Një letër për Kadarenë, por jo vetëm për të por për gjithë ata të cilëve u ka ende peshë fjala në Shqipëri.


Në shekullin e XXI -të, në botën postmoderne, tingëllon paradoksale, por plehrat që na kërcënojnë janë çmimi më i shtrenjtë që Shqipëria ka paguar ndonjëherë për lirinë në historinë e saj.


Tragjedia e pushtimit nga plehrat është më e madhe se ajo e 7 Prillit të 1939 -ës, pasi pas një lufte të përgjakshme u çliruam një ditë, ndërsa nga plehrat do të pushtohemi përjetësisht në rrugë paqësore e demokratike, firmosur me dorën tonë. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të reagojnë kundrejt kësaj mynxyre më të zezë së ajo e këmishëzinjve!


Mos u gënjeni nga fytyrat hipokrite që shtrëngojnë duart e zbardhin dhëmbët. Kemi pritur me lule 7 Prillin e zi mos bëni të njëjtën gjë për plehrat me ngjyra! Le të dhjesë secili në nevojtoren e vet; shqiptarët në të veten e italianët në të tyren. Mburren zotërinjtë evropianë për lirinë që na falen, fryhen qeveritarët tanë si kaposhë në pleh për vizat; jo nuk na kanë falur liri, përkundrazi, po na e shesin, bile më shtrenjtë se kurrë, me plehra! Zoti na ruajt nga kjo skllavëri!


Para se të qaja hallin me Savianon, "Shën Gjergjin" e Italisë, e pashë të udhës t'i shkruaj dy fjalë Kadaresë, "profetit" të Shqipërisë. Aty ku na ke lënë, në udhëkryq, jemi akoma o profeti ynë. Atëherë, ndryshe nga legjendat me Bajlozë, nuk patëm frikë nga deti, përkundrazi, të uritur e të zhveshur por me shpresë, prisnim në breg "mrekullitë" e demokracisë Perëndimore. Sot, kur në horizont, nga ai "Perëndimi i bukur, i shenjtë, qytetar dhe i pastër", na shfaqen plehrat e Italisë dhe BE-së, kemi frikë.


Atëherë, nuk na the asgjë, ike i rrëmbyer nga ëndrra e lirisë: ne morëm detin me këmbë e ti avionin për në Paris. Po sot, që je i lirë dhe i nxënë, pse nuk na thua: ç'po ndodh në Evropë e në Shqipëri? Këto janë vërtetë rregullat e demokracisë apo plehrat e Italisë? Nuk të kërkoj të drejtën e shkelur e as besimin

e humbur në Evropë e demokraci, veç urtësi e pakëz dritë nga Torra Eifel të na kthesh.
Ju thoni se; " ... çdo popull, sidomos populli shqiptar, është shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjës së drejtësisë, ...( I. Kadare - shekulli 22. 12. 2010) Na thuaj profeti ynë; ç'na ndanë nga drejtësia, nga rregulli e nga ligjet e bashkëjetesës qytetare? Nuk dimë, nuk duam apo nuk na lënë?


Me të drejtë ju thoni se; "... Ne kemi bërë vërtetë luftë kundër asaj që quhet mëshirë kristiane, por kemi harruar që këto ndjenja janë ndjenja njerëzore që janë mbi fe...(I. Kadare - shekulli - 22. 12. 2010).


Mjerimi ka vetëm zhele dhe nuk do mëshirë por drejtësi. Po a mund të pretendojmë drejtësi qytetare, e aq më pak mëshirë kristiane nga një sistem i padrejtë, i pa fe, madje i korruptuar fizikisht, moralisht e politikisht? Alternativa e padrejtësisë nuk është predikimi i mëshirës e as mëshira, por denoncimi i shkakut, në mënyrë që, shkaktarëve të pamëshirë e të pafytyrë t'iu tundet kolltuku nën bythë e viktima "populli sovran", të zgjohet e të njohë padrejtësinë.


"...Ka një kërkim ndjese, një pardon." (I. Kadare - Shekulli 22. 12. 2010). Le të rrëfehemi e të kërkojmë ndjesë ne të parët. Le të reflektojmë! Por që të reflektosh do të thotë të jesh në paqe me veten dhe me çka të rrethon.


Ju thoni se; "... Të gjitha këto janë përjashtuar nga jeta jonë. I kemi përjashtuar dhe nuk i kultivojmë". (I: Kadarè Shekulli, 22. 12. 2010).


A nuk jemi edhe ne ish kopshtarë të bahçes ku kultivuam "njeriun e ri" që sot, herë me kravatë rozë e here me blu, na fshikullon me kamxhikun e demokracisë? Që nënshtrohet me një flakaresh e shitet për dy pare?


Apo fajtorë janë gjithmonë e vetëm komunistët e vdekur? Po ne të gjallët, çfarë bënim atëherë e ç'po bëjmë sot? Atëherë mbollëm atë çka jemi duke ngrënë, e sot jemi duke mbjell atë çka të tjerët do të korrin nesër. Jemi të sigurt për farën e zgjedhur, o kopshtar i mirë? Zgjohuni o shqiptarë nga liturgjia e përjetshme!


Ju thoni me delikatesë; "... ligji i zgjedhjeve, mendoj që është një nga ligjet e rëndësishme që do të luajë rol. Unë nuk jam specialist dhe nuk jam marrë ndonjëherë me këtë gjë, por e them si parim si të thuash".(I. Kadarè, Shekulli - 22.12.2010)


Nuk është e domosdoshmërisht të jesh "specialist" për të treguar ku të dhëmb. Mjafton të jesh i ndershëm me veten e për të mirën tënde. Le ta vëmë gishtin në plagë, tek fillesa e mbrapshtë, aty ku komprometohet demokracia, përzgjedhja e stafit që do të marrë përgjegjësinë e qeverisjes e të administrimit të jetës publike; Pse përfaqësuesit e popullit sovran, në vend që të zgjidhen direkt nga sovrani popull, vazhdojnë të zgjidhen nga krerët e partive, me marifete "dushku e shkoze"?


Sepse i shërben popullit e vendit e demokracisë apo interesave të krerëve të partive për të personalizuar partitë, politikën dhe institucionet? Një produkt i këtyre marifeteve, nuk ka se si të jetë qeveri legjitime, e si e tillë për të mbijetuar, një qeveri e tillë, është e detyruar të sundojë politikën e brendshme, çka do të thotë të shtypë opozitën, e ti nënshtrohet politikës së jashtme, qoftë kjo edhe e padrejtë: dhunon të drejtën e qytetarëve të vet, pranon përbuzjen e dhunimin e zotërinjtë Perëndimorë ndaj bashkëqytetarëve emigrant, hapin dyer e penxhere për çdo lloj plehrash e "investimesh", edhe pse janë në dëm të njerëzve e të vendit, madje është gati të sakrifikojë edhe pjesë nga toka e deti i vendthit tonë të cunguar, mjaftë që të mbajnë pushtetin. Në emër të kujt?


20 vjet amulli post-komuniste. Një vit e gjysmë spektatorë të këtij teatri banal politik shqiptar; me një parlament pa opozitë, gjysmagjel, të paralizuar në agoni që mbijeton me serumet e ndërkombëtarëve, përralla me viza dhe me Evropë. Gjynah për shqiptarët e turp për qeveritarët! Liria ka gjithmonë një çmim, ne e kemi paguar shtrenjtë e kurrë nuk e kemi gëzuar. Sot matrapazët tanë qeveritarë kanë gjetur pazar me leverdi; për çdo shqiptar të "lirë" me vizë, plehra të klasit të parë MADE IN ITALY.


Në djall vaftë çmimi Nobel, na thuaj, profeti ynë ku është e padrejta ku është qytetaria? Nëse nuk na e thua dot, na mëso si ta njohim të drejtën. Zaten, bash për këtë, shkrimtari konsiderohet gjysmëperëndi, jo thjeshtë se di të shkruaj mbi letër, por sepse vizioni i tij shikon përtej letrës, sepse për misionin e tij është gati të bëhet fli.

*Piktor, regjisor, shkrimtar. Jeton në Firence

 

25 Komente

mos e quan gje ismailin drejtorine e komunales ky  :O

tani problemi qe ngre autori eshte shume shqetesues, po c'ne ismaili xhanem

Kadare ka penen, c'pune ka me vendimarrjen....po kush e degjon nje here.... ???

Le te merren atyre qe u takon....

Pena qe ka ne dore ai eshte me e fuqishme se te gjithe lapsat e ministrave te qeverise Gerdalle......

Nje ngritje zeri e tij ne arenen nderkombetare eshte njelloj sikur ka fol profeti o Shqipe..... perse shikoni vetem ne vije te drejte?! Ktheje koken majtas djathtas te shikosh edhe verdalle se cpo ndodh.....

Smunda me e mbaru, por I pytje kam: pse boton peshku ksi sendesh?

edhe pyti pra nji dje ne darke me shume te drejte: '' kush asht ne dexhurn ? ''

Sepse pa ardhur Shekulli e Gazeta Antishqiptare nuk lejon pronari të hapet dyqani i peshkut.

 pse nuk te pelqejne ksi sendesh ty???????????????????

 meqë ra fjala kisha dhe unë një pyetje për kadarenë: pse, pse, pse ne plasim vape në apartamentin tonë dhe s'arrijmë ta rregullojmë ngrohjen, e pastaj na duhet të paguajmë dhe ca para shtesë në fund të vitit? 

akvll, një letrare, mendimtare e namusqare. jeton në mal.

sot nje ketu tek puna me drejtoi te njejten pyetje :O vetem se jo per apartamentin por per zyren, a t'i kisha thene; mos te dukem gje si Kadareja smiley

 eh, halle-halle kjo dynja, po shpesh të tëra hallet janë njëlloj. (s'e kuptoj si nuk i ka dhënë dum Kadareja një herë...). : )

p.s. për administratën: ky shkrimi është për turp e faqe të zezë. për të tallë vezët me shkruesin e keni vënë? 

M'tha Kadareja shifni se duhet te keni noi problem me termostatet smiley

PO mire ben ore, nji ftese Ismailit per tu lidh me shume me realitetin e Tokes se vet, se ka me vite qe fle mbi re, qe do ndihmonte dhe ate vete. Se bon vaki qe kur ende te kumboje jehona e veprave te kadarese, te mos kete me shqipri.

Mu me duket dashamire letra, nuk ka asgje per tu habit.

Per mendimin tim ky eshte nje shkrim qe i duhet dhene jo 5* por 105*....

Ky i flet Kadarese (deres) per te degjuar klasa politike dhe populli (dritarja)

Hapni syte o njerez se do notoni ne moot italiani dhe nuk do ti shikoni me shkallet e shtepise nga mooti, deri aty do te vijne qelbesirat dhe mbetjet e Duces apo te Berluskes.....

Per hater te vizave mos shkoni ne Europe te lyer me moot por me dinjitet.... edhe nese kushti eshte i tille me mire ecni me kembet tuaja se me paterica prej floriri.....

Mor pranoni te 10jere dhe me viza por te paster dhe krenare......

Skllaverimi i sotem nuk vjen me pushtim tokash apo me kemishezes sic thote autori por me metoda te tilla qe te mos e ngresh me koken sepse ja ke hequr te drejten vetes per te kerkuar liri dhe dinjitet......

Uroj qe akoma te kene mbetur disa njerez qe mendojne akoma per femijet e tyre dhe jo vetem per xhepat dhe te dashnoreve te tyre....

"Na thuaj profeti ynë; ç'na ndanë nga drejtësia, nga rregulli e nga ligjet e bashkëjetesës qytetare? Nuk dimë, nuk duam apo nuk na lënë?"

autori i shkrimit me llogjiken e nje infantili shtron nje pyetje qe e ka pergjigjen..

qeverine dhe klasen politike e zgjedhe populli...keshtuqe pasojat e vendimeve politike duhet ti vuaj populli.....

nese populli nuk i pelqen keto pasoja le te zgjedhi nje klase tjeter politike...

 

*Piktor, regjisor, shkrimtar. Jeton në Firence

kot ja drejton Kadarese kete leter ky.  me gjithe keto tituj qe ka, mund ta zgjidhte fare mire vete kete pune. fundi i fundit ,Kadareja vetem shkrimtar eshte.smiley

p.s  meqenese dua te blej nje makine te re,i lutem zotit Kadare te me gjej nja 30 apo 40 mije euro borxh.  ne rastin me te pare do tua kthej. pa merak...

Belulo, per ty Kadareja m'tha thuj atij t'shofi nai Dacia se bojne goxha me lire ene dro e perballo vet smiley

epo te jesh i pafat fare. edhe njehere qe enderrova une per makine te re, sdo Kadareja...

swedo, te kam zili. si njeri i afert i Kadarese, me siguri ti ploteson te gjitha deshirat ty...

ore nuk me the, ti je dora e djathte apo, e majte e Kadarese.smiley

Belul, ti nje nga pikat i plotesove (botimin te PPU), tani te ka ngel pika tjeter, botimi tek Shekulli.

 Se e pyti publikisht Kadarene nuk beri keq... helbete baballaret e kombit duhen pyt per ksi zullumesh..

Zakonisht ketu ne peshk, thuhet eshte me shume se shkrimtar, sidomos kur sqaron rruget nga ka ardh ky komb e shtigjet e dhive nga po shkon ky shtet..

Mire bere xhovalin!Ne fakt, do ish me bukur ti vije nje mikrofon e nje kamer perpara peshave te renda si Kadarese, Driteroit, pastaj disa peshave te mesme, e pastaj peshave pupel si Topi, Rama etj etj rreth kesaj menxyre! E nese do thoshin se nuk jane dakort me cpo ndodh ti pyesje edhe se ckane ndermend te bejne per ta penguar!!

 Xhovalini, duket qe ha humbur shpresen tek klasa politike, kuptohet si gjith te tjeret (dhe nuk eshte vetem ai qe ka humbur shpresen tek klasa politike shqiptare, por ka me qindra-mijra shqiptare qe s'kane me besim tek klasa politike e tyre), mirpo ta quash nje shkrimtar (sado i talentuar qe te jete, siç dhe eshte Kadareja) ; profet,  mua me duket se te ka humbur dhe llogjika. Sepse, profet, do te thote nje njeri qe parashikon te ardhmen. Dhe ketu Kadareja i talentuar, nuk eshte i kesaj fushe. 

Edhe une qe kam parashikuar me dhjetra ngjarje, luftera, levizjet e aseteve te kompanive te ndryshme, ndrrimin e qeverive te ndryshme, bisedat, traktatet qe behen per to, opinionin per njerez te ndryshem, etj etj, me vjen turp ta quaj vehten profet. 

 Bravo i qofte Xhovalinit. Ja ashtu me nje fjalor te thjeshte dhe pa sofistikime, ka shprehur nje shqetsim qytetar qe na gerryen te gjitheve. ajo qe me habit eshte reagimi i cave ketu. presin nga zoti keto zonja dhe zoterinj? kadareja eshte shkrimtar dhe shkrimtaret jane ndergjegja e kombit. kur shkrimtaret flene ne kete letrargji qe ka rene shqiperia, vaj medet. C'pret ky njeri te ndodhi me? pse nuk flet ky shkrimtar qe e nderon gjithe europa dhe me gjere? me gjeni nje shkrimtar te kalibrit te tij ne europe dhe me gjere qe nuk do te  ngrinte zerin ne kete derexhe qe eshte katandisur shqiperia? kur pas viteve '90, te huajt flisnin per shoqerine civile aq te munguar ne shqiperi, njerezit qeshnin me ironi nen buze. me keqardhje verej se shqiptareve nga nje vesh ju ka hyre dhe nga tjetri u ka dale ky mesazh. pa shoqeri civile, pa zerin e intelektualeve, pa ndihmen e te gjitheve, pa peticione, asgje nuk do ndryshoje  ne shekuj. rrini flini dhe neperkembni ata qe kane guzimin qytetar te denancojne. shijoni aromen e plehrave dhe argetohuni.

Eshte e pamundur qe te gjesh sensibilizim nga komentuesit qe flasin nen logon e shqipes dy krenare...... e shikoj ne c'do teme dhe komentet qe bejne (shumica them, se ka edhe perjashtime) eshte vertete per te ardhur keq menyra e te konceptuarit te gjerave....

"There is no common sense in Albania anymore" the unusual is the usual and the extraordinaire is the normal thing......

>God help them to realize what is really happening, and bring them back to their senses.....>

Xovalini e ka marre vesht se politika ben veshin e shurdher, po provon te ngacmoje shoqerin civile e intelktualet  ku Kadare eshte 1.

Shume i drejte problemi, shume i sakte drejtimi, pse Kadare do flase fjale bullafiqe, te flase nje here per problemet e verteta.

 Xhovalini ngre nje shqetesim qytetar, te cilin, pakkush po e kupton, sidomos ketu ne Shqiperi. Por ai gjen nje rruge te drejte, por njeriun e gabuar. Kadareja more lum lala, eshte per gjera madhore, per te share ata qe u ka puthur doren me pare, per tu lutur per nje çike Nobel, per te nxjerre rrenjet tona, por pa i pare deget qe i kane zene syte.

Kurse per peshqit e tjere qe mendojne se Kadareja nuk eshte drejtor komunaleje, kane te drejte, pasi kane kohe qe nuk e kane pare, por vetem e kane me te degjuar, se e lodhi ajo e nemur France.

Vete shqiptaret qe ndodhen ketu brenda kufijve, mund tua vene kufirin tek thana ketyre plehrambledhesve tane, ja pra keto jane stolite qe do ti vare ne qafe  ai Sali trimi, te bukures se dheut.

Mua me pelqeu shume Xhovalini ketu. Shume ketu nuk e kuptojne se Xhovalini nuk po i kerkon zgjidhje teknike te nje problemi Kadarese. Dhe problemi i plehrave eshte shembulli konkret i heqjes te lirise, dhe tek liria i rreh Xhovalinit, me teper se tek plehrat e pepineve. Nqs populli shqiptar nuk eshte i lire, Kadareja i pari duhet te flase, jo te hesht, e aq me keq jo te kompromentohet. E kuptueshme qe Kadareja nuk i ka askujt asnje borxh e asnje detyrim, por ja qe fati aty e ka hedhur, dhe i takon ta kryeje ate detyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).