Drejtori i CEZ: Nuk jam bamirës, por privat. Energjia duhet paguar pa dallime

Mungesa e dritave nuk është shqetësim vetëm i konsumatorëve, por edhe i CEZ-it, kompania pronare e sistemit shpërndarës energjetik. Drejtori i përgjithshëm, Josef Hajsek, në intervistën për “Shqip” tregon se, nuk ka ardhur në Shqipëri për të humbur, por për të fituar. Sipas tij, shqiptarët duhet ta kuptojnë një herë e mirë, se energjia është një mall që duhet paguar dhe se nuk do të tolerohet më si dikur. Për herë të parë Hejsek rrëfen raportet e tij me ministrin Meta, me ERE-në, politikën në tërësi dhe jep qëndrimet e tij mbi mentalitetin e shqiptarëve ndaj “mallit” energji.

Çfarë po ndodh me kufizimin e dritave? Cila është përgjegjësia juaj dhe cila është e OST-së?

Nëse ndërpret një linjë të OST-së prej 220 kv, atëherë je i detyruar të shkëputësh furnizimin për 1/3 e vendit, dhe rrjeti shqiptar nuk është aq i sofistikuar sa mund të shmangësh zonat duke vënë në punë linja të dyta. Problem për ne është fakti se kemi shumë defekte të vogla afatshkurtra. Mesazhi më i qartë që dua të them është ky: Ne jemi këtu për ta bërë këtë kompani fitimprurëse, që do të thotë të investojmë më shumë, që të furnizojmë më shumë me energji, që të mbledhim më shumë para. Filozofia e një kompanie private jopolitike është që të furnizojë maksimalisht dhe të mbledhë maksimalisht. Pra, nëse ka ndërprerje apo shkëputje të energjisë elektrike, ajo që dëmtohet më shumë është vetë kompania dhe të ardhurat e saj, dhe është në interesin tim si kompani që të furnizoj sa më shumë të kem mundësi, në mënyrë që të mbledh sa më shumë dhe të fitoj sa më tepër.

Kur e morëm kompaninë para 1 vit e gjysmë, kuptuam se ishte shumë afër falimentimit. Kompania kishte 6500 punonjës dhe kishte marrë nga qeveria 160 milionë euro financime për të siguruar importin. Nuk e dimë nëse 80-90% shkonte për konsum dhe pjesa tjetër shkonte për rrjetin. Rrjeti në disa zona është i vitit ’63 dhe sot konsumi është 10 herë më i lartë. Nëse para 20-30 vjetësh një linjë 6 kv ishte e mjaftueshme për zonën turistike, sot këto linja janë shumë të dobëta, kështu që na duhet t’i bëjmë minimumi 20 kv dhe maksimumi 35 kv. Një tjetër problem është se më shumë se gjysma e kabinave janë private. Kjo ka ndodhur, sepse dikur OSSH-ja nuk kishte para dhe njerëzit i blinin me lekët e tyre transformatorin dhe kabinën, duke harruar mirëmbajtjen e tyre. Tani që këto kabina private kanë defekte, konsumatori kërkon nga CEZ-i rregullimin e tyre, por për t’i riparuar na duhet leje apo autorizim. Për ta riparuar duhet një kontratë, sepse ne duhet të vendosim një transformator të ri në një pronë që nuk është e jona. Duke iu rikthyer pyetjes: ‘pse kemi ndërprerje të energjisë’, ju them hapur se kjo situatë, pra mungesa e furnizimit na shqetëson neve të parët, sepse nëse nuk furnizoj, do të thotë se mbledh më pak. Si është e mundur që ne kemi ndërprerje nga OST-ja dhe le te themi, 70.000 konsumatorë i kemi pa energji, pa ngrohje, të cilëve unë nuk u mbledh dot para, ndërkohë që më duhet të paguaj për këtë energji, sepse më thuhet se kjo energji është dërguar në rrjet? Pra, është në interesin tim që të mos kem ndërprerje, sepse më ulet fitimi nominal.

Po sa mund të zgjasë kjo reformë?

Varet nga sa je në gjendje të paguash ti si konsumator. Unë mund të investoj 200 miliardë, të cilat do t’i marr borxh nga BERZH-i, të cilët më thonë se rritja e çmimit çdo vit duhet të jetë 10-22%, sepse ata llogarisin sa do shpenzosh, sa pajisje do blesh dhe ti do mbledhësh vetëm paratë e arkëtimeve, kur ndërkohë CEZ synon të arrijë edhe fitime. Nëse duam që rritjet e çmimeve të energjisë të jenë më të vogla, atëherë investimet do të jenë më të ngadalta, uljet e humbjeve do të jenë me të ngadalta dhe për rrjedhojë, edhe ndërprerjet do vijojnë, sepse janë të ndërlidhura. Kohëzgjatja ka të bëjë gjithmonë me investimet dhe me vullnetin për të optimizuar çmimin e energjisë elektrike. Ne kërkojmë mbështetjen e politikës, që kush vjedh duhet të dënohet, por vë re se ka një lloj fushate kundër nesh, se ne duhet të rimbursojmë ata që kemi ndëshkuar, dhe ky është një mesazh shumë i keq për tregun, sepse i thua atij tjetrit se është OK të vjedhë dhe se ai do mbrohet nga ndëshkimet. Kur zbulohet një rast vjedhjeje, ne u japim 2 mundësi konsumatorëve: ose të paguajnë energjinë e pamatur ose të ndiqen penalisht. Sigurisht, kur ke një milion konsumatorë, gabimet edhe ndodhin, por megjithatë gabimet janë diku te 5% apo 8%, por jo 80%. Gabimet mund të jenë se konsumatori nuk ka marrë faturën, sepse posta nuk është perfekte dhe nuk e bën punën siç duhet. Ne e dimë që kemi faj vetë për shumë gjëra, dhe për këtë kemi ndryshuar strukturën e kompanisë sipas modelit europian.

Cilat janë zonat problematike dhe prioritet?

Për ne, Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora janë prioritetet tona, sepse aty ne kemi 60% të të ardhurave. Mua më vjen shumë keq kur, për shkak të OST-së, ne jemi të detyruar të bëjmë shkëputje në Gjirokastër dhe Sarandë, pasi këtu kemi konsumatorët tanë më të mirë, që e paguajnë energjinë e konsumuar. Unë ndihem shumë keq për këtë. Nëse ka zona në Veri ku unë arrij të mbledh vetëm 8-12%, në ato zona nuk do kem mundësi të investoj. Nëse nga 10 euro, ti më jep mua vetëm 1 euro, unë nuk mund të investoj, sepse unë nuk jam bamirës dhe dikush tjetër do të duhet të paguajë për këto humbje.

Keni marrë kritika të shumta kohët e fundit nga Ministria e Energjetikës. Si janë raportet mes jush?

Ne nuk jemi kundra kritikave, sepse ato të ndihmojnë të rregullosh gabimet e tua. Por, Ministria e Energjetikës është 24% pronar i kompanisë, pra jemi në të njëjtën barkë. Megjithëse ndonjëherë kemi opinione të ndryshme me njeri-tjetrin, ne e kemi mbështetjen e qeverisë dhe po punojmë për të njëjtin qëllim. Ministria e Energjetikës thotë se kemi shumë ndërprerje, edhe unë nuk jam shumë i kënaqur me njerëzit e shpërndarjes, megjithatë kur mendoj se kemi këtu vetëm 1 vit e gjysmë, them se nuk mund të pres që të zgjidhen të gjitha problemet menjëherë.

A jeni të kënaqur nga vendimi i ERE-së për uljen e çmimit të KESH-it?

Nuk kam arsye ta kritikoj vendimin e ERE-së, pasi respekton sistemin energjetik në Shqipëri dhe nevojat për investim. Në planin teorik, duke pasur parasysh faktin se Shqipëria kërkon të zhvillohet, arrij në përfundimin se ky vendim bën që të hidhen më pak para në sistemin energjetik. Viti 2010 ishte një vit i mbarë për KESH-in, dhe mendoj se vitin tjetër ata do të mbijetojnë. Nëse ne si kompani arrijmë të mbijetojmë, të jemi të suksesshëm këtu, kjo është ftesa më e mirë që mund t’i bëhet investitorit të huaj. Po përpiqem të bind kompaninë në Pragë, të shohin mundësinë e investimit në hidrocentrale në Shqipëri. Ne jemi investitorë afatgjatë, dhe nëse zgjidhim çështjen e humbjeve teknike dhe joteknike dhe rrisim nivelin e arkëtimeve, atëherë Shqipëria ka një shans shumë të mirë për të qenë një magnet për investitorët. Jam i sigurt se për pesë vjet mund edhe të lëmë pas Rumaninë dhe Bullgarinë.
 

 

Energjia, mjet për interesa politike   

Në këndvështrimin e drejtorit të CEZ-it, biznesi energjetik është shumë i politizuar në Shqipëri. Për Hajsek, kjo është e gabuar, pasi me energji furnizohet çdo pjesë e shoqërisë, të varfër e të pasur, private dhe publike. “Problemi qëndron te fakti se e majta dhe e djathta mund të luajnë me energjinë si me një lloj vegle për të fituar mbështetje për veten e tyre. Ne duam ta shohim thjesht si biznes: duhet të investosh para dhe të fitosh para”, - thotë ai.


Të parët në hartën e CEZ për vjedhjet

Të dhënat e CEZ-it mbi nivelin e humbjeve të energjisë dhe vjedhjes së saj tregojnë se Shqipëria mban nivelin më të lartë. Hejsek tregon hartën e vendeve ku CEZ ushtron aktivitetin. “Vendi i dytë më keq për nga humbjet është Bullgaria, me nivel total 15.4%, ndërsa në Shqipëri, vetëm humbjet teknike janë 18.2%, kurse totali rreth 35%”. CEZ operon në Bullgari, Rumani, Poloni, Hungari, Çeki, Sllovaki, Austri dhe Gjermani. Mesatarja në Europë është 7.2%. Gjermania ka vetëm 5% humbje totale, kurse në Poloni vjedhjet janë 1.2% dhe 0.2% në Çeki.

9 Komente

shqiptarët duhet ta kuptojnë një herë e mirë

 

Shqiptaret e p... te sat'eme

 

Une i paguaj dritat o plehre, plus paguaj edhe taksat qe ti i ndan me saliun sa here t'ju mbushet mendja.

Kush na qenka ai "privat" qe merr falas asetet dhe monopolin e shperndarjes se energjise ne nje vend? Kush qenka ai "privat" qe arrin te me ngarkoje mua (konsumator i ndershem - mbase nga halli po i rregullt) edhe ato para qe ti kelysh b... NUK DO qe te mbledhesh tek hajdutet se ashtu te thote zagari qe te fali OSSH-ne.

 Hejsek, fajin se kane shqiptaret apo qeveria e tyre hibride populiste/kapitaliste por vete ti qe zgjodhe te vish e te besh bisnez ne nje vend te botes trete. Ik tani sa pa humbur me shume se ne shqiperi as zoti si jep dot dum gjerave.

Apologjia sulmuese e Hashekut.

CEZ duhet të pranojë se ka fitimet më të mëdha për njësi shitje në Shqipëri .Sipas gazetës Cez paska një monopol të madh shpërndarje në Europë kur ky shërbim është i liberalizuar,  paska mbështetje të fortë   prandaj bën këto presione për të rritur fitimin tek ne . 

duhet të investosh para dhe të fitosh para”,

çer ka investuar ky cez der tani ?     lloqe kavaje...

Ne kërkojmë mbështetjen e politikës, që kush vjedh duhet të dënohet, por vë re se ka një lloj fushate kundër nesh, se ne duhet të rimbursojmë ata që kemi ndëshkuar, dhe ky është një mesazh shumë i keq për tregun, sepse i thua atij tjetrit se është OK të vjedhë dhe se ai do mbrohet nga ndëshkimet....

Vazhdojnè akoma nè shqipèri faturat siç tè do qejfi ty,dhe njeriu i thjeshtè  nuk mund tè ankohet...se i duhet tè paguaj 300000 lek vetèm pèr tè hap gjyq kundèr teje...gjyq qè èshtè i detyruar  tè shkoj nè TIRANè ta hap,pavarsisht se jeton nè shkodèr apo sarandè(kush e gjen pse?),dhe qè sigurisht nuk ka pèr ta fituar kurrè...se helbete i keni rregulluar qè nè mèngjes ato punè....

Po pse more lamash,sa herè mè duhet tè kthehem aty gjej poshtè derès faturat e tua?...dhe kur shkoj e ankohem tek zyrat e tua e tè tregoj librezèn me faturat e paguara,mè thua se kèshtu thotè kompiuteri,kèshtu qè s'ke ç'bèn do paguash,mè shikon edhe me habi...demek vij nga jashtè...se i kam tepèr lekèt unè..i gjej rrugès kètej...apo mos vallè mi jep jot'èmè??pèrveç kètyre kanè filluar edhe ata tè ujit tani me tè njèjtèn taktikè...po s'keni faj ju jo, ndyrsira...faj kam unè qè kam gjithmon i rregullt me ju!!

arb, sa te kuptoj, une kam nje vit qe paguaj sikur kam lavazh

keta jane maskarenje ore, kane gjetur kete popull qe bindet per cdo gje, vetem se "thote kompiuteri" a thu se e komandon perendia kompiuterin

Flo...

Kjo èshtè e freskèt fare...vitin e kaluar dèrgova plakun,qè tè shikonte si ishte puna me ujin,pasi kishte kohè qè fatura nuk vinte nè shtèpi...shkoi dhe u interesua,qèlloi qè atè punonjèsin aty e njihte..dhe nè konfidencè ai i thotè: Po ti kaq budalla je?kètu nuk e paguan njeri ujin..jo jo i thotè se nuk i dihet..dhe mu desh tè paguaja gjithè faturat njèherèsh,shkon pèrsèri kèto ditè e gjen ato tè ujit qè kisha paguar njè vit mè parè poshtè derès...e njèjta gjè edhe me dritat...mè lindi idea se kèta kètè punè e bèjnè vetèm me ata qè nuk jetojnè aty,dmth..jemi qè jemi ti zhvatim kèta,por me sa shoh.....Kompiuteri qenka njèsoj pèr tè gjithè(justifikim mè idiot nuk kisha dègjuar ndonjèher),nuk ke as çfarè i bèn...piji lèngun librezès..shko e hidhi nè gjyq po ta mbajti!!

jo se e bejne dhe me ne qe jetojme ketu, sidomos me ne abonentet e pergjegjshem qe nuk leme fature pa paguar, edhe une vajta ne dhjetor dhe pagova per nje vit me kamate madje, kisha nje vit qe ankohesha dhe u thosha ta korrigjonin faturen, ke te drejte, me thoshin por faturen ashtu e lane

shtet horrash

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).