Po ta shikonit, edhe ju do të pranonit se Rena Garuceli ish femra më e ujdisur në atë qytezë. Kish një fytyrë të pastër si prej alabastre dhe sy të kaltër si gurkali i notepsur. Flokët e zinj e të drejtë (presh), i theksonin edhe më tepër bukuritë e fytyrës. Vishej hijshëm dhe shpesh lëvizte me biçikletë. Kudo që ta takoje, vëreje se ajo vetëm rrezatonte.   

Kur u njohëm, porsa kish marrë divorcin e tretë. Nuk do ta besoja po të mos e thoshte me gojën e vet, ngaqë më dukej absurde. Të hedhësh Renën në “thonj”dhe për tri a katër vjet ta lëshosh përsëri, është fatalitet erotik, mërmëritja dhe kapërdihesha me zor, sa herë Rena më kalonte pranë.

- Mirëmëngjesi, zonja Rena! – u nxitova dhe e përshëndeta një ditë, me titullin që thërriten gratë. Mendova t’i bëja përshtypje, por e pësova.

- Mirëmëngjesi, po ti kush je? – m’u kthye si të isha askushi. 

- Komshiu, që të ndihmova pardje tek pallati, kur ti s’mundeshe nga çantat! - e sqarova duke pritur reagimin e saj.

- Besoj se të kam falënderuar, apo dëshiron ta bëj përsëri? – tha paksa fodulle.

- Edhe sikur të mos më falënderosh asnjëherë, unë prapë do të ndihmoj! – ia ktheva i qetë, meqenëse vet e krijova klimën për një përgjigje të tillë.

- Dukesh djalë i zgjuat, po flasim një herë tjetër bashkë!- u përgjigj dhe iku duke më futur në kokë qindra ide. Por (herë tjetër) nuk pati. Herën tjetër ajo më prezantoi me një burrë rreth të pesëdhjetave, të cilin e quajti shkurt; bashkëshorti. Nuk u gëzova për njohjen por as i mbajta mëri. Mbas pak muajsh edhe unë u martova, që një vit më vonë të na lindte foshnja e parë.

- Ua, një bebe e vockël! Nuk besoj se kjo është ajo që na le gjithë natën pa gjumë? – shtoi me një gjuhë paksa të ngatërruar Rena, për të qarin e bebes.  

- Të na falni në se ju shqetësojmë, nuk dimë si ta pushojmë, ndoshta e ka nga dhëmbmkat! – iu përgjigj e prekur korçarja ime.

- As mos e diskuto, nuk e thashë për të keq! – e drodhi ajo, duke ndukur lehtë buzët. Prej atij çasti, vërejta se ajo femër e bukur, sikur turbullohej shpejt. Prej syve të saj të larë, sikur kullonte një dhimbje e heshtur. A thua vuante prej smirës së shterpësisë? të cilën femrat e pikasin edhe më lehtë, se këtë vërejti edhe ime shoqe, e cila dalloi tek sytë e saj, zilinë për një bebe. Por nuk e trazuam më tej. Shikuam hallin tonë. Unë shkoja herët në punë dhe kthehesha në mbrëmje. Pasi lozja pak me vogëlushin, dilja tek kafeneja e lagjes. Rena, porsa dëgjonte të largohesha, zbriste me të shpejtë dhe trokiste tek porta, si ujku në përrallën e kecave. Zhuritej nga dëshira ta mbante pak në prehër vogëlushin që porsa kish filluar të shqiptonte fjalët e para dhe, meqenëse italianes të tilla belbëzime do t’i mungonin për jetë, qeshte me të madhe sa dëgjohesh deri jashtë në rrugë. Kishte raste që kthehesha më herët dhe e gjeja duke hidhepritur tim bir deri lart në tavan.

- Të lutem, mos e hidh si ndonjë kokërr mollë! - ia prisja hovin teksa ulesha para televizorit. Por Rena rrëmbehej nga pasioni. “Si marroke kjo femër bukuroshe!” - thosha me vete, tek kërkoja ndonjë lajm për kalimet me skaf nëpër Otranto. Për pak, afër mua ulej Rena, joshëse si përherë, me të përditshmet e saj firmata. Ato çaste dehëse, dëshiroja të kisha sytë e kameleonit, njërin ta mbaja  nga televizori dhe tjetrin mbi bukuritë e saj, ndonëse pranë Renës shpesh e humbja fillin, si dhe më mundonte një nakatosje pak mbi stomak, por që e harroja duke u fiksuar drejt mbi ekran. Ashtu u fshihesha dhe shikimeve qortuese të sime shoqeje. I ngecur midis dy femrave, pranoja ngopjen prej belbëzimeve të vogëlushit, sepse fjalëve që këpusnin të mëdhatë, mund t’u jepje çfarëdo brendësie. Diskutimi me to fshihte ngërçe, që të sillnin më pas tension. Një mashkull i ngatërronte edhe ngatërrohej lehtë. Ishte si të endeshe përreth dy koshereve me shumë mjaltë, që të vilen duan shumë tym.   

Ndërkohë, Rena, e cila ndjente ngucjen e shikimit tim t’i shkopsiste komçat e bluzës, çlirohej e tëra. Thua ia arrinte qëllimit. Por këtë lojë e bënte brenda në shtëpi, kurse jashtë vepronte krejt të kundërtën. “Ah, Rena, deri kur do më rrëshqasësh si ngjalë!”- thosha me vete tek i peshoja për së largu dy gjinjtë e bukur, të pa squllur nga bebet dhe lindjet.  

Kohët kalonin dhe unë që shpresoja se italiania do të lodhej nga kjo lojë, për të kaluar në atë tjetrën, të rëndësishmen, thelbësoren, e cila ndodhi aq papritur. Tani po ju them shkurt, se vendalia nisi të na vizitonte më shpesh duke sjellë dhurata. Në pesë vjetorin e vogëlushit na solli një aeroplan prej kompensate. E mirëprita, i ngrati, ngaqë kujtova se e solli për mua, pasi e quajta të papërshtatshëm për një miturak.  Kishte aq shumë pjesë për tu bashkuar, sa edhe unë desha plot tre ditë për ta montuar. Sigurisht, nuk mohoj dhe “ndihmën” e vogëlushit, i cili mi prapësonte montimet sa herë vërente se diçka nuk e vendosja siç duhej...

Rena, tek shikonte që lozja me tim bir shtruar dhe në mirëkuptim absolut, buzëqeshte me një lloj euforie. Por diç më thoshte se ajo priste me padurim të  dështoja në montimin e aeroplanit. Ndaj thirra demonin e novatorit, siç bënim dikur në mbledhjet e bashkimeve profesionale. Doja ta përfundoja sa më shpejt atë strumbullar, e në ish e mundur atë çast, me Renën prezent. Kur i ngjita krahët prej kompensate, aeroplani mori formë. Me vendosjen e bishtit ai sikur do të ngrihej në një fluturim rutinë. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Lufta e ftohtë që kishim shpallur, vuri në shenjë dhe aeroplanin lodër, të cilin e përfundova mbas pak.

- Sa i bukur që duket! S’ma merrte mendja se mund ta ndërtoje kaq lehtë! - mërmëriti ajo.

- Shumë gjëra nuk iu merr mendja ju, por duhet të përgatiteni për gjithçka, si dhe për befasime të ëmbla!.. –  përgjithësova ngadalë, ngaqë nuk doja loja jonë të zgjatej në pambarim. Ajo më hetoi e dyshimtë. Pastaj vuri pak cepin e buzëve në gaz. Unë mora aeroplanin e porsa përfunduar dhe e vendosa tek një raft i bufesë, që të mos e shkatërronte vogëlushi. Ishte shumë e vështirë t’i ngjisje përsëri ato dhjetëra pjesëzat e tij. Madje, një ditë më parë e përngjasova me një aeroplan të vërtetë luftarak, të cilit i gdhendet tek barku, veç dita e prodhimit. Kurse ajo e “skadencës” i shkruhet në orën e ligë, brenda kutisë së zezë... 

Kohët që pasuan Rena nuk u duk më. Shkakun e mos ardhjes ime shoqe ma ngarkoi mua. “Ti nuk duhej t’i flisje ashtu!” – tha pa detajuar gjë. “Ajo është vendase, ne të huaj, hallexhinj, të pambrojtur!” Kur dëgjova këtë arsyetim, u qetësova. Kisha kohë që e mundoja veten, nëse ime shoqe dëgjoi kur i thashë Renës; të përgatitej për befasime të ëmbla!.. Ndaj i dhashë të drejtë për pikëpamjet e saj. “Ashtu është, moj grua!” - nëpërdhëmba duke menduar të hakmerresha me formë paqësore. Nuk ju fsheh, se Rena po më joshte aq shumë, sa isha gati të zhytesha në llumin e gjynahut, sipas një plani që po thurja prej kohësh, të koduar “ndëshkim.” Kisha një bindje, se mbasi t’i jepja atë që i takonte, ajo do të sillej edhe më njerëzisht me familjen time. Kryesisht me mua, që ma vinte në dyshim gjithçka. Vetëm atëherë do të qetohem, thosha me vete, ngaqë italiania fshihte pasione të çuditshme.

Time shoqeje i thashë vetëm se, duket sheshit që Rena vazhdon lojën e vjetër të shpërfilljes! “Ne kemi hallet tona, mor burrë!” - ma ktheu ajo. Ç’na shqetëson shpërfillja e saj!” – shtoi duke ledhatuar barkun e citosur. Për një muaj do të sillte në jetë fëmijën tonë të dytë dhe një fëmijë në vend të huaj, vjen me halle. Kështu kaluan ditët, derisa bebja erdhi në shtëpi në një shportë si të qershive. Rena nuk duroi dot, të nesërmen u duk tek porta, e bukur, joshëse, si një Afërditë e vërtetë. Nuk them “nga na erdhi,” por atë ditë rrëmuje, apartamenti im vogël nuk mund të priste vizita.

Djali këndonte me zë koke, shoqëronte të ëmën që i nanuriste bebes. Nga kasetofoni me kapakë gjysmë të shkulur, dëgjohej pareshtur një këngë fëminore, të cilën thuajse e kishim mësuar përmendësh. “Pale, kush do ta dëgjojë dhe kaq vite të tjera?”-mendoja nga që ajo këngë e kish tejkaluar çdo rekord dëgjimi.

- Babi, pse nuk i këndon edhe ti bebes si mami? -ma prishte herë pas here përqendrimin vogëlushi. Nuk arrita t’i thosha as gjysmë fjale kur; “tak! tak! tak!”u dëgjuan si të ngrira në derë të trokitura. “Rena do të jetë, nuk pres njeri tjetër!” – tha ime shoqe duke më kujtuar të mos kapesha përsëri me të.

- Mirëmbrëma! – bëlbëziti ajo si ato vogëlushët, që kanë një faj të shkuar për të rrëfyer.

- Mirëmbrëma Rena, urdhëro, hyrë! – e ftoi ime shoqe dhe i tregoi vendin ku të ulej. “Do të na falësh për rrëmujën!” – vazhdoi e imja, duke i shpjeguar se me dy fëmijë, qetësia, rregulli, shkojnë të flenë gjetkë... Por Renën ky sqarim sikur e trazoi. Ajo po afronte të pesëdhjetat dhe apartamenti i saj, ende nuk e pat njohur ndonjëherë aq gëzim e rrëmujë së bashku. Këngët dhe ninullat fëminore ishin krejt të huaja për të, ashtu siç qemë të gjithë ne në qytezën e saj. Tani, e vetme mes katër mureve, sikur kërkonte një rrugëdalje. Burri i katërt kthehej vonë e ndoshta tani e kuptoi, se jeta është e shkurtër, sa nuk mjafton për të gjitha. Ah, të kish një fëmijë, që tani të gëzonte natyrshëm! Një këngë fëminore me siguri do t’ia qetësonte veshët dhe do t’ia zbuste shpirtin.        

Por fëmijët i kish refuzuar me bindje, ndaj nuk mund të kuptoja nëse vërtet gëzohej për fëmijën tonë të dytë, apo shtirej. Më në fund u ul tërë elegancë këmbë mbi këmbë, si një konteshë e vërtetë. Pastaj rregulloi pak bluzën tek gjinjtë dhe u mbështet me delikatesë. Befas, teksa të gjithë ishim përqendruar mbi beben, ajo thërriti paksa e habitur duke u çuar sikur e pickoi cukthi.   

 “Ua, aeroplani prej kompensate që ju solla dikur!” – tha e rrëmbyer dhe e mori atë në dorë, duke na shikuar kalimthi, si të donte të kthente kohën mbrapsht. Mbas pak e humbi buzëqeshjen. Siç duket iu kujtua se ajo nuk kish pse ta ndërtonte një lodër kaq të bukur. Të mos aludoj këtu, se ajo vetë nuk e ndërtonte dot kurrë atë lodër. Mbase e shikonte edhe më të vështirë se lindja apo rritja e një fëmije.

Pra atë ditë, aeroplani i vendosur prej kohësh në raft, bëri prej duarve të bukura të Renës, uljen e parë mbi kolltukun dysh. Por ah, që s’kishte një motor të vockël, të çohej vetë nga “pista” e gropëzuar që lanë mbrapa të ndenjurat e saj. Atë çast bebja hapi sytë. Nuk qau si herët e tjera, por shikoi pak lodrat që i silleshin me nge sipër fytyrës dhe i puliti sytë prapë.  

- O Zot, sa fëmijë i mbarë! - ia bëri Rena dhe pa shikuar nga vendi ku u çua, u ul mbi aeroplanin prej kompensate. Në dhomë ngriu çdo gjë. Zhurma e shkërmoqjes ngjau me poteren e ortekut kur humbet në hon. Atmosfera u akullua. Ne na ngriu fjala. Porsa kish ndodhur një provokim, ndaj shikonim njëri tjetrin si të shushatur. Pas pak atij çasti zhbërjeje foli ime shoqe. “S’ka gjë, Rena, shëndoshë ne, shëndoshë fëmijët!” Por tek fjala “fëmijët” ajo e zbehu urimin, ngaqë ndjeu se Rena u rrudh si patllixhania në furrë. Unë nuk gjeta fjalë të thosha, përveç se u binda njëherë e përgjithmonë, se “ndëshkimi” i Renës tashmë bëhej çështje nderi. Kështu besoj do mendonte çdo ballkanas i vërtetë.     

Mbasi zhurmën e demontimit e përpiu nata, u dëgjua vogëlushi të qante me dënesë. “Oj, xia Rena na prishi aeroplanin! Xia Rena nuk më do! Xia Rena duhet të ndëshkohet!” U derdhëm ta qetësonim. E ëma e mori në prehër kurse unë i pëshpërita në vesh. “Mos qaj, bir i babit, se do ta ndëshkoj keq, madje qysh sonte!”

Vërtet, ishin çaste turbullimi që nuk dija nga t’ia mbaja, por deri sa i dhashë fjalën tim biri, diçka duhej të bëja. E kisha të vështirë të qëndroja akoma duarlidhur karshi Renës. Më tepër tani që për ta ndëshkuar, kisha dhe nxitjen e tim biri.    

Kur italiania u ngrit të ikte, e mora pas, gjoja duhej t’i shpjegoja disa gjëra serioze, lidhur me shqetësimin e madh që pësoi vogëlushi. “Ai nuk duhet të urrejë kaq fort, madje, qysh në këtë moshë!” - i thashë sime shoqeje dhe ndoqa Renën shkallë më shkallë. Italiania ngjitej e qetë, duke më shikuar si gjithmonë, shpërfillëse dhe nazuqe. Hapi derën e apartamentit të vet dhe priti sa të hyja. Siç duket e kuptoi se shkova ta “ndëshkoja.” Madje ta ndëshkoja rreptë, aty në këmbë, pa e lejuar të largohej më tej se divani me mbulesë të kadifenjtë. “Moj, italiania e dreqit, dëgjo këtu! – i fola fort, kuturu, që të dëgjohesha poshtë. Ajo vazhdoi të më shikonte ftohtë, me një shikimin therës e ambicioz, si të mos i trembej hiç ndëshkimit tim. Dhe ashtu duhej të ndodhte, se unë pastaj e ngrita si pupël dhe e shtriva butë si pambuk. “Paske duar të fuqishme si Popai!” - nëpërdhëmbi ironike duke më kafshuar lehtë tek llëra. E putha fort në sy, në buzë, në qafë, që të vinte mend. Por ajo vazhdonte shpërfillëse.        

 “Ah, Rena, ti e di fort mirë, se në Itali dënohesh kur shkatërron diçka të botës!” - i pëshpëritja tek veshi, tek po e “ndëshkoja”siç e meritonte...

 “E di, ndaj mos pusho të më japësh dënimin më të rëndë!” – vëngoi dhe shikoi nga bregu i detit, ku sipas saj, aty herë pas here zbarkonin “gjykatës” shumë më të zotë nga unë...

 

    

Romë   

2006-06-12

      

Tregimi është shkëputur nga libri  NJË FIZARMONIKË MES MALESH

 

24 Komente

Ishte njehere nje italian, nje gjerman dhe nje shqiptar... smiley

Se di se kur do mbaroje kjo seria e tregimeve me albanez qe "nokin" me te bukuren e lagjes jashte shtetit, por sidoqofte ai do te jete vertet momenti qe do tregoje qe shqiptaret kane fillu vertet me "nok" noi gjo.

Mua, kur e lexova me erdhen nja dy pyetje-rrufe: si u tha "dhembkave" ne italjançe korçarka dhe cfare desh te thoshte autori. Kete pyetjen e dyte duhet ta kem bere kaq rralle gjate gjithe jetes sime, saqe dua mepatjeter pergjigje smiley .

dhemkave u thone italisht dolorka (k-ja kuptohet qe eshte c kur shkruhet). Per rrufene e dyte nuk jam kompetent.

Atyre u thone "doloretti" smiley , kurse ajo e kishte fjalen per "dentini". Ne fakt italishtja eshte plot me korçarizma, po ta mendosh.

 Me vjen keq qe po kembengul ne kete argument gjuhesor, por edhe nese per aresye kompromisi pranoj fjalen dentini, ajo duhet te mbaroj patjeter me prapashtesen zvogeluese-perkedhelese korcare ka, pra duhet te jete dentinka ne shumes ose dentinkë* ne njejes

 

- *serish k-ja kuptohet qe kthehet ne kur shkruhet. ë-ja nuk shkruhet fare se nuk kemi me cfare ta shkruajme ne italisht, pra zere se nuk ekzston. (ë e rene, quhet ne pellazgjisht)

 

P.S. Me vonese si polici e kapa qe te dhembkave e kishe per dhembet e vegjel dhe jo per dhimbjet e vogla (zakonisht shpirterore) qe ne Korce quhen dhemka. Ilustrimi me i bukur i kesaj piccolo grande fjale eshte kur nje korcar ulet para televizorit ne shtepi dhe degjon spikeren qe prezanton filmin e asaj nate qe tregonte vuajtjet e klases punetore suedeze ne shek XVII. Dhe korcari qe psheretin nga fundi i shpirtit:

- Po ce s'na jepni ndonje film me Fernandelë mo, qe te qeshim ca? Po ce mo, tere dhemkat e botes ne do t'i qajme?

 

- Mirëmëngjesi, zonja Rena! – u nxitova dhe e përshëndeta një ditë, me titullin që thërriten gratë. Mendova t’i bëja përshtypje, por e pësova.- Mirëmëngjesi, po ti kush je? – m’u kthye si të isha askushi. - Komshiu, që të ndihmova pardje tek pallati, kur ti s’mundeshe nga çantat! - e sqarova duke pritur reagimin e saj.- Besoj se të kam falënderuar, apo dëshiron ta bëj përsëri? – tha paksa fodulle.- Edhe sikur të mos më falënderosh asnjëherë, unë prapë do të ndihmoj! – ia ktheva i qetë, meqenëse vet e krijova klimën për një përgjigje të tillë.

Shume, shume bukur, humor, finese, dialog i zhdervjellet. Ka disa gabime te vockla gjuhesore, por kjo nuk demton ndonje gje te madhe.

 

  Ore kush e di, ky m.Dhrami mos Mumtazi eshte ? Them se ai, i paudhe ka qene tmerresisht qejfli femrash.

    Duke qene puro gjirokastrit, mu per  ate e ben gabimin gjuhesor dhe   PF ka shume te drejte ne konstatimin e tij..... 

 tregim i papare.

Ne traditen neoklasike te pasqyrimit letrar te nacional seksualitetit shqiptar, eshte i njohur motivi i shqipos qe kendon me te bukuren e lagjes se huaj. 

“E di, ndaj mos pusho të më japësh dënimin më të rëndë!” – vëngoi dhe shikoi nga bregu i detit, ku sipas saj, aty herë pas here zbarkonin “gjykatës” shumë më të zotë nga unë...

 

Mbyllja e tregimit eshte  fantastike. Me kujton ate historine e cobanit shqiptar, i cili kur po degjonte komplimentat e nje turisteje angleze per cilesine e seksit te porsakryer, i thote:

O motrrra!!!!!!!!!

Ti nuk njeh burazerin ti moj.

Njehere qe kish pire, perdhunoi arushen. Qe prej asaj dite, cdo te shtune, na sjell arusha nje qillo mjalte ne shtepi.

 

Mgjtht, vleresimet jane subjektive. Mund t'a kem edhe gabim. E humbas sigurine ne vleresimin tim, kur shoh tek komentet me siper se dikush qe me kritiken e tij e kishte bere copa stili e Ervin Hatibit, jepte nota maksimale per kete tregim.

 Mua me perlqeu ky tregim per fluiditetin e tij. Kishte nje rrjedhje te kendeshme dhe nje stil terheqes.

Vleresimet gjithmone jane subjektive, por thelbi besoj se duhet te jete i njejte. Mund te hane kritika tema, stili, dendesia e ngjarjeve e ku di une se çfare tjeter, por thelbi duhet te jete nje i bukur ose jo

 

PS

Ju deshen 5 vjet shqipos per ta ndeshkuar, mos eshte valle pak si shume.lol

 Ka gjetur  pisten, ka ndertuar nje aeroplan kompesatoje deshirash ...por me vjen keq, pa turbinat e ndjesive qe te ngrene ne qiej te panjohur.Nje femer nuk eshte nje brave ku thjesht futet celsi...dhe portat e  parajses hapen.

Fantazi interesante, i mungon ne fund '....dhe pastaj u zgjova'.

I gjithe ky tregim per dy gishta vend!

Presim me padurim vazhdimimin,detajet e ndeshkimit,cfare i tha Olivia Popait,....

Po pra,albanians do it better!

E ëma e mori në prehër kurse unë i pëshpërita në vesh. “Mos qaj, bir i babit, se do ta ndëshkoj keq, madje qysh sonte!” Vërtet, ishin çaste turbullimi që nuk dija nga t’ia mbaja, por deri sa i dhashë fjalën tim biri, diçka duhej të bëja. E kisha të vështirë të qëndroja akoma duarlidhur karshi Renës. Më tepër tani që për ta ndëshkuar, kisha dhe nxitjen e tim biri.

e po paska dhene fjalen (besen). si shqiptar i vertete, duhej ta ''ndeshkonte''. ceshtje nderi.smiley

se shqiptari kur jep fjalen, therr djalen... tha..

 gjynah qe korçarka e zgjuajti nga gjumi.  çohu o tu mbyllte, se te vajti vone per pune, i tha.smiley

po sikur zonja Rena te vinte per korçarken..... nuk i dihet..

 

Ka nje pjese te shkelqyer Fante tek "Pyesni pluhurin".

S'i kishte ec' me njeren dhe si per t'u vete-kompensuar, u ul e shkroi nje tregim ku ajo ne fund i lutej me lot ne sy, duke u hequr zvarre qe ta falte... Ky nuk e fali ne fakt, por ajo vazhdoi me tej: meqe qe e pasur shume, i la nje ketij trashegimi stratosferike.

E nejse, vetem se Fanteja e grisi tregimin kur u ngrit nga makina e shkrimit.

Ceshtja eshte ketu: nuk dua te ndalem tek skematika e tregimit, autorin nuk e njoh, mund te kete shkruar tregime me te mira. Ajo qe me shqeteson mua ( shume madje) eshte mendesia, e cila del krejt e zbuluar neper rreshta. Shume here, pjese te caktuara letrare shfaqin shume me shume tek lexuesi se sa mund te mendoje autori. Pra mua me shqeteson sjellja tipike prej shqiptari kundrejt nje femre te "jashtme" e cila meqe eshte e "jashtme" dhe qe ketu nis "damka", e divorcuar ca here, e meqe autorit i duket e palumtur, e ben kete te fundit (autorin pra) te mendoje se mund te bej me te c'te doje, sidomos kur i pershkruan jaken e kemishes gjysem te zberthyer e cila mund te kete qene zberthyer krejt pafajshem e spontanisht, pa qellime te caktuara per te joshur kete tipin, veprime spontane pra, te cilat krijojne paranoja bubruese vetem tek mendja e nje kategorie te caktuar shqiptaresh. (bushtra, desh te me provokonte !). Per te mos folur pastaj per zgjidhjen...

Ne fakt mua mendesi te tilla, me trembin edhe me shume se ato fytyrat e grave, te mbuluara me perce e qe lene zbuluar vetem syte...

Dhe pyetja qe me mundon mua eshte: si eshte e mundur qe nje njeri qe shkruan te kete nje mendesi te tille, si eshte e mundur te kerkosh te emanciposh lexuesin, kur, me pare nuk je vete?

Ne te vertete, (kjo qe po shkruaj nuk ka lidhje me autorin), ka nje duzine "shkrimtaresh" ketu tek peshku qe s'lodhen duke shkruar tregime erotike, (as tregime nuk mund te quhen, manuale erotike mbase) ku veten e nxjerrin gjithmona si perendi seksi, si makine seksi, etj etj, me nje fjale si ai tregimi i Fantese me lart, por me nje ndryshim te vogel, Fanteja e grisi ndersa keta kushedi sa here e lexojne nga qejfi madh se kane bere nje veper te madhe.

Ne fakt; narcizmi i mediokerve eshte po aq i trishtueshem se sa ajo modestia e heshtur, pikelluese dhe e pavetedijshme e atyre te talentuarve...

Dhe pyetja tjeter qe me shqeteson mua e cila ndoshta mund te kerkonte nje teme me vete: a nuk iu duken njecike arrogante veprat kryekeput autobiografike (sidomos kur jane autografi e se shkuares se pakryer)?

Pyetja eshte retorike, nuk nevojitet pergjigje.

mllef i pameshirshem, me saktesi kirugjikale. Si drejtesia revolucionare. 10* Flo

hmm... mllef jo... nerv mbase... smiley

p.s

(per ate drejtesine revolucionare i kam ca rezerva, ndersa per revolucionaret vete kam gjithe simpatine...  e pa-kompleksuar ...)

 I pameshirshem komenti por kam pershtypjen se targeti eshte i pasakte. Mund te diskutohet per skematizmin,  klishete,logjiken e  dinamikes se tregimit , justifikimin artistik te kesaj dinamike dhe finalizimin (te pajustifikuar sipas meje me artificin e aeroplanit te shkaterruar )  por te masakrosh autorin, ta njejtesosh ate me narratorrin  dhe, per me teper, ta kualifikosh pa tu dridhur qerpiku, si pervers apo mashkull qe jaragavitet para nje dekolteje-ky me duket nje feminizem tejet arrogant.

 Un nuk e di ku eshte shkruar kjo teoria sipas te ciles pas cdo tregimi apo poezie qendron autori me faktet e tij  biografike dhe ajo qe pershkruhet eshte thjesht dhe kryekeput  nje pasqyre autobiografike? Kritika letrare na ka mesuar qysh nga shkolla e mesme se pas nje Ana Karenine apo Emma Bovari qendrojne fate femrash te ngjshme dhe autoret perkates vetem se i kane sintetizuar dhe tipizuar keto fate , duke na dhene nje Ana  apo Emma.  

Dhe cfare te them per gjykimin kategorik se " me kete mendesi , autori zbulon veten  dhe si i tille nuk mund te emancipoje lexuesin"! Me duket i cuditshem ky arsyetim. Historia e letersise eshte cip me cip  me "kujtime kurvash te trishta",  me "harqe triumfi" me "letra te panjohurash" dhe saga seksuale bukovskiane por nuk di qe autoret te jene akuzuar per mendesi te pa emancipuar.

 Mendoj se e gjitha cfare ke adresuar per autorin si person eshte nje keqkuptim.

Mund te diskutohet krijimi dhe justifikimi artistik i karaktereve brenda korrnizes se tregimit dhe nje pike interesante eshte kjo qe ka evidentuar Tironc ne komentin e tij.

spiritus, nuk kam thene ne asnje vend qe autori eshte personazhi kryesor, por qe nepermjet zhvillimit te personazhit kryesor, une zbuloj mendesine e autorit perkundrejt gjinise se kundert, kaq per autorin, lexo me lart c'kam kam shkruar, nuk di ku e ke lexuar ate perversitetin??!!! une nuk kam permendur asgje te tille

Ajo ceshtja e autobiografise nuk ka lidhje me autorin fare, fare, ka per target ca manual-shkrues erotike, dylekesh qe bombastikohen ketu tek peshku pa uje... dhe po, ne shkrimet e tyre une e shoh te njehesuar narcizstikisht autorin me personazhin kryesor, por ky eshte  vetem mendim im... sigurisht qe ti ke te drejte te tundesh koken tende

dhe te lutem, mos krahaso bukowskin me pacavuret qe shkruhen ketu (sqaroj ketu qe nuk e kam fjalen per autorin e aeroplanit)

e nuk eshte se bukowski u ngrit nje dite te bukur dhe tha: jam qe jam po shkruaj nje manual erotik, ka shume thellesi qe te mbysin e te pikellojne dermueshem, poshte mbeshtjelljes/fasades ne dukje thjesht erotike te veprave te tij...

 

 Po tund koken time , flo smiley Mendime po shkembejme.

Ne kete tregim me ra ne sy trajtimi qe autori i ben grave shqiptare ose me mire te them karakterit te tyre. Nuk besoj qe nje guraje shqiptare mos ti bjere ne sy apo mos e kuptoje kur burri i saj perpara saj ben flirt me nje gura tjeter dhe pavarsisht nga kjo ajo e toleron duke thene se "jemi te huaj ne toke te huaj" pak ashume. Mos valle toleron guraja shqiptare dhe tradhtine bashkshortore vetem nga fakti se "jemi te huaj ne toke te huaj".

Pra ketu autori ne menyre te vetedishme apo jo perpiqet ti jape karakterit te femrave shqiptare nje veti asociale shkaterruese. Eshte ky realiteti yne...? do te shtroja une pyetjen. Po qe se po athere kemi nje problem shume shume te madh.

kisha goxha kohe qe nuk ngaterrohesha me letersi peshkore, pas leximit te ketij tregimi e ndjej qe do rri edhe shuuuuummme shuuuuuummee kohe te tjera i pangaterruar.

 Mos u merni me, grate shqiptare apo me burrat shqiptare, qofshin keta shkrimtare, apo gra shkrimtaresh. Ta kapesh analizen nga ketej eshte fatale. Ju lutem analizojeni shkrimin, sikur te mos e njifni fare shkrimtarin.

Ku qendron ndryshimi nese  autori eshte rus, mexikan apo indian? E rendesishme eshte qe autori, kushdoqofte ky do te jape nje mesazh. Cili eshte ky? A mund ta deshifroni dot???. Ja kjo eshte çeshtja. Ajo qe verej ketu te peshku eshte se pjesa me e madhe e komentuesve, nuk merren me shkrimin po me autorin. Dhe pse vjen kjo????

Sepse sipas nje studimi, 90% e atyre qe jane pjese e komunitetit lexojne se ç’shkruhet por nuk marrin pjese ne debat, 9% e tyre marin pjese ne debat ne menyre te çrregullt ndersa vetem 1% e tyre jane te vullnetshem dhe marrin pjese rregullisht ne debate e komente.

Pra keta jane tek 9%, (ketu mbase hyj dhe une, por meqe ja njoh vetes kete fat te keq, po perpiqem ta permiresoj qe te futem tek 1%)

>>

 Alidemso, po te pergjigjem se u ngrit ky problem edhe tek ai tregimi i Hatibit dhe meqe une si te thuash nisa dhe komentin e pare ketu, mu duk si e nevojshme ta trajtoja me gjate kete pune. Ne rradhe te pare desha te theksoj edhe njehere se ky eshte nje blog i pergjithshem (jo i specializuar ne letersi) ku njerezit shprehin mendimin e tyre ne menyre blogiste, pra me shume per te hyre ne muhabet, sesa per te make a living (se s'po me vjen shqip). Pra te kerkosh nje kritike profesionale 3500 fjaleshe te papaguar me duket shume utopike, plus, a eshte ky apo ai autor aq i rendesishem dhe a eshte ky apo ai krijim aq me peshe sa cdo komentues te paraqitet me nje kritike te tille, eshte dicka qe ia vlen paraprakisht per t'u diskutuar. Se ketu tek ky blog p.sh, une kam degjuar edhe kritika te tipit "bitellsat jane katunare mer jahu, nuk krahasohen me zhak brelin", pa pasur asnje argument per te mbeshtetur kete teori intraplanetare. Megjithate jeta ka vazhduar.

Problemi tjeter eshte "marrja me autorin". Padyshim qe ketu ka nje gabim konceptimi. Askush nuk mendon qe nje tregim eshte pjese reale e jetes per sa kohe qe nuk shkruhet "tregim autobiografik", por ne te njejten kohe, kur themi kritike libri ne 90% te rasteve flasim per kritike autori, pervec rasteve kur p.sh diskutojme perdorimin e paskajores ne tregimin shqiptar te shek XXI, ku autoret jane thjesht pjese e studimit.

Tani une kete M.Dhramin nuk e njoh dhe te them te drejten nuk me kujtohet te kem lexuar gje tjeter prej tij. Kur une kritikoj autorin, e bej kete vetem ne baze te tregimit dhe personazheve qe ka krijuar ne tregimin perkates, padashur fare te ve ne dyshim figuren apo integritetin moral te tij, qofte ate personal, privat apo shoqeror te cilen as nuk e njoh, as nuk kam ndonje interes ta di. Pra gjithe kritika autoriale mbyllet ketu.

Tani qe te vijme tek tregimi. Nuk eshte shkruar keq nga ana letrare. Jo ndonje stil por as edhe gabime. Personazhet qendrojne, aq sa mund te qendrojne ne nje tregim te shkurter. Ngjarja me duket e stisur. Po shume e stisur d.m.th. ose te pakten atipike. Pse? Se pari, nje italiane derr p* qe ka ndare tre burra dhe qe duket si gjujtese profesioniste, zor se digjet nga deshira per nje femije. Ato kane halle te tjera. E dyta qe kjo femer te hyje e te dale ne shtepine e nje emigranti qe ka femije dhe si te thuash te beje vendin e saj ne ate familje, por njekohesisht duke e mbajtur moralin e saj prej kucke, nuk para ndodh ne asnje lloj familje, se gruaja te nxjerr jashte me shqelma dhe burri edhe po te doje nuk e mbron dot se del legen. 

Tjetra eshte qe nje grua e tille me sqime dhe vetekujdesje nuk ulet siper nje aeroplani kompesate 1/m2 dhe per me teper ta thyeje ate me bythe. Kete s'do e bente as gjyshja ime qe i ka gjyslyket nr X, e jo me nje femer qe jeton nga e gjuajtura pra qe shikon njehrazi ne nje numur Y drejtimesh. 

Pastaj ajo pjesa e "denimit" dhe menyra se si zhvillohet ai, i ve kemben ne gryke cdo letersie, psikologjie personazhi e di une se cfare. Ai per mua eshte thjesht nje projektim deshirash qe e ul menjehere vleren e gjese se shkruar.

Tani, ekziston mundesia qe megjithe probabilitetin minimal qe te ndodhe, kjo ngjarje ka ndodhur, ajo gruaja e ka vuajtur denimin realisht e atje e me tutje nuk ka thyer me aeroplane kompesate me bythe, pra une e kam krejt gabim dhe ketu pasqyroj vetem njohjen time te ceket per boten reale, megjithate...megjithate...

Njerez ... kur ben dicka publike ...eshte e drejta e cdo njeriu te merret me ke do ai e kam fjalen per autorin apo per shkrimin. Keshtu jane ligjet e Tregut.

Pastaj une personalisht e kam thene se cme ra ne sy ne ate shkrim. ..

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).