Ortografia  e proverbave të  Bardhit  është e pandryshuar, përveç fjalëve në kllapa, që janë shtuar me qellim për të na dhenë një shpjegim të mëtejshëm në kuptimin a ketyre fjalëve të urta.  Studiuesi i gjuhës shqipe At Fulvio Cordignano që ka përzgjedhur fjalet e urta, një pjesë të vogël të së cilave paraqiten ketu, është gjithashtu autori i një gramatike të gjuhës shqipe të vitit 1930. 

File:Blancus frontpage.JPG

 

2. Kus(h) njef vetëhehenë (vehten) njef tene Zone (Tenzòn).

 

3. Nierij mbledh, e Zotynë përderdh.

 

7. Kis(h) (qyshë) â gjykuem s’ ka me meguem (munguem)

 

8. Kis(h) (qyshë) bâne urtshim (= urtisht), e shukò (shikò, shikjò, shiqò) si kâ me të dalë.

 

9. Gjithe kafshenë (= Gjithëçkafen) me të përkuerm.

 

10. Nierju  i urtë gjithë kafshenë  (= gjithëçkafen) tundon.

 

15. Të kekihatë  mbsognene (t’këqijat mësojnë).  

 

16. Kush nukë ashtë (i ) mbësuem, s’ di me urdhënuem.

 

17. Mbassi të kjeshë (t’ kėsh)  xâne, ani mbso (mso).

 

20. Me mijtë (miqt) ha, e pi, e treg mos bân.

 

21. Anëmiku plak, s’ t’ bâhetë,  (s’ t’ bâhet), kurr mik, e ne t’u bâftë, s’ bâhetë i derejtë.

 

23. Skifteri  s’gjitetë (s’gjitet) mbas mizashit (mizash) (gjitet = ngitet, m’ u ngâ = prendersela).

 

25. Të paditunit, të pa folëtë (t’ pa folunt) ashtë të  folë (t’folun).

 

26. Tue folë fjalëtë  (fjalët) e fediga (mundi) rriten .

 

28. Fjalëtë (fjalët) janë gra, ma të bâmetë (bâmet) burra.

 

30. Nja (nji) nierij (nieri) qi kâ shumë (shum) fjalë, nja (nji) i shurdhënë (shurdhun, shurdhët) e mundë.

 

31. Atò kafshë qi s’ t’ kan hije, s’ duhet me i desheruem (dishruem).

 

33. Mâ mirë me dekunë (dekun) nja (nji) herë, se me u rrezikuem  gjithherë.

 

35. Kur dro se t’ del mâ keq, mos e bân.

 

36. Kush ve ndë (në) mulli do permillet.

 

38. Gjithëkush  shikon të miren e vet.

 

39. Peshku mâ parë kjelbetë (qelbet) ndë (në) kryet.

 

40. Ani i keq (ana e keqe) nukë kthehetë (kthehet).  

 

41. Dita e mirë njifetë (njihet)  ndë (në) nattenet (nâde).

 

42. Molla nuk rrëxohet larg mollet.

 

45. Bushtra qi ngutet me pjellë bân këlystë (kllysht) (t’) verbenë (t’verbët).

 

46. Kush shkue (shkon) kadalë,  ve shëndosh.   

 

49. Kush lėn (i ) këmbyem, (i ) këmbyem des. 

 

50. Mâ mirë me pasun anëmiknë (anmikun) shtruem, se miknë (mikun) mbuluem.

 

52. Kush dhihet n’ dėt, e  gjân në krypët.

 

53. Duhet me strim (shtri) kambët sâ kė të mbuluesit (mlojen).

(cfr. Sâ  t’ kesh hapin mate vrapin.)

 

55. Mornë (morden) s’duhet me harruam, persė sod mue, neser tŷ.

 

56. Si të ndernjes (nderojsh),  ashtū kė me kênë  nderunë (nderue).

 

57. I belbëti merr vesht mâ mirë të belbëtit.

 

58. Dėti, zjarmi, grueja, tri të këqija të mëdhá. 

 

 

3 Komente

Fjalori Latino-Epirot quhet. Cudi qe ska nje fjale greqisht he? Jepjani bollanos te mesonj gjuhen e te pareve.

Kush ve ndë (n&eumlsmiley mulli do permillet.

flm village

58. Dėti, zjarmi, grueja, tri të këqija të mëdhá.

 28. Fjalëtë (fjalët) janë gra, ma të bâmetë (bâmet) burra.

 

Gjate gjithe historise eshte ditur e verteta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).