Libri i ri tregon ditët e mërgimit të mbretit Zogu I në Frieth, Bucks të Anglisë

 


 

 Në një shkrim të publikuar këto ditë në mediat lokale britanike, është dhënë lajmi i këtij libri. Andrew Pearce, autor i shkrimit shkruan: “Ai mund të tingëllojë më shumë si një karikaturë kartoni, por Mbretit Zogu I të Shqipërisë gjatë kohës së Luftës i është gjetur strehë në Parmoor House në Frieth.”

Ky shpjegim historik vjen në librin e dytë të historianit të mirënjohur Neil Rees, “A Royal Exile” (Mbretëria në mërgim). Ai në këtë libër hulumton qëndrimin pesëvjeçar të Mbretit shqiptar në Chilterns.

Dihet se pasi u largua nga Mussolini në 1939 mbreti Zogu I së bashku me 35 anëtarët e familjes, këshilltarët dhe shërbëtorët, udhëtoi nëpër Europë, përpara se të vendosej për një kohë të shkurtër në Angli.

Frymëzimi për këtë punë kolosale i erdhi z. Ris, kur ai kishte mësuar ishrezidencën e Mbretit Zogu I, në Frieth. Por edhe pasi ai kishte realizuar librin e tij të parë. Dhe vetë Ris e ka cilësuar këtë fakt të lidhur me një histori të madhe, me një emër të madh, me një sublimitet historik të rrëndësishëm për zonën ku strehoi Mbretin shqiptar.

"Unë kam qenë gjithmonë i interesuar në historinë lokale, në atë që unë doja të gjeja se vërtet është një histori me të vërtetë interesante, që askush nuk e ka hulumtuar.", ka theksuar Ris.

Për të ndihmuar në këtë histori-pjesë të mbretit Zog, z. Ris bëri disa udhëtime në Shqipëri dhe madje ka intervistuar edhe Mbretin Leka II, i cili ishte vetëm dy vjeç kur ai erdhi në Bucks. "Djali i tij, i cili është tani 71 vjevar, kujton rritjen e tij këtu", shpjegoi z. Ris.

"Ai nuk ka kujtimet e Shqiperisë, por ai kujton shëtitjet këtu, kujdestaren e tij dhe kohën duke luajtur jashtë."

Dhe libri i Z. Ris 'ka gjetur mbështetje në mesin e familjes mbretërore shqiptare, si dhe mes komunitetit shqiptar në Britani të Madhe.

"Për ata [të familjes mbretërore] është e mirë, ata kanë pasur 45 vjet të shtypit të këqija në Shqipëri për shkak të komunistëve, fakte të përdorura për të kritikuar të gjithë ata që nuk ishin në rrugën e tyre," tha zoti Ris. "Ka qenë gjithashtu shumë mirë i pranuar nga komuniteti shqiptar këtu, sepse kjo gjurmë tregon origjinën e bashkësisë etnike në Angli."

Anglezi, Neil Rees, një gjuhëtar komputacional, që është i interesuar shumë në historinë lokale dhe aktivitetet e Mbretërve në mërgim, pra është autor i këtij studimi të rrëndësishëm.

Ai paraqet figurën historike të Mbretit të shqiptarëve dhe atë figurë model që Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, pasqyroi gjatë qëndrimit të familjes mbretërore në Luginën e Thames dhe Chilterns.

Duke ditur faktin se shumë libra janë shkruar, më së shumti kundra realiteteve mbretërore, të tjerë janë me mangësi faktesh, ky libër mbetet edhe një dokument real që tregon se gjatë viteve të një rregjimi shtypës komunist, Shqipëria u mbyll kryesisht nga bota.

Mbretëria në Mërgim” është shumë më tepër se një ekzaminim i jetës së familjes mbretërore shqiptare. Kjo është një mini-enciklopedi e plotë interesante për historinë e Shqipërisë dhe për historinë e familjes mbretërore, duke përfshirë edhe motrat e mbretit. Libri është i ilustruar mjaft me fotografi dhe motive të qarta, të gjitha marrë në kontekstin e historisë së Shqipërisë - dhe historia e peripecive të familjes mbretërore.

Në vitin 2002, Mbretëresha Geraldinë, Mbreti Leka, Mbretëresha Susan (bashkëshorte Australiane e Lekës), dhe djali i tyre, Leka, u ftuan të ktheheshin në Tiranë për të jetuar. Disa prona u kthehen atyre. Geraldine vdiq në vitin 2002, dhe Suzan dy vjet më vonë. Të dy u varrosën në Tiranë. Sot, Leka, Princi më i ri i familjes mbretërore, punon për qeverinë shqiptare.

 

Në foto, autori i librit Ris me, nga e majta në të djathtë: Patricie Najbour, Princi Leka II, Elia Zaharia, Teuta Starova nga Ambasada e Shqipërisë në Londër, Sulejman Gjana, zëdhënës i Mbretërisë shqiptare, Skënder Zogu, nga Familja Mbretërore, Neil Ris nga pas, në mes dhe Bejtullah Destani nga Ambasada e Kosovës në Londër.

 Në foto, nga e majta në të djathtë: Abedin Bajraktari, Skënder Zogu, Lutfi Vata, Princi Leka II, Fatmir Terziu, Drejtor i “ACPE-Fjala e Lirë” dhe Sulejman Gjana.

 

7 Komente

o zoti mat i ri, një vjershë për mbretin ju lutmi.

 

 Ku qent dhe kazanët rreth ministrive i gjen
Atje ku ka mret, ku ka dhe president
Të gjitha do t?i prekni në qytetin ton
Ku i tabelë e shtremët thot mirseerdhët n?Tiron

 

e ka bo rama i vjershe dhe e prandaj s'i ndyen duart ky

 

 

 

Fantastike ajo foto e mesit smiley

 Mua me pelqen shume fotoja e pare, ku pjesetaret e grupit shohin te perqendruar ne tre drejtime te ndryshme. Qesja plastike e pazarit e vendosur ne toke, tregon edhe njehere per lidhjen me masat te mbretit qe kishte premtuar te vishte opingat e te dilte ne mal ne rast se rreziku i kanosej kombit . Pastaj ne minuten e fundit nuk gjente ku i kishte vene opingat...and the rest is history.

Per kuriozitet, cuni i Lekes se II dhe i goces se Yllkes, a do quhet Leka i III apo do e lejne kete muhabet se u bo boze? smiley

 Ncq, si qun, si goce emrin do e kete Ilia II. Ose Elia II!

Either way, shqip do i therrasin Ilia!

Po boni noi mbrekulli do i thone Shendellia i Matit, qe mos ngaterrohet me Shendelline e Sarandes! 

Princi Leka II my behind, kush ia la titullin këtij, baba? Princ pa principatë...

 Ia ka dhene ministri i jashtem (basha) kur e mori ne pune si keshilltar dhe i terhoqi vemendjen ambasadoreve tane qe ti drejtohen me titull NaltMadhni

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).