Taçi është një biznesmen qeveritar, shoqërues i "parë" i Liri Berishës, pronar i një televizioni pa zë në Tiranë, por mbi të gjitha është një njeri që ka goditur një koleg gazetar vitin që shkoi në prani të dy kolegëve të tjerë. Kjo ngjarje më detyroi të shkoja në protestë para Kryeministrisë bashkë me 400 kolegë dhe njerëz të shoqërisë civile. Aty dëgjoja që nëse ndonjë gazetar nuk ishte prezent, kjo ndodhte sepse kishte marrë ndonjë 2 mijë lekësh nën dorë nga ky person, në formën, të kuptohemi, të reklamës për gazetën përkatëse. Protesta jonë ishte kundër dhunës ndaj gazetarëve, dhunës që ushtrojnë njerëzit pranë pushtetit, e cila mua, që në atë moment kthehesha në Shqipëri pas 10 vitesh, më goditi shumë herë më keq sesa ajo dhunë e ngjashme që kisha provuar kur kisha lënë Shqipërinë. Ndaj, revolta ime ishte dyfish.

Kur para dy javësh botova në “Shqip” artikullin: "Media si fatkeqësi natyrore", e vetmja gjë që nuk kisha parashikuar, ishte që mbi llumin ku është zhytur media, kaq shpejt do lulëzonin analistë të "rinj" dhe "ikona" të vjetra.

Taçi është një i tillë, që na shfaqet në formë editorialesh tashmë në gazetat kryesore të Tiranës. Pa i hyrë pasurisë së dyshimtë të tij, mua më mjafton fakti që ky njeri fare afër pushtetit godet gazetarin Mero Baze, më kritikun ndaj zullumeve të qeverisë sot, për t’ju thënë se ky është një turp që nuk mbahet. Sikur të kishte kërkuar ndjesë dhe të shfaqej si i penduar në artikullin në fjalë, ndoshta nuk do e merrja mundimin të shkruaja. Do më dukej një hipokrizi e pështirë, gjithsesi, por të paktën nuk do bëja me faj as kryeredaktorët që kanë botuar shkrimin e tij, dhe as gazetarët që heshtin përballë kësaj gjëme. Është gjëmë e madhe, sepse një agresor dhe armik i medias guxon të na japë mend dhe të na tregojë se si duhet të shkruajmë. E gjitha kjo përmes fjalive të tij gjysmake e pa bosht, që nuk e di pse më vinin era naftë, nga ajo që të përzien zorrët se është e përzierë dhe me gjëra të tjera.

Menjëherë pas burgimit të vonuar, lirimit dhe Lirisë autike, ai u bë pronar i një televizioni të dorës së dytë në Tiranë. Ky ishte lajm i trishtuar, sado që televizionin as e shihte, as e sheh kush. Njerëz të tillë thjesht bëhen megafonë të pushtetit dhe pasi kanë bërë e ç'kanë bërë, duan të vishen dhe me "imunitet" gazetari për të mbrojtur zullumet e tyre. Kjo është histori jo e pazakontë në Shqipëri sot, madje është kthyer në normalitet. Por, është dramatike. Ato kohë dëgjoja që paradhoma e TV ‘Alsat’ ishte mbipopulluar nga familjarë të Taçit, dhe ma do mendja që kështu vazhdon. Ka mundësi që kronikën e zezë aty e bën gjyshja, dhe këtë shkrimin që i pashë Taçit tek "Panorama" t'ia ketë redaktuar vjehrra. Nuk po i hyj fare çfarë niveli ishte ai shkrim, koment apo analizë (hajt u bë deti kos), quajeni ç'të doni. Do ishte turp i madh po të merresha me këtë punë. Por, nuk rri dot pa folur dhe pa thënë se ndjehem shumë e ofenduar që një njeri i tillë, i përfolur për para të pista dhe skandale edhe përtej kufijve të Shqipërisë, një agresor i fjalës së lirë dhe dhunues ordiner fizik i gazetarëve, të guxojë të na japë mend e të na tregojë se çfarë imazhi duhet të përcjellim ne për botën. As propagandë komuniste s'ia vë dot emrin çorbës së shpifur që kishte katranosur. Por, ajo që më merakos është se ky dhe të ngjashëm nuk e kanë hallin tek koha për bashkim, as tek imazhi i vendit, që njerëz si ky e kanë përdhosur njëherë e mirë, por synimi është të na tregojë që tani ka ardhur koha e tij, madje dhe mediatike. Të gëlltisim gjithçka: bëmat e Taçit, aferat e tij korruptive, grushtet, petkun e tij të shpifur mediatik dhe ta lëmë të lirë atë dhe të tjerë. Mos guxojmë të flasim e të kritikojmë, se përkeqësojmë imazhin pozitiv që Shqipëria duhet të ketë nëpër botë. Dhe, imazhi i Shqipërisë sot është pikërisht fytyra e Taçit, biznesmen, gazetar, kolumnist, bamirësist, ç’doni më. Të gjitha di t’i bëjë, madje të lëshojë edhe mesazhe bashkimi, madje të kritikojë aq pak zëra sa kanë mbetur në media.

Ndjenja e tmerrshme që provoja kur lexoja editorialin "taçist" vinte menjëherë pas ndjesisë aspak të këndshme që më ishte krijuar tek lexoja një lajm tjetër, shumë- shumë të madh:

Ladies and Gentlemen: Vjollca Vokshi is back. Vetë ajo, Vjollca Vokshi kishte mbërritur në Tiranë dhe vetë ai, Berisha e kishte takuar dhe lëvduar. Ishte krijuar një ceremoni e tërë si për t’i dhënë një shans dyshes se famshme të 1997-ës të lundronin në nostalgjinë e të shkuarës së lavdishme që dogji Shqipërinë. Ai nga goja e tij nxori pak a shumë fjalinë se, Vjollca kishte themeluar gazetarinë që kishim sot në Shqipëri. Për herë të parë i dhashë të drejtë!

Ikonë e shkuar, ikonë e përshkruanin gazetat. Megjithatë, s'ma do mendja që të gjithë gazetarët apo kryeredaktorët janë aq të rinj në moshë, sa mos e mbajnë mend se kush në të vërtetë ishte Vjollca Vokshi. Ishte thjesht një spikere pa shkollë apo talent gazetari, por me dhuntinë që të mbante mend përmendësh dhe të bënte teatër para kamerës. Shpejt u bë njeriu më i rëndësishëm i televizionit të vetëm në Shqipëri: "vriste" e "priste" si t’i donte qejfi dhe ishte tmerri i korridoreve për këdo që punonte aty ato kohë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë: E kam thënë dikur me një fjali të vetme në një nga numrat e ish-gazetës "Koha Jonë" në 1997-ën, dhe e ndiej për detyrë ta përsëris prapë: "Vjollca Vokshi kalon në orgazëm kur përmend Berishën dhe sukseset e PD-së". Ndjesë që po citoj veten, por nuk gjej ende pas 13 vjetësh përcaktim tjetër për të përshkruar se çfarë bëri dhe kush ishte ky personazh. Gjithashtu, trishtohem kur sjell bashkë dy epokat. Ato ishin kohërat kur gazetarët futeshin nëpër burgje dhe gazetat digjeshin, dhe e kuptoja shumë mirë pse shumë kishin frikë të flisnin. Më kujtohet se pas atij shkrimi, përveç agresionit, fiks si të llojit të Taçit, që fatmirësisht mbeti në tentativë dhe grushti nuk arriti deri tek unë, shumë njerëz që punonin në TVSH më takonin fshehurazi dhe më përgëzonin, sepse u kishte ardhur në majë të hundës diktatura e Vokshit. Prova që Shqipëria është nën të njëjtën dhunë frike dhe presioni, është heshtja e atyre që i dinë mirë faktet për Vokshin e të tjerë. Ndaj, mendoj që ashtu si dikur dhe sot më duhet të flas akoma, edhe për hir të atyre njerëzve fisnikë dhe të talentuar të TVSH-së dhe të shoqërisë civile që i dinë të gjitha dhe që kanë vendosur të heshtin për arsyet e tyre. Vokshi ishte një njeri propagandistik si zgjatim i deklamacionit komunist, në një televizion shtetëror dhe të vetmin e asaj kohe. Ishte një spikere që u shndërrua në një megafon berishist për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të thënë që Lushnja apo Vlora janë në paqe, kur këto qytete digjeshin dhe njerëzit vriteshin. Po të mos ishte kohë lufte dhe të kishte pasur gazetari investigative qysh atëherë, ose të paktën sikur vetëm "Fiksi" të ekzistonte, nuk është çudi që të kapnin mat pamje të të ashtuquajturës gazetare e madhe duke bërë kontrabandë apo biznese me fytyrën dhe pasaportën e burrneshës së Televizionit Shqiptar. Përpos gjërave të tjera... Korrupsioni dhe agresioni, të dashur lexues, nuk lindi me Taçin, ai nuk është as i pari, as i fundit, ka lindur shumë e shumë herët në Shqipërinë e postkomunizmit, ose më saktë në Shqipërinë e Berishës. Por, fatkeqësia është që Shqipëria është një vend pa ligj, pa drejtësi, që drejtohet nga batakçinj dhe që së fundmi është dhe një vend pa media. Shumica e atyre që shihni nëpër ekrane nuk janë gazetarë, janë pasardhësit tranvestitë të Vjollca Vokshit, janë aty për të reklamuar veshjet, orët si edhe sukseset e qeverisë.

Po nuk ja vlen as marrja me një emër të tillë, përveçse për t’ju kujtuar se ka njollosur gazetarinë e atyre viteve dhe ka krijuar një model të keq që shihet ende nëpër televizionet proqeveritare. Të ndjekësh një model mund të tingëllojë mirë, por ama kur ky është modeli i mirë. Kur është modeli më i shëmtuar i mundshëm, kjo është e trishtueshme. Ndaj, lutje për kolegët gazetarë të të gjitha kronikave, që mos përdorin më fjalën ikonë për atë apo për këdo tjetër në Shqipëri. Nuk ka ardhur ende koha e ikonave në gazetarinë shqiptare. Dhe, duke e përdorur kaq dendur këtë fjalë, po më duken të gjithë sikur janë lindur dhe rritur në Viçidol, mes malit, pyllit dhe garrumit me misra para syve. Lutje dhe për kryeredaktorët që botojnë paçavuret e turpshme të një agresori: Mjaft se na hapët barkun!

76 Komente

opo kur jep men edhe kjo mimoza dervishi, i her e nigjova ke top show, baaaah disgusting!

Moza si gjithmone ne shenje. "Shqipëria është një vend pa ligj, pa drejtësi, që drejtohet nga batakçinj dhe që së fundmi është dhe një vend pa media." Njerezit e mencur u larguan por harruan se ia lane vendin gati ne pjate injorances. Si rezultat kemi kete geto sot smiley

Moza je kopjace, domethene ke vjedhur stilin.

lexove Muc Nanon me ate artikullin e fort per Berishen, dhe hopa me te njejtin stil, (apo ta ka shkruar Muci) dhe u turre 2shes C(t)aci-Vokshi.

Sepse me duket si versioni femeror ne miniature i Ypit kjo Dervishka smiley

Po Mimoza Dervishit kush i ka thene qe eshte gazetare?

Sikur dhe gazetarin me te dobet nga e gjithe fundrina mediatike Shqiptare te kerkosh dhe te qasesh ne shtyp si emer , mjafton per te kenduar jo vetem kengen e Gazmanov , por edhe per ta cilesuar Vokshin si subjekt paranoiakesh per cdo krahasim mediatik . Vokshi eshte nje kufome mediatike ! Permendja e emrit te Vokshit si nje nga personat qe kalonin ne orgazem kur permendnin emrin e Berishes tregon se vrimat e qejfit kane kaluar tashme ne kreatyra te reja si psh Liburnesha e Parlamentit.

Do kisha mendimin qe lenia ne harrese e ektyre lloj shembelltyrave qe mbine  ne Gazetarine Televizive  ne kohen e llumit Qeverises te Regjimit te Berishes , me e mira eshte te liheshin ne harrese duke organizuar here pas here ndonje tufe femijesh per ta treguar me gisht kur ecen rrugeve te shoqeruar me thirrjen Tyyyyy Vjollca ! Si ne politike Tyyyy Nano ! Si ne nje te ardhme te afert Tyyyyy Berisha ! Si qemoti Tyyyy Xhaviti!

 

po ama shume kinge smiley

mjafton titulli per pese yje

 I kam patur studentet e mi te dy: V.Vokshin dhe A.Tepelenen. Vjollca kishte sy te bukur dhe nje buzqeshje fine. Timide dhe aspak protagoniste. Jam befasuar me metamorfozen e saj. 

"Vjollca Vokshi kalon në orgazëm kur përmend Berishën dhe sukseset e PD-së".

Ndoshta i mungonte orgazama e vertete.Dhe e mbani mend se si impostohej per te bere ne ekran Lili GRUBER.

Ps: right swed, vetem titulli meriton shum yje.

 

S'e paske njohur mire me sa duket, e paske pasur mendjen tek mbertheckat zoti profesor smiley  

 mundet, pa zberthyer "mbertheckat" e aparences nuk njifet robi. Por metamorfoza ka nje shkak: tek secili fle "kafsha" qe rizgjohet kur gjen mjedisin e pershtatshem.smiley

Pergezime per kurajon.

Une them qe kete fisin e Vokshajve ti martonim rregullisht me fisin e Bucpapajve. Keshtu edhe milittantet e PD do kishin idealin e idiotit militant ne shekuj.

I cuditshem shkallezimi i vlerave, por ne 1997-ten tre figurat me te urryera popullore kane qene:

1- Sali Berisha

2 - Agim Shehu

3 - Vjollca Vokshi

Eh cfare populli hem trim, hem punetor e hem liridashes qe jemi more!

Tu thafte goja o PF. Kta pa pllenuar njeri tjetrin dhe te vrasin, po u kryqezuan prite kur te fillojne ti kafshojne robt me dhembe. Probabiliteti eshte qe kryqezimi me ariun do sillte nje specie shume me te bute se ajo midis ketyre dy fiseve hune.

 Një shkrim i jo vetëm shumë i mirë ; pasi bershistët s'kanë ç'të thonë për Mimozën . Një kufomë politike si Berisha dihet se do mbledhi gjithë zombit që kanë vdekur  bashkë me të në 97.

 Ore se ç'po ka ky Berisha qe po zgjon te gjithe lostet e '97. E filloi me Preçin, Ben Imamin e co, vazhdoi me partizanen e oreve te para Mimoza Ferrajn dhe hopa doli ne skene mmzele V. Vokshi. S ç'blu n'menje kodoshi?????

 Nga bohet kjo tani? 

P.S.

Ka qene e mire dreqi nga duka!

Si cenija me bakllave ka qene! smiley

 Ha, ha Mrroklle. Vecse kesaj ja merrte n'kthese ajo qe jepte kohen, qe ishte si tas hasudje. Edhe ajo Vjollca e ka pas emrin me duket. Vjollcat e demokracise qe iu bofte kurbon nona vet!

Q'o ketu mo? smiley

 

 

Mrroklle, kjo osht fotografi tendencioze, se e paskan qit si shtriga borebardhes. Gjeje ate fotografine qe ngrofte kokakolen te kofsha po mune. smiley

 Hehehe! 

Jo nuk munem! As nuk e di qysh me ja nise! smiley

Ej, atehere qeshshim me shoket, dhe thojshim:

Vokshi eshte Sanremo, kurse Pepa eshte Pozdravi! 

 

cenija me bakllave

kaq duhet me justifiku diten ktu sot. smiley

 

  Analiza e  dervishti eshte reagim  intelektual ndaj personazheve  krejt te rasteishem qe u bene pjes e me koshience ne shkaterrimin e vendit. Ne se akoma nuk e keni marre vesh se si u  shit ARMO dhe si vate malli i fakireve ne dore horrash, eshte  fatkeqesia e atyre  qe gjene jetone me aazatasqerllekun... Koha ka per  te  fole shume.Por nuk do benin keq disa qe bejne esibicione, duke u  marre  me gazetaret qe trajtojne  horrat dhe hoorlleqet, te pyesnin  naftetaret e Ballshit, sepse seicili ka pjese te tijen te vjedhur ne ate pellg me nafte dhe qelbesiren privatizim.

   Nuk kam qene ne hene  ne ato ngjarje dhe kujtesen e kam te forte, per  te mos bere bla-bla-bla-ne, si shume sa lexoj.

  Lexoj nje pedagogun e buzlepurit(tepelena) dhe te Vjollces, i  cili me habit  me kontstimin e tij per ..sy te bukur, te  nje femre e cila irritoi  shumicen e shqiptarve parehumbur, me syte e saj si te nje maceje te eger ngulur mbi mijera shikime per  sfide dhe  ditirambe tiranise dhe luftes se shpallur mbi popullin.Turp qe  harresa na kthehet ne pedagogjine e rrumbullosjes te se keqes.

  Çdo gje mund te ishte nje femer  si Vjollca Vokshi por kurresesi nje pantere aqe irrituese, pderballe shpresehumburve. Nukka nevoje per  shume fjale  nga une apo dhe te tjere.Shifeni ku perfundoi ! Ne filifistun! U  befte mbretereshe  dhe syte mos ja pafshin me shqiptaret nje shtrige te tille ! 

 grava,  e kuptoj irritimin tend te legjitimuar, por komentin tim lexoje pak ndryshe..shiko aty se flitet per "kafshen", qofte edhe pas syve te bukur.Syte qe vrasin pra. dhe nuk po rrumbullakos, as estetizoj fanatizmin politik femror.

spiritus, jam tani, si  ju  riktheva i qete sa shprheshit, me se i bindur qe s`mund te ishte ndryshe vleresimi  i nje intelektuali  te mirefillte per  rastin e ca ordinereve qe na mbine duke kujtuar se benin epoke.Ne fakt e bene epoken e tyre.... shkaterrimtare dhe TE PARIPARUSHME. 

 E guxojne dhe na fanepsen si  per  te na thene: E shikoni , prape neve jemi.Ket  nis pastaj  terbimi  jone pse jamei kaqe te pafat si komb.Dhe  brihemi me njeri tjetrin si primitivet, per  kokra te  buta.

Neise  ja qe keni ikur Ju, per  te  ardhur barbaret, qe nuk kane nevoje as per pedagoge se i  BLEJNE NOTAT 10

Tung

Nuk me kujtohet shume VV mbi Poltronen e TVSh..por me kujtohet nami i saj i konsiderushem, si velina e pushtetit Berisha..

Me kujtohet dhe ajo shprehja qe qarkullonte asokohe.."dy kumblla ka shqipria V.V dhe .." e dyta me ngja se ka qene Liria.

M.Dervishi ka kaq te drejte...

  Por, fatkeqësia është që Shqipëria është një vend pa ligj, pa drejtësi, që drejtohet nga batakçinj dhe që së fundmi është dhe një vend pa media. Shumica e atyre që shihni nëpër ekrane nuk janë gazetarë, janë pasardhësit tranvestitë të Vjollca Vokshit, janë aty për të reklamuar veshjet, orët si edhe sukseset e qeverisë.

Kjo thenie eshte nje e vertete e madhe, fatkeqsisht!

Une nuk kam pare ndonje gazetare  te Teles te picpillosur aq shume, sikur te jene zonja te renda te pallateve mbreterore!! Keto spikere tona jane shume ekstravagande ne veshje dhe jane thjesht gazetare, lexues lajmesh!

 

 

Une nuk kam pare ndonje gazetare  te Teles te picpillosur aq shume, sikur te jene zonja te renda te pallateve mbreterore!!

Ky eshte koment mbi spikeret e TV-ve Shqiptare, apo mbi gjerat e pakta qe ke pare ti? smiley

 Kjo eshte xhelozi e semure,keto femrat nganjehere jane te cuditeshme,pse Vokshi eshte deputete dhe une nje cope gazetare? pse ajo u be milionere me euro dhe une marr vetem 350 euro ne muaj? pse Vokshi bashkejeton dhe une jam e martuar? mendonte Mimoza nderkohe qe po i nderronte burrit ujin e kembeve ne legenin prej kallcuku.

Brad ...allçuku i  thoshte gjysma e miletit

  Vjollca Vokshi kalon në orgazëm kur përmend Berishën dhe sukseset e PD-së.

ec aty, c'etike profesionale...

Po nuk ja vlen as marrja me një emër të tillë...

Mire do kishe bere, po e legjitimon vet me kete artikull V.Vokshin

 

politika shqiptare dhe shoqeria ne pergjithsi kto vitet e fundit vetem ksi tipash ka prodhuar e prodhon. Pse eshte kap pikerisht vetem me kto 2 emra te pervecem kjo miss gazetarja? 

Portret i paautorizuar i ish-gazetares. Largimi nga Shqipëria pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Nga z.Dashnor Kaloçi

Në TVSH në '91
Falë erës së re të ndryshimeve politike, e cila nisi të ndihej edhe në Shqipëri, televizioni i vetëm shtetëror i asaj kohe shpalli një konkurs për gazetarë. Në atë konkurs ku u përfshinë 266 veta, Vjollca Vokshi dhe Reis Çiço ishin të vetmit që fituan, madje thuhet se ata morën pikët maksimale. Por sipas njërit prej gazetarëve të vjetër të TV Shqiptar, para se të fitonte atë konkurs, Vjollca Vokshi kishte tentuar edhe më parë që të futej në punë pranë atij institucioni që e kishte lakmuar dhe ëndërruar shpesh. Por edhe pse me një portret mjaft simpatik nga ato që i duheshin ekranit, atë nuk e kishin pranuar. Ajo gjë u bë realitet vetëm pas atij konkursi dhe pasi e realizoi ëndrrën e saj duke u emëruar si gazetare në Departamentin e informacionit për lajmet e jashtme, ajo iu fut punës me shumë zell. Disa ish-kolegë të saj e kujtojnë Vjollcën si një vajzë mjaft të edukuar, korrekte e tepër sistematike, e cila punonte për orë të tëra. Falë edhe dhuntive të lindura të saj, të cilat i jepnin një siguri absolute në vetvete, ajo arriti shumë shpejt që të bëhej një nga gazetaret më të spikatura dhe më të kërkuara të TVSH-së. Kurba e karrierës profesionale të Vokshit në ekranin e vogël arriti majat më të larta sidomos pas vitit 1995, kur ajo nisi të spikaste edhe si një folëse e shkëlqyer. Bashkë me kolegun e saj Reis Çiço dhe drejtorin e Departamentit të informacionit, Artan Tepelenën (të cilin Vjollca e kishte pasur shok shkolle), ata formuan një trini pothuaj të pazëvendësueshme. Ngarkesa e madhe e punës që iu desh të përballonte asokohe Vjollca Vokshi në TVSH, e privoi atë edhe nga shumë angazhime familjare apo të jetës së saj private. Një nga ato ishte dhe koha që ajo kalonte nën shoqërinë e një miku të saj italian, i quajtur Alberto, i cili kishte një biznes privat në Tiranë. Aq e vërtetë ishte kjo, saqë motra e tij, e cila linte kokën pas Vjollcës, detyrohej shpesh të shkonte dhe ta priste mikeshën e të vëllait tek shkallët e TV, pasi kishin mbaruar lajmet e edicionit të fundit në mesnatë.

Largimi në '97
Fundi i '96-s dhe fillimi i '97-s, që shënuan dhe kulmin e karrierës brilante të Vokshit, përkuan dhe me fillimin e trazirave antifajde, që pas Tiranës erdhën duke u përshkallëzuar me shpejtësi marramendëse në të gjithë Shqipërinë. Ato ngjarje zunë vend dhe mbushën të gjitha edicionet e lajmeve të ekranit të vetëm të TV Shqiptar, duke e pushtuar atë me gjithë agresivitetin e tyre. Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve, ku gjithçka që ndodhte kalonte nëpërmjet mediave dhe mekanizmave që i dirigjonin ato, TV Shqiptar i ra barra kryesore, duke u vënë në krye të atyre pak mediave proqeveritare. Si rezultat i kësaj, figura e Vjollca Vokshit, e cila kishte kohë që ishte konsoliduar në TV Shqiptar, u bë violinë e parë dhe ajo shfaqej në të gjitha edicionet e lajmeve. Mirëpo kjo gjë pati dhe anën tjetër të medaljes. Portreti dhe zëri i Vokshit pati një impakt negativ në sytë e protestuesve, që kishin mbushur rrugët dhe sheshet e Vlorës, të cilët e identifikonin atë gazetare të lajmeve njëlloj me Berishën. Ndoshta inati i tyre lidhej edhe me faktin se motra e saj, Moza, punonte në stafin e ngushtë të Presidentit Berisha. Kësisoj nuk munguan dhe anatemimet për të, madje sipas disa fjalëve që u përhapën në dhjetëditëshin e parë të marsit '97, thuhej se protestuesit vlonjatë kishin vënë 50 mijë USD për kokën e saj. Në atë situatë tejet të tensionuar, ku dhe familja e saj që banonte në një apartament të thjeshtë pranë fushës së "Ali Demit", nuk u kishte shpëtuar kërcënimeve, në 13 marsin e '97-s ajo u largua nga Tirana së bashku me mikun e saj italian. Ata mundën të imbarkoheshin në bordin e një helikopteri italian, të cilët me urdhër të Farnezinës u ulën në barin e stadiumit "Qemal Stafa", për të evakuuar të gjithë shtetasit e saj nga vendi fqinj që kërcënohej nga flakët e një lufte civile.

Rikthimi në gusht '97
Me të mbërritur në Itali, Vokshi dhe miku i saj italian, Alberto, u vendosën në shtëpinë e tij, ku thuhet se asaj iu bë një pritje mjaft e ngrohtë që nuk i ishte bërë askujt më parë në atë familje. Prej andej Vjollca ndiqte me interes zhvillimin e ngjarjeve në vendin e saj, ku kishte lënë dy prindërit, dy motrat dhe vëllanë me të cilët lidhej shpesh në telefon. Malli për familjen e detyroi atë që të kthehej në Tiranë në gusht 1997, ku akoma nuk ishin shuar flakët e katrahurës që ajo kishte lënë atë paradite të 13 marsit të atij viti. Pasi kishte humbur vendin e punës në TV Shqiptar, ajo filloi punë si gazetare në Radio-Kontakt që kishte hapur PD-ja pas daljes në opozitë. Aty ajo punoi po me atë përkushtim deri në fundin e shtatorit 1998, kur ndodhi dhe vrasja e liderit të PD-së, Azem Hajdarit. Po ato ditë që Vjollca vazhdonte të komentonte ato lajme në Radio-Kontakt, Prokuroria e Tiranës, e cila ishte nën ndikimin e selisë rozë, e akuzoi atë se kishte bërë thirrje për kryengritje të armatosur dhe paraqiti edhe padi penale kundër saj. Në atë situatë, kur organi i akuzës po i tundte "byzylykët", në fundin e shtatorit të '98-s Vjollca mori rrugën në drejtim të Rinasit për t'u rilarguar nga Shqipëria. Fillimisht atë e penguan të largohej, duke tentuar t'i sekuestronin pasaportën, dhe thuhet se ajo u lejua të hipte në avion vetëm pas ndërhyrjes së Nanos.

Në Venezuelë
Pas largimit nga Shqipëria, Vokshi u vendos në Itali, ku nuk qëndroi për shumë kohë, pasi bashkë me bashkëshortin e saj italian ikën që andej dhe u vendosën në Karakas të Venezuelës. Që nga ajo kohë Vjollca dhe Alberto jetojnë të qetë në atë vend të largët, pa streset që iu desh të përjetonin vite më parë në vendin e tyre. Thuhet se jetojnë shumë mirë dhe nuk kanë ndër mend të lëvizin që andej ndoshta edhe për shumë kohë.

Kjo pjesa eshte humor?

Më kujtohet se pas atij shkrimi, përveç agresionit, fiks si të llojit të Taçit, që fatmirësisht mbeti në tentativë dhe grushti nuk arriti deri tek unë, shumë njerëz që punonin në TVSH më takonin fshehurazi dhe më përgëzonin, sepse u kishte ardhur në majë të hundës diktatura e Vokshit

 

Pra kjo motra permbysi diktaturen e Vokshit me guximin marramendes.

 

 Ndaj, mendoj që ashtu si dikur dhe sot më duhet të flas akoma, edhe për hir të atyre njerëzve fisnikë dhe të talentuar të TVSH-së dhe të shoqërisë civile që i dinë të gjitha dhe që kanë vendosur të heshtin për arsyet e tyre

 

Pra edhe fisnike por edhe qe heshtin per interesat e tyre. Ehe pirdh pirdh Moza.

 

 

Po nuk ja vlen as marrja me një emër të tillë, përveçse për t’ju kujtuar se ka njollosur gazetarinë e atyre viteve dhe ka krijuar një model të keq që shihet ende nëpër televizionet proqeveritare

 

Po ne televizionet joqeveritare jo e? Te gjithe profesionista e? Hajde veze lluke hajde

 

 

 

 

 Dhe, duke e përdorur kaq dendur këtë fjalë, po më duken të gjithë sikur janë lindur dhe rritur në Viçidol, mes malit, pyllit dhe garrumit me misra para syve

 

Po me Salen cpate? Vicidolsi ty ste dhjet fare e as e ka idene qe ti ekziston. Megjithate e ka nje shpjegim edhe urretja jote. Ja ku e shpjegon vete ti:

 

 Kjo ngjarje më detyroi të shkoja në protestë para Kryeministrisë bashkë me 400 kolegë dhe njerëz të shoqërisë civile. Aty dëgjoja që nëse ndonjë gazetar nuk ishte prezent, kjo ndodhte sepse kishte marrë ndonjë 2 mijë lekësh nën dorë nga ky person, në formën, të kuptohemi, të reklamës për gazetën përkatëse

 

Ty me siguri te ka dhene Rama ndonje 2 mije lekesh qe te maresh pjese. Apo jargavitjet ja ben gratis? smiley

 

E lexova shkrimin dhe komentet ,t'pakten deri aty tek fabula e pedagogut te nderuar.Metutje nuk vazhdova.Tash,nuk e kam as dyshimin me te vogel se mizantropia ka filuar te zhvillohet  dhe praktikohet si gjini letrare.

Shkrime dhe komente te tilla jane dileme dhe per vete shkencat modernesmileysikologjia i trajton si simptome mazohizmi,gjersa mjeksia i fut ne grupin e problemeve te menopauzes.

Sado e pabesueshme,ka njerez qe Vjollcen nuk e njohin si gazetare apo militante te PD-se.Ata e njohin Vjollcen si nje zonje te nderuar,nene e perkushtuar ,mikeshe shtepie......

Pak qytetarizem ne shkrime intelektualesh kurre nuk eshte keq.Jo per hire te Vjollces,por per hire te atyre tjereve qe politikisht jane neutral.

 

 me fal por nuk po komentojme Vjollcen dhe jeten e saj private, ate cafre eshte si nene, grua apo mikeshe , larg qofte nga analizat biografike. Po komentojme gazetaren.Edhe politikisht neutral te jesh, terrorizmi verbal , fanatizmi politik ne nje institucion kinse te depolitizuar, ja bente mu asokohe kur sherbente zonja ne fjale. Deri ktu eshte fabula. Me tej , jam dakort, duhet vetpermbajtje.

spiritus, po të drejtohem ty për të shkëmbyer dy mendime: në ç'moment të shkrimit sheh se po komentohet gazetarja Vjollca Vokshi? Në ç'mënyrë (sasi-cilësore) po vlerësohet në këtë analizë impakti i saj negativ në ndodhitë e 97 (po ta hamë me kos mënjanë gjuhën e turpshme që përdor kjo grua (M.D) për një njeri tjetër)? Absolutisht dakord për gjithë valën antipatike që ekzistonte atëherë në Shqipëri për të, por kjo Dervishi duhej të ngrihej nga ligjërimi tek floktorja apo pika e basteve dhe të rrëmojë ca më shumë. Cilat ishin në të vërtetë lidhjet e Vokshit me pushtetin asi kohe? Këto të na thotë kjo po ishte e mundur. Askush nuk i përkushtohet asgjëje në këto raste, pa patur një përfitim. Etj Etj. Sinqerisht, mua më mungon të lexoj një analizë të kthjellët intelektuale nga dikush, që të paktën të mos mbarojë me "na hapët barkun" dhe që ato 5 llafe t'i zhveshë nga histerizmi, patetizmi e ç't'i zërë dora ndonjë -izëm tjetër - Të kritikojë ashpërsisht, por me dinjitet.

 jerusalem, pak me vonese pergjigjia por per mungese kohe.Pyetjet qe ke ngritur adresojne ceshtje qe lidhen me te berit e gazetarise, me qasjen ndaj problemeve te aktualitetit dhe te shkuares  se pa tejkaluar, per raportet e gazetarit/institucionit (TVSH ne kete rast) me pushtetin, per rolin e medias se instrumentalizuar nga pushteti radhes dhe impaktet e saj ne dinamiken e ngjarjeve etj. etj. Te gjitha meritojne nje studim/analize rigorozisht shkencore dhe intelektuale, sikurse thua,  pertej nje artikulli si ky i MD,i gatuar "me jehonat e vales  antipatike"  ndaj znj.Vokshi .

Por te jemi dhe te drejte ne ate c`ka gjykojme dhe pretendojme. Ne komentin tim, sikurse dhe disa te tjere komentues, vleresova ate qe autorja shpreh qysh ne titull: jetojme ne nje vend ku dominon kulti te fortit , prototipi i borgjezit te ri shqiptar , i pasuruar ne rruge te dyshimta, ne simbioze me korrupsionin qeveritar  dhe ku personazhe te dalluar per fanatizmin politik dhe  mercenarizmin  agresiv, egzaltohen si ikona te shtypit shqiptar.  Kaq thote gazetarja , edhe pse gjuha e perdorur prej saj (jam dakort me ty) eshte ndotur nga "vala e antipatise" dhe slangu i subkultures se pikave te bastit.

Nga ana tjeter nuk mund te mos ve re se si komentues te ndryshem i dorezohen vleresimeve paragjykuese dhe alergjise qe kane per  autoret  e shkrimeve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh rendom ktu si per M.Dervishi (qe se njof fare)per  shkrimet e M.Nano e ndonje  tjeter syresh.Ne mjaft raste ne gjykojme personin dhe jo shkrimin.Shiko shkrimin per E.Kadarene. Cfare komentesh! Cfare aludimesh!Per faqe te zeze!

Dhe ti kthehem perseri pyetjeve te tua.Cilat ishin lidhjet e V.V me pushtetin e asaj kohe? Them se kjo pyetje merr pergjigje ne kontekstin e rolit te TVSH dhe kthimin e tij ne nje megafon te neveritshem bucpapist ne sherbim te pushtetit te asaj kohe. Nuk duhet harruar konteksti kur deri ne 97, Tvsh ishte i vetmi medium elektronik dhe me mbulim gati te plote te territorit te vendit. Gjurmimi fijeve dhe lidhjeve me pushtetin te V.V dhe jo vetem, mund te na coje ne klane interesash, ne idhujtari, ne bindje dhe verberi per kauzen  e perqafuar, ne mungese te  integritetit profesional , ne pasion per ti pelqyer dhe treguar Vellait te Madh bindje dhe besnikeri dhe kjo e fundit, ne kontekstin e nje shteti,  qe sic treguan ngjarjet e 97, nder te tjera  u shkermoq pikerisht sepse nuk bazohej ne institucione te forta por ne lidhje personale vasaliteti dhe besnikerie.

Tashme kur tregu mediatik eshte diversifikuar, perseri dallohet media proqeveritare dhe ajo opozitare. Ketu me vjen nder mend psh nje "ikone" tjeter , S.Meco , dikur spikere ne TCH dhe tashme ne TV Klan. Por kush nuk e ve re diferencen. Nqs ne TCh bente vetem spikeren e ftohte emocionalisht ndaj lajmit, tashme shikoni se si e gjith qenia e saj , ne gjestikulacion dhe interpretim te lajmit, eshte instrumetalizuar dukshem. Eshte mjedisi qe metamorfozon personin apo eshte personi qe ne nje mjedis te pershtashem, kultivon predispozitat e fshehura?

 Pa dashur ta banalizoj, me duket se nganjehere nuk ka nevoj per shume filozofi.Gjerat shpesh reduktohen pabesueshmerisht ne formulen { "qeni" pervec vokacionit qe ka per te lehur, leh me mire, atje ku paguhet me mire } 

Jeta eshte arithmetike Olimbi-tha.

  Nqs ne TCh bente vetem spikeren e ftohte emocionalisht ndaj lajmit, tashme shikoni se si e gjith qenia e saj , ne gjestikulacion dhe interpretim te lajmit, eshte instrumetalizuar dukshem

 

O mjeshter, komentin e kishe goxha te mire deri tek keto fjalite ku nxorre koken e militantit smiley Dmth tek top-channel, Sonila ishte e ftohte e paanshme kurse tek Tv Klan u be e anshme. Mos more se na preke smiley

Kekoj falje,mirpo une nuk e kam ndermend te zhytem ne fanatizem politik.

Ajo qe desha te them eshte se ereksioni i z.Taci,ejakulimi i z.Berisha apo orgazma e znj.Vokshi nuk jane shprehjet e duhura per mediat publike qe trajtojne nje problem te vecante.

Edhe kaubojet(!)  200 vite me pare,kur futeshin ne bordello i adresonin prostitutat me fjalen zonje.

Sado e pabesueshme,ka njerez qe Vjollcen nuk e njohin si gazetare apo militante te PD-se.Ata e njohin Vjollcen si nje zonje te nderuar,nene e perkushtuar ,mikeshe shtepie......

Edhe mua me thane se ne Venezuele ka lene pershtypje shume te mira,

Por jo si ne  Itali :

"Me të mbërritur në Itali, Vokshi dhe miku i saj italian, Alberto, u vendosën në shtëpinë e tij, ku thuhet se asaj iu bë një pritje mjaft e ngrohtë që nuk i ishte bërë askujt më parë në atë familje."

Kjo familje duhet dekoruar urgjentisht. Po sidomos  autori i shkrimit.

 

mundet, mundet smiley

sado te drejte te kete, shkrimet e mozes ngelen ordinere

 ...shkrime ordinere...na cila ane mundet te  interpretohet  ky konkluzion?

Mendoj se gjykimet që u shprehën këtu për gazetarët nuk nisen nga parakushti që këta janë qenie politike, por nga parakushti që Ne jemi qenie politike. Për pasojë, gjykimi Ynë për V. Vokshin niset nga zelli i saj (deri-diku i shkërbyer, sepse nuk mendoj se ka qenë gjenuin) për të pasqyruar arritjet e qeverisë. Ka mjaftuar kaq gjë, që të vihet në dyshim profesionalizmi i saj, ose kultura e saj. Ndersa une mendoj se ne morine e gazetareve te atehershme  ka qene me mjaft kulture. Nje gazetar i mirë duhet të shquhet nga dy karakteristika, njësoj të vlerësueshme dhe të kuptueshme nga publiku: (1) kultura (në përgjithësi për ngjarjet, për temat, për zhvillimet), të cilën duhet të ketë aftësinë ta përcojë me elokuencë dh (2) humanizmi, që duhet të arrijë ta shprehë me qenien e vet. Mendoj, se karakteristika e dytë është njësoj, në mos më e rëndësishme se e para. Por, jo detyrimisht njera perjashton tjetren. Ose mungesa e njeres presupozon dhe mungesen e tjetres. Ftohtësia në përcjelljen e lajmit lidhet vetëm me kulturën, që gabimisht barazohet me profesionalizmin. Por, gazetari, duhet të ketë të ingranuar humanizmin. Dhe, ky humanizëm shprehet në ekuilibrin e tij në përcjelljen e lajmit. Ekuilibër, që kërkon shmangien (jo detyrimisht mos patjen) e bindjeve politike, në mënyrë që të mos provokohet karshillëku ndaj asaj pjese të shoqërisë që nuk ka të njëjtat bindje me vetë gazetarin. A e konsideroj unë një gazetar të mirë, atë që nuk ka kurrëfarë bindjeje politike. JO. Preferoj, dikë që këto bindje i manifeston në mënyrë të EKUILIBRUAR, qofshin këto edhe të kundërta nga të miat. Ketu mberrijme ne kuptimin e vertete te profesionalizmit.

P.s. meqë ra fjala, kam bindjen se A. Tepelena ka qenë një prej gazetarëve më karizmatikë të Shqipërisë.

 A. Tepelena ka qenë një prej gazetarëve më karizmatikë të Shqipërisë.

A ka ndonjeri foto te ketij djali sa per te na e kujtu se e kena harru fare.

Mos eshte valle ai ambasadori ne bruksel????????????????

 Ftohtësia në përcjelljen e lajmit lidhet vetëm me kulturën, që gabimisht barazohet me profesionalizmin.

Ftohtesia, mosperfshirja ne ate c`ka kumton (ne rastin e nje spikeri) dhe te qenurit asnjanes-i ekuilibruar-mendoj se lidhen me etiken profesionale ne kete zanat.

Humanzimin e kuptoj ne interpretimin me ngjyresa emocionale te nje lajmi mbi vdekjen e dikujt, per nje katastrofe apo ngjarje te gezueshme me impakt publik. 

Dhe e keni dhene goxha mire pergjigjen me poshte:

 A e konsideroj unë një gazetar të mirë, atë që nuk ka kurrëfarë bindjeje politike. JO. Preferoj, dikë që këto bindje i manifeston në mënyrë të EKUILIBRUAR, qofshin këto edhe të kundërta nga të miat. Ketu mberrijme ne kuptimin e vertete te profesionalizmit.

P.s. meqë ra fjala, kam bindjen se A. Tepelena ka qenë një prej gazetarëve më karizmatikë të Shqipërisë.

Kjo eshte ironi e ftohte apo pohim i forte? Nqs eshte kjo e dyta, mund te argumentoni se ku e shikoni karizmen e A.Tepelenes (si gazetar) se kshu si tip te lezecem e kam njofur kur nuk ishte gazetar.

flm

nese do beja gazetaren do isha me siguri "jo-profesioniste", me vetedije te plote,  ne djall ftohtesia, nuk mund te rri e ftohte kur shoh pertoke nje femije kembezbathur ne kërcën e dimrit

Me duhet te shkoj, sepse kam edhe une studentet e mi per te mesuar.

Pohimi ka qene absolutisht i drejtperdrejte. Do te mundohem me vone te t'i parashtroj argumentet.

Cheers!

 

 

Nuk  e di nëse e vlen të bësh apologjinë e Artian Tepelenës, në një forum ku mbizotëron fanatizmi politik. Ndërkohë që nëse kam dicka të huaj unë, është fanatizmi. Nuk m’u ngjit dot ky mikrob kurrë. Aq më tepër fanatizmi politik. Përsa i takon gazetarisë, kam patur kurdoherë prirjen të shoh me vëmendje emisionin e lajmeve. Lajmet do të jenë përherë në qendër të vëmendjes së shikuesit. Në mendimin tim, nëse ka dicka që është “timeless”, në historinë e gazetarisë, dhe që do të vazhdojë të jetë përherë kështu është LAJMI. Asnjë emision tjetër, nuk do të mbërthejë vëmendjen e shikuesit si lajmi. Lajmi nuk ka për të dalë kurrë nga MODA. E megjithatë, lajmi, që në momentin që kumtohet, nuk përbën më lajm. Në momentin që kumtohet, ai kthehet në MUNDESI. Pra, për shikuesin/dëgjuesin, lajmi i kumtuar përfaqëson mundësinë e tij të njohjes së botës që e rrethon. Pse jemi kaq të apasionuar pas lajmeve. Sepse, përfaqësojnë mundësinë Tonë të njohjes. Më kujtohet vecanërisht Sokol Balla, në fillimet e tij të gazetarisë. Në mos gaboj, ka qenë zëri i tij që ka shoqëruar lajmet ndërkombëtare, të transmetuara asokohe në RTVSH. E kam të fiksuar zërin e tij kur shprehej për Bashkimin Evropian dhe Traktatin e Maastricht-it, në vitin 1994. Ishte hera e parë që dëgjoja për Maastricht-in. Ai duhej pikësëpari të shqiptonte mirë, atë se cfarë përmbante Maastricht-i. Këtë e ka bërë deri-diku mirë sipas meje. Ai ka qenë i pari, që solli tek unë “zhurmën”, ose “buzz-in” evropian që shoqëronte këtë ngjarje. Ai imponoi tek unë VEMENDJEN për Maastricht-in. Dukej qartë, që kjo ishte NGJARJE E MADHE, në rrafsh evropian.  Ai më dha MUNDESINE e njohjes së Maastricht-it. Në momentin e kumtimit të lajmit, ai u kthye në mundësi njohjeje. Prandaj, ky gazetar vazhdon të më intrigojë dhe sot e kësaj dite. Megjithatë, t’i kthehemi Artian Tepelenës. Ka qenë e njëjta mundësi NJOHJEJE për mua. Mënyra e kumtimit të lajmit prej tij, ka qenë e tillë, që nuk linte shteg për t’i bërë bisht mundësisë së njohjes. Dhe sipas meje, këtë e ka bërë me imponimin që sjell kultura, dhe me delikatesën që sjell humanizmi.        

 Ti s'qenke fanatike bile bile shumë e hapur .Si profesioniste që je thellohu :

 Mënyra e kumtimit të lajmit prej tij, ka qenë e tillë, që nuk linte shteg për t’i bërë bisht mundësisë së njohjes. 

Po të jetë ndonjë lajm i sajuar dhe me prapaskenë politike njëlloj s'do ti bëje bisht apo ju vlersoni "profesionalizmin " artin " jo thelbin dhe vërtesinë . (se njoh A.T po njoh pak S.B  dhe them se ka shumë bër të bërë që të jetë shembull nqs se je frymzuar nga këta mjerë studentët e gazetarisë )

 Lirka, moret persiper te flisnit per "gazetarin karizmatik" A.T dhe nderkohe teorizuat rreth LAJMIT duke ju referuar nje gazetari tjeter-S.Balla.Dhe, mesa kuptoj, kete nuk e bete per te treguar se jeni e xhveshur nga fanatizmi politik por sepse nuk beni dot nje apologji per A.Tepelenen.Dhe nuk kish si te ndodhte ndryshe. S.Balla eshte rasti gazetarit qe ka krijuar nje model, ndoshta jo perfekti, me kontribute te njohura ne shtypin e shkruar dhe ate elektronik,profesional dhe i ekuilibruar,fale dhe faktit qe ka kaluar nga shkolla e BBC.

Cfare ka bere A.T ne gazetarine televizive, cfare te reje ka sjelle, ku jane kontributet e tij profesionale, per vec te qenit Drejtor i Departamentit te Informacionit ne TVSH ? Diskutimi mori shkas nga servitoret  e lajmit, pra nga ato qe kumtojne lajmin  ne vitrinen mediatike televizive(po flitej per "ikonen"   e gazetarise tv V.V), por cilin lajm? Ate qe gatuhet ne "kuzhinen" e departementit te informacionit, ne Tabir Saraj pra, ne seksionin  e seleksionimit, interpretimit, censurimit, deformimit dhe  instrumentalizimit te aktualitetit  politik.

Ky ishte TVSH ne vitet 92-96 , nje kuzhine mediatike ku gatuhej "corba  e prishur" e lajmeve dhe ju servirej shqiptareve per shplarjen e truve. Vitet e censurimit ekstrem te mendimit dhe veprimit opozitar, vitet e kthimit te TVSH ne nje "refugium pecattorium"  mediokrish , pa integritet moral dhe profesional. E vetmia risi qe solli A.Tepelena ishte krijimi i News room    dhe kthimi tvsh ne megafon te drejtperdrejt te qeverise se asaj kohe.

Nuk di ku e shikoni karizmen , tek profesionalizmi, integriteti, kontributi mediatik apo ne aparencen fizike. Delikatesa?? hmm .Jo, s `ka patur fare delikatese ne ate kuzhine mediatike. Qe nga sigla e edicionit te lajmeve q ete gricte nervat e deri ne militantizmin agresiv -semundje foshnjore e demokratizimit antikomunist , ende e pakuruar ne kete institucion dhe jo vetem.

Ok, Spiritus,

Ky eshte mendimi im. Artian Tepelena mbetet nder gazetaret televizive me te mire per mua. Kam nderim per kete njeri dhe mjafton me kaq.

Kalofsh mire

 

Spiritus,

Do t'i kthehem edhe njehere ketij diskutimi, sepse i kam ndjekur pak a shumë konstatimet  e tua lidhur me gazetarinë, dhe besoj që je një ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në këtë fushë. Do të mundohem që apologjinë për Artian Tepelenën, të mos e personalizoj me emra të përvecëm, por ta përgjithësoj drejt principit. Pse, më ka pëlqyer Artian Tepelena  si figurë mediatike, mund të përmblidhet vetëm në një fjali. Sipas meje, ky njeri jepte më të mirën e vet në ekran. Ekrani e ekzalton këtë njeri, nxjerr në pah vetitë e tij më të mira. Besoj e ke dëgjuar formulën e famshme të Arian Canit “Gjithcka në ekran”. Sipas meje, kjo, është një sfidë që niset nga mosbesimi për aftësinë e ekranit për të ekzaltuar njerëzit (protagonistët, jo teleshikuesit). Madje, mosbesimi për aftësinë ekzaltuese të ekranit, ka cuar në formate emisionesh absolutisht të pacensuruara. Emisione, ku individi nuk ka kurrëfarë misioni. Emisione, ku individi ka mision VETEN E VET. Në ekran nuk mund të jetë kurrë mision vetja. Në ekran mision, është teleshikuesi. Kështu e mendoj unë të paktën. Programe të tipit “Big Brother”, ku individët nuk kanë asnjë mision (pavarësisht se ata mund ta quajnë mision, veten e tyre), nuk do të arrijnë kurrë të ekzaltojnë protagonistët. Pse, ata që marrin pjesë në këtë emision, NUK LENE GJURME. Sepse, publiku e kupton që këta nuk janë ekzaltuar në ekran. Ekrani ekzalton individin me MISION. A ndodh kjo me të gjitha figurat mediatike. Absolutisht jo. Jo të gjithë lartësohen në ekran. Madje, ata si Arian Cani që e kanë të humbur këtë sfidë, kërkojnë që të ulin edhe të tjerët. Por, dicka e tillë, sado e pabesueshme të jetë, ndodh vërtet. Dhe ata pak gazetarë që kam përmendur dhe një grusht të tjerë, e arrijnë këtë cilësi, me shfaqjen e tyre në ekran.>>

 Lirka,

E ke futur diskutimin ne nje shteg tjeter dhe mire ke bere,  sepse un thjesht u ngacmova nga pohimi yt, por nuk kam as tagrin dhe as  deshire te gjykoj per personat. Komentova thjesht per ate cka ofron TVSH , duke pranuar qe produkti  eshte rezultat i disa duarve dhe jo veper vetem  e nje personi.

Per Big-un u hap nje teme tjeter por shikoj se qenka qethur. Ka gjera me te denja dhe me te larta ne fakt per t`u diskutuar ! Harrohet se tv eshte perbindeshi total i shoqerise moderne qe jo vetem na informon por edhe (de)formon. Po edhe kjo ideja e individeve pa MISION qe thirren neper ekrane, mua me duket nje menyre per te demokratizuar ekranin dhe ngjitur ne skene njeriun njedimensional .E pse ky njeriu pa mision qenkerka i destinuar te jete vetem konsumator , marres i mesazheve nga MISIONARET dhe jo dhe protagonist ? Nuk eshte pak si i tepert bombardimi shikuesit (qe presupozohet te relaxohet nepermjet tv) me programe te sterilizuara, me te ftuar te kuruar deri ne dhimbje, sperkatja me sherbet yjesh, mbushja e stomakut me dengla vipash, lodhja e syve nga moraliste hipokrite,nga analiste shterpe dhe politikane me disketen e shefit ne koke?

Emisioni Canit eshte pak allasoj dhe te shumte jana ata qe e perbuzin publikisht dhe e ndjekin praktikisht. Mua me duket se ai ka fituar sfiden per te mbajtur vemendje, per te krijuar audience pikerisht duke shperfillur  kufijte ndermjet aktit te krijimit dhe produktit te servirur.Ketu eshte gjenia e Canit, aktor dhe regjizor i lojes spontane me njezrit, kamerat, veset dhe virtytet e te ftuarve. Nuk ka hierarki te paravendosur aty: akademiku, ish kryeministri, kryeopozitari, kengetarja e pronvices qe enderron te behet Ledi gaga, shitsi dhalles dhe parashikuesi motit,pastori dhe ish prostituta, bashke.Secili i lartesuar sipas piedestalit qe i ka krjiuar vetes. Tani qe Cani me manite e tij (perverse) kalon ne depersonalizim, tallje, cinizem,  kjo eshte jo vetem ceshtje e Canit por edhe e kavjve te radhes.

Keshtu qe Cani ja del mbane me sfiden e "te qenit ndryshe".A nuk eshte kjo sfida e secilit, sfida per te qene unikal dhe i pa uniformizuar? Zone e lire.

 

M'falni, nje pyetje kshu jashte teme: Kush eshte ai burri qe e sheh Berishen "ne drite te syrit" si me thene? Me duket fytyre e njohur, por ca gjera i kam harruar.

ky me duket si drejtori i RTVSH-se. Podgorica me duket se e ka mbiemrin,emri nuk me kujtohet.  nejse, nuk jam shume i sigurte..

 Petrit BECI-general director i RTVSH.

Me kta drejtues qe i kane syte nga udheheqsi, tvsh ka per te mbet nje germadhe , ose nje prostitute e plakur ne tregun mediatik.

 eshte Petrit Beci Drejtori rtsh, shoku i ngushte i Sander Frangajt

Faleminderit. Dhe Aleksander Frangaj eshte ai qe sikur Berisha i dergoi nja dy per ta rrahur dhe e hodhi edhe ne gjyq? Ai qe drejtonte Kohen tone, te perditshmen e pare kunder Berishes?

 po po, atehere ishin armiq, por tani jane bere miq dhe miq shume te ngushte. Sandri eshte,  se bashku me Fevziun, eminenca gri e Sales

Sala nuk ben asgje pa pyt keta te dy dhe ata po ashtu,  i bejne te gjitha per te marre parate qe u jep Sala me thase.

Spiritus , me nxite per te thene nje mendim ketej nga "salla" .

Problemi i V.Vokshit per njerzit qe jane ushqyer me "lajme" ato vite eshte me se i qarte. Rroli i saj i peshtire , dominues , perbuzes ndaj cdo evenimenti jashte Berishe , lincues per Opoziten ,  erdhi duke u perforcuar e mbeshtetur nga "GARDA' qe e ruante e shoqeronte sidomos pas zgjedhjeve te 96 . E perforcuar edhe nga ai buzeshtremberi ( e ka kafshuar derri kur ka qene i vogel ) si Tepelena dhe pjeserisht edhe kllouni Cico u bene trioja famoze e formules me te ndotur Gazetareske Shqiptare qe ja kalonte per nga fanatizmi politik e seksberja me emrin e Berishes ku e ku me RTV e socializmit.

"Z, Berisha .si me i sukseseshme i mbledhjes se Davos , si YLL i saj , c'mund te na thoni si e arritet kete sukses , duke prezantuar sukseset e qeverise tuaj shume te sukseseshme "...citim i pyetjes V Vokshit ne pyetjen bere Berishes pas kthimit nga Davos -96 me shume  shume pak ndryshime

Cfare fakti kerkohet me per kete felliqsire shprehje ? A mund te analizohet e cmohet me si gazetar nje individ qe ben kete pyetje ?????M.Dervishi ka thene shume pak .Tonelata me Yper perseri jane pak .

Kjo shprehje acaroi jo pak njerez qe po zienin pas deklarates se Sudes se "falimentoi " Kronikat aty jane . Kush eshte i apasionuar pas puritanizmit le ti kerkoje se aty i ka per te pare lehverdhen trendeline dhe hum-humsat se si lauajne e tallen me fatkeqesine e popullit ne ato vite . Per me teper u bene dhe "kushtrim" per huliganet e bandat e Berishes per te mesyre me SUKSES Vloren  me tanke!!!! 

Per mua Cico dijti te qendronte e te ballafaqohej dhe deri diku me publikun u rikthye por jo me me dinjitet . Si gjithnje cilesor por me hijen e Turpit te viteve me maximum 96-97 .

Ndersa dy personazhet e tjere si Tepelena dhe Vokshi mbeten nje turp i Gazetarise shqiptare dhe nuk ka profesionalizem ti analizoje pervecse ti poshteroje . Nga pozitat e nje servilizmi te pacak e mijra fijeve te padukshme  ne interes te Regjimit Berisha  ata mbollen   urrejtje ne shtresat popullore nga  Mediat PUBLIKE te domninuara nga shteti e ne menyre te vecante ne Shqiperi ku kishte vetem RTV dhe stacionin e VEFA smiley me televizionin fshataro qamilist ose ushqimin shpirteror te VETEM te elektoratit te PD -se rtv Shijak -TV. 

Me se duhet nje analize per V.Ve A.T per mendimin jo vetem timin por te 90% te popullsise se asaj periudhe , ata duhet te shpallen nga nje gjykate si FAJTORE me njemije motive dhe pas kesaj te FALEN e te lihen te lire te vegjetojne pas te dhj...rave te Berishes , kesaj mostre qe ka shkatruar e shkatron cdo shkendije profesionalizmi  duke e mekuar me bajgerine por edhe dhunen e presionin qe ushtron te njenjejte me metodat e korrupsionit dhe "dosjeve" qe perdor .

 Nga salla po flasim t gjith, Idris. ose ndryshe, le ta vendosim autobusin per se gjeri dhe te gjith n`vend t`par jemi. smiley

C`na kujtove dhe VEFA-n qe proklamonte mrekulline e kapitalizmit kaziono.Ishte koha kur kapteret u bene gjenerale smiley

Aman asnji si sheh lidhjet e VV me pushtetin .Po pse e takon SB atë apo ashtu kot se ka qenë gazetare në TVSH. Po V e tjera apo ashtu kot kanë lidhje me pushtetin . Qorra ! bile me zyze të errëta .

 E a e dini se çka bo Sala per Vjollcen m'ato kohra?????, per sebep te saj ka shtru rrugen me asfalt qe te mos i bite koma e bukur Vjollces n'balte dhe dilte shemtut ne TV

ka qene atehere ne demostratat  96-97-tes nje parrulle  interesante,dy kurva ka shqipria  vjollca vokshi dhe ......

 Në një demokraci normale, çdo njeri ka te drejten te shprehet lirshem me shkrim edhe me te folur. Prandaj, kjo gazetare qe flet per lirine e shtypit dhe te gazetareve nuk duhet te ankohet per nje person tjeter qe shpreh mendimin e tij, si do qe te jete ky person i mire apo i keq. Po, ajo mund ti argumentoje te kunderten a mendimeve te tij, por jo ti thote kush je ti qe po shkruan nje shkrim.

 erion, lexoje edhe iher, ose lexo vetem titullin, mos perto. ajo s'po i heq te drejten e fjales, po thote qe na cane trapin duan ti tregojne babait arat e malit

I erdh koha rezervisteve?

 

Cdo dite e me shpesh ky po i thote shqipetareve "dalim tek e tek".

Po kerkon nje amnisti tjeter "pasrremujore" apo justifikimin per t'u larguar jashte me familje e per te gezuar ato para qe vodhen.

ncncnc, pune qe s'behet.

Qe Vjollca Vokshi ishte shembulli me i keq sesi nje gazetar mund te behet sherbetor i politikes, kete s'eshte e nevojshme te na e rithote Mimoza Dervishi.

Qe Mimoza Dervishi mund ta thote kete me me shume shkumezim inati, terbim, mllef dhe helm se kushdo tjeter, edhe kete e marrim me mend. Arsyeja eshte e thjeshte: Moza Dervishi eshte vete nje Vjollca Voksh. Por e krahut tjeter. M. Dervishi eshte karte e djegur dhe teresisht e diskredituar si gazetare e njeanshme dhe tifoze e cmendur partiake e Rames. Ky eshte nje shkrim politik. S'di pse e botojne dhe e marrin per opinion te pavarur.

 Shkrimi mu duk shume i mire. Po na i shesin e riciklojne "plerat" sikur te ishin diamante. Me e bukura eshte se duke lexuar komentet e shef sa thelle ka hyre ky mentaliteti klasik i joni qe "kush shan ekipin e Sales eshte me pleren Edin" dhe "kush shan Edin dhe te tijte eshte me ate komunistin e psikopatin Salen". Aq shume duket kjo sa eshte harruar se mbi cfare shkrimi po behet diskutimi. Eshte shume deshperuese...

... e kur Vjollca Vokshi të bëhet perëndshë, në fakt, se perëndi është gjinia mashkullore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).