KQZ nis hapjen e kutive, grupi i punës niset në LundërTIRANE- Fillon sot procesi i hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Në orën tetë të mëngjesit, grupi i punës i ngarkuar me urdhër të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, pritet të niset drejt fshatit Lundër në periferi të kryeqytetit, në magazinat ku ruhen aktualisht kutitë e zgjedhjeve, për t'i transportuar ato mandej drejt këtij institucioni. Ata do të fillojnë me hapjen e kutive, seleksionimin e materialeve të cilat do të shkojnë në arkivin e shtetit.

Sipas vendimit të marrë nga KQZ në datën 29 dhjetor 2010, me hapjen e kutive, materialet zgjedhore do të dërgohen në Arkivin Qendror të Shtetit, ndërsa fletët e votimit do të digjen. Në një prononcim të djeshëm për mediat, kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se kjo është procedurë rutinë, bëhet pas çdo procesi elektoral, dhe sipas tij mori këtë herë një vëmendje të madhe të opinionit publik për shkak të situatës së ngarkuar politike.

Për zv/kryetaren e KQZ-së, vendimi për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor është i nxituar, politik dhe i kamufluar teknikisht. Sipas Subashit, asgjë nuk e nxitonte KQZ-në të merrte vendime të tilla duke u bërë palë në një krizë tërësisht politike.
Në reagimin e saj për mediat, zv/kryetarja e KQZ-së tha dje se vendimi për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor dhe djegien e fletëve të votimit është marrë mbi një projekt/akt të ndryshuar.
Subashi pretendon se KQZ-ja ka miratuar një akt ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, ku i gjithë procesi bazohej mbi një udhëzim, i cili dërgonte edhe listat e zgjedhësve në arkivin e shtetit.
(s.g/balkanWeb)

39 Komente

Rama duhet ta cfrytezoje kete rast, te lajmeroje edhe Ngjelen e aleatet dhe te shkoje ne Lunder e te numuroje votat. Shans i mire ky.

Eh mer Mati mer Mati. Ti kujton ende se ligjet i bo natlmadhnia smiley

Ja nje gje per te lexuar nga Kodi Zgjedhor (me vjen keq por s'eshte me rime smiley   )

 

Neni 20
Kompetencat e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të KQZ-së

1. Kryetari i KQZ-së ka këto kompetenca:
a) drejton mbledhjet e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhënie me institucionet e tjera;
b) kryen funksionet e drejtuesit administrativ të institucionit. Në zbatim të kompetencave, sipas kësaj shkronje, Kryetari i KQZ-së nxjerr urdhra të brendshëm vetëm në bazë dhe për zbatim të vendimeve të KQZ-së.
2. Zëvendëskryetari i KQZ-së kryen detyrat e Kryetarit në mungesë të tij.
3. Kryetari i ushtron kompetencat në bazë të shkronjës "a" të pikës 1 të këtij neni së bashku me Zëvendëskryetarin. Të gjitha aktet e nxjerra në bazë të shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme. Bëjnë përjashtim rastet kur Kryetari ose Zëvendëskryetari nuk ushtrojnë funksionet për arsye objektive.

Ta shohim si do e justifikoje Qeveria kete pune.

 Ja ky eshte burre shteti, per kete i them bravo i qofte. Edhe te rref edhe s'te le me qa.

Tani Edit nuk i ka mbet gje tjeter vetem te beje revolucion. A ka kellqe??????????

Hajde mentalitet 97 hajde!

Ja e beri revolucionin ti cfare do te perfitosh?Po populli?E pa se cfitoi me Levizjen e 1997?Majmi Nanon,Meten,Gjinushin apo Rucin dhe per vete mori leshte nga paret e firmave.

Shko tek Ali Demi dhe ta tregojne revolucionin alidemsat.Perse e ke kete nick,vere Blloku se ashtu te takon,pasi Ali Demi eshte bastion i Sales.

Koha e revolucioneve ka mbaruar me hyrjen e vendit ne NATO.heqja e vizave tregoi qe vendi eshte stabel dhe megjithese predikuat eksode ajo nuk ndodhi pasi shqiptaret jane pjekur tashme dhe nuk genjehen me budallalleqet e Rames.Prandaj nuk e donit hyrjen ne NATO se nuk beni dot pa revolucione.

 Sol, mos ja fut kot se alidemi asnjehere nuk ka qene bastion i Sales, gjithmone i PS, shiko zgjedhjet. Kurse per revolucion si nuk e kuptove njehere kontekstin xhanem, te trashe mbetet ju te Sales, po budallenj fare. E di qe adminat do ta fshijne kete koment, po ishallah e lexon  me pare. Kuptoje drejte.

 Ku ka revolucion me te madh se te marresh e te mbash pushtetin me vjedhje votash?!

Rames nuk i ka lene vend njeri per revolucion, maksimumi per ndonje "kunder-revolucion". Po keto pune zgjidhen shume thjesht me gjykatat kur te pastrohen nga milicianet/burravecet e tipit "mos more si harrova une qe skadonte afati per bashen dje!!!!!!!!!!!!".

Fatkeqesia e shqiperise, qe rama eshte akoma me kokederr se berisha, kete here do kete dicka pozitive.

 

Kjo djegia e fleteve ne menyre te cuditshme, do te quhet krim me vete apo do te beje pjese ne ate kryesorin (i vazhduar)? 

Ta shohim si do e justifikoje Qeveria kete pune.

PèRGJIGJE:

Koha e revolucioneve ka mbaruar me hyrjen e vendit ne NATO.heqja e vizave tregoi qe vendi eshte stabel dhe megjithese predikuat eksode ajo nuk ndodhi pasi shqiptaret jane pjekur tashme dhe nuk genjehen me budallalleqet e Rames.Prandaj nuk e donit hyrjen ne NATO se nuk beni dot pa revolucione.

kete here do kete dicka pozitive.

Qe do jete?

Me ne fund do digjen. Na rane veshet rehat. Te mari prape Elsen nga Italia Rama qe ti kendoje kengen Lamtumire Kuti. Orkestruan Edi Rama e Sali Berisha. Kompozimi dhe teksti Edi Rama. Kendon Elsa Lila bashke me korin e grevisteve.

Kështu foli Primusi Cepues e, duke vringëlluar

ushtë hijegjatën, kundër Unicronit e flaku......
 

U prehshin ne paqe edhe kutite,

Zoti i bekofte pozite-opozite.

Edi Rama ...ka hequr dora nga TRANSPARENCA  e zgjedhjeve vendore  ,tani po merret me Tiranen  si kryebashkiak dhe ka zgjedhur si strategji xhamin e re bashke me  muzeun fetar ...te dyja ngjit  e ngjit ne te njeten cope toke ne qender ... po ecen mire biznesi me sa duket do kapi lek te madh si nga trualli si nga projekti ... prite kur falet me ndonje xhami se shpejti se ashtu e kerkon kolltuku ....me sa duket feja do  jete eksponent shume i rendesishem ne te ardhemen qe do perdoret per vota ne zgjedhje nga politikanet ....NATO u antarsuam , vizat u hoqen ... ME CFARE SLLOGANI DO I MARRIM VOTAT...???!!!Se shpejti nje parti e re e vertete nacionaliste me parimet e Gjergj Kastriotit ...do ti shtohet spektirt politik shqiptar ...

ps. Shume i neveritshem po tregohet  ,pa karakter ... me vjen keq per njerzit qe i besuan dhe ata qe dolen ne mitingje ...Per mua ketu u mbyll kapitulli  Rama per vote ne Tirane dhe lider i PS....!!!!

 Pse or djale. Aq budalla u tregove ti, sa kujtove se Rama e kishte seriozisht dhe me idealizem punen e kutive?

Eh mer trim i krishtere. Po s'na the ça je. Katolik apo ortodoks. sidoqofte, je kokrra e injorantit se s'do shume mend te kuptohet qe me mire myslimanet te falen ne xhami dhe jo ne mes te rruges siç behet tani çdo te premte, qe shtrohen qilimat dhe pengohen edhe kalimtaret. Prandaj behet dhe xhamia me 7 kate, 4 poshte e 3 siper qe te kete sa me shume vend per tu falur. Eshte preferuar me nje fjale, nje zgjidhje vertikale ndaj asaj horizontale. Po kujt ia thua... nje fondamentalisti. Leje pastaj kur fut ne mes dhe votat, qe tregon gjithe budallallikun tat. Akoma se ke marre vesh qe kjo pune nuk zgjidhet me llafe se saliu po ta shkel kodin zgjedhor ne mes te dites dhe s'ka zot e parlament e as gjykate qe e ndalon. A e kupton qe sot te gjithe njerezit thoshin se vetem me force mund ta heqesh tani, se ndryshe s'behet. Ti vete si thua, do rrish aty ku je apo do vish te japesh i dore ...me çin flas dhe une.

Tani berisha, te shkrije dhe parlamentin, se kot sa harxhon leket, dhe ta mbylli kete muhabet nje here e mire. Shqiptaret jane skllever dhe skllever duan te jene. (u bej qefin me shume kur them se eshte deshira e tyre qe te jene skllever, se ne fakt as e kane idene se çfare ndodh. jane skllever te mirefillte nga ata qe nuk dine te duan)

Shume i neveritshem po tregohet  ,pa karakter ... me vjen keq per njerzit qe i besuan dhe ata qe dolen ne mitingje

 

O Alban, me vertet mendon se ka politikane idealiste e me karakter ne Republiken e Albananeve?

Ndegjova sot tek lajmet, por nuk e kuptova, se listat e votueseve qe gjenden ne kutite e materialeve zgjedhore do te klasifikohen si "dokumenta sekrete" dhe mund te hapen per tu pare nga publiku vetem mbas 50 viteve. Nese eshte e vertete, a mundet ndokush te me sqaroje se pse u dashka qe te klasifikohen "sekrete"? Pra nga kush rezikohen keto lista nese behen publike?

PO, edhe nje gje tjeter per ata qe duan te bejne revolucionin. Bejeni, por ju lutem mos bllokoni rrugen se shqiptaret ane e mbane botes nuk ua falin dot kete shkelje te ligjit. Sa Gomere qe jeni. e kuptoni tani?

 shkaterrimi total (revolucioni) eshte e vetmja shprese qe i ka mbetur berishes.

Ka kaq kohe qe perpiqet te shtyje opoziten ne ate pozicion por nuk po i ecen.

 

Rama nuk ka ndermend te beje revolucion por te investoje ne burgje te reja kur te vije ne pushtet. Eshte shume me i cmendur se berisha ky toci tjeter. Dhe "arsyet" nuk do e kete veshtire ti gjeje (duke filluar nga vjedhja e zgjedhjeve).

Beni gati klasen e re drejtuese (dhe militantet qe "po pallohen" ne shtet) andej nga PD se ka kaluar me shume se 35% e kohes.

Po mire me gene, po si do vije ne pushtet ky rama. Si do behen zgjedhje te lira ne shqiperi qe te vije ky ne pushtet. Se dakort qe sala s'ka me shume se 25% po ç'rendesi ka kjo. ai ti vjedh zgjedhjet dhe keshtu ta them une po deshe rezultatin e zgjedhjeve te ardheshme. Sala do fitoje me 79.6% po aq sa dhe llukashenko ne biellorusi. Di per ndonje nderhyrje nga jashte a si eshte muhabeti???

 Pati nje te mire kjo,sa filluan ti djegin u ngroh koha ne Tirane.Ueeeee ky eshte i papame,i dogji,Kriminel,dua te shoh voten time,ja e pashe,ca do ndryshoi? 

Berisha Si Neroni.

Pasi zoteroi dy elementet e tjere si Token e "Ishpronareve" dhe Ujin E "Shkodres", tashi po rreket te perdori dhe Zjarrin per te djeg Fletet..

Si nuk i shkrujne nje comics Book ketij berishes andej nga ameriqia..Megjithe keto bema do tia kalonte ne sukses cdo fumeti per superheroj..

Ej po mire, ju qe na flisni per revolucione.  Kush do t'a bej kete revolucion dhe per cfare arsye?

 

E ka qef sala qe ti vere flaken arkivave dhe te behet nje amnisti ne fund.

 

E vetmja menyre qe i ka mbetur shpures se hajduteve ne qeveri per te gezuar te qete parate e vjedhura.

 

Mire e dime qe Sala ka qejf kete gje, por pyetjes time nuk i'u pergjigje.

Rama na merr per budallenje apo pleq qe rrine te dera e PS-se, qe na shurdhon veshet perseri me flete e kuti votash? Nga fletet e votimit Rama dhe PS-ja u terhoqen para pak kohesh, e deklaruan publikisht qe nuk kerkonin me fletet por vetem materialet. Bile Erion Veliaj ne nje debat televiziv tha qe fletet nuk i kemi kerkuar asnjehere. Atehere pse kundershtohet vendimi i KQZ per te zbatuar ligjin elektoral dhe per te bere me fletet ate qe parashikon ligji i miratuar nga Rama? Per te genjyer socialistet e shkrete? Per te mos mbajtur pergjegjesine e humbjes Rama? Per t'i kerkuar Berishes mbajtjen e bashkise se Tiranes ne kembim te pushimit te zhurmes se kutive? Ne mungese te alternativave? Po c'faj kemi ne te tjeret more zoteri? Rama dhe pelqte e PS hengshin koken, ne duam statusin e kandidatit te BE dhe kete nuk ka Edvin qe mund ta pengoje, ndryshe ai revolucioni duhet bere ne seline pink, duke perzene Ramen me shqelma dhe te marre drejtimin nje lider qe para kryetarllekut ka Shqiperine. Berisha nuk do te ishte dakort per asgjesimin e fleteve nese nuk do te kishte perkrahjen nderkombetare, por ka nje aprovim te heshtur te ketij veprimi ligjor nga nderkombetaret. Hetimi nga prokuroria i disa qendrave te votimit ne Shkoder (ku PS ka thene qe ishte bere nami me manipulime) dhe ku nuk u gjet asnje manipulim i vuri kapak zgjedhjeve te kaluara. Bindi edhe me skeptiket se zgjedhjet kane qene te lira e te ndershme. Rama si humbes duhet te marre pergjegjesine.

Po mire, po me materialet zgjedhore cfare ka Saliu qe nuk i lejon ti shohe komisioni parlamentar?

Po mire, po pse KQZ-ja e Salibanit (pra Ristani) vendosi qe listat e zgjedhesve qe ndodhen ne kutite  e materialeve zgjedhore te klasifikohen si "sekrete" dhe te mos lejohen per tu pare per 30 vjet? Deri dje Salibani thoshte qe ngrini komision hetimor, por hetoni vetem kutite me materialet zgjedhore, pastaj sefundmi e ndryshoje dhe tha se ju (pra socialistet) nuk keni aresye te ngrini komision hetimore "se nuk keni fakte", por mund ti keqyrni materialet zgjedhore sapo te shkojne ne arshive dhe do te jene te hapura jo vetem per ju por edhe per publikun. Tani na del se edhe keto materiale, ku me kryesoret jane listat e votueseve do te duhen te "burgosen" per 30 vjet!!!!

Pyetja ime per ty osht: A di me i vone ndonje emer ti kesaj gjoje, pasi une sinqerisht kam ngele i bukosur si me qene i pickuar ne ikje e siper nga gjarperi kobra.

 

Keto pergjigje duhet te presesh nga Rama: Edi Rama ju humbi zgjedhjet, ju genjeu per transparencen, pasi transparence nuk beri, as me fletet e as me materialet edhe pse ju nxori ne shesh, edhe pse ju futi ne greve etj. Njehere kerkonte fletet e votimit, pastaj si pa gje te keq, megjithese ishit gati te flijoheshit per fletet duke mos ngrene , tha qe fletet nuk i duam. U tall Berisha me te? Po kujt po i ankoheni? Kete lider keni. Berisha ja u kthen ne lolo dhe ju perseri e mbani. Nuk mund te behet hetim pa fakte, pse nuk pranonte Rama qe te shtohej fjala fakte per komisionin hetimor te parlamentit? Pse kishte frike te permendte faktet? Ngaqe nuk ka fakte?

Nuk eshte e vertete qe materialet mund te shikohen pas 30 vitesh. Eshte genjeshtra e rradhes e Rames qe nuk don trasparence por zhurme per te mos pranuar humbjen. Ja cfare thote ligji per arkivat:

"""Neni 21

E drejta e njohjes së informacionit

Një person mund të njihet me një informacion të klasifikuar, nëse ai siguron një të drejtë njohjeje nga një drejtues institucioni apo personi të cilit me ligj i është deleguar një e drejtë e tillë kur:

a) personi ka nevojë për njohje informacioni për përmbushjen e qëllimeve të ligjshme;

b) kur personi ka nënshkruar një marrëveshje për mosekspozimin e informacionit;

c) personi ka garanci sigurie.""" Me nji fjale nese ndjek procedurat keto materiale merren pa problem nga PS-ja ne kohe shume te shpejte.

Pra me nje fjale ti e pranon dhe e pohon se Sali Berisha gjate gjithe kesaj kohe eshte tallur me opoziten dhe me te gjithe perkrahesit jo vetem te opozites, por te se drejtes per te votuar dhe numuruar te lire dhe sakte.

Dhe nderkohe akuzoni opoziten dhe Edin per vjedhjen e votave qe beri Saliu!!!!!Po mire se ndoshta kur je edhe jashte, i shikon gjerat me mire se une qe jam brenda; cfare duhet te kishte bere opozita dhe Edi Rama per te kontestuar kete maskarade te madhe te vjedhjes dhe tjetersimit te votave, si dhe te mos pranimit sipas ligjit te xhungles te berjes transparente te ketij procesi?

 

 ne duam statusin e kandidatit te BE 

 

Smile Smile Smile

ec edhe pak se aty e ke..ja aty..ooo ece shume e kalove, kthehu prapa

I keshilloj te gjithe te lexojne kete shkrimin me lart te PoliticsShow.

 

 

 

Pse atë? ja ke këtë: http://www.top-channel.tv/artikull.php?i...

që e thotë ma bukur.

Çfarë duhej që të merrej statusi, 6 herë të çohej dora. 6 sekonda, 6 herë që opozita ta pranonte dhe të çonte dorën.

 Si mund te te kundershtoj?! Ajo eshte Jozi ndersa ky eshte leng groshe. Po gjithsesi asnjeri nuk ka mendime origjinale pasi gjithcka e vendos "sala dora vete". Hierarkia nen sali egziston vetem per te ndare fitimet e "qeverisjes".

 

 

Po ketu, http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=201835&ref=fp thuhet,

.. zonja Topalli nuk pranoi si të vërtetë opinionin e Komisionit Europian se:

 ajo ka keqpërdorur pozicionin e saj.

E si mund ta pranoje Topalli nje opinion te tille te Komisionit Europian i cili ka shume  e shume pale sy,dhe shume mendje shume e shume mendje se nje mendje Topalli si ajo e Jozefines!

Ajo (Jozefi) tha se:

është detyrim ligjor i kryetarit të Kuvendit të hartojë axhendën e punës së parlamentit, që më pas hidhet në votim në seancë plenare.

__

E megjithe detyrimin tend ligjor ne hartimin e axhendes se punes se parlamentit qe ti drejton Komisoni Europian po thote se e ke keqperdorur, e ke keqperdorur,  e ke keqperdorur, e ke keqperdorur detyrimin detyrimin, detyrimin tend si Kryetare e Parlamentit!!!! 

Te jetesh kryetare dhe te mos kuptosh "keqperdorimin" nga "detyrimin ligjor" eshte nje gje shume e veshtire per te vazhduar diskutimin. Kesaj i thone: kodra mbas bregut!Ku ishe as gje kundi!

I Pakapshem...perderisa synojme lider te moderuar bashkohor , nje 2% -sh ne ndergjegjen brenda kultit individit ... idealizem ne emer te integrimit ..ne fakt ne Shqiperi idealizmi konsiderohet DOBESI.... nuk ndihmon korrupionin , mashtrimin qe eshte i ngjizur ne gjak tashme per shqiptaret... 

C'far mendimi keni mbi djegjen e fleteve te votimit? A jeni te brengosur qe nuk mund te merret vesh kurre vertete se si dhe per ke votojne shqiptaret? Se si dhe per ke kane votuar keto 20 vjet? A mendoni se PS-ja tradhetoi idealet e saja dhe elektoratin e saj, dhe qe Edi Rama duhet te jap doreheqjen e menjehershme si i paafte per te qene kryetar i opozites dhe pretendent per te qene nje dite kryeminister?

1. djegja e fletve tè votimit èshtè njè akt i turpshèm qè po kryet nga faqezinjtè qè kanè uzurpuar pushtetin,por mè keq se kjo èshtè edhe mos-lejimi i kontrollit apo hetimit tè asnjè lloj dokumenti qè ka tè bèj me zgjedhjet..2. Jam shumè i brengosur, nè shqipèri nuk ka liri vote,dhe mendoj se nuk ka pèr tè pasur deri sa nè pushtet tè jenè faqezinjtè si BERISHA&NANO&META....3. Nuk mendoj se PS tradhtoi idealet e saj,qè teorikisht duhet tè ishte ideali i çdo shqiptari..nuk shoh se ku qèndron tradhtia e PS,tè paktèn deri tani as nuk kam dègjuar e parè qè PS tè votoj pèr djegje tè fletve apo sekuestrim tè matrialeve zgjedhore e as tè dorhiqet nga transparenca...nè se njeri di,le tè na thotè...e vetmja mènyrè pèr tè hequr Ramèn nga PS,ishte dhe mbetet transparenca..nè se nè kuti dilte se nuk kishte manipulime qè kthenin rezultatin...atèherè vetè socialistèt do ta kishin hiqur me kohè Ramèn...ose njè tjetèr mundèsi qè socialistèt tè heqin me shqelma Ramèn,èshtè ç'do lloj marrveshje e tij me Berishèn...pa u bèrè transparenca!!!!

Ne Shkoder doli qe nuk ishin bere manipulime.E di cfare thane "socialistet qe do ta heqin me shqelma Ramen?"

I nderroi Berisha kutite!!!!

Cudia me e madhe 3 dite zgjat. Na rane veshet rehat me ne fund. Rama spo ndjehet me keshtuqe dhe ju o cerra socialiste qepeni wc-ne smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).