graduate.gif Çdo student shqiptar, kudo që ndodhet mund të konkurrojë në bazë të kritereve për të përfituar nga fondi i ekselencës. Ky ka qenë premtimi më i fundit i Kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nëse këtë vit u përzgjodhën 42 studentë, vitin e ardhshëm nuk do të ketë kufizime.

“Në vitin 2010, përfituesit e fondit të ekselencës janë 42. Ju garantoj se nuk do të ketë asnjë kufizim për këtë fond, pra duke nisur nga viti i ardhshëm të gjithë ata që në bazë të kritereve do të arrijnë ta meritojnë dhe jo vetëm studentët e universiteteve të Shqipërisë, por edhe studentë e gjimnazistë shqiptarë”, shtoi Berisha.

Por krahas kritereve, që duhet të plotësojnë studentët e fondit të ekselencës, ata duhet të plotësojnë dhe një kusht tepër të rëndësishëm, siç është kthimi në Shqipëri për të punuar, pas përfundimit të studimeve që do të paguhen nga buxheti i shtetit. “Pas studimeve t’i shërbejnë vendit të tyre! Të bëjnë dhe ata detyrimin ndaj taksapaguesve shqiptarë që në një periudhë të vështirë për ta japin taksën, ndajnë kafshatën në mënyrë që të përgatisin një elitë”, tha Kryeministri.

Këto deklarata, kreu i ekzekutivit i bëri gjatë një ceremonie festive me rastin e shpërndarjes së certifikatave për fituesit e fondit të ekselencës për vitin 2010. Të pranishëm në këtë ceremoni krahas autoriteteve të Ministrisë së Arsimit, kanë qenë edhe rektorët e universiteteve më të njohura në vend, dekanë e specialistë të njohur të kësaj fushe.

 

6 Komente

te 10sha mu ne fond e birishe

se ka shkolla dhe bursa sa te dush per ata qe jane te zotet e skane nevoje per fondin tat.

apo thuj, si do dale brezi i ri i dritan priferave dhe bana vokshave

Cdmth ekselence?! Nuk e gjej gjekundi ne fjalorin e shqipes! Kusurin nuk e lexova se jane fjalet e nje te c'ekuilibruari mendor.

Arsimi e ben nje popull te lehte per tu udhehequr,por te veshtire per tu manipuluar,te lehte per tu qeverisur,por te pamundur per tu roberuar (...pavaresisht nga bindjet politike....)

 ekselence ne shqip dmth qe ta kesh baben kryeminister apo vjehrren kryetare parlamenti

 e ke gabim! eskelence do te thote te kesh lidhje me kokat kryesore te PD'se dhe PS'se se ka shume lidhje njerezish qe mund te te japin nje "ekselence" falas per te studiuar jashte Shqiperise. Dhe krejt keto koka partia e hane lekun e korrupsionit kur ti qojne njerezit e vet jashte er studime

Ke sa te duash me bursa (dhe tani me ekselencine qe eshte komplet falas) neper Europe, qe kane leke me shumice per te harxhuar me shoqet dhe shoket e rinj, dhe qe mami ose babi punon ose ka lidhje me PD/PS! Jo per te varferit ose ata qe jane teper te zgjuar! Dhe notat e universitetit keto me lidhje partie i nxerrnin 10ta edhe pa shkuar fare ne universitetet e Tiranes, Shkodres etj

Ata qe kane marre bursa qe nga 1990ta nuk kan paguar gje ne banken e shtetit Shqiptar, se ja kane fut nje te martume me Rus, Amerikan, Anglez, Italian se nuk u ben gje shteti Shqiptar se kane familjet ne shtet!

 ec mo se edhe 2-3 te mencem per sy e faqe do i fusin ne liste.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).