Eshte Myslim Pasha Personazhi i Vitit 2010, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli ne pension qe deshmoi nje akt atdhedashurie të fortë në mbrojtjen me ngulm të kufijve detarë të Shqiperisë, duke dalë kundra marrëveshjes për ndarjen e ujrave detare me Greqinë.

Një njeri që në mënyrën më demokratike, përms një oponence të paqtë në media, pa luftë dhe pa shkrehur asnjë armë, arriti të shpëtoje një pjesë të detit të Shqiperisë. Një zgjedhje e publikut, që për herë të parë në historikun e sondazhit të faqes së internetit të Top Channel, vendos në krye një personazh që nuk është politikan, çka dëshmon vlerësimin për njerëz që jo domosdoshmërisht kanë në dorë pushtetin, por që përpiqen me sa munden të ndikojnë pozitivisht për vendin dhe për fatet e tij.

Politikës, por jo asaj tradicionale, i takon vendi i dytë, i fituar nga lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti. Në fakt, i politikes ndryshe, duke konsideruar faktin që Kurti, ndonese jo gjithmonë brenda rregullave dhe institucioneve, ka dalë me forcë kundra politikës së vjetër, nëse mund ta quajmë kështu, dhe politikanëve tradicionalë që shpesh herë me veprimet e tyre janë kthyer në objekt polemikash dhe kundërshtish. Një vote e forte e publikut kundër, që jep me shumë se një sinjal dhe shumë vlerësime se çfarë mendojnë vertetë njerëzit. I votuar për dy vite radhazi si personazh i vitit, kryetari i opozites shqiptare, Edi Rama këtë vit zbret në vendin e tretë.

"Rezultatet e votimit të ketij viti, ndryshe nga vitet e shkuara, tregojnë një zhvendosje të vemendjes së qytetareve nga politika tek persona që kanë dhënë kontribut në fusha të tjera të jetës, siç është fituesi Myslim Pasha i cili ngriti zërin kundër një padrejtësie të madhe që mund t'i bëhej shqiptarëve. Po ashtu në vendet e para figurojnë edhe emra te tjere qe nuk i përkasin politikës, si Julian Assange, themeluesi i Wikileaks apo aktori Nik Xhelilaj, ndërkohë që dy politikanët kryesor në vend, renditen në vendin e tretë dhe të gjashtë" - vëren webmasteri i Top Channel, Igli Gjelishti.

Në vend të katërt eurodeputetja Tanja Fajon, e cila dha nje kontribut të rëndësishem në liberalizimin e vizave me BE-në. Julian Assange, thelemuesi i Wikileaks,  njeriu që publikoi një pjesë të të fshehtave të diplomacisë amerikane, në të pestin. Një vleresim i nje personazhi të huaj që sërish tregon tendencen për t’iu rebeluar pushtetit të njerezve me pushtet. Ne vend të gjashtë kryeministri Berisha. Në të shtatin aktori Nik Xhelilaj. Vendi i tete dhe i nëntë shkon për sportin, përkatesisht Lorik Canën dhe Vioresin Sinanin. Në vend të dhjetë Shkelqim Cani, ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, i cili parashikoi përpara në kohë se edhe Shqipëria do të preket nga efektet e krizës globale ekonomike.

64 Komente

Konfuz ne kete shkrim. Ne se Myslimi eshte ne vend te pare une jam dakort por nuk kuptoj se si Berisha dhe Rama mund e jene ne vend te trete, kur Myslimi e mori vendin e pare si rezultat i tradhetise se Berishes dhe Rames

Buall Mavria e quajti; Sharlatan, kete oficerin ne pension qe mbrojti çeshtjen e ujrave shqiptare, mirpo tani qe populli e vlerson me te drejte kete figure, Myslymi ka te drejte t'ia ktheje monedhen. Gjithkush ka te drejte tani te pyesi se kush eshte ne te vertete sharlatan.  

 

Myslym Pasha meriton mirenjohje te perhershme. Te mos harrojme se nuk ishte pa kosto personale puna qe beri. Mjafton te shohesh si u trajtua me mediat e qeverise.

 

Ti tomi akoma nuk je rritur qe te kuptosh se nuk behesh i paanshem duke i futur te gjithe ne nje thes? Ne rastin konkret, ku qendron tradhetia e "rames" (thonjezat per faktin se rama eshte perfaqesues i forces politike qe drejton)?

 

 

gene

Cfare beri opozita ne rastin e ujrave? Nuk mbaj mend ndonje proteste as kundershtim Vec hapjen e kutive mbaj mend te jete protestuar. Tradhetia nuk eshte vetem te sheses vendin tend por edhe te heshtes kur dikush tjeter e shet.

 Opozita beri nje kerkese ne Gjykaten e Larte per te hedhur poshte ligjin e miratuar nga Sala.Te cilen vetem ajo e kishte ket mundesi.

gene, megjithse po plakem, nuk e kuptoj ç'lidhje ka Rama ketu. Kush e permendi Ramen ketu. Une ketu permenda Buall Mavrine, jo Ramen, sepse ketu tek Peshku e kam pare qe Buall Mavria e quajti ate oficerin (Myslym Pashen) Sharlatan.

M'duket se nxitohesh kot ne gjykim. Ndoshta duhet te jesh i ri akoma.  

Me pelqeu artikulli, teper i sinqert.

Kete vit, ndryshe nga vitet e tjera, votuesit nuk kane preferuar politiken,ne vend te dyte A.Kurti, ne vend te trete E.K.Rama,

I dyti e i treti, me çfare merren,me shperndarje !

Tall carin me lexuesin, eshte i mesuar ky popull car.

 Per te parin nuk ke asnje koment lum?

U befte 100 vjeç !

 mos deshe me thone edhe 100 vjet? Se ai tek 98 -tat eshte.

Do behet shume me teper se 100.

Po ndonje koment nuk ke?

Po edhe koment kam, por mendova ta mbaj ne privat.

E habitshme dhe e çuditshme, se Myslimi merr vota nga ajo pjese e shqiperis qe 1997 na paraqiteshin me flamurin grek, ky quhet patriotizem " ardit".

A e ke bërë detyrën ti njëherë ndaj partisë; dmth të votosh Salinë me sms si fis?

 

Behe mor burre komentin se mbase ka ndonje anetar te ri ketu qe nuk e njeh akoma qendrimin e militances blu ne lidhje me pazarin e territoreve shqiptare.

 

 

Po edhe ti Gene... ke faj vetë. Në peshk je. Hudhe grepin nëpër temat e atëhershme, perla, perla do t'i gjesh të ketë thënë.

Nuk jam i sigurt a ishte ky, apo ai matrapazi tjetër që thoshte... pak a shumë: gjeniale! Sala e bëri vetë bllof, gjoja sikur do ua linte detin, për ta hedh gjykata poshtë.

Mendoj se i duhet dhene mundesia te permiresojne mendim e qendrim.

 

me sa duket'shqiptarizmi'po behet ideologjia e vertete e shqiptareve ,por edhe si reagim ndaj poshterimit qe po u behet nga 'globalistet'(keshtu quhen tani ata qe shesin troje shqiptare) dhe nga hajdutet e 'integrimit'.Vlen te permendet se 'figurat ' e sponsorizuara nga 'sorros'-i qe dominojne jeten politike dhe shtypore po c'fryhen  dhe ndikimi i tyre tek lexuesit-shikuesit sa vjen e po bie ,duke patur parasysh se keta kane qene  kritikuesit kryesore te pashes dhe kurtit me sloganin bajat"nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve".Le te shpresojme se ringjallja kombetare ,megjithe 'perpjekjen' krahinaristo-kozmopolite per ta penguar ,do te vije

 Sqarohu pak me mire plako

 

cilet jane globalistet qe shesin troje (emra)?

cilet jane figurat e sorros-it qe kane sulmuar Myslym Pashen (emra)?

Personazhi vitit 2010 ?    

Sa te varfer jemi per personazhe viti mer amon,personazh i vitit nje plak matuf,nejse Top Channel media e ngritur mbi drogen dhe krimin.S.B.

.....

  1. s.berisha vetdeklarohet globalist ashtu si pjesa derrmuese e politikes shqiptare  ,po ashtu p.s-ja e cila nuk ka deklaruar asnjehere hapur qendrimin ndaj marreveshjes me greqine (e cila nuk eshte ceshtje ligjore) si dhe qendrimin e saj  ndaj ekspansionit grek ne shqiperi  ,te cilin e konsideron si perpjekje te 'qarqeve te caktuara' dhe jo politike te shtetit grek , thua se varrezat  e shkollat greke kudo po i hapin' qarqet e caktuara' apo qendrimin ndaj janos e ne pergjithesi  ndaj perpjekjeve greqizuese  ne jug te shqiperise.

2fatos lubonja  nuk eshte 'guru'-ja i sorros-it ?po ashtu edhe pothuajse gjithe "analistet"pavaresisht faktit kane punuar ose dale nga sorrosi  por ushqehen  me frymen dhe parate e tij  kane mbajtur te njejtin qendrim ndaj ceshtjes.Reagimi ka ardhur nda 'poshte'

 e vertete qe reagimi ka ardhur nga poshte dhe pikerisht per kete arsye Myslym Pasha do te mbetet ne histori. 

 

-PS e ka shprehur qendrimin pa mundesi keqinterpretimi kur e coi ne ceshtjen ne gjykate kushtetuese (kjo e fundit, gjithsesi, gjeti argumentat e veta). Ps  ka fajet e veta por nuk mund te akuzosh nje parti "qeverie" (dmth qe pretendon te qeverise vendin) pse nuk i shpall lufte private greqise apo italise apo serbise (ajo mbetet te behet nese deklarohen ato qe pretendon ti - thuhet QARQE dhe lexohet JU)

- Kjo ceshtje eshte teper e rendesishme qe te pranohen pergjithesime e tipit "sorrosianet ne shumice te tyre". Duhen emra dhe citime pasi akuza eshte e rende.

 

e kuptoj qe e ke pak te veshtire ta pranosh por kjo eshte e 'keqja' ne shqiperi qe identiteti partiak  eshte me i forte se ai kombetar.Ti do te thuash (me duket) se ps-ja nuk ka b*th te mbroje interesat kombetare,por kjo do ishte gjysma e te keqes ,pasi une mendoj qe ata jane te 'kapur' nga greket  ,prandaj edhe kur vine zgjedhjet secila pale (pd-ps)  mundohet te marre 'bekimin' e tyre duke bere gare ne premtime ndaj pretendimeve greke.Tani mos fut ne te njejtin kazan italine me keta dy te tjeret pasi italia nuk pretendon gje ne shqiperi dhe kembelepirja nuk eshte 'real politik',as sa maqedonia nuk u beme qe kanje qendrim me dinjitoz.Sa per sorros-istet te dhashe emra por kryesore eshte fryma kunder identitetit kombetar  e cila do ta bente me te lehte miratimin e marreveshjes (ne kete rast).Po thuaj shyqyr zotit qe kane mbetur akoma shqiptare se elitat tona po shkojne drejt bollanizimit

 tjeter gje perceptimi yt (dhe imi) e tjeter gje siguria qe kemi ne ceshtjen konkrete. E ke degjuar kur thone "mos merr kot si pushka e jevgut"? Pushke ne dore nenkupton edhe nacionalizmi (per ata qe nuk e pertypin fjalen si cumcakez)

Ne rastin konkret dime me siguri qe:

 

1- berisha dhe perfaqesuesit e tij gatuan kete menxyre (po ta quajme tradheti do te na duhet te jemi koherent e te cohemi ti japim plumbin pas qafe - se nuk e meriton ne balle tradhetari)

2- Myslym Pasha mori persiper barren e denoncimit me trimeri e me profesionalizem (ashtu si rralle ka ndodhur ne shqiperi)

3- Opozita beri punen e vet dhe denoncoi ne gjykate kushtetuese kete marreveshje.

4- Gjykata kushtetuese gjeti argument juridik per ta bllokuar marreveshjen.

5- Berisha sot i ka lene shqiperise "kopilin ne dere". Greket i nisin bisedimet e ardhshme me nje marreveshje te firmosur nga qeveria shqipetare.

 

 

5- Berisha sot i ka lene shqiperise "kopilin ne dere". Greket i nisin bisedimet e ardhshme me nje marreveshje te firmosur nga qeveria shqipetare

po, nese qeveria( e ardhshme )nuk do qe te perdore argumentin e gjykates  .Une besoj ne ate qe thashe me lart qe te dyja palet jane te 'kapura'.Ka nje mosperputhje te madhe midis ndjeshmerise qe ka kjo teme ne popull dhe reagimit shteteror(qeveri ,opozite)dhe kjo nuk vjen per shkak te 'urtesise' dhe largpamesise se vendimmarresve  por per shkak te korruptimit dhe shkombetarizimit(ketu kane dore sorrosistet).Prandaj them qe nuk ka shprese nga politika aktuale ne shqiperi,vetem nje fryme e tipit vetevendosja do i levizte ujerat e qelbura ne tirane

 nuk eshte ceshtje ku mund te shfryjme dufet per njerin apo tjetrin.

 

eshte dicka me rendesi ku sejcili duhet te ngarkohet me pergjegjesite veta.

eshte teresisht e pandershme qe te vihen ne te njejtin nivel kundershtaret  e paktit (zyrtarisht me nje denoncim ne gjykate) me ata qe e gatuan dhe qe e serviren (emrat e ekzektuesve materiale i ke ketu me poshte).

 

Ky eshte nje faj  i rende (thame qe nuk do e quajme tradheti per momentin) i berishes (e i te gjithe atyre qe administrojne pushtetin nen drejtimin e tij) e qe akoma ka vend per hetim (PSE U BE?)

Ky eshte faj i atyre qe e mbeshtetn haptazi 

Ky eshte nje gabim i atyre qe e mbeshteten me heshtje

Eshte mendjelehtesi nese heqim dore nga ngarkimi me pergjegjesi i fajtoreve dhe e relativizojme ceshjten (te gjithe fajtore, asnje fajtor)

Ne perdite kemi nevoje qe te prezantohemi me njerez te integruar si z. Myslym Pasha. Keta jane heronjte e Shqiperise.

njerez te integruar, apo njerez me integritet?

 18/11/2009- Kufiri detar, zbulohen 11 negociatorët 

Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht listën e bisedimeve të palës sonë, që për muaj me radhë është mbajtur sekret nga qeveria. Informacioni është servirur dje zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në bazë të të dhënave bëhet e ditur se grupi negociator i palës shqiptare është ngritur me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha. Në përbërje të tij ka pasur përfaqësues nga vetëm tre ministri, respektivisht ajo e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme.

Kryenegociator ka qenë Ferit Hoxha, aso kohe sekretar i përgjithshëm i MPJ-së dhe tanimë ambasadori i Shqipërisë në OKB. Ekspertët që përfaqësuan Ministrinë e Jashtme në këtë grup kanë qenë konkretisht

Gazmend Turdiu, drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore;

Ilir Tepelena, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale;

Ledia Hysi, drejtore e Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare;

si edhe dy specialiste (???) në çështjet juridike dhe rajonale,

dhe Enkeleda Mërkuri.

Ministria e Mbrojtjes është përfaqësuar në negociata me palën greke me 4 ekspertë të saj, Kristaq Gërvenin, aso kohe komandat i Flotës Detare, i emëruar së fundmi zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm;

Miranda Zekën, drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë;

si edhe nga përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi.

Sa i përket Ministrisë së Brendshme ajo është përfaqësuar në këtë grup negociator vetëm me një ekspert, drejtorin e Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, kryekomisarin Krenar Muço. 

Per ca gjera eshte mire te flasesh sa me pak te jete e mundur dhe per kete them se do mjaftonin vetem dy fjale. eshte tradhti.

Vleresimi eshte bere nga kush, sa veta kane marre pjese ne kete sondazh? Ku mund te kontrollohen votat?

Per Myslimin do kisha votuar dhe vete pa asnje lloj problemi... po hajt te shohim pak transparence... te pakten te kontrollojme IP-te ne qe dime, qe ta marrim vesh se si na del Berishovici, ky kelysh i Beogradit ne vend te 6!!!

Besoj se votimi eshte shume serioz. Une kam votuar atje para nje jave, (per z. Pasha). Duhej te jepja emailin, me derguan nje mesazh aty, e vetem pasi klikova mbi te atehere vota u pranua.

Ne ate moment mendoja se s'do kishte shume shance qe z. Pasha te fitonte , pasi nuk do e linin gjithe militantet qe votojne per Ramen e Berishen por me sa duket s'paskam qene i vetmi qe kam votuar per te.

Dhe me behet shume qejfi qe ne vend te pare eshte Koloneli se e meriton.  Per mua nuk eshte njeriu i vitit po heroi i Vitit

Ta garantoj une qe Berisha ose e ka fituar ose ka dal i dyti dhe genjen Top-Channel. Militantet e pd-s edhe baben e tyre te ken ne votime, votojne per Berishen e para kjo, dhe  edyta ai nuk le gje pa manipuluar. Ai ka per borxh te detyroje te gjith administarten dhe anetaret e pd-s te hyne ne votime ne internet dhe te fitoj ai.

Ja le te bej peshku nje votim te hapur per personazhin e vitit, le ta bej komplet transparent dhe do ta shohesh qe ka per te fituar Berisha. Nuk e shikon qe per kta, lumidriner, mater, soler, village beyer etj me shume rendesi ka berisha se sa integriteti teritorial i Shqiperise?

 Myslim Pasha e meriton te jete njeriu i vitit.Bravo per vlersimin e sakte!

bravo per te gjithe ne qe votuam per kete njeri te nderuar!

i pari myslim pashaj, i dyti albin kurti. ky vend po i kthehet nacionalizmit ?

pari myslim pashaj, i dyti albin kurti. ky vend po i kthehet nacionalizmit ?

kete e thua me frike  apo me gezim?

shprese

Eshte hera e pare qe degjoj te flitet per kete personazh.A di ndokush te spjegoje ku qendron meriat e tij?ç'beri,si u zhvillua ky akt kaq i rendesishem?

 me pune, me perpjekje smiley

 Kaq dem te paska bere Canadaja, sa te mos qendrosh ne linje me te rejat e vendit ame??????. Puna e ketij koloneli trim dhe atdhetar beri qe Shqiperise ti shpetonin ndonja 300.000 metra katrore det te pasur me nafte (siç thone) pa u gllaberuar nga Greqia, sigurisht te dhuruar nga qeveria jone demokratike e atdhe vjedhese.

354.4 km² = 354 400 000 m²

 sory, paskam harruar nje K

 Myslym Pasha njeriu i vitit. Hera e pare qe ndihem krenar per nje votim shqiptar. Uroj qe edhe vitin qe vjen te kete nje figure te tille te shkeputur nga politika per t'u bere njeri i vitit.

Kerkoj ndjese, nuk kisha lexuar hyrjen. Nuk e di pse, por emri Myslim Pasha me sillte ne mendje dicka te larget e egzotike.

Ne fakt eshte nje personazh i koheve tona qe fatkeqesisht jane aq te vjetra ne ato meskinitetet, armiqesite, pabesine e te taneve, blerjen per pak leke te tradhetareve te kombit dhe shovinizmin e fqinjeve!

 sa mire nuk paska shkuar dem vota ime se edhe une per kete votova dhe me beri pershtypje fakti qe ne liste gjendeshin ende emrat e saliut dhe edit

 shenje pozitove per shoqerine shqiptare, kjo e shpalljes se kolonelit njeriu i vitit. Dicka po leviz per mbare ne shoqerine shqiptare. sikur po hiqet dore nga kozmopolitizmi kolektiv. dhe mbi te gjitha media duket ka ndryshuar e eshte me e orientiuar ne misionin e saj deri tash fort te deformur nga pompimi politik e kozmopolit. 

Edi Rama i 3-ti te sondazhi i manipuluar i televizionit te vet?! Ai qe kishte disa vjet rresht qe tek sondazhi i Topit dilte gjithmone i pari?Tmerr. I humbi zgjedhjet lokale tani smiley

 Shoku ka fituar tre pale zgjedhje lokale.Akoma nuk te eshte mbushur mendja ty?

Ke qene tape shoku. Si ke pa certifikatat fallco. Ke per ta pare ne maj efektin e kartave te identitetit kur ta fluturojne zgupthi smiley

O ju te djathtet e peshkut ma degjoni nje fjale. Me sa kam vene re une ketu juve me shume i irritoni njerezit e i ngrini kunder PD se sa i dilni zot asaj. Se PD dhe Berisha kane fajet e veta s'diskutohet por me pare kam besuar se keto faje jane me te pakta se ato te PS,  me pare derisa fillova te lexoj Zanerat, Solidarnocet e ndonje te çmendur tjeter. PD i budallalleps njerzit perveç te tjerave dhe ky eshte problem i madh.

Ju i beni njerzit te urrejne PD dhe vallahi keni qene  aq te demshem ketu sa ndonjehere mendoj se s'ka asnje mundesi qe ju te jeni berishista siç ju quajne, por punoni per Ramen!

 Ne seline blu kane zakon ti tregojne njeri tjetrit "te verteten baze ne nivel emeruesi te perbashket" dhe mbi te perpiqen te ngrene nje arsyetim (por dhe barcaleta me te cilat qeshin vete e askush nuk i kupton - nje si lloj kodi qe forcon lidhjet e militances).

 

Po une kam pershtypjen se askush nuk eshte berishist. Jane thjesht kunder atyre qe jane kunder "berishes" (duket sikur po i bie nga kina por ndryshimi egziston)

 Këta ndoshta punojnë për Ramën, porse Rama vetë punon për Salën. Ndryshe nuk mund të shpjegohet në mënyrë racionale këmbëngulja e tij për hapjen e kutive, për të cilin shkak transkriptet e parlamentit shqiptar, për turp, mbetën pa asnjë fjali të shënuar nga debatet që domosdo do të duhej të ndodhnin, lidhur me këtë tradhëti të lartë me të cilën falej një pjesë e territorit shqiptar.

Më vonë, poashtu në mënyrë të pashpjegueshme racionalisht u tërhoq nga kërkesa për hapjen e kutive të mallkuara, për të cilat i futi sejmenët e tij deri edhe në grevë urie, ndërsa Sali Berisha pa asnjë pengesë vrânte e kthjellte nëpër Shqipëri pa as më të voglën pengesë.

Në Gjykatën Kushtetuese nuk kishte qare pa e dërguar çështjen meqenëse debati në media dhe në shoqëri, me ç'rast patriotit Myslym Pasha iu bashkuan protagonistë të tjerë të shquar të shoqërisë shqiptare, mori aso përmasash sa që edhe kryesia e PS e kishte të pamundur ta mbante kokën në rërë, paçka se asnjë eksponent i kësaj partie nuk u shqua me kundërvënie ndaj marrëveshjes në fjalë.

 Shtrirja e pergjegjesise tek e gjithe klasa politike (cosi fan' tutte) eshte e vetmja menyre qe i ka mbetur maskarenjve per ti shpetuar gjykimit.

 

JO! Faji kete here nuk do te mbetet jetim. 

 

Kete here historia do te kete fajtoret me emer, mbiemer e biografi.

Shiko mor Zotni  ti e shume te tjere.Ju e shihni boten bardh e zi .o Ramist e Ed, o Berishe.Nuk ka alternative.Meqe une mendoj sePs,Rmama jane gjithe ç'te keqe ka politoka e sotme shqiptare per ju padyshim jam me PDapo Berishen.Idiotllek e karakteristike e seres tuaj me nje hapesire mendore zero.Te vijme te ky zotnia personazh i vitit.Ju jeni mesuar per 50 vjet amen o Hoxhe...Ta servirni ketu e thoni jo pse se njeh ,jo po qysh se njeh e askush nuk sjell vertet ç'beri ky njeri?si beri qe gjithe ai det ti kaloje Shqiperisw.Tahti filma m partizane as atehere nuk i kam pare e as sot nuk i ndjek....Boll me votim 100 perqind...Qarte kjo .Me thoni se ç'beri ky person pa bla bla bla.Ndryshe eshte votim si ato tuajet..

 Oj ti Zanë, që nga dita që është hapur kjo temë mbete duke pyetur se ç'paska bërë Myslym Pasha, dhe nuk more mundin që të informohesh rreth temës edhe pse pate gati 3 ditë në dispozicion. Debatet rreth problemeve këtu parakuptojnë njohjen së paku themelore të tyre, përndryshe nuk mund të bëhesh pjesë e debatit. Në qoftë se nuk e ke informacionin për patriotin Myslym Pasha futju Googlës dhe kërkoje atë të bekuar informacion dhe do ta gjesh me bollëk. Po ta kishe bërë këtë tashmë do të kishe mësuar për kolonelin në pension, që me vendosmërinë edhe guximin  e tij turpëroi krejt klasën politike të shtetit shqiptar, në rend të parë pozitën për shkak të përgjegjësisë direkte të saj për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit të cilën e keqpërdorën duke i lëshuar territore shtetit grek, porse edhe opozitën për shkak të papërgjegjësisë së saj për ta alarmuar opinionin ndërsa rrezikoheshin interesat e atdheut, gjë të cilën për fat të Shqipërisë në bashkëpunim me disa media, në rend të parë Gazetën Shqiptare dhe TV News 24 e bëri ky atdhetar i mirë.  Përndryshe ngjitu në ndonjë temë tjetër për të cilën mund të kesh informacion themelor të mjaftueshëm që të ecësh me të tjerët. 

 Pa opozite o tomaras, atij detit do i kishe pire shendene.

Me popullin tone qe nuk organizohet asnjehere, per asnje lloj gjeje, nuk mund te presesh asnje lloj arritjeje. Jo se kemi popull te keq. Por se eshte trajtuar aq keq, poshteruar per aq gjate, saqe nuk ka me as nge e as takat e vullnet te protestoje me apo te imagjinoje te ngrihet te kerkoje te drejtat e tij.

U vidhet vota, cfare bejne? leshte.

u shitet deti, cfare bejne? leshte.

u shitet shteti, cfare bejne? leshte.

u mbushet vendi pellembe e varreza greke, cfare bejne? leshte.

ka shume, shume, shuuuuuume gjera per te cilat mund ta kritikosh mire e mire ate popull. - sikur te mos marresh parasysh cfare i kane bere dhe vazhdojne t'i bejne. I kane shkaterruar shpirtin; ndryshe nuk mund te beheshin gjithe keto gjera per 15 vjet. Nuk mund t'u vidhej vota qe te gjitha heret qe nga 1992 deri ne 2009. Nuk mund te ishte me aktor ne skenen politike nje qelbesire si kelyshi i Sllobodanit Berishovici, qe i vuri flaken Shqiperise 2 here rresht dhe beri cmos per te ngritur shqiptaret ne lufte civile. Nuk mund te shperthente Gerdeci mu ne Tirane dhe asnjeri, absolutisht asnjeri te mos mbante pergjegjesi. Nuk mund te shitej integriteti territorial kombetar dhe te mos mbante njeri pergjegjesi, por te vazhdojne te jene ne pushtet. nuk mund te vidheshin gjithe ato qindramiljona dhe miljarda euro dhe asnjeri te mos ndeshkohej kurre. Nuk mund t'u prisheshin varrezat ne ate fare feje dhe te mos ndodhte asnje gje...

eshte popull i lodhur, i rraskapitur, i drobitur, i mbaruar fare.

ishte opozita qe e coi marreveshjen e ujrave ne gjykate kushtetuese e cila pastaj vendosi kunder ligjit. Dhe vetem kaq eshte bere. Mos kujtoni se deti shpetoi njehere e mire dhe nuk ka kthim mbrapa. Kushtetuta shqiptare u njeh prioritet ligjeve dhe dekreteve te Strasburgut mbi ligjet dhe kushtetuten shqiptare. Greku ate marreveshje e ka cuar ne gjykate te Strasburgut; dhe aty vendoset per ujrat shqiptare. Nuk vendoset me ne Shqiperi. Po tha Strasburgu "PO", iken ujrat dhe shendet e te mira. Atehere shteti i shqiptareve nuk ka me pushtet. Atehere do pare vendosmeria dhe vullneti i popullit tone... bashke me ato dy mediat. Me fal se po e them keshtu, por mesa e njoh une situaten dhe ceshtjen, deshira dhe qendrimi i popullit gjate debatit dhe pasi iu corr maska marreveshjeve te zagarit te Beogradit, nuk ka qene ndonje qendrim qe do ta detyronte Berishovicin te rruante trapin per popullin. Me ate popull ai vazhdon te talle TRAPIN, njesoj si ne 1992, 1994, 1996, 1997, 1998, 2001, 2005, 2009 dhe besoj se do te vazhdoje ta talle TRAPIN per nje kohe shume te gjate.

Ky person, ne nje emision televiziv, me nje harte perpara dhe me nje kompast na e mbushi mendjen te gjitheve se negociatat e Sali Beut me palen greke ishin ne dem te interesave te shqiperise. Pra me dashje apo pa dashje, negociatoret e Saliut i kishin dhuruar pa te drejte pjese deti nga e jona Grekut. Ky personi ne pension qe nuk eshte as me blute dhe as me te kuqte, por me vendin e tij, i tregoi shqipetareve se cfare ka bere qeveria ne dem te interesave kombetare dhe si per cudi edhe gjykata kushtetuese e shqiperise i dha te drejte kolonelit ne pension duke e shfuqizuar marreveshjen detare midis dy vendeve. Me nje fjale, nese Zogu i dha Serbit nje pjese te teritorit shqipetar buze Ohrit (shen Naumi), Salua donte ti jepte Grekut nje siperfaqe rreth 200 here me te madhe. Besoj tani se e kupton rendesine e perpjekjeve qe beri ky njeri dhe jo vetem ky per kombin!

Oj dru me pre ate po te them edhe une, juve kot ju quajne njerzia berishiste, madje ju me shume po ndihmoni Ramen se sa Berishen.

 nje gje nuk mora vesh un ekush ishte ne vend te dyte se te gjitha vendet i sqaronte artikulli po vendi i dyte me ka shpetuar

Albin Kurti i VV

Sa herè tè mè rastis tè ndesh emrin e kètij burri ( me rr),do tè shkruaj....RESPEKT!!! As nuk dua ta di fare pèr renditje e çmime..unè pèr vete e kam vendosur qè gjèja e parè qè do tè bèj kur tè kthehem nè atè vend do tè blej librin e tij,si shenjè mirènjohje e respekti ndaj tij, e si dèshmi reale e asaj qè bèri partia socialiste dhe krerèt e saj (minimumin e domosdoshèm nè atè rast)....partia demokratike e pushtet-qeveria(TRADHTI KOMBèTARE)dhe tè asaj qè nuk bèn shqiptarèt pa parti ose me parti(ahh pèveç se u kènaqèn duke parè OPINION-in e gazetarit tè regjimit,kètè po..kètè e bènè..biles edhe e komentuan nèn z&egravesmiley!!

 Miq te dashur ,per kete teme lexoni vetem sa THOTE, TOKO DHE ZOTRULES DHE LENI TE TJERAT....! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).