Mediat vetëm e kanë raportuar, por thuajse nuk i kanë komentuar ato që Tom Kantrimen, zv/ndihmës-sekretar i Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, ka thënë në një intervistë për zhvillimet politike më të fundme në Shqipëri. Përse kjo heshtje, aq më shumë nga krahu opozitar, që ka arsye të tregohet i pakënaqur? Sepse, në Shqipëri është krijuar një zakon, sipas të cilit nuk është pragmatike të vësh në dyshim ato që thonë “amerikanët”. Një zakon që nuk është fare në përputhje as me standardet e demokracisë dhe lirisë amerikane, ku media dhe politikanë nuk lënë pa kritikuar as edhe vetë Presidentin e SHBA-së. Por, aty ku lind një “Zot” i pakritikueshëm, vdes liria e kritikës. Edhe nëse ky “Zot” është një zyrtar i lartë i SHBA-së. Prandaj, duke u qëndruar besnik këtyre standardeve të lirisë, që duam të instalohen edhe në Shqipëri, do përpiqemi të tregojmë se ku gabon edhe një zyrtar i lartë amerikan si Kantrimen.

* * *

Shkak mund të jetë mungesa e informacionit, por në komentet e Kantrimen mbi çka po ndodh në Shqipëri, konstatohen perceptime dhe konkluzione që nuk përkojnë me të vërtetën. Për shembull, Kantrimen pohon se në rastin e djegies së fletëve të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) “ka bërë punën e tij sipas rregullores”. Ndoshta ai nuk do shprehej kështu nëse do ishte informuar edhe për deklaratat e zëvendëskryetares së KQZ-së, Dëshira Subashi. Dhe sipas Subashit, procesi i djegies së fletëve të votimit është kryer “në shkelje të Kodit Zgjedhor”. Ndërkaq, zotit Kantrimen duhet t’i bëhet me dije se është tepër e vështirë për opozitën për të marrë pjesë dhe për të dhënë kontributin e saj në KQZ, në një proces që menaxhohet në mënyrë krejtësisht tiranike nga një shumicë që është e vendosur të zbatojë urdhrat e Kryeministrit, edhe duke shkelur Kodin Zgjedhor. Kantrimen këshillon se shqiptarët duhet të jenë në gjendje t’i zgjidhin çështjet “në mënyrë demokratike, me dialog dhe kompromis”. Dhe, sapo kish deklaruar se Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, “sepse përmbushi standardet për një demokraci parlamentare europiane”. Po si kështu, edhe e paaftë të zgjidhë një krizë me dialog dhe kompromis, por edhe anëtare e NATO-s ngaqë ka përmbushur standardet për një demokraci europiane? Kundërsensi është evident. Dhe, ose Shqipëria është futur në NATO jo aq për standarde demokratike, por për nevoja strategjike të aleancës ose, këto standarde kanë degjeneruar që nga hyrja e Shqipërisë në NATO. Gjë që do qe një kontradiktë në vetvete gjithashtu. Hyrja në NATO të ndikojë për keq në cilësinë e demokracisë?! A nuk është absurde?

* * *

Por ndryshe nga Kantrimen, jo pak vetë që jetojnë në Shqipëri dhe ndjekin zhvillimet politike, por edhe vuajnë koston e tyre, janë të zhgënjyer nga pasiviteti që vetë NATO po tregon lidhur me standardet e rrënuara demokratike në një vend anëtar si Shqipëria. Një opinion i gjerë shpresonte se NATO nuk do interesohej vetëm për trupat shqiptare në Irak apo Afganistan, por edhe do ushtronte natyrshëm presion për më shumë standarde lirie dhe demokracie në Shqipëri. Kjo nuk po ndodh, dhe një autokrat si Berisha po përdor anëtarësimin në NATO si një gjethe fiku “demokratike” për të maskuar aksionet e tij të kapjes së shtetit. Anëtarësimi në NATO po shërben si një lavatriçe e autoritarizmit berishist. Po ashtu, shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se nuk është kriza politike që i ka rrëgjuar standardet e demokracisë, por janë vetë këto standarde të rrëgjuara nga një autokratizëm gjithnjë e më këmbëngulës në pushtet (që vetë diplomatë të SHBA-së i kanë kritikuar kohë pas kohe), burimi i vërtetë i kësaj krize pa mbarim. Është “very nice” të këshillosh që palët duhet të merren vesh, por më parë duhet të kuptosh se njëra palë, Qeveria, kërkon vazhdimisht vetëm të diktojë vullnetin e saj mbi opozitën, jo vetëm duke mos bërë asnjë lëshim, por edhe duke dhunuar të drejtat dhe liritë e opozitës. Zotin Kantrimen duket nuk e kanë informuar që në Parlamentin e Shqipërisë, shumica sapo ka dhunuar tiranikisht të drejtën që Kushtetuta i njeh pakicës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Është një dhunim që bie në kundërshtim edhe me sugjerimet e Komisionit Europian për të korrigjuar sa më shpejt paaftësinë e demonstruar të Parlamentit për të kontrolluar Qeverinë. Dhe, me se mund të ndalen padrejtësitë e një qeverie, në mos edhe me komisione parlamentare të kryesuara nga pakica? Apo mos vallë shpresohet se do jetë shumica ajo që do kontrollojë qeverinë e shumicës? Në SHBA ndoshta po, por në Shqipëri ku shumica parlamentare rri sus para Kryeministrit, jo! Ndërkaq, ngritja e këtij komisioni, të detyrueshëm me Kushtetutë, do ishte hapi i parë drejt një bashkëpunimi për një hetim të zgjedhjeve të kaluara, që po nga një rezolutë e Parlamentit Europian, shikohej edhe si premisë për të organizuar punën për zgjedhjet e ardhshme. Dhunimi i të drejtës së pakicës dhe vetë Kushtetutës, për ngritjen e komisionit për hetimin e “materialeve zgjedhore”, është një tjetër sinjal se në Shqipëri po konsolidohet një autoritarizëm putinist që nuk përfill Kushtetutën. Kjo do të thotë, as më shumë dhe as më pak, pushtet absolut. Dhe, nuk mund të mos habitesh që zotin Kantrimen nuk e kanë informuar fare (besojmë kështu ngaqë nuk flet fare për këtë skandal politik), për këtë dhunim ekstrem! Ndryshe, Kantrimen do ta kish kuptuar se përse opozita e ka tashmë thuajse të pamundur të bashkëpunojë me një pushtet që refuzon edhe një komision hetimor që i imponohet nga Kushtetuta. Që praktikisht, është refuzimi i një zgjidhjeje kushtetuese të krizës. Ne jemi me zotin Kantrimen, që kriza të zgjidhet me konsensus, por ndërkaq pyesim: a mund të ketë zgjidhje më konsensuale se ajo që sugjeron Kushtetuta?

* * *

Në kushtet e sotme, ka vetëm dy rrugë për ta trajtuar krizën. Njëra është që opozita të ulë kokën, të pranojë dhunimin e Kushtetutës, të së drejtës së saj kushtetuese për hetim parlamentar. Kjo do të thoshte disfatë e projektit për një demokraci liberalo-kushtetuese në Shqipëri. Rruga e dytë është që opozita të vazhdojë përballjen me pushtetin autokratik me të gjitha mjetet që ofron demokracia, për të korrigjuar dhunimin që i është bërë Kushtetutës nga një shumicë tiranike parlamentare. Kantrimen porosit që beteja duhet të zhvillohet brenda institucioneve, por nuk i falet të mos shohë se edhe vetë brenda institucioneve (në këtë rast Parlamentit), po ngjizet tirania e shumicës, që sipas Tukëvilit, kërcënonte fatin e demokracisë në SHBA. Zotit Kantrimen, opozita duhet t’i bëjë me dije, e njëjta tirani shumice kërcënon fatin e demokracisë në Shqipëri. Ndaj besojmë se rruga e përballjes së opozitës me këtë tirani dhe jo nënshtrimi, është në përputhje edhe me standardet e demokracisë dhe lirisë në SHBA, demokraci dhe liri që nuk toleron dhunimin e Kushtetutës nga asnjë pushtet, nga asnjë shumicë, nga asnjë President apo Kryeministër. Liria qëndron tek kufijtë që Kushtetuta u ka vënë pushteteve. Shumica qeveritare ka shkelur kufirin e saj, duke i mohuar pakicës një të drejtë që Kushtetuta e urdhëron. Me këtë akt shumica ka dhënë edhe një provë tjetër të rëndë të një gjakimi autokratik tradicional për Kryeministrin Berisha. Ndaj, dhe vendosmëria e Qeverisë për të bllokuar hetimin e materialeve zgjedhore duke shkelur edhe Kushtetutën dyshohet, jo pa të drejtë, si pjesë e strategjisë së saj për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Dhe, pa institucionalizuar një transparencë që garanton demaskimin e mekanizmit të vjedhjes së votës të instaluar në këto 20 vjet, zgjedhjet e ardhshme nuk do të mund t’i shpëtojnë as ushtritë e mijëra vullnetarëve jopartiakë, që për fat të keq, ekzistojnë vetëm në perceptimet e dezinformuara të zotit Kantrimen për Shqipërinë.

15 Komente

Keto shkrimet e Andrea Stefanit duhen vene tek rubrika humor.

 e kupton andrea c'flet apo jo?

 

Si ore mund te thote ky qe KQZ i ka vene shkelmin ligjit?!

Ky ka thene qe KQZ ka procedurat e veta dhe procedurat jane ceshtje juridike e jo politike. (Edhe PS i tha ristanit qe pasojat do te jene juridike e personale dhe jo "thjesht" politike)

 

Po te shtosh se ai e ve theksin ne nevojen per nje qeverisje TRANSPARENTE dhe ne piken e pare (qe ai e rendit te pare edhe nga rendesia) te rraportit te osbe mbi zgjedhjet (qeveria duhet te tregoje vullnetin per zgjedhje te lira e te ndershme), merr kuptimin e vet edhe ceshtja proceduriale e KQZ.

 

Fjalet e tonet, te perdorura se fundmi ne skenen publike te tiranes, i kane "shurdhuar" analistet qe nuk arrijne me te degjojne sic duhet gjithe cfare thuhet ne menyre te qyeteruar (pa "ulerima" dmth).

 

 

 sa i lezecem eshte ky Stefani.

corape i ben te gjitha faktet qe te nxjerre te tijen

asnje nuk eshte i informuar kur nuk i inetereson andreas

hahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Kush eshte ky Tukevili? Mos e ngaterron Tokevilin me Pukevilin? Kshu eshte kur je liberalo-centrist, perfundon poshte Sales...

Ed Rama liberalo-centrist?

Ja dhe nje tjeter per tek rubrika humor pa pare.

 Sepse, në Shqipëri është krijuar një zakon, sipas të cilit nuk është pragmatike të vësh në dyshim ato që thonë “amerikanët”. 

Kete e e bene edhe me Kosta Trebicken, moren nje hetues amerikan nga asgjekundi, dhe e vune ne krye te hetuesve tane. Kur et gjithe analistet kriminalistike po thoshin se eshte nje vrasje, duke shpjeguar dhe dinamiken e krimit, ky hetues nga asgjekundi, vetem se ishte amerikan, tha se ishte aksident dhe per çudi qe te gjithe e mbyllen gojen, dhe ata me te sigurtit, sepse "shiko, e ka thene edhe amerikani, dhe pike"

A do te kemi ne pak kocke qe ti bejme punet e mira me koken tone, se te liga po bejme mjafte???????????????

Pa fjale!!!

 Kev  pa shiko  shiko sa foli fakte FIX-i sonte ....

 Një zakon që nuk është fare në përputhje as me standardet e demokracisë dhe lirisë amerikane, ku media dhe politikanë nuk lënë pa kritikuar as edhe vetë Presidentin e SHBA

Sipas ketyre "perlave" te ketij tycit, Shqiperia i bie te jete shume me lart se Amerika matur me standartet ala-stefani te demokracise - ne Shqiperi jo vetem kritikohet presidenti e kryeministri (gje me te cilen jam shume dakord), por madje "shahen" ne 7 breza gjithandej neper media, nga "anal-ista" e "socialista." Ironike eshte kur nje tip i tille, globalisht inferior, qe s'le radhe pa "kritikuar" e ofenduar ata me te cilet nuk ndan te njejtin mendim, po na ankohet se ketu ne Shqiperi eshte mekur kritika. E pabesueshme!

Kur ia ka dash interesi, sic ka qene rasti i nderhyrjes se ambasadorit amerikan per ceshtjen e gjyqtareve te GJK, z. Stefani ka qene nder te paret qe bertiste "amerikanet thone...", tani qe s'i pelqen cfare thone amerikanet, kujtohet te ankohet se edhe ne Amerike kritikohet presidenti! (??)

E gjithe kjo histori e Countrymen-it eshte ne fakt e fryre pertej cdo permase. Ceshtja eshte e thjeshte: Duhet zbatuar ligji per te cilat gjithe palet politike kane rene dakord paraprakisht apo jo? Ne se ligji thote se pas nje afati te caktuar fletet e votimit duhen djegur, pse qenka zbatimi i tij nje veper kaq "tiranike?" Une jam i bindur per dicka tjeter: ne se ky ligj nuk do zbatohej, socialistet do te kerkonin qe te ndiqeshin penalisht pergjegjesit. Kane dhene prova per kete ata, nuk e kane fare problem ne se jane kontradiktore ne vetvete apo jo. I mbani mend atehere kur nga shirat e shumte, rreziku per renien e digave te hidrocentraleve u hiperbolizua nga socialistet dhe s'lane gje pa thene e ligj pa pare per ta gjetur me faj dhe akuzuar Priftin per moszbatim te rregullores ne hapjen e portave (nuk po flasim per personin e Priftit ketu, mos u corientoni). Dhe se paten per gje fare qe jo shume kohe me pas ta akuzonin se "kishte mbytur Shkodren" ngaqe hapi portat e digave.

Kjo historia e hapjes se kutive eshte ne fakt "pese me hic!" Vetem pasi nuk i pranoi Saliu ftesen e Edit per koalicion, filloi ankesa per "vjedhje" votash. Fakti qe te gjithe (pa asnje perjashtim) komisioneret e PS-se firmosen procesverbalet e votimeve ishte vec nje "leter higjenike" per krietarin Rama. Ai nuk e pati fare te veshtire te bindte "turmen" militantiste dhe anal-istat e "pavarur" se ne fakt komisioneret ishin blere, packa se ishin zgjedhur me shume kujdes dhe nen aprovimin e udheheqjes (mr. Rama dora vete). Qysh prej fillimit te krijimit te ketij problemi, rruga e zgjedhur prej opozites ishte rruga dhe bojkoti i parlamentit. Rruga ligjore u konsiderua si e "pafrytshme" me argumentin se gjykatat jane te varura nga politika. Kur gjykatat merrnin vendime qe u pelqenin zoterinjve socialiste, ato "vinin drejtesine ne vend," ne se nuk u pelqente, ishin te varura. Megjithate, fakti qe nuk e ndoqen problemin me gjykata nderkombetare, do te kete patur shume te beje me faktin se dhe ato jane te varura nga politika! Nuk kishte te beje fare fakti qe socialistet e nderum s'kishin piken e proves per shkelje ne votime. Madje, ne emer te parimeve te larta te sakrifices per voten e lire, Rama i futi gjytyrymet ne greve urie, per t'i nxjerre prej saj, me sa duket, ne emer te disa "parimeve" te tjera, akoma me te larta se "sakrifica per voten e lire." Filluan madje dhe propozime nga ato te palogjikshmet: Hapim kutite vetem, por nuk ndryshojme rezultatet. S'kaloi shume dhe, nen asistencen e faktorit te jashtem nderkombetar, kreu i PS-se kthellohet ca me teper: Heq dore nga hapja e kutive, kerkojne vec hetim te materialeve zgjedhore! Po kush e ka ngene t'i hyje analizes se kesaj metarmofoze te udheheqjes socialiste. Me siguri, Stefani ka qene i zene me gjera te tjera me te rendesishme: me bertitje e sharje neper debate televizive.

Tom Katnarit, thene troc nuk i ruhet shume rradakja per proceset demokratike ne Shqiperi. Dhe ne te vertete ameriqia ka eksportuar demokraci ne vendet e tjera vetem kur i eshte cenuar interesi i saj i te gjitha formave. Dhe per Shqiperine do ta vinte ujin ne zjarr per proceset demokratike vetem ne raste te tilla. Aktualisht gjithcka i ecen fjolle ne raport me shqiperine.. Nje rruspije me shume ne haremin e saj

 do përpiqemi të tregojmë se ku gabon edhe një zyrtar i lartë amerikan si Kantrimen

Andrea Stefani et al.

Sa herë që s'ka bithë PS-ja të bëjë ndonjë deklaratë kundër Amerikanëve, fut Andrenë apo Muçin të qëndisë ndonjë gjë edhe u kry bac.

Kjo percartja e Stefanit eshte si historia per te qeshur dhe per te qare e Ngjeles ne Amerike. Ngjela ne Amerike i derguar nga Berisha per t'u ankuar per zgjedhjet (PD ishte ne opozite). Pritet nga nje grup kongresmenesh dhe ne bisede e siper Ngjela kujton se eshte me Rudina Xhungen dhe ju drejtohet kongresmeneve: "e njihni ju Jefersonin apo jo?", kongresmenet shikojne njeri tjetrin, Ngjela perseri, "he me thoni, e njihni apo jo?". Atehere dikush nga amerikanet thote "po e njohim pak". Ngjela vazhdon, "Jefersoni thote qe po u prek vota kapen armet". Pas kesaj ju soset durimi kongresmeneve dhe e mbyllin ate takim duke i treguar deren Ngjeles dhe marrin ne telefon Berishen dhe i thone, " vaj halli ke na kishe derguar, ai ishte me te meta".

 Po pse merresh me barcoletat bajate te komandantit tend more i mjere?

Shiko a ka te drejet Stefani qae ja fut atij katunarit, apo jo?.Shiko Meten qe lufton per kuleten, nen bekimin e doktorit dhe pastaj fol, shiko Gjykaten e Larte, me Peçin ne krye qe e kane futur ne shtrunge, dhe pastaj fol.

Dhe ti thoje se pse nuk i shpuri Edi Kutite ne gjykate, ja pra pse, pergjigja eshte e qarte, keta kusare e kane kapur tere shtetin dhe bejne si ua do byça

 Po Bashkine e tirones kush ka 12 vjet qe e ka kap e qe e ka bo si i do byca

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).