Plani nga News 24 ku duket qartë që protestuesi vritet nga bodrumi i Kryeministrisë:

Video e një të plagosuri tjetër:

545 Komente

   Ka disa pyetje qe duan pergjigje:

1.Kush perfiton nga vrasja e tre demonstruesve?Nga kush do te perdoret gjaku i derdhur si "kapital politik"?

Per momentin opozita.Ne te vertete,afatgjatesisht askush nga lojtaret politike ne Shqiperi nuk do te perfitoje nga krijimi i kestij qerthulli dhune dhe ''grushtesh shteti'' popullore.Te fituarit e vertete ndodhen jashte Shqiperise.

2.Ne rast se kishim tre te vdekur nga ana e policise kush do te perfitonte "kapital politik" nga ky gjak i derdhur?

Per momentin qeveria.Ne te vertete,afatgjatesisht cdo qeveri e ardhshme e Shqiperise do te ishte peng e "demonstratave paqesore''.

Krijimi i kesaj tradite te "revolucioneve te vogla" ne bulevardin kryesor te Tiranes duhet te marre fund njehere e pergjithmone.

3.Ka vertet ngjashmeri kjo situate me 1997?A eshte rastesi fakti qe prape Berisha eshte ne pushtet dhe prape socialistet opozite?

Me ndryshimin se atehere masat popullore qe mund te mobilizonte opozita ishin te panumerta per arsye se skemat piramidale kishin nje baze te gjere.Kesaj rradhe ka te ngjare qe policia te jete numerikisht e afte per te perballuar protestat.

4.A eshte kjo seria e fundit ne serialin "Digj Kryeministrine"?

Po te jete ne dore te regjisorit kam frike se jo.Po te hyjne ne skene aktore politike te rinj,me mbeshtetjen e shikuesve shpresoj se po

 

Berisha nuk ban idiotesin me vra 3 demonstrues, e para sepse asht dhelpen e vjeter, e dyta sepse e din mire se nji vrasje e tille kthehet kunder tij dhe qeverise : kjo asht e padiskutueshme. Nuk i intereson qeverise me vra 2-3 militanta, s'ka kuptim.

Ata jane vra qarte prej njerezeve te ER-se se ky krim i perfiton vetem Edi Rames. Kete e din gjithe Shqiperia qe ndoqi ngjarjet ne direkt.

E çuditeshme qe sot ne mediat europiane versioni i E.Rames asht i perhapun gjanesisht. Kush i kontakton keto gazetare te huej per t'u dhane versionin e E.R  ?

 berisha ben kete dhe idiotesira me te renda po me idiote jane ata qe i shkojne nga pas po ckusur kemi ne te tjeret qe duam te jetojme si njerez jo si shpellare

diktaturat fashiste kurre nuk jane permbysur paqesisht.  Fashizmi berishian eshte i etur per te thithur pasuri dhe kur nuk e lene, etjen e shuan me gjak.  Te derdhet apo te mos derdhet gjak?   Te mbahet nje cub i ndyre ne qafe apo ta gremisesh ate andej nga ka ardhur?  Keto jane ceshtje qe preokupojne ndergjegjen shqiptare sot! I provokoi shqiptaret ne '97 me tanke dhe avione te mbushur me lende helmuese luftarake dhe u thoshte me pas se ja kryengritja e komunisteve.   Keshtu vepron edhe ne kete Janar te Dyte;  vret e pret dhe kokat me gjymtyret e pergjakur ti hedh ne perher duke te akuzuar se je komplotues kunder shtetit demokratik!  Ky eshte kulmi!  Ku shkohet me tutje??

Ore mos e quaj diktature fashiste, sepse fashizmi ishte brutal, sistem kriminel, por kurrsesi si ky i Berishes, kjo nuk eshte as me shume as me pak po nje PLEHROKRACI. Ketu kemi te bejme me nje bande kusaresh, plehrash, injorantesh, psikopatesh, rrugacesh nga me ordineret, ish spiunesh te sistemit te kaluar dhe manjakesh.  Pra llumi i shoqerise shqiptare drejton Shqiperine.

Vetem dhe vetem sepse Shqiperine po ja shesin te huajve lire fare, per dy lek. Edhe nje majmun ta shiste aq lire Shqiperine do kishte mbeshtetjen nderkombetare. Populli shqiptar eshte fillikat i vetem perpara kesaj barbarie te mbeshtetur edhe nga strukturat euro-atlantike.

 

 edhe hitleri qe i vuri flaken botes nuk vrau gjermanet e nisi nga polaket.ne kaluam nga komunizmi ne fashizem po fashizem i pa precedent

Humbje njerezore ne raste te tilla, ne sheshe apo rruge nga armet e zjarrit ka vetem ne diktatura, kuptohet do te kete humbje njerezore per aq kohe sa do te kete diktature te mafies ne pushtet,

Te heqesh njerzit nga puna. ose te jesh i pa pune ne shqiperi per shkak te keq menaxhimit te pushtetit te mafies, i cili funksionon ne baze te favorizimit dhe te perkrahjes se grupit fisit, si tribalizem, do te thote te vrasesh njerez!

Pjesa me e madhe e emigranteve te vjeter apo te rinje, jane larguar nga shqiperia pikerisht per te mbijetuar "vrasjes" heqjes nga puna, ose papunesise pershkak te nderhyrjes se "pushtetit" Politik te Berishes!

Ata qe dolen atje nuk kane chumbasin me shume,jane te lodhur me Berishen me demagogjine e tij, me genjeshtrat e tij, per shtetin e te drejtes, shtetin ligjor! E kane kuptuar me kohe se Partia Shtet e Berishes eshte nje klan qe punon vetem per interesat e veta dhe jo te popullit.

Kush eshte ai njeri ne bote, e theksoj ne bote qe beson ne institucionet e pavarura shqiptare?!!!? Po te ishte ndryshe do te kishte vertet nje ndryshim te madh.Pervec kesaj edhe ato institucione qe jane ne koembe formalisht jane inkopetente profesionalisht per te kryer detyren si duhet!

Ne shqiperi sot vepron ligji i xhungles!!!!

 Ne sejcilen nga dy videot e para shihet nje person nje bie brenda oborrit te kryeministrise dhe tjetri jashte...

Mos eshte gje Ngjela ay kokebardhi me kollare qe drejton orkestren me te vrare aty?

  Lere Ngjelen, rehat! Ngjela eshte artist i fjales per liri dhe drejtesi, ekspert ligjor profesionist, me tipare europiane, tipik shqiptar qe aspiron vertet per demokraci dhe ndryshim ne shqiperi, kundershtar i rrept i diktaturave! Kam simpati! 

po dalin serish ne shesh

A mban kush pergjegjesi per ata policet e gjakosun dhe te goditun per vdekje prej 300 huliganesh te paguem prej Edi Rames ???? A jane djem nenash ata ?

Berisha ne televizion drejtpersedrejti.

Po flet per puciste, per armiq te jashtem e te brendshem e per huligane!

Se c'me kujton kjo retorike!

 eh do kete shpluhurosur ndonje nga fjalimet e idullit te vete.ose do ia kete dhene i biri qe ka qene shok me salen gjate udhetimeve me varke

E frikshme retorika qe po perdor.

 Jo vetem retorika qe po perdor, por edhe thirrjet per demonstrate anti-demonstrate, shfajsim i gardes dhe vrasjes se protestuesve, kercenimet 'ligjore' per ata qe do manifestojne serish, etj etj

 

Mos valle eshte shpallur gjendja e luftes apo ndonje lloj shtet rrethimi oret e fundit?

 Edhe ne qe jemi kunder Berishes per huligane flasim. Ka te drejte Kastriot Islami, nuk jane socialiste ky lloj mileti, ky tip rrugaçi...Perfytyro te kesh Edvin Ramen ne krye te qeverise...nje cope rrugaç, frikacak.

Kam per tju thene 2 fjale juve te peshkut. Ju jetoni ne bote paralele qe flisni keshtu. Kush nga ju jeton ne Tirane? Te gjithe njerezit qe kam fol sot i kane vene vizen Rames. Perfundimisht. Me e bukura eshte se miqte e mi socialiste qe ma quanin Edin "qytetar" sot me thonin eshte njesoj si "maloku". Tirana dje ka qene bosh mor cuna te peshkut. E dini pse ka qene bosh? Se e nuhaten demokrate e socialiste qe do kishte rremuja. Kishte 1 jave piktori qe thoshte qe se mbaj dot turmen. Njerezit dje dolen per te protestuar paqesisht dhe sapo plasi rremuja iken te gjithe dhe ngelen vetem 400 a 500 vete. Nuk vdes une per Ramen thoshin ato qe largoheshin. Sot me ka bere pershtypje dhe nje analist pro Rames qe e ka emrin Arjan Vasjari me duket. E ka ofendu sot Ramen dhe i ka bere nne analize qe e ka nxjerr psikopat fare. Sot, te vetmet gazeta qe mbronin Ramen ishin Shqip dhe Zp prandaj dhe pelliti gjithe duf kur doli ne konference sepse e di qe i ka te gjithe kundra. Rama nga dje eshte karte e djegur. Tiranen e humbi dhe se shpejti do humbasi dhe Ps-ne. Kush nga ju ka ndonje iluzion tjeter le ti kthehet mesazhit tim mbas 8 majit.

Ngushellime te vrareve qe vdiqen nga politika e dhjere e te dy kraheve pozite, opozite. Ju qe beni thirrje per revolucione hajdeni ketu tju shoh sa ju vlen lekura por sec kam nje pershtypje qe jeni njerez te dores te trete dhe shume te nenvleresuar atje ku jetoni, perndryshe sdo ishit kaq psiqike.

 Brad, kjo qe kercenon te beje Birisha me katunaret qe do te vijne te mbrojne shtetin me kujton Causheskun por te gjithe e dime si perfundoi ai muhabet.

Uroj qe ta kete me termend...

P.S. Kete ia ka keshilluar Bujar Nishani si organizator i Vullnetareve te Enverit

 

Shoku,une nuk e thashe se e mendova une por e thashe se po organizohet dhe krahu tjeter,dhe kete nuk e shpika,por si expert i ketyre puneve qe jam,fatkeqesisht,mjerisht,ka lufte civile.Dhe une ketu ne peshk i kam dhene provat qe nuk flas kot!

6 drejtues te gardes - urdher arresti, Brado. Di naj gje me shume?

 

Degjoje,une e kam bere komentin ne 12  47 min,kurse ky tani po thote qe do mbledh njerezit e mi,per te "festuar" thote,por une e njoh mire cdo te thote per te "feste".

Albsland

More jeni ne vete ju apo nuk jeni ne vete? Po vriten more njerez te pafajshem nga shteti, nga uniformat qe jan ne sherbim te shqiptareve.

Eshte rrenuar more vendi yne ne cdo aspekt. Rrenuar more komplet. Keni ndonje ndjenje njerezore apo patriotike ju apo jo? Eshte rrenuar Shqiperia more me kete bande te paaftesh ne krye qe po e shesin Shqiperine per dy leke, po  e kthejne ne kosh plehrash, po gerryejne lumenjte, po gerryejne malet, po presin pemet, po vjedhin mineralet, po ndertojne varreza grekerisht qe kan kryer krime makabre, makabre, kan therrur femijet ne bark te nenes ne jug, nga Korca ne Permet dhe laberi, dhe ky shtet u nderton varreza deshmoresh. Po shet territorin shqiptar more per te siguruar mbeshtetje edhe ndonje lek me ushtarake pa pik dinjiteti dhe komplet te paafte, qe edhe vete Gjykata e tyre ju a hodhi poshte kete babezi te jashtezakonshme, as Timbuktu nuk shet territor, e kupton ku arrin keta gjak-prishur? Nje zevendes-kryeminister qe ben vizita duke u zgerdhire ne serbi me tadiqet, nje kryeminister qe ne mbledhje te sigurise kombetare ka nje sekser serb ne krah te tij, dhe nje tuf idiotesh e injorantesh qe nuk dine te lidhin dy fjale.

Shqiperia more djale eshte e rrenuar ne cdo aspekt, e kuton ti kete apo jo? Ne cdo aspekt, ne ekonomi, ne kulture ne art ne trashegimni historike dhe kulturore, E RRENUAR nga nje bande kusaresh, qe e vetemja arsye qe vazhdojne te mbreterojne aty eshte se kan mbeshtetjen nga jashte sepse po shesin Shqiperine per dy lek, dhe kan nje tufe shqiptaresh hallexhinj qe u vene mbrapa per nje rroge, servilesh qe u vene mbrapa per nje kocke, rrugacerish qe u vene mbrapa per te fituar ndonje lek, ish spiunesh qe u vene mbrapa er te siguruar bythen, dhe trushplare te mjere.

KETE SHQIPERI DON TI?

 

nuk dua ta pranoj kete imazhin e shqiperise e cila eshte ne gremine dhe cdo gje pershkruhet me ngjyra te zeza, pasi jam ketu , dhe besoj se nuk eshte ashtu.

Te gjithe e kemi mundesine te flasim dhe te bejme propagande, dhe po ashtu situata eshte e veshtire ka njemije probleme, por te fillojme te perhapim panik dhe te peshtyjme mbi cdo gje tonen ne vend qe te punojme mua ma shpif.

Korrupsioni eshte skandaloz. Papunesia eshte e larte etj..., po pse si do ti zgjidhim keto duke djegur kryeministrine dhe duke sjelle ne pushtet socialistet? keshtu? tak-fak, me te ardhur ata ne pushtet do na ndricoje e ardhmja?

jo. keto jane vetem iluzione naivesh. jane perralla romanesh me rrevolucione. jane modele revoltash te lindjes postkomuniste apo te ish-kolonive.

Mos ndoshta shpreson kush per nje dite kur ne vendin tone s'do te kete me korrupsion e vjedhje nga politikanet?

Demonstrata dhe perleshje me shtetin behen edhe ne europe, po, behen, madje jane te fuqishme, ka diegie qindra makinash dhe shkaterrim dyqanesh.... 

por atje proteston populli, protestojne gjimnazistet, rinia, studentet, qytetaret, protestojne levizjet sindikaliste, puntoret, grevistet, dhe protestojne kunder vendimeve, kunder reformave dhe ligjeve, 

Por ka nje ndryshim: ata qe godasin dhe diegin atje nuk jane nje grusht turme e mbledhur nga rrethet, nje tufe provincialesh te manipuluar nga nje force politike skuthe, qe i bien me gure kryeministrise per te rrezuar qeverine. i njejti skenar i perdorur nga politikanet shqiptare disa here rrjesht... marrja e kryeministrise.... rrezimi i qeverise....ardhja ne pushtet.

si do t'ja bejme o shqiptare, o vellezer, po na rreshket toka nder kembe, nuk dime c'duhet te bejme, sdime nga po shkojme, po humbim logjiken.......

Prokuroria ka firmosur 6 urdher arresti per drejtues te gardes

Po e mbyllin me kaq thua ?

 link?

 O i panjohur qe hyn kete me 100 nickname, Arjan Vasjari eshte nje sejmen i Birishes. S'je bere aq i zgjuar ti sa te na shesesh sapunin per djath.

Sa per ate qe thua Tirana boshatiset, ke jetuar qe ne 91 kur ra Ramizi dhe klika e tij?  Boshatiset nga terrori i shtetit qe pretendon se eshte demokratik por eshte nje diktature punisto-katnare-malokare.

Nqs ske jetuar ato kohe mbase kjo do te ishte deja vu ideale per ty.

 

KY KRYEMINISTER QE ESHTE TURP TA QUAJME KESHTU SEPSE KY NJERI MERITON VETEM URREJTE DEKLAROI: NE DO TE FESTOJME ,TA PROVOJNE ATA DHE NJE HERE. KY KA NJE MENTALITET MAFIOZI DHE KOMUNIST. MJERE AI QE NUK E KUPTON!

 uau pa fjale nga ky njeri.si merr guximin dh ethote do bej proteste anti dhune...ca do bej do nxjerri cilin dhe dhendrin e xhozit te na kendojne per pafytyresine vet.

vret njerez sikur te ishin milingona dhe thote pastaj qe ka rregulla ka ligje....ata njerezit as qe ishin fare brenda km.

del dhe thote hapur qe askush nuk hyn dot ne ate territor ,po thote hapur qe e ka zaptuar dhe nuk e leshen me po nuk u be nje 97 tjeter.ky qe cdo 3 muaj i vinte flaken me molotov dyerve te kryeministrise

dhe ka ende te verber qe i besojne.....pa fjale

popull, dilni ne rruge se po ju marrin jeten peng nji grup fshataresh qe kane rene ne pushtet dhe para. Terhiqini zvarre ne mes te dites dhe prituani mishin me gershere. Vetem keshtu do keni nje te ardhme me te mire. Kushdo qe do vije ne karrige me vone do kete kujdes e do punoje 90% per ju dhe 10% do i vjedhe per vete. Keta monstra ju kane shperfytyruar si komb, ju kane varferuar, ju kane ndare nga familjet persegjalli. Emigracionin e keni dhurate nga Sali Berisha, ashtu si dhe percarjen, , fukarallekun, pisllekun babezine, injorancen, cthurjen e sa e sa te keqija.

 

E vetmja gje qe e mban gjall kte qeveri eshte frika.

Ka shume veta ktu qe po lemerisen lufte civile- lufte civile. Kshu si po shkojn punet opsionet jane o per  lufte civile o per nje Shqiperi si Burma.

Nese duam nje Shqiperi te lire athere skemi pse trembemi nga lufta. Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund.

Ron, shif lajmet te news24. Policia filmuar duke qellu me arme zjarri ne pozicon horizontal mbi turmen.

Jane arrestuar demonstrues (shumica cuna te rinj) - i jep me emra dhe me moshe. Pra urdher arresti per 6 drejtues te gardes (nuk eshte zbatuar akoma, dhe as emrat nuk jepen) si dhe arrest i nje grupi nga krahu tjeter.

Tani po flet amerikoni. Dhuna jo e domosdoshme dhe mund te ishte shmangur. Duhet parandalu te mos ndodhi me. Nuk po diskutojm thote qe ka korrupsion ne shqipni. Ama dhuna neper rruge s'osht tu zgjidh korrupsionin. Shqperia ka nevoje urgjente per lidership politik thote. Me kembengul si derri thote per palet poitike, m'falni po ky nuk osht kompromis. As dhuna neper rruge nuk eshte kompromis. Hetoni per dje thote; ene mos kerceni ne konkluzione para se prokuroret te thone llafin e tyne. No more provokime po thote. Boll me sharje ene permbahuni te dyja palet thote, se na cate trapin. Etj etj... jom mik, supporter i juji... Es ist Zeit tha.

 I Panjohur bie dakort me ty ne fjaline tende: Sala mund te jete krimineli me i madh ne univers por trrapi me i madh ne univers eshte Edi.

Skam nevoje per prova se nuk i heq asnje presje kesaj qe shkrove smiley

 

Gjynah per ato qyqaret qe iken per kot. Njeri nga Gjirokastra, njeri nga Dibra, njeri akoma s'dihet.

Te deshperuar, te papune, adoleshente, halabak nga rrethet te paguar per te bere sherr. Ehu sa ka, ka plot. Eshte nje pjese ne fillim te perleshjeve me policine te kryeministria, kur nje djale i ri shtyhet kunder policise, shaji i thojne, ky i shkreti heziton dhe shoket e vet fillojne ta rrahin. Ashtu sic dolen ne demostrate per PS ashtu mund te dalin per PD, mjafton ti paguash. Dhe meqe jemi, oburra te plackisim ndonje dyqan. 

Dje u moret me adoleshentet dhe pleqte me cadra! Sula i ka pordhe me rigon ato qe thote, kerkon amnisiti per veten dhe kalamqte.. Nuk tremb dot njeri! Sula pellet kercenon Rama, ndersa Ramen e ka tek dera duke vendos lule per te vraret.

Ju qe jeni ne Shqiperi, neser keni per ta pare dhe festen e Saliut dhe Metes. Civilet e LSI kane bere krime, jan te gjithe ne kamera. NUK KA ZOT qe shpeton Salen neser.

Ke 6 vjet rrjesht qe e thu kete muhabet per Salen,po ehe kot ky muhabet.

Une te thashe per dje se c'do ndodhte, ndersa ti qe je aty ke dale bllof ne cdo postim ke nje jave...

Eshte e kot te postosh me teper dhe te merrem me ty. Dje ishte skenar i organizuar nga Berisha dhe Meta qe jo vetem deshtoi per te ber me faj Ramen por moren jete njerezish. I ke te gjithe te filmuar!  Po te them nuk KA ZOT qe e merr persiper!

Keta analistat e leshit , sot ne darke fillojn marrin kthesen 90 grade..  smiley

 O Hunter, mjaft mashtrove ore tipi.

Ai ishte nje shikas mes turmes, nga ata shikas qe rekruton katundari nga Vicidoli.

Sa per njerezit qe ishin aty...pse spate guximin te vije te flisje...mos e humb rastin neser! Do te marresh pergjigjen ne ligjerate te drejte

 

 

 

 

Sa per njerezit qe ishin aty...pse spate guximin te vije te flisje...mos e humb rastin neser!

Nuk po te marr vesh per cfare guximi e ke fjalen. Njerezit qe u perleshen jane i njejti kontingjent te Tom Doshit qe goditen makinat dhe u ndeshen me polici ne protestat para nje viti. Por vjet ishin te kufizuar, kete here i dhane driten jeshile. I paguajne or mik, shih temat ku kam shkruar vjet. Vjet pjesmarrja eshte paguar 5 mije leke dhe transportin falas. Perleshjet me polici, nuk e di, por nje shok infermier po me tregonte per nje paciente, grua e moshuar, e shqetesuar per te birin qe ishte paguar 20 mije leke per te marre pjese ne demostrate.

Edi Rama, unë ju sfidoj

Amik KASORUHO

Nuk mendoja të jetoja kaq gjatë, sa të shihja turpin e dhunës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Të shikoja që po përtërihet ajo që ju e keni përmendur vetë në 1991 me fjalët, zoologjizëm ideologjik. Por ende ka vend për një këshillë për ju, këshillë që më ka mësuar jeta ime. Dhuna nuk është çelësi që i hap të gjitha portat e pushtetit, por është prangë për demokracinë dhe të ardhmen e një vendi që ka vuajtur kaq gjatë sa ne e që nuk po gjen ende qetësi, për sa kohë që ka njerëz që nuk kanë respekt për ligjin, liritë dhe të drejtat e njeriut. Mendoni se do të mbeteni në histori si Herostrati, që e dogji tempullin vetëm që të mbahej mend emri i tij? Nuk besoj se do të jem vetëm unë ai që nuk do t'iu kujtoj. Patët kurajën djallëzore të organizonit këtë protestë, por nuk guxuat të dilnit e të qetësonit turmën tuaj aq të dashur e të përfolur këto ditë.

Mendoja se iu kishte vlejtur mësimi që morët nga protestat dhe greva e urisë, kur e shtytë partinë tuaj në një shfaqje të stërzgjatur e me efekte negative.

Mendoja se kishit aftësinë për të reflektuar dhe për të menduar si intelektual, si artist dhe si njeri i prirur ndaj së mirës dhe të bukurës. Paskam gabuar. Ju më keni fyer. Keni fyer edhe të tërë ata shqiptarë që ndoshta kanë besim në forcën e partisë që ju mendoni se po i dilni zot.

Sepse me demonstratën që ideuat, ju përfundimisht keni firmosur mbi shkopinjtë e dhunës së ushtruar kundër shtetit dhe njerëzve të rendit; i vutë firmën e përdhosjes së Partisë Socialiste me aktin e shkuljes së tullave nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit"; me bojën e hedhur mbi shtirjen si i plagosur të një demonstruesi. Ju firmosët përfundimisht atë pjesë të ëndrrës suaj të marrë për pushtet, që ju çoi në atë lloj haremi të peshkaqenëve të kuq, siç keni pas shkruar dikur me pasion.

Nuk na zverdhët si kinezë, nuk na skuqët si rusë, por na nxitë përpara vetes sonë, përpara miqve tanë (ju kujtohen këto fjalë tuajat?), kështu i hodhët poshtë dhe i shkelët me këmbë ëndrrat europiane të shqiptarëve.

Fakti që nuk ndërhynë krerët e opozitës është qëllimisht i studiuar në tavolinat e dëshirave tuaja për pushtet. Ju keni mësuar të hidhni gurin e të fshihni dorën zoti Rama dhe unë iu injoroj, duke ju nxjerrë jashtë vëmendjes sime, për të cilën më vjen edhe keq, sepse hera-herës jam tërhequr nga profili juaj që po krijohej në fillim të demokracisë. Ndoshta ishte hija e bashkëvuajtësit tonë Trebeshina, që ju mbulonte këtë lloj personaliteti të mëdyshtë, sa herë që shfaqeshit bashkë me të nëpër podiume. Sot njoha qartë dy llojet e personalitetit tuaj.

Në emër të gjakut të babait tim, unë iu sfidoj dhe injoroj dhunën që u mësuat njerëzve, duke luajtur me demokracinë dhe duke injoruar rregullat më elementare të saj.

Unë iu sfidoj në emër të vuajtjes së qindra njerëzve gjatë diktaturës, që u mbajt me dhunën të cilën e pashë përpara syve edhe sot në demonstratën tuaj, sepse nuk ka gjë më të lehtë sesa të acarosh turmën. Këtë e dimë shumë mirë nga sjelljet e turmave të narkotizuara nga një ideologji perverse e që i shtynte të ngriheshin kundër vlerave të rrënjosura historikisht në jetën tonë.

Sot nuk pashë dhunë kundër kishave, xhamive, kundër pronës, kundër mendimit të lirë, por pashë dhunë kundër një shteti demokratik dhe institucioneve të tij të ligjshme.

Publicistikën tuaj të viteve '90 e lexoj ndryshe sot. Ajo më tregoi rrënjët e së ligës dhe të dhunës, që ju frymëzuat që ta përdorin njerëzit në demonstratën që ëndërruat dhe dëshiruat aq shumë.

Aq sa ishin pasojë e dhunës së diktaturës komuniste plumbi, gjaku, torturat dhe varret e pagjetura ende të njerëzve tanë, aq edhe tullat e shkulura të bulevardit, shkopinjtë e dërrmuar mbi policët dhe kundër ligjit janë pasojë e delirit që ju shtyu të sfidoni çdo normë qytetarie dhe demokracie.

Protesta e dhunshme është e sojit tuaj dhe ekstremistëve të majtë; është pasojë e indoktrinimit të gjatë që nuk ka lidhje me mendimin që kisha dikur për një djalë me emrin Edi Rama, në fillim të vitete '90, kur merrte përkrahu Kasem Trebeshinën dhe e nxirrte në tribunat, në ditët e përpjekjeve kundër diktaturës, në emër të lirisë dhe të të drejtave të njeriut.

Nuk iu kam vlerësuar aq shumë më parë, sidomos kisha injoruar aftësinë tuaj profetike, kur parashikuat se gjendja do të dalë jashtë kontrollit e mund të kishte akte dhune. Por ju nuk mendonit se forcat e rendit do iu jepnin një mësim qytetarie të vetëdijshme dhe zbatimi të përsosur të ligjit.

Kujtoj fjalët tuaja, "se ndërgjegjes sonë kombëtare këto veprime i lënë peshën e mëkatit, që vëllai ngriti dorën kundër vëllait". Më vjen keq që jetova të shihja një pamje të tillë sot në rrugët e qytetit tim, e Tirananuk është Bastija ku të mund të gjejë shfrim dhuna si në kohën e revolucionit jakobin. Nuk jam rehat si qytetar derisa t'iu dëgjoj pa lojëra fjalësh t'i kërkoni ndjesë Tiranës për këtë që sajuat.

 Lavdi Dëshmorëve !

Autokratet me te rrezikshem se diktatoret

 

Shqiperia eshte i vetmi vend ne Ballkan i cili ka nje "Demokraci Hibride"...C'do te thote "Demokraci Hibride"?...Kur Diktatura ngjinjet me sistemin e lire dhe si rjedhoje kemi lindje sistemesh bastarde "te Deomkracia Hibrite". Dhe nuk eshte cudi se sistemy yne krahasohet me ate te Bjellorusise(i cili eshte me ekstremi) dhe sistemi Rusise Autokrate.

E rrezikshmja me "Demokracine Hibride" eshte se figurat e ketyre sistemeve jane jashteqitje te sistemit te vjeter te cilat i serviren mases popullore si te vetmet alternativa dhe "shpetimtaret e kombit". Keto jashteqitje te sistemeve te vjetra totalitaro komuniste perdorin c'do menyre "manipulitavie" (qe ekziston ne hapesirat e pafundme te sistemit demokratik) per pushtet. Mediat" te cilat reklamohen si te lira jane te lidhura me fije te padukshme si marjoneta dhe luajne ne sherbim te pushtetit.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).