Jo vetëm debati në Shqipëri, por përgjithësisht diskursi për të kaluarën në Europën Lindore përqendrohet në perspektivën e viktimës, duke lënë të pa-ekspozuar siç duhet çështjen e autorëve, sidomos çështjen e bashkëpunimit të grupeve të popullsisë me regjimin.

Daniel Ursprung

15 Komente

Alise, a ka mundesi te na tregosh te lutem se cfare e ben kete citat te jete thenie e momentit qe do te zgjase pak a shume nja 2 muaj ne faqe ballore te peshkut.

eshte shume tunduese dukja e nje emri te huaj ne balle te faqes.Jep autoritet,kredibilitet...perdemek internacinalizohna,perdemek ne na njef bota.. smiley

po sepse ne i besojme gjerat vetem vetem kur dalin nga goja nderkombetareve

Ne fakt prisja nje pergjigje nga Alisa. Se ajo e ka postuar kete "thenie" te papare te momentit.

Shqip moj motra, shprehje te ketilla me duket se na ofendojne, dhe rende bile, nivelin e inteligjences. Po mbase Alisa e ka patur mendjen diku tjeter, dhe une nuk e kam pare...

E cfare rendesie ka kjo thenje, perpos se u vertetua edhe nje here me shume qe cdo ide e inciative ne interes te kombit tone inciohet apo shtyhet nga nje i huaj? Shih, debatet e Skenderbeut, Trashegimise kulturore e arkeologjike apo Marty-nizmi per politikanet tane...

Nga ana tjeter, nuk jam i sigurte se, kjo shkendije gazetareske per te iniciuar nje debat me te gjere publik ndaj te kaluares sone vjen nga "ndjeshmeria e zgjuarsia" e larte per rrjedhat evropiane apo nga merzia dimerore apo mentaliteti "cdo dite nga nje lajm bombe"?

.....

Se pari, Perkthimi banal qe i eshte bere artikullit te Zotit Ursprung nuk thote "...te grupeve te popullsise" sepse nuk ka grupe ne popullsi por vetem popull! Informaatoret jane te te gjithe shtresave ose per shpagese te besnikerise ndaj regjimit kane kane kaluar nga nje shtrese ne nje tjeter me te larte. Popullsia ka shtresa dhe jo grupe! Zoti Ursprung thote qarte se "paramendohet qe gati 30% e popullsise se Shqiperise ka qene e ngaterruar/informatore e sigurimit te fshehte! Pra, jo vetem qe nuk behet fjale per grupe grupe dhe sistemi i funksionit grupor por behet faje per gruppopull ne masen 30 % ! Jane dy gjera te ndryshme dhe per ate qe e ka perkthyer kete i them se Ti vete dekualifikohesh te jesh pjese e frytshme e nje tematike me kaq sensibilitet!!!

E dyta, vete fakti qe Shqiperia eshte nje popullsi e vogel ku robi me robin i bie te bine kushuri, dhe me % me te larte te bashkepunimit te popullsise me Sigurimin tregon qarte per problematiken e trajtimit te se kaluares ne regjim ne prizmen e aktakuzes! Nuk eshte demokraci dhe e shendetshme te merresh me akuza e denime ne kete mase kaq te gjere. Ne Evropen lindore jane bere perpjekje me te medha per ta trajtuar te kaluaren e regjimeve por te mos harrojme se ata jane popullsi me te medha dhe kane me pake informatore per te akuzuar ne % te popullsise. Problemi tjeter qendron edhe tek mentaliteti Shqiptar teper i eger dhe hakmarres qe nuk te lejon nje trajtim paster demokratik te historise!

Une, nuk e shoh te domosdoshme qe Shqiperia te adaptoje po te njejten intesitet e metode per te cilen dallohet Evropa lindore. Ashtu sic behen ligjet e politikat e vendit sipas specifikave te secilit ashtu ndodh edhe me trajtimet qasjen e ketyre temave te komplikuara. Nga ky kendveshtrim, e shoh edhe iniciativen Berishjane si shume te gabuar sepse i shkon per shtat vetem interesave te tije personale apo te partise PD. Njekohesisht edhe qendrimi e qasja e PS-se ndaj perpunimit e trajtimit te se kaluares eshte per mendimin tim teper i zbehte dhe teper i bute (ne mos, inezistente) per shkak te vet-demtimit e shpartallosjes politike.

Une them se, kur ne? nuk jemi ne gjendje te gjejme nje rruge te 3-te te alternatevave qeverise pervec PS-PD atehere nuk kemi krijuar akoma bazen e perpunimit te se kaluares dhe skemi pse te eksperimentojme me nervat e strukturat shoqerore tonat!!! Interesi i pergjithshem dhe fryti i duhur nuk do te ishte i garantuar!!! JO vet-denim e vet-shpartallim per hater te idealisteve, "mesonjtonjeve" e qorrave te huaj !!!

Ne jemi ne medyshje (sic lexohet me vetdashje edhe nga shkrimi im) ndaj kesaj tematike dhe perpara rekomandimeve nga jashte per te kopjuar boten e gjere duhet te veme interesin (jo partiak!)  dhe mentalitetin tone qe eshte, ne keto raste, udhezyesi me i mire per ne!!!

Jam kurioz cfare thote diskursi per te kaluaren ne Gjermani per perfshirjen e popullit ne krimet naziste, a eshte diskutuar mjaftueshem kjo pune?

Ne gjermani cunat perdite kur ktheheshin ne shpi nga puna u thoshin eterve: i keni treguar te gjitha cfare bete per Hitlerin? Edhe Franci ate dite e filloi senacen babapastruese me baba Kurtin, pa i hequr ende kepucet e renda alpine: I ke treguar te gjitha?

Po bir, u pergjegj plaku zedredhur. Te gjitha.

Mos ke lene gje? Edhe sikur njeri fare te mos kete pare?

Jo bir. Nuk kam lene asgje.

Po mendimet, deshirat, ato qe s'ia ke rrefyer askujt?

Edhe ato, bir. Madje, edhe endrrat e nates i kam koleksionuar dhe dorezuar ne zyrat e Tabirit per Pastrim te Ndergjegjes Kombetare.

Hmmm... i biri eci nja dy tre here neper dhome shuke u menduar kushedi se pse. Pastaj vazhdoi: Pse me duket mua sikur mban akoma dicka te fshehte ti?

Nuk kam asgje te fshehte bir. C'kisha i thashe disa here rresht ne mbledhjen e frontit te qytezes. Bashke me shume nga moshataret e mij. Por per faktin qe nuk mbaj mend asgje, duke ditur qe dicka e kam bere se s'ben, por nuk e kujtoj dot, do shkoj ne institutin kunder harreses kombetare. Atje sec kane ca marifete, te vene ne gjume, dhe ze i thua te gjitha si tespije, dhe une nga ajo kam frike me shume. Por me ane tjeter, po te kisha bere gje te madhe, do e mbaja mend...

Ne asnje menyre, shpertheu i biri! Turperohemi familiarisht. Ne ato institute vene vetem ata qe nuk duan t'i rrefejne krimet, spiunimet, bashkepunimin. Ulu, ulu ne ate karrike!

I ati u ul kokeulur. I biri mori nje pendul dhe ia lekundi ritmikisht para syve. Plakut i erdh gjume. I biri vazhdonte seancen: Jemi mars 1943... Jemi mars 1943... mars 1943... mars 1943... mars 1943... cfare spiunova sot ... cfare spiunova sot ... spiunova sot ... spiunova sot ... spiunova sot ...thuaje thuaje thuaje... e verteta cliron... e verteta cliron... e verteta cliron...... ommm...ommm... ommm... dhe bash kur kujtonte qe plaku do fillonte rrefimin, ky fillonte gerrhimen e rende si gajde aleatesh skoceze... dhe varesisht nga sasia e bishtajoreve leshinte tinguj te cuditshem ne dhomen e vogel te fshatit Ottokac diku ne nje yrt te shkretuar te prusise veriperendimore...

Vallaj vetem per te qesh s'mu duk!

Vallaj mu paragrafi i fundit sa s'mi shkuli veshkat nga vendi!

 smiley

Fshati Ottokac smiley Ve bast qe ky fshati ka qene pak i vogel dhe pak malor. Po qe nganjehere jam ne nje mendje me ate Liren. smiley

PF, nuk di a i ke pa vete, por ashtu jane, fshatra te vogla ku jeta vazhdon njesoj qe nga kohe e nekronomikonit. Ca katunare te cilet gjuha e tyne i pershkrun me fjalen "stur" (lexohet shtur); tipa shajakjeshiler qe prodhojne qumesht organik per cokollatat milka sot, dhe qe dje kane qene SS te zellshem (kush mushte gjatesine) qe zbatonin urdhnat me perpikmeri. E kane vshtire te levizin koken pa lujt edhe trupin. Kane aftesine te shikojne per tre ore ne nje pike, a thu se syte dhe piken i kane te lidh me litare te trashe. E dine datlindjen e Fuehrerit, edhe vejne naj marsh te kohes ne ate dite, me disqe origjinale vinili... dhe te siguroj qe me shume i ngjajne marsheve te nje majit se sa "wie einst lili marlen". Shoqnu me birre lager, gjyslitershe, qe quhet ein halbes ose ein groses...

I ati u ul kokeulur. I biri mori nje pendul dhe ia lekundi ritmikisht para syve. Plakut i erdh gjume. I biri vazhdonte seancen: Jemi mars 1943... Jemi mars 1943... mars 1943... mars 1943... mars 1943... cfare spiunova sot ... cfare spiunova sot ... spiunova sot ... spiunova sot ... spiunova sot ...thuaje thuaje thuaje... e verteta cliron... e verteta cliron... e verteta cliron...... ommm...ommm... ommm... dhe bash kur kujtonte qe plaku do fillonte rrefimin, ky fillonte gerrhimen e rende si gajde aleatesh skoceze...

Ndoshta jam i lodhur, por kishte nje efekt hipnotizues ndersa e lexoja.

Qenke vertet i lodh smiley, edhe pse cik efekt hipnotizues kishte gjithsesi!

Ke harruar te shtosh se sa here shkojne niprit prej qyteti , u japin kulloshter me luge ku brenda jane edhe kakerdhite e dheneve qe mjelin , te trazuara  me qumesht dhe qe mjeshterisht e thjeshtesisht  mesojne Unsprugerit si ti peshtyjne . Rrofsh Emi !

Kush e ka ngatrruar kete popull me kete psikologji debilesh qe duhet te lexoje Unsprunger per te kuptuar veten e tij . Nuk i dalin kalorsit Burgundine ketij myqyryfit ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).