Për vite me radhë, hamendësohej, sigurisht në Perëndim, se me zhvillimin e shoqërisë feja do të zbehej. Por nuk ka ndodhur kështu dhe në krye të një dekade të re ka ardhur koha që politikëbërësit ta marrin seriozisht fenë. 

Numri i njerëzve që deklarojnë fenë e tyre është rritur në rang botëror. Kjo është veçanërisht e qartë në botën islamike. Ndërsa përqindja e lindjeve në Europë ka mbetur në vend, popullsia arabe do të dyfishohet në dekadat e ardhshme dhe popullata do të shtohet në shumë vende muslimane të Azisë. Krishterimi po rritet gjithashtu-në mënyra dhe vende të çuditshme.  

Feja ritmin më të madh të rritjeve e ka në Kinë. Në fakt ia vlen të reflektosh mbi religjiozitetin e Kinës. Ka më shumë muslimanë në Kinë se sa në Europë, më shumë protestantë praktikantë se sa në Angli, dhe më shumë katolikë praktikantë se sa në Itali. Veç kësaj, sipas anketimeve më të fundit, rreth 100 milionë kinezë e identifikojnë veten si budistë. Dhe, natyrisht, konfucianzimi-një filozofi më shumë se fe-është thellësisht i respektuar. 

Ka një lëvizje të paanë evangjeliste në Brazil dhe Meksikë. Për shumë njerëz në Amerikë besimi në Zot mbetet një pjesë vitale e jetës. Edhe në Europë numri i atyre që rrëfejnë se besojnë në Zot mbetet i lartë. Dhe sigurisht kemi qindra milionë hindu dhe një numër solid hebrejsh dhe sikhs-ësh. 

Njerëzit  e fesë bëjnë vepra të mëdha për shkak të besimit. Rreth 40 për qind e kujdesit shëndetësor në Afrikë shpërndahet nga organizatat me bazë fetare. Grupet muslimane, hindu dhe hebreje të asistencës janë aktive në mbarë botën në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve. Në çdo komb në zhvillim do të gjesh përkujdesje altruiste që u jepet të gjymtuarve, të braktisurve dhe atyre në shtratin e vdekjes nga njerëz që veprojnë të shtyrë nga impulset e besimit të tyre. E përbashkëta e të gjitha feve të mëdha është dashuria për fqinjin dhe barazia njerëzore para Zotit.     

Fatkeqësisht mirësia nuk është i vetmi kontekst në të cilin feja i motivon njerëzit. Mundet që gjithashtu të promovojë ekstremizëm, madje terrorizëm. Pikërisht këtu besimi bëhet emblemë e identitetit në kundërshtim me ata që nuk përfaqësohen nga kjo shenjë; njëfarë nacionalizmi shpirtëror që i klasifikon ata që nuk janë dakord-madje edhe ata brenda së njëjtës fe që ndjekin pikëpamje të ndryshme të saj-si jobesimtarë, të pafe dhe rrjedhimisht armiq.

Deri diku kjo ka qenë tradita. Ka ndryshuar vetëm trysnia e globalizmit, e cila po i shtyn njerëzit gjithnjë e më afër njëri-tjetrit, teksa teknologjia përparon dhe e mpak botën. Gjatë fëmijërisë sime, 50 vjet më parë, fëmijët rrallë takonin dikë me sfond të ndryshëm fetar e kulturor. Sot, kur jam në këndin e lojërave me djalin tim 10-vjeçar apo shoh shokët e tij në një mbrëmje datëlindjeje, dëgjoj një mori gjuhësh, besimesh dhe ngjyrash.  

Personalisht, kjo më këndell. Por një botë e tillë kërkon që respekti i përbashkët të zëvendësojë dyshimin e përbashkët. Një botë e tillë i mund traditat dhe sfidon mendimet e vjetra, duke na detyruar që me ndërgjegje ta përqafojmë atë. Ose jo. 

Dhe këtu fillon problemi: për ca kjo forcë përbën kërcënim. Kërcënon shoqëritë thellësisht konservatore. Dhe për ata për të cilët feja ka rëndësi globalizmi nganjëherë shoqërohet me një shekullarizëm ose hedonizëm agresiv që shqetëson shumë vetë. 

Kështuqë ne duhet të kuptojmë se si bota e besimit ndërvepron me procesin e pakontrollueshëm të globalizmit. Prapëseprapë është e jashtëzakonshme se sa kohë apo energji politike i përkushtojmë kësaj. Shumica e konflikteve në botën e sotme kanë një përmasë fetare. Ekstremizmi i bazuar te një falsifikim i Islamit nuk jep shenja zbehjeje; në fakt nuk do të pakësohet derisa t’i kundërvihemi me përkushtim, por edhe me masa sigurie.   

Ky ekstremizëm është, ngadalë por me siguri, duke prodhuar reagimin e vet siç po shohim nga përqindjet elektorale të partive islamofobe në Europë dhe në deklarata të udhëheqësve evropianë, sipas të cilave multikulturalizmi ka dështuar. 

Natyrisht gjatë gjithë historisë feja shpesh ka qenë pjesë e konfliktit politik. Por kjo nuk do të thotë se feja duhet shmangur. Në të kundërt, kërkon një fokus të posaçëm. E shoh këtë me qartësi gjatë kohës që kaloj në Jerusalem ku-në Lindje dhe Perëndim-ka një rritje të fortë të religjiozitetit.  

Unë e fillova Faith Foundation saktësisht për të krijuar një mirëkuptim më të madh ndërmjet besimeve. Arsyetimi im është i thjeshtë. Ata që mbrojnë ekstremizmin në emër të fesë janë aktivë, me rezerva të mjaftueshme dhe-ciladoqoftë natyra reaksionare e mendimit të tyre-të shkëlqyera në përdorimin e teknologjisë dhe komunikimit modern. Përllogarisim se miliarda dollarë çdo vit i përkushtohen promovimit të këtij pikëvështrimi të fesë. 

Këshuqë Fondacioni ka një program universitar-tani i hapur në nëntë vende-që është hartuar për ta shmangur fenë si përbërësin e vetëm të shkollave fetare dhe analizimin e rolit të saj në botën e ditëve tona. Ne kemi një program tjetër-në 15 vende dhe të tjera më vonë-që lidh nxënësit e shkollave në mbarë botën përmes teknologjisë interaktive për të diskutuar besimin e secilit dhe domethënien që ka për ta. Ne kemi një program-aksion përmes të cilit të rinjtë punojnë me moshatarë të feve të tjera për të rritur vëmendjen ndaj Synimeve të Mijëvjeçarit, program i udhëhequr nga OKB-ja për të luftuar varfërinë në botë.   

Ne nuk jemi më shumë se një organizatë. Të tjera janë duke u ngritur. Por qeveritë duhet të fillojnë ta marrin më seriozisht këtë. Aleanca e Qytetërimeve që nisi në Spanjë e Turqi është një shembull. Mbreti i Arabisë Saudite ka dëshmuar cilësi udhëheqëse të shkëlqyera në këtë plan. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me grumbullimin e njerëzve me pozitë. Duhet gjithashtu të funksionojë edhe te masat dhe posaçërisht në median për të rinjtë. 

Në mbyllje, udhëheqësit fetarë duhet të marrin një përgjegjësi të re: të mos luhaten në respektin e tyre për fetë e tjera të ndryshme nga e tyrja. Shekullaristët agresivë dhe ekstremistët ushqejnë njëri-tjetrin. Së bashku, ata përbëjnë një sfidë të njëmendtë për besimtarët. Ne duhet të demonstrojmë natyrën dashamirëse të besimit të vërtetë; përndryshe feja do të përkufizohet nga një betejë në të cilën ekstremistët  marrin kontrollin e komuniteteve besimtare dhe shekullaristët pretendojnë se qëndrime të tilla janë thelbësore për fetë. 

Kjo do të ishte një tragjedi. Sepse pikërisht në këtë epokë globalizmi, besimi mund të përfaqësojë arsyen dhe përparimin. Feja nuk po vdes dhe as nuk duhet të vdesë. Bota ka nevojë për besimin. 

Tony Blair ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. 

 

7 Komente

Unë e fillova Faith Foundation saktësisht për të krijuar një mirëkuptim më të madh ndërmjet besimeve. Arsyetimi im është i thjeshtë. Ata që mbrojnë ekstremizmin në emër të fesë janë aktivë, me rezerva të mjaftueshme dhe-ciladoqoftë natyra reaksionare e mendimit të tyre-të shkëlqyera në përdorimin e teknologjisë dhe komunikimit modern. Përllogarisim se miliarda dollarë çdo vit i përkushtohen promovimit të këtij pikëvështrimi të fesë.
 

une e lexova nja dy here po sme duket aq e thjeshte per ta kuptuar kete arsyetim. eshte faji im, apo ka problem perkthimi ketu?

E kam gabim apo ky artikull vjen nga një autor, autobiografia e të cilit është rradhitur në raftet e kategorisë "Krim" nëpër libraritë e Ingilterrës?...

Gjithësesi, mendoj se nuk kemi nevojë për psikopatët të na mësojnë ende dhe akoma se çfarë është përçarja ndërfetare dhe kush e ushqen atë e kush përfiton prej saj. Ja çfarë thotë një njeri i mençur në një intervistë kur e pyesin për përplasjen e qytetërimeve:

I don’t believe in it. It’s something some political leaders tried to use, and that the media tried and are still trying to sell us, in order to simplify the world and their work,

... When they talk about a ‘clash of civilizations,’ it’s just a way to separate things but the reality, and what I see, is that we are much closer than we think. I was in China recently. I spoke to normal people and heard the same stories I would hear in Brazil. So where is the clash of civilisations? There is none.

Hajde peshq, boll publikuat broçkullat e tonit me shokë! Na sillni ca lajme të vërteta, si p.sh. me mijra peshq e zogj që po gjenden të ngordhur e po bien nga qielli anë e mbanë botës këto ditët e fundit... hmmm? Apo po prisni ditën kur të përmbysen polet magnetike? Kam frikë se atë ditë s'do të ketë më as elektricitet as internet...

Kështuqë ne duhet të kuptojmë se si bota e besimit ndërvepron me procesin e pakontrollueshëm të globalizmit

Ndervepron? Jo i dashur..bota e besimit ESHTE globalizem.  Vetem se i kundervihet nje globalizimi bashkekohor qe i lidh njerezit me telat e VISA dhe MasterCard. Detyrimisht, oborri mbreteror i globalizimit ne Davos ku ben pjese edhe kryeministri Blair, eshte ne konflikt te drejtperdrejte, e jo ne nderveprim.

Packa se World Economic Forum kerkon te krijoje nje dialog me 'boten e besimit' (kam qene ne gare per nje pune me mandat te tille ne Gjeneve po shyqyr qe s'e mora), gjasat jane qe 'nderveprimi' te jete enderr me syhapur. Parimi monoteist 'robi s'mbahet vetem me buke' bie ndesh si me parimin e Kines "Komuniste" qe insiston qe 'ngrenja e bukes eshte me rendesishmja", ashtu edhe me parimin Amerikan "shpia eshte buke", apo ate europian "Brukseli eshte buke", apo ate Hindu "buka s'ekziston"

 

Po ce kujton ti, se nuk e di ai? Byth e zgjut ama. Fut pak bukë lepurushi në torbë e shkon dhe u thotë: e përbashkëta jonë është BUKA. Le të flasim për bukën. Le të mos rrifemi për bukën.

Diferencat do duken pastaj when lunch time comes. smiley

Religion is the sigh of the oppressed creature, the heart of a heartless world, and the soul of soulless conditions. It is the opium of the people.

K Marx.

 Nisma e Toni Bleir nen financimin e OKB/UN eshte jo vetem e shkelqyer por dhe e dobishme. Ty kundervihesh ekstremisteve me natyren tende te bute, me bashkpunimin ndermjet racave dhe feve, mua me duket arma me e mire kundra tyre. 

Konspiracioni mediatik dhe social sigurisht qe i perket globalizimit , por problemi fillon nese vijne  ligjet demoktatike , pastaj besimi e feja respektohen kulturalisht pa te drejte vendimarrje  apo e kunderta , feja ben ligjet ...ketu rruget ndahen ...

ps. Shembulli me i qarte eshte Shqiperia ne tranzit ...nuk ka akoma demokraci te ndare nga feja .... (eshte nje kazan qe zien perdite )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).