Neue Zürcher Zeitung

Asnjë vend tjetër në Europën Lindore nuk ka kaq shumë monumente, ndoshta edhe të pavullnetshme, që të kujtojnë sundimin komunist si në Shqipëri.

Të shpërndarë në të gjithë vendin janë qindra e mijëra bunkerë betoni, simbole të heshtura të një varianti represiv të pushtetit komunist në Europë.

Bunkeri, që do mbronte Shqipërinë e qeverisur me grusht të hekurt nga viti 1944 deri në vitin 1985 nga Enver Hoxha, është simbol i karakterit unik të regjimit, që me anë të vetë-izolimit kërkonte ta mbante vendin si bastioni i fundit i stalinizmit në Europë.

Njëzet vite pas ndryshimeve politike, që kulmuan në dhjetor të vitit 1990 me heqjen dorë të Partisë së Punës nga monopoli politik në vend, statujat e Stalinit e Enverit janë zhdukur, por përpunimi i të kaluarës nuk ka nisur ende.

“Lustracioni” i politizuar

Në asnjë vend tjetër të Europës Lindore nuk ekzistojnë kaq pak studime serioze në lidhje me periudhën e socializmit si në Shqipëri- nuk ka asnjë biografi kritike ndaj Enver Hoxhës, edhe pse asnjë drejtues tjetër komunist nuk e ka dominuar për kaq gjatë e në mënyrë kaq intensive fatin e vendit të tij.

Krahas raporteve të publikuara në media, në tregun e librave ka vetëm dokumente e kujtime të viktimave të komunizmit, por edhe të anëtarëve të nomenklaturës- përfshi këtu edhe përligjet e anëtarëve të familjes së Enver Hoxhës dhe kujtimet e jetës së pasuesit të tij, Ramiz Alia.

Akademia e shpërndarë në vitin 2008 gjithashtu nuk ka asnjë rivlerësim kritik të regjimit komunist. Arsyet e këtij dështimi janë të ndryshme dhe duhen kërkuar kryesisht në situatën specifike të tranzicionit shqiptar.

Tranzicioni në Shqipëri është shënuar nga konfrontimi tejet i personalizuar mes dy kampeve politike të papajtueshme me njëri- tjetrin, demokratët e Sali Berishës në një anë dhe komunistët e kthyer në socialistë.

Partia Demokratike e Sali Berishës, e ardhur në pushtet në vitin 1992, udhëhoqi një betejë të pamëshirshme ndaj kundërshtarëve politikë me pretekstin e anti- komunizmit. Ligji i parë i “lustracionit” u miratua në vitin 1993, të tjerë e pasuan atë.

Retorika anti- komuniste shërbeu më shumë si një gjueti shtrigash në luftën për pushtet. Kjo çoi në një destabilizim të rrezikshëm të institucioneve shtetërore, aparati burokratik u ndryshua për arsye politike dhe u mbush me njerëz pa përvojë, por besnikë të partisë.

Korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe përfundimisht rrëzimi i të ashtuquajturave skema piramidale, të cilat i kishin premtuar popullit shumim të jashtëzakonshëm të kursimeve të tyre, sollën zemërimin e verbër të popullit ndaj institucionet shtetërore.

Vazhdimësia e elitave

Trazirat e rënda të vitit 1997 e kthyen procesin e tranzicionit disa vite mbrapa. Ideja e përpunimit të të kaluarës ishte diskretituar rëndë nga interesat personale të Berishës, ndaj socialistët nuk e ndoqën këtë gjë derisa ishin në pushtet.

Me rikthimin e Berishës në pushtet në vitin 2005, ligjet e “lustracionit” u kthyen si një armë në betejën kundër opozitës.

Në fund të vitit 2008, parlamenti miratoi një ligj “lustracioni”, të kritikuar ashpër jashtë vendit dhe të rrëzuar më vonë si anti-ligjor nga Gjykata Kushtetuese. Ky ligj hapte një gjueti shtrigash të motivuar ndaj të gjithë nëpunësve.

Në këtë mënyrë përpunimi i të kaluarës komuniste ishte bërë një çështje e politizuar, një mjet për betejën politike.

Përveç kësaj, Shqipëria është një vend i vogël dhe i ri, që nuk ka traditë intelektuale përpara periudhës së socializmit. Universiteti i parë në vend është themeluar në vitin 1957, Akademia e Shkencave në vitin 1972, Muzeu Kombëtar i Historisë në vitin 1981.

Në një vend që numëron rreth tre milionë banorë, elita është e vogël dhe në marrëdhënie shumë të ngushtë farefisnore e patronazhi.

Hapësira e lirisë intelektuale është në varësi të politikës, çka e bën shumë të vështirë që studimet historike bashkëkohore të kërcënojnë reputacionin e njerëzve me ndikim në aparatin komunist.

Se sa e fortë është vazhdimësia e elitës komuniste, këtë e tregon shembulli i shefit të qeverisë, Sali Berisha, retorika anti- komuniste e të cilit është në kontrast me të kaluarën e tij në nomenklaturë, si pjesë e ekipit të mjekëve të Enver Hoxhës.

Figura përfaqësuese e shqiptarëve në Perëndim, shkrimtari Ismail Kadare, nuk është një Vaclav Havel i Shqipërisë, por i ka lejuar vetes të monopolizohet nga regjimi.

Problemi në Shqipëri është se elita e saj praktikisht është produkt i kohës së Hoxhës.

Me ndryshimin e pashmangshëm të gjeneratave, në institucionet politike dhe shkencore do të rritet një elitë e re, e cila do të sjellë përvojën nga Perëndimi dhe do të kritikojë dogmat e vjetra.

Represioni i ashpër

Regjimi i Enver Hoxhës kishte prodhuar një formë veçanërisht të ngurtë të socializmit. Spastrimet e përgjakshme në aparatin e pushtetit u zhvilluan në Shqipëri si një relike e stalinizmit deri në fillim të viteve ’80, ndërkohë që në pjesën tjetër të Europës Lindore ato nuk praktikoheshin prej kohësh.

Edhe popullsia ishte e prekur nga shtypja politike. Shpesh nuk ishin vetëm persona të vetëm që përfundonin në paraburgim, por familje të tëra, më shumë se në vendet e tjera të bllokut lindor. Kishte fshatra të shumtë ku internoheshin e izoloheshin njerëzit, e gjithashtu kampe për të burgosurit politikë.

Ndërsa vendet e tjera socialiste pas nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit në vitin 1975, angazhoheshin të paktën si fasadë për të zbatuar politika konform të drejtave të njeriut, Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që nuk mori përsipër edhe formalisht respektimin e të drejtave të njeriut.

Fati i shumë të burgosurve politikë, të internuarve dhe pasardhësve të mijëra personave të ekzekutuar për qëllime politike, diskutohet sot në Shqipëri kryesisht nga shoqatat e viktimave.

Megjithatë, mosmarrëveshjet mes grupeve të ndryshme kanë penguar që të ketë një qasje të përbashkët, ndërkohë që fati i viktimave nuk para gjen interes publike, madje ndonjëherë pritet edhe me bezdi. Nuk ka ende përmendore apo monumente që të përkujtojnë represionin.

Edhe trajtimi muzeal i epokës socialistë është shumë modest. Në vendet kryesore të kujtesës së regjimit të vjetër nuk ka referenca në të kaluarën komuniste.

Në shtëpinë ku ka lindur Enver Hoxha, në Gjirokastër, ku deri në vitin 1990 shfaqej një ekspozitë e luftës partizane që bënë komunistët, tani ekziston një muze etnografik. Ndërkohë në Tiranë po diskutohet për shembjen e Piramidës, e cila u ndërtua si një përkujtim për diktatorin, e që tani përdoret si qendër kulture. Në Muzeun Kombëtar është hapur nga viti 1996 një sallë për “gjenocidin komunist”.

Termi gjenocid përdoret pa reflektim, edhe këtu si në vendet e tjera post- socialiste përdoret shpesh me qëllim emancipues, megjithatë fsheh natyrën specifike të represionit komunist në vend që ta sqarojë atë.

Viktima pa fajtorë

Jo vetëm debati në Shqipëri, por përgjithësisht diskursi për të kaluarën në Europën Lindore përqendrohet në perspektivën e viktimës, duke lënë të pa-ekspozuar siç duhet çështjen e autorëve, sidomos çështjen e bashkëpunimit të grupeve të popullsisë me regjimin.

Të dhënat tregojnë se deri një e treta e popullsisë ka bashkëpunuar në një formë a në një tjetër me Sigurimin.

Në një drejtim të duhur shkojnë disa projekte, si ai i nisur këtë vit nga Kuvendi i Shqipërisë për ngritjen e një Instituti për Krimet e Komunizmit dhe pasojat e tij, apo ai për kthimin e një burgu të dikurshëm në muze për krimet e komunizmit në Shkodër.

Edhe pse bëhet fjalë për fillime modeste, ato mund të bëhen pika të nisjes së një konfrontimi të fortë me sundimin komunist. Me integrimin e vazhdueshëm evropian të Shqipërisë bëhet i nevojshëm shqyrtimi kritik i historisë së kohëve të fundit. Në një Shqipëri evropiane, bunkerët e ndërtuar nga Hoxha nuk mund të mbeten të vetmet monumente që të kujtojnë diktaturën.

SHENIM: Daniel Ursprung është bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Zyrihut.

Linku i artikullit tek Gazeta Tema

10 Komente

 Uaaau,na hapi syte ky Daniel Ursprung,u bera kaq por keto gjera hera e pare qe i lexoj,bravo,Edhe popullsia ishte e prekur nga shtypja politike,Fati i shume te burgosurve politike diskutohet sot ne Shqiperi nga shoqatat e viktimave.

Ku i gjeni mor amon.

 Të dhënat tregojnë se deri një e treta e popullsisë ka bashkëpunuar në një formë a në një tjetër me Sigurimin.

 

Cilat te dhena?

 

 

  Brad, ka nje  llaf Dukati  per  keta qe na habisn me ..."studimet  e tyre", mbi ne.

 ...U mblodhen dobiçat, nga do qe qene

 ....Se kur u pjell viçi pse te mos vene

     I degjojme zuzaret, gjithe habi, na

  Qe tundin ..ato... se u duken te medha

    Po  na çaje shume  tr... per Dermihan, vallaha

    Ikni me te mire, se po i  kerryem na......

 

ne kemi qene fanar ndricues ne europe, ky na can derrasat me keto sajesa...

Kush tha qe perpunimi historise fillon ne etapen e regjimit komunist e kendej , ne fakt historia qe duhet perpunuar eshte shume e lashte ... Librit historise 12 i mungojne psh 14 shekuj te dhena qyteterim ... Cfare do mbjellesh do korrersh ....gjithcka shkon shkalle ..shkalle...

Si ato njoftimet "windows is not responding" qe te dalin mbasi ka trecerek ore qe ti e ke marre vesh we windows is not responding. Ky ne fakt e ka shkruar per publikun zviceran, microsoft-i ne kete rast eshte gazeza tema

Ku jane fshehur " baballaret e kombit", pas enverit ?????????

Trima ju trim enveri.

 lum, e di kush ishin "Baballaret e kombit.."? 

smileysmileysmileysmiley)

grava.

e ke ne thojza, por meqense ketu tek peshku jane keto baballare te kombit ne thojza, pse nuk shprehin mendimet e tyre te vyera ( edhe mendimi jot eshte i vyer grava ) per gjendjen e shqiperis, ku studiuesi zvicerran e ka lidhe me dy pika.

pika a- diktatori

pika b - bashkpunetoret e diktatorit

sipas profesorit zvicerran, kuptohet se diktatori ka mbetur i paprekshem e bashkpunetoret e tij ( ti e kupton se çfare do thote bashkepunetor i diktatorit) jane biznesmen te afte.

ti grava me shoke mundeni te hedhni poshte keto qe thote profesori zvicerran, sepse heshtja do thote qe e aprovoni se e keqja e shqiperis mbeten bashkepunetoret , d.m.th spiunet.

mos u merzit, grava.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).