Cepi i mëhallës nuk ka rrugë që të mund ta quash lirshëm rrugë. Balta e zezë e passhiut si naftë ngrihet nga gropat me llokoçitje. Është një lloj balte e përpunuar, një aplikacion urban i rafinuar imët nga këpucë me dhe pa taka dhe goma makinash me dhe pa dokumenta, një nënprodukt që ka shumë pak të bëjë me baltën burimore të rilindasve apo të poetit nga Devolli. (Kush është familjar me disiplinat erotiko-sportive  ku meshkuj të ndezur brohorasin rreth ca grave të reja që luftojnë gjysëmcullak në një legen të stërmadh mbushur me diçka të ngjashme, e ka të qartë për ç’familje substancash po flas.) Lirshëm përfytyron mbi këtë lloj balte dy makina bllokuar turi më turi në ngushti të rrugicës tek i hungërojnë si hijena njëra-tjetrës duke i dërguar isharete kërcënuese me hapembyllje dritash. Dritat pas pak do të ikin dhe nafta më pak e ëmbël se mjalta do ngrihet vrik nga toka e do nxijë çfarë i zë pragu deri lart e më lart në qiellin, fundbarku i të cilit është ende i njomur me shi...

Po ama në cepin e mëhallës së re ardhacake në skaj të qytetit Studenti nusërojnë dy floktore, diagonal me njëra-tjetrën. Dhe e zbusin krejt tensionin zonal me dritëzat dhe ojnat e aromat mentale që emanojnë. E para floktore quhet “Dhurata” dhe besoj se është në konflikt me gjithë parkingun që i mbivendoset mu në hyrje: sapo “Dhurata” qep sytë mbi leshrat e klientes dhe neglizhon vëngjillën e vitrinës, opaa t’u ngul tjetri me makinë aty te pragu dhe ta spostoi klientelën tek floktorja e dytë pa emër e cila ngrihet kat i dytë mbi katër shtylla si ngrehinë e kulturës së Maliqit. Nëpër xhamllëqet e floktoreve, si e do zakoni, janë vendosur me shije sigurisht më të rafinuar se të kamionistëve, foto të stërmëdha vajzurinash me lloj-lloj baroku të ndërtuar drejt e mbi kokë, gra misterioze me vështrime prej opiumi nën kilogramë llaku dhe drite prozhektorësh. Pas xhamllëkut ku janë faqosur gra teorike posterash, fillon distanca problematike me realitetin fizik të grave të lagjes. Flokëpunueset premtojnë parajsën. Mu aty përmbi baltën post-baltë. (E sqaruam llojin: edhe një herë pra, nuk bëhet më fjalë për baltën e qëmotit ku mund mbijë diçka, përfshirë edhe mistikë narkotike patriotike, por jo, jo, kjo është b.a.l.t.a. formulë e re updated me përqindje të lartë çimentoje nga ndërtimet dhe me blozë nga “skarpamentot”. )

Floktorja& kafeneja

Mëhallat, në dallim nga Qendra, kanë një lloj urbanistike gjinore ku burrat e gratë zhvillojnë botët e veta paralele në një lloj ndarje gati laboratorike haremllëku e selamllëku. Vende burrash janë klubet e lagjeve bashkë me bilardot, zyrat e llotarive apo bast-hanet, këto shtëpi publike të fatit, ku të premtojnë që, për fjala vjen, 500 lek të vjetra mund të blesh një milion të reja. (Vetëm burrat mund t’i hanë kësi lloj mashtrimesh që bien erë përrallë e kërkojnë fantazi për t’u besuar; burrat braktisin gratë që u luten të mos rrezikojnë dhe vërsulen deteve në kërkim të El Doradove që ekzistojnë fillimisht vetëm në formë lajmi.)

Kurse vende grash janë shitoret dhe floktoret. Karakteristike është se gratë, duke qenë më bujare se burrat, u bëjnë vend në territoret e veta meshkujve disidentë, bile jo vetëm në territore i strehojnë po edhe në identitetin e vet. Kështu qëllon të gjesh jo pak meshkuj duke blerë spinaq apo detergjent krah për krah me gratë te shitorja te cepi, e po ashtu, gju më gju ulur tek ajo karrigia elektrike, sheh me gratë edhe ndonjë djalosh të dredhë cullufen te floktorja.

Tek territoret e autonome të grave nuk ka gënjeshtra të tipit  ‘na i jep lekët sot dhe kismet të fitojë Verona pasnesër me Juventusin që të t’i japim dyfish’. Gratë nuk i hanë këto. Ato janë të imunizuara nga shantazhet apo premtimet që implikojnë kohë ose të ardhme brenda. (Ndryshe si do të pranonin pjesëmarrjen disaminutëshe në atë lodrën e njohur dhe të ëmbël popullore e cila përfundon kaq dhunshëm pas disa muajve (9).

Mashtrimi që funksionon në rastin femëror, është i afishuar në formë posteri tek vitrina e floktores. ‘Na i jep lekët të t’i bëjmë flokët si kjo goca këtu!Dhe tani!’ Po nuk i pa flokët e veta tamam si ajo fotomodelja 16 vjeçare në foto, nuk t’i lëshon lekët gruaja e huaj, harroje!

Social fabric

Tymi obligativ i duhanit që mbështjell me një atmosferë violente intifade fytyrat e burrërisë në klubin e mëhallës është ajo ‘pëlhura shoqërore’, si i thonë, që përbën atë konsensusin e padukshëm identitar. Të kujtdo qëndrimi politik apo pozicioni social apo ajsbergu religjioz të jenë, meshkujt shqiptarë, mazhoranca e tyre, grupohen nën tymin gri të klubit, që nuk është nevoja të shpjegojmë se çfarë përfaqëson. Përfaqëson pra tymi i klubit të mëhallës që nga ditët e para iniciatike të adoleshencës, lëndën e parë të burrërimit mesdhetaroballkanas, me kultin e forcës, josofistikimit, solidaritetit, bindjes në të mirë a në të keqe ndaj grupit dhe traditës. ‘Grupi i tymit’ është ai me të cilin negocion elita, kapitali, pushtuesi i mundshëm, revolucioni i pritshëm.Tymi barazisht futet në mushkërinë tënde, dhe ai është i njëjti që thithin të gjithë; bile ai që ti shfryve, do thithet nga të tjerët dhe anasjelltas. Minoritetet (kryesisht e kam fjalën për ato joetnike) dhe gratë, kanë fatin e duhanpirësit pasiv; edhe po nuk e ndeze vetë, s’ka problem, e kanë ndezur të tjerët për ty, ti veç merr frymë, dhe e merr me të edhe identitetin si fakt të kryer, dosdo...

Tek gratë, pëlhura sociale, në përgjithësi ka qenë, thjeshtë...pëlhurë. Gratë punonin pajën nëpër mëhalla në grup. Qëndistari kryesisht pa funksion utilitar, ritual prej Penelope, thurja e pëlhurës sociale grarishte, simbolizohej në orë të të tëra vashëri humbur me punëdore mbi nyje të grepit apo shtëllunga të tezgjahut shtëpijak, ku ornament pas ornamenti, tegel pas tegeli kalitej identiteti durimtar i femrës si nënë dhe zonjë shtëpije. Hektarët e djersitur me qëndistari dëftenin haptas se vajza kishte kaluar përmbi ylberin e penjve ngjyra-ngjyra, bashkë me provën e përkushtimit të ardhshëm si grua, kur do kalonte në pushtetin kapricioz të burrit dhe prindërve e fëmijëve të tij. Ama ndër të tjera, qëndistaria kolektive e pajave, ishte edhe një shkollë e madhe ku transmetohej dhe përsosej ideali lokal i bukurisë, ashtu romb më romb e lule më lule. Tashmë në shoqërinë moderne, rishpërndarja e punëve dhe zakoneve e ka nxjerrë jashtë përdorimi punën e dorës, dhe të vetmet lidhje të underground-it të grave duket se janë kthyer lokale flokësh si ai me emrin ‘Dhurata’ apo ‘Sonila’ apo ‘Gërshëra e artë’ . Floktore, permanent, sallon bukurie, nga dy a tre për çdo rrugicë, le të quhen si të duan, ato janë vendet e grave, ekskluzive dhe erogjene. Tashmë jo me pambuk apo blegtori, po me flokët e veta gratë po thurin pjesën e vet të pëlhurës shoqërore, ku mbivendoset zhargoni i tyre, vështrimi i tyre subversiv (etatist) mbi politikën, teknikat e fundit kontraceptive, pedagogjitë, emrat e shqipëruar të personazheve të serialëve argjentinas, fobitë e parashikimet e motit, adresat e fallxhoreve apo numër-celularët e ‘njerëzve të mirë’ që dijnë të fryjnë a të lidh-e-zgjidhin magji... Por më e rëndësishmja është se në këto vatra kulture femërore, si dikur në odat e qëndistarisë, rindërtohet me artizanat bukuria. Kaligrafitë e kaçurrelave, ngjyrosja apo çngjyrosja e fijes, volumet e krehjes, transformimet përmes prerjeve, e pastaj nuk po zbresim më poshtë me mani&pedikyrat e format e tjera që ka njeriu për t’u rihumanizuar me anë të kulturës... (Nuk do harruar as arti samuraj i vetëpërmbajtjes me dythikëshin e gërshërës në dorë kur para teje shkëlqen e pambrojtur një qafë e bardhë.)

***

Sapo vijnë dritat, ato vrap e vrap nisin e lëshojnë korrentin nëpër ato skafandrat e mëdha me ngjyra të forta që kanë brenda koka grash që presin të elaborohen. Kurse ngjitur, klubit sa i vijnë dritat dhe tymi nis e ndrin si neon; kafexhiu rend të ndezë ekspresin dhe t’ua drejtojë me kafeinë shpupuritjen burrave në koka, përbrenda...

Burimi: Koha e Re online

35 Komente

keto jane mejhanet e socializimit sot per sot; baste hanet dhe floktoret..

Bukur..

artistikisht shkelqyeshem, objektiv dhe fin....Hatibi si gjithmone nder me te vecantet....ndjehet mungesa e tij.... me me shume shkrime Vin Hatibi.

  ore djema ky  Hatibi ne disa raste me eshte  shfaqur si islamik, por i shkolluar.Ketu  nuk me ngjan si i tille.Po me pelqekaper  nga brumi...... A eshte ai leshra gjati?

A eshte ai leshra gjati?

Eshte ai qe ka bere nje liber me emrin "gjashta mach", o grava. Kaq duhet; te tjerat pastaj jane pa ndonje rendesi kushedi se ce. Si ta them me mire une ty: ja edhe Migjeni ka vetem vargjet e lira, ose lasgushi vetem nja dy tituj... me mbrapa heshten, njeri prej vdekjes, tjeteri nuk e di pse, s'donte a s'kish se c'te thosh me... Allahu dhe baba Fetahu e dine ate pune... po llafi eshte qe me aq jane te nderum; ose pietro mascagni-t i del e tepron vetem 'cavalleria rusticana' nje aktshe... e ku ta kisha? po, ky ka bere gjashten mac, pra.

Eshte ai qe ka bere nje liber me emrin "gjashta mach", o grava. Kaq duhet; te tjerat pastaj jane pa ndonje rendesi kushedi se ce

Ky vleresim eshte subjektiv apo objektiv? keshtu po te jete rasti i dyte je i lutur te na besh nje liste autoresh qe duhen dhe s'duhen lexuar keshtu edhe peshku del me i purifikuar ne publikime!

Vleresimi eshte subjektiv. Ashtu mendon peshku me nick emigrant dhe kete po ia thote nje peshku tjeter me nick grava.

 Emigrant, Gezuar e qofte nje vit vertete i mbare ! Qe e paten llafin tek ky Hatibi, nga nje burim fare i sigurte, mesova se ky melun terheq keqazi ate te mallkuarin pluhur..Se keshtu eshte djale i pergatitur.

  Ç`edo, e ka ate  dreq vesi e ka.......Por kujdes more se mos e marren vesh ate hena nga je se   mundet dhe te na perjashtojn e nga organizmat nderkombetare per shkak...... te vesit te Hatibit....Andej ka erzllinj te shumte....

 Tung

Grava, ai pluhuri eshte mediumi ku jane prodhuar mrekulli te paperseritshme te artit boteror. Nje dite, atij pluhurit do i ngrihet nje monument, - e per korrektese morale tokesore - ndoshta ne ndonje shesh qendror te metropoleve te henes (lajmet vijne te mira qe andej - ka me teper rezerva ujore nga c'mendohej deri me tash).

Kjo eshte e vjeter, botuar para 2-3 vitesh ne mos gaboj ne njeren nga gazetat. Klasss më vete!

 Mu aty përmbi baltën post-baltë. (E sqaruam llojin: edhe një herë pra, nuk bëhet më fjalë për baltën e qëmotit ku mund mbijë diçka, përfshirë edhe mistikë narkotike patriotike, por jo, jo, kjo është b.a.l.t.a. formulë e re updated me përqindje të lartë çimentoje nga ndërtimet dhe me blozë nga “skarpamentot”. )

Cepi i mëhallës nuk ka rrugë që të mund ta quash lirshëm rrugë.

Po ta bëj me mend hartën e lagjes sime e cila ndodhet në një pozicion strategjik (siç do mundohem ta sqaroj tri a katër vija më posht&eumlsmiley, më rezulton se ky çuni këtu lart përshkruan fiks fare këndin përballë Prokurorisë së Përgjithshme, përbri Poliklinikës Qëndrore, mbi Klinikën e syve Uzllova. Po të futësh kokën në këtë trekëndësh, do të gjesh në katin e parë të një 13 katshi, dy parukeri, si dy gjinj, të ndarë vetëm nga një fletë muri: parukeri "Kena" dhe parukeri "Nais" - Rozafati në fjalë ushqen nga e majta gratë e poliklinikës që i rri përballë, hëm për prerje, hëm për lyerje (infermierë të të gjitha qethjeve bashkohuni), ndërsa parukeri "Nais" që ka edhe çmimet pak më të larta, çmime që i detyrohen një infrastrukture më të zhvilluar, prokuron gratë e Prokurorisë me shërbime të llojillojishme. Lagja ime ka një pozicion strategjik, (erdh koha ta sqaroj) pasi mbledh me një kore nomenklature 9-katshe gjithë lagjen e vjetër të Pazarit të Ri. Kështu, të gjithë ata që i shpëtojnë magjisë së dy Circeve, konkretisht Kenës dhe Nertilës (Nais është bashkim emrash) po të ecin më sipër, në drejtim të Tregut të Biçikletave do të gjejnë qendrat e basteve (bastoret siç thotë ky burri i huj sipër), pra bastionet e yang-ut pasditor, lokalet dhe një paçeri* simpatike që përmbyll kështu trininë e aktiviteteve në lagjen time. Kështu, kur lexova këtë shkrim këtu sipër, m'u duk sikur tjetri m'i kishte bërë autopsinë lagjes -  në fakt, dua të them se kjo hartë me baltë, me humorin që e njohim dhe zhdërvjelltësinë e ditur, e përshkruan më së miri Tiranën e çdo cepi.

Faleminderit për prurjen.

PS: Paçja është vërtetë fantastike, domethënë.

 

 

Shkrimi merr persiper te thote dicka mbi burrat e grate, floktoret e tymtoret por ka mbetur shume i ceket pa mundur te beje lidhje apo nxjerre perfundime qe te ngacmojne. Nuk e di, m'u duk shkrim poshte mesatares. Plus mania per te bere ironi me shprehje a po njerez publike, me duket shenje adoleshence ne shkrim.

na i jep lekët sot dhe kismet të fitojë Verona pasnesër me Juventusin që të t’i japim dyfish

Bibi e paska pas fajin qe hongri gol Juvja ne minute te 93-te nga Chievo (Verona). Jo per gjo po una kom vone bast qe i vogel qe po te investoj per trinitrina qe t'i maj ne xhep gjate cdo neshje do te fitoje Juvja dhe do jem i lumtur.

Tani t'ju deftoj nje skene te jetume te Meduza (poshte shpise se Sales). Shkoj me nje kusherinin tem me pa Juve-Lazio. Bo gol Juvja qe ne fillim dhe ngaqe akoma s'na kishin kap emocionet e lojes se qe minuta 2-te, u gezuam me karar. Kur shof nje shoqen time me dy cuna ne tavoline qe hudhet perpjete. (Sinono ti e njef o ajo qe puno te shoqata grave).
Na vravi ndergjegjia! Ka dule kjo mo juventine se ne? Kur vje kjo e me thote "se mos te te rreji menia se jom bo juventine. u gezova se e kom vone 1" Ngaqe ne pergjithesi ajo ka "vuajtur" shpesh nga trillimet e mia me karakter humoristik, menova se po tallej. Kur me tregoi skedinen (kishte vone 11 neshje, 5000 per 55000, dhe priste vetem Juven dhe Bordeaux) menova se do ishte e nanjonit prej atyne cunave, por jo. Vetem ta shifshit se si uleriste ne fund kur Juvja boni golin e fitores ne minuten e 95-te.

Kisha faj une pastaj qe e prezantoja : "E shef kete? Kjo kshu duket si dashnore te fortesh, por ne realitet nuk eshte fare ashtu. Eshte lace vete!"

Dhe qe ju grate e tjera mos merrni kot e te perfundoni si kjo me lart, po ju qetesoj duke ju thone qe ajo nuk i fitoi 550 000 leket se e dogji Bordeaux.

 hahaha o Guçe --- na falni içikë ju vërdallë se kom i muabet privat smiley pse me E. kishte vu skedina e? Kam njof edhe unë një gocë që vinte skedina, e joshur sigurisht nga fitimi i menjëhershëm që qeka punë burrash me ç'po duket (po të nxjerrim Suden nga ekuacioni) -  Tashi meqë m'u dha rasti, po të kshilloj me pa filmin L'Uomo in più të Paolo Sorrentinos që pak e shumë fillon kështu: http://www.youtube.com/watch?v=yHmdeDxzH94

 Tregim "tranzicioni" me duket mua. Fillon shkelqyeshem, gati-gati me cek te bardhe, bie ne hallet e perditeshme e te merzitshme te ekzistences dhe pastaj te ngel ne dore si qeset plastike qe u keputen dorezat kur i mbush shume e te duhet ti mbash nga fundi deri ne shtepi.

E them kete vetem nga respekti per poezite e tij, se ndryshe nuk do e kisha marre mundimin ta thoja nje llaf te keq.

e po ke dhe ti mendimin tend, c'ti bejme tani

 ky eshte menimi jot, apo...

Emin, ja te behem edhe une dy me PF-ne, qe kemi mendimet tona. Shkrimi nuk m'u duk kushedi se ce. Gjithnje duke pas parasysh te tjera gjera qe ka bere autori.

Ti nuk duhet te merzitesh nga kjo. Nga cdo gurmaz, del nje avaz, ka qene nje fjale. Madje, po ta mendosh nje cike me thelle dhe ta pershtasesh me shkrimin ketu, i bie qe nga i njejti gurmaz dalkan avaze te ndryshme ne here te ndryshme.

Pa merak se nuk eshte pune merzie, po kjo puna e avazit nga gurmazi i jep nje lloj cilesie prej mbledhjesh bashkimesh profesionale muhabetit. Une ne fakt kam nje lloj problemi me idene demokratke te komentit te lexuesit ne pergjithesi ku kushdo mund te vere nota apo yje tek artikulli pa patur nevoje te sqaroje se pse mendimi per artikullin ka ndonje vlere pervec faktit se eshte mendimi i lexuesit. Ketu, shpresoj te me mirekuptosh, nuk po ngre as ndonje pretendim mjeshterie ne zejen e stilistikes per veten apo te paragjykoj kredencialet e tjeterkujt. Por sic ti vete thua, ka nje kriter ku ky autor eshte i njohur pozitivisht per stilin, prozen apo qofte poezine e vete. Ne cdo rast mirekuptoj cdo koment qe angazhohet me tekstin per te komentuar per cilesine e tij, apo qofte te angazhoj tekstin krahasueshmerisht me cfare njef nga krijimtaria e nje autori, sic ben ti. Ne anen tjeter, komentet e tipit: s'me pelqen ky artikull, vulosur me iniciale qe mund te jene, per shembull, N.C., sikur sjellin nje lloj proletarizimi ne debat. Ose keshtu me duket mua se paku. Nese fotoja e nje pikture postohet ne nje publikim online dhe une qe nuk kam asnje lloj formimi ne artet pamore ve nje koment qe thote: s'me pelqeka mua kjo piktura, sikur ka nje prirje te mundshme per tu pergjigjur ketij komenti duke thene: po pastaj?! Nese une angazhohem me pikturen duke patur krijuar nje ide sado amatore mbi teknikat e shprehjes ne artin ne fjale, dhe komentoj mbi vendosjen e ngjyrave, bie llafi, apo atmosferen e krijuar, nje lexues tjeter mund te mos jete dakort, por nje koment i tille thjesht, me duket mua, do meritionte tjeter lloj vleresimi.

Sa gjynof po me dukesh vallahi! Sa shume kerkoke nga peshku!

 Mr behet qejfi qe paske edhe ti mendimin tend. Se nga menyra se e kishe shkruajtur komentin poshte meje, dukej sikur ankoheshe sikur cave )si puna ime) u kishte rene fati te kishin mendime personale, kurse cave si puna jote, nuk.

E para e punes me vjen keq qe te paskam merzit. Une se dija qe ti i lexoke rregullisht komentet e mia dhe priske me shume nga une. Nejse, do perpiqemi per me mire.

E dyta, une kisha vene ndonje note dhe ne parim nuk ve yje. Asnjehere! Jo se me mire syri se nami.

E treta e punes, une bera nje koment lexuesi, me dy fjale, pa pretenduar qe te fjalet e mia te gdhenden ne fondin e arte te kritikes letrare shqiptare. Megjithate, ne menyren time e shpjegova edhe pse nuk me pelqen, pa tema te nderlikuar letrare dhe pa u marre me kohet e lidhores sepse nuk eshte vendi. Megjithate, nese ti e ndjen se nuk kam te drejte dhe do te luftosh per kete , mund te vazhdojme me thellimin e kritikes dhe kundrakritikes, me ose pa pseudonim, ne cdo ore te dites e te nates, ketu ne blog apo privatisht, vecse gjithmone ne kohen e lire se une te pakten kam edhe pune te tjera

Pavaresia e plote e autorit nga lexuesi eshte nje utopi se ciles ia kalon vetem pretendimi per te zgjedhur lexuesin - e mundur kjo vetem ne rastin kur vendos te mos botosh, ose vendos ta ndash vepren tende mes miqve si pune samizdati.

Me pelqeu! Stili i perhershem e autentik i Hatibit i cili u ben nder letrave shqipe me anti-konformizmin e spikatur

Shkrimi është i bukur. Edhe stili më pëlqen. Duket sikur e ka shkruar ekskluzivisht për veten. Stil shumë personal. Kjo e bën të afërt me lexuesin.

...ajo që e prish ama, janë ca komente në formë mini-xhihadi virtual.

 

Per eminin: pergjigjem ketu se nuk kam reply function ket cast. Edhe pse nuk vlen kaq zhurme per nje tekst te ketij niveli - gjithnje sipas meje.
Po te jap vetem nje index qe ndoshta te rrefen cikesine e shkrimit ashtu si sasia e kripes ne gram per liter trego disi cilesine e gjelles: shiko masen e tejkaluar te perdorimit te mbiemrit ne shkrim. Ne anglisht sikunder e di kesaj I thone 'calling names'; ne kontekst ketu eshte calling adjectives.
Nejse. C'nuk me pelqen, ne menyre refleksive kjo, eshte nje fare atmosfere prej 'cete' dhe tribale nga 'dora' ne mbrojtje te nje antari te bawshkesise. Kjo eshte me ter mend e bezdisur dhe bllah.

Per lizandrin: take it easy, bud. Ti e do hatibin bo vaki shoqnisht, kurse une du poezine. Dashnija ime ia 10 asaj tates ne ket rast. Mkupto besoj.
Tkom pershnet ty dhe naimit me ca kong skrapari nmungese te seksjoni konges. Cheers.

C'nuk me pelqen, ne menyre refleksive kjo, eshte nje fare atmosfere prej 'cete' dhe tribale nga 'dora' ne mbrojtje te nje antari te bawshkesise. Kjo eshte me ter mend e bezdisur dhe bllah.

 

Qe te jem totalisht i sinqerte me ty Emigrant, nuk eshte se nuk me shkon nder mend qe prapa komenteve te tua mund te kete ndonje arsye 'tjeter' probabilisht te motivuar nga dobesi te njohura njerzore.(Bashkimi i njerezve me te tilla dobesi mund te perbeje nje tribu me vete). Por do ishte e pahishme dhe joetike qe te sillja hamendjet e mia ketu ne bisede. Kesisoj perpiqem te gjykoj cfare thua dhe jo se cfare mund te me shkoj mendja mua se te motivon ty per te thene ate qe thua. Prandaj bezdi te tilla do i krijosh vetes per nga menyra se si futesh ne muhabet e per kete arsye nuk te ndihmoj dot. Per me teper, seriozisht tani, "mbrojtje te nje antari bashkesie?" Edhe nese permbushim optiken tende per miletin te ndare ne ceta e tribu, nuk pati ndonje rrezik qe te bente te nevojshme mbrojtjen. Te dy si refugjate larg atdheut qe jemi, le te mos i atribojme komenteve tona ne nje blog me shume vlere nga c'kane.

 Emino, jane ''dyshja serioze'' ata. kane histori te gjate si bashkpuntore ''shkencore''. sic duket per kete u laureuan nga penari ne fund te vitit qe shkoi; njeri e hapte listen, tjetri e mbyllte. 

Emigranto, gjysem shaka kjo ( po sic thone shakaja, gjysma e te vertetes)

Ne fakt, Hatibi ka hyre plot dinjitet ne letrat shqipe, pikerisht athere kur te gjithe e dime sa e veshtire ka qene te botoje, e nuk eshte se eshte bere shkrimtar me doreshkrime te vjedhura si ndokush qe ben si lule mos me prek ketu

Me shume dashamiresi flo, packa qe s'kemi ndonje gje dashamire mes nesh: komentet e tua ka ca kohe qe priren kah paranoja. S'di cili eshte shkaku, a halli, a problemi, por uroj sinqerisht te jete thjesht nje periudhe e te te kaloje sa me shpejt. Me te mira, finis.

p.s. Hatibi mund dhe ka kaluar shume-shume peripeci, por me siguri te plote s'ka patur ndonjehere probleme te verteta per t'u publikuar. Kjo pa diskutim edhe sepse ka qene dhe mbetet nje nder poetet me te mire qe ka shqipja.

Finisterre, komenti im nuk te drejtohej ty. Nga ana ime nuk ke asnje lloj dashakeqesie... paranojat, gjendjet e me the te thashët jane te gjitha ne koken tende.

Jam e bindur qe nuk me drejtohej mua, s'kish se pse.

He per he vuaj tmerresisht nga nje forme gripale, çka me ben robinje te shqisave dhe me shpeton si nga sindromat psikike ashtu edhe nga aderimi ne ndonje institucion fetar. Pasdite te kendshme.

athere kur je e bindur qe nuk te drejtohem ty, perse futesh si pyke?

thjesht pyetje retorike, nuk nevojitet pergjigje ne fakt

jo, jo, pa merak, nuk pergjigjem. ketu thjesht per te te thene qe e lexova.

Te fjala "intifade" une ngeca. Ka ca shkrime qe per fillim viti s'i kuptoj, dhe habitem se dua te di: Autori do qe edhe une ti kuptoj, apo s'i intereson hiç?

Hatibi, where is your soul?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).