorit eshte mer, ndersa CEZ-i eshte i konsumatorit cek

Nga e njejta fushe:

 

Pesha: Kontrata e re e energjisë, mbron konsumatorin Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit tha se ajo do t’i japë fund marrëdhënies problematike që konsumatorët kanë patur me CEZ  ABC News 06 janar 2011 15:12

Konsumatorët shqiptarë do të kenë së shpejti një kontratë të re të energjisë elektrike.

Besjan Pesha, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, deklaroi sot se drafti për kontratën e re të energjisë elektrike mes konsumatorëve dhe “CEZ Shpërndarje” është hartuar nga Enti Rregullator i Energjisë dhe po diskutohet me të gjitha grupet e interesit.

“Kontrata e re, - tha Pesha, - do t’i japë fund njëherë e mirë marrëdhënies problematike që konsumatorët shqiptarë kanë patur me CEZ Shpërndarje dhe do të vendosë një marrëdhënie të drejtë tregtare për energjinë elektrike”.

Qëllimi kryesor i kontratës, sipas tij, është mbrojtja e konsumatorit.

Duke shpjeguar kontratën e re të energjisë elektrike, kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit tha se një risi është parashikimi i një neni për dëmshpërblimin e konsumatorit në rast dëmtimi apo në rast se furnizimi me energji elektrike është i cunguar.

Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit bëri me dije se, njëkohësisht po punohet edhe me Entin Rregullator të Ujërave për një kontratë të re të konsumatorëve për ujin e pijshëm.

Të dy këto kontrata, sipas Peshës, do të jenë gati për konsumatorët brenda muajit shkurt të këtij viti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).