Lajmi sipas Shekullit ne mengjes

Nipi i Enverit, plagos nipin e Adil Çarçanit, nuk dihen ende shkaqet

TIRANE- Nipi i Enver Hoxhës plagos me armë zjarri nipin e Adil Çarçanit, në një lokal pranë fakultetit Juridik në kryeqytet, në rrugën "Vaso Pasha". Edrin Lufi, 34 vje, u plagos rëndë. Policia arreston Shkëlzen Hoxhën, djalin e Ilir Hoxhës, Besnik Dabullën, djalin e deputetes së PS-së Arta Dade, të dyshuar për armëmbajtje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, kur në rrethana ende të panjohura, ndërsa vetë protagonistët e ngjarjes, mësohet se kanë pretenduar se plagosja ka qenë aksidentale. Edrin Lufi, 34 vjeç, djali i vajzës së Adil Çarçanit, ish- kryeministri i fundit komunist të Shqipërisë, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në bark të marrë nga një armë zjarri. Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia identifikoi Shkëlzen Hoxhën, 31 vjeç nipi ish- udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhës. I palgosuri Lufi, është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, në gjendje të rëndë për shkak të plagës së marrë në bark. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij ka kaluar rrezikun për jetën pas një operacioni të kryer duke i hequr plumbin. Pas ndërhyrjes së mjekëve, Edrin Lufi, është dërguar në një nga pavionet e Spitalit Ushtarak, ku edhe është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëv, ndërsa gjendja e tij sipas burimeve është jashtë rrezikut. Arma me të cilën dyshohet se janë plagosur personat, mendohet se i përket, Besnik Dabullës. Për ngjarjen, hetuesit e policisë së Drejtorisë së Tiranës, arrestuan në flagrancë Besnik Dabullën, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Ndërkaq për veprën penale të plagosjes me armë zjarri nga pakujdesia policia mësohet se ka arrestuar, nipin Enver Hoxhës, Shkëlzen Hoxhën. Lajmi u konfirmua për "Shekullin", dje në mbrëmje nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policsë së Tiranës, të cilët thanë se incidenti ndodhi në ambientet e lokalit, kur personat ndodheshin aty. Zyrtarë të policië, nuk dhanë detaje mbi rrethanat incidentit, por thanë se personat kanë qenë së bashku në një tavolinë. Burimet thonë se të tre ata kanë pasur armën në tavolinë ndërsa në momentin e incidentit, atë ka pasur në dorë Shkëlzen Hoxha. Mësohet se Shkëlzen Hoxha, është dorëzuar në polici, ndërsa më pas gjithashtu është dorëzuar edhe Besnik Dabulla, si posedues i dyshuar i armës. Policia në vendin e ngjarjes ka marrë dëshmi të ndryshme, ndërsa në cilësinë e provës materiale mësohet se është administruar një gëzhojë që mësohet se i përket armës me të cilën ka ndodhur ngjarja.


Lajmi sipas Balkanweb

Tiranë, arrestohet djali i Dades, plagosi nipin e Carcanit

TIRANE-Besnik Dabulla, djali i deputetes të Partisë Socialiste, Arta Dade është vënë në pranga nga policia për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Policia e Tiranës bëri të ditur sot se zanafilla e ngjarjes ka qënë një sherr që ka nisur dje në mbrëmje vonë në lokalin që është në pronësi të Dabullës në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur rëndë për jetën, shtetasi Endrin Lufi, nipi i ish-anëtar I Byrosë politike të kohës së Hoxhës, Adil Carcani. Lufi ishte duke darkuar dhe ne lokal ndodhej dhe Shkëlzen Hoxha, nipit i Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bene te ditur sot se, ne kete konflikt u përfshine shtetasit: Besnik Dabulla, djali i deputetes se Partise Socialiste, Arda Dade, Edrin Lufi, nipi i ish- kryeministrit te fundit komunist Adil Çarçani si dhe Shkelzen Hoxha, nipi i ish -diktatorit komunist Enver Hoxha.
Sipas policisë, shtetasit e lartepermendur ndodheshin duke darkuar në një lokal prane ish -zones se bllokut kur, Besnik Dabulla është konfliktuar me Edrin Lufin duke e plagosur me arme zjarri atë.
Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes sekuestruan me cilesine e proves materiale një armë zjarri tip pistolete, që mendohet se i perket autorit të dyshuar të ngjarjes. Nderkohë që u morr masa e arrestit në flagrance ndaj shtetasit Besnik Dabulla me akuzat e "Plagosjes se rende" dhe "Armembajtjes pa leje".
Të njëjtat burime bene të ditur gjithashtu se, per dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes është ngritur nje grup i posacem hetimor ne drejtimin e Prokurorise se Tiranes.


Sipas Balkanweb

Nipi i Enver Hoxhës: Nuk kam qënë në vendgjarje

TIRANE-Plagosja mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku një person ka mbetur i plagosur, ku sipas policisë së Tiranës në vendgjarje është ndodhur dhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, ky i fundit mohon të ketë qënë present në skenën e krimit.
“Kjo është një ngjarje shumë e cuditshme,pasi në momentin kur unë festoja me 30 miq në periferi të Tiranës, në media del se në zonën e ish-bllokut unë po kryeja krim. Unë nuk kam qënë aty kur ndodhi ngjarja, isha me familjarë të mi, në vend krejt tjetër”, pohoi Shkëlzen Hoxha në një intervistë për TVNEWS24.
I pyetur nëse i njeh autorin dhe personin e plagosur (Besnik Dabulla dhe Erdit Lufin), Shkelzen Hoxha u shpreh se i njohen të dy personat dhe ka dhe shoqëri me ta. “Unë i njoh të dy personat, i kam shokë, por nuk di ctë them rreth ngjarjes”.
Më tej Hoxha thotë se ky nuk është rasti i parë kur mbiemri i familjes përmendet në media.
“Ka kohë që bëhet një sulm ndaj emrit të familjes dhe normalisht ngjarja nis e bëhet e bujshme, por në këtë rast ngjarja nuk ka të bëjë aspak me mua”, shprehet nipi i Enver Hoxhës.

Ai theksoi për TVNEWS24 se për të gjitha këto ka deponuar në Polici. “Thashë në policia atë cfarë po rrëfej për ju si TV. Unë lajmin e mora vesh nëpërmjet shokëve që më thanë hap Televizorin se ka noddhur një ngjarje ku je përfshirë dhe ti. Mbeta shumë i habitur, aty mesova per ngjarjen per here te pare”.


Lajmi sipas Shekullit ne oren 15:00

Arrestohet djali i deputetes Arta Dade, plagosi nipin e Adil Çarçanit

 

UPDATE- Një konflikt i ndodhur mbrëmë vonë në kryeqytet ka vënë në pranga Besnik Dabullën, djalin e deputetes së PS-së Arta Dade. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në ambjentet e lokalit "Liburn" në rrugicat e Ish Bllokut, në pronësi të shtetasit Besnik Dabulla. Sipas policisë në konflikt janë përfshirë shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar ne lokal. Edrin Lufi, 34 vjeç, u plagos rëndë. Policia njoftoi se është bërë ndalimi i shtetasit Besnik Dabulla, akuzuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Edrin Lufi, 34 vjeç, djali i vajzës së Adil Çarçanit, ish- kryeministri i fundit komunist të Shqipërisë, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në bark të marrë nga një armë zjarri. i palgosuri Lufi, është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, në gjendje të rëndë për shkak të plagës së marrë në bark. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij ka kaluar rrezikun për jetën pas një operacioni të kryer duke i hequr plumbin. Pas ndërhyrjes së mjekëve, Edrin Lufi, është dërguar në një nga pavionet e Spitalit Ushtarak, ku edhe është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij sipas burimeve është jashtë rrezikut

99 Komente

Ja ashtu për një çapë bukë ose për noi kanoçe do jenë zënë të shkretët. Jo e gjeta unë, jo e gjete ti.

Bah na ngrite gjakun!!! Kujtova se ishte Shkelzeni i Saliut! smiley

 

shume lajm informues. cfare lloji ishte arma, pistolete (me karikator) apo revolver (me mulli)?

 Dhjetce me flamur. Jam kurioz nese i ka thene " Cuni i Adil carcanit. Ne emer te popullit je i denuar me vdekje" para se ta qellonte. smiley

ajo formula ishte si "spell" qe te conte direkt e ne "esfel te gomereve"... nje lloj tjeter ferri ky qe xixa nuk e kish trajtuar smiley

 

T'ja bej hallall nje plumb! S'eshte ndonje qamet i madh! Po te mendosh qe gjyshi i te plagosurit, po mos te ishte gjyshi i atij qe e plagosi, do kish dale ne pension duke thirrur "yyyja Marianthi, yyyja Leonidha" apo mundet edhe "Kuqo" sipas llojit e ngjyres te kalit (kshu i therrisnin jevgjit e qytetit tim kuajt e karrocave te tyre) dhe jo kryeminister i Shqiperise.

smiley

P.S.

Po mendoja valle, po niperit e asaj mjeleses te dalluar te lopeve ne Lushnje, (qe partia e vleresoj duke e futur ne byro) ku behen?

 Sapo degjova nipin e Enverit, Shkelzen e ndjellen...."Kam qene  ne periferi te Tiranes, duke festuar me disa shoke qe jane me shume se disa... dhe jo ne Bllok...."- tha

 Nuk u habita.Po pati djali emerin SHKELZEN do dali ritmikisht ne buletin policie apo medje,  o Shkelzeni i  Sales o adashi  i tij,  i Enverit..

 Ama per ata djemte e Dades nuk  me vjen  aspake keq sepse me kohe do te ishin ndeshkuar.Ja kur i mbrojne, per hatere se behen me rrezikshmeri shoqerore. Por si fis, ngababai jane  te mrekullushem more dreqerit.

   Eh sa damare ka ajo e shkrete.... 

 Por si fis, ngababai jane  te mrekullushem more dreqerit.

Thuaj pastaj qe nuk jetojme akoma ne fise tribalesh!

 

 artian, po ke degjuar kund  se rigoni  eshte bere ...Lis?

Hajde nigjo ate goren kryeminister tani mbi kriminalitetin e bllokmeneve.

Cerim hesapesh ndermjet bandave komuniste.

Ndersa u dua te mesoj se kush eshte me i vjeter ne moshe, Shelzeni i baces, apo Shkelzeni i komandarit.

Jo per gje po te kuptojme njehere kush ka kopjuar nga njeri tjetri.

Kte hall madh kam dhe unë ! :smiley

eh, sikur te ishin hapur kutite sdo ndodhte kjo gje smiley

smiley gjithmone ne momentin e duhur me ironine e duhur ti

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se zanafilla e ngjarjes ka qënë një sherr që ka nisur dje në mbrëmje vonë në lokalin që është në pronësi të Dabullës në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur rëndë për jetën, shtetasi Endrin Lufi, nipi i ish-anëtar I Byrosë politike të kohës së Hoxhës, Adil Carcani. Lufi ishte duke darkuar dhe ne lokal ndodhej dhe Shkëlzen Hoxha, nipit i Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës.

po kjo Dade, sa djem ka?  qenkan te gjithe pistoliera. bravo...

une besoj qe sheri ka plasur per pune pronash.  prona duhet ti kthehet te zotit.  dmth, keta duhet te kthehen te blloku. u takon.  edhe une po te isha ne vend te tyre ,do kisha luftuar per ''pronat'' e gjyshit tim.smiley

Beme gjish te te ngjaj, e po s'te ngjava placa!

tek top channel thuhet se DABULLA cuni i ARTA DADE KK eshte autori i plagosjes. per ata qe e njohin s'eshte cudi..

te shohim sa kohe do ta mbajne ne arrest shpie!!

Pleherishtet mund te ngjiten edhe ne krye ndonjehere.....

Titull bombastik: Nipi i komandantit plagos nipin e Tao Taos smiley

Po perfundimi dihet...... @rdhe">p@rdhe me rigon.....

 Po nipi Ramizit pse su fut per ti nda, apo si gjithmone skuth si gjyshi.

 Nipi i Ramizit ishte ne Tivar, tha RD-ja, duke vra ca nipa t'tjere! smiley

Po nipi i Mehmetit po mendoja une ku ishte? 

Mos m'thoni n'Spanje! smiley

 

Mos m'thoni n'Spanje! Smile

Mos më thuj që s'e dijshe.

 

 Jo jo se ne Spanje eshte ai i Lenka Cukos ! 

 epo keta djemte a artes te eger mbeten. sec me ngjasojne me ca ketej qe rritur midis te mirave (nga familje te pasura) por te eger kane mbetur. problematik,  tere jetes.

si shpjegohet?

 E presim pergjigjen nga ty, si i pari i listes se famshme. 

p.s. nje sugjerim; une besoj ne ''natural born killers''

Pra bazohesh ne rrymen morganiste te arsyetimit?

gallata e vertete eshte skena ku shtjellohet drama: te blloku...

Djemte e Arta Dades nuk e kane per here te pare, po me vjen cudi me nipin e komandantit dhe Tao-Taos. Keta te fundit duhet te ishin lemerisur nga perdorimi i armeve kunder njerezve te tjere nga gjysherit e tyre, po s'qenka e thene. Era e gjakut i terheq ne cdo sistem.

 s'eshte ashtu. shume njerez te mire qe une i njoh, me kane thene qe mbajne arme ne shqiperi, pasi nuk ka siguri. te duket e lehte te jesh nip i E.H.? patjeter qe do mbaje arme, se asnjehere nuk i dihet. te lutem mos me keqkupto, pasi nuk po mbroj askend ketu. thjesht e shtroj ceshtjen ne fjale, si parim.

Kjo eshte genjeshter aq e madhe dhe e ka mundesine po aq te madhe qe te besohet nga proletariati. Eshte metoda e Hitlerit dhe Gebelsit (nese nuk e di ta sqaroj me teper). Shqiperia ka siguri ne parametra normale sot, per te gjithe qytetaret, ndersa per grupin per te cilin po flasim ka edhe me shume siguri. Nuk ka asnje rast kur jo vetem femijet por as drejtues komuniste te larte te jene sulmuar fizikisht ndonjehere. As ne periudhen 92-97 dhe lere me pas 97-es kur erdhen ne pushtet socialistet (kupto komunistet) dhe bijte e nomenklatures se larte u bene perseri elita drejtuese e vendit, me shume duke pasur fuqine ekonomike. Sot Ramiz Alia pa arme dhe pa shoqerues del e shetit qenin ne oret e dites dhe te nates dhe paska frike nipi i E. Hoxhes te ece ne Tirane pa arme! Hellooooo.... Babi i ketij cunit shkon e perkujton Enverin ne mitingje dhe s'pyet per asnje njeri, nipi paska frike te ece pa arme! Hellooooooooo

 ok, helloooooooo. ky eshte mendimi yt. o.k. perseri.

 Ore nipi i atij, mbesa e atij, e keshtu me radhe. Po a jane dhe keta qytetare te barabarte me te tjeret, Pse duhet prapashtesa i atij, apo i kesaj, apo per ti dhene me rendesi lajmit. Krimineli eshte njesoj kriminel, si nipi i Enverit, si i Adilit, si i Saliut e si i Edi Rames, pse valle duhet te etiketohen njerzit xhanem? Dhe e keqja fillon qe me deklaratat e policise, sikur zbuluan Al Kaponen, apo ndonje ufo. Thjeshte ca kriminele te cilet e kane hak burgun. 

Amon mre se na myti lufta e klasave, kaq thelle na aska hy, jo ne palce, por ne gen!!!!!!!!!!!!

E di kush ha limona ne mars? tha. Dhe u pergjigj vete: Vetem nipi Rreganit ha.

S'ka te bej lufta e klasave.  Ka te bej me identifikimin fisnor/klanor qe i behet personit ne shoqerine Shqiptare dhe me faktin qe duan apo s'duan persona te tille kane lidhje gjaku me persona famemedhenj.

 E mo kot tani. Edhe ne Itali, mbesa e Musolinit eshte mbesa e Musolinit dhe askush nuk ia mban mend emrin. Edhe ne Amerike, po te jesh pjesetar i familjes Kenedi je gjithmone ne gazete se njerezit te lidhin me Kenedin e Merlin Monrone. Ja qe kshu eshte kjo bote jallane.

 Edhe bar do hame dhe parimet e Partise nuk i shkelim !!

logjike e pakuptueshme eugjenike, thote. Jul, te perdoresh drejt termin "eugenics" ne nje fjali, duhet te te rendoje nje ton koka mbi shpatulla.

 

po ai nuk është keq nga madhësi e toçit. smiley

Kali i kuq e ka një huq. A është në rregull me tjerat?

 

PO! Eshte (me te madhe). Ky si kryelajm eshte nje majmunllek i pakufi. Muci ka te drejte aty.

Por eugjenika nuk ka humbur asgje fare ne kete storje. Kupton. Keta mbiemrat badihava jane bere nje gje e shpifur. Pasi duke qene descriptive (free from explanation), permbajne edhe nje element arrogance dhe imponimi te lexuesi.

Kot ne fakt dhe une; thjesht me duket me intereante me fol per eugjeiken se sa per patllaket e tirones.

Ti ke të drejtë për atë!

Unë e bëra timen. Ia thashë. Tëk e tëk ke sajti i vet. Ia kanë shkruar edhe shumë të tjerë. Ama kritikat në komente i poston. Për këtë është zotni burrë. Edhe sharjet që i drejtojnë madje i aprovon.

S'është për të kuptuar. Bie dakord. Të njëjtin mendim kam edhe unë. Është një emision këtej vari qillon që u thonë reality shows. Me fermerë e kishin bërë kësaj rradhe. Fermerët kërkojnë nuse - titulli ky. Bukur. Një nuse nuk e pëlqeu fermerin tonë, edhe u ndanë. E vunë një këngë të J.Morrison kur po ndaheshin kto.

Prandaj vdiq Morrison thoshte një emision satirik, pas kësaj. Që të mos dëgjonte këngën e vet, kur ndahej fermeri. smiley.

Ca gjëra me masë. Pan metron i thoshin ata.

 

 

, ariston. smiley

 

Intelektual i sforcuar.  Tip qe citon filozofe lart e poshte e flet me ton te ulet e me pushime midis fjaleve qe ti japi bindje asaj qe thote, edhe pse mund te jete duke thene dicka mediokre.  Njeri qe te jep ndjenjen qe ka filluar te lexoje ne moshe te rritur me pahir qe te shiste pseudo intelektualitet ne pellgacen e vogel ku jeton.  Me pak fjale, sherbetor i Sales..nga ata qe tani i jane kthyer kunder.  Edhe te linku jot me siper e tregon kete.  Flet komplet jashte kontekstit shqiptar, dhe ajo eugenics sic thot me siper emigrant eshte nje idiotllek me brire qe s'ka te bej fare me ate qe po mundohet te argumentoj.

Paske identifiku hallken e dobet te klases intelektuale te Parisit. smiley

Gomarin s'ka nevoje t'a shohesh qe t'a marresh vesh qe eshte gomar kur ai pellet...

Ore nipi i atij, mbesa e atij, e keshtu me radhe. Po a jane dhe keta qytetare te barabarte me te tjeret...

Verejtje me vend. Megjithate e dhe ne shoqerite me te perparuara emri i familjes te ndjek, ne te mire apo ne te keq.

o demo.  nuk ka te beje shume me lufte e klasave, mendoj une.  pastaj ky shkrim nuk eshte marre as nga RD, as nga Koha jone e as nga 55. nga Shekulli eshte marre, demo.

ne cdo vend europian,nese djali i ndonje deputeti apo deputeteje,do te kapej me arme,ose do te thyente ligjin (ne cdo lloj menyre), do te publikohej pa hezitim emri dhe mbiemri i prinderve te tij deputete.  te garantoj..

   Bulo ketu ke plotesisht te  drejte.ma jane bere femijet e ketyre horrave depudete, me depudete se..... mamallaret e baballaret depulesher.Jazek qe mi thone vehtes mamallaret, te  kulturuar, kur pjellat e tyre, na  gjezdisin me kobure ne brez.

E imagjinon dot një titull të tillë në gazeta evropiane? Nipi i filanit?

Mirë djali i Artës, po këta të tjerët? Është mënyrë prezantimi lajmi ky?

 

 Ouu? pse per nipat dhe mbesat e Hitlerit pak eshte folur dhe flitet? po nga ta dish ti se mos jeton ne nje shtet Evropian.

Po gjeje një lajm ti dhe hudhe këtu pra. Të jetë si ky, me "nip" në titull, që bëri diçka, jashtë ligjit a, u akuzua a, ça të gjesh. Veç jo lajm gazete që të përshkruajë nipin, t'i dedikohet nipit.

 Nuk paska jo,qenkan lajme vetem me nipce shembullore,vetem nipi Sadamit kishte rrahur gruan.

 PO pra keshtu eshte mire per djalin e Artes, po keta te tjeret, ç.rol kane ne shoqeri, apo hija gjysherve te tyre po endet akoma neper Shqiperi dhe ne jemi ata qe ne vend ti hedhim tutje dhe te shohim para, i vadisim, i ujisim, dhe i nxjerrim per shitje me shumice dhe pakice.....

po Leeuw . po te ndodhte kjo ngjarje diku ne europe, pak a shume,keshtu do te shkruhej. ''ndofta'' gazetat e natyres shoqerore-politike, do te ishin pak me te nuancuara me titullin, por emrat dhe mbiemrat brenda shkrimit, do te permendeshin pa diskutim

ndersa gazetat apo revistat e tipit ''thashethemo-sensacional'',do ti kishin bere pacavure fare. fene do tu luanin.

po marr si shembull vetem Angline (po keshtu eshte kudo ne fakt) , cfare i punoi shtypi djalit te Margaret Thatcher, per ate punen e kontrabandes se armeve..

apo cfare shkruhet per familjen mbreterore atje. me shkak e pa shkak  jo vetem niperit nuk kursehen kur vjen rasti ,por dashnoret apo dashnoret e tyre. etj etj...

Për mua nuk janë problem emër-mbiemrat. Ato sigurisht që do jepen. Po cilësimi në titull. Duket shumë i vrazhdë. Shumë harbut.

Presupozohet prej titullit, që lajmi nuk është zënka, po kush mori pjesë.

Dhe as kush mori pjesë tamam tamam, po cilat lidhje farefisnore me dikë të njohur, kishin këta njerëz, që morën pjesë në një zënkë banale.

Ky nuk është lajm.

 

 Nipi i Enverit plagos nipin e Adilit,pistoleta e cunit te Arta Dades,cuni i Gramoz Rucit fejohet me gocen e Bamir Topit,ne burg futet Shkelzeni,ja komunistet shkojne i marrin dhe emrin cunit te Sales.Harram.

smiley

mos harro cunin e vali leskajt qe ka qen shum shok me cunin e gramoz pashkos, vajzen e nanos qe u lidh me cunin e sales dhe gocen e metes qe esht shoqe klase me cunin e olldashit se ka edhe nipin tim ne klase

 Ngjarja ne vetvete pastaj eshte perle. Nipi i Enverit qellon me arme nipin e Adilit. Te dyja familje te lidhura me partine, prinderit anetare Byroje. Sipas teorise marksiste-leniniste fajin kryesor e kane prinderit qe nuk i kane edukuar sic duhet ndaj ne mbledhjen e ardhme te Byrose pritet qe te dyja palet te internohen.

E se fundmi perfytyroj gjyshe Nexhmijen qe jeton akoma tek pularia ne Laprake teksa ul ne preher gaeten me lajm, heq ngadale gjyslyket dhe i thote komshijes qe i ka ardhur per vizite: "Po nga ngjane xhanem. I gjyshi nuk ka vrare gjithe jeten e vet as edhe nje mize!" 

Pyetje: Si eshte ligji per armembajtje ne Shqiperi? A mund te mbaje individi arme zjarri me leje? E di qe kur ben pyetje qe kane lidhje me ligjin ne Shqiperi te drejtojne te mjeku psikiater, po sa per kuriozitet.

 Me leje e mbajne armen e zjarrit,biznesmenet,truperojat,dhe disa kategori qe nuk po me kujtohen,kurse ne njerezit e thjeshte kur e mbajme pa leje,mbajme dhe nje mije euro me vete,per siguri.

Ah se desh harrova,ju lejohet dhe policeve ta mbajne me leje.

Si nuk del ndonje lajm roze per mbesen e Veros..

kurse ne njerezit e thjeshte kur e mbajme pa leje,mbajme dhe nje mije euro me vete,per siguri.

Bredo, qeke kthy plot frymezim nga Bavaria daku. Efekti gjermanka?! smiley

 Kam lone cigaren Olso,me duket sikur e kane te gjithe me mu.

 se mos fillosh me kercenime, sic i di ti.

911 po ishe e pasigurte,pastaj je trime ti shko e blen Toyota te re pa pedale gazi.

smiley

E keqja e këtij lajmi e di ku është? Që lë Rruzhdijen pa punë. Se gazeta mjaft të thotë emrat. Filani dhe fistëku, po jo lidhjen. Filani është nipi i njërit, fistëku nip i tjetrit. I "zbardhën" të gjitha. Se po të ishte ndryshe... dmth të mbanin etikën e gazetarit në informim, të vinte Rruzhdija e fët e fët t'i sqaronte të gjitha. Kush është njëri e kush është tjetri.

Pastaj shqipot normal që do i nxjerrin ujt e zi... me batuta etj. Po të paktën, t'i japin sfidë publikut.

Ju futen qe ju futen gazetaret nipave e femijeve me stil Berisha, pse nuk bene ndonje reportazh tip "where are they now", a.k.a. bllokmenet dje dhe sot.

P.S. Tropizma ka thene gje ne kete teme, and if not, ku jane peshqit e dalluar, qenkan shperndare pas vitit te ri.

Histori squallida prej pinjollesh me pedigree apo ADN kriminele.Derisa gjuhen midistyre uniteti i familjes se madhe mafiozo-komuniste eshte prishur...na bie se perveç se te gezohemi nuk mbetet gje tjeter.Gjenerate te droguarish

Histori squallida

D'accordissimo!

Ore a e ka gjo shkelzen hoxha shkelzen berishen? Jo per gjo, por baballaret e tyre kane qene miq shume te ngushte. Thone se babai i shkelzenit, ja vuri emrin shkelzen djalit te tij pasi kerkonte ti tregonte sesa i afert dhe dashamires ishte me mikun  e tij qe kishte nje djale me emrin shkelzen 

Ky lajm me shume anon nga ana e Tellallit jo profesionist qe di vetem te bej buje duke theritur vetem emra te bujshem se sa te thote ndonje te vertete te sakte. Di gje njeri perse ndodhi ky incident?

1)Njarja ka ndodhur ne nje Lokal tek Fakulteti i Ekonomikut dhe jo ne rrugicat e ish bllokut..

2) Nipi i Enverit ne kohen e kesaj ngjarje ndodhej ne nje vend tjeter.

!!!!!!!!!!!! Thuaj pastaj qe media nuk eshte pushtet i 4, i korruptuar si te gjitha pushtete e tjera!!!

 dhe shekulli?

opa edhe kete ngjarja filluan ta kthejne me emrin e berishes eshte kthyer dhe peshku si ,,fiks fare,, bravo xha sheme.

lol, mu me behet qejfi qe edhe ti megjithese larg e ne nje shtet tjeter, e gjen kohen per te pare emisionin "fiks fare".  

Ku eshte lajmi ?

Per 70 vjet qe vriten mes tyre, ka munguar vetem nje bresheri mbi kalimtaret , qe te kujtonim vitet e lumtura enveriane.

kriminelet rrisin vetem kriminel !

"Per 70 vjet"... e kupton qe nuk eshte lajm, lum? se "news" i thone; tani 70 vjec cerdo munet me qen, po e re nuk osht mo.

thjesht muhabeti, amon mer na i hiqni qafe! mos na i kujtoni mjes drek dark si me qen penicilina! E di, mer, e di, edhe ate qe ty mbase diku ne torovic te ka ron me rond se pjeses tjeter, por me kufi gjonat, o Lum. Na jan bo si burrat e nones. Si viti 38 me enverin. Kaq e varfer eshte jeta aktuale sa nuk qit divertiment tjeter, po vec po ato fosile?

Pse perserit ato qe them une?

E kam filluar me pyetjen " ku eshte lajmi? ", shqip eshte e shkruar.

Ne kenaqesin tende te kritikosh jo per bindje , por per te luftuar " katunarizmin " shqiptar, duhet te jesh i mirbalancuar , jo ti ripertypesh sipas shijes qe te pelqen.

Ty shkrimi Lames te ka pelqyer tmerrsisht, ku brenda ne ate shkrim ke krahasimin e kulles Pariziene me piramidhen enveriane, e ke nje fraze " psikopatike" si kjo - " edhe rregjimi enverian ishte nje sistem vlerash, por doli i gabuar".

Se nje diktature paska si fillim vlera, e pastaj na del e gabuar, une nuk kam intellekt ta kuptoj.

 O lum, shume gjera te gabuara kane patur si fillim, nje ide te mire, por qe rruges, ose interesi, ose padija, ose rrethanat e bejne kete gje negative. Jo per debat e as per te keq, mos harro se ne vitet '45 gati gjithe bota u be komuniste, mos harro se ne greqi po te mos ishte bere ndarja e zonave te inflyences, greqia do et ish bere komuniste, shiko francen dhe italine, qe per pak vota dhe me shume mundim kneketo vende nuk fitoi partia komuniste, e pra ishte nje ideal i paster, nje qellim i mire. qe me vone doli pare kallp, 

deri tani asnje politolog nuk ka dale e ti beje nje analize et paaneshme se pse deshtoi sistemi socialist. Deri me tani, po degjojme se stalini pinte gjak femijesh, se enveri mbyste maçoket e vegjel qe qe ka qene pervers dhe aspak i mençur, se Stalini, ishte nje pijanec i rendomte e ku di une se çfare, tamam si sala qe nuk la gje pa thene kunder Edit, qe nga pederas e deri tek pedofil, qe nga vjedhes e deri tek lunatik. Prandaj jo se jam ndonje mbrojtes i zjarte i tyre, por jam nje mbrojtes i zjarrte i te drejtes dhe i te vertetes.

Ti japim Cezarit ç'i takon Cezarit!!!!!!!!!!!!!!

Prandaj do intelektualizem kjo pune dhe jo vetem intelekt

Shkelzeni i Enverit paska lindur vetem pak muaj para Shkelzenit te Saliut. Servili Berisha i ka vendosur emrin cunit si nipi i diktatorit.

Kaq qe me me vlere nga i gjithe ky lajm smiley

E kush na qenka ky Enver Hoxha? Po Adil çarçani kush èshtè?...

kujt informacioni ti besojme?

Sherr femijesh bllokmenesh ne lokalin e djalit te Dades» Dërguar më: 06/01/2011 - 14:33  

Sherr fëmijësh të bllokut mbrëmë në mesnatë në qendër të Tiranës. Në lokalin që është në pronësi të djalit të deputetes së PS Arta Dade, është plagosur rëndë në bark por pa pasoja për jetën nipi i Adil Carcanit. Në fakt, krimin e ka kryer një tjetër djalë blloku e pikërisht, nipi i Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës, Shkëlzen Hoxha. Burime policore thanë në mbrëmje për Gazeta Shqiptare se arma me të cilën është kyer krimi i përket djalit të deputetes së PS Arta Dade, Besnik Dabullës. Erdit Lufi është djali që është plagosur, është nipi I ish anëtarit të Byrosë Politike të kohës së Hoxhës, Adil Çarçanit. Burime policore menjëherë pas mesnatës thanë për GSH se deri pas mesnate ende nuk kishte asnjë të arrestuar për këtë ngjarje, por ishte koha që po kryeheshin hetimet e para të policisë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Nuk dihen motivet që i kanë shtyrë të rinjtë të shkojnë drejt këtij krimi të shëmtuar por ndërkaq, konfi rmohet se të gjithë kanë qenë në një tavolinë duke diskutuar dhe nuk dihen arsyet e vërteta pse ka ndodhur krimi.

Lajme qe bien ne kundreshtim me njeri tjetrin nga e njejta media.

Nipi i Enver Hoxhës: Nuk kam qënë në vendgjarje   Nuk kam qënë në  vendgjarjeTIRANE-Plagosja mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku një person ka mbetur i plagosur, ku sipas policisë së Tiranës në vendgjarje është ndodhur dhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, ky i fundit mohon të ketë qënë present në skenën e krimit.
“Kjo është një ngjarje shumë e cuditshme,pasi në momentin kur unë festoja me 30 miq në periferi të Tiranës, në media del se në zonën e ish-bllokut unë po kryeja krim. Unë nuk kam qënë aty kur ndodhi ngjarja, isha me familjarë të mi, në vend krejt tjetër”, pohoi Shkëlzen Hoxha në një intervistë për TVNEWS24.
I pyetur nëse i njeh autorin dhe personin e plagosur (Besnik Dabulla dhe Erdit Lufin), Shkelzen Hoxha u shpreh se i njohen të dy personat dhe ka dhe shoqëri me ta. “Unë i njoh të dy personat, i kam shokë, por nuk di ctë them rreth ngjarjes”.
Më tej Hoxha thotë se ky nuk është rasti i parë kur mbiemri i familjes përmendet në media.
“Ka kohë që bëhet një sulm ndaj emrit të familjes dhe normalisht ngjarja nis e bëhet e bujshme, por në këtë rast ngjarja nuk ka të bëjë aspak me mua”, shprehet nipi i Enver Hoxhës.

Ai theksoi për TVNEWS24 se për të gjitha këto ka deponuar në Polici. “Thashë në policia atë cfarë po rrëfej për ju si TV. Unë lajmin e mora vesh nëpërmjet shokëve që më thanë hap Televizorin se ka noddhur një ngjarje ku je përfshirë dhe ti. Mbeta shumë i habitur, aty mesova per ngjarjen per here te pare”.

Lemsh lajm:

Nuk dihen motivet që i kanë shtyrë të rinjtë të shkojnë drejt këtij krimi të shëmtuar por ndërkaq, konfirmohet se të gjithë kanë qenë në një tavolinë duke diskutuar dhe nuk dihen arsyet e vërteta pse ka ndodhur krimi.

_______

 

 Kur nuk dihen shkaqet e "krimit" pse duhet quhet krim ?!!!? Thuaj pastaj qe kemi gazetare profesionist dhe te pavarur! smiley

ke te drejte se ne stomak ca nuk fusin njerezit e jo me plumba :-D

Hej,

A e keni mor vesh se ka pas viktima te pafajshme si pasoje e lufterave te biznesit te parregulluar te kromit te mbeshtetur koke e kembe nga qeveria e sotme dhe falangat e saj ne shtet?

 Ore po do te dali gjithmone kai gjo e re kot nasi koti, per me e heq menjen nga ato gjerat e verteta e te dhimbshme.

Pse doli kjo, si kunderpeshe per djegjen e fleteve te votimit. Njrezit me shume merren me llafet e bllokut se sa me ate qe eshte me esenciale transparenca e votes. Me kete veprim Saliu edhe per ate qe ka pak dyshim, po e verteton qe i ka vjedhur zgjedhjet.

Por si zakonisht Saliu si mjeshter qe eshte, dhe per kete bravo i qofte, sa here qe ka ndonje problem madhor, gjithmone do te nxjerre ndonje problem anesor, si "ligji i kafshates", piramida, ligji i gejve, e ku di une se çfare tjeter, vetem per te hequr mendjen e publikut nga ajo qe eshte me kryesorja.

 Por si zakonisht Saliu si mjeshter qe eshte, dhe per kete bravo i qofte, sa here qe ka ndonje problem madhor...

 

Shhhh. Mos te degjoje Edi qe lavderon Saliun se ta preu rrogen smiley

 Ketu dalloj une nga ti, se ti vetem e shan Edin, kurse ne njerezit me sens pozitiffff, edhe e levdojme ndonjehere kundershtarin,  lol

 Po normale qe do e lavderosh. Se ka 5 vjet qe vetem ja fut kryetarit tuaj mbarsh e prapsh dhe normale qe do krijoni respekt per kete njeri qe ja futi tre "kokave" te Shqiperise, Tosit,Metes,Edit smiley

 Epo mashtrues ordiner eshte i pabese, se ja futi Tosit me te pabese, i dha zgjedhjet per ta bo president dhe nuk ja dha postin, por vetem ja 5 milion euro te qelbta dhe e degdisi n'Austri.....

E pra sa i qelbet eshte. Se mbajti hic fjalen. Ja futi Tosit. Gjynaf Tosi. Ups harrova. Ore, po ju te Edit sikur e urreni Tosin? Te piu e zeza po ta mori vesh Rama qe te vjen keq per Nanon smiley

 Jo mer jo e kam per koncept, pasi tani qe e kemi ne inat ju e doni fort. Me kujtohet nje parrulle kur ti dhe shoket e tu dilnit neper demonstrata me parrulla dhe ti mbaje ne dore nje parrulle ku shkruhej:

NANO GOU!!!!!

Mos me thuaj se nuk eshte e vertete...... (lol)

Po mer te keqen fort e dum. Mjafton qe ne jemi ne pushtet dhe ju hani bar e as keni per ta pa pushtetin me sy smiley Neser pasneser kur te bjeri Rama nga fiku, mund ta marim edhe Ramen ne Pd sic morem Nanon. Se kemi problem ta quajme edhe Ramen burre te mire. Mjafton qe ne te jemi ne pushtet dhe ju jo smiley Tani plas po deshe smiley Shifemi ne 2017-ten smiley

“Është miku im, shumë i ngushtë, shumë intim e kam jashtëzakonisht mik” - deklaroi per TCH viktima, per Dabullen, çunin e Arta Dades ! pasi kishte bere dhe nje deklarate para Noterit, se ngjarja ishte "aksidentale" ...

Normal qe mik te ngushte ke interes t'a kesh ! se ndryshe te piu e zeza ! dhe ha kot ndonje plumb qorr !

po pra, mik i ngushte  thote..

si tha ai...:  me te tille ''miq'',  ske nevoje per armiq.smiley

cke qe habitesh? pyt ndonjerin qe e ka njoft besnikun dhe e merr vesh se nipi carcanit ska genjy

kan qene miq qe ne gjimnaz, nipi carcarin me djalin e madh te artes e me pas edhe me te voglen. un e kam pas ne klase djalin e madh te artes ... ishte horr ne kuptimin e vertete te fjales, qe ne vit te pare 15 vjec me pistolete ne brez. dhe e ka permendur ne shume raste se nipi carcanit rrinte me jave te tera nga shpia e artes. ne vit te tret, kur albani theu kemben, nipi i carcanit dhe nje tjeter kalamo bllokmeni qe tani se mbaj mend tamam i kujt qe, me duket i simon stefanit i rrinin afer dhe rrinin me te ne spital

Po ho pra, ja kshu ka lezet me fol. Takim ne iskia, dopolavoro, a duemiladiciasette. smiley

alidemso, me kujton fiks fare-n e dikurshem ky muhabeti. e bente ai tjetri, jo doktori. sikur i kishte thene nanua berishes mrapa kuintave smiley  si e bere kshu mor sali, qe po thua "nano ik". jo, fatos, kam dash me than "nano mik", por ata posht e kan ngatrruar. Edhe tosi, me at gojen e shtremet gjithe xhin (jam 10 gazit e, as sot nuk e harroj), i thot ngadal: "ashtu e? ... dmth... ma paskeni ngrene m-ene..." smiley

 

 Jo tek fixi, por te Portokallia

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).