Qyteti është nën pritjen e finalizimit të planit të qendrës, realizuar nga një studio prestigjioze gjermane. Por, gjatë rrugës së zbatimit, plani është modifikuar nga Bashkia e qytetit, partizane e këtyre ndryshimeve, që e vendosin qytetin e traditës nën pushtetin e kullave. Komuniteti i arkitektëve të qytetit dhe shoqëria civile është duke luftuar me gjithë mundësitë që qyteti të ndërtohet sipas planeve fillestare të studios, kur të gjithë aktorët e interesuar ndjeheshin mirë që qyteti i ri modern do bashkëjetonte me traditën...


“E shikon këtë këtu?” Miku im arkitekt më sqaron me patos, duke më bërë me shenjë në drejtim të tyre. Është një pjesë e kompleksit të këndshëm të ndërtesave përbri katedrales në Korçë. “Ke parë ndonjë gjë më të bukur? Këtu është parashikuar të bëhet një ndërtesë aksh kate. Dhe, këtu...Dhe...”. Jam i ngatërruar dhe në sfond më ngatërrohen thëniet në media të kryetarit të Bashkisë së qytetit, Peleshi; kundërshtimin e zakonshëm me pezm të Ark. Maks Velos dhe sqarimin shpotitës të Inxh. Artan Lames. Këtë kam mbajtur në mend, pothuaj tre orë e gjysmë pas një udhëtimi të njëtrajtshëm nga Tirana drejt qytetit juglindor dhe mundësinë sesi mund ta njësoj në një ide. Në mbërritje më është dashur ti bëj pak kontroll kujtesës dhe në mëndje më ka ardhur thënia e njërit prej shkrimtarëve të njohur polakë, që e vizitonte kohë më parë qytetin: “Ngatërresë e madhe ai qytet”. E thënë shkurt në shtëpinë e vet, aty në kufirin polako-bjellorus, dukej pak si habi. E kujtoj këtë dhe besoj se do gjej prehjen në Korçë, por e humbas në çastin e parë. Korça e sotme është hija e Korçës së djeshme dhe më shumë akoma, pa ndonjë shpresë aq të madhe për të ardhmen. I kam kërkuar Ilir Vocit, arkitekt dhe urbanist, por edhe publicist i këndshëm, që të më shpjegojë atë që ndodh me Korçën. Nëse do kem kohë, kuptohet do takoj dhe Aleko Papakozmain, anëtarin e jurisë ndërkombëtare në hartimin e planit të qendrës, por më shumë nga të gjitha një njeri me humor të veçantë dhe shume i vendosur në mbrojte të identitetit arkitektonik të qytetit. Duhet ta takoj diku Ilirin, por mu përpara Vilës së Themistokliut, një burrë që shet libra të lirë më bën reklamë për një libër të kahershëm të Kadaresë. Kthjellohem. Një tjetër me floknajë të bardhë shkon e vjen dhe thotë diçka sikur lexon psalm. Katër burra japin e marrin pa asnjë sens dhe na kthejnë humorin. “Kjo është Korça, për mua, më ka thënë Stashuk,- rrëmujë, njerëz pa asnjë qëllim dhe një qytet si dikur....”. Vjen Iliri, mik i vjetër i gazetarëve. Është guidë e përkryer e qytetit te tij dhe mbase njeriu që shpresoj të më shkartisë ngatërresën e planit të qendrës, që mëtohet se do i humbë sharmin qytetit. Pak minuta më vonë, ndërsa jemi pak para disa vilave prapa Mësonjëtores Shqipe, burri simpatik qëndron dhe më shpjegon befas me shumë emocion. “Ja...shiko”. I formuar prej gati më shumë se një shekull më parë, kompleksi rreth saj, me projektin e ri të shumëpërfolur, i humbet krejt sharmi i traditës. I njëjti plan, më thotë Iliri, kur tashmë qëndrojmë të dy para ish Turizmit, parashikon një shtatëkatësh, bash në këtë bredhin që këto ditë simbolizon Vitin e ri 2011. Por njësoj,- më ka thënë për zonën pranë Katedrales, rreth të cilës parashikohen disa ndërtesa dhe struktura deri në krah të prefekturës, që ia humbasin sensin kompleksit. “Dikur Korça, ka pasur dy lagje të vjetra dhe një udhë ku zbrisnin , ku shkarkonin dy lagjet karakteristike, tashmë po humbet krejt”, na sqaron një intelektual, me mbiemrin Stratobërdha, që ka përfaqësuar komunitetin përballë shpjegimeve të Studios gjermane pak kohë më parë në kinemanë e qytetit.  Po këtu?-e pyes për një drejtim tjetër, ku lartësohet diçka. “Ç’të them më...”, më thotë Iliri, që ka pranuar me kujdes të shuajë kureshtjen dhe të na qartësojë. Po a është e mundur e gjitha kjo që të tjetërsohet kështu? “Ty si ta merr mendja”, i përgjigjet pyetjes me pyetje, Iliri. Ngre supet. Nëse do ndodhte që pak ditë më parë Maks Velo të mos na vendoste në alert, patjetër që do isha më qetë...“Ç’po ndodh në Korçë”, kam pyetur sërish një ditë Maks Velon. Me vrullin e zakonshëm dhe pakënaqësinë për një gjë për të cilën ishte folur ndryshe, Maksi më ka dhënë një sqarim blic. “Nuk mundet të vazhdohet më kështu. Plani i qytetit ishte ndryshe në fillim”. Korça e vitit 2010 duket se nuk ka ndryshuar shumë nga Korça e viteve më parë, kur erdhën në fuqi drejtuesit e rinj të Bashkisë. U premtua dhe u premtua. Korça do kishte një rrugë pedonale, si disa prej qyteteve tona, ndërsa një arkitekt sajoi dhe idenë e një kompleksi në formën e mandoline në hyrje, e cila në fakt u kundërshtua dhe nuk u realizua...Në fakt, problemi i sotëm i Korçës, ashtu si i gjithë qyteteve tona, është se e ka lënë krejt të neglizhuar interesin publik të qytetarëve, si interes primar dhe e ka zëvendësuar atë me interesa të tjera, ndërkohë që interesi publik nga të gjithë drejtuesit, në fillim mëtohet të jetë mbi gjithë veprimtaritë e tjera në qytet.

Plani, ngjarjet
“Bashkia s’ka ende të miratuar detyrën e projektimit për mastërplanin e qendrës”, më thotë urbanisti Ilir Voci, që është një nga kundërshtarët më të fortë të idesë së modifikimit të planit fillestar,- dhe në këtë rast si mund të punohet”. E gjithë historia jonë fillon më 16 Korrik, 2009, kur Bashkia e Korçës organizoi një konkurs ndërkombëtar për mastërplanin e qendrës së qytetit, ku u paraqitën për të konkurruar plot katër Studio Arkitekture: Domus Concept (Portugali), 51N4E (Belgjikë), Jaubert Architecture (Hollandë) dhe Bolles & Wilson (Gjermani). Do ishte po një juri ndërkombëtare e cila e vlerësoi me çmimin e parë Studion Gjermane Bolles & Wilson. Kjo e fundit, në pak kohë, arriti të respektonte jo vetëm masshtabin e ndërtimeve, por arriti të vendosë një marrëdhënie të këndshme me pjesën historike të qytetit, jo vetëm duke mos e refuzuar atë, dhe madje si do shkruante vetë Voci” arriti jo pa sukses, të harmonizonte modernen me traditën.” Në fakt zaret ishin hedhur. “Ilir, po a e pëlqyet, i them, atëherë pse u bë kaq fjalë”. Bash, këtu fillon problemi dhe më shpjegon idenë. Masterplani i paraqitur pak kohë pas këtij, ishte një tjetër, dhe jo vetëm në koncept por më shumë në detaje, në plan e në volumetri. Një objekt tetë katësh kishte lindur “pa pritur” vetmor në një lulishte; kurse Mësonjëtores së Parë Shqipe do i bënin hije disa ndërtime katër, gjashtë dhe tetë katëshe; pallatit katër katesh që “do ishte prapa prefekturës i cili enkas ishte shkallëzuar duke përfunduar në një kat pranë zonës historike, një shembull ky i vlerësuar nga kritika për harmonizimin e të resë me traditën, krejt papritur i ofron shoqëri një objekt pesë katësh”. Dhe në vend të një rrugë tradicionale vilash dy katëshe, të ruajtura përgjithësisht në variantin fitues, tani do shfaqeshin disa kulla tetë katëshe, shton Iliri. Arkitektët e qytetit por edhe ata jashtë qytetit, nuk pritën. U bënë bashkë për ta mbrojtur qytetin e tyre, si asnjë herë tjetër në Shqipëri në një iniciativë për tu respektuar Një grup prej tyre hartoi deklaratën e 15 gushtit 2010, e cila kërkonte mos ndryshimin e variantit fitues.

Ndryshimet me syrin e specialistëve
Arkitekti Maks Velo ishte një nga njerëzit që ndërgjegjësoi publikun por edhe që u përball ashpër me kryetarin e Bashkisë. “Mbas gjithë këtyre ndryshimeve nuk është më ai projekt që fitoi në konkurs , por një projekt tjetër. Projekti i parë kish 5 zona kryesore të marra në konsideratë. a) Sheshi para Teatrit dhe Hoteleve, autori parashikonte një godinë të lartë që të mbulonte katrahurën që është bërë me hotelet. b) Shkollën e Muzikës e prishte dhe i jepte këtë hapësirë parkut. Të dyja në fakt këto pika u kontestuan nga Juria dhe efektivisht nuk do të bëhen. c) zonën e vilave mbrapa ish godinës së PD(aktualisht e djegur, ) autori e shihte me godina të ulëta, tani është rritur lartësia e kateve. d) zona para dhe anash Katedrales po ashtu ka ndryshuar. c) zona mbrapa Muzeut ABC po ashtu është ndryshuar. Kështu nga varianti i parë nuk ka mbetur asgjë”. Po pse atëherë e kam pyetur arkitektin. “Kjo situatë u krijua nga Kryetari i Bashkisë NIKO PELESHI, dhe nuk është aspak normale. Studioja i pranoi propozimet për ndryshime sepse besoi në autoritetin e Kryetarit”. Po a mund të filloj puna pa lejet përkatëse. “Nuk e di si nisi puna pa u miratuar PROJEKT DETYRA ne KRRTSH“, përgjigjet shkurt. Artan Lame, është dhe më lakonik: “Shkelja kryesore ka të bëjë me parashikimin e ndërtimeve të reja në zonën e qendrës së Qytetit. Qendra e Korçës përgjithësisht është e ndërtuar dhe kryesisht ka nevojë për rikuperim të godinave ekzistuese, ndonjëherë të lëna pas dore edhe qëllimisht”. Ai e rrëfen problemin duke thënë se studimi i ri parashihte ndërtime të reja në sheshe dhe lulishte, të cilat sot janë hapësira publike dhe prekjen e zonës pas Mësonjtores me ndërtimin e pallateve. “Depërtimi aty me pallate të reja, do të fuste “virusin” e pallateve në një zonë të konsoliduar ashtu si dhe ne zona të tjera dhe ndërtimet e reja 6-8 katëshe që parasheh dhe që janë të stonuara absolutisht me situatën urbane tashmë të formuar me ndërtime të ulëta”. Dhe arkitekti i mëshon dhe faktit se ishte e vërtetë që nisi puna për implementimin e Studimit pa u miratuar fare në KRRTRSH. Kjo ishte arsyeja, që në zonën para Kinema Moravës (ish-Mazhestik), Bashkia filloi punimet për ndryshimin e formës së sheshit dhe të trotuareve. Qëllimi ishte për të vënë situatën para faktit të kryer dhe për këtë u zgjodh një element (trotuaret e sheshit), i cili nuk krijonte irritim tek banorët. Ligji i Urbanistikës përcakton qartë që, pa u miratuar në KRRTRSH, asnjë Plan apo Studim nuk mund të fillojë nga implementimi. Dhe, pak para disa ditësh Bashkia mblodhi KRRT-në dhe u përpoq të miratonte nja dy pallate sipas Studimit të ri të pamiratuar, por ndeshi në rezistencë dhe ato nuk kaluan.
 
Reagimi
Por tashmë situata, s’mund të rrinte vetëm në Korçë. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë me 18 nëntor realizoi në Korçë një takim të zgjeruar, ku morën pjesë të gjithë faktorët e përfshirë: Kryetar Bashkie, Prefekt, Gjergj Bojaxhiu si Drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimit, Shoqata e Arkitektëve, etj. Nga Tirana erdhën si përfaqësues të Forumit Artan Lame, Artan Shkreli, Maks Velo, Lorenc Bejko. Në takimin që zgjati gati 3 orë dhe pas presionit shumë të fortë të komunitetit qytetar dhe të Degës së Shoqatës së Arkitektëve të Korçës, Kryetari i Bashkisë ra dakord që të paguante edhe biletat e avionit për në Gjermani të një përfaqësie të arkitektëve për të rishikuar studimin para se ta risillte për miratim. Këtë më përsërit dhe një njeri i Jurisë, pak ditë më vonë, por nuk dëshiron të prononcohet. Deri më tani, Bashkia duket se ende s’ka bërë asgjë për ta hedhur këtë hap për të riparë studimin. Ndërkohë që Ark. Papakozmai më sqaron se si mundet ne të diskutojmë mbi një studim i cili që në fillesa është me shkelje të rëndë ligjore, nuk ka të miratuar detyrën e projektimit në KRTRSH etj. Po, kryetari ka hapur udhë, i themi. “Tërheqja e kryetarit ishte taktike për të dalë nga situata në të cilën ndodhet, e natyrisht për të rritur vendosmërinë tonë për të mos lejuar kryetarin të sillet me qytetin si padron”, shton Aleko me atë humorin e tij me gjeste.

Në thelbin e çështjes
Bashkia e Korçës kish Studimin për qendrën e Qytetit, por gjashtë muaj më vonë, ndërhyrjet që iu bënë projektit, e humbën fare kuptimin e projektit fillestar. Arkitektët korçare, rojet e qytetit të tyre, ngritën shumë ankesa dhe debatet për ndërtimet e disa godinave të mëdha në qendër ishin shumë të ashpra. Ky ishte momenti kur Bashkia fillon të zbatojë një element të këtij studimi, që ka të bëjë me riformulimin e sheshit përpara Kinema “Moravës”, në mënyrë me sa duket që të testonte publikun. Teorikisht dukej se duke e nisur zbatimin e Studimit, por duke e rregulluar sheshin, do bënte që të dukej puna e institucionit. Gjergj Bojaxhiu ndërhyri me forcën e ligjit dhe për fatin e tij brenda ligjit. Nga e nesërmja filluan debatet. Kryetari i Bashkisë i tha Z. Bojaxhi se po shkatërron qytetin. Kurse ky i fundit iu përgjigj se ai po shkelte ligjin. Debatet morën dhenë dhe pas zyrave u shtrinë në televizionin publik dhe pastaj dhe më tej. Duket se u shfrytëzua shumë konfuzioni, që bëhet me vëmendjen e çartur të publikut shqiptar ku mijëra ndërtime pa leje gëlojnë kudo “dhe pse po bëhej zhurmë thjesht me disa bordura të Maxhestikut”, do shkruante me shpoti Artan Lame pak ditë më vonë. Këtu ishte momenti kur në debatin mes Bojaxhiut dhe Peleshit në televizion, njerëzit sapo e cekën realisht problemin e qytetit të tyre. Në fakt arkitektët kishin kohë që e kishin bërë prezent shqetësimin e tyre. Fillimisht me tone miqësore dhe pastaj tone shumë të ashpra ishin shpërndarë mes palëve.“Të them të drejtën u ndjeva mirë me variantin fitues të konkursit për sa i takon pikëpamjeve që kam për mënyrën si duhet të trajtohen qytetet tona, sidomos Korça, e cila ka privilegjin se ka krijuar një fizionomi të vetën, ndryshe nga shumë qytete të reja shqiptare, të ndërtuara rishtas në shumicën e tyre dërmuese në periudhën e socializmit”, do sqaronte publikisht në fillim arkitekti Ilir Voci. Por ndryshimi që iu bë pastaj i shokoi arkitektët e qytetit. Z. Niko Peleshi, do përballej gjate me një reaksion të madh të arkitektëve dhe të njerëzve. Përplasja do bëhej më e madhe, kur ai do përballte me çështjen edhe drejtuesin gjerman të projektit, që do të shushatej nga reagimi i publikut për planin e tij, që fillimisht ishte pritur aq mirë. Ndryshimi i masterplanit do të mbetej edhe objekti i diskutimit të gjatë me specialistë arkitektë, urbanistë që u zhvillua në Bashkinë e Korçës, (KRRT) takim me shuam debate e kundërshti dhe ku theksi mbetej te gërshetimi i traditës me modernen dhe ruajtjen e fytyrës së qytetit.

Prekja
Qyteti. Tradita. Për të flisja me Stashukun, shkrimtarin e njohur polak, që me një përshkrim evropianolindor ku në mes ishte edhe Korça, Gjirokastra dhe Saranda etj., i kishin dhënë çmimin më të madh letrar të vendit të tij. Pse shkrove ashtu për Shqipërinë?-mbaja mënd pyetjen “Nuk mund të kuptoj atë vend pa shprehje, ku njerëzit baresin rrugëve pa kuptim”, mu përgjigj pak si Ezopi në shtëpinë e tij një pikë gjeografike mes Bjellorusë, Ukrainës dhe Polonisë. Vërtetë Korça e sotme me këto zgjidhje ka mbetur një qytet që po bjerret nga dita në ditë: “Në pesë e gjysmë në Korçë poshtë Hotelit Grand, qëndronin tashmë disa burra. Gjatë ditës bëheshin edhe më shumë. Veçanërisht në rrugën e gjerë që çonte në treg. Qëndronin edhe pranë postës, edhe gjatë rrugicës hijegjerë përbri librarisë. Ndërsa pasditeve mblidhej një grup edhe më i madh njerëzish. Ishin vetëm meshkuj. Qëndronin dyshe, treshe ose tek pullë. Kalonin kohën duke folur kotmësëkoti apo duke vështruar diku në hapësirë. Kohë më kohë bënin ece-jake, por kjo ishte thjesht një lëvizje pa qëllim të caktuar, vetëm një pushim i përkohshëm në kotësi. Disa mbanin në duar tufa me lekë shqiptare dhe mundoheshin t’i këmbenin në euro ose dollarë. Shumica thjesht rrinin kot ndërsa pinte cigare të holla të gjata Karelia për gati treçerek dollari paketa. Dukeshin sikur diç prisnin, ndonjë lajm të rëndësishëm, ndonjë njoftim apo ngjarje, megjithatë kurrfarë lajmi nuk vinte dhe mëngjesin tjetër grumbulloheshin sërish. Me kalimin e orëve turma vetëm madhërohej ndërsa zvogëlohej pjesërisht afër orarit të dres për të krijuar pasdite prapë një grumbull të valëzuar e të palëvizshëm njerëzish të mbytur nga vapa cfilitëse. Kojë me kohë shfaqeshin fshehtas edhe gra, kalonin përanash pa rënë shumë në sy. Mbanin çantat dhe sendet e tyre, por në të vërtetë ishin të padukshme në atë kullusmë meshkujsh. Ata rrinin në vendet e tyre të përhershme duke gjuajtur ndonjë ndryshim, duke parë me ngulm pafundësinë e kohës së zbrazur, të dënuar me ekzistencën e tyre të palëvizshme. Të njëjtën gjë e vura ...”.
...
Korça vërtetë për Stashukun mund të ketë atë imazhin e zbërdhylët, por ky nuk i qëndron aspak asaj që kanë shqiptarët për të. Epilogu jonë me idenë e qendrës është i thjeshtë: Arkitektët përmes kolegut të tyre Kliti Kallamata ndanë me eurodeputetin Ohara në Korçë gjithë problematikën dhe pasi e njohën me historinë, traditat, gjithë trashëgiminë arkitektonike, i theksuan rrezikun qe po i kanoset qytetit në këtë fazë të zhvillimit. Një rezolutë e përgatitur nga ai, në bashkëpunim me 20 firmëtarë të tjerë eurodeputetë do t’i çohet qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Korçës. Dhe, këtë arkitektët e ndanë dhe me Bordin e Trashëgimisë. Në fakt, prej kohësh hija e Korçës karakteristike po humbet nga pallatet shumëkatëshe me ngjyra, që po ia zënë frymën atyre ulickave të voglave dhe kujtimit të qytetit aq intim. S’dua ta besoj Stashukun, ndërsa më duhet që të besoj në përpjekjen e arkitektëve korçarë... Por, s’është aq e lehtë. Vilat e bukura tashmë po ia lënë vendin ndërtimit shumëkatësh dhe luksit fals, që po e zbeh bukurinë e Zonjës së Vjetër. A po humbet vërtetë Korça apo kemi ende kohë për ta mbajtur atë? Këtë se di më askush. Jam ndarë me Ilirin, ndërsa koha e ftohtë na grish të kthehemi shpejt në Tiranë. Janë ditët e fundit të dhjetorit 2010. A do mbetet më Korça mes traditës dhe Modernes?! Këtë vërtetë askush se thotë dot më dhe kjo më vjen ndërmend në rrugën e kthimit, që pak nga pak është mbathur me tisin e errët të mbrëmjes.

18 Komente

Eh mer Ben, i miri Ben! smiley

I pashterrshem je. Nuk u lodhe, or Burre! Nje FLM te madhe, nga shume e shume veta! Ti dhe Tos Baxhaku atje!

S'te kam thene, kujdes nga polaket... shkrimtaret polake dihet qe kane 24 cifte kromozomike. smiley

E kam tmerru nje here njerin, i thashe "tak jest pane majozhe" - mbetur qe nga kohe e klosit, dhe po shikonte rrotull nga i erdhi tulla q'e goditi.

FLM!

I kam kërkuar Ilir Vocit, arkitekt dhe urbanist, por edhe publicist i këndshëm, që të më shpjegojë atë që ndodh me Korçën.

si si ? perserite dhe i here mo ??

Ben Andoni eshte nje gazetar i embel dhe e ngre larte shqetesimin qytetar per problenet qe shqetesojne shoqerine tone. Ne kete shkrim qe per mua, ka nje teme konkrete nje shqetesim konkret, qe  egziston, kurse per sa i perket stilit, nuk me pelqeu, se ç'ka ca stisje brenda ala socrealizem, eshte pak i haperdare dhe ca kapercime qe ja ulin tempin shkrimit. Megjithate Beni nuk merzitet nga verejtjet dashamirese qe une i bej, por do te ndalem ne temen qe ai trajton, sipas kendveshtrimit tim

 Ore te flasesh per urbanistiken, apo arkitekturen urbane eshte pak e veshtire kur nuk ke as arsimimin e duhue e as kulturen e duhur.

Per mua si profan ne keto dege, keto gjera i shoh ashtu si mi sheh syri mua, dhe si i ndjej une.

Shume flitet per trashegimi kulturore, per tradita shekullore etj, etj. 

Po ç'mendoj une profani per to?

C'vlere kane keto, kush mund te ma thote, ne kohen e sotme, (perveç atyre turistike), qe tek ne nuk ja ve njeri n'pulle?

Edhe neqoftese ja po i ruajme keto vlera, si do ti shfrytezojme, dhe kush do ti shfrytezoje? Apo do ti mbajme thjeshte si relike, per te treguar qe edhe ne kemi, edhe ne s'jemi pa gje???

Tjeter, kush do te marrre pergjigjesite per te ruajtur keto vlera apo trashegimi kulturore e artiktekturore shqipetare, kur ne keto banesa jetojne familje shqiptare me nga 2,3,apo 4 kurora, dhe ata qe jane pronare reale te tyre, nuk u plas fare per trashegimine, por duan nje strehe te rehateshme per te futur koken dhe e bejne kete pune ashtu si restesisht, me djegje, me renime, apo shkaterime si padashje. Atehere ku qendron vlera e tyre?.

Le te marim Lagjen  tek gjimnazi Partizani, apo themelimi i Partise, apo Ali Demin, etj, te cilat ne planin urbanistik jane lene vila 2, 3 kateshe. Kush do ti ndertoje keto vila, kur banoret e tyre, jane shtresa me e varfer e kryeqytetit, (per kete nuk ja vlen te komentohet), kur ne ato shtepi prej qerpiçi banojne 3.4 kurora me nje tufe kalamajsh. Dhe ato lagje me gjithe qellimin e mire oer trashegimi, ashtu te qelbura do te mbeten deri sa te bjere nje zjarr i madh i "rastesishem" dhe le te behet ç'te behet me pas. 

Une bera avokatin e djallit ne kete rast, por para se te ngreme problemin e mosprishjes, apo tjetersimit, le te ngreme me pare pyetjen: Keta qytetare qe banojne ne keto banesa trashegimi, a kane te drejte per nje jete me te mire, njesoj si fshataret e Freskut, Yzberishit, Misto Mames,  Farkes, e tj, qe jane bere bossa me nga 30-40 shtepi, pse kane pas trasheguar nje cope toke diku ne periferi she qe fati i tyre i madh per te gezuar kete trashegimi?

Ku eshte roli i shtetit ne kete trashegimi, apo thjeshte per te derguar fadromat

Personalisht,pavaresisht bindjeve partiake,jam me Niko Peleshin ne kete pike.

Qyteti duhet ti pershtetet kohes dhe jo te mbetet peng i pazarit apo i lagjeve te vjetra.Nese qyteti ka zhvillim dhe duhen ndertesa te larta le te behen.

Kam shtepi ne lagjen e vjeter te qytetit dhe nuk mund te bej ndertime,shtese apo moderne sepse demtoj arkitekturen e lagjes.Me kete i bie qe une te jetoj si te paret e mij ne vitet 1800!!!

Lereni te rene se vetem mire do te keni nga ajo, dhe mos u beni peng i se vjetres.

 

 

Kam shtepi ne lagjen e vjeter te qytetit dhe nuk mund te bej ndertime,shtese apo moderne sepse demtoj arkitekturen e lagjes.Me kete i bie qe une te jetoj si te paret e mij ne vitet 1800!!!

Edhe? Ta ka ndaluar njeri me e rinovu nga brenda?

Kam pare ca ndertime te tilla ne Londer. Fantastike! E prishnin te gjithe shtepine nga brenda dhe linin vetem muret e jashtem ekzistues, nganjehere edhe 3-4 kate. Pastaj e rindertonin te gjithe godinen nga brenda guaskes ekzistuese.

Kuptohet, je se dua ti kundervihem Nikos PeLeshi. smiley

Jo vetem ne Londer, por edhe ne Paris, Rome, Milano e ne te gjitha qytetet qe kane nje trashgimi arkitektonike te konsiderueshme e rrjedhimisht te tuteluar.

Persa i perket Milanos pershembull kur arkitekti zvicerian Mario Botta rinovoi dhe zgjeroi impjantin skenik te "La Scala", ne kohen kur ishin nga gjysma e punes, dalloheshin fasadat e nderteses si flete vertikale krejtesisht bosh nga brenda.

Gjithsesi ky eshte nje rinovim i rende. Une e kisha fjalen per nje rinovim normal te shtepive te banimit, per te cilin (meqe ra fjala) ne boten e zhvilluar duhet te marresh patjeter leje ne bashki edhe pse nderhyrja behet nga brenda.

Shqipot duhet fiksojne dicka ne koke: Te kesh nje prone, nuk do te thote se mund te besh cfare te te doje qejfi me te. Interesi i shumices dominon mbi interesin e individit apo te pakices.

Mosprekja e fasadave eshte praktike gjithandej neper bote. Edhe ketu ka plot ndertesa qe nuk lejohet te preken nga jashte, por jane te gjitha te rinovuara nga brenda, procesi nuk eshte i lehte, as me shpenzime te pakta, por ama ja vlen. Eshte impresionuese te shohes si behet kjo, mbetet ndertesa si guacke bosh ne fazen e pare dhe pastaj ribehet nga brenda, ribehen dhe themelet.

Ore duhet te jetojme si ne vitet 1800 vetem se ju do qefi juve?

Cdo qytet ka fazat e zhvillimit te vet dhe te mbash me fanatizem vitet apo pazaret kur te tjeret,po bejne gradacela,me duket pak anadollakce.I bie qe ne duhej te jetonim akoma me kullat e Skenderbeut sipas rradakes tuaj.Po kur u be qyteti ne vitet 1800 me kete pamje qe ka sot,perse nuk u respektua tradita,dmth kullat e tipit arberor?Dhe ato duhej te mbaheshin se ne fund te fundit tregonin traditen tone.Por jo plani ishte qe te modernizohej qyteti dhe ashtu u be ne ato vite.Edhe ata kane pasur presione nga me te ndryshmet por ne fund ju vune shkelmin vjetersirave dhe nderyuan qytetin qe kemi sot.Tani Peleshi nuk po ben as me shume as me pak por modernizimin e qytetit me pershtetje me kohen e sotme,si arkitettet e vitit 1800.

...Interesi i shumices dominon mbi interesin e individit apo te pakices....

Dmth qe shumica duhet te vije tek pakica dhe te shohe se jetohej ne vitet 1800.Te shohe se si mbushet uje nga pusi apo se si jetohej me vatra dhe oxhak te perbashket dhe me dhoma qe i perkasin asaj kohe dhe jo kesaj te sotmes.Per kete te rekomandoj te shohesh fotot e kohes.

...Eshte impresionuese te shohes si behet kjo, mbetet ndertesa si guacke bosh ne fazen e pare dhe ...

Bukur fort qenkemi bere dhe objekte ekspozitash!Nuk mendoni qe eshte pak ironike qe shumica ne kete rast ka te drejte te ndertoje cfare i do qefi,dhe pakica duhet te jetoje si ne kohen e arberesheve,vetem qe shumica te kenaqet me pamjet qe u ofron kjo kohe?

Nuk mendoni se tradites nje dite do ti vije fundi dhe do te zevendesohet me te rene?

Ore duhet te jetojme si ne vitet 1800 vetem se ju do qefi juve?

O njeri, nuk je i detyruar te jetosh si ne vitet 1800. Rikonstruktoje shtepine nga brenda dhe gezoje me komoditetet e kohes. E nqs. ke qejf te ndertosh grataciela, shko ndertoji ne nje vend tjeter, por jo aty. Nuk te ndalon kush.

Qyteti, rritet, rinovohet, por edhe konservohet ne disa pjese te tij. Pse qenka kaq e pakuptueshme kjo?

 Olso jam dakort me ty.- por çeshtja shtrohet, neqs ne nje shtepi tradicionale me dy kate, me trere druri dhe pllaka guri, ne nje moshe 150 vjeçare, me qerpiç Tek Gjimnazi Partizani, ku jetojne 15 vete dhe 4 kurora, shtepi babe, si i bohet halli per ta rinovu? Se pari kush do ta rinovoje, ku do ti gjejne paret te zotet e shtepise, ku do te rrijne per aq kohe sa ta rinovojne, dhe se fundmi dhe me thelbesorja, a do te jene te kenaqur keto 4 kurorat me hapsirat qe do te kete kjo shtepi, per 15 personash.

Mbase e vulgarizova pak problemin, por ne vija te trasha ky eshte problemi me trashegimine tone.

Tani mu pergjigj Olsib!!!!!!!!!!!!

alidems, biseda nisi per dicka tjeter e perfundoi ketu. Sdq. pyetja qe shtron ti eshte interesante.

Po e nis nga fundi.

a do te jene te kenaqur keto 4 kurorat me hapsirat qe do te kete kjo shtepi, per 15 personash.

Nqs. marrim si rast nje shtepi e cila konsiderohet si "trashgimi", jane apo s'jane te kenaqur nga hapesira pronaret/banoret, shtepia nuk mund as te prishet e as te zgjerohet. Nuk i detyron njeri me ndejt 4 kurora nen nje cati (pervec mundesive ekonomike, kuptohet). 2 prej familjeve (fjala vjen) mund te blejne apartament diku tjeter dhe te kompensohen nga 2 familjet e tjera per vleren e quotes se tyre te shtepise.

Se pari kush do ta rinovoje, ku do ti gjejne paret te zotet e shtepise, ku do te rrijne per aq kohe sa ta rinovojne,

Ketu futet roli i shtetit si rregullator i iniciatives private. Shteti mund te incentivoje rinovimet/restaurimet e shtepive nepermjet (pershembull) heqjes se taksave per shpenzimet apo duke u bere bashke financues nepermjet dhenies direkte te nje pjese te burimeve financiare te nevojshme.

Pronaret gjithashtu mund edhe t'ja shesin shtepine nje investitori apo grupi investitoresh qe mund te ndryshojne destinacionin e perdorimit (nqs. kjo lejohet) dhe te bejne nje perdorim me fitimprures te objektit.

Por perseris qe nje rol kyc ka shteti (strukturat qendrore e lokale). Kur behet plani urbanistik duhen marr parasysh e gjithe panorama nga te gjitha kenveshtrimet dhe duhet vepruar ne menyre strategjike.

Sigurisht qe nqs. shteti nuk do te nderhynte, shtepite ose do te rrenoheshin ose do te beheshin subjekt i spekullimeve imobiliare ashtu si c'eshte bere deri me sot.

 Bravo Olsi, te kapa:

Ketu futet roli i shtetit si rregullator i iniciatives private. Shteti mund te incentivoje rinovimet/restaurimet e shtepive nepermjet (pershembull) heqjes se taksave per shpenzimet apo duke u bere bashke financues nepermjet dhenies direkte te nje pjese te burimeve financiare te nevojshme.-

-thua ti po ku eshte ky shtet, me thuaj?

Po te ish shteti i interesua per keet, ai do ti inventarizonte, pastaj do tua blinte pronareve te ligjshem, dhe me pas do ti restauronte, dhe me pas ose do ti mbante si shtepi muze, ose ti jepte me qera, por gjithmone nse do te kishte vertete shtet.

Pronaret gjithashtu mund edhe t'ja shesin shtepine nje investitori apo grupi investitoresh qe mund te ndryshojne destinacionin e perdorimit (nqs. kjo lejohet) dhe te bejne nje perdorim me fitimprures te objektit.

O Olsi po edhe pronaret kete duan, qe mbi ate truall te marrin nje investitor dhe te ndertoje pallatin dhe atyre  (pronareve) u bie bixha se nga 200 metra katrore mund te marrin edhe 1500 m e me shume, pra ketu eshte leverdia e pronarit qe bie ndesh me interesin e shtetit, qe do ta mbaje si muze.

Atehere si zgjidhet???????????????

Ky po qe eshte rebus

 

edhe pronaret kete duan, qe mbi ate truall te marrin nje investitor dhe te ndertoje pallatin dhe atyre  (pronareve) u bie bixha se nga 200 metra katrore mund te marrin edhe 1500 m e me shume, pra ketu eshte leverdia e pronarit qe bie ndesh me interesin e shtetit, qe do ta mbaje si muze.

Une e kisha fjalen per nje investitor qe do te riperdorte objektin (jo truallin duke prish objektin) ne menyre me fitimprurese.

Pyetja qe duhet shtruar (pa emocione, ideologji e meskinitete interesash te ngushta) eshte: A do na sjelle me teper fitim kompleksivisht trashgimia arkitektonike (e restauruar dhe e perdorur ne menyre eficiente) apo shembja e saj dhe zevendesimi me ndertesa te reja?

Pergjigja mund te varioje nga qyteti ne qytet. Fjala vjen, une besoj se Durresi dhe Shqiperia do te kishin dal me te fituar (nga te ardhurat e turizmit bregdetaro-kulturor) nqs. trashgimia e tij nuk do te ishte mbuluar apo shemtuar nga pallatet qe u ndertuan keto 20 vjet qe sigurisht i kane sjelle fitime individeve te caktuar, por kane ul vleren e qytetit.

-thua ti po ku eshte ky shtet, me thuaj?

Kete pyetje ja shtroj edhe une here pas here vetes.

 Une e kisha fjalen per nje investitor qe do te riperdorte objektin (jo truallin duke prish objektin) ne menyre me fitimprurese.

Ku i ke keta investitore, o Olso, Sidomos sot ne kohe krize te gjithe mundohen si te zhvasin ndonje cope te majme per te bere para.

Sot nje shembull i vetem eshte Dash Peza, i cili pasai ka bere disa miliona euro, ka resaturuar shtepine e babes se vet, dhe e perdor per vete po sipas rregullave te trashegimise, por ç'ben politika ne kete mes? Meqenese aty banon Edi Rama, hajt tja shtetezojme, per inat te Edit. Pune kalamajsh...............

Ata lloj investitoresh qe thua ti mund te gjenden pas nja 20 vjetesh, pasi akne pere nja 20-30 milion euro, pasi i kane siguruar te shtate brezat, hajde le te mbetemi ne histori duke hedhur nje therrime per trashegimine.

keshtu ndodh edhe ne boten e qyteteruar. Filantropiste behen ata qe mjelin lopen e lene nga dikush tjeter dhe per te lare mekatet e te pareve japin ca para per te tjere, pa fitim. Thuaj jo, po deshe!!!!!!!!!!!!!!!

Thuaj jo, po deshe!!!!!!!!!!!!!!!

S'e them dot. Me bone sha mat. smiley

... u ndertuan keto 20 vjet qe sigurisht i kane sjelle fitime individeve te caktuar, por kane ul vleren e qytetit....

Durresi ka pasur vlere?

Ne Durres gjithe Tirana shkonte dhe rremuje ishte dhe atehere.Nuk kishte mjete transporti ,nuk kishte restorantet e sotme,por ca plehera barraka dhe me e forta nuk mund te perballonte me shume se 1000 pushues ne shtepite durresake kuti shkrepeseje dhe nja 30-40 mije te djelave kur tiranasit e "paster "shurronin ne det.Rri aman se e mbaj mend mire ate kohe.Sot perballon 1 milion dhe natyrisht do te kete me shume ndotje.

Vlora ka ecur perpara keto 20 vjet me shume se Durresi,por jo se Durresi ka qene ndonje plazh i sakte,thjesht se njerezit donin 1 dite te shkonin ne Vlore apo 2 dite ne Dhermi.

Tani urbanizimi i keture plazheve shikohet si gje negative.Po me llogjiken tuaj duhej te jetonim akoma ne shpella se po prishnim natyren...

Solidarnosc mbaje vrullin militantesk edhe qetesohu.

E kam fjalen per vleren e trashgimise arkeologjike qe eshte mbuluar, demtuar apo shemtuar nga ndertimet pa plan.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).