Dhuna e mësuesve ndaj nxënësve vazhdon të jetë një fenomen konkret në shkollat tona. Saba Lama, specialist i drejtorisë arsimore të Krujës, thotë për "Gazetën" se ky fenomen nuk është një konstatim i tij, por një fakt i dalë nga anketimet me nxënës e prindër që kanë treguar se në shkollat 9-vjeçare ushtrohet edhe dhunë fizike, ndërsa në të mesmet dhuna është psikologjike. Ai shpjegon se dhuna në shkolla nuk mund të eleminohet vetëm me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, por me një bashkëpunim mes komunitetit të mësuesve, nxënësve dhe prindërve si dhe duhet të marrë fund ideja se :"mësuesi i egër, është mësues i mirë".

Mësuesit dhunojnë
Duke marrë shkas nga dhuna në shkolla midis nxënësve që u shënua në fundvitin që sapo lamë pas, specialisti i drejtorisë arsimore të Krujës, Saba lama, thotë se dhuna në shkolla ka edhe një dimension tjetër: atë që edhe mësuesi dhunon nxënësin. "Bazuar në informacionet e mara përmes anketimeve të bëra me nxënës dhe prindër, rezulton se reflektimi i dhunës në shkolla nga mësuesit është realitet edhe tani. Nga studimi i bërë, ajo reflektohet në dy forma në punën me nxënësit: dhuna fizike dhe ajo psikologjike apo emocionale. Natyrisht e para është evidente më shumë në arsimin bazë, ndërsa e dyta si në arsimin bazë ashtu edhe në atë të mesëm. Në raport me njëra tjetrën më pak e përhapur në shkolla është dhuna fizike", - na shpjegon specialisti Lama. Sipas tij, pa mohuar punën e mirë të disa mësuesve dinjitozë në shkolla, që në punën mësimore-edukative me nxënësit është i huaj fenomeni për të cilin bëhet fjalë, reflektimi i dhunës te disa mësues të tjerë është ende prezente. "Janë pikërisht ata mësues që u mungon kultura dhe formimi i duhur pedagogjik, aftësia profesionale, ndërgjegjia dhe pasioni për profesionin e nderuar të mësuesit. Janë ata mësues që duan ta heqin veten para nxënësve si madhështorë dhe superiorë. Që kujtojnë se përmes krijimit të ndjenjës së frikës para nxënësve, arrijnë suksesin dhe objektivat që mendojnë në punën e tyre si mësimdhënës dhe edukator", - shpjegon Lama, i cili thotë se kjo kategori mësuesish duhet të heqë dorë nga një mentalitet i tillë, pasi edhe në se mendojnë se ia kanë arritur qëllimit për të patur autoritet te nxënësit e tyre përmes rrugëve të sipërtreguara, të jenë të bindur se autoriteti i tyre është i rremë dhe i dështuar, pasi ka në bazë frikën dhe imponimin, presionin psikologjik.

Sipas tij praktika ka treguar se këta mësues si rrjedhojë e dhunimit të nxënësve, ofendimit dhe e keqtrajtimit të tyre në orën e mësimit, i jep shkas jo vetëm krijimit të situatave tensionuese dhe përplasjeve të paparashikuara në marrëdhëniet mësues-nxënës, por edhe në braktisjen e nxënësve nga shkolla, fenomen ky gjithashtu i përjetuar në shkollat tona. Sipas tij duhet të marrë fund edhe mendimi i gabuar te disa prindër dhe nxënës se mësues i mirë është mësuesi i rreptë. Lama shpjegon se se evitimi i plotë i dhunës në shkolla nuk arrihet lehtë, ndaj duhet të angazhohen të gjithë grupet e interesit për arritjen e suksesit në këtë drejtim. Sipas tij metoda më produktive për arritjen e qëllimit është praktikimi i anketimit me nxënësit si dhe me prindërit e tyre, për të nxjerrë në pah ata mësues që reflektojnë dhunë ndaj nxënësve.

"E natyrisht pas anketimit të bërë më nxënës apo me prindër të nxënësve, mësuesve që u lakohet emri për manifestim të dhunës ndaj nxënësve në aspektin e edukimit të tyre të mbahet qëndrimi i duhur për t'i prerë rrugën këtij fenomeni negativ që është ende prezentë në shkollat tona", - sugjeron Saba Lama, i cili sqaron se në kuadrin e "Strategjisë Kombëtare Për Fëmijët" MASH ka dërguar një qarkore në shkolla me qëllim për parandalimin e dhunës nga mësuesit nëpër shkolla.

10 Komente

 Kjo ndodh kur mungon pasioni per punen, kur mungojne dijet per te dhene mesim, dhe kur mesuesit emerohen jo nga vetite dhe kariera po nga perkatesia partiake.

Kjo ndodh kur neper shkollat tona mungon sistemi i karahesimit, kur mungon sistemi i ankimimit dhe hierarkia e vlerave.

po po , por nuk calon gamori nga veshet.

Dhuna nuk buron as nuk lind ne shkolle.

Dhunen e ke ne familje, edhe gjithandej perjashta.

Normal qe do ekzistoje dhe neper shkolla

...Kjo ndodh kur mungon pasioni per punen, kur mungojne dijet per te dhene mesim, dhe kur mesuesit emerohen jo nga vetite dhe kariera po nga perkatesia partiake....

 

Dhuna neper shkolla ka egzistuar dhe ka qene ulur kembekryq, dhe kur ka pasur shtet me te forte si para 1990.Te politizosh edhe kete fenomen do te thote qe i shikon cdo gje me sy militanti.

 

 Solo po ja fut kot plako, para '90, nuk para vihesh dore tek femijet, se ta numeronin te gjithe, nuk them se nuk ka patur raste, por sot keto raste sikur jane shtuar ca si shume, per kete po them

kjo qeka gallate,  saba lomen e kom pas msus... ma te eger e te dhunshem se sabai ska pas nKruj,  tashi qeka bo pacifist e specialit i paqes smiley....funi!

Cfare flet ore?

Vertet kaq memorje te shkurter paske?

Para 90 te rrihnin dhe te rrihnin paq ne shkolla .Cjane keto budallalleqe qe po degjoj nga keta enveristet e pandereqshem o zot?

Une vete nuk e numuroj sa dacka kam ngrene ne shkolle,une qe isha nxenes i mire,mendo te tjeret.

Une mendoj qe tani,bile ka me pak raste rahjesh ne shkolle,por duken me shume se cdo rast e nxjerr media.

Nuk ka te beje me politiken sic thua ti, ka te beje me ate qe thote Ruzhdija.

Po c'lidhje ka Enveri apo shteti i dikurshem ktu?

Para 90 mesusit rrihnin kalamaqte neper shkolla edhe ne Angli. Jo ne masen Shqiptare dhe Ballkanike ne fakt, por perdorej. Ndersa sot 2011 eshte turp i madh qe ushtrohet ende dhune mbi femijet dhe ne te njten kohe kemi ngelur shume prapa edhe fqinjeve ballkanik!

Me shume te ngrej nervat justifikimet manjake me demek po e "bejme per te miren e tyre" apo me keqe kerkojne ta injorojne si fenomem.

Ky shtet e zgjodhi kshu kete problem. Nxorri nje ligj ku femija jo vetem qe nuk gjuhet, por as per vetmbrotje nuk ke te drejte. Sepse, llogjikisht nje i rritur me aftesi mendore te shendoshe ( jo me nje mesues me diplome dhe aftesi) nuk ka asnje arsye te vetmbrohet ndaj nje femije apo me keqe te justifikoj dhunen. Thyherja e ligjit te dergon ne gjykate ku shkolles i vihet ne gjobe e majme deri ne mbyllje. Ndersa per mesuesin pushimi nga puna eshte minimale pasi te ket mbaruar njer pune me akuzen per abuzim me femijet neper gjykata.

Familja vete qe i rrit femijet neper kto "shkollat e dhunes"  e ka marre edukaten dhe sjelljen vete neper kto shkolla. Si mund te shpjegohet ndryshe qe femijet qe dhunohen ne shkolle jane me shume te etur per ta perdorur dhunen kur jane te rritur apo me keqe kur jane prinder?

 

...Para 90 mesusit rrihnin kalamaqte neper shkolla edhe ne Angli...

Ndoshta e ke fjalen per vitet 1950 besoj dhe jo 1990.

 

...Po c'lidhje ka Enveri apo shteti i dikurshem ktu?...

Kete po them dhe une qe nuk ka lidhje ,por ai trapi me siper me thote qe femijet nuk dhunoheshin,ose dhunoheshin pak ne ate kohe se kishte shtet.

Cjane keto budallalleqe?

Ne rrahjen e femnijeve nuk ka pasur asnje faj Enveri apo Zogu.Ashtu ishte shoqeria dhe e tille ishte dhe shkolla.Nuk mbaj mend une te jete denuar ndonje mesues ne kohen e Enverit se rrahu ndonje nxenes,megjithese rrahja ishte e ndaluar dhe ndodhte perdite.Perse?Sepse asnje gjykete nuk do ta merrte seriozisht nxenesin dhe prinderit do te ishin ne anen e mesuesit.

Tani kemi raste rrahjesh.Une them qe jane me te pakta ne numur jo se ka merite Sala,por se shoqeria po ndryshon dhe po emancipohet.Shoqeria apo mediat tani kane bere problem kete dhe disa mesues e kane pesuar me pushime nga puna dhe nje edukatore me duket se eshte akoma ne gjyq.

Ndryshimet nuk vijne menjehere,por jane duke ardhur edhe ne kete fushe.

 

e di si esht puna? kshu esht ky rrethi

  1. prinderit rrahin femijet
  2. femijet rrahin vllain e vogel
  3. vllai i vogel rreh shoket
  4. meqe vllai i vogel rreh shoket, e rref zysha
  5. meqe e rref zysha, vllai i madh tallet nga shoket pra i futet prape nje sherri
  6. meqe i futet prape nje sherri, e rref zysha
  7. meqe e rref zysha, i gju zyshes me shpull
  8. meqe i gju zyshes me shpull e rrafin prinderit, dhe rrethi vicioz rifillon nga e para

ne fund i kepusin koken me sepate njeri-tjetrin

cfaj ka sala ktu?

p.s. kush e pa fiksin?

 "Dhuna" ne term gjeneral eshte nje dicka e rende qe ndikon negativisht ne psikologjine e cdo njeriu dhe sidomos te femijeve. Shume kam degjuar te thone se rrafja u ben mire femijeve i sjell ne rruge te drejte, prinderit mendojne se krijojne nje autoritet ndaj femijes duke perdorur shuplaken por mendoj se jane shume gabim. Autoriteti ndaj femijes mund te krijohet fare mire dhe duke patur ndeshkime jo fizike, duke qene me prane femijes, duke e kuptuar dhe i bere te ditur me fjale se kur dicka eshte gabim nuk duhet ta beje. Eshte komunikimi, ai qe ndihmon ne edukimin e femijes ne degjimin e tij ndaj prinderve. Ka shume femije, te cilet jane edukuar shume mire pa qene e nevojshme te marrin qofte dhe nje shuplake. Shuplakat ndaj femijeve jane nje arme per ato familje, ku edukimi i qyteteruar eshte venitur me kohe ose nuk ka ekzistuar fare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).