Ky shkrim i profesoreshës e veprimtares kundër pornografisë, Gail Dines, më tërhoqi për një fakt të thjeshtë: si rrallë herë pashë që pornografia të trajtohej si një fenomen “kulturor” i botës së sotme. Unë e di, që në Shqipëri ca e ca do varin e përvjelin buzët e do të thonë: po për këto jemi keq ne? Sipas meje, po, jemi keq edhe për këto. Pastaj, asëll-asëll ky nuk është shkrim për pornografinë; ky është shkrim për lirinë e grave, për dinjitetin e tyre, deri dhe për pavarësinë e tyre seksuale në një botë që dominohet nga kultura e pornifikuar sa s’ka ku të shkojë më shumë. M.N.


Përktheu: Mustafa Nano


Është janar. Jemi në Las Vegas, në qytetin plot dritë, plot spektakle, plot kazino, dhe .... po, tamam, në qytetin ku është hapur ekspozita “Adult Entertainment Expo” (ekspozita e dëfrimit të të rriturve), më e madhja konventë pornografike e botës. Në çdo janar, pornografistët e planetit, nga janë e nga s’janë, bëhen tok në Las Vegas për të marrë pjesë në seminare, për të nxënë diçka më shumë lidhur me tendencat më të reja të kësaj industrie, për të vendosur kontakte me sivëllezërit e tyre të botës së pornos, për të takuar talentet më të spikatur të fushës së tyre, dhe për t’u përditësuar me të rejat më të fundit në fushën e teknologjisë. Kur kam qënë atje, e ulur tok me të tjerët në seminare ku trajtohen tema të ndryshme të botës së pornos, më është bërë e qartë menjëherë se këta ‘djelmosha’ (në fakt, janë pothuajse të gjithë burra) eksitohen jo prej seksit, por prej parave. Ata shpenzojnë orë e orë të tëra në salla mezi të ajrosura e mezi të ndriçuara konferencash, e të zhytur në diskutime lidhur me të ashtuquajturin ‘niche markets’ (‘niche market’ është një aneks i një tregu të caktuar, në të cilin është në fokus një produkt i vetëm. M.N.), me diversifikimin e produkteve, dhe me mënyrat e gjenerimit të trafikut online, sepse, siç thuhet dhe në website-in e expo-s, “identifikimi, shitja e tregëtimi i produkteve të duhura për klientët egzistues, dhe ndjellja e klientëve të rinj, është një përpjekje me rëndësi jetësore në tregjet e sotme të dominuara nga konkurenca”. 

Teksa këta kapitalistë të paskrupullt janë duke kërkuar rrugë të reja për të zgjeruar klientelat e tyre, ca metra më tutje, në territorin e konventës, në një holl në trajtën e një shpelle, janë puntoret e vërteta të industrisë së pornografisë; i sheh duke parë fragmente filmash të sapobërë e duke u bërë tok me partnerët e tyre të preferuar, në pritje të ngjarjes që organizatorët e thërrasin "Sexy Stage Shows", ku këto femra performojnë e simulojnë seks me njëra-tjetrën. Kur unë kam bërë një xhiro nëpër hall me qëllimin për t’u hedhur një sy filmave që shfaqeshin në ekrane të mëdhenj, unë pashë gra që u zihej fryma prej peniseve të kallura thellë në grykë, derisa ato nuk kishin mundësi të nxirrnin qoftë dhe një mbeturinë gulçi, pashë gra të tjera të penetruara dhunshëm nga burra, të cilët nuk mjaftoheshin me kaq, por edhe u çirreshin me fjalët “kurvë”, “zarbë”, “buçe”, dhe në një rast – kjo ishte ç’ishte – më zunë sytë një femër, me të cilën po bënin seks anal brenda një arkivoli.

Duke ardhur vërdallë nëpër dhomë, kam parë aktore porno që performonin live, të veshura krejt lehtë, me rripa e kamxhikë në duar, me këpucë me taka të larta, të ulura nëpër tavolina dhe me këmbët që i mbanin të hapura, ndërsa lloj-lloj burrash viheshin në radhë për të pozuar me to, në mënyrë që miqtë e tyre të mund të bënin ndonjë shkrepje me aparat fotografik. Nga intervistat e mija me fans-at që prisnin në radhë rezulton se ata “e kishin ngrënë sapunin për djathë”, dmth e kishin bërë të tyren idenë strategjike të industrisë porno, sipas së cilës “pornografia është gallatë dhe fantazi; nuk është realitet; ne nuk duhet ta marrim atë shumë seriozisht”. Mua më kapi dëshira për t’i tërhequr zvarrë këta fans-a të pornos e për t’i çuar drejt e në sallat e konferencave, sa për t’u treguar se sa gabim e kishin, për t’u treguar se për kapitalistët, prodhuesit, regjizorët, distributorët, etj, nuk bëhet fjalë fare për qyfyre; përkundrazi, ata e marrin shumë seriozisht këtë punë. 

Dhe në fakt, duhet ta marrin seriozisht që ç’ke me të. Biznesi i pornos, me fjalë të tjera industria shumë-miliardëshe (në dollarë) që prodhon më shumë se 13 mijë filma në vit vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është inkorporuar në një zinxhir kompleks financiar, ku nuk gjen thjesht prodhues e distributorë filmash, por edhe bankierë, prodhues software-ash, kompani kredit card-esh, kompani të tjera që ofrojnë shërbime në internet e shërbim kabllor, dhe rrjete hotelesh. Ka kohë që pornografia përbën një burim kryesor të ardhurash për hotelet, sidomos për ato hotele që janë pjesë e rrjeteve globale, si Holiday Inn, Hilton, Sheraton, Radisson, Hyatt dhe Marriott, dhe kjo gjë bëhet e mundur nëpërmjet ofrimit të shërbimit televiziv pay-per-view (pago që të shohësh!). Në një artikull të publikuar në vitin 2007 në website-in e biznesit të pornografisë XBIZ thuhej se të ardhurat vjetore të hoteleve prej pornografisë e kalonin shifrën e 500 milionë dollarëve. I njëjti artikull na bënte me dije se pornoja nëpër hotele nuk bën me lekë vetëm hotelet, por edhe kompanitë e përfshira në një mënyrë apo në një tjetër në këtë biznes, deri dhe mega-gjigandet LodgeNet dhe On Command.

Nuk është rastësi që panairi i madh i paisjeve elektronike me emrin International Consumer Electronics Show organizohet po në Las Vegas e po në këtë kohë, bash siç ndodh me expo-n pornografike. Pornografia ka qënë një faktor që ka bërë të mundur zgjerimin e tregut të teknologjive të reja. Sipas historianit të Teknologjisë, Jonathan Coopersmith, pornoja ka dhënë prova se është një segment i besueshëm dhe shumë fitimprurës i tregut, që ka vënë në lëvizje zhvillimin e teknologjive të media-s, duke filluar me VCR-at dhe DVD-të deri tek rrjetet e shkëmbimit të dokumentave e materialeve të ndryshme, me materiale video sipas kërkesës në rrugë kabllore, me video për t’u hedhur në internet në dispozicion të kompjuterave personalë, dhe më së fundi, me video për telefona celularë. Videot përdorin sasira të jashtëzakonshme të dhënash, dhe kërkesa e madhe për materiale pornografike ka nxitur e shtyrë zhvillimin e teknologjive ‘cross-platform’ që bëjnë të mundur kodifikimin e të dhënave e të informacionit, kërkimin, transmetimin, dhe mikro-pagesat (transaksionet financiare në shuma të vogla). Rrjetet e shkëmbimit të dokumentave e materialeve, si Kazaa, Gnutella dhe Limewire, janë të njohura kryesisht në fushën e muzikës, por ato janë, gjithashtu, gjerësisht të përdorura për materiale video pornografike. 

Shumë prej temave që u trajtuan në një numër seminaresh në expo kishin të bënin me rrugët e mënyrën e integrimit të pornografisë në kulturën pop, të krijimit të një imazhi publik të favorshëm për biznesin e pornografisë, dhe të shmangjes së rregullave e ligjeve. Në ndryshim nga industritë e tjera, kjo e pornografisë nuk mund të reklamojë drejtëpërdrejtë produktet e veta në televizion e në gazeta, dhe kështu kësaj industrie i duhet të mbështetet tek kompanitë e PR-it, siç është BSG Public Relations, në mënyrë që t’ia dalë të gjejë një copë vend e hapësirë në mediat popullore për rrëfenja që nuk shquhen për mesazhe antiporno, rrjedhimisht ta bëjë disi familjare pornografinë për kulturën mainstream. Ka qindra ilustrime të kësaj dukurie. Aktorja porno Jenna Jameson u ftua në programin e famshëm Oprah Winfrey Show, dhe aty rrëfente se sa e pushtetshme ndihej prej faktit që luante në (apo bënte) filma pornografikë. Pronari i disa revistave pornografike, Hugh Hefner, intervistohet herë pas here. Në një artikull të publikuar në Cosmopolitan shkruhej e zeza mbi të bardhë se sa argëtuese është për gratë të shohin porno, pasi kështu ato kanë mundësi të sheqerosin pak jetën e tyre seksuale. E më në fund janë bluzat e këmishat me mëngë të shkurtëra, të cilat kanë të stampuar në kraharor frazën "Porn Star".

Dhe efekti është ai që gazetarja Pamela Paul e quan "pornifikim" të kulturës sonë, gjë që konsiston në faktin që imazhet, mesazhet e rrëfenjat porno bëhen pjesë e identiteve e raporteve tona seksuale. Kjo tendencë verifikohet me takat gjithnjë e më të larta të këpucëve, të cilat janë në modë tek gratë e sotme, tek pamja e dukja e hiperseksualizuar e vajzave gjithnjë e më të reja, si në rastin e çupkës së talentuar e me nam Miley Cyrus, dhe – ky është ilustrimi më spektakolar për t’u marrë shënim – tek popullariteti që ka marrë mes grave kohët e fundit pastrimi e heqja e qimeve të vaginës nëpërmjet shiritave të rrëshirosur. Kjo praktikë u shfaq në filmat porno nja dhjetë vjet më parë, dhe sot është gati e pamundur të gjesh ndonjë aktore porno që ta ketë zoçkën me lesh. Dhe heqja e leshit në zonën pubike të trupit është kaq në modë mes femrave studente, sa ato më thonë vazhdimisht mua se u pështiroset prej pubisit të tyre të mbuluar nga leshi. Partnerët e tyre seksualë, në anën tjetër, refuzojnë të bëjnë seks me to në rastin, kur nuk i kanë bërë një waxing të mirë asaj “gjësë”. Dhe s’do mend që do jetë kështu. Këta djem janë edukuar seksualisht nëpërmjet filmave e materialeve porno. 

Në mënyrë ironike, kjo fobi u ka dhënë femrave një armë, që në fakt nuk është kushedi se çfarë, në betejën për të ruajtur dukjen e një autonomie seksuale. Ç’është kjo armë? Kjo armë është “rrengu”. Mua ma mësuan këtë në një kolegj ca vite më parë, teksa unë po jepja një leksion. Një studente zuri të fliste për “rrengun”, a thua se çdokush e dinte përse ishte fjala. Në fakt, shumica e femrave jepnin shenja miratimi me krye, gjë që do të thoshte se ato ishin familjare me termin dhe me veprimin. Dhe fjala ishte që, në rastin kur femrave nuk ua ka qejfi të bëjnë seks me të dashurin apo partnerin, ato qëllimisht e linin të parruar ‘plaçkën’, gjë që ua largonte ngasjen e përndezjen mishtore atyre. Kur unë i pyeta, se për ç’dreqin ato nuk u thonin troç “nuk dua të bëj seks”, ato më bënë me dije se, për shkak të lutjeve e përgjërimeve mashkullore për të bërë seks, ishte e vështirë të thoje “jo”; dhe kështu, ato kishin të kollajtë e të hazërtë “rrengun”. Është “rrengu” në fjalë tregues i autonomisë seksuale të këtyre femrave? Absolutisht jo. Përkundrazi, ky “rreng” dëften se sa pak autonomi seksuale u ka lënë femrave kultura e pornos. 

Një nga seminaret e expo-s së këtij viti ka temën “Në shoqërinë e grave”. E në këtë seminar do të bëhen bashkë akademikë dhe boss-ë e zanatçinj të pornografisë për të ndarë ide mbi mënyrat e zhvillimit të produkteve niche (produkteve që bëhen për një treg të vogël, por të specializuar e fitimprurës) për botën e grave. Jam e sigurtë se aty do të tirren gjatë muhabete, në të cilat do të tregohet se si gratë fuqizohen duke parë e ndjekur porno, sepse zanatçinjtë e industrisë së pornos, duke qënë se u punon truri, nuk duan asgjë më shumë se sa t’u thonë grave që pornoja është një gjë e dobishme për to. Ky është “rrengu” i tyre, të cilit ne mund t’ia bëjmë tetëshin vetëm në rastin, kur duam të zëvendësojmë imazhet e plastifikuara të ustallarëve të pornografisë me seksualitetin autentik të ngritur mbi përvojat, dëshirat e dëshirimet tona. 

106 Komente

perkthim i mire i Mucit ky.  nuk e di nga c'gjuhe, po goxha i qarte,i kuptueshem..

 

sa ato më thonë vazhdimisht mua se u pështiroset prej pubisit të tyre të mbuluar nga leshi. Partnerët e tyre seksualë, në anën tjetër, refuzojnë të bëjnë seks me to në rastin, kur nuk i kanë bërë një waxing të mirë asaj “gjësë”. Dhe s’do mend që do jetë kështu. Këta djem janë edukuar seksualisht nëpërmjet filmave e materialeve porno.

refuzojne........,thote. njecik e ekzagjeruar me duket mua...

si thote ajo vjersha e njohur kushtur minatorit:

minator ti je, gjoksin me lesh e ke.

po edhe me lesh mos ta kesh, prap minator do jesh.

dmth,   per ''ate pune'', vlen ''aksioma'' e njohur:   me lesh pa lesh,varet si ta kesh.smileysmiley       s'te falin shoket. te perlajne. e jo te bejne naze, si thote autorja, ketu me siper... ata qe bejne naze, e kane ''hallin'' gjetke.smiley

 

 gjithashtu dhe mua m'u duk pak e egzagjeruar.

Ne vlore themi: 

Me lesh, pa lesh

bereqaves si t'a kesh

Por andej nga ameriqia dhe frengistani paskan pretendime.

Ne fakt dolem tek arsyeja qe me beri t'a postoj kete perkthim te Mucit.

Ndikimi i bombardimit me imazhe seksuale ne jeten e vertete seksuale duket te jete shume i madh.

I uruari seks pervec akt fizik, ka dhe dicka te jashtebotshme brenda. Femra ne vetvete eshte enigme dhe zberthimi i kesaj enigme ben diferencen kryesore midis seksit dhe masturbimit.

Para me shume se 10 vjetesh kam lexuar nje artikull te nje psikologu qe nxirrte si shkak kryesor te perhapjes se homoseksualizmit, shuarjen e parakohshme te kureshtjes seksuale per shkak te pornografise dhe jo vetem.

Druaj se ky eshte goxha problem.

Te cenohet qyteterimi ne elementin e tij biologjik, eshte gjeme e madhe.

 

 

e njejta gje ndodh ne letersi;

ti bombordohesh nga lojera fjalesh qe te vertiten e vertiten pafund ne mendje derisa ajo rraskapitet e gjitha,  dhe ne fund nuk kujton me asgje nga ajo qe ka lexuar...

gjithmone e me rralle produkte bio

 

 c'bio mo............

Do vije dita kur ne te vdekshmit e thjeshte qe pelqejme gjerat bio ( ne jeten seksuale, femrat ne menyre normale, pa i rrahur, lidhur, mbytur, apo pa i veshur cuditshem me breke lekure dhe gjimbajtese metalike) do na thone fshatare.

Madje fshatare muti.

Nje ngjarje e mundshme ne Tiranen e vitit 2025

Djali kthehet ne shtepi nga shkolla

Babai; Te shoh te lumtur biri im

djali: Po baba. Kam rene ne dashuri

b: me ke te keqen babi

d: Me Lleshin o bab

b: Me nje malok?!!!!!!!

p.s.

te kane vene nje yll, a thu e ke shkruar ti shkrimin smiley

 1-shin e kam vënë unë. shkrimi ishte kotnasikot. as analizë, as gjë. ka ndonjë të vërtetë tek-tuk, por është vërtet i dobët. nga ky mësova vetëm se në janar u bëka në las vegas një superkonferencë mbi pornon. wtf?

gje qe me beri mua ta lexoj, ketu tek peshku lexoj vetem shkrimet me njesha

 të pëlqeu?

shkrimi cka smiley

argumenti me intrigoi, kjo dhe per faktin qe e kishte sjelle t-ja te cilin e vleresoj si  peshk inteligjent smiley

 edhe mua argumenti më intrigoi, ndaj e lexova. dhe t-së ia lexoj komentet shpesh me buzë në gaz. po shkrimi ngelet zhgënjyes. 

haj shnet dhe diskutojmë ndonjë ditë tjetër mbi pasojat e pornografisë dhe të përrallave mbi lumturinë e popullit, që ky vizatimi më poshtë e thotë me pak fjalë. smiley

smiley shendet, dhe une do iki, me buze ne gaz ne fakt per shkak te kesaj fotos ketu me lart smiley

 gaz të kesh gjithmonë! : D

Para me shume se 10 vjetesh kam lexuar nje artikull te nje psikologu qe nxirrte si shkak kryesor te perhapjes se homoseksualizmit, shuarjen e parakohshme te kureshtjes seksuale per shkak te pornografise dhe jo vetem.

Druaj se ky eshte goxha problem.

t, je futur pak thelle.  jo ti ne fakt, ai psikologu. ka lloj lloj teorish per kete teme. qe nga specialistet si: psikologet,sociologet,seksologet e deri te teorite religjiozo-fetare etj. po ceshtjes: nese homo lind apo behesh, akoma nuk i kane ''dhene'' dum

megjithate, une mendoj se ''perhapja e homoseksualizmit'', ka te beje me emancipimin e shoqerise. pra qe te behem me i qarte, homot aty kane qene gjithmone. ne shekuj.  por nuk dilnin dot hapur, se kishin frike. arsyet dihen. ndersa sot, pra me demokratizimin e shoqerise, (kryesisht per boten perendimore e kam fjalen), ata jane pranuar nga shoqeria  e dalin hapur.  dhe gjenden gjithashtu kudo ne shoqeri. kjo ben qe ata te duken shume. 

Kjo eshte tamam si me statistikat e dhunimit apo te abuzimit me seksin femer. Sipas te dhenave zyrtare ketu, eshte rritur numri i femrave te dhunuar/abuzuara nga meshkujt. Ne fakt, jo se eshte ritur numri, por eshte rritur ndergjegjesimi i nje pjese te femrave qe dhunohen dhe si rjedhoje shkojne e denoncojne agresorin e tyre.

Gjithmone kemi qene "te bombarduar" dhe jo vetem persa i perket fushes seksuale. Thjesht tani "bombardimi" eshte me intensiv.

Vetem ato fiset e izoluara te Amazonise e aborigjenet e Australise jane jashte kesaj loje. Megjithate edhe ata ne mos nuk bombardohen, ndonje plumb tek e tuk e marrin dhe e japin.

 Jeta seksuale eshte tregues i shendetit fizik, psiqik dhe social te robit te shkrete. Kur ky tregues jep shenja deformimi, atehere puna ka vajtur vertet keq.

Nuk mendoj se vetem emancipimi (liria), jane shkak i shfaqjes masive se deformimeve seksuale. 

Studimet tregojne se ne aspektin hormonal te deformuarit ( jo vetem homot) jane OK. 

Pra nuk ekziston tek ta pamundesia fizike per te bere seks normal, por eshte shtremberimi psikologjik ai qene mendjen e tyre quan seks devijimet. Devijim nuk jane vetem gay. Ka dhe me keq. Ka pedofili, sadizem, nekrofili, frankofili

( me ndjeni per injorancen por ne shqiperi ka nje shoqate frankofilesh. Behet fjale per qeflinj seksi me franceze, apo per qeflinj te gjuhes frenge), nejse frankofiline po e heqim, dhe disa dhjetera fili te tjera qe po mbijne nga " asgjeja'.

Mendoj se te gjitha keto vijne nga nje dicka qe nuk shkon ne menyren e edukimit seksual dhe jo vetem.

Qejflinjte e seksit me francezet mbase quhen frankofile, por "qejflinjte" e gjuhes frenge, me sa di une quhen frankofone...

Dhe mos e kaloni temen dege me dege, se te qenit homoseksual jo domosdoshmerisht eshte pornografi.

Qejflinjte e seksit me francezet mbase quhen frankofile, por "qejflinjte" e gjuhes frenge, me sa di une quhen frankofone...

po grekofilet c'fare jane ,,,, se ka goxha ne shqiperi

( me ndjeni per injorancen por ne shqiperi ka nje shoqate frankofilesh. Behet fjale per qeflinj seksi me franceze, apo per qeflinj te gjuhes frenge)

per kete, pergjigje te sakte mund te te japi.....,vetem profesor Tupja.smiley

t, nga keta filët, ata me intriguesit jane sali-filët smiley

O t... po pse duhet te besh gjithe kete sparkate per me kalu nga *illi i rruar tek homoseksualiteti?! Pastaj... ca kuptimi ka fjala "deformim" ne kete mes?!

Po qe per ate pune i gjithe njerezimi eshte i deformuar, se po te mos ishte i tille nuk do rrinim ketu te ulur ne karrige e duke punu perpara ketyre kompjuterave per 8 ore rrjesht minimalisht. A ka gje me deformume se sa kjo?! Sa per te permend nje...

Ajo qe disa e quajne "bombardim", "deformim" apo "whatever", eshte thjesht evolucion, transformim, zhvillim...

Po qe per ate pune i gjithe njerezimi eshte i deformuar, se po te mos ishte i tille nuk do rrinim ketu te ulur ne karrige e duke punu perpara ketyre kompjuterave per 8 ore rrjesht minimalisht. A ka gje me deformume se sa kjo?!

po pra, mire trute, por po na iken dhe shtylla kurrizore per dreq...

ne shqiperi ka nje shoqate frankofilesh

 Jeta seksuale eshte tregues i shendetit fizik, psiqik dhe social te robit te shkrete. Kur ky tregues jep shenja deformimi, atehere puna ka vajtur vertet keq.

 

Deformimi i shenjave te Demokracise ka lidhje me jeten e seksit?! smiley

sa e egzagjeruar dhe dramatizuar. gati gati te ben te mendosh qe autorja duhet te jete nje nga ato aspirante te deshtuara ose te refuzuara te asaj industrie.

Muci e perkthen, po nuk e shpjegon dot pse paskemi nevoje ne!!! Ka nevoje Muci te eksitoje veten dhe t'i tregoje publikut shqiptar qe Muci eshte njohes i mire i atij biznesi dhe asaj forme arti qe quhet pornografi. Tjeter gje nga artikulli nuk doli.

ndersa me autoren, une nuk bie dakord hic. pak a shume i bashkohem mendimit te Mucit.

po pra, mire trute, por po na iken dhe shtylla kurrizore per dreq...

Boll ta keni te rrujt. se per tru e shtylle kurrizore, eheh... kuajt nga dhembet, femrat nga... smiley

muci e ka fajin. 

C'tju thuash juve: aq dini, aq beni.

Në një artikull të publikuar në Cosmopolitan shkruhej e zeza mbi të bardhë se sa argëtuese është për gratë të shohin porno, pasi kështu ato kanë mundësi të sheqerosin pak jetën e tyre seksuale.

nuk besoj qe femrat pelqejne apo tundohen seksualisht nga filmat porno.  kjo sepse filmat porno, behen ekskluzivisht per meshkujt dhe u dedikohen  ''ngacmimeve'' dhe kenaqesive seksuale te tyre...

megjithese do te ishte interesante, se c'mendojne femrat vete per kete?!smiley

Seç eshte njera qe ben filma porno per femrat smiley...dmth per analogji me ate qe the ti: u dedikohen "ngacmimeve" dhe kenaqesive te tyre.

nuk e dija qe bekerka njera filma te tille... (hallall, shenje emancipimi.smiley )   ndofta nga qe une shoh vetem ato qe u dedikohen ''ngacmimeve'' dhe kenaqesive te meshkujve.smiley

 

maj gad, informejshen guru! sa te rrojme do mesojme.

ika tani te shkarkoj ca filma te saj. ishalla s'na e kane rrenuar dhe boten e pornit... se ca s'pret nga grate e emancipuara.

hmmm "five hot stories for her" it iz dhen!!!

e shikon zotrules, e c'mitizoi ''emancipimi'' edhe pornon. kalane e fundit qe na kish ngelur.smiley

p.s sapo pashe nja 2 klipe nga filamt e Erikes. joooo, sjane per ne. too sweet.smiley

ai "fajv hot storis for her" fillon me nje pjese lesbo. fantazi e cdo mashkulli lezbik jo-pederast. Me duket se femrat jane emancipuar me shume se c'mund te enderronim ne meshkujt. Nese ka kerkuar aprovimin tone, e ka gjetur kjo Erika.

sweet nuk eshte problem. ne i kemi mesuar femrat se cdmth sweet. ne meshkujt i kemi shpikur shijet, fjalet dhe femrat. fakti qe na lajne rrobat, nuk dmth se vishen me rroba meshkujsh ato. merita eshte prone e jona, gjithsesi, si puna e rrobave dhe si puna e femrave.

 kjo teta eshte suedeze po punon ne barcelona.ne nje reportazh qe kam pare mbi kete tipen aktoret i zgjidhte keshtu random nga populli nuk donte te ishin profesioniste se pelqente me teper spontanitetin.thoshte qe ndryshimi nga filmat e tjere per meshkuj ishte se filmat e saja ishin me sweet gjoja nuk kishin vulgaritet

M'u duk si fushate kunder pirjes se duhanit. S'di nese kjo vjen nga paaftesia e kesaj profesoreshes apo nga fakti qe veset (t'i quajme keshtu) jane ne pergjithesi me terheqese se propaganda kunder tyre.

Per mendimin tim  pornografia ka anet e saj pozitive dhe negative, por qe pornografia dhe lehtesia me te cilen perballen sidomes femijet me kete fenomet duhet kontrolluar. Nuk ka pike diskutimi qe perballja e femijeve apo adoleshenteve me materiale pornografike te lloj lloj natyre le pasoja negative. Ca gjera duhet te zhvillohen me kohen. Kurse sa per te rriturit le ta vendos secili se si e do bakllavane, me arra apo pa arra, se s'do behemi te gjith njesoj, s'behemi dot edhe sikur te duam. Nuk mund ti imponosh njerezimit shije.

 

O Belul e ke shume gabim kur mendon se cdo gje behet per burrat, me duket nuk I njeh mire grate. Edhe grave u pelqejne “ ngacmimet “ dhe kane ato te tyret sidomos kur partnered nuk I dine ose nuk jane pjekur akoma, dmth jane te rinj. Ata bisnesmenet kur targetin nichet e tyre nuk kam vetem burrat neper mend ta siguroj mire kete.

Po, e drejte. Femrat* kane gjuhen e tyre te joshjes seksuale. E bejne aq te kodifikuar, saqe te mos i kuptoje njeri, ose kur i kuptojne, i ka kaluar deshira dhe vullneti per t'u marre me to edhe italianeve me te deshperuar per seks. Ndoshta eshte nje veti qe kane fituar femrat gjate historise se evolucionit te tyre shoqeror qe u ka bere te mundur te gjejne aresye per t'u ankuar edhe aty ku nuk duhet te kete, dhe te "vuajne" nga skamja edhe aty ku ka me aq bollek sa derdhet gjithe diten.

Interesante eshte qe nderkohe qe femrat bejne cmos per te kopjuar njera tjetren, sidomos ne shije, meshkujt nuk bejne dhe shume numra dhe nuk kane shume kushte preferenciale.

* meshkujve u pelqen qe maksimumi ajo specie te quhet femer, e jo grua. Grua nenkupton te njejten specimen, por i shton dhe faktorin moshe.

Korrekt politikisht do te ishte vajze, goce, shpyrt ose omelsine. Mish i fresket eshte nje term tjeter i pranuar politikisht, qe fut ne pune edhe faktore te tjere te rendesishem, si moshe optimale, hajthmeri optimale dhe proces te sigurte shkarkimi hormonal.

o Aneta,  ne pergjithesi filmat  porno behen per burrat.  kjo sepse ata qe i mendojne, i prodhojne, i skenojne, i regjizojne jane burra. dhe detyrimisht e shikojne sexin ne filmat porno nga kendveshtrimi mashullor.

une nuk e di se c'ngacmim erotik do ti jepte  nje skene ''gang-bang-u'',nje femre. ose ky shembulli qe na jep autorja e shkrimit:

Kur unë kam bërë një xhiro nëpër hall me qëllimin për t’u hedhur një sy filmave që shfaqeshin në ekrane të mëdhenj, unë pashë gra që u zihej fryma prej peniseve të kallura thellë në grykë, derisa ato nuk kishin mundësi të nxirrnin qoftë dhe një mbeturinë gulçi, pashë gra të tjera të penetruara dhunshëm nga burra...

nejse. mbase e kam dhe gabim. prandaj dhe diskutojme e kembejme mendime ketu..

Rrofshi per sqarimin, se ketej 'frankofile' quhen ata qe pelqejne kulturen franceze, ata qe nuk e pelqejne quhen 'frankofobe' kurse ata qe e kane frengjishten gjuhen qe flasin me shpesh ne shtepi, quhen 'frankofone'. Une ne kuptimin e ketushem te fjales, jam frankofile edhe pse per nga gjuha jam edhe frankofone edhe anglofone ose sic ju thone ketej 'allophone' dmth dikush qe eshte rehat ne te dyja gjuhet. Po t'a kem parasysh te mos e perdor termin 'frankofil' ne Shqiperi, se n'a mori lumi smiley

Sa per demin qe sjell pornografia, po risjell ketu nje cartoon qe dikush e postoi te peshku para disa kohesh, po qe ilustron mjaft mire problemin smiley

 kopjace smiley

Rrofshi per sqarimin, se ketej 'frankofile' quhen ata qe pelqejne kulturen franceze...

Te njejtin kuptim ka edhe ne Shqiperi.

hahahaha, ka edhe nje shoqate biles smiley me keta seksofonet smiley

Ne c'kuptim? Dmth. ka edhe nje shoqate frankofilesh qe duan te bejne seks me franceze?! :O

jo aman, ishte shaka me filite e postimit te t-se

Ah ok. smiley

Anasjelltas te njejtin demtim mbase sjellin dhe filmat Disney me princin e kalter smiley

E drejte akull, po ne fakt e kemi kopjuar te dyja nga nje posting disa jave perpara sic e pranova edhe aty te komenti smiley

 nuk quhet se ishte vitin që shkoi. smiley

nuk ka gjo me jo smiley

akull ti e ke bere blogun pass protected, ta mash men...

Ndoshta ne kete rast ka vertete vlere vecantia kulturore. Permasat e fenomenit pornografik ne SHBA dhe shtrati kulturor ku zhvillohet, te cilat jane shtysa per artikullin me siper, do te ishin shtysa edhe per lexuesit. Ne te kundert ka shume firo.

Lexoj nderkohe qe ne Evrope dhe ne rastin konkret ne Angli, po lulezojne klubet burlesque, nje perzjerje e cuditshme, sipas artikullit tek The Guardian, e retros, pornos, dhe feminizmit alla lady gaga.

 nje shfaqe burlesque eshte e bukurper tu pare se eshte  erotizem i paster pa vulgaritet(te pakten per gustot e mia) ndersa lady gaga nuk ka ndonje feminizem madje shme here kalon ne vulgaritet dhe banalitet gjera te cilat nuk kane lidhje me burlesque-n

 Reduktimi i autonomise seksuale te femrave tek "rrengu" ?  Vetem kaq eshte progresi?? Po kontekstet kulturore si ndikojne ne variacionet e "rrengut" ? Se mu kujtu ajo barsaleta per djalin e sapo martuar qe degjoi keshillen e nenes per ta kerkuar targetin ne zonen me lesh .Dhe dihet pastaj historia smiley

mesazhet e rrëfenjat porno bëhen pjesë e identiteve e raporteve tona seksuale. Kjo tendencë verifikohet me takat gjithnjë e më të larta të këpucëve, të cilat janë në modë tek gratë e sotme, tek pamja e dukja e hiperseksualizuar e vajzave gjithnjë e më të reja..

e vertete por ndikimi  nuk vjen vetem nga pornokultura.Jane filmat, revistat, telenovelat (aq te dashura per femrat shqiptare ) jeta e superstar-eve etj.

Ka plas nje mode interesante ne TR, goca me cizme ala Vivian (Pretty woman ) mbi kup te gjurit,nje minifund apo maxi bluze dhe ne djall dimri .ngrohje globale smiley

 

 

Ah, paska plas edhe aty? shyqyr qe ma the se sikur pata nje tundim smiley .

E tmerrshme: nga Spiritusi u dashkan marre "te rejat e fundit" nga moda ne Tirane smiley . Me fal Spiritus, ty te faleminderit, por u habisa me infon.

 Tundimet njerzore jane. Por te tremb tundimi qe provokon m`duket smiley

Spiritus, pikerisht nga kendi me i gjere i kultures masive behet i lexueshem artikulli me siper edhe per ne shqiptaret, por duhet qe dikush te beje lidhjen mes industrise se pornos ne vetvete dhe penetrimit qe ajo ka ne format shoqerisht te pranueshme te argetimit. Nese ne Shqiperi flitet per kopjim te x kengetareje shqiptare qe kopjon y kengetare amerikane (ose per kopjim me direkt te kesaj) e cila nga ana tjeter eshte e ndikuar nga z artiste pornoje, duke u transformuar dhe filtruar ne menyre qe te dale ne pjace, artikulli flet per nje ndikim te drejteperdrejte nga pornstari tek studentja e rruar e qethur.

Nese ne Shqiperi jemi ende ne fazen e clirimit seksual, ku femra do te perfitonte po te ndizte ekranin, apo kameren, ne SHBA, ne segmente gjithnje ne rritje, po behet fjale per adoptim te formave te transgresionit kulturor nga nje pseudotransgresion si pornoja, duke keqkuptuar transgresionin si koncept dhe duke e kastruar ate, si me thene, duke e bere mainstream. Dhe sic e shpjegon artikulli, kjo nuk sjell perfitime as ne marredhenie me vetveten as me te tjeret. Krahasimi me i pershtatshem me Shqiperine ne kete rast me duket ligjerimi ne parlament, ku liria e fjales eshte kthyer ne pamundesi komunikimi.

 E vertet per sa thua tropizma. Pertej didaktizmit qe ofron pornografia per te njohur "harten" e seksualitetit nga adoleshentet dhe jo vetem, gjithcka me duket nje zgjatim i pa estetizuar i maskilizmit agresiv. Plasticiteti seksual duhet pare si pjese dhe indikator i clirimit nga tabute dhe, kjo se pari fillon dhe kerkon, plastifikimin  e mendjes.Clirimi prej komplekseve dhe liria fillon nga mendja, ne kontekstin e nje kulture qe femren nuk e shikon thjesht si  objekt seksual. Reduktimi dhe perceptimi kultures pornografike  si manual per te pervetsuar kamasutra-n nga "makinat e sexit ", vetem frustacione dhe devijanca perfton.

Nqs impakti pornografise ne shoqeri te emancipuara eshte kaq i thjeshtezuar, imagjino cfare behet ne shoqerine shqiptare me tabute neper kembe e neper koke, me deshiren per liri dhe keqkuptimet qe vijne prej lirise. Telenovelat latinoamerikane i tregojne femres si te nderroj partneret ose te eksperimentoje lidhjet paralele, kurse porongrafia i sugjeron teknikat se si te jet pak kurve ne krevat.

Dreri ketu ka arrit third wave- feminism. Revolucioni 68 eshte djegur si etape nga evolucioni 69 smiley 

 

Emrin e ksaj zyshes, Gail, e lexuam "gall," i.e. "How do you have the gall to say such things." Pastaj, per dreq dhe atyperaty, pame qe Gall jo vetem paskesh gall, por edhe "dines." Tamem.

 kjo ka të bënj gjë me shprehjen "hëngsh këmbët e tua"? : )

Aftesite akrobatike dhe format deshirore/mallkimore te shprehura ne kete rast, nuk se perjashtohen. smiley

 "Pornografia ashtu si edhe alkoli,droga,duhani paraqitet nga shume njeres si nje problem i madh shoqeror, duket si loje, ajo nuk ka te beje me sexin eshte thjesht nje ves i njeriut qe e kthen ate ne manjak te sexit"-thone studiuesit!PRANDAJ KUJDES ME PORNON! smiley

"Pornografia ashtu si edhe alkoli,droga,duhani paraqitet nga shume njeres si nje problem i madh shoqeror, duket si loje, ajo nuk ka te beje me sexin eshte thjesht nje ves i njeriut qe e kthen ate ne manjak te sexit"-thone studiuesit!PRANDAJ KUJDES ME PORNON! Tongue

Dhe gjithashtu kujdes edhe me masturbimin qe pason.

TE LE QORR! smiley

Paskeni vdek per njecik muhabet porno. Thojni flm Muc Nanos, se tani do behet nje nga temat me komentuara ne peshk kjo.

Shi si bo ky/kjo... gjoja sikur s'do! smiley

S'dua ca?

...nje cik muhabet pornografik pra.

vajten 92 olso, dale dale se ka akoma.... hehehehe

Sa per te kundershtuar pak vetveten, sec m'u kujtua nje kenge qe ndoshta evokon nje fili te tradites. ( zoo) Bejke e bardhe, bore e malit/ ti je ilaci i cobanit. Flo dhe akvll, faleminderit.

 Dhe mu m'hoqen nje koment per ate studimin e famshem  te renditjes se pe..... Shiko se ç'u boka ketu. Vdiqen robte per i çik liri sexuale.

Lerini mer robt te shprehen, te qisin te keqen qe kon mrena vetes, te lirohen dhe ta shofin tjetrin ne sy, duke thone..." pse une qeka ky i sotmi, kaq i mire qekam bo..."

nje te mire(do ta quaja) e ka vec kjo industria e palles -shpyllezimin(se mos na degjon lamja)  e bregut perndimor te lumit jordan,se per ndryshe do ishte shume i veshtire perdorimi i llap topit .Dhe kjo kryesisht per te ndihmuar seksin e dobet drejt qellimit final

He mor mos e bej aq tragjike se ka plot nga ato qe megjithmend e rrujn per cfare mendojme ne.

Jam i bindur qe midis gjithte ketyre komenteve ka disa funny qe ja vlen te vecohen, po po pertoj. smiley

Qe mos ngelem jashte teme krejt, sa nga juve s'e kane problem ta pranojne (para shokeve, kolegeve, etj) qe kane pare dhe shikojne porno? smiley

ja xhib te ndihmoj une me kerkimin:

sweet nuk eshte problem. ne i kemi mesuar femrat se cdmth sweet. ne meshkujt i kemi shpikur shijet, fjalet dhe femrat. fakti qe na lajne rrobat, nuk dmth se vishen me rroba meshkujsh ato. merita eshte prone e jona, gjithsesi, si puna e rrobave dhe si puna e femrave.

kurse per pyetjen qe ngre une them hap nje teme me vete smiley

mund te kete ndonje mjedis-orist qe te dale kundra prerjes se shkurreve ,por gjithsesi nese do te krijohej ndonje lulishte  e krasitur mire e bukur  anes rruges  mund te behej nje shetitje e kendshme pa u bezdisur nga bocet e pishave .Po ngeli ndonje peme dekorative te cepi i pallatit  duhet ta vleresojme si perpjekje  per te mos u shkeputur plotesisht  nga natyra

Zotrulso je skandaloz! smiley

Po ca kam thene per skandaloze une mer jahu.

Ca s'ke thon... thuj! smiley

Kjo psh. eshte e papame:

ne meshkujt i kemi shpikur shijet, fjalet dhe femrat.

smiley)

Po kush eshte ai/ajo qe nuk e di kete per fakt qe ja meson vete natyra? Cfare ka skandaloze te nje gje kaq te vertete si kjo?

Dhe grekët e lashtë do kenë pasur pornografi të zhvilluar përderisa e" legalizuan" homoseksualizmin e tyre duke bërë Zeusin, kryezotin e tyre homoseksual. Mendoj se s'ka lidhje pornografia dhe homoseksualizmi është njëlloj si të thuash se do bëhemi vegjetarianë duke parë vazhdimisht njerës që hanë mish ose aoeksikë se shohim vazhdimisht njëri tjetrin duke ngrënë .Seksi si dhe të ushqyerit janë fenomene fiziologjike .Kushedi sa homoseksualë kanë qenë njerzit e vjetër ( shpellarët) që seksin e bënin sheshit si pornolive .(lol) 

me ato pak rreshta qe lexova nga komentet, me duket se refuzohet seksi si sport. revolucioni seksual s'ka arrit akoma ta pershkoje pjeshkun....

friends me benefits, jane shume te rendesishem tha ai

 t....si i  thote asaj qe don per here te pare labi  more? te vjen ne hater apo jo ?
Sex si emer ka dale vone ne publikun shqiptar porme pare  eshte shqiperuar ne  DUKAT......

 Revolucioni seksual do te jete....  metalizimi i ",hekurave", si  i quajne ne Vlore.Muçi synon te  sjelle elemente edukate  seksuale sepse ky u be nje problem i madh per te  rinjte...Po ku te lene  rruqot .....

Michel HOUELLEBECQ
 
DASHURIA-DASHURIA
 
Në porno-kinema ca pensionistë pleq
Kundrojnë pa besuar
Filmimet lakuriq ku rreken mos më keq
Dy çifte të harbuar.
 
Ja pra ç’fytyrë ka e famshmja dashuri,
Ç’surat e jo fytyrë:
Një palë kanë sharm, joshin për mrekulli,
Të tjerët... me të shtyrë.
 
As për besnikëri s’është puna, as për fat, 
Por për ca trupa zveshur
Pa lidhje e, sidomos, pa kurrnjë taksirat
Të ndukur, të kërleshur.
 
Kjo pala që ngashnjen, që ka gjithatë sharm,
E di se ç’është orgazma,
Por sa dhe sa të tjerë nuk ndien kurrë alarm
Me spazma e fantazma.
 
Për ta ka veç vetmi, që ua rëndon dhe më
Graria bishtpërdredhur;
Një dramëzë e fshehtë e bindjes që “atë”
Në dorë s’kanë për ta hedhur.
 
Do vdesin, sigurisht, një çikëz me zhgënjim
Dhe pa ëndrra lirike,
Stërvitur me përçmim të vetes gjer n’amshim
Si diçka mekanike.
 
Atyre po u them, që s’dashuruan dot
Dhe mbarë nuk u vate, 
Atyre që nuk ditën ç’është seksi liriplot
Dhe ëndja surrogate:
 
Mos çani kryet hiç në s’gjetët dashuri,
Se mos ndokush e gjeti! 
Është veç mizori që doj t’ju bënte fli,
Një lojë specialiteti.

 Stalker, une nuk jam shume fan e Houellebecq-ut, po e pranoj qe ai i bie ne koke ndonjehere! 

'Je m'adresse à tous ceux qu'on n'a jamais aimés,
Qui n'ont jamais su plaire ;
Je m'adresse aux absents du sexe libéré,
Du plaisir ordinaire.

Ne craignez rien, amis, votre perte est minime :
Nul part l'amour n'existe.
C'est juste un jeu cruel dont vous êtes les victimes ;
Un jeu de spécialistes.

Eshte ne fakt e njejta ide qe eksploron ne 'Extension du domaine de la lutte'  ideja qe ka fitimtare dhe te humbur aty ku tregu eshte mbret dhe ku monogamia eshte demode. Me intrigon edhe ideja tjeter e tij, qe ndjek kete te paren, qe ne keto kushte, humbesit jane gati te paguajne dhe t'a kthejne te gjithe ne marrdhenie komerciale.

ah, paske gjetur origjinalin, une pertova ta shkruaj te gjithin...

Jam dakort me ç'shkruan. Por ç'eshte më interesante, eshte kur ai shprehet :

"Nul part l'amour n'existe"

qe fjale per fjale, perkthehet : "Askund nuk ekziston dashuria", ne sensin qe "askush nuk e gjeti dashurine". Eshte treguar i kujdesshem (me te drejte !), per te mos rene ne batakun "Dashuria nuk ekziston" !

 

ps: edhe une nuk jam ndonje fan i Houellebecq. Ose me sakte, dikur, deri diku edhe kam qene. Por ishin vitet '90 (dmth vite te keqija...). Ne nuk e kishim mendjen, dhe ai na e hodhi  smiley

 Por ate qe nuk e ben me dashurine (dmth qe kocken ja ruan lol) e ben me lumturine te 'Rester vivant' kur thote: 'N'ayez pas peur du bonheur, il n'existe pas' (mos kini frike nga lumturia, ajo nuk ekziston). Houellebecq eshte interesant i marre me doza te kontrolluara, por ne raste te vecanta dhe momente vulnerabel, eshte i rrezikshem! 

Mire ja ben lumturisë ! Sigurisht qe lumturia nuk ekziston ! Cdo definim i Njeriut ne funksion te lumturise eshte nihilizëm. Lumturia eshte etikë, dhe etika nuk ekziston (ah ok, ekziston nje etikë e proceseve, etikë e mundit dhe perpjekjeve qe duhen bere per te arritur disa te Verteta). Por e marre si e shkeputur, "ne ajer", etika eshte nihilizem. Dmth vdekje.
Pra mund te konkludojmë :
Lumturia = vdekje

Pikerisht, kjo eshte interesante me Houellebecq-un : ne pamje te pare, duket sikur ben thirrje per vdekje, per vetevrasje. Nuk eshte tamam ashtu (sepse po te ishte ashtu, do bente thirrje per lumturi !!). 

Pra thene ndryshe, del se Houellebecq eshte i keqkuptuar. Ose eshte ngaterruar vepra e tij, me jeten e tij (meqe ai vete ka bere disa akte vetevrasjeje).
Ose ta themi ndryshe : Houellebecq-u eshte si puna e Niçes, qe arriti pothuaj ne te njejtat perfundime filozofike (emancipuese) me Marksin, vetem se, per veten e tij, i gjori, nuk pati kurajo te grushtonte ! Dhe doli nga fiqiri e u hodh nga ballkoni ! Kaqoli !

Keshtu dhe puna jone me Houellebecq-un. Na kapi pak gafil andej nga vitet '90 dhe per pak sa nuk e keqkuptuam (pra "sa nuk u hodhem nga ballkoni&quotsmiley. Dua te dal tek ajo qe thua ti, kur shkruan :

Houellebecq eshte interesant i marre me doza te kontrolluara, por ne raste te vecanta dhe momente vulnerabel, eshte i rrezikshem!

Jo ! Ne fakt nuk duhet marre hiç me doza te kontrolluara ! Por duhet marre siç duhet. Pra : si nje poet qe deklaron se lumturia nuk ekziston (per te qendruar tek shembulli yne). Por jo ne sensin qe, meqe nuk ekziston lumturia, hajde te vrasim veten !! Perkundrazi ! Te gezohemi per nje lajm te tille, dhe ti tregojme vendin armikut (nihilizmit). Fundja, njesoj siç perpiqet te bëjë Houellebecq, permes nje procesi drejt nje  prej te Vertetave (artit).  Permes te shkruajturit. 
Pra, ne duhet te bejmë siç bën ai ("të shkruajmë si ai&quotsmiley, por jo te bejme ate qe ai "per pak sa nuk e beri" (vetvrasja).
 

 

 

 

 

E pse ja fut kot? Te pakten Kristida po thote qe eshte interesant nese shihet nga ai lloj kendveshtrimi, por me doza te kontrolluara... po ti si mund te biesh dakord me te?

Nuk egziston lumturia??? a mos valle ti nuk jeton ne nje bote me ne? apo mos nenkupton tjeter gje kur thua lumturi?

Me fal, po vetem poet nuk mund te jete nje person i tille. Dhe edhe pse nuk e honeps dot poezine, ky as nje poezi te pahonepsshme nuk ka shkruar dot.

Problemi qe kam une me poezine (po e them vete para se te kercesh ti ne perfundime te paqena me dinosaure dhe dragonj), eshte turma e njerezve qe ka tendencen te mendoje si komentuesi i pare i poezise. E cila tregon pjerdhjen dhe rrjdhjen e trurit te masave qe "adhurojne" kete zhaner letrar.

Zotrules,
Nuk ja fus kot. Lumturia, si qellim ne vetvete, nuk ekziston (ose, nese ekziston, eshte e barabarte me vdekjen, ne sensin : "bo boo, do vdesim, dhe hajde te kapim lumturine&quotsmiley. Qe nga momenti qe ajo kthehet ne program (tipike per shoqerite e sotme liberale), ajo ndjell vdekjen.

Perkundrazi, une besoj fuqishem ne një proces (process) qe çon drejt arritjes se nje të Vertete (artistike, sentimentale, politike...). Proces qe, sigurisht, jep lumturi ! Nje shembull fare te thjeshte ? Ja : mua, të parit e nje LEVIZJEJE (te nje zogu, atleti, kali...) më jep lumturi. 

Besoj se e kupton diferencen (me lumturine, si program). 

Eh, po ky qenka problemi. Nuk po flasim te njejten gjuhe.

Lumturia nuk eshte as proces, e as qellim.

Lumturia eshte GJENDJE, shpirterore, emocionale, etj etj etj, qe ne gjuhen e organizmit biologjik perkthehet ne sasira te caktuara optimale hormonesh dhe nje gjendjeje fizike optimale. Gjendja fizike perfshin edhe shendetin fizik/biologjik, edhe shendetin mendor. Meqe ne njerezit konceptet, gjendjet, situatat dhe cdo gje tjeter i perceptojme me mendje, dhe i perpilojme/perkufizojme po me mendje, atehere shendeti mendor, gjendja mendore, shpirterore, eshte faktori kryesor ne perkufizimin e lumturise.

Lumturia nuk eshte, nuk ka qene, dhe nuk ka per te qene kurre program, e as ka qene dhe as ka per te qene konsideruar ndonjehere program.

Lumturia egziston. Po.

Ne poezine ne fjale, ke dhe nje fjale aq te thjeshte frenge qe e keni perkthyer "Lumturi". Nuk e marr vesh se si nuk e ke kuptuar te pakten prej asaj fjale se cfare eshte "lumturia". 

Bonheur: ogur i mire. (sot ne shqip perkthehet "mireqenie&quotsmiley me thjesht se kaq, me te vertete nuk mund te perkufizohej lumturia, megjithese, ajo nenkupton nje gjendje shpirterore ende me te larte se aq (bonheur-i).

Po me krijohet pershtypja qe nuk e kuptoke as poezine e atij, e as poetin vete. (nese mund ta quaj poet!) Gjithashtu kam pershtypjen qe nese do i njihje pak me mire perkufizimet e fjaleve, nuk do ta kishe honepsur dot me nje shkrimtar qe mban nje qendrim te tille. Nejse, tendenca te erreta ka ne cdo lloj arti... i cili gjithmone ka qene dhe ka per te mbetur subjektiv qe ne rrenje.

Lumturia eshte disi me abstrakt si nocion, dhe si i tille nuk duhet lidhur domosodoshmerisht me mireqenien shendetsore qe permbledh si perkufizim gjithe llojet e shendeteve, mendor, fizik etj. Ndaj them se disa terma i duhen lene poezise

Po po, ja leme ca terma poezise, dhe nderkohe, ne vazhdojme te flasim qiqra ne hell dhe geshtenja ne hi me njeri tjetrin, derisa te na u jape kuptim poezia... dhe poetet mundesisht te na bien nga qielli, se po dolen nga ne, mazallah se kane ndonje shanc te dine se c'eshte lumturia. Dhe qe kam te drejte me kete, e verteton dhe poezia e mesiperme: lumturia s'egziston...  e cfare porrnoje dmth kjo mer aman!

Nderkohe, shqip, anglisht, frengjisht dhe ... gjuhe qe di une, lumturia nuk eshte aspak nocion abstrakt. Eshte bile nje nga nocionet me te thjeshta te jetes se perditshme. Pyetja "c'eshte lumturia" eshte nje nga pyetjet me te thjeshta qe mund t'i behen cdo njeriu.

Per mendimin tim eshte me abstrakt se sa termi Mireqenie, qe ka nje perkufizim te zyrtarizuar nga Obsh apo ku di une.

Fjala lumturi eshte abstrakt edhe per faktin qe eshte dhe disi subjektiv. Cfare perben lumturi per ty, nuk perben per nje tjeter. Sigurisht qe eshte e thjeshte pyetja, por jo pergjigja

 Cfare perben lumturi per ty, nuk perben per nje tjeter.

 

Cdo gje eshte e tille. Po flasim nje gjuhe te perbashket. kur te pyes une ty se c'eshte lumturia, duhet ta dish njesoj si une. a je apo jo i lumtur ti, eshte tjeter muhabet. kur te pyet nje i huaj(anglez, psh) se c'eshte lumturia, do ja thuash anglisht, "happiness", e nuk do rrish te hapesh debate me te, te tipit: po prit o derman ta diskutojme njehere, se eshte nocion abstrakt, dhe na eshte dhe subjektiv... e perralla te tjera si kjo. Gjithkush do te ta priste shkurt: e di apo jo!

Jam une Stalker fan e Houellbecq dhe llogjikes se tij shpartalluese smiley

flm per perkthimin e bukur

E shpjegova pak më lart "llogjiken shpartalluese" te Houellebecq.
Hidhi nje sy po deshe...

Goxha e lezetshme vjersha,domethenese dhe gazmore njekohesisht. Me pelqeka perkthimi,di gje njeri kush e ka perkthyer ?

Porno nuk behet fjale qe eshte industri. Si e vecuar eshte ne zhvillim duke degraduar. Eshte interesante te shofesh si ka evoluar. Me pare i jepej njefare rendesie Narratives ne porno (erotizmit), ndersa sot kane shpikur keto llojet e reja ku aktorja te shikon drejt e ne sy te kameres dhe ku mungon teresisht perfshirja psikoemocionale.

Aktorja shikon kameren ne sy, sepse imiton "Monikën" e Bergmanit

smiley)

 

ps: "Monika" (1953) eshte filmi i pare ne bote ku nje aktor sheh nga kamera -mbyllja e filmit.

 

Te jete ajo valle..

Meqe kujtove Bergmanin. "persona" eshte jo pak erotik, pa perdorur metodat e pornos.

ps. moniken nuk e kam pare.

Vetem ne kinematografi s'po ngrihet ne art kjo puna e seksit se ne letersi eshte. Ne pikture e skulpture po e po. Ne fotografi eshte se ka nga ato qe quhen nudo artistike, ne muzike po se jo kot e perdorin si afrodiziak ne disa raste, mbase per shkak te ritmit. Ne Kinematografi eshte vetem russ meyer qe thone se ka bere filma me vlere...

 Edhe ne kinematografi sexit i eshte dhene nje dimension estetik.S`duhet ngaterruar erotizmi me pornografine. Skena erotizmi besoj ka prodhuar kinematografia.(All about Anna ) Problemi eshte se zhanri pornografik i nuk ka arritur se paku nivelin e skenave te pershkruara nga Pushkini ne Ditarin sekret. 

 pornografia do te ekzistoje, derisa gjinia femerore ta japi sexin pa asnje lloj qellimi tjeter pervec kenaqesise.....

 ky artikulli ishte pak si pa lidhje po nejse....pornografia e marre me doza te duhura dhe ne moshen e duhur besoj se i ben mire njerezimit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).