Vëllezër dhe motra,

Këtu mund të shpreheni për ndryshimet që do të donit të shihnit në faqen më të dashur të arnautëve anembanë Anadollit.

Vetë ne mendojmë, se ka ardhur koha të bëhen retushime rifreskuese, të paktën në anën grafike të faqes. Poshtë, në ë djathtë të saj, na duket se ka akoma vend bosh për rubrika të reja; gjithashtu sugjerojmë përunjësisht më pak politikë vëllavrasëse e më shumë kulturë incestuale.

Shprehuni pa frikë nga adminët zemërgjerë dhe pa siklet: tema do të fshihet sigurisht pas mjeljes të të dhënave përkatëse nga kolektivi dythundrak.

120 Komente

A ka eshte e mundur (nuk e di nqs ekziston edhe mundesia teknike), qe te vihet ndonje opsion "persona te padeshiruar" me ane te te cilit te mos i lexojme dot, asnjehere mesazhet e ndonje viktime te politikes shqiptare.  Vallahi nqs e beni, do ma kishit shumezuar me 10 kenaqesine e lezimit te Peshkut

 Nuk eshte e mundur! 

Kjo pyetje eshte bere me heret dhe pergjigja ka qene JO (me fershellima biles) ! smiley

 ...kolektivi dythundrak.!

Peshqit dythundrak?!!

 

Mirazh, sado qe nuk ka garanci qe temen do ta lexojne dhe diskutojne ata qe i kane ne dore ndryshimet, po them dhe une ca gjera.

1- Te kete nje politike redaksionale per numrin e artikujve dhe temave te kategorive dhe burimeve te ndryshme. Per shembull, me pak gazeta "Tema", me pak politike, me shume aktualitet, kulture, letersi, etj. Te kete ndonje kriter me te qarte per lenien e artikujve ne 'kryesore' apo ne faqe te pare, apo si thenie dite. Ndoshta mund te vendosen kuota per keto gjera, s'e di si mund te behet praktikisht. Por s'me duket ndonje gje shume e veshtire, 1 komunikim mes admineve dhe 12-13 pika, qe edhe te publikohen.

2- Te kete nje politike redaksionale me te qarte per fshirjet dhe mosfshirjet, qe te reflektoje edhe lirine e shprehjes edhe ruajtjen e autoreve apo komentuesve nga fyerjet. Kriteret te publikohen.

3- Mundesisht te kete me shume moderatore, qe te sigurojne zbatimin e pikes 1 dhe 2.

4- Mundesisht Penari t'i dedikoje 1-2 dite ketyre gjerave, se me pak pune besoj se do te permiresohet shume faqja.

 Pikërisht.

Unë do thoja që rubrikat duhen ndarë më mirë nga njëra-tjetra dhe duhen krijuar disa të reja syresh. Gjithashtu mendoj se duhen ndryshuar disi edhe ana grafike e faqes pas kaq kohësh përsëri.

Meqënëse unë për vete lexoj vetëm temat që kanë të bëjnë me kulturën do i dëshiroja vetes më shumë vend për to.

Mendoj gjithashtu se pjesa me lidhjet dhe postimet që vijnë nga blogjet duhet zmadhuar disi më shumë, në mënyrë që ardhjeve t'u mbetet më shumë kohë për t'u lexuar.

Pjesën ku janë renditur blogjet do e zvogëloja, pasi zë vend dhe do e bëja si faqe më vete, tek e cila shkohet duke klikuar.

Përjashtim i menjëhershëm i anëtarëve që përdorin fjalor vulgar etj.

 më shumë kulturë incestuale.

Mirazh, ca domethene kulture incestuale?

 

 Kjo kishte të bënte me hyrjen e fjalimit: vëllezër dhe motra smiley

 ah, ok... eshte darke, prandaj smiley mezi i bejme lidhjet

Shkurt, dashke te ta japin ty komplet si faqe. lol

dhe nje:

5- Nje rubrike (djathtas?) me tituj kryesore nga bota - dicka te shpejte, mundesisht pa nevoje publikimi nga adminet, ku shqipot e vendeve te ndryshme te sjellin titullin dhe brenda mundesive 1 paragraf per nje lajm kryesor aty ku jetojne (permbytje, atentate, protesta, pranga londineze).

Po sikur te hapni edhe nje qoske ku te shiten cigare me filter?

1- te mos jete ZP online, dmth te jete me i hapur ndaj artikujve qe jane kritike ndaj klanit Rama, duke ruajtur te njejtin nivel kritik qe ka ndaj klanit berisha

2- te mos jete kaq i hapur ne mbrojtje te gjithckaje qe vjen prej te ashtequajtures shoqeri civile, dmth Fondacionit Sorros dhe levave te tij ( e kuptoj qe adminat jane njerez dhe do te mbrojne politikat qe u interesojne, por me pak inteligjence mund ta bejne kete gje me me stil).

3- te perqendrohet drejt temave shoqerore

4- statusi abuziv t'u jepet vetem atyre qe fyejne dhe te kete nje rubrike ku te publikohen arsyet dhe komentet qe e kane bere filanin abuziv. Gjithashtu ne kete rubrike te publikohen edhe komentet e fshira.

5-te mos behen me anketime me klikime ne opsionin qe deshiron. Kjo sepse ne kete menyre behet njefare presioni mbi te anketuarit. Anketuesi, psh vendos tre opsione, ate qe beson vete dhe dy opsione te pamundur, dhe terheq votues vetem te opsionit te vet, sepse te pamundurit nuk ka kush i voton. Ne fund te fundit cdokush mund te kete opsionin personal per ceshtjen.

6- etj............. po s'kam kohe

7- mos m'a fshini kete postim

S'besoj se peshqit e kanë lidhur jetgjatsinë me klanet politike mund të thoje shumicës dhe pakicës duke kërkuar më shumë kritikë për shumicën që ka përgjesitë për qeverisjen e vendit dhe më pak për opozitën që ka çelsat e kashtës duke mos u indentifikuar kështu si barazist i  pabarabartë.

  Te kete vleresim edhe per komentet.

Edhe mua do me pelqente te kishte me shume prurje kulturore, art dhe letersi. Them se material ka boll - ndoshta do nevojiteshin me shume administruesa per kete pune.

Ndoshta peshku mund te ishte I tille qe te ishte e mundur per te "embed" videos direkt nga burimi I referuar. Komente qe s'kane te bejne me c'flitet, por merren me trapllikun e radhes nen te cilin ndodhet fatlumi qe I ben, mire do ishte te rralloheshin, ashtu sic hiqen dhe komentet vulgare. Peshku vertet eshte blog kolektiv dhe ketu nuk parashtrohen referate shkencore me kerkesa per "peer reviews," por mund te behet dicka mbi permiresimin e cilesise se komenteve dhe materialeve te postuara.

mua do me pelqente nje rubrike biznesi nga shqiperia...

nje kshille kam une... mos e skuqni shume peshkun se vjen era psandaj. 

Dikush me siper i ka rene cik drejtperdrejte. Me pak kthesa e lakime them gati te njejten gje. smiley 

 

Ketu ka me shume materiale letrare e kulturore se cdo faqe tjeter shqiptare. Nese e vendos peshen ne menyre me masive te ana letrare-kulturore, do mbytet me kulture. Sado me kulture, mbytja po mbytje mbetet.  Shume kerkoni kur thoni qe s'doni politike, kur ato tema kane qindra postime ndersa tregimet e poezite jane shumica me zero postime. Temat shoqerore jane mire te jene me shume se politika, por ama, tema shoqerore qe ngjallin debat. Debat do te thote te kete dhe tipa te bezdisshem, ndaj shume kerkoni qe s'doni tipa te bezdisshem. Mua Mati i Ri me duket  misherimi i bezdisjes, per shembull, por peshku nuk me ngjit pa gomarllieqet e atij. Pastaj po nuk shau cik robi, per ca vlejne forumet?

 Ikspi. Ka qene nje kohe ketu tek PPU kur beheshin njeqind e ca postime per nje poezi. Kesaj i referohen disa anetare ketu me "good old times".

ok, nuk e di per kete, ju qe keni kohe e dini.

Megjithate, peshkun te faqja e pare e kam pare gjithnje. Gjithnje ka mbizoteruar politika. 

IKSPl 

  Te kete vleresim edhe per komentet.

smiley

 dum babën!

Ne do te deshironim komentues me cilesore, por nderkaq sepse na vjen ndermend ajo puna e halles a xhaxhait, na vjen zor nga mendimet e liga transgenderale dhe ia leme mengjesit keshillat e mira.

aaaaaaaaaaa...

mos u bëj pasive-agresive se stë shkon hiç.

 p.s çe vë dorën mbi plagë duke thënë "xhaxhai".

 

aaaaaaaa

juve ju vete gjuha ku ju dhemb xhaxhai, i nderuar smiley

iiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Juve*, na hiqni ndonjë dhëmballë tek tuk, pastaj mërziteni pse na dhëmb e pse na shkon gjuha.

*shikoje si figurë letrare personifikimi.

 

juve pa yll na la me dore ne zemer, po duke pare nga qielli jemi per pak forlan smiley

xhan xhan tropit smiley

edhe oranjes biles smiley

e dija. group hug!!!

nuk e di per oranje... po po te jete femer, atehere "goup hug" shnderrohet ne: "goup hug + pillow fight!". smiley

get the f... out of my hug!! Its mine!!

xhan xhan Finin, always.

 PS: group hug, perseri.

Po mire, 'dhëmbi' borgjez eshte, s'ka ndonje habi. Nderkohe, dhe ne te gjithe, borgjeze jemi, kush me pak e kush me shume. 

ps: edhe per tropizmen, kjo  smiley

Stafin administrativ, pervec Blendit.

 Ah, se harrova... vetem nga ishat e f(i)shnet mos merrni keshilla. lol

 E Trop, cfare te thashe. Jo po mos qesh pastaj si plaku Mere. Prit se ka edhe me! Mesa kuptoj une, interesat e peshqve jane ne perpjestim te zhdrejte me interesat e administrates. smiley

PF, tani te jap 95% te drejte. 5% po i le per ndonje outlier.

Ndroheni ket editor mesazhesh, ose bejeni PPU me frendly per ato qe nuk perdorin IE apo Firefoks. Per te tjerat kshu si jane.

tashti ky/kjo mirazhi ka kohe qe i sillet rrotull podiumit te peshkut smiley

Ke apliku per admin/e ? smiley

Nejse.

Vlersim komentesh dhe integrim videosh do doja dhe une, por kjo pune perkthehet ne leke dhe barre administrative Penarit kshu qe spo e kerkoj.

Une vetem nji gje kisha : Te konsiderohet kontributi i anetareve te respektuar te PPU. Permbledhje 2010 ishte nje prove e mire per kete, dhe besoj se prodhoi nje seksion shume interesant, ku thuajse te gjithe shkrimet u lexuan me kenaqesi dhe u komentuan ne menyre intensive.

Dmth ne vend qe te thirren ne loje me shume shefa, le te impenjohen me shume shkrues smiley

Kaq kisha.

Anyway vari lesht tha,  ne si lexim jashteshkollor e kemi PPU smiley

Po shof se mos i përlaj nonji 7 % opinionistit të BB-së smiley

 

mire bon

parja madhe ke BB smiley

 Vlersim komentesh dhe integrim videosh do doja dhe une, por kjo pune perkthehet ne leke dhe barre administrative Penarit kshu qe spo e kerkoj.

 

S'besoj se shtohen leke per keto.

po oret e punes se penarit nuk jane leke ee ?

plus varet cer hostimi ka

ke mediatemple e ka akoma ? se ata jane si qeveri m'vete per panelet etj

tani,e mira ska fund, tha

po mua nuk me duket keq kjo faqe keshtu sic eshte.. dmth goxha demokratik eshte ky blog. shumellojshmeri temash. pra,  gjithperfaqesues..

keshtu qe kujt nuk i pelqejne temat e politikes, pershembull, nuk ka pse te mare pjese ne to.  te hidhet nga sporti,letersia etj. me pak fjale,atje ku i pelqen dhe e ndjen veten mire. une nuk shoh ndonje problem.

 

 

une du te hapet nje dritare per chat  ku te kene akses qofte edhe per te lexuar vetem anetaret. Shpesh na qellon te chatojme per qejfin tone kendshem pa lidhje me temen ne fjale, ndoshta duke merzitur te tjere qe duan te diskutojne vetem per temen. Keshtu psh pak chat erotik me vajzat e peshkut ne oret e vona te nates me ben mire per te fjetur kendshem, por nuk kam qejf ta boj ne nje teme ku flitet per donkishotin e shqipetareve apo per kokelopen e LSI-se. 

Persa i perket moderatoreve te PPU-se, eshte njoni/njona qe ma ka bo borxh dhe po desh Penari e heq nga moderimi. Po nuk desh prap ska gjo se une per te kam respekt te vecante. 

Ja psh, peshku si perfaqesues i mire i borgjezise neo-liberale qe gjysma e Mjaftit e ka shume inat, them se duhet te vere ne faqe te pare njoftimin per protesten e Mjaftit (mirembrema Spiritus) qe qenka neser ne oren 12 te drekes perpara Min. Ekonomise.

Eshte e vertete qe une kete e lexova ne nje teme te peshkut, nga nje postues i cili citonte Respublica-n e M. Nanos, e vertete qe tek faqja e vete Mjaftit s'eshte nje shpallje e tille, por peshku borgjez mund te behet avantgarde, fundja, kete do kishte dashur edhe Marksi, edhe Zogu, edhe Fan Noli.

Apo ta bejme me sondazh duhet vene apo jo smiley

E-miq ( electronic miq, © fh) mos u lodhni shume me sugjerime. Nqs keni disa vite qe vizitoni rregullisht PPU, patjeter e dini qe here pas here ka tema e diskutime te tilla (oh sa shume, me sugjerime e ankesa e propozime, etj), rezultati i te cilave eshte thellimi i vrimes ne uje te bere ne temen e ngjashme pararendese.

Kjo teme fare mire mund te ishte shtruar si ajo pyetja e Blendit, por e modifikuar, tip "sa optimiste/pesimiste jeni per te ardhmen e PPU" dhe kshu te pakten do kishim perftuar ca humor nga komentet. smiley

 

Ne do te deshironim komentues me cilesore, por nderkaq sepse na vjen ndermend ajo puna e halles a xhaxhait, na vjen zor nga mendimet e liga transgenderale dhe ia leme mengjesit keshillat e mira.

Ja p.sh. ky reagim, e dashur Fini, shpreh per mendimin tim nje nga arsyet pse PPU  nuk ka me shume komentues cilesore, ose pse s'i ka me ata qe i ka pasur (cilesoret dmth) me pare.

E kam fjalen per qendrimin e adminave ndaj te tjereve, qe nga censurimi i atyre me te cilet s'jane dakort (deri ne censurime "manuale", p.sh. racioni i 10 komenteve behet ne dite te caktuara 2 ose 3, per te mos folur per etiketimin qesharak "abuzues" dhe perdorimin e fsheses me dhe pa hesap, por zakonisht pa kritere te caktuara) tek menyra si i shikojne komentuesit keta admine, edhe tek prioriteti qe i jepet blogut ne varesi te ca temash dhe artikujsh qiten ne bash te faqes.

Qendron arsyetimi dhe anasjelltas, por them se administrimi i nje faqeje (apo cdo gjeje tjeter publike si ky blog)  eshte faktori kryesor dhe sherben si magneti; percakton ca do thithe dhe ca do toleroje rreth tij.

Perndryshe "masat", dmth shqipot qe frekuentojne internetin, jane te njejta. Cilesia e faqes i bie te varet kryesisht nga administrimi dhe menaxhimi i saj. E njejta gje vlen dhe per faqet e huaja, disa prej te cilave ashtu si PPU kane rritur popullaritetin ne dem te cilesise, por them me koeficient (cilesi-humbje) me te vogel.

Mbase dhe ti si Fini ke teorine tende se pse PPU nuk ka me shume komentues cilesore, po kjo them se do ishte me e hijshme te ishte paraqitur seriozisht, persa ketu disa peshq 'komentues cilesore' e kane shtruar dhe trajtuar temen seriozisht, dhe persa ti flet si administratore e faqes.

Kur s'ke rrespektin miminal per bashkebiseduesin, apo tolerancen minimale per mendimin ndryshe te tij/saj, s'ka si te habitesh pse nuk ke dhe aq shume bashkebisedues cilesore ne tavoline, me kalimin e kohes.

Bile do shkoja deri aty sa te hamendesoja qe arsyeja kryesore pse shume peshq jane akoma verdalle ketu, eshte ngaqe jane mesuar me (shoqerine virtuale te) sho-shoqin, me shume sesa cilesia e blogut. smiley

 koment shume te mire ke bere o xhib, po kujt ja the, thuaj? prandaj je larguar zotrote nga shume tema. mos eshte kjo proteste ndaj regjimit ( me fal peshkut pa uje)?

per mua peshkaqenet qe drejtojne kete blog e dine se ku calon, po keshtu ju pelqen ta kene. ate qe duan e kane arritur, sipas mendjes se tyre.

per mua do te ishte mire ( e kam kerkuar dhe me pare) qe te hapej nje rubrike per shendetin. te flisnim per te rejat e shkences ne kete fushe (p.sh. disa dite me pare u tha qe vetem me nja analize gjaku do mundet qe pas 2-3 vjetesh te zbulohet kanceri. te flisnim per semundje, gripra, ilace popullore ose jo, tradite indiane, kineze ose  me gjere. sa me shume informacion te kete njeriu aq me mire eshte, pasi ke mundesi te zgjedhesh ate me efikas. me ka habitur fakti qe edhe ketu ne amerike njerzit kerkojne se cila klinike eshte me e specializuar per problemet qe kane. marrin avjonin dhe bejne qindra km per tu takuar me mjekun e duhur. eshte peshku Rav qe di shume gjera nga tradita aziatike. ti japim mundesine te na i thote dhe ne te tjereve. me kane thene qe dhe ne france klinikat alternative kane shume paciente. mund te na thono rreth eksperiencave tuaja atje. mund te flasim per akupancer, masazhet dhe te tjera.

I vrau fare doktoret ne Amerike Obamua me? Ju la pa gje?

Xhibi kesaj radhe ndryshe nga te gjitha heret e tjera, ka shkruar mire. Ndoshta eshte ndonje "admin" qe po shkruan nga llogaria e tij... Per ato qe thote per Finin, psh, jane te verteta. Edhe une nuk kam ndonje respekt per te. Pervecse eshte pasues i partise se Duces; megjithese shume inteligjent dhe korrekt si njeri, nuk me ben ta respektoj shume sidomos kur shoh qe vete e futet ne koalicion me Bossin dhe raciste te tjere si ai.

Oh-uh-ih, e kishim fjalen per finin tone me duket? Edhe mua me ka inat ajo.

Seriozisht tani; ndoshta ju ka kapur ca ai momenti, po jo te gjitha temat duhet te jene se zben serioze. Nganjehere edhe "merr" muhabeti ashtu kthesash... fundi i fundit, pse eshte moderatore e faqes, nuk dmth qe duhet te rrise mustaqet ajo.

Per punen e abuzivizmit, jam dakord pjeserisht. Disa komente duhen fshire jo vetem se zene vend, po edhe jane krejt jashte teme fare... dhe shpesh here kemi pare si degjenerojne. Po ca njerezve s'ke ca u ben tjeter, dhe nganjehere, edhe pse diskuton tamam, u iken vemendja, shperqendrohen dhe e kthejne frigoriferin ne qilar.

Kurse sa per punen e informacionit, nuk jam shume dakord me ty Lira.

Informacionin per nje gje e ke ne pellembe te dores sa te kesh lidhje interneti. Kam pershtypjen qe ketu behet ballafaqimi i llogjikes dhe kendveshtrimeve. Megjithate, perseri mesohen gjera te reja...shumica e te cilave mesohet "gabimisht" ose "aksidentalisht".

Kurse sa per punen e informacionit, nuk jam shume dakord me ty Lira.

Po pse more zotrules, njesoj eshte si te futesh ne internet me nje informacion qe ta jep dikush qe ka provuar dicka? ke me mijra junk informacion ne internet. hajd o burra, u beme te tere ekspert. eshte e veshtire te zgjedhesh ate qe duhet.

pastaj fillon ti me dike tjeter dhe s'mbaron. futem une dhe me takt tregoje nje perralle me mbret dhe zot,  me qellim qe ju te pushoni. po ku pushon ti dhe ai tjetri? ja keshtu zotrules, keshtu.

p.s. dhe xhibi ha buke vec ketu , zotrules. te ishin te gjithe si ai, shqiperia do ishte ndryshe. i kam bere njehere nje verejtje ( e di vete ai ) dhe ka bere permiresime.

Tani une nuk eshte se te njoh mire ty Lira. Po xhibin e kemi patur rroldhe neper kembe gjithmone. Jo se i mungon humori apo se eshte djale i keq, se eshte djale shume i mire, dhe ne te shumten e kohes ngaterron(te) mungesen e seriozitetit me humorin. Po une nuk eshte se kam ndonje verejtje per te. As per ty... megjithese nuk e di se ku(ne c'sofer) e hani buken.

Informacion xhank ka sa te duash. po. stisja e ideve dhe ballafaqimi e sit informacionin dhe e ndan nga krundet.

PS: m'u duk mua apo more flake per ato qe thashe me siper???

smiley

sa miresi e mbrothesi qe u ndje rrotull. Si ne nje vjershe te qashter te Naim Frasherit. sa mire e bukur.

Disa gjera shpejt e shpejt: 

Ajo qe na mungon shume, jane redaktoret. Na duhen disa persona qe te ftojne, dhe te kujdesen, per shkrimet e te tjereve. Blendi dhe Llukani e benin shume mire ate pune, dhe deri tani nuk kemi arritur te gjejme zevendesues. 

Problemet e tjera rregullohen, nqs redaktoret arrijne te kujdesen per cilesine e materialit baze ne faqe.

Atehere, si ta zgjidhim kete punen e redaktoreve? Nqs keni sugjerime, m'i thoni. Jam duke ju lexuar. 

(Persa i perket permiresimeve teknike, do merrem pak me to ne javet qe vijne.) 

 une propozoj per redaktore: monden, zotrulen, xhibin. i ke prefesionale.

premtimi i pare i zotrules si redaktor: will abolish perdorimin e fjalve te huja smiley

Po tani ju i doni kujdestaret vullnetare mo Admino! Pra qe te propozojne veten ne rradhe te pare...

Ja ti psh, kujt i ke bere ftese per moderator? Nuk pranoi??? (x-i, s'ka rendesi se kush eshte)

Ti si admin i faqes, dhe meqe shpreh deshire per t'i dhene rruge ketij "problemi", cfare kriteresh do perdorje per te perzgjedhur dike dhe per t'i bere ftese? Ke shume djem e goca te mira ketu... pse keni mbetur akoma pa krah pune?

sugjerim?

bej nje liste me kritere(ose veti) qe mendon se nje moderator duhet te plotesoje. studjoi komentet e peshqve per nja 2 jave ose nje muaj.

kush te ben pershtypje dhe qe te duket se i ploteson kriteret e listes, rrasi nje ftese me mesazh privat.

Ndrysho formatin Penaro. Lër një, dy apo tre superadminë dhe ktheje peshkun në super-blog blogjesh. Pak a shumë si thotë Mirazh. Decentralizoje peshkun me një llaf, lëri vend iniciativës së lirë dhe ekonomisë së fjalës së lirë.

Çdo komentues këtu mendon se kur komenton, "punon" për peshkun, që si entitet është si "shoqëri anonime". Duke qënë dhe i centralizuar, ka vend për pakënaqësi të ndryshme. Që kanë të bëjnë që nga preferencat personale të adminëve ekzistues, deri në qejfmbetje, ngelje hatri etj.

Përndryshe, peshku ka një potencial të fshehur përmes blogjeve. Nëse dikush "investon" në blogun e vet dhe peshku i shërben si vitrinë, atëherë të dyja palët ngelen të kënaqura.

Ja një format që preferoj unë, është ky: http://www.theoffside.com/

Secili aty ka blogun e vet. Çdo gjë që shkruan u përgjigjet bindjeve personale. Çdo blog skuadre aty, është si një bashki. Dhe admini i blogut të skuadrës, është si kryetar bashkie smiley. Ti ske nevojë për superadminë fare me atë format. Sepse secili administron pjesën e vet. Shkrimet e reja rigjenerohen automatikisht dhe secili bën vizita aty ku do vetë.

Komunitetin e peshkut, ti e ke gati. Bëj marrëveshje me blogistët e këtushëm që për shumë arsye nuk duan të humbin shoqninë, dhe ndërtoju nga një shtëpi të vogël.

 me kaq shume zhurme dhe potere sa boni ju bo vaki admini ka per tju degju si te barsaleta e xhindit dhe pianistit 10 pont..

hej, mos e humb nje avni lushka me hitin "Hipur ne nje dege, me mblidhje qershi". A real gem! Tani vetem kenga e File Zykos me ka mbet. Nuk di si e kur do mugulloje ne tub. 24 karatshe, chene!

e pabesueshme: ne prespe nuk kam qene kurre. Vallja ishte nam! FLM.

Ja nje te kultivuar:

Nëse sëmundja vjen tek unë,
Ju mos më shpini në spital,
Më merrni fshehur e pa zhurmë,
më ngjitni lart diku në mal.

Atje dyshek e shtrat nuk dua
Dhe as carcaf e as jorgan,
Por te një cezmë e të një krua
Më shtroni dushk e jorgavan.

Ma lidhni kokën me një kulpër,
Ma njomni buzën në burim,
Dhe kur të vijë andej një flutur
S`ka gjë se rri mbi ballin tim.

As infermier nuk dua pranë,
As nevrolog, as profesor,
Të kem përkrah një dash të bardhë,
Të kem përbri një cjap përcor.

Të m'i lëpijë faqet dashi,
Të qajë cjapi laraman,
Ta ulë sqepin shpejt larashi
Të mors të japë telegram.

Të presë plot trishtim fshatari,
Në shkop mbështetur me mërzi,
Duke përtypur fije bari,
Duke këputur kullumbri.

Nga guvë e lisit të moshuar
Të derdhet bleta gjithë zgjim,
Mbi trupin tim e turbulluar
Si lëmsh të sillet me tërbim.

Të ndalet udhëtari i mirë,
Të pijë heshtur një duhan,
Të thotë: mjaft qëndrove shtrirë,
Për ty e gjora rrugë qan!

Dhe, ju betohem, po s'u ngrita
I madh, i bukur, plot shëndet
Dhe rrugës sime nga u nisa
T'i them: më prit se po vij shpejt!

 

Cfaredo qe te beni dhe sido qe ta beni dicka qe lind edhe do vdese. Keshtu do te ndodhe edhe me PPU . Mos vuni nga kompleksi pavdeksise .Deshira ime eshte te mos vdese e turperuar! Dhe qe te mos ndodhe kjo :

- Hiqni dore nga mentalitetiti USHTARAK , gjate administrimit te faqes ku behen komente . Perfaqesues e ketij mentaliteti  eshte shprehja e Mirazhit ! Perjashtoini ... ??? Dhe teknikisht ....Vendimi abskurantist qe zberthen kete eshte ..Nje admin ka vendosur : ABUZIV ???? Per mua mjaftojne vetem fshirjet dhe ato vetem kur permbajne sharje te drejteperdrejta personale dhe sidomos ato qe perfshijne familjaret . Ne kete kategori mund te perfshihen edhe ato qe japin te dhena personale .

Fjalet vulgare ???... Qeka akoma ne kohen e vatrave te kultures ! Mundesisht "varni" sa me shume Mbreter me mendime poshte nivelit Bathorist qe mbivleresojne ...nuk po e zgjas por po theme pseudo eliten . Kushdo ka te drejte te shprehet ne se eshte akoma PPU!

- Ftese mbarepeshkore . Hiqni dore nga qejfmbetjet , kercenimet dhe trimerite virtuale. E permireson jashte mase komunikimin e shtruar . Arrihet pa veshtiresi mjafton vetem bindja se ku Mbreti ve koken , fshatari ve b... dhe e kunderta dhe vecanerisht per te kuptuar se perse fillon e para me Mbret !

Te nderuar admin ! Hiqni dore nga "klientelizmi " si menyre shume poshteruese ndaj veprimtarise se tjetrit ne virtualitet. Perkthejeni kete veti ne sferen praktike ne se do tu jepej ndonjehere PUSHTET! E gjithe vlera Juaj si admin te nje faqeje me te vertete mbreselenese dhe bashkuese e mendimeve te te emigruarve , do te shumezohej me ZERO duke u bere nje objekt me i felliqur autoritarist se Saliu sot !

Se fundi menjanoni sa te mundni niket e profilizuara qe shnderrohen ne shume nikesh duke ju "kundervene" vetevetes per te krijuar Ilaritet ne salle . Edhe njehere  e kemi permendur se krijimi i tipeve me fund Ruzhdije si maja e kesaj metode , apo deri diku edhe Mati me fillim Polici jane te pranueshem . Ndersa te tjeret sidomos pozicionet provokative jane purthosje e komentit . Jane pjese e "klienteles" bajate , ose

lyer me boje bari ? te mos i njohem  na smiley

Faqen e kini te pelqyeshme edhe si pamje ndersa nderhyrjet e freskimet megjithse jane te domosdoshme do kete prap qe do gjejne "klecka" . Kerkesa per REDAKTORE ose "atenolol " mbase eshte me e domosdoshmja .E rrit shume edhe cilesine e prurjes por edhe te komenteve ! Lost ( por vetem nen kete NIK ) me duket i pershtatshem !

Ju uroj gjithe te mirat dhe peshkim te mbare per vitin 2011 sidomos sa me shume fanatike shpure nga te gjithe palet smiley

Jeni JU pa jemi NA !

 

 drizo, 

ngulja pak linkut me siper; mos e nga me se rigonin ja ka hedhur xhibi me siper..

 e mor Idris, kot lodhesh me ta. kane studjuar ketej por mistreclleqet e shqiptarit te ''vogel'' s'kane mundur t'i fshijne nga karakteri. Bejne dhe si te hapur e te moderuar. ja ta them une, perseri ashtu do vazhdojne si me pare. ky eshte komenti im i fundit per sot se zot penari mi ka prere burimet. 

p.s. zotrules nuk ka flake dhe zjarr ketu, nuk te keqkuptova, se nuk kishte per te keqkuptuar. pastaj une nuk i keqkuptoj njerezit, e kuptoj humorin, shakane te verteten. 

Po ja me ti:

pastaj fillon ti me dike tjeter dhe s'mbaron. futem une dhe me takt tregoje nje perralle me mbret dhe zot,  me qellim qe ju te pushoni. po ku pushon ti dhe ai tjetri? ja keshtu zotrules, keshtu.

Kjo sikur ka tonalitet me flake.

dhe eshte pikerisht sipas temes apo drejtimit qe i dha frymezimi i xhiBxhilese me siper.

Qe ti hyn me "takt" duke treguar perralla me qellim qe ne te pushojme. Kur nuk ka kontribuues, kur nuk ka pjesemarres, cfare pret te ndodhe? humbet tema. vijne tipa pastaj qe flasin per kafe, dhe lloj soj tralalash te tjera, dhe nuk i sheh kurre te bejne nje muhabet serioz apo te shprehin ndonjehere ndonje mendim personal per te qene, mbi cfaredolloj teme.

merr pjese Lire. jep mendimin tend se te tjeret ndoshta edhe i ndikon. SI ka ardhur puna, duhen bere te gjitha temat si sondazh.

I nerum Chene ! smiley

Eshte nje nga gabimet e mija qe Xhibin nuk e lexoj me me qejf se perserit veteveten edhe ne ndertimin e fjalise e shprehjen e mendimit. E uroj qe qekam ne nje Linje megjithse e kam ditur qe me perpara pa u shfaqur si "shume i ditur" dhe i "sofistikuar" ne frazeologji  , ose nga inisiatoret e atyre qe presin gjera te mBedhaja dhe te shkalles se Larte , po me siper  sikur po i shaka pak smiley

Por ne se e lexon me kujdes ka nje dallim . Une nuk imponoj me Xhibla  smiley E uroj me shpirt se shpetoi nga nje e keqe e madhe . I mbeti Bytha mbi kutite e fleteve te Votimit. Tani ato u hapen !

@ Ziko:

Ti "raki e dashur" ca je ashpersuar

edhe flaken blu s'do ta ndezesh me,

nga pjergull e peshkut sikur je larguar

ball-kazani heshtur, pa pik e pa ze...

smiley

 

Lira !

Me pelqen kjo linje dhe po vazhdoj pak . Na ka gjet si qente e Bernsit..Edhe qeni i Zonjes nuk se paskej ndonje jete me te mire smiley

Kam nje nipote qe me ka thene nje fjale ose llaf per rahmet ashtu si pa dashje , gjate nje bisede ku kuptohet qe une po jepja nje "barre mend ". Digjoji dhe tha :

Ne kete Bote njerzit jane te ndryshem . Nuk na mbetet vecse te pershtatemi .

Shprehje e nje njeriu anonim e te thjeshte por qe brenda ka te verteten me te madhe te raporteve me TJETRIN ! Dhe e bukura eshte se njerzimi e ka njohur e ka aplikuar ne te gjitha sferat e nivelet por ...aty ma mba tek PORI ... smiley ne te gjithe Fjaloret Terminologjike  te Botes fjala Pershtatje ka kuptim te ndryshem . Merr kuptim sipas situates . Kete desheroja qe edhe ketu te kete pershtatje jo vetem nga membrit por edhe nga adminet abuzive ne te drejtat e tyre .

Kush u ka fryre ne koke per kete ABUZIV e Kufizim komentesh ??????????

Foli pjeksit si e mba zjarrin

sa grade e nxjerr pas trazimit

rrushi e ka gjithmone embelsine

por gjeje kush e prish gustimin

zjarrin nuk e do me yrysh e flake

e dellinja i kuqon pak vec ne krye

me pas do vec prush te kuq si gjak

qe ngadale ti marre rruazat posi yje.

smiley

 

Na i kane hequr ate me bejte ate te premten a te xhumane ku mblidheshim dhe ja merrnim shtruar. Ishte si shkarkues .Tani duhet te bejme kujdes te jemi brenda Temes , me propozime konkrete dhe me ide te mBedhaja smiley Ndryshe :

Tani jemi shpallur te mallkuar / lecite kreun  :ke abuzuar  / me pije e defrim te tepruar /jashte nga  puritanet me shpirt te qe - (r)ruar .

Ika i dashur se aq kam smiley

Pafsh endrra te bukura me PPU te bardha si Borebardha me qe ka rene edhe bore !

smiley

naten!

ps. Me vjen vertet mire qe te t'shoh mire. Idene e kisha qe nje cike me pak zjarr "i keq" nder peshq "shkumbine" me te mire do nxirrte.

Te gjitha jane then me lart! Une kisha vetem nje kerkese shtese!

A ka mundesi te me beje PPU-ja kafen e mengjezit kur vij ne pune se pertoj shume? smiley

Po sikur te hapni edhe nje qoske ku te shiten cigare me filter?

Shume dakord. Une do te propozoja edhe nje kend per kafe ekspres.

edhe mundesine me shkemby pulla poste apo figurat e pokemon smiley

@Xhib, po e zbres ketu poshte:

Sikur te kisha thene "bashkekomentues", a do te kishte qene me e qarte qe lutja ime s'qe bere nga lart-poshte?

Kur te kem ngene e duhur ndoshta do te shkruaj dicka mbi kete pervojen e Peshkut, por he per he me vjen te them se, pervec se palester shume e mire per nje seri gjerash dhe vend bisedash shume te mira, ky blog eshte shpesh pasqyra me e mire e ca tipareve qe na perbashkojne si shqiptare Shqiperie, qe nga amullia e atij qe vetem kerkon nga nje instance qe i duket me e larte se vetja, tek sharjet me dhembe e dhemballe, maskilizmi, paranojat etc etc. 

Personalisht nuk do te doja qe Peshku te shnderrohej ne sallon formal ku te flitej vetem per ceshtje te larta, se edhe kujt nuk diskuton per hallva e shendetlie ia ka enda - them - te lexoje te tjeret ne nje çast mendjeje te lehte.

E ja kaq. Dite te mbare te gjitheve!

Personalisht nuk do te doja qe Peshku te shnderrohej ne sallon formal ku te flitej vetem per ceshtje te larta, se edhe kujt nuk diskuton per hallva e shendetlie ia ka enda - them - te lexoje te tjeret ne nje çast mendjeje te lehte.

Ky s'eshte argument e dashur, jo vetem per mua (qe i kam kerkuar keto qe thua ti ne fillimet e mia kur i merrja keto sugjerimet seriozisht lol apo here pas here dhe qeveriu na i ka fshire keto lloj temash here pas here (tek pyetjet) "me te pare", kur thoshte kartmonedha qemoti) por dhe shume peshq te tjere ketu, nga me te dashurit bile, se nuk do te thote qe keta 'peshqit cilesore' nuk duan e s'dine te bejne humor e muhabete te lehta, perkundrazi.

Nuk e di kush eshte kundra kesaj, as ishte fare kjo per cka po flisja, as nuk ishte puna pse fole ti nga lart, po ajo per mua simbolizonte dicka, sic e thashe, dhe e thashe duke te cituar ty meqe ti qellove qe e the, dhe duke pritur qe s'do kishim keqkuptime.

Mbase vertet s'e ke kuptuar ku qe fjala, apo sido qe te jete... zere se nuk e thashe fare. smiley

 

Tani prita sa prita PPU-ja nuk ma beri kafen keshtu qe e bera kafen vete dhe thashe te shkruaj nja dy rreshta me komente "cilesore"! smiley

Qe thoni ju i nderuari komentariat i PPU-se eshte shume lehte per te kerkuar por shume veshtire per te ofruar!  Te plotesohen te gjitha ato qe jane kerkuar me lart duhet kohe, dedikim dhe money!!!

Faqja eshte free (falas) dhe pa dyshim qe ka difekte te natyres qe permenden me lart! Nuk po them qe nuk ka mundesi te permiresohet por sa reale jane ato kerkesat tona!!! Me e lehta do te ishte psh. publikimi nga admin i kritereve cfare lloj/cilesie komentesh konsiderohen normale dhe cilat abuzive. Ne kemi nje fare ideja ne koke per kete por natyrisht idete jane te ndryshme ne e-miq/e-mikesha te ndryshem!!

Me tej pervec kerkesave ... a ka ndonje oferte per ndihme nga komuniteti peshqist? Me cfare gje specifike mund te ndihmonit?

Nqse nuk keni mundesi per shume jam i sigurte qe edhe buzeqeshjet jane te mirepritura nga KQ i PPU-se! smiley

idrisi :

Edhe njehere  e kemi permendur se krijimi i tipeve me fund Ruzhdije si maja e kesaj metode

Qysh e ? Tashti daje menjen Drizo, me FUND apo me MAJE se nuk e mura vesh une smiley

Mu befsh kurban, t'dhonte Edra bar miu, ty qe m've me nje rresht me MAtin dhe Policin smiley

Shume te nderuar PPU-sa!

Duke vene ne dyshim njohurite ne mase te gjere te shoqerise shqiptare mbi demokracine e shprehjen e lire ne nje sistem demokratik dhe perpjekjet e lloj lloj pseudo-shpetimtari patriotik qe lulezon e agjiton si miush nen ombrellen e demokracise, une do te kerkoja qe ne faqen e PPU-se te deklarohet qarte mbeshtetja ndaj filozofise se nje sistemi demokratik duke afishuar normat dhe principet e demokracise qe gjenden ne deklaratat nderkombetare te botes perendimore apo te filozofeve te vecante te botes perendimore. Perfshi ketu edhe te gjithe bagazhin kushtetues e udhezues per teorite e praktikat demokratike te shoqerive te lira. Pra nje kend ku, secili nga ne, te lexoje dhe te informohet me drejte dhe me qarte rreth principeve demokratike Evropiane a Amerikano-veriore. Kete e kerkoj sepse kam verejtur nje percepetim te gabuar te demokracise ne botimet e shkrimet e faqes se PPU-se. Nga njera ane postohen artikuj qe nuk kane te bejne fare me natyren e demokracise dhe shprehjes se lire dhe nga ana tjeter paramendohet se cdo ide dhe cdo shprehje eshte produkt i fjales se lire ne nje rend demokratik?! Genjeshtra dhe Kritika me ere anti-demokratike nuk jane dhe duhet te jene produkti i duhur, prirja dhe as norma te perfitimit nga garantimi i fjales se lire! Nuk duhet te kompromentohet garancia qe te jep demokracia me ide e forma qe godasin edhe per shkak te mos-dijes a verbimit, demokracine ku te mundet! Njeriu eshte shume komplek dhe eshte mire keshtu sic eshte por ai anon qe me ane te zotesise retorike a personifikimit ne emer te miresise patriotike, te lere shtigje per te minuar a tjetersuar rendin e principet e demokracise. E di se eshte pak e koplikuar per tu kuptuar por mund te te sjell vetem nje shembull per te kuptuar se ka ndryshim rrenjesor shprehjesh e deshirash nder sistemet politike dhe detyrim kushtetues ndaj ligjeve e principeve ne demokraci.

"Ne shtetet demokratike cdo thirrje dhe cdo trajtim ceshtjesh politike jashte kornizes kushtetuese, duke bere thirrje per permbysje te rendit demokratik apo krijimin e kushteve anti-demokratike jane absolutisht te ndaluara dhe te denueshme! Ne shoqerine Shqiptare, pjese e PPU-se, perflitet nga te gjithe krahet dhe sillen lloj lloj argumentesh qe minojne dhe mohojne ekzistencen e rendit demokratik. Kjo eshte coroditje ideollogjike dhe anarshi perfytyrimesh per funksionimin e shoqerise Shqiptare! Nuk ka zgjidhje jashte kornizes kushtetuese ekzistuese dhe nuk eshte legjitime degjenerimi i shoqerise ne psikozen e jeteses me dhe midis te gjithe ideologjive boterore ekzistuese. Kjo nuk ndihmon per ndertimin e funsionimin e shoqerise demokratike made in perendim dhe as krijon bazen e zgjidhjeve e diskutimeve ne respekt te sistemit demokratik te kushtetezuar me ligj themelor!

Pra kerkoj nje distanicim nga endrat e nostalgjite personale dhe nje orientim drejt artikujve dhe shkrimeve qe favorizojne sistemin demokratik perendimor sepse vetem keshtu ndihmojme dhe shkojme drejt botkuptimit me te gjere te demokracise perendimore si fundament dhe si alternative me e dobishme per shoqerine tone. Parafytyrimet e secilit prej nesh mund te jene te karaktereve politike nga me te ndryshme por ne demokraci lejohet vetem angazhimi per sistemin demokratik te te drejtave e lirive sipas pervojes perendimore tashme te adaptuar e enderruar prej Shqiperise!

PPU-ja nuk duhet te jete baze e fundament i perplasjeve te sistemeve shoqerore e politike, perverseve fetar e ideologjik ne nje kohe kur themelimin dhe jeten organike e ka fale lirise dhe demokracise qe shume here vihet ne pikepyetje me banalitetin me te peershtire.

kev

 Ndoshta duhej menduar ideja e nje suplementi kulturor, i cili mund te funksiononte si blog me vete, duke transferuar atje lidhjet e ketushme qe jane kryekeput te tilla, njefare LSI-je me nje fjale per allishveristet e flo-se. Aty mund t`i benin pazaret me njeri-tjetrin rehat, pa u pergjuar rendshem nga vigjiluesit symprehte te konspiracioneve e makinacioneve estetike.

Nese peshku nuk e ben kete, duhet kerkuar ndonje individ me energji organizative per ta vene ne jete kete ide, pasi ky koncept nuk ekziston akoma ne virtualitetin qe shkruhet shqip. Jo forum, por blog blogjesh kulturore me vend per diskutime e komente dhe admina natyrisht, qe te mos behet deti kos, qe sic dihet nuk eshte hapesira jetike per peshqit, te kuq a blu qofshin.

 sa me hala qenkeni ju peshqit e vjeter smiley

 

thuhet HALORE , sipas sintakses se re berishiane

thuaj cfare te duash ti per sintaksen berishiane, por ai ta futi ty perseri tek tabela e emulacionit. smiley

Ti ishe munduar e kishe shkruar nje carcafe te tere, erdhi ai me gjashte llafe, edhe.......hopla....per dy ore ta zuni vendin.

kush  ma futi mre ?

IKSPIJA E ? Se vendin ma zuni Mrroklla  , per te cilin kam rrespekt te vecante smiley

Po meqe po m'shpon me hala, ta dish, qe une qarqafin nga tabela e emulejshenit e hoqa vete, me kerkese me shkrim, eksplicite por dhe me zarf tek admini smiley

Jo se ka nai rendesi per mu tabela nderit,  por mos te te flasi goja para mendjes smiley

Mos monto fakte dhe ti tashti ,  mo keq se Edi RAMA

smiley

jo mi jo, se venin nuk ta zuni mroklla e ppu-se, po ai mroklla tjeter, specialisti i ullirit, arres dhe i bajames smiley

une nuk montoj fakte, ndonjehere montoj gjera te tjera (ne kuptimin italian te fjales montare si psh  montare la bicicleta, ose e thene ne gjuhen popullore montar la bicci smiley )

ti tani mos na u hiq si komuniste e ndershme, se ene ty te pelqen me buzeqesh icike nga tabela e emulacionit, si tek ai filmi "Cifti i lumtur" smiley

ahhhh

po mire ere

ai eshte njish, arror halor malor qe ja hongsha zemren smiley

Jo vallai, preferoj mos jem ne tabele nderi, se m'kane sha shume.

du me kqyr punen time smiley

Ka tabela te tjera me te rendesishme ku me dale mre smiley

Unë për vete dua që të zhduken adminët e vendosur me urdhër partie që fshijnë çdo koment që u shkel në kallo sponsorave të tyre bujarë. Po kush ta nigjon llafin aman?

une vetem prej nje moderatori (me siguri inatçi) kam qene i detyruar te nderoje disa here nicku-n. Dhe me siguri, ai/ajo moderator nuk eshte me, se kom ra rehat!

 A ka mundesi ta hiqni kete opsionin "privè" (dmth - pergjigju) se e ben kronologjine e shkrimeve lemsh fare?

 

 Kam qe ne 2005-en qe bredh forumeve e s'kam pare vend ku anetaret s'ankohen, secili sipas mendjes se vet, secili ka nje ide forumi qe bie ndesh me idene e nje tjetri e pastaj grinden. Keshtu ka qene gjithnje e keshtu ka per te qene. Keshtu qe, pronare te ppu, ju qe harxhoni leket per te pasur kenaqesine te keni nje faqe, beni cfare t'ju doja kokrra e qejfit e lerini keta se kete pune kane. Te pakten une keshtu do te beja.

A duhet te kete nje kohe te kufizuar per abuzuesit?

te ikin ose te deklarohen adminet homoseksuale qe fshijne cdo postim kunder homove, sorrosit dhe gay99.

Sugjerime per adminat:

Do ishte mire te kishte nje buton shtese i tipit like/dislike, sic eshte pergjigju. Ka komente shume interesante ose te cmendura, te cilat do ishte mire qe ne si lexues dhe komentues te jepnim nje lloj mbeshtetje apo aprovim, ose te shprehnim mospelqimin.  

Nje sugjerim, sic e kane thene me duket edhe me lart... te hapet ndonje teme e lire nje here ne jave ku peshqit te shkruajne cfare te duan, sikur edhe nje fjali, bejte, si e kaluan diten, thenie, te japin mend (jo se nuk japin pak), nje gje qe ju ka bere pershtypje etj etj... pra te jete nje hapesire e lire, ku te kene mundesi te shprehin gjera qe ju kane bere pershtypje.  

Sugjerime per bashke-peshkasit:

Me pak fjale abuzive dhe me shume respekt per mendimin e njeri-tjetrit. Mos harrojme qe ky eshte je forum qe ka emerues te perbashket shqipen dhe Shqiperine, dhe jo mendjemadhesine dhe sharjet e padurueshme, steriotipet e krijuara te te tipit kete e kam inat, hajt ti bie e ta shaj....

Gjithashtu nuk me pelqen kur vijne peshq te rinj dhe fillojne dhe sulen te vjetrit me mendesine: rri ti aty, se nuk i di keto pune se une kam kaq kohe ketu...

 

 

Gaia, nuk ka dhe aq peshq te rinj ketu, jo. Ka peshq "te vjeter" qe regjistrohen me shume emra. Ndryshe si mund ta shpjegosh qe deri tani ka 32 peshq qe mendojne se videoja e Metes eshte montazh dhe e pavertete???

Pra jane te njejtet persona qe ezaurojne cdo lloj mundesie per te bere nje bisede normale, me kendveshtrim normal, jo te helmuar nga verberia e tifozllekut mitingasho-qaflesho-te parrujt, te pa kref, zhulso katunaro militanto pd-ist ose ps-ist. Te tille persona, me te gjitha nicket e reja qe regjistrohen, perseri per po te njejtat aresye edhe shpallen abuzive.

Eshte shqetesues dhe alarmant jo vetem niveli i tyre i inteligjences, po dhe degjenerimi i  nivelit qe i shkaktojne peshkut me pjesemarrjen e tyre.

une them qe te krijohet nje rubrike ku: te diskriminuarit, te ankuarit te sharet etj.me pak fjale,''hallexhinjte'' e shumte ketu, tu drejtojne admineve ankesat dhe kerkesat e tyre. dmth, nje si tip bashkbisedimi ''hallexhinj''-admina.

rubrika mund te quhet pershembull: ''pritje populli''.  te behet te hene,te merkure,te premte. ora 12 deri 15.smiley

''pritje populli''

priceless smiley

edhe "radioposta".

dmth goxha demokratik eshte ky blog

 

Deri ne nje fare mase Beluli, por pastaj transformohet ne ate biseden e peshtire te Metes dhe Priftit dhe peshku.   Pasqyre e apatise morale te Albananistanit eshte dhe peshku.  Jo miku, jo shoku, jo i njohuri nga filani, jo kam pire kafe me kete, jo kam ngrene dreke me ate, jo babain e filanit e ka babai im mik per jete, jo ky eshte djali i komshiut tim etj etj.  Keshtu funksionojne gjerat dhe ketu.  Me keto kritere publikohen temat, me keto kritere jepen statuset abuzive, me keto kritere lejohen shkeljet e cdo etike debati nga antare te caktuar, me keto kritere fshihen mesazhet e me keto kritere behet cdo gje.  Sic kam thene me perpara i vetmi njeri qe ben perjashtim dhe qe ne mardheniet me te eshte treguar mese korrekt me mua eshte Blendi.  Sigurisht per te blogu tashme, eshte i fundit ne listen e gjerave me rendesi.

Kam qene antare ne mjaft forume e blogje Shqiptare, dhe nga ky aspekt as ky nuk ka ndryshim.  Ndryshimi mbase qendron te niveli i intelektualitetit qe ketu qendron disi me larte se ato vendet e tjera ku kam marre pjese.

Ketu ke nje antar qe s'kane lene njeri, kafshe, apo send pa share ne menyren me banale ketu qe nuk thot dicka qe i nuk i shkon per shtat, qe thot haptazi deri sa blogu te ket admina ata qe ka mua ketu me keni per jete.

Ketij lloj personi i jepen vetem tre shance per te demonstruar ndonje fare etike debati ne blog, dhe nqftse nuk e ben dot kete athere atij i jepet perjashtim pa afat.

Gjithesesi, gjithe kjo qe thashe me siper mund te kundershtohet lehtazi me "Blogu im, bej si te dua! Po s'te pelqen, ik!"  S'e di pastaj se sa qendron ky argumentit kundrejt deshires se cave per komentues me cilesore...

Po pse vetem nje person thua ti? Une kam pare te pakten dy (megjithese jam i sigurte ty tjeterkund te rreh) qe jan shume keq ne ate aspekt, dhe qe kan perdorur kundrejt anetareve te tjere fjale nga me fyeset qe permban fjalori shqiptar pa ndonje provokim. Qe te dy jan (miq&quotsmiley ose anetare te (respektuar") nga adminet dhe nga shume nga keta anetaret e vjeter te peshkut te cilet paturpesisht nuk kan thene qofte nje llaf para atij fjalori te peshtire. Na hiqen edhe si intelektuale ketu, intelektualet e leshit, fshatare jane, akoma te pagdhendur.

Goxha teme ne fakt. Duket rendesia qe i vene adminet edhe nga pjesemarrja e tyre masive ne kete teme. Nganjehere me duket sikur po qendroj ne pisten e formula 1 dhe adminet po kalojne me gumezhime si makinat ne fund te gares se pare. Gurgullon tema me admine, gurgullon.

 C'ja futim pordhes ne ( une i pari) qe propozojme ndryshime ne ppu.

Ne fakt me shume pak mendje mund te kuptojme qe ustallaret e kane bere ppu per te na ndryshuar ne dhe jo qe ne t'a ndryshojme ate.

Miremengjes te gjitheve

ti shkon me ble dicka, spo te thote kush flm duke i dhane lekun e spo e ndryshon dot, ta besh te ta thote, jo ma qe lekun ne peshk e nxjerr dikush tjeter....

hehehehe. car o sinqeriteti me veten mer amon... vecanerisht kur mendon me ze.

O "t", bertit pak me shume ose ule zerin edhe pak, por me kaq mos e ler. Jo per gje por du me nigju TE MADHIN cer do thote... jom shume kurjoz.

Seriozisht... do te doja qe siti te ishte me i shpejte dhe qe te kishte mundesi qe te postoheshin video.

Ndonje anetar ne gjendje te mire ekonomike mund te bente ndonje donacion per te blere bandwidth. smiley

 olso miremengjes(smiley)..ca thu o lali ku ka donacione ketu..ketu ka cimka edhe  appalti..bej nje appalto per ppu thuaj edhe e sheh si behet ppu qiqer...vetem futi krimbin biznes

Klesidra, ti po ve ne dyshim bujarine e shqiptareve?! smiley

Peshk + biznes = peshk + djath... dmth ben reaksion (sipas nje bestytnie te vjeter).

Po e gjete cila nofke eshte shkaba ketu + si e ke pasur fjalekalimin e kesaj nofke qe e ke braktisur, do beje Spiritus donacione per faqen se i ka dhene qeveria nje projekt me para evropiane per nxitjen e kyltyres smiley 

Xhibo, sa i cmendur qe je! smiley Ku e gjete kete postim se na nxorre mallin?!

Te pershendes me ate transin qe kaloi para pak minutash poshte shpajs time (citoj: manjak, manjak!), si edhe me renkimet e Hoxhes andej nga ora 3. smiley

E paske filluar heret countdown-in sonte, kushedi sa do klimaksohet gjeja deri atehere. Sidoq*fte, mos u prish me hoxhen se eshte gjynah, thone...megjithate ti prishe prap gojen po s'tu mbush mendja, ca te themi ne smiley 

Hoxha te pershendet. Edhe kete nate ishte shume horny si gjithmone. Konfirmon lajmin se 70 virgjereshat jane aty duke prit.

PS: Cfare po me hyn ne pune, puna e shkabes?!

nje gje me ben pershtypje, sa nicke ka pasur shkaba, pse pikerisht njihet ne blog me kete nick e jo ta zeme psh, me nickun IKSPL!!?

Shkaba eshte i vetmi troll profesionist qe ka ardh ne PPU. Fillimisht nuk njifej se i nderronte niket shpesh ose mbante edhe deri ne dhjete nike rezerve. Mbas cdo nderrim niku arrinte serish brenda ca javesh qe robt mos e duronin  dhe e nderronte nikun vete se tallnin menderen njerezit ose e benin ban administratoret. Pastaj u be goxha me agresiv dhe atehere me sa di une eshte i vetmi person qe edhe teknikisht u perpoqen ta bllokonin, po shkaba ka investu goxha ne teknike qe te mos e heqin nga bloget dhe ne nje pike te caktuar nuk u perpoqen ta fshinin me. Kjo rastisi ke pseudonimi shkabe, dhe meqe ky pseudonim i qendroi per nje kohe te gjate shkaba nga person ku kthye ne fenomen, ndaj ka ngel i njohur me kete nick. Tani i nderron prap vete niqet kur e shef qe eshte bere i padurueshem , po ne pak dite robt e njofin prape nga veshet. Kaq eshte shkurt historia e shkabes. Gjate masanej vec te kesh kohe e te merresh, se shkaba vete nuk e ka problem kohen.

Se c'kam nje ndjesi, por eshte totalisht pune intuite, qe ky robi eshte nje cunak i ri me origjine nga Berati qe punon tek PS. E kam pare diku ne FB.

Pf sinqerisht .

Çfarë kënaqësie ke që Shkaba është Troll dhe ne Një pjesë dmth jemi Majë Gjëje ! Çfarë të prsish një individ që edhe të sjell në Gaz e Hare .Fundja i qëndron Mendimit dhe nuk luhatet si Kurvat me zgërdhirje pavarësisht se nuk të pëlqen .Ndoshta dhe Mua shpesh nuk më përshtatet Individulisht por nuk e çmoj si Imponues dhe Sharës .Thjesht ka qejf e dëshirë me aq sa di me shpreh të vetën jo në mënyrë të përçmojë tjetrin.

Gjuha troll etj është e shumëtëditurit Gjëmbi dhe kalamonit Edison që dinë anglisht mer jahu Përse të duhet ty , më fal po nuk e kuptoj !

Edhenjëherë më fal po ti je dhe i fushës së humorit , përse duhet të çfaqësh përçmim për këdo ? Qeshu ...smiley

Mu personalisht nuk me prish asnji pune, pervecse qe fillon me shan lart e poshte neper blog se me konsideron si armik personal ashtu sic konsideron edhe shume te tjere, po dhe kjo nuk eshte ndonje problem i madh duke e dit se vjen nga Shkaba apo nga dy tre kokrra te tjera ketu qe njihen pak a shume. Problemi me trollet eshte i bezdisshem si jane distraktiv dhe repetitive dhe shpesh i cojne temat per lesh, ngaqe njerezit merren me ta ne vend qe te bejne ndonje dore muhabet lirshem. Rather than that...i don't really care.

 jo mo lal 

kos+peshke=peshke + thelle torte fitimi

 hapni nje peshkuleaks

te vijne robt e te postojne foto apo video qe denoncojne padrejtesite neper al

Urime Peshkut per kete rifreskim te imazhit grafik. Mbi te gjitha per logon qe sa here qe e shikoja me vemendje "me gricte nervat" me ato konturet si te konsumuara. Edhe sfumatura e shiritit siper eshte e kendshme. Ai kuadrati i citimeve nuk me bind shume syrin, jo per funksionin se sa per faktin se tonaliteti i erret qe ben kontrast me pjesen tjeter, kishte me teper harmoni kur ishte ne mes.

A ka mundesi te mos vendosni tema idiote per bisede, dhe sidomos te mos i vendosni mu ne balle? Dy tema idiote jane tani aty, foto nga tirana (wtf? teme eshte kjo?) dhe ajo e nje idioti anglez me kitarre dhe nje reportazh bbc-je para nje ndeshjeje angli-shqiperi te para 30 viteve ( again WTF? teme eshte kjo?)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).