Gazeta e parë e mendimit ndryshe

Sot, në 20 vjetorin e gazetës së parë opozitare, jemi mbledhur për të nderuar para së gjithash veten tonë, për të nderuar lirinë e të gjitha lirive tona, magjinë e vërtetë të gjenisë krijuese të njeriut, për të nderuar, gjithashtu, atë grup djemsh dhe vajzash që 20 vjet më parë patën shansin e madh, fatin e bardhë, guximin dhe kurajën të bëhen kalorës të fjalës së lirë dhe t'i japin vendit gazetën e parë të mendimit ndryshe, mendimit opozitar. Liria e mendimit është më themelorja ndër të gjitha liritë. Por ajo, në rast se nuk shprehet, mbetet diçka pa vlera. Në historinë e njerëzimit asgjë nuk ka karakterizuar periudhat e saj sa liria e fjalës dhe liria e shprehjes. Shkëlqeu me të gjithë madhështinë e gjinisë krijuese Antikitetin, Greqia, Roma, Persia, Egjipti, sepse e lirë ishte fjala. Dhe ajo konsiderohet një periudhë e lirisë së saj. Mesjeta ishte dhe burgu i vërtetë. Por dua të theksoj se në rast se Mesjeta vlerësohet si burgu i fjalës së lirë, diktatura hoxhiste ishte qelia më hermetike, më barbare, më mizore e saj. Si në asnjë vend tjetër, ndoshta në Evropë apo dhe në botë, ne arritëm vitet '90 në censurën më të thellë, në censurë të atillë në të cilën fjala, të drejtat dhe liritë njerëzore, fjala liri e shprehjes së mendimit nuk ekzistonin dhe sa herë që ato shqipëroheshin paguheshin me litar ose vendosje para skuadrave të ekzekutimit. Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, në rast se kombi jetonte në një bunker, fjala e lirë ishte e ndryrë në një qeli të errët nga e cila nuk dilte dot. Kombi shqiptar në të gjithë zhvillimin e tij ka njohur vështirësi të jashtëzakonshme. Këtij kombi i takoi që të vijë në shekullin XX me një larmi trashëgimie nga më modernet, te mesjetarët dhe paramesjetarët. Por këtij kombi i takon dhe nderi i madh, që me ligjet e tij më të hekurta të ketë shkruar nenin e artë të fjalës së lirë, lajmësi nuk preket. Dy kombe janë në botë që kanë në kodet e tyre një nen të tillë dhe një prej tyre është kombi shqiptar. Ndaj dhe këto 20 vjet fjala e lirë ka rrënjë në këtë vend të gjithë ato çka mund të japë liria. Ajo u shndërrua në instrumentin më themelor të ndërtimit të idealit të lirisë të një kombi të shtypur. Ajo është dhe mbetet gjithnjë themel i dinjitetit njerëzor, i dinjitetit qytetar. Ajo është dhe mbetet leva e Arkimedit për të gjetur të vërtetën në Univers. Ndaj dhe ne sot, në këto 20 vite, duhet të përulemi me nderim të madh para atyre djemve dhe vajzave që themeluan gazetën e parë opozitare. Ne, gjithashtu, festojmë me krenari, sepse sërish sot "de facto" ligji se "lajmësi nuk preket" i pashkruar funksionon në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër. Kjo qeveri, që nga viti 2005, ka ndaluar çdo lloj procesi civil apo penal ndaj lajmësve; ka ndaluar të gjitha agjencitë që të mos kenë të drejtë t'i kërkojnë lajmësit burimin e lajmit; ka bërë përpjekje të mëdha që raportet të jenë sa më të civilizuara. Natyrisht, fjala e lirë në kuptimin e lirisë së shprehjes së saj dhe konsolidimi i kësaj lirie është një proces që shpreh në mënyrën më sintetike maturinë dhe qëndrimin demokratik. Pavarësisht se në këtë liri edhe mund të abuzohet, ajo që kemi vendosur ne është më e drejta, më e ndershmja. Ndaj saj asnjë kufizim. Ka dhe do të ketë evolucionin e vet, por e lirë ajo mund të kapë nivelet më të larta të maturisë. Dhe në sensin e asaj që thotë Klemensoi se, "liria është aftësia e vetëdisiplinimit" jam i bindur se kjo rrugë, kjo praktikë e Shqipërisë, e ndalimit të të gjitha proceseve ndaj shtypit, është një rrugë që duhet të konsolidohet dhe të ndiqet. Fjalën time do ta mbyll duke përshëndetur edhe një herë sot të gjithë gazetaret dhe gazetarët e këtij vendi, të gjithë punonjësit e medias, si dhe duke shprehur një mirënjohje të thellë ndaj tyre dhe rolit të tyre. Këta kanë merita të jashtëzakonshme. Meritat e tyre janë, sepse në momente kritike, pavarësisht nga orientimet, kanë ditur të qëndrojnë në anën e lirisë. Dy janë shtyllat kryesore të lirisë njerëzore: Fjala dhe vota. Në rast se vota e lirë e shqiptarëve njohu zhvillimet e veta pozitive dhe arriti standardet, kjo nuk do të mund të bëhej pa ndihmën dhe reagimin tuaj të lirë, spontan dhe në interes të vlerave. Ndaj në këtë bashkudhëtim, ku natyrisht e fundit që vlen është dashuria me pushtetin, unë iu uroj ju shumë suksese dhe iu garantoj se unë kam vlerësim të palëkundur, se qeveria ka vlerësim të palëkundur, për rolin jetik e vendimtar që ju keni në konsolidimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe të shoqërisë së lirë në tërësi. Edhe një herë dua të përgëzoj ata djem dhe vajza, sot janë burra dhe gra, si dhe të gjithë gazetarët e "Rilindjes Demokratike" nga të parët e deri tek ekipi që organizoi këtë takim, për punën e shkëlqyer që kanë bërë, për sakrificat e mëdha që kanë njohur, të vërtetat e rëndësishme që kanë mbrojtur.

 

----------------------

 

Gazetarë, politikanë, miq e qindra të ftuar urojnë 20 vjetorin e të parës gazetë opozitare në Shqipëri

Tituj mirënjohjeje për gazetarët e RD

Një gotë verë me gazetarë, politikanë, miq e qindra të ftuar për 20 vjetorin e të parës gazetë opozitare në Shqipëri, gazetës "Rilindja Demokratike". Aty, te salla "Apollon", në ambientet e hotel "Rogner", ky 20-vjetor bashkoi në një atmosferë festive, gazetarë, drejtues, bashkëpunëtorë, përfaqësues të të gjitha mediave televizive si dhe asaj të shkruar, krerët më të lartë të shtetit, si Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministra deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë etj. Ky 20-vjetor risolli edhe njëherë kujtimet e atyre ditëve, ku mes regjimit komunist që përçartej në ditët e fundit të tij në një dhomë të vogël, me vetëm tre gazetarë e me katër bashkëpunëtorë, vetëm me një makinë shkrimi, me germa prej plumbi u botua numri i parë i "Rilindjes Demokratike", i gazetës që do të mposhtte frikën psikologjike të një populli të tërë kundrejt klikës më të egër e barbar të diktaturës hoxhiste. U bënë 20 vite që gazeta "Rilindja Demokratike" jep për lexuesin e saj informacione të larmishme mbi jetën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Trokitje gotash dhe jetë të gjatë "RD-së" ishte urimi i të gjithë të pranishmëve. I pranishëm në këtë 20 vjetor, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e të gjithë atyre djemve dhe vajzave që 20 vjet më parë patën shansin e madh, guximin dhe kurajën që të bëhen kalorës të fjalës së lirë dhe t'i japin vendit gazetën e parë të mendimit ndryshe. Duke u shprehur se liria e mendimit është më themelorja ndër të gjitha liritë, Kryeministri vlerësoi faktin që në Shqipëri funksionon dhe zbatohet neni i artë i fjalës së lirë, lajmësi nuk preket. "Kjo qeveri, u shpreh Kryeministri, ka ndaluar çdo lloj procesi civil apo penal ndaj lajmësve; ka ndaluar të gjitha agjencitë që të mos kenë të drejtë t'i kërkojnë lajmësit burimin e lajmit; ka bërë përpjekje të mëdha që raportet të jenë sa më të civilizuara". Më tej, Kryeministri Berisha nënvizoi se dy janë shtyllat kryesore të lirisë njerëzore: Fjala dhe vota. Në rast se vota e lirë e shqiptarëve njohu zhvillimet e veta pozitive dhe arriti standardet, theksoi Kryeministri, kjo nuk do të mund të bëhej pa ndihmën dhe reagimin e lirë, spontan dhe në interes të vlerave. Vetë Kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka nderuar veprën e të gjithë atyre që kanë kontribuar në 20 vjet në këtë gazetë, iu ka dhënë çmime mirënjohjeje kolegëve të tij në parti e kundërshtarëve të tij politikë, njerëzve të njohur të medias që e kanë mbështetur apo e kanë kritikuar.

Tituj në shenjë mirënjohjeje

Në këtë event u ndanë edhe 9 Tituj Mirënjohjeje për ish-kryeredaktorë, gazetarë apo bashkëpunëtorë të "RD" për kontributin e tyre të çmuar, sakrificën dhe vështirësitë e kaluara në këtë gazetë. Kryeredaktori i parë i gazetës "RD", Frrok Çupi, kujtoi me nostalgji numrat e parë të gazetës si dhe impaktin e jashtëzakonshëm të saj që prej daljes së numrit të parë të saj duke u shprehur se fjala e lirë ishte arma që e goditi diktaturën në pikën më të dobët të saj.

Një tjetër ish-kryeredaktor Mitro Çela, e cilësoi si të pabesueshme fitimin e Titullit të Mirënjohjes. Me këtë titull u nderua edhe nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, i cili drejtoi gazetën "RD" gjatë viteve që Partia Demokratike ishte në opozitë. "Duke pasur një dimension më të madh edhe se vetë hapësira e gjerë e shtypit, mendoj se gazeta "RD" dhe historia e saj është një ftesë e përjetshme për këdo në këtë vend, pavarësisht se çfarë roli luan në shoqëri, që të mirëpërdorë dhe mos abuzojë me fjalën e lirë, këtë pasuri të paçmuar botërore, që në Shqipëri u rikthye zyrtarisht më 5 janar '91. Urimet më të mira gazetës që i hapi rrugën mendimit dhe fjalës së ndrydhur me përdhunë pas disa dekadash diktaturë! Tani që shtypi shqiptar ka bërë aq shumë rrugë, duke arritur hapësira dhe dimensione të admirueshme, ka gjithmonë vend për ta kthyer kokën pas. Dhe jo thjesht për nostalgji... E para ishte "RD-ja"... Ndaj edhe, jo vetëm gazetarët, por të gjithë njerëzit e lirë në këtë vend, do ta kenë përjetësisht 5 janarin një festë të pabujë të qenies së tyre" tha Patozi. Medalja e mirënjohjes iu akordua edhe gazetarëve Vera Isaku, Blendi Fevziu, Edi Paloka, Ben Blushi, Armand Shkullaku dhe Mentor Shehu.

Një minutë heshtje në nderim të Napolon Roshit e Teodor Kekos

Pas ndarjes së çmimeve u mbajt një minutë heshtje për gazetarët Napolon Roshi dhe Teodor Keko, të cilët, siç u shpreh Kryeministri, janë dy personalitete të shquara që kontribuan në mënyrë thelbësore në fjalën e lirë në Shqipëri. Pas kujtimit të dy personaliteteve të shquara me një minutë heshtjeje, të pranishmit shkëmbyen me njëri-tjetrin kujtimet e bukura dhe vështirësitë që gazeta "RD" ka kaluar ndër vite.

Një gotë verë, urime e batuta me miq e të ftuar

Atmosferës festive nuk i shpëtuan as batutat apo notat e humorit. "Mbetesh një dashnor i përjetshëm për lirinë e fjalës!". Ka mjaftuar kjo batutë e Kryeministrit Berisha ndaj deputetit të PD, Edi Paloka, njëkohësisht një nga gazetarët e parë të politikës në "RD", që e gjithë salla të shpërthejë në të qeshura. Më pas kryeministri Berisha trokiti gotat me të gjithë të pranishmit, duke falënderuar ata për nderimin e madh që po i bëjnë gazetës së parë që guxoi të thotë fjalën e lirë pas diktaturës 50-vjeçare. Në këtë ceremoni nuk munguan edhe takimet midis ish-kolegësh, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në rrugën e bukur të "RD-së". Për një çast të gjithë u ndjenë krenarë për kontributin që i kanë dhënë ndër vite "RD-së", si e para gazetë opozitare në vend.

17 Komente

Lajmësi nuk preket

Kushedi sa ka qesh Aleksander Frangaj me kete titull smiley

 

Keta duhet te kene qene pjese e rebelimit komunist me siguri.

 Padyshiiiim!

"Dy kombe ka ne bote..." Maestro i komunikimit eshte. E lexova te gjithe vetem qe te merrsha vesh kush ishte ai kombi tjeter se per kete tonin ja futi kot, po nanac, me la thate skilja.

Behet fjale per ate kombin me ne jug nesh.

Po sic duket Sala nuk e ka pa filmin "300"

Bo vaki, filmi eshte shfaqur ne te njejten kohe me koncertin e Lady Gaga-s.

Zgjedhje e veshtire per secilin prej nesh, ke te shohesh. Por jo per Berishen! smiley

 Une lexova paragrafin e pare dhe nuk kuptova asgje. Instiktivisht ngrita koken te shikoja kush ishte ky gazetar idiot qe nuk dinte te qepte nje fjali nga fillimi ne fund, kur pashe emrin Sali Berisha!

E lashe pergjysem sharjen. Cfaredo qe te thosha, me siguri qe dikush tjeter e ka thene me pare.

E paska tund, per Zotin!...

 U bënë 20 vite që gazeta "Rilindja Demokratike" jep për lexuesin e saj informacione të larmishme mbi jetën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore.

Vetem kaq duhet thene per ate Gazete. Te tjerat jane nen nivelin e Zhen Min Zhibaos se Sali Rrofte Berishes . Edhe ne ate feste Saliu ku ka qene i ftuar ne Kine ka uruar per Lirine .... e fjales  dmth , po nuk gjeti dashnor kinez  per LIRINE . Ketu sic duket ka gjetur ate te shumsit Palok i shquar.

 Ha, ha, ha! E gjeta nga e paskan huazuar edhe titullin!!!!

 

Special Reports

 

MAULING THE MESSENGERS By Catherine A. FitzpatrickBerisha's Government Scapegoats Albanian Press

Albania's opposition press actively covered the collapse of the country's ubiquitous pyramid schemes and the ensuing mass public protests. For bringing the Albanian people the light, these journalists wound up taking the heat.

Reporters who related the bad news about the fraudulent investments were the first to be targeted by angry mobs of defrauded investors, and journalists of all political persuasions have shown up on death lists circulated by various armed rebel groups. The government's response to the media has been equally alarming. As part of the emergency rule President Sali Berisha imposed in early March to try to quash the armed rebellion, he imposed stiff restrictions on the press, adding to his government's already onerous pattern of beatings, short-term detentions, and harassment of reporters--behavior that earned Berisha a spot on CPJ's 1997 list of the top 10 Enemies of the Press.The independent and opposition media in Tirana are struggling to rebuild the necessary infrastructure for free media, but they have yet to receive credible guarantees of safety from the government or any promise of legislation to bolster their freedom.

Not surprisingly, Koha Jone, the flagship opposition newspaper, was the first focus of Berisha's media crackdown. Late on March 2, police ransacked the unoccupied office of Koha Jone, Tirana's largest daily. Although a security guard was on duty, police broke down the door and searched offices, apparently looking for compromising files. Early on the morning of March 3, unknown arsonists--widely believed to be linked to the SHIK, Albania's secret police--set theKoha Jone offices ablaze.

CPJ board member Josh Friedman, in Tirana to cover the Albanian unrest for Newsday, visited the ruins of Koha Jone and recounted his impressions: "The building is not completely destroyed, but it's clear that every room was deliberately torched. The office equipment is destroyed, computer keyboards are melted and distorted, and one smoke-blackened monitor is the only thing seeming to survive. Documents and papers are scattered all over the floor; the archives are damaged. An electric sign with the name of the paper is shot out, raked by bullets."

Friedman's March 18 interview with Nikoll Lesi, publisher of Koha Jone, appears below. Soon afterward, on March 25, Lesi was attacked at the Hotel Rogner in Tirana by a man in plain clothes, believed to be a SHIK member, who punched Lesi in the face several times and made verbal threats. The hotel had been a gathering place and information exchange for local and foreign journalists. Lesi's beating and other warnings against those who would write critically about President Berisha were meant to be a message to discourage the press corps from meeting at this hotel--and the tactic worked. Albanian journalists no longer feel safe meeting the foreign press there.

In response to pressure from Western governments, the Albanian parliament formally eased emergency measures and lifted censorship in mid-April. A ban remains on public assembly, however. When Koha Jone, which resumed publishing in early April, ran a report on April 27 from the southern port of Vlora about calls for demonstrations, police seized all copies of the daily from distributors under provisions of the emergency rule, citing the headline of the article: "Tomorrow, 20 Towns on the Streets."

Forced to work in temporary quarters, Koha Jone's staff is struggling to put out daily editions of the paper. But the confiscations and threats to journalists by Berisha's thugs mean the long-term prognosis for a free press in Albania is uncertain.

Josh Friedman, CPJ board member and Newsday's U.N. bureau chief, interviewed Koha Jone's publisher Nikoll 

 Ironike, apo jo?

What is ironic? smiley

 Ironia e titujve! 

"Lajmesi nuk preket" quhet artikulli i RD me 2011

"Mauling the messengers" eshte titulli i raportit te CPJ ne 1997 smiley

lol I got that. thjesht mu kujtua seinfeld.

ka nje skene te forte me elaine benes ne subway ne bisede me nje grua te vjeter, ish treniste. Pasi konstatojne me dhimbje sesa shume kane humbur grate nga te drejtat qe u jane dhene smiley, Elaine thote: huh, its ironic.. Kjo tjetra pyet: what's ironic? ( e pati per kuptimin e pare te fjales smiley

artikllen nuk mund ta lexoj, pas nje skanimi me mbeten syte te emri i T. Kekos dhe du me ju pyt a e keni lexuar "prostituten"?

Ps: Opozita duhet te shumfishoje racionet e lakrave te egra per tju afru sadopak produktivitetit te nm S.B.

 Nese Buall Mavria e mban fjalen, kjo eshte gje e mire se historia e tij, ka treguar se shum gazetare qe e kane kritikuar, jane rrahur, dhunuar psikollogjikisht, jane gjurmuar, survejuar, etj. Si duket Buall Mavria, ose e ka harruar periudhen kur i gjurmonte, survejonte, dhunonte, denonte, gazetaret, ose s'do ta kujtoje, dhe me kete fjalim shpreson ta hedhi lumin. 

E kujton dhe eshte krenar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).