Në shtëpinë ku lindi shqipja do flitet vetëm maqedonisht

Qeveria maqedonase ka shënuar një tjetër rast të paprecedent nacionalist në dëm të shqiptarëve.

 

Në shtëpinë muze ku u mbajt Kongresi i Manastirit, që vendosi alfabetin e gjuhës shqipe, do të përdoret si gjuhë zyrtare vetëm maqedonishtja.

Në vendim përfshihet edhe vendosja e emrit të muzeut që i trashëgoi shqiptarëve gjuhën e sotme do të shkruhet me gërma maqedonase. Në fakt vendimi për shpalljen muze të këtij institucioni ishte marrë një vit më parë por u zvarrit pasi pala maqedonase e cilësonte të papranueshme kërkesën shqiptare që në këtë muze të përdoret edhe gjuha shqipe.

“Problemet ishin me statutin e muzeut. Nuk e nënshkruajtën për shkak të përdorimit të gjuhës shqipe, në vulat e muzeut dhe në emrin e muzeut. Tani muzeu do të figurojë vetëm në gjuhën maqedonase sepse nuk jemi 20 përqind në komunën e Manastirit”, deklaroi drejtori i Muzeut të Alfabetit, Gazmend Hoxhaj.

Sipas historianëve shqiptarë në Maqedoni me këtë veprim skandaloz i bëhet edhe një padrejtësi e madhe muzeut të alfabetit. 

“Problemet që i nxjerrin në vazhdimësi këtij institucioni të shenjtë për shqiptarët, vijnë për shkak edhe të mungesës së interesimit të faktorit politik shqiptar në Shkup, Tiranë e Prishtinë”, shprehet historiani Skënder Hasani.

Dhe sikur të mos mjaftonte padrejtësia maqedonase, muzeu ka nevojë edhe për përkujdesje pasi prej kohësh ndodhet në gjendje të mjerueshme.

8 Komente

 Hajde fol pastaj per fqinjesi te mire, per aftesi shteformuese te faktorit shqiptar ne maqedoni, po ashtu edhe per nje prezence te forte politike te shtetit ame ne Maqedoni, per hir te interesave kombetare. Megjithese ky lajm ka disa dite qe eshte botuar, nga qeveria jone e ndritur, nuk ka asnje reagim, sikur te flisnin per standartin gjuhesor gege apo toske, dhe jo per bazamentin e kesaj gjuhe, qe zanafillen e ka pikerisht aty, ne Shkup. PO ç'ti besh atyre palo politikaneve, qe edhe nje muze te vetem te Alfabetit , nuk e mbajne dot????????????

Turp, turp. dhe shume turp per ta.

Manastir, jo Shkup.

 he mo s'guxon njeri qe te beje gabim se menjehere ja vene ne dukje.  lol

qe nje dite, kjo FYROMja do ndahet, dihet, po ishalla sa me shpejt, e me sa me pak dhimbje thuaj.

titull idiot.

shqipot anej duhet si fillim te flasine i cike me shume shqip me njoni tjetrin dhe me gjere.

te na haje mortja, na shtyp maqedonsi me kembe

mir e ke rruzhdie, te na haje mortja thuaj, si komb, kur u zberthyem fare edhe para maqedonsve,

po mir e tha ai, qe minarete andej po cajne qiellin, jane bere si rraketa, o bo si arabistan, vu arabishtja, ne te kater anet. 

Na ka ngel vetem boja e kepucve dhe si quhen ato hundet prej lodre qe vihen zakonisht per festa tip karnavale qe te dukemi tamam si arabe........ ehhhh pike e zeze, semundje  ekeqe kjo dashuria per roberine.

smiley Ne po i prishim vetem muzete brenda Shqiperise, keshtuqe maqedonasit ne kete rast vetem po na ndihmojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).