Mjekët i hoqën  shpretkën gabimisht gjyqi i jep 100 mijë euroVLORE- Gjykata e Vlorës ka dëmshpërblyer në shumën e 100 mijë euro një pacient, i cili ka humbur shpretkën dhe një pjesë të zorrës së trashë nga një operacioni i 'gabuar' i mjekëve të spitalit të Vlorës. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se vendimi u mor dy ditë më parë nga gjykatësi Fuat Muka, i cili detyroi spitalin rajonal të Vlorës të dëmshpërblejë pacientin Paskal Nesturi.

Mesditën e 16 marsit 2010 Paskal Nesturi kishte mbërritur në spitalin e Vlorës, pasi kishte kriza të forta në bark. Mjekët e kishin futur direkt në sallën e operacionit duke i hequr shpretkën. Duke mos i dhënë siguri për jetën, Nesturi udhëtoi drejt Greqisë dhe bluzat e bardha vërejtën se heqja e shpretkës ishte e panevojshme.

Pas kthimit nga Greqia, Nesturi iu drejtua gjykatës së Vlorës me një padi kundra spitalit rajonal Vlorë, ku kërkoi dëmshpërblim prej 70 mijë eurosh për heqjen e shpretkës dhe 30 mijë euro dëm moral.

Në raportin e ekspertëve të mjekësisë ligjore janë konstatuar "gabimet" e mjekëve të spitalit të Vlorës, të cilët kanë kryer ndërhyrjes kirurgjikale të Paskal Nesturit.

Bazuar në prova Gjykata e Vlorës vendosi të pranojë kërkesën e Paskal Nesturit dhe ta dëmshpërblejë atë në shumën e 100 mijë eurove për dëmin e shkaktuar. Nga ndërhyrja e padrejtë kirurgjikale pacientit i është shkaktuar paaftësi e përhershme për punë.
(s.g/balkanWeb)

17 Komente

C'kuptim ka te hedhesh ne gjyq spitalin dhe jo mjeket individuale? Ne kete menyre per faj te disa te paafteve jane demtuar dhjetera te semure te cilet do te kene 100,000 EUR me pak sherbime dhe ilace ne kete spital (nese supozohet qe vendimi do te lihet ne fuqi edhe nga gjykatat me te larta).

po spitalit duhet ti drejtohet se ai eshte institucioni.  spitali pastaj (nese e sheh te arsyeshme),merr masat e veta ndeshkimore ndaj kirurgut ose kirugeve qe kane kryer operacionin..  keshtu ndodh kudo.

mua me duket vendim i guximshem dhe shume i rendesishem ky. dhenia e denimeve te tilla, ben qe te rritet kujdesi dhe pergjegjshmeria nga spitalet dhe stafet mjeksore te tyre..

Pas kthimit nga Greqia, Nesturi iu drejtua gjykatës së Vlorës me një padi kundra spitalit rajonal Vlorë, ku kërkoi dëmshpërblim prej 70 mijë eurosh për heqjen e shpretkës dhe 30 mijë euro dëm moral.

po pse, si dem moral  klasifikohet?!  une do thosha: dem me pasoja te renda per shendetin. dhe gjithashtu dem psikologjik..

Huh? Eshte spitali shteteror apo privat? Ketej nuk i hedh dot kurre ne gjyq as spitalet shteterore, as mjeket qe punojne ne ta. Merren masa duke ju hequr licencen e mjekut personave qe kane gabuar, ka raste qe behet edhe burg ne rrethana te caktuara. Me sa shoh aty po ndiqet shembulli i USA ku hedhja ne gjyq per demshperblim eshte e mundur, bile shume e perhapur. Kjo krijon nje precedent shume te rendesishem.

P.S. Qe kur eshte Euro monedha zyrtare ne Shqiperi?

Spitali duhej hedhur ne gjyq nqs vertetohej qe drejtuesit kane pasur njohuri mbi pa-aftesine e ketyre mjekeve ne fjale, apo kane pasur ankesa te meparshme dhe nuk kane ndermarre veprime ndreqese. Nuk mund ta hedhesh ne gjyq spitalin rajonal qe i sherben disa dhjetera mijera njerezve per shkak se 1 apo 2 kaqola kane lenduar padrejtesisht nje pacient.

 

Hajde shko opero ti me rrezikun e gjyqeve ne kurriz po ta mbajti. Une per  vete sdo prekja njeri me dore.

 Jam shume dakort me demshperblimin qe u jepet te demtuarve ne çdo rast apo rrethane. Por do te jem akoma me shume dakort qe keto para te mos paguhen nga institucionet por nga personi qe ka bere fajin.

Shembulli me i mire per kete jane te gjithe drejtoret politike te administrates civile, te cilet kane hequr nga puna shume e shume specialiste, pa asnje motivacion. Keta specialiste e kane shpure çeshtjen ne gjyq dhe kane fituar duke fituar te drejten e vendit te punes, si dhe demshperblimin per aq kohe sa kane mbetur pa pune.

Por ç'ndodh, keta drejtues, jo vetem qe shperfillin vendimet e gjykates, per te cilat Sala ben be e rrufe, por jane gati qe ti paguajne te demtuarit edhe dy vjet te tjera rroge, vetem qe te mos e rimarin ne pune, por parate ama jane nga buxheti i shtetit. Dhe e dini se sa ka vajtur shuma qe ka paguar buxheti i shtetit per keto pese vjet?''. Jo me pak se 40 milion evro te thata.

Po te ish ndryshe a do te kish guxuar ndonje drejtor qe et hiqte nga puna qofte dhe pastruesen pa te drejte???

veshtire, shume veshtire........

Me duket se ate pune duhet ta beje institucioni i Avokatit te Shtetit. Per cdo dem qe i behet shtetit shqiptar duhet te hidhen ne gjyq individet. Pastaj kam pershtypjen se ne rastin e spitalit varet se cfare shkruhet ne kontraten e punes dhe cfare thote ligji per punonjesit e shendetesise.

VLORE- Gjykata e Vlorës ka dëmshpërblyer në shumën e 100 mijë euro një pacient, i cili ka humbur shpretkën dhe një pjesë të zorrës së trashë nga një operacioni i 'gabuar' i mjekëve të spitalit të Vlorës.

Ore nje pyetje kam une: c'lidhje ka shpretka me zorren e trashe? :O

Do ta kuptoja nqs. po i benin operacion, fjala vjen, ne melci dhe padashje i prene edhe shpretken, por t'i heqesh tjetrit shpretken e njekohesisht dhe nje pjese te zorres se trashe... kjo eshte (me se paku) misterioze!

Nejse, ky robi duhet ta quaje veten me fat qe nuk i hoqen trunin e vogel ose dhe zemren.

Sa per paret qe i kane akorduar besoj do duhen gjenerata te tera per ti marre, por te pakten te shpresoje qe niperit a mbesat te kene fatin ti gezojne. Do kish qene me mire te denonin dentistin qe beri gabimin duke ia hequr atij shpretken dhe duke ia zevendesuar viktimes perseri. Fair and square.

Ore, kur te kane shkaterruar shendetin te rrofshin Eurot... aq me teper qe edhe per keto te fundit jam pak si shume skeptike qe realisht do ti marri ketu ne Shqiperi!

 Si eshte katandisur mjeksia shqiptare,nuk do ishte cudi sikur te te hiqnin edhe bibilushin e pastaj te t'thonin  "na fal, ta hoqem gabimisht"  !! 

bibilushin

fol per vete

Si gabimisht? Po te kete kerkuar vete personi?

une tani sa here vete ne spital, kudo, e pyes mjekun disa here nese i sigurt apo jo!

me ka hyre frika! smiley

Gjykata nuk ka te drejte qe te marre vendime mbi nje ekspertize joligjore.

Qe te merret nje vendim i drejte duhet te angazhohen organe Mjeko-Logjore shqiptare (ose komisione te huaja). Keto shqyrtojne rastin mbi nje ekpertize shkencore dhe mbas kesaj ja dergojne gjukates se interesuar pergjigjen e tyre. Komisioni Mjeko-Ligjor qe merr ne shqyrtim rastin, mban pergjegjesi te plote per veprimet e tij.

Ky shkrim me duket si nje forme e zakonshme syrprizuese e gazetave tona pacavure.

Te therrasim FBI edhe per kete? Artikulli thote qe mjeket Greke i kane thene qe s'ka pas nevoje per t'i hequr.

Njoni ketu ne Antwerpen/Anvers, kish ofro 1 vit qe hecte rruges me dy pal gershon n'bark. Kish gjithmon dhimbje, dhe nje dite doktori i shtepise (siç quhen ata te ambulancave, vizitave) i tha te bente nje grafi. Kur ç'te shihnin, dy pal gershon nga ato te operacioneve ishin harruar aty ne barkun e tij, gjate nje operacioni ne nje nga spitalet e Antwerpenit, qytet qe ka me dhjetra spitale.  I shkreti u çua perseri per operacion, dhe organizata per mbrojtjen e pacienteve kerkuan qe doktoret te denoheshin me gjoba administrative dhe pacienti te demshperblehej per demin.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).