A di njeri se kush do të jetë sot në "Fix"?

 

Siper faqja e pare e gazetes TemA, dt. 12 janar 2010.

350 Komente

 Une jo. Di gje ti?

Po te drejtohem me ti per arsyen e thjeshte se keshtu te jam drejtuar edhe ne fillim te njohjes ne peshk. Pershendetje dhe urime!  Te kam ndjekur ne mjaft nga programet televizive dhe me behet qejfi qe nje antar apo admin i peshkut behet kaq aktiv ne jeten kulturore dhe paksa politike.  Arsyja e te drejtuarit ne kete menyre eshte sepse eshte me e thjeshta. E pashe emisionin ne topchanal (11/1/11) dhe kisha disa pak vrejtje per ca gabime te vogla ne percaktimin e datave dhe kontributeve per festen e vitit te ri ne vendet e ndryshme te botes.  Per kete do te deshiroja te sillja posacerisht per ate emision nje cope nga njohurite boterore te bazuara shkencerisht per kete feste. Urime dhe nje here dhe suksese ne jete!

Kjo eshte me teper per Merin dhe    ca pak per te tjeret pjesemarres.

The earliest-known record of a New Year festival dates from about 2000 BC in Mesopotamia, where in Babylonia the new year (Akitu) began with the new moon after the spring equinox (mid March) and in Assyria with the new moon nearest the autumn equinox (mid September). For the Egyptians, Phoenicians, and Persians the year began with the autumn equinox (September 21), and for the early Greeks it began with the winter solstice (December 21). On the Roman republican calendar the year began on March 1, but after 153 BC the official date was January 1, which was continued in the Julian calendar of 46 BC.

In early medieval times most of Christian Europe regarded March 25, the Feast of the Annunciation, as the beginning of the new year, although New Year's Day was observed on December 25 in Anglo-Saxon England. William the Conqueror decreed that the year begin on January 1, but England later joined the rest of Christendom and adopted March 25. The Gregorian calendar, adopted in 1582 by the Roman Catholic church, restored January 1 as New Year's Day, and most European countries gradually followed suit: Scotland, in 1660; Germany and Denmark, about 1700; England, in 1752; and Russia, in 1918.

Those religions and cultures using a lunar calendar have continued to observe the beginning of the year on days other than January 1. In the Jewish religious calendar, for example, the year begins on Rosh Hashana, the first day of the month of Tishri, which falls between September 6 and October 5. The Muslim calendar normally has 354 days in each year, with the new year beginning with the month of Muharram. The Chinese New Year is celebrated officially for a month beginning in late January or early February. Other Asian cultures celebrate the day at various times of the year. In southern India the Tamil celebrate the new year at the winter solstice; Tibetans observe the day in February; and in Thailand the day is celebrated in March or April. The Japanese have a three-day celebration January 1–3.

Many of the customs of New Year festivals note the passing of time with both regret and anticipation. The baby as a symbol of the new year dates to the ancient Greeks, with an old man representing the year that has passed. The Romans derived the name for the month of January from their god Janus, who had two faces, one looking backward and the other forward. The practice of making resolutions to rid oneself of bad habits and to adopt better ones also dates to ancient times. In the West, particularly in English-speaking countries, the nostalgic Scottish ballad "Auld Lang Syne," revised by the poet Robert Burns, is often sung on New Year's Eve.

Symbolic foods are often part of the festivities. Many Europeans, for example, eat cabbage or other greens to ensure prosperity in the coming year, while people in the U.S. South favour black-eyed peas for good luck. Throughout Asia special foods such as dumplings, noodles, and rice cakes are eaten, and elaborate dishes feature ingredients whose names or appearance symbolize long life, happiness, wealth, and good fortune.

 Une e di po se them!

 o chenne sa lek me jep ta tregoj?

 

Te gjithe e paskeni mor vesh mer qafira? Aaa, s'njelet gjo sekret ktu mer jo

 cfare eshte ky "FIX".............. ndonje lloj plehu per tu riciklu.................

he mer do ja knojne kengen atij sonte ??

Me sa jam informu Pazare Meta-Prifti ( rregjistrim i bere nga ky i fundit , ta kishte nje ne dore kur ti duhej ! )

 

 

 po sa i ndershem ky prifti.

prite tani kur te dalin incizimet qe i kane bere priftit kur merrte pjesen e vet

Si perfundim u dha gje apo nje mut?

 asnje gje nuk degjohej.duhet vetem te lexoje ato qe shkruante ne ekran top-i,se sa per fjalet....ishte e kote..........

 

Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor.

Prifti: Po cfarë problemi ka?

Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.

Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?

Më pas dy zyrtarët e lartë vijojnë bisedën për një cështje tjetër. Pamjet tregojnë se Prifti është i gatshëm të plotësojë cdo kërkesë të Metës, që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.

Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.

Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.

Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.

Por aferat mes numrit dy të qeverisë dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës nuk mbarojnë me kaq. Ata diskutojnë për cështjen e një hidrocentrali, ku Meta thotë se nëse i jep lejen një personi të afërt me të, merr një fitim prej 7 për qind.

Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.

Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.

Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.

Prifti: Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.

Pas telefonatës:

Meta: Për emrin tim, prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes... se prokuroria e hap...

Nuk eshte fjale per fjale. Besoj do te dale me vone transkripti i plote.

 keto i lexuam,por nuk i degjuam.

Ne filmim mund ti degjosh dhe shikosh.

Ti persono ndoshta jo, sepse qenke be gati qe ne 7:38 pa u transmetuar gje per te mos i pranuar smiley

Ka dicka qe me ben pershtypje ne kete histori: Behet fjale per HC te vegjel ketu, apo jo? Nje nga keto hec-e, sipas transkriptit, do i jepej ketij Gimit (kush eshte ky, di njeri te thote). A iu dha gje? Se dyti: Vlera  qe diskutohet per nje HEC te voge eshte e konsiderueshme: 10 milione euro, gati 13 milione dollare. Si ka mundesi qe te kalojne gjithe keto para neper tendera dhe te mos ndihet njeri neper gazeta? 

Duhet te kete qene 700 mije euro ose 7 perqind qe e ka thene gabim Meta.

Gazetat ndihen mo Permetaro, po kujt ti shkruajne.

Ktij populli edhe tani qe me xhirim e me ze tja japesh, do i mbylle syte, nuk do i degjohen mire fjalet, do i justifikoje, se helbete, te gjithe i duan ato te shkreta para - ja edhe ne ashtu do benim, hallall Meta, leket e veta.

 hahaha, me vrap kujtohet te vije permetari, sapo del ndonje procke e kabinetit Berisha. Bababum! Nuk vonon! smiley

Po dhe ti me vrap u kujtove. Te ka leshu direkt Edi mbas emisjonit qe te masesh pulsin smiley Iliri e Prifti ashtu si dhe Edi e gjithe te tjeret dihen qe marin leke. Nje gje smora vesh une. Pse sdegjohej zeri fare? Nuk besoj se fiksi ka aq guxim sa te luaje me manipulimet dhe gjithashtu kam pershtypjen qe Edi e hengri perfundimisht. Se shpejti publikohen aferat e droges se Edit nga Kadriovski. Fushata po behet e forte dhe interesante por kam pershtypjen qe Edi e ka nisur shume keq me kete punen e pergjimeve dhe do perfundoje i shkaterruar totalisht smiley Ky eshte parashikimi im i cili si gjithmone behet realitet. Falemners smiley

I modh je i modh...  Te dhashe qe po haeni si qente para disa ditesh por me shave. Dal prit se ka me shume, ai zeri qe permend ti eshte gjeja e fundit qe do te vije ne mendje. 

Vecse mos e dhi muhabetin tani dhe na tregon ligjin, kushtetuten, prokurorin apo ku di une se cfare. Trego veten si i modh qe je.

Po per Sulen dhe Argiten pse se thu qe merr lek? Apo do videon dhe per ta? I modh , i modh..  smiley   smiley

primo,

qeke pjerdh nga vesht se degjohet kollaj..

Po pata kohe do ti bej nje filtrim zhurmes se dhomes sic quhet dhe tjua sjell, spremtoj gje gjithsesi se duhet qit matlabi e te tjera..

 E bera une me adobe audition. Noise Reduction - Get profile from selection.Edhe ato te fiksit e kane bere. Po prape piset eshte. Ose e kane audion e paster dhe se publikojne per sport ose eshte montazh. Ska pse te jete aq keq audio. 

jo daku jo, e bo me matlab, ka nja 2 algorithma, i ben sample asaj zhurmes se fillimit qe nuk flasin dhe e heq nga spektri i frekuences.. po pata kohe do e bej me vone, po dhe ashtu degjohet qarte fare..

 Pikerisht get profile from selection perdoret per te mar zhurmen e sfondit dhe me pas ja heq automatikisht te gjithe trackut smiley 

diferenca eshte fuqia e alrgorithmit per te filtruar shembujt; nese nuk puno per CIA, me te mire se sa te ofro fusha nuk gje..gjithsesi, ty besoj te erdh degjimi? smiley

 Si perfundim perdora waves gold dhe gjithcka doli e qarte smiley Po zeri eshte zeri i tij. Ilir, te presim neser me permallim se cdo na nxjerresh per krietarin e opozites smiley Kundergodit fort qe edhe ne te kenaqemi smiley

dmth ty ste ben pershtypje nese dalin maskaralleqe nese nuk jane te opozites?

O primo, po pse budalla e pandeh burrin e huaj ti qe e nxjerr?

Po pse ore ai mos duhet te bej vetvrasje kshu tu mbush mendjen njerezve?Po bythen e vet si ta mbaj gall ai?   Ka ik koha e deshmoreve te atdheut plako  smiley  

Qeke pjerdh, po keq fare ama.

 O Xp une ate kam qef mer plak qe te kapen gjithe hajdutet. Ti hajne kokat njeri tjetrit. Ja tani mezi po pres se cfare do ti dali Rames keto dite. Qe Rama do ta haje do ta haje keq por te shohim do iki per lesh fare apo do mbahet ne kembe smiley

 O Xp une ate kam qef mer plak qe te kapen gjithe hajdutet. 

 

E shoh, e shoh... lol Ti je ajo pjese e popullit qe ka qejf ta kete brenda. smiley

 Po he mo se per Hidrocentralin e Gimit paskan biseduar,ne mos Gimi do ta merrte Astriti,ne mos Astriti  do perfundonte tek Vokshi,pra njeri do ta merrte,po kush e merr dihet,kush fiton ose vjedh votat,tani Namik Dokle nuk mund ti marri se ka humbur.

Hehe, pse vetem Argita me Doktorin nuk merr lek. Apo vetem toka e koncesione?

Rames ca do i nxirrni me shume se hallatet ja nxorret.

Ai muhabeti i kadirovskit per Ramen ishte si skenari i 'Pineapple Express', budallalliqe. Amator kush ja pergatiti smiley

 

 Shif kur te haje fiksi ndonji gjobe tani. Nuk e di tamam se me cfare akuze, po ka per ta honger....

 Te shohim si do reagoje Lili & co ditet ne vazhdim...megjithese ashtu si me aferen Ruli edhe ketu s'ka per te ndodhur ndonje gje e madhe !!! Cudija me e madhe 2-3 dite zgjat !

I shkreti vend thuaj qe eshte katandisur ne duart e nje bande kusaresh te paskrrupullt  !

Lajm do ishte sikur Ilir meta me kete Priftin do diskutonin per luften kunder korrupsionit,po ky? ku eshte lajmi ketu. 

smiley Nice

Do jete faj i rames edhe ky!

 

Me siguri ai e kish droguar meten, qe nuk dinte se c'fliste, dhe i kish vene aparat rregjistrimi atij tjetrit.

 

ILACE JU BEFSHIN ATO PARE! ... tha

Prifti eshte individi me i peshtire qe ka nxjerre historia Shqiptare, edhe video me Sulen ka bere dhe me gjithe te tjeret. Po kshu te gjen kur ben aleance me felliqsirat per te mbajt pushtetin, nuk me vjen keq..  Mos kujto se i ka bere videot per te miren e popullit apo te Shqiperise, do amnisti ai nga prokuroria neser!

mmmm...duhet parè nè se kèto qè tregohen kètu hyjnè apo jo tek "fakte apo grup faktesh"...po kèta prandaj i vodhèn votat,ç'priste vallè njerzia..tè flisnin pèr kualicionin e integrimit? hè mo ju lumtè...

Ju shtofte zoti inatin! T'i nxjerrin njeri tjetrit sa me shume nga pislleqet qe bejne!

goxha, por prap, akoma pak them une..

 Eeee me vrap Lili nxorri ate kokpalarin Luan Ramen per ta pergenjeshtruar dhe e dini se ç'tha: Ky eshte nje sulm i klanit Rama i cili do te njollose kryetarin tone te lavdishem, por e ka te kote, pasi ne sebashku me doktorin do te luftojme korrupsionin deri tek pragu i deres tone"

Video e paligjshme!!!!! 

Video e paligjshme!! smiley

 

Po ka lezet sa i urte eshte.. apjo?

se kam nigju, kur i kerko njonit 100k euro per i pune te vogel keno si gjeli maj plehut ne Libofshe..

po dhe kokelopa goxha autoritar; gati gati te ben per vete ( si ata msusit autoritar te tema tjeter)..

 M'pelqen, m'pelqen!!

Nejse, Sala ka per t'a kalu me t'qeshme kete pune!! 

The biggest loser ne kete mesele eshte (do jete ) Pylli i Bukur, zojusha Ina Rama!! smiley

BTW, ca u bo me ate Arizona Shooting? No i haber?

A vdiq ajo Kongres-gruja, apo gjalle akoma!

Ore ça thoni keshtu? Ne ate dialog nuk kishte asnje fakt ! Nuk mund te kryhet asnje hetim pa fakte se eshte shkelje e demokracise.

Ah edhe diçka tjeterë nuk e kuptoj pse e kerkoni anishqipetarin tek Dick Martin? Ke sa te dush ne qeveri, vetem vëri gishtin se nuk del pa gjë. Race e qelbur dhe e pështirë.

 Tamam tamam,keto te majtet qenkan te lindur per korrupsion.

Tamam! Sa do ta shkruaja - u tregove me i shpejte! smiley 

M'u kujtua ajo biseda tjeter midis Nanos dhe Fehmiut. Si tha Nano aty, " Shyqyr qe erdh dita jone, te bejme ca pare se kemi qene duke mbajt ato me dore!" Mendo ne se vijne suita tjeter socialiste ne pushtet - u vajti kohe duke mbajt ato me dore! smiley

Po, sepse kur tha Meta qe 'E kam folur me Doktorin, dhe ka mbaruar kjo pune' e kishte fjalen per operacion per te hequr bajamet.

Qendrimi i Priftit para Metes, tamam qendrimi i sherbetori servil e frikacak.

ndersa mua mu krijua ndjesia sikur Prifti po shtireshe. Pra ai luante me Kokëmadhin, pasi e ka vene vete regjistruesin! Shikoje njehere me këte kënveshtrim/supozim se mbase më jep të drejtë.

Jo, s'e ka vene vete Prifti.  Eshte teper frikacak t'a bej ate gje.  Kot nuk thoshte qe Meta e kishte kercenuar kur filloj te fliste cik si shume athere qe e hoqen si minister te METEs.  Videoja konfirmon faktin qe Prifi dhjet gjak nga Meta.  Regjistruesin do t'a kete vene ndonje pastruese, hidraulik, elektricist, sekretare a dicka e tille, dmth ndonje punojnes monoton dhe aq.

LSI: Videoja Meta-Prifti, montazh i Edi Ramës 

 Videoja Meta-Prifti, montazh i Edi RamësTIRANË -  Menjëherë pas publikimit të një video-skandali në emisionin investigativ Fiks-Fare, ku shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, duke biseduar për një aferë në lidhje me dhënien e një tenderi, nga icili do të përfitonin 700 mijë euro, vjen edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në reagim thuhet se kjo video nuk është gjë tjetër vecse montazh. “Shprehim neveri për montazhin e krijuar nga Edi Rama. Montazhi është pjellë e korrupsionit dhe krimit”, thuhet në reagimin e LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet se nuk bën “asnjë kompromis me krimin e organizuar”.

(m.a/BalkanWeb)

 

 Sapo pashe lajmet.

Seriozisht, Ilir Metes duhet ti vihen hekurat,mundesisht te jene Londineze.

Ky pleher,Ilir Meta,per 4 vota te qelbeta,nuk mund te beje rolin e AL Kapones,ne te semes te shkoje Qeveria dhe parlamenti,Sali Berisha po ishte burre ta shkarkoje urgjent nga qeveria dhe Prokuroria ta marri te pandehur.

edhe ti Brut?    lol

kjo video,sic duket, eshte bere ne mars te 2010.  kur  u prishen mardheniet Meta-Prifti?  ose me sakte,kur e detyruan Priftin te jape dorheqjen?

Nje njeri si Edi Rama qe vjedh votat, qe nxjerr organet ne plazhe nudo, sigurisht qe nuk e ka per gjo të montazhoje video. lol. Po ku ka montazhier ne këtë botë te montojë kaptinën e Ilir Metës. hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha 

 Kaluan180  min. dhe Doktori po hesht si fija e barit smiley

Per te qene realiste, ky nuk eshte njesoj si muhabeti i Pangos. Pango s'prishte pune fare, kjo te con ne zgjedhje te reja. Do te ishte mendjelehtesi te jepen deklarata te nxituara, keshtu me "buke n'goje."

normalisht shoqeria civile duhet te kishte dale 180 min me pare ne rruge. ose minimumi neser ne mengjes.

Eee se videot i kane munguar shoqerise civile

e gjete torbën ti mi

apo ta ka vjedh LSIja  ?

smiley

Jo jo, di gje ti per sa kohe ribejne karten e identitetit mi? Kam ngel pa identitet smiley

per nji muj ma ribene mua smiley

vetem se nuk e kam marre akoma ngaqi ka radhe.

 

po mire merr ndonje pasaporte apo patente makine mos te humbish identitetitn smiley

ps. pytje: A konsiderohet ne Shqiperi patenta e makines si dicka qe te identifikon, identifikuse??

A konsiderohet ne Shqiperi patenta e makines si dicka qe te identifikon, identifikuse??

vende vende smiley

Sa per identitetin e Irisit, une i them te mbaje debit card e bankes, ene sa here te shkoje te terheqe leke, i kujtohet ne vend identiteti  smiley

Shoqeee me vodhen torben, dhe ajo aty ishte smiley

po nxirr tjeter mi

me shpejt se ID-ja behet smiley

 Po konsiderohet,ka shenjat e gishtave brenda.

 tropizma, seriozisht shpreson ne Fryme te vdekura ?

jo, nuk shpresoj, po sugjeroj, por s'besoj, se pardje kishte zgjedhje ne kosove.

si ishte ajo puna e cudise se madhe ?

 Po flet me Priftin,po i thote qe te kthehet perseri por kete rradhe si zv kryeminister dhe minister i energjitikes,nqs se Prifti bie dakort Meta i dorezohet prokurorise.

plus, ajo qe me beri me shume pershtypje, eshte qe shitet gjykatesja per 1 cope vend pune per gocen.

E njejta gjykatse qe u shit si "zonje" e nderuar dhe ne menyre te turpshme personalisht refuzoi padine e nenes se Rames ndaj Berishes. Nese te kujtohet, ishte nje leter personale drejtuar asaj si zonje e nderuar dhe nene nga e jema e Rames.

 Ato po shitenper 100 mije leke te vjetra dhe jo me per nje vend pune per gocen ne ambasade.

 Po cfare habie ka ketu? vetem se pame nje sekuence ose majen e ajsbergut te aferave te pista qe "menaxhohen" ne zyrat e shtetit . Tumori nuk eshte vetem ne koke.Kanceri ka prekur cdo qelize te kesaj shoqerie.

Nuk komentohet, gjera jo te ditura, por te imagjinuara.

Qeveria ka rene, nuk ka diskutim, nuk shiten idealet per 700 mije euro !

Pamvarsisht nga ky skandal ( kur dihet nuk eshte skandal) shqiperia ka bere disa hapa para.

Neqoftse ne videon e Nanos me kryetarin e Gjykates Kushtetuese , e perseris qe te mos e harrojme, me kryetarin e Gjykates Kushtetuese, Nano urdheron te ndryshohen ligjet per te fituar , per tu pasuruar, per ti shitur arme shqiptareve ne lufte kunder serbit.

Ndersa kjo video, ligjin e respekton, kerkohet protokolli, edhe pse korrupsioni gjallon , respektohen rregullat .

Meta eshte i kampit lindor, nuk pritej me shume !!!!!!!!!!!

 Do zoti ka zgjedhje te parakoheshme,u beme gati dy vjet qe nuk kemi vjedh nje vote.

 sa per te qene korrekt, per nanon kishte vetem regjistrim audio dhe jo video. kjo natyrisht nuk e ben nanon me pak legen sesa eshte

patjeter spiritus, thjesht aq mu duk pak. po duhet te kete edhe qe e bejne edhe per kujtim shkolle, jo me per nje presion zv. kryeministri, apo nje vend pune ne fjala vjen paris me nje expected value 25k/vit.

ne fakt ne rastin e gjyqesorit eshte skandali i procesit te gerdecit qe duhet te na irritoje pertej shpreses apo ilirit.

 Gjyqsori eshte i pavarur dhe atje ku flet ligji , populli hesht. Shikoje sa bukur po e shuajne procesin. Ne emer te ligjit, procedurave...

 Ndersa kjo video, ligjin e respekton, kerkohet protokolli, edhe pse korrupsioni gjallon , respektohen rregullat .

E drejt. respektohen rregullat. MAFIA E RESPEKTON KODIN.

Ps: nqs keto komente ti i ben si politikisht i motivuar, ok dhe te mirekuptoj.nqs i ben prej naivitetit, do me vinte keq.

Mafia respekton ligjin kur ke ndermend mafian napoletaane( pasi cdo gje u takon atyre)...ndersa persa i perket asaj siciliane ajo eshte kunder ligjit( pasi cdo gje eshte e tyrja)

Po a ka afere me te piset dhe me të qëruar, pra te sqaruar se ajo e Gërdecit edhe???????? asigjo. Ministri po ministëer ngeli, djali i kryeministrit vazhdon dhe shijo jetën i lirë, dhe vetëm Kosta hongri kokën si shëmbull për ata që dinë pisllëqet e oborrit mbretëror, por nëse llapin, përfundojnë si Kosta. 

 ej me verte, cer hobi ka prifti? a mund te ndodhin aksidente vdejkeprurese kur lu tavell online? 

po, mund te vdesësh nga rezatimi i ekranit. 

Kete po mendoja edhe une, ky nqs nuk eshte mazokist do beje mire te mos duket ne Shqiperi per nja 5 vjet te pakten.

gje kesi gjerash ndodhin, kjo s'do shume mend ... megjithate gjithmone te ben pershtypje kur e sheh se si ndodh praktikisht

shpresoj qe efekti i kesaj videoje te shtrihet tek aspirantet (brezi i ri nen 30 vjec) qe te ndergjegjesohet se ndonje dite mund te perfundosh edhe keshtu si hajdut ne tv ne rast se ...!

 

Brad-o edhe une them pranga londineze meriton ky, lol

Video, Basha në zyrën e Metës
11/01/2011 23:15

Video, Basha në zyrën e Metës

Ndërkohë, pak përpara dhe pas bërjes publike të videos shokuese në zyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta kanë mbërritur Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha dhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Nuk dihen arsyet e vizitës së ministrit Basha në zyrën e Metës, ndërsa mund të merren me mend ato të pranisë së ministrit Vasili, si një nga drejtuesit e LSI-së dhe njerëzit e afërt në parti të zotit Meta.

Ministrat në fjalë dhe të tjerë zyrtarë kanë qendruar për më shumë se dy orë të mbyllur brenda Ministrisë së Ekonomisë, ndërkohë që godina është rrethuar përvecse nga makinat e ministrave me targa zyrtare edhe nga të tjera makina me targa të huaja, që besohet se mund t’i përkasin shërbimeve të inteligjencës. 

Pas disa orësh në zyrën e tij, e që ku muaj më parë është kryer edhe regjistrimi i bisedës kompromentuese, zoti Meta ka dalë për t’u larguar prej ministrisë.

Pavarësisht publikimit të videos, ku përfshihet një ndër zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe të mazhorancës, deri tani nga kabineti i zotit Berisha nuk ka patur asnjë reagim për këtë ngjarje. Qeveria ka preferuar të ruajë heshtjen, duke pritur ndoshta ditën e mërkurë, kur në orën 11 është parashikuar mbledhja e qeverisë e ku me interes do të pritet fjala e zotit Berisha.

 

  

 kta te dy pale cer muhabetesh kan bo vet me priftin ene kan shku me pyt meten a kishte permen gjo nai video tjeter ai kur i ka bo presion smiley

Video, LSI: Një montazh 
11/01/2011 23:50 

 Një montazh

Reagimi i parë pas videos shokuese të “Fiks Fare” në Top Channel ka ardhur nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një deklaratë për mediat, LSI e cilëson videon ku shfaqet zv/kryeministri, Ministri i Energjitikës dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta teksa urdhëron ish-ministrin Prifti për disa afera korruptive që lidhen me tenderat për HEC-et në vend, si një montazh.

“Është përdorur sërish Dritan Prifti, këtë radhë në një shfaqje të neveritshme realizuar përmes një montazhi të pështirë, ku në rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama përpëlitet në grahmat e fundit, i detyruar ta hedhë vallen sipas vijësjelljes së klaneve kriminale dhe korruptive, që me largimin e tij nga qeveria humbën instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale”, thuhet në deklaratën e LSI-së.
 
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, shfaqje të tilla, që janë pjellë e krimit të organizuar, nuk përbëjnë asnjë shqetësim.
 
“Lufta pa kompromis e deri në qelizën e fundit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarisë mafioze e korruptive mbetet një konstante e pandryshueshme, një prioritet gjithnjë i pazëvendësueshëm, nga i cili nuk mund të na largojnë makinacionet dhe montazhet e një çimke të skaduar”, thuhet më tej në reagimin e LSI-së.

Në fund të deklaratës, LSI fton këdo që disponon prova, që në respekt të shtetit ligjor t’i drejtohen prokurorisë në mënyrë që të zbardhet e vërteta.

 

  

 

Në fund të deklaratës, LSI fton këdo që disponon prova, që në respekt të shtetit ligjor t’i drejtohen prokurorisë në mënyrë që të zbardhet e vërteta.

 

 

 

lol, nuk ka prova se i dogji KQZ-ja e Ristanit tek bregu i lumit me benzine. Dhe beso a mos beso, por ishte nje veprim ligjor, ndoshta i vetmi qe ai ka zbatuar.

e mbyten plehrat ate vend. habitem me ca qe u vjen keq e mundohen te mbrojne njerez qe jane krejt te diskredituar... nese e bejne thjesht per tifozllek politik apo per inat te replikuesve lart e poshte ne ppu, eshte dhe me shume per te ardhur keq. fjalet degjoheshin qarte fare.. le qe pervecse per afera te pista per ca tjeter mund te flasin dy shqiptare sidomos qe kane edhe pushtet ne mirekuptim te plote me shume se 5 minuta. situate shume e pashprese. te gjithe mastera ne vjedhje.

 

I bashkohem atyre qe thone se ne fakt ketu nuk ka asgje per t'u cuditur. Fiksi thjesht transmetoi nje prove evidente qe ja ben "muuu" edhe per ata qe iu jane qerruar syte e iu jane pjerdhur veshet.

Ne kete pike pyetja qe shtrohet eshte: "Cfare qendrimi do te mbaj qeveria pas kesaj"?

 Momenti me i mire Olso per tu pajtuar me Edi  Ramen.

1 Largon LSI,fut Ilir Meten ne burg.

2 Ben koalicion me PS ne.

3 Zgjedhje te parakoheshme.

 

Me nje fjale perdorin Meten si "qingji" per t'u sakrifiku?! Nuk di cfare te them. Politika ne Shqiperi eshte e pafytyre.

Plus qe gjithcka varet nga numri i shtresave qe ka zene kalloja e ndergjegjes se ketij populli se ne fund te dites politikanet pulsin e ketij te fundit matin.

Boh... ketu ne Shqiperi (e jo vetem ne Shqiperi), "I've seen things you people wouldn't believe."

olsib.

Po te ishte pune sexi, Berisha do e kishte shkarkuar per 4 minuta.

Po me qene pune paresh, nuk pordh shume xhaxhi. Te rroje koalicion pa ne djall vafshin parimet. Fatkeqsisht, asgje nuk ben me pershtypje. Ju ka bo lekura def te gjithe shqiptareve. Popullit s'i ka mbet gje tjeter veç me vajtu fatin e tij te zi.

Ky eshte pragu i instalimit te nje diktature te tipit afrikan...

 

 

Ka dhe me keq. Vendet afrikane pothuaj te gjitha jane ish-koloni te ndonje superfuqie ekonomiko-ushtarako-kulturore sot.

Ne jemi(kemi mbetur) thjesht ish-koloni e perandorise Otomane, qe kemi trajten e nje entiteti qe ka fituar pavaresine nga Porta pikerisht nja 2 dekada me pare.

Kemi ulur breket, kemi hapur kembet dhe presim te vije ndonjeri , po s'na e var kush se e kemi b... e palare...

 une konstatova se videoja kishte nderprerje...pse keto nderprerje? A ruan dicka fiksi per shantazh apo eshte montazh? s'me pelqen hic kjo histori...

gjithsesi nuk e kuptoj per cfare sherben kjo video...sepse ata qe kane sy ne ball dhe vesh anash e dine mire cfare ndodh ne kete vend...edhe sikur kjo video te jete montazh per te cilen gje dyshoj disi...

normal ca si mati i ri (te vjetrin mat, nje qytet perendimor me universitet, biblioteka etj e shkatrun kamunistat) dhe si solidarnosc (qe ndoshta ka hyre ne PPSH ne 1980 ne kohen e solidarnostit ashtu si sala kishte hyre ne 1968 se i vinte keq per ceket) nuk kane per ta ditur kurre... 

 Brad..keto qe thua ti jane endrra me sy hapur.

Edi eshte nje cope piktori zemerpule po sia mban trapi te beje keto lloj marreveshjes se e di qe Sala ia ruan momentin qe tia fuse gishtin ne kendin 180 grade

Sa per Sales cfare incentive ka ai te beje marreveshje? Ju kujtohet si tha? Jam kalores kam shaluar kalin. Ne fakt nje m...kal kishte shaluar por kompleksi i tij i moskalerimit te kalit e cyt te kaleroje shqiptaret dhe ne kete pike eshte i zoti mos ja hani hakun. Vecse jo kushedi cfare zotesie se shqiptaret sjane mushka po ca pela te buta qe leshojne leng kur ua shalon Sala...

neser n'mjest del kumandari ne mbledhje qivirrie edhe athere do kete teater, se sonte nuk quhet, boni demek se coi kta zaret si puna e Lul kllufit.

fiks fare eshte bere halja ku shkarkojne jashteqitjet qeveria, partia dhe kumandaret.  

pune muti gjithanej , kemi njel ne dore te fiksit,

drejtesi e leshit

prova se si ka bo paret Prifti tu shit aksionet e fabrikes te pandertume te tullave. Kto jane te gjithe ujq me melci te varme n'qafe

Asigjo ska per te ndodh kot sa mbani shpresa. Nuk bie kollaj qeveria kur ka ne krye i tip per te cilin namik hoti ka then ca fjale proverbiale. Edhe ne kete rast si ne rastin e Vokshit apo atij policit te Gardes shok i Shkelzenit qe i qelloji kamarierin dhe kamarieri tha qe 'jo me sme qelloji ai'..asigjo ska per te dale ne drite. Me duket se kuptoni tamam se ne car llumi dhe bataku te qelbur ndodhet ai vend i nemur.

Prisni sa te maroj pune ajo silvia conti me ate cunin e Arta Dades, masanej ta shofin me rradhe kokmodhi, nofullshtremti etj.

Edhe nji gjo tjeter, tani u mor vesh se kush do bohet nr 1 te PD..... 

thone se aktoria qe ka luajtur Silvia Konti e ka filluar karrieren kinematografike si porn star.

Shpifje shpifje shpifje jane qe te gjitha... bllokqenet e kuq duan te pengojne integrimin dhe duan te rikthejne vizat dhe daljen e Shqiperise nga NATO.

Kjo eshte qeveria me e  paster dhe me e ndershme qe ka patur ndonjehere Shqiperia. Po ky ishte me te vertete goditja e bishtit te krokodilit, qe qeveria e duarve te pastra dhe tolerances ZERRO kunder korrupsionit dhe krimit, po ja shkul qe te gjitha dhembet me darat e ligjit, nje e nga nje.

Ja futi Saliu edhe Metès....p.s. hej kush e lexoi njè shkrim para disa ditèsh edhe kètu tek peshku?...ai Baxhaku e paska gojèn(penèn) vrer more...doli edhe lopa smiley

Te bjere qeveria me shpifjet qe monton Edi Rama dhe rreshteret e tij ne Fiks Fare? Jo more zoteri. Rregjistrimi t'i shkoje prokurorise per hetim dhe pas verifikimit te videos nga prokuroria mund te flitet, por me videot e Rames une nuk shkoj as ne hale. Nese eshte e vertete qe e ka nxjerre Prifti videon, atehere ai po denoncon veten se mesa kuptohet Prifti ka pranuar atehere te marre pjese ne aferat korruptive qe perfliten. Prokuroria te marre te pandehur Priftin dhe ky pastaj te tregoje bashkepunetoret. PD-ja si partia kryesore e qeverisjes nuk demtohet politikisht nga kjo video, qofte e montuar apo e vertete, bile mund ta perdore ne cdo rast per te treguar seriozitetin ne luften ndaj korrupsionit. Ne rast se eshte e vertete PD-ja vazhdon qeverisjen edhe pa Meten pa problem me perkrahjen e deputeteve te tjere. Nje gje eshte e sigurt: Edi Rama punon per Berishen, pasi duke dobesuar pozitat e LSI, forcon pozitat e Berishes dhe PD-se qe tani LSI-ne e kane nen kontroll ndryshe ja u hedh qente e Rames t'i shqyejne.

Po si nuk paske degjuar per thithjen e trurit zotrote??? C'ben akoma ne Gjermani?

Nc nc nc nc..... gjynaf te vuaje Shqiperia me gjithe kete talent e tru qe rri ne Gjermani kot. Bah bah bah, ky duhet te ishte ne qeveri, jo ai shtangisti nga skrapari.

 

ai shtangisti nga skrapari

Kush me thote: ç'eshte nje rrote qe ngre dy rrota ?

Aha, e morem vesht pse e larguan Priftin.

Si thote Iliri,- kur te mbarosh pune me Gimin per hidrocentralin ( sa ters i kemi hidrocentralet per politikanet) eja ne zyre te me pershendetesh.

Shkon Dritani, po si ta pershendet kryetarin???, me dy gishta eshte e demokrateve, me grusht e socialisteve, intiligjent Dritani, me grusht e nje gisht lart pershendet kryetarin.

Iken 700 per lesh. Po iken edhe Iliri per lesh me qeveri bashke.

Sa trim prifti mer ti :-O

Me Fiks sot nuk do te dale asgje ! Edhe sikur te dale ndonje gje mund te jete e falsifikueme . Saliu asht lidhe me LSI per Integrimin e Shkypnies ne afera te njohuna , nuk asht lidhe me Ilirin . Ajo c"ka asht Berisha e tregon me se miri filmimi ne Dajt . Shkypnia asht e tij dhe Skenderbeut . Biles Skenderbeu  pat me pak !

I kufshi rroqet sic ja keni kuajtur rroqet gjithnje. Popull thashethemexhi ! Intelektuale frikacake e servile , karieriste e pseudo lider mendimi e analiste . Gazetare pabuksa e te varur per nje cope kothere apo kocke qe ua hedhin si therrime nga tavolina e Luaneve te Korrupsionit. Nje Namik Hot vetem e njifte mire " kaloresin " , per variante te tjera ..... ja ka shalue pipllit ai .

Sahanlepires te ndyre , pa le se cfare varianti do gjejne sipas mesimeve te Vokshit ! Kur kerkojne argumente e fakte per ate pleher te Gazetarise cfare prisni nga te tjera fakte !

Po fakti ishte brenda ... tha ...Une nuke e pashe ! Krisma .....

 Mos ta lëmë të hyjë në zyrë!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, u shfaq dje para shqiptarëve në një skenë të pështirë. Me një bllok në dorë ku kishte shënuar gjithë axhendën e tij klienteliste, hyri në zyrën e Ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, dhe zuri të sqarojë me radhë gjithë pazaret e tij. Në listën e pazareve hynte e gjithë piramida e shtetit shqiptar, që nga kryeministri, Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, njerëz të rëndomtë dhe të pashkollë që duhet të punësoheshin etj. Emisioni Fiks Fare, që guxoi të bëj publikë këtë skandal, na ka vënë të gjithëve para një sfide të vështirë dhe të rrezikshme.

Kolegu ynë Filip Çakuli, ka provokuar rëndë shoqërinë shqiptare, median shqiptare dhe natyrisht opozitën politike në Shqipëri, duke i dëshmuar se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të qeverisë. Sot në mëngjes është radha jonë. Nëse Ilir Meta hyn sot e tutje në zyrën e shtetit shqiptar, nëse opozita, shoqëria civile, media dhe gjithkush tjetër ja jep këtë luks, atëherë transmetimi i kësaj video do të jetë një e keqe e madhe për shoqërinë tonë, pasi do të noterizojë një standard të ri të plaçkitjes së shtetit.  Sali Berisha pati shkarkuar Ylli Pangon për 4 minuta për një tentim të zbërthimit të kopsës së një femre, ndërsa zëvendëskryeministri i tij kapet me presh në duar, duke zhveshur lakuriq gjithë hajdutërinë e tij dhe është gdhirë sërish sot zëvendëskryeministër.

Faji i Ilir Metës  ka mbaruar dje. Sot nëse ne e lejojmë të hyj në zyrë, është faji jonë. Nuk ka asgjë më kriminale dhe asnjë vepër penale më të madhe se sa të lësh atë të hyjë në zyrat e shtetit për të cilat paguajmë taksa. Edhe sikur t’i zësh derën me trupa të shtrirë në shkallë, edhe sikur ta mbysësh rrugëve me vezë dhe domate, edhe sikur ta mbajmë të rrethuar 100 ditë ndërtesën e asaj ministrie, nuk kemi bërë asgjë më të paligjshme se sa ka bërë ai duke na fyer të gjithëve me sjelljen e tij si plaçkitës i ekonomisë sonë kombëtare. Mos ta lëmë të hyjë në zyrë. Është fundi!

Manipulim i masave popullore !

Nuk jemi ne kohen e diktatorit, ku gjygjin ja ben populli.

Mos te kalojme caqet e injorances duke u barazvlersuar me Meron.

Kushdo qofte, te sqaroje se ketu nuk flitet per hajni, nga taksat e popullit nuk merret asnje lek.

Eshte  korrupsion , por jo hajni.

Ato 10 milion jane te caktuara per tender, e merr Gimi, Hasani, Hyseni , per takspaguesit eshte e parendesishme, pislleku eshte tek korrupsioni, i japim tender kush paguan me shume.

I lumte fiksit, i lumte kush e ka sjelle, po per krahun e majte ishte nje pjate bosh, pritej Ruli, Olldashi, Topalli e jo nje i kampit lindor.

Nëse Ilir Meta hyn sot e tutje në zyrën e shtetit shqiptar, nëse opozita, shoqëria civile, media dhe gjithkush tjetër ja jep këtë luks, atëherë transmetimi i kësaj video do të jetë një e keqe e madhe për shoqërinë tonë, pasi do të noterizojë një standard të ri të plaçkitjes së shtetit.

Besoj se shejtani do japi doreheqjen neser ne mengjes. nuk ma mban truri te mendoj te kunderten. eshte jashte llogjike. ose ta marrin shqiperine dhe ta degdisin andej nga afrika, nqse ai s'jep doreheqjen.

 

Ai tha eshte shpifje kriminelesh, ti thua do jape doreheqjen!!!

Ke beson ti pastaj, kriminelet shpifarake apo ministrin e qeverise me te paster te historise sone???

 Nje gje eshte e sigurte ish ministrat a partise te punes qe jane akoma ne ps nuk vijne ne qeveri te tjerat regullohen prsh burgim per meten edhe priftin nqs kjo video nuk eshte montuar.

Nano per 8 vjet nuk la gje pa bere asnje nuk do ti afrohet ketej grekofilit per vjedhje me poshte vijne Edi me pallatet e tiranes familja e berishes etj por kush i ka hedhur keto ne gjykate ?

Cdo njeri eshte i pafajshem deri sa te shpallet fajtor nga gjykata ky eshte problemi me i madh qe kemi pas keto vite te ashtequajtura demokracie.

 Une gjithmone kam menu se Ilir meten e ka fut kollone te peste Ed Rama qe te minoje nga permrena kalane e Sal Berishes. Nji ku doli ashiqare nashtina! smiley

Gjithë gjërat e sigurta vijnë prej Allemanje.

Politicsshow: Nje gje eshte e sigurt: Edi Rama punon per Berishen,

Kola: Nje gje eshte e sigurte ish ministrat a partise te punes qe jane akoma ne ps nuk vijne ne qeveri

Shqiperia duhet te behet protektorat i OKB .Keta karabusha nuk po din me e qeveris.

Ajo video ne youtube qe thane se degjohej audio me mire eshte hequr...

 Ouuuu! Nuk po din me qeverrise? Deri ketu arrite Alba? Ka qeverrisje ma tmire per vetvehten se kshu? Ore njerez  ketu vetem vidhet .Ne çdo hallke ne çdo gje ne çdo pune.Leke nuk ka por merren borxhe  per ca pune dhe ne fakt merren per te vjedh prej tyre.Ky eshte stili  qeverrises i te gjithe ministrave, funksionareve dhe natyrisht i SHEFIT TE MADH

Ndonje qe ka nge mund te beje pak research.sa kongresmene , senatore e guvernatore amerikane jane futur ne burg ne keto 20 vjet per ryshfet dhe sa te tille ne shqiperi ?

Ajo per te cilen  futet ne burg tom delay nuk eshte per perfitime personale por perfitime te fondeve te fushatave te tyre elektorale.

Quo Vadis Albania?

 

 shoh mediat e majta sot. shume te vakta per kete lajm.kuptohet qarte qe edhe ato nuk nxjerrin ndonje gje nga kjo bisede as mish e as peshk qe edhe nuk degjohet fare dhe nuk kuptohet asgje ne se nuk lexon ato qe shkruan "fix".

 Or t i ne Shqiperi nuk te majte dhe te djathte! Ka maskarenje! Akoma se ke kuptuar?

Transformimi!

 

Ilir Meta "i ndershem"

Ilir Meta i pacipe!

 

 

 

 Iliri eshte djale i mire,ne korrupsion e futi uria e madhe per buke qe kane si familje.Nuk u dilnin rrogat dhe thane te bejne ca korrupsion te vockel!

Per mua eshte i pafajshem,Baba Saliu (eshte dhe bektashi)  e rruafte nga cdo e keqe!

Biseda Meta -Prifti.

____________

Meta - Çfarë thotë puna?

Prifti – Mirë. Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, nr. e telefonit. Prifti - Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je. Meta - Të mos ...Meta - Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t'u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë. Prifti - ... Ishte tek unë një ditë më përpara. Meta - Ai tha ca gjëra që qëndrojnë. Ka ndonjë problem? Prifti - Po jo, çfarë problemi të ketë? Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit... çfarë të keqe ka? Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç'të keqe ka?! Meta - Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu. Prifti - Nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër... Meta - Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari k... Prifti - Po varja Meta – Çfarë të keqe ka?Prifti – Jo, të keqe nuk ka. (vjen sekretarja, shërben ujinMeta - I gjen një zgjidhje? Prifti - Për kë? Meta - Tur Hajdarin. Prifti - Turin, ëhë. Meta - Turi Hajdarin, e para. Meta - E dyta, me Lushnjen, unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë...Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë. Meta - E treta... Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?Meta - Me letra. Meta –  E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh? Për Bekimin si do ta zgjidhësh? Prifti - Do ta zgjidh, mos ki merak. Meta - Zgjidhe pra. Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me ARMO-n, do ta anulloj të parën ... Meta – Po mirë, anulloje, pse s'e bën? Anulloje! Meta - Gjeje! Prifti - Po të flas dhe një herë me ARMO-n. Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra. Meta - Tani për punën e hidrocentralit të Gimit. Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti, o ku e di unë etj, etj Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%, nuk e di se çfarë bëre me atë të... Prifti - Nëse ju mendoni...Prifti - Këtu ka një problem. Meta - Këtu nuk ka problem sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata. Meta - Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje. Prifti - T'ua jap tenderin pa mbaruar punë ata? Meta - Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët më vonë, le ta marrin ata. Meta - Këtë problem e kam analizuar, e kam të... Prifti - Unë di që në apel e kanë fituar apo jo? Meta - E kanë fituar në apel. Prifti - Këta e kanë humbur në shkallë të parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë. Meta - Absolutisht po, apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë. Prifti – Po u them çunave këtu. Meta - Gimi më tha mua, nga ana ime 700. Prifti - Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë Zoti Prifti, ne e kemi e fituar apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin. Meta – Alo, Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit). Prifti - Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua një letër, një letër, jo ti, po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me protokoll. Meta - Po le ta bëjnë prapë.Prifti -  Ta bëjnë prapë dhe t'i bashkëngjisin vendimin e apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si ministër. Meta - Jo, jo, është ... Probleme të ndryshme, por emri im dhe ... prandaj them që duhet bërë. Prifti - E mbyllëm atë muhabet. Meta - Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj. Meta - Bisedova edhe me doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton? Prifti - Këtë e di. Meta - Duhet me pas shume kujdes...se  Prokuroria e hap ... me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak. Meta - Për këtë (hidrocentralin) mbaroje sot qe të jenë gati. Prifti - Sot ... Meta - Janë gati. __________________Tema 12/01/11

1. Kur pata lexuar para nje jave :

Ndërkohë, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj në mbyllje të fjalës së tij u shpreh i bindur se brenda këtij viti, Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat.

thash me vete :  paska zgjedhje te reja kete vit (se, qe te marresh statusin e vendit kandidat, duhet te plotesosh kushtet !). 

 

2. Edi Rama ka 2 jave qe nuk duket. Nderkohe fletet digjen. Shume e rende, per ta besuar (si te vertete).

3. Per mua, videon e ka bere Berisha (i cili punon per vete dhe Ramen). Keshtu eshte gjithandej ne boten demokratike, 'shumicat' punojne per njera-tjetren...

 

 Ika sot ne mjes ne pune,drejtori im njeri i afert me Qeverine e MADHE me tha,ca ke keshtu,hic i thashe une po na trondisin keto lajmet,mos e vrit menjen me tha,sot nga mesdita takohet Komandanti me Tos Nanon,dhe LMN futet ne qeveri,Harasani ne vend te Metes,Blushi zv kryeminister,sapo pija nje caj dhe thashe me vete,prape Tosi.....

mire mire ,

ti hap syte, ene sikur te jete sic te thote drejtori,  ti ruhu, se pastaj do behen listat e reja te militanteve te LMN qe do duan nji vend pune

 Bedrana une nuk paguhem nga Qeveria Shqiptare,keshtu qe nuk kam pse te kem frike,pastaj kane hy boll te LSI keto kohet e fundit keshtu qe ka vend boll dhe per ato te LMN.

 brad, çfar eshte kjo ; LMN . 

Brad, ku eshte Rama aktualisht ??

nese di gje

flm

 Sorry Stalker,por ne nuk merremi me keto vogelsira.

Po Berisha di gje ku eshte?! 

 Pyetje me kunj.Kompjuteri me thote qe pyetja eshte 97 % tendencioze.

Paska gabuar me 3%!!! sa cudi! 

Aty mi eshte

Ju ka turr Bankave dhe Kompanive Celulare me hanxhar n'dore smiley

kto tjerat , pune qe rregullohen jane smiley

Ah, ku jane Olsi dhe Irisi? Vazhdojne te jene po aq optimiste per te ardhmen?

Pastaj, cuditem me Olsin, kur thote qe keto gjera dihet qe ndodhin, e nga ana tjeter ushqehet me optimizem?!  :O

Me ca dreq optimizmi ushqehesh, Ols... na jep dhe neve te pime nga ajo "gjeja" qe pi ti.

Mire qe qenka kthyer ne fushate anti-optimizmit te Olsit dhe Irisit smiley, po optimizmi s'vjen nga qeveria moj Ane, se une s'pres qe ndonje tjeter qe mendoje per mua me shume se une per veten smiley. Edhe kur te duash te pish çfare pi une, bujrum moj smiley

Irushe, po ketu nuk behet fjale per nivel personal, se as une s'pres te beje gje njeri per mua, por ne nivel vendi dhe kombi. Sa mund te perparoje nje individ, sado deshire, vullnet dhe i pergatitur te jete, ne nje shoqeri te tille, ku dhe inspektorin e dreqit a shejtanit ne Lushnje, e fusin me mik nga lart! 

Aha, e kuptova pse nuk vjen ti ketej, ke frike te pish nga elisiri i mosoptimizmit tone... smiley Me duket se kripa e detit, qenka me optimizim brenda... smiley

Sot pashe qe anash pallatit kishte mare forme nje fushe basketbolli dhe nje shesh i vogel me stola smiley (kisha kohe qe s'kaloja pikerisht nga ajo ane). Mbase eshte menyra e Shperthimit per te kerkuar votat, po per kaq gje njerezit mund dhe te perveshin menget vete here pas here.

Lexo ate qe te ka shkrujt Irisi. smiley

Sa per te pimen, un pi Uje Qafshtama - Natural Mineral Water (bottled at the famous "Queen Spring at 1350 meters of altitude). smiley

une pi caj kinez per ate pune, po hic asgje s'ben... smiley

 

Me siguri Hajduti do te theras "kapeni hajdutin"-shprehje e njohur ne raste te tilla!

Montazh mer montazh eshte smiley

E tha dhe Meta dora vete

TIRANE-Zv kryeministri e cilësoi përgjimin të “montuar, të pështirë,të neveritshëm.. dhe shantazh për tu ulur në pazare politike me Edi Ramën”. Në një konferencë për shtyp nga ministria e Energjetikës ministri deklaron se i ka dërguar një letër kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informon “për lënien menjëhershme përgjithmonë të imunitetit si shprehje e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e shtetit ligjor”

“Përgjimi është bërë në kushtet kur personi ka menduar për të bërë një shantazh jo për të luftuar korrupsionin por për të mbrojtur aferat korruptive. Të jeni të sigurit se kjo ministri do bëhet një shembull i transparencës, ashtu si edhe unë jam sot para jush me fakte dhe dokumente dhe vullnet të kristaltë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Sulme politike, lojra politike kam pasur dhe do të kem dhe për 20 40 vitet e arshme por unë jam këtu për të qëndruar me transparencvë dhe integritet këtyre politike sulmeve”- deklaroi Meta. Ai nuk pranoi të interpretonte bisedën në video duke shtuar se është "një montazh”

OK pra, nga sa kuptoj nga konferenca e shtypit te Metes, strategjia qe kane zgjedhur eshte "cudia me e madhe zgjat 3 dite".

ka fol ne prokuroria

ligji njilloj per t'gjithe ka thone smiley

oj nane oj nane: jam i paster si kristali ka thone Meta mer

Ore meqe ra llafi , ishalla del i lare, se une kam fillu masterin ke Kristali, ene pale si i vje halli po ra Meta nga fiku smiley

 Videopergjimi Meta: Shantazh lë imunitetin  Shantazh lë imunitetinTIRANE-Zv kryeministri e cilësoi përgjimin të “montuar, të pështirë,të neveritshëm.. dhe shantazh për tu ulur në pazare politike me Edi Ramën”. Në një konferencë për shtyp nga ministria e Energjetikës, Meta deklaron se i ka dërguar një letër kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informon “lënien menjëhershme e përgjithmonë të imunitetit si shprehje e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e shtetit ligjor”.
Letra i është dërguar sot kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. Kjo do të thotë nëse prokuroria dëshiron të hetojë këto akuza Kryetarja e Kuvendit nuk ka pse të mbledhë Komisionin e Mandateve. Sot kam hequr dorë nga imuniteti sot e përgjithmonë"- sqaroi Meta.

Duke shpjeguar bisedën e mbajtur më 1 mars 2010 në zyrën e ish- ministrit të Energjetikës për ndërhyrjen e tij për shoqërisë Egnatia, Meta tha tenderi ishtë hapur në këtë ministri që në 30 prill 2008 dhe kanë marrë pjesë tre konkurrentë, Kjo procvedurë për dy vjet ka qenë e bllokuar nga ministria e Energjetikës. Ai shpjegoi më tej se “përfaqësuesi i kësaj kompanie i cili përmendet në këtë përgjim në mënyrë zyrtare pasi ka konsumuar pretendimet në emër të kompanisë, pasi ka vërejtur zvarritjen duke hasur vështirësi në këtë drejtim është drejtuar ke unë si zv/ kryeministër por edhe si kreu i LSI, me vendimin e formës së prerë të gjykatës së Apelit që kërkonte që kjo kompani të kërkonte të vlerësohej duke ngritur pretendimin se këto zvarritje ishin të padrejta dhe në dëm të kësaj kompanie. “Unë thjesht këtë shqetësim dhe problem ia kam kaluar ish- ministrit, duke kërkuar të respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit“ – tha Meta.

“Përgjimi është bërë në kushtet kur personi ka menduar për të bërë një shantazh jo për të luftuar korrupsionin por për të mbrojtur aferat korruptive. Të jeni të sigurit se kjo ministri do bëhet një shembull i transparencës, ashtu si edhe unë jam sot para jush me fakte dhe dokumente dhe vullnet të kristaltë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Sulme politike, lojra politike kam pasur dhe do të kem dhe për 20 40 vitet e arshme por unë jam këtu për të qëndruar me transparencvë dhe integritet këtyre politike sulmeve”- deklaroi Meta. Ai nuk pranoi të interpretonte bisedën në video duke shtuar se është "një montazh”
VIDEOJA
Një aferë korruptive ndërmjet zv kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, është bërë publik dje nëpërmjet një videoje. Biseda është zhvilluar më datën 1 mars të vitit 2010 në zyrën e ministrit të Ekonomisë së asaj kohe, Prifti, ndërsa Meta në atë kohë mbante postin e zv/kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm. Videoja është publikuar mbrëmë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.
Takimi është zhvilluar në ora 13:27 në zyrën e Priftit. Në këtë bisedë jo shumë miqësore dhe të tensionuar, e cila ka zgjatur për shtatë minuta, Meta i kërkon llogari për faktin se pse nuk i kishte kryer porositë e lëna. Ndërsa biseda zhvillohet për dhënien e një licence të një hidrocentrali. Në këtë përmendet dhe emri i personit që ka kërkuar hidrocentralin, Gimi. Këtu bëhet fjalë për pronarin e firmës “Egnatia”, Agim Çupi.  (vazhdon)
s.g/BalkanWeb)

DOLI DOLI KATALLANI NE TV ne mbledhje qeverie

shshtttt

Ky eshte tu fol per ullirin mer !!!!!!!!!!???????????

 Une ika t'pi ca dopjo se nuk po ju besoj dot vesheve, duhet me ardhe ne terezi

 

Ky eshte tu fol per ullirin mer !!!!!!!!!!???????????

Une te degjova ty qe bere shshsht dhe hapa news24 live. Degjova per dashurine e drurit frutor. Ulliri eshte i perjetshem. hahahaNormale qe Berisha do ta mbroje meten. S'ka rruge tjeter. smiley

 

Ka mbetur me njeri nga kabineti Berisha pa nje skandal korrupsioni?

Tashti Bode i mori detyrat e shpise ne mbledhje, tek e tek e tek i boni Birisha hesapet e taksave per bankat dhe komp. celulare

kaq mora vesh une

heshtja pastaj, eshte flori

Sot matet pulsi i shoqerise shqiptare. Me sa po shoh: cudia me e madhe nuk zgjati as 3 dite por vetem3 ore. E kemi vjedhjen vlere dhe ndershmerine antivlere.

Mire e tha: Ndershmeria virtyt i budallait! Hajdutlleku virtyt i shqiptarit!

Edhe keta qe ngrejne sot zerin kunder Ilir hajdutit e bejne nga inati qe skane pushtet me vjedh.

Une nuk kuptoj pse duhen video per te kuptuar dicka qe shihet cdo dite. Merrni rrogat e ministrave, deputeteve, drejtorve, gjykatesve, prokurorve, doganierve. Llogarisni shpenzimet qe kane nga makinat, shtepite, bizhuterite e grave dhe dashnoreve. Sa harxhojne ne restorante dhe kafenera ne nje dite? Sa ju kushtojne kostumet qe kane veshur, orat e dores etj etj? Sa paguajne qe femijet te studiojne jashte?? Si thoni ju: nga rroga ti kene????

Republika e ...

 numuri 7 eshte kryetari bashkise tirones .deri ne maj ,kalbet fare.

 E gjithe politika shqiptare i ka duart me korrupsion e gjak atehere ska asgje per tu habitur me keto qe dalin apo ndodhin. Politika dhe politikanet shqiptar duhet te nderrohen te gjithe duhet te lindin te rinj sepse keta politikane jane te gjithe te mbaruar si ps e si pd e me the te thashe jane mushkonja qe vetem thithin gjakun e popullit te tyre dhe duhen shtypur. Por problemi eshte kush do e bej? Populli qe vete genjehet me nje autostrade apo nje ndertim te bukur apo nje ngrite xhamije apo kishe me teper? 

Atehere, e kot te lexohet nje lajm i tille, jo me te diskutohet kur njerzit nuk futin mend, kur njerzit nuk po arrijne akoma te ndajne te bardhen nga e zeza, te miren nga e keqja..... Mbizoteron kaosi i korrupsionit kudo ne Shqiperi duke nisur nga me i madhi deri tek me i vogli, kush e kush te perfitoje nga karrigia apo posti qe kane.... 

Strategjia edit eshte e gabuar. Kete goditje duhet ta bente 2 jave para zgjedhjeve qe te kishte efekt. Deri ne mars kjo harrohet. Edit ja kane ruajtur materialet per pak me vone. Te shohim si do shkoje perplasja midis klaneve. Le te keputen ca koka se mire i behet Shqiperise.

Ku eshte Ina Rama? Ja futi gjumit letargjik qe kur filloi detyren dhe nuk e ka zgjuar njeri akoma......Cdo hallke e ketij sistemi te kesaj qeverie eshte e dekompozuar dhe po qelb vendin dhe krejt rajonin

Bravo Fiksi! Eshte nje gje te degjosh thashetheme per vjedhje dhe tjeter gje ta shohesh hajdutin duke te vjedhur shtepine. Megjithese asgje ska per te ndodhur (gjykata e tregoi njehere se xhirimi i videove pa leje eshte thyerje e privatesise) kam besim se mund te kete jehone tek ata pak njerez te ndershem e te zgjuar qe kane ngelur. Ose te organizohen per te miren e tyre ose te ikin nga Shqiperia. Ne fund te fundit ka me shume ne jete se te qenit shqiptar.

Ne fund te fundit ka me shume ne jete se te qenit shqiptar.

hajduteria qe kemi ne krye  ne pergjithesi nuk identifikohet si shqiptare por si 'evropiane' ,'ballkanike', apo e 'integruar' si dhe (moda e fundit) si pakice(grek,serb,PINK etj).Fatkeqesisht shqiptaret kane ngelur pakice dhe jane te vetmit qe punojne ,por nuk kane organizim politik qe ti perfaqsoje .Prandaj nje 'vetvendosje ' eshte urgjente ne shqiperi

Legjenda

Data 01.03.2010

Ambienti
Zyra e ministrit të Energjisë Dritan Prifti

Personazhet kryesore

Dritan Prifti, ministër i Energjetikës, zv.kryetar i LSI-së
Ilir Meta, ministër i Jashtëm, zv.kryeministër, kryetar i LSI-së

Personat që përmenden në bisedë
Tur Hajdari, - një njeri që i ka dërguar SMS Metës dhe kërkon zgjidhje

Koli - Sokol Dervishi, sekretar i përgjithshëm i Metës në Ministrinë e Jashtme

Bekimi - Bekim H. Biznesmen i fushës së karburanteve. Jeton në Greqi

Gimi - Agim Rrapaj. Ish-funksionar i Ministrisë së Bujqësisë. I arrestuar dhe dënuar për korrupsion me projektin "2KR". Sot biznesmen që kërkon të ndërtojë një hidrocentral në bashkëpunim me shtetasin Fatmir M.

Shpresa - Shpresa Beçaj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë. Ilir Meta thotë që e ka në dorë se i ka emëruar vajzën në Austri, në Ambasadën Shumëkombëshe në OSBE

Doktori, kryeministri Sali Berisha

Kërcënohet Dritan Prifti

Në kohën kur emisioni "Fiks Fare" transmetonte videon ku Ilir Meta i kërkonte Dritan Priftit që të miratonte afera korruptive, në telefonin e Priftit kanë mbërritur disa mesazhe kërcënuese. i kontaktuar nga "Shekulli", Dritan Prifti ka konfirmuar vërtetësinë e videos. Ndërkohë Prifti ka pohuar se menjëherë i kanë mbërritur edhe kërcënimet e para. Bëhet fjalë për sharje dhe kërcënime familjare.

Kush është personazhi Agim Rrapaj

Agim Rrapaj, personazhi, i cili i ka premtuar Ilir Metës 7% të investimit në një hidrocentral dhe 700 mijë euro të thata në dorë është një personazh i njohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar. Ai është bërë i njohur për skandalin e grantit japonez ku ka shpërdorur fondet duke u ndërruar destinacionin.

Në atë kohë ministri i Bujqësisë Jemi Gjana u shpreh: "Mbrojtja e turpshme e Agim Rrapajt, se gjoja u sakrifikua duke mbrojtur interesat e fermerëve për furnizimin me naftë pa akcizë, është një mashtrim i paskrupullt".

Ish-drejtori i zbatimit të projektit të financuar nga qeveria japoneze, "Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR", Agim Rrapaj, është shkarkuar nga puna së bashku me 25 drejtorë të tjerë në strukturat qendrore e lokale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, për abuzime të rënda miliona dollarëshe dhe arbitraritet në zbatimin e ligjit.

Agim Rrapaj, që ishte njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, është akuzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vjedhjen e 1 milion dollarëve të grantit japonez, duke i xhiruar ato për OJQ-në e vet private.

"Me një vendim plotësues të datës 6 maj 2005, qeveria 'Nano' ka lëshuar në dorë të Agim Rrapajt, përveç fondeve të '2KR', edhe 280 milionë lekë kosto lokale për gjoja furnizimin me naftë të fermerëve. Në të vërtetë, fondet janë përdorur gjatë muajve maj, qershor e korrik në rrugë tërësisht abuzive dhe për qëllime elektorale", - deklaronte në atë kohë ministri Jemin Gjana.

Me kaseta e incizime,

Cdo dite shajne njeri tjetrin,

Te gjithe meren me pislliqe,

Mjere ky popull qe po e rjepin.

 

Sali Berisha e Fatos Nano,

Ilir Meta dhe Edvin Rama,

Dokle, Gjinushe edhe Rucer,

Te gjithe kelyshe te Partise se punes.

shyqyr qe u ftillove o mat smiley

isha gati me propozu nje peticion peshkist KPD-se qe ta shikonin njehere punen tende

Wow, e lexove? smiley

poezine e matit, po natyrisht, si mudn te me shpetonte smiley

Me ne fund e pranove qe Saliu  eshte nje kelysh! 

"E gjithe politika shqiptare i ka duart me korrupsion"

Mari jo e gjithe politika por e gjithe shoqeria shqiptare. Ne shqiperi nuk vjedhin vetem ata qe skane mundesi te vjedhin. Nemurohen me gishta njerzit me principe ne shqiperi. Secili vjedh ne zanat te vet. Polici te kryqezimi, doktori te spitali, doganieri te dogana, puntori te fabrika qe fut nga nje cike ne xhep, fatorino te autobuzi qe ste jep bileten, katundaret dhe shitesit qe ta fusin ke peshorja...etj etj

Ne kete kontekst Ilir Meta sben gje tjeter vecse ate qe bejne dhe shqiptaret e tjere........ vjedh.  Vetem se kur pjerdh milingona se merr vesh kush,,,kur pjerdh elefanti vjen ere ane e mbane.

Kjo shpjegon edhe reagimin qesharak te se ashtuquajtures shoqeri shqiptare ne raste te tilla. Duhet te jesh i ndershem qe te ngrihesh ne kembe ne keto raste. Hajdutet shofin punen e tyre kudo qe jane dhe ruhen nga spiunet.

 

 

 Jam plotesisht dakort ne ato qe keni shprehur: e nisa me politiken dhe ne fund e perfundova me te gjithe "nga i madhi deri tek i vogli". Ata/o pak kokerra te ndershem qe kane ngelur nuk marrin dot fryme i nderuar sepse i shtypin keta qe sapo ju thate me siper. Me vjen keq per vendin tim sa nuk kam fjale ta shpreh sepse cdo dite e me shume shikoj padrejtesi ne popull shikoj shperfytyrim te tokes time, te njerezve te mi, te politikaneve duke u kthyer ne "ujqer" qe duan vetem mish e gjak dhe ndihem e pafuqishme. 

Atehere...??? Mendojme se me kritika apo te "bertitura" neper faqe interneti do veme ne seder ata qe jane te zhytyr ne gryke ne korrupsion, ata qe vjedhin kudo, ata qe te lene te vdesesh neper spitale sepse duan lek apo se sigurimi shendetesor eshte i shtrenjte per tu paguar, ata qe u japin ndihma sociale njerezve qe kane dhe lene ata qe nuk kane te vdesin dhe te hidhen nga pallatet se nuk kane cfare t'u japin femijeve? Nuk e di, sinqerisht nuk e di, por ky vendi yne me duket pa shpresa... deri ne diten qe do dalin njerez te rinj, mendje te reja, deri ne diten qe njerzit do te hapin syte njehere e mire... E pres me padurim kete dite ... ndoshta do jete kur te vdes .... Ju pershendes.

Mari, nqs. ke zgjedhur te jetosh jashte Shqiperise ki miresine qe te mos na e presesh shpresen ne te tjereve qe kemi vendos me marr pergjegjesite tona e me jetu ne kete vend.

Faleminderit.

 Me vjen keq nuk i thashe t'i heq shpresen askujt me beso, por shpreha ato qe mendoj dhe duke qene nje emigrante e ikur e vogel qe ne 92' dhe vuajtjet qe kane hequr familjet tona dhe duke pare rrjedhen e vendit tim nuk shoh ndryshime te medha por shikoj vetem shkaterrim, nese ne vitet 90'-97' ishin shkaterrime materiale, njerez te vrare dhe lufte, tani eshte shkaterrim psikologjik per popullin tone... Gjithsesi nuk kisha ate synim ne te shprehur me vjen keq qe jeni keqkuptuar ..

Ps: Mendoj te kthehem ne vendin tim, ne shtepine ku linda dhe shpresoj te jete sa me shpejt sepse sado te jem larg ngelet vendi im, toka ime, gjaku im, gjuha ime te cilen prinderit nuk m'a lane pa e mesuar plotesisht edhe pse kam ikur e vogel... Jane ata prinder qe me dhane dashurine per token time per vendin tim dhe qe une neser do u bej nderin te jetoj ne shtepine ku ata jetuan dhe me linden smiley Kalofshi mire dhe me falni qe dola nga tema ... 

Gjithsesi, shpresa vdes e fundit smiley

Mari, ne keto kohe kane ndodhur shume ndryshime per mire ne Shqiperi, por realiteti nuk mund te ndryshoje me nje te kercitur te gishtave. Duhet kohe. Dhe 20 vjet mund te jene shume per jeten e nje njeriu, por jane shume pak per te mos thene aspak per kohet e shoqerise.

Veshtiresit jane pjese e jetes. Ne mund t'i marrim me fatalizem e te mbyllemi ne zhguallin tone ose te gjejme kenaqesine ne sfiden per t'i perballuar ato dite per dite. Fundja kjo eshte jeta. Nuk do te quhej jete (tokesore te pakten) nqs. do te ishte ndryshe.

Une nuk njoh ndonje vend ku realiteti te jete nje fushe me lule, por une njoh plot njerez qe perpiqen qe te transformojne realitetetet e vendet ku jetojne gjithmone e me per mire. Dhe egzaktesisht e njejta gje po ndodh edhe ne Shqiperi persa kohe qe ne si shqiptare nuk i perkasim ndonje specieje tjeter pervecse asaj njerezore.

Po e gjithe politika europiane e boterore eshte e zhytur ne korrupsion dhe ju doni qe ne te bejme perjashtim.

Largohet Shirak nga president dhe akuzohet per korrupsion,largohet Blair..akuzohet..lergohet Shreder ,akuzohet.............etj.etj.

Politikanet tane duhet te bejne perjashtim !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

po atehere qe te kemi rezultate me te larta duhet sjelle dhe tosi ,apo prandaj do ta bej sala president .Ne evrope te korruptuarrit  i heqin dhe i denojne  ndersa tek ne i shperblejne me poste te larta

Politikanet tane duhet te bejne perjashtim!

Ndryshimi eshte se cfare ndodh me tej kur kapen me presh ne dore!!! Ne rastin konkret ne nje vend me shtet ligjor dhe demokraci te konsoliduar do te ndodhte kjo:

1. doreheqje nga personi i akuzuar,

2. nqse personi i akuzuar eshte kokemushke dhe nuk i ben pershtypje asgje atehere ka pezullim/shkarkim nga detyra e personit te akuzuar qe ne mengjez nga kryeminstri. Dhe gjeja e pare qe nje keyeminsiter serioz do te bente eshte te jepte nje konference shtypi qe ne oren 7 te mengjezit.

3. Fillimi i hetimeve per personin ne fjale dhe te gjithe personave zyrtare e emrat e te cileve jane permendur ne video ne lidhje me korrupsionin.

4. Hetimet do te perfshinin jo vetem cfare eshte permendur ne video per me thelle si verifikimin e te gjithe pasurive te personave zyrtare te permendur, familjareve dhe te afermeve te tyre.

5. nqse pasuria e tyre nuk vertetohet nga e ka burimin atehere behet konfiskim masiv i pasurise!

6. Hetuesia/prekuroria kerkon nga publiku te paraqiten ne prekurori padi te tjera nga njerez nga publiku qe mund te kene pasur raste te tjera te korrupsionit nga personat zyrtare qe permenden ne video.

Me pak fjale nqse Ilir Meta do te ishte z/v kryeminister ne nje vend tjeter (perendimor) kjo video jo vetem qe do te ishte fundi i karrieres politike te tij, por edhe me tej shkaterrim personal duke kaluar ne ndjekje penale te njepasnjeshme per vite te tera dhe ne burgim!!!!

Ju lutem me ndihmoni,

kam 2 ore që mendoj se kush nga ministrat apo funksionarë të lartë të shtetit deri tek presidenti mund të jenë të pastër, pra jo hadutë dhe/ose kriminelë e nuk po gjej dot qoftë edhe një.

Kush më gjen qoftë edhe një, apo edhe një gjysëm, i jap një shishe vere të vjeteruar nga ato të Pjerrit. 

 Mendoj se Presidenti duhet te jete larg aferave korruptive. Nese e kam gjetur do me qerasesh ti me vere te vjeter, nese jo do te qeras une, me vere te shekullit kaluar , pra nga viti 2000 e poshte. 

Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart ekokën po dhe këmbët e trupin.

F.S. NOLI

 

Si ishte ai standarti ne rastin e Rusmailit?

 Perfundimisht ne Shqiperi, nuk ja vlen me te luftosh per te hequr kete klase politike. E vetmja zgjidhje eshte qe te hiqet ky popull samnombul, nga ky vend i bukur ( pa shaka) dhe te zevendesohet me nje tjeter.

Sot ne oren 11, po ky popull, u mbyll neper shtepi por neper kafene me shume, qe te degjonte se cfare do thoshte kryeministri per ate qe pane mbreme te Fix Fare, ku protogoniste ishin dy ministra kryesore te tij. Dhe ai foli live plot dyzet minuta....Ullinj, ftonj, bajame, arra, cokollata, lajthi...hajt Gezuar Vitin e Ri!

Sigurisht qe eshte impresionuese kur e sheh hajdutin e rangjeve te larta te bej pazar ne kete fare feje. Edhe Prifti nga ana e tij, te jep pershtypjen se nuk i ka per te paren here keto allishverishe.

Per Kokeboven kam pasur antipati te pavetedijshme dhe nuk me zhgenjeu.. ndoshta se hipokrizia qe paraqiste dilte hapur nen petkun e moralit te "Politikanit"..Uroj qe se paku ajo pjese syleshe qe kishin ndonje iluzion per ndershmerine e klases politike dhe gangrenizimit te kesaj shoqerie te zgjohen..

a tju boj i pytje

tani moret vesh ju? deri tani mendonit se keto gjera sndodhin?

se dinit qe ndonje mik i metes pa diplome esht ber inspektor e pse jo edhe drejtor

se dinit qe meta merr kele nga aplikantet

apo se dinit se zonja ne krye te gjykates se larte shitet e blihet sipas pazarit te dites? heren e fundit qe vllai i arrestuar, tani i doli goca ne ambasade

ca zbulut ju ktu?

 Populli shqiptar me te kete rast pa pritur ndonje udheheqje duhet te kerkoje largimin e Ilir Metes, Genc Rulit,Olldashit,Bashes,....me nje fjale e gjithe Qeveria, me ne krye kusarin e tyre!

O Jete(Drejtesi) o Vdekje! 

Eshte koha per ndryshim o popull!

artian me vjen keq por gabohesh. Populli yne, ne shumicen e tij, te moralshme quan vjedhjen, bakshishin, servilizmin ndaj eprorit, sharjen e komshiut, pallimin e grus se vellait, shitjen e motres etj. Per ket popull, ne shumicen e tij, te perpiqesh te ndihmosh pa interes tjetrin, te punosh me ndershmeri, te mos mendosh sesi te vjedhesh, etj. eshte e pamoralshme. 

  “... Unë e pranova dorëheqjen e zotit Rusmali, sepse 

nuk mund të refuzoj standardin e ri që bashkëpunëtori im vuri për politikën dhe zyrtarin shqiptar. Standardin më të lartë dhe të civilizuar të përgjegjësisë së një zyrtari që kontraston, aq sa kontraston dita me natën, errësira me dritën, me qëndrimet e mëparshme të zyrtarëve, të cilët, pavarësisht se familjarët e tyre më të afërt, fëmijë, prind, bashkëshorte a bashkëshorti kapeshin me drogë, me trafiqe e motele prostitucioni, rrëmbenin tendera, shkrehnin breshëri mbi qytetarë të tjerë dhe vazhdonin të qetë në postin e tyre, sikur asgjë të mos ekzistonte, përveç interesave vetjake”, - tha kryeministri.

u harru dhe djegia e fleteve te votimit, eh si duhej taman ne kete moment kjo videoja e marsit 2010 , kuptohet per pak kohe se do jene zgjedhjet e 8 majit pastaj.

smiley

Asnji Truman show nuk mund me parodizu Shqiperine, zuzulandken ton te dashun. Regjia thuhet qe jane aliene nga planeti tky89-$%Y^ dhe qendren e kane ne Razem afer Parisit. Ushqehen me mish thiut nen 6 muajsh dhe leng baterishe ushtarake me izolant zifti. ex-Jugosllavia, gerqia dhe dy detet jane prej letre. Pranej edhe nuk lenin asnjeri me dal perjasht dikur. Tani vec sa kane zgjeru kuintat. Edhe US ku kemi ardh eshte prej letre (tiger, tha). Dynja jallane, Lor.

Mirmjes. Dhe nqse nuk shifna mo gjat dites ne vazhdim, mirdita, mirmroma dhe natnemir.

eh se harrova, 5 min me vone filloi edhe show i ri ''100 milione'' shume i reklamume ...

Tani nqs thone 100 milione te reja jane 1 miliard te vjetra e nqs jane 100 milione te vjetra duhet te thone 10 milione. Me te futme e ka marketingu i TCH

Emo,cdo te mire e kalosh mire sot.

 Para pak vjetesh plasi nje skandal korrupsioni me Komisinet e Keshillit te Europes.Shkruajten shume mediat.

A mund te me thoni ne se u denua ndonje........

Asnje.Ceshtja u mbyll.

Nuk mund te ndryshoje klasa politike shqiptare nga ajo europiane.

 

Nuk di gje per kete qe thua ti ne BE.. por shiko cfare u ka ndodhur ketyre deputeteve qe jane kapur duke marre dieta fallco! Behet fjale per dieta! Sikur te ishte para ne dore ose % si gjobe per firmosjen e kontratave/tendereve ata do te hanin mbi 10-15 vjet burg!

MP Eric Illsley faces jail term after admitting expenses fraud

MPs' expenses: David Chaytor jailed over false claims

THIEVING MP David Chaytor was hauled off to jail last night for swindling more than £18,000 from taxpayers.

eh keto deputetet e te gjithe shteteve europiane jane te gjithe varfanjake.

sa ju rren mendja.

hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

eh keto deputetet e te gjithe shteteve europiane jane te gjithe varfanjake.

Cfare lidhje ka kjo me kete pune? Nuk eshte fjala sa i varfer apo i pasur eshte personi, eshte fjala per per shperdorimin e detyres!

Nejse .. nuk po perpiqem te te mbush mendjen ty jo! Ta gezoni Ilir Meten e te tjere!  S'ke se si te denosh ata! Nuk ka prova!!! #-o

Ajo qe me shqeteson me teper eshte normaliteti me te cilin shihen keto praktika nga shoqeria shqiptare, jo Meta me shoke. Korrupsioni fillon ne normat dhe vlerat e popullit, me pas pasqyrohet tek pseudo-politikanet.

Pershtypja ime fillestare eshte qe kjo video eshte puna e Priftit; lexova qe madje kishte pranuar vertetesine e saje.

 Foto e famshme. Si te ajo barcaleta:

".... Qe baba duret, nuk ka fakte.  - Po- ja kthen tjetra çar fakti mer, fakti o mrena..."

ngado ta vesh gishtin ne ket histori dhemb.

Zv kryeministri merr shtatqince ne xhep, ministri i ekonomise ve pergjuesa, kryetarja e gjykates se larte favorizon duke nderhyre ne gjygjsor, kte te fundit e ka emru presidenti, kryeministri i jep bekimin per shitjen e pasurive kombtare, media vetem gazetari investigative qe s'ben por pret se ca do ti hudhin ne pjate kellirat qe dun me ja fut nj-tj, top channelli e nxjerr vidjon me zhurme , sikur demek si ka mjetet per ta pastru, LSI thote qe vidjoja eshte montazh, prokuroria me keq akoma se media nuk investigon por pret kastat ne pjate nga kellirat kur dun me i bo shantazh  apo me i marre pare njoni tjetrit, dhe pastaj per tu sjelle prape rrotull kryeministri se thote asi llaf, as po as jo, por  flet per drunj e hunj si ato qe ka rrotull vetes ne qeveri. Po LSI-ja pastaj eshte dhe parti e majte , pjelle e atyre qe jane sot ne kampin tjeter dhe qe do presin diten e premte per te fol, se athere u mblidhka asambleja ahh

Dhemb pra dhemb gjithanej nga ta vesh gishtin.

Simas barcaletes, dokotorri thote : keni thy gishtin or kaqola

kshu pra ne na dhemb por e kemi te prish sistemin e ndjeshmerise, se normalisht rendi shoqeror ne shqiperi eshte ne rregull , imun dhe top fare, i ngerthyer nga hajdutlliku dhe palacallleku.

P.S. Ne fund kisha i pytje te sincerte : Kush eshte ai burre qe nuk shitet per 1 milion euro , apo dhe shtatqinmije ?

E vertete qe keta te Fiksit kerkojne para para se te publikojne videot inkriminuese, per mos t'i publikuar ato?

E pra, pse s'e more vesh ti sa i kishin kerku Metes e?  7% dhe dy rrenje arre smiley

E pra, Topi eshte etaloni i pastertise, moralit dhe ndershmerise ne puseten gjigande te Albananistanin...

Prifti: Konfirmoj videon me Metën është origjinale

www.balkanweb.com

TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti me anë të një deklarate për shtyp ka konfirmuar si dëshmitar videon e transmetuar mbrëmë në emisionin “Fiks Fare”. Sipas Priftit, gjithcka e regjistruar në atë video është origjinale, ndërsa prej saj janë hequr vetëm pjesët e panevojshme. “Për publikun dua të konfirmoj si dëshmitar i ngjarjes se video e shfaqur në Fiks Fare është e saktë dhe përmban thënie origjinale të Ilir Metës në bisedën me mua. Video është shkurtuar nga versioni original, duke u hequr pjesë të panevojshme, por të gjitha ato që janë transmetuar janë të vërteta”, shpreht Prifti.

Ish-ministri i Ekonomisë, deklaron se ka edhe versionin origjinal të saj, por sipas tij atë do ta vëjë në dispozicion të prokurorisë, ndërsa theksoi se do ta shpërndajë pranë të gjitha ambasadave të huaja.
“Unë kam versionin origjinal të videos dhe do t’ja vë në dispozicion Prokurorisë. Do t’ja vë atë së shpejti në disposicion të gjitha ambasadave të huaja në vend, institucioneve ndërkombëtare që na monitorojnë dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE, BE, KiE, KE, etj. Origjinalitetin dhe vërtetësinë e asaj bisede do kenë mundësi ta vërtetojnë të gjithë.

Sipas Priftit, e vetmja gjë e kristaltë është videoja dhe jo Ilir Meta e deklaratat e tij. “Ilir Meta pretendon se i janë lexuar buzët në këtë video. Urdhëri për anullimin e tenderit në Albpetrol, në mënyrë që tenderin tjetër ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj është i qartë si kristali me figurë dhe me zë. E kristaltë është video dhe jo Ilir Meta”,- bëri me dije Prifti.

Prifti deklaron më tej se “kam akoma pak shpresë se Sali Berisha do reagojë me përgjegjësi politike dhe atdhetare pas publikimit të këtij skandali. Sa i kristaltë është Ilir Meta këtë ai e di shumë mirë, sic e di dhe unë shumë mirë. Berisha duhet të zgjedhë mes vazhdimit të qeverisjes me Ilir Metën, të zhytur në llumin e korrupsionit, apo të shkarkoj atë dhe të kërkojë në Parlament një mbështetje të re”,- theksoi më tej Prifti.
(m.a/BalkanWeb)

Rusmaili, Pango... ishin mandati i pare, ishte "qeveria e duarve te pastra". Kjo e dyta me Rulin, Meten... eshte qeveria Ruzhdijes, kot prisni drejtesi.

Pas Gerdecit, Berisha kishte dy zgjidhje, ose te jepte doreheqjen e te ruante profilin e politikanit te pakorruptueshem e te ndershem ose te vazhdonte mbajtjen e pushtetit si i paskrupullt, i pacipe dhe te luaj rolin e cubit me opoziten. Mos shpresoni me per drejtesi e moral nga Berisha.

Ilir Meta eshte dega e kalbur ne shpatin e malit buze humneres, ku qeveria Berishes ka ngulur thonjte per tu mbajtur pas pushtetit. Nuk e pret Saliu degen se e di cfare e pret.

Pas Gerdecit, Berisha kishte dy zgjidhje, ose te jepte doreheqjen e te ruante profilin e politikanit te pakorruptueshem e te ndershem ose te vazhdonte mbajtjen e pushtetit si i paskrupullt, i pacipe dhe te luaj rolin e cubit me opoziten.

Jo or daj jo, se kshu si thu ishte kollaj.

Pas Gerdecit, Berisha kishte dy zgjidhje, ose te kallte ne burg pjellen e vet, ose te vazhdonte mbajtjen e pushtetit si i paskrupullt, i pacipe dhe te luaj rolin e cubit me opoziten

Ja cfare ndodhte ne Itali kur politika e paskrupullt arriti ne nje pike ku s'mbante me, por edhe kur gjykata filloi te bente punen e saj. Craxin e presin "me ceremoni" pas marrjes se "avviso di garanzia":

http://www.youtube.com/watch?v=2lOrwLu8sjA

Thoni si te doni por Lir kokmodhi e la imunitetin dhe nuk e boni si Mediu&Co. Dopio gjashta eshte ne duart e silvies tani. 

 Ne themi: e detyruan te japi imunitetin. askush, ne bote  nuk e heq imunitetin pa  detyrim.

Per cfare i duhet imuniteti Metes kur i ka futur ne pune vajzen kryetares se gjykates se larte. Kush do japi drejtesi per Meten, vartesit e Shpreses

I vetmi qe mund ta ndaje kete mesele eshte Presidenti vendit, por nuk pres gje prej Bamirit se e ka tredhur Berisha qe te ri, ska tope ai per tju kthyer malokut.

Po çke me Bamirin mer jahu , ai fara luledilli po ha s'po lu njeri , ai ka merak Tironen si do shkoj kampionati se ka bo ca blerje te reja !

A ka mundesi ndonje nga adminet te hape nje tip sondazhi ketu qe te votojme per te pare se cfare mendojne peshqit se mund te ndodhe me kete ceshtje? nuk e hap dot vete se nuk di si behet, por jam kurioz te di se cfare rezultati mund te dale.

meta do te shkarkohet.

meta futet ne burg

koalicioni bie

qeveria bie

zgjedhje te reja...

ose ndonje pike tjeter... nuk di ta strukturoj dot tani. te mendoje admini, dhe nese e sheh interesante si ide, ta bejme prove njehere???

zotrules, me nik te komplikuar qe po na prish syte, me ca germa parc-mbrapc, me duhet te te them qe nuk je parashikues i mire. besoj qe fijet i luan tjeterkush (me larg se ps dhe edi rama). qe do bier qeveria, kjo kuptohet. vetem nje gje duhet te kene parasysh shqiptaret; te ruajne qetesine. dikush dha shembuj nga italia se c'behet ne te tilla raste. shqiperia nuk eshte itali, shqiptaret jane popull i vogel dhe nuk duhet te rrezikojne, dhe dicka tjeter , manifestimet mund te dalin jashte kontrollit ( besoj se e kupton pse???). prandaj duhet marre me qetesi. korrupsioni i tyre nuk eshte dicka e pa pare ne kete bote. nga bota e mesuan. e keqja e shqiperise eshte me tutje....

Po ca pika te tjera mund te jene qe:

nuk do te kete asnje ndyshim

meta do te shpallet i pafajshem

koalicioni dhe qeveria do qendroje deri ne fund te mandatit...

 

tani mos t'i bej une te gjitha.

fundi i fundit, nuk keni fare kuriozitet ju te tjeret? une psh, kam 30 minuta qe po guglloj se sa rrenje ullinj do mbillen ne ulan bator. edhe pse jam i bindur qe ulliri nuk behet andej, perseri jam kurioz ta di.

them ti shtojme edhe disa pika te tjera

 

a do te fitoje 31 Korriku kampionatin e futbollit

a do te bjere shi me 29 shkurt

a do te mbillen kete vit 4 milione rrenje ulliri ne Ulan Bator

a do te miratohet moratoriumi per varkat ne Bangladesh ne prag te sezonit te shiut

per ndonje pike tjeter, si t´jua leje ne zemer dhe ne mendje po e shtuat smiley

 per naften kur do flasi ky? 

mbasi te sqaroje punen e hozrashotit smiley

nafta zakonisht vjen nga fundi. ka kohe me i llaf. Tani e ka radhen Zhorzh Marshe nje here.

mir e ke. Duhen lare hesapet me euroskeptiket.  si nuk na u ndan kta udhheqsit me permasa boterore , thuaj.Ca m.t fati q kemi.Ketyre vendi u rri si nje kemishe e ngushte. Dhe populli kaqol nuk i kupton vizionet e tyre me renkim mondial. smiley

 

 Ora ne Shqipni eshte 5:30! 

Dita e punes (atje) mbaroi, s'pati asnje haber!

Na rroofsh trapin o Fix Fare!!

Na rroofsh edhe soomen, ti dhe t'gjithe ato qe s'dune Salen dhe as ne kshu si fis e vllazni!!!!!

 

P.S.

Ca bohet ai Fatmir Mehdiu?

Kur nuk p'soi gjo ai, asnji s'ka per te p'su!! Asigjo!! 

Vetem nuk do bojne mo leke si me perpara, dhe do duhet t'a thithin pak ma fort ate samovarin e Sales! 

 

llafe me vend smiley

sa per oren 5.30 ja rrofsh ti smiley , se Kministri yne puno 24h n'dite smiley

dhe eight days a week

 Une ja kom rroojte qe kur e kisha dy metra larg me nje ndeje ketu ne Amrike, dhe i cova munxet me telepati, po i' mut, nuk punoi!! smiley

Si gjithmone, drejtesia shqiptare ecen shume ngadale ne krahasim me Peshkun. smiley

P.S. Ndjese komenteve te tjera, se e fillova nga poshte leximin.

Qefi ma ka pas ta shifsha iher te vetme Meten si analist te Cani.. ul onash shote baraliut..

shtoje ne ket te pikat e sondazhit zotrules..

sikur ishin sheshit armet ne shqiperi apo gabohem? apo jane sa per fotografi e ndonje komshi qe te ve briret?

Si "armet sheshit", ne c'kuptim?

Ne kuptimin qe me ben pershtypje qe duhet te ngjitemi deri tek Ali Pasha per te gjetur* ndonje gjest "mizorie te kulluar" si varja ne mes te sheshit e Duces me te dashuren apo e Cauceskut me te shoqen.

*ne historine tone, e kam fjalen

Aha, thashe mos kishte ndonje lidhje me viziten e Bashes mbreme tek zyra e Metes.

jo, jo, e kisha shume me pak liberal mllefin

them se mund te pergjigjemi me konfidence, se nuk jane armet ato qe na mungojne. dikur mendonim se na mungonte shikimi, por koha u tregua mizore dhe na perballoi me realitetin se ne fakt kemi sy.. tmerr.. mund te shihnim atehere kur do te preferonim te ishim te verber.. atehere ja hodhem fajin armeve qe shtriheshin rrugeve dhe nuk benin punen e tyre, te coheshin dhe te shtinin mbi kusaret si kopani i qerosit.

...tamom fiks fare...kur nuk ndodhi gje per gerdecin qe u vrane njerez do ndodhi tani qe ka vetem llafe e video/!!!!....asigjo ska per te ndodh....edhe meta do iki pak nga pak si tosi...e keshtu me rradhe do vazhdojne te tjere si sala , rama etj....ne jena lepra mer...ska burra shqiperia....as ka pas ndonjehere.....as ka per te pas......

.......edhe Skenderbeun se kena njoft "live"......vetem nepermjet llafeve e busteve.....

 Ore  miq te PPU-se! A e dinise para gjysem ore  oferta tek greku Çakuli vajti 3 milion EVROOOO! Ps kaqe dopyesni... 

Qe te mos transmetohet pjesa me VAJZEN E .....Ajo eshte dhe  ç`eshte . Avashni se keni per te pare kucura te tjeta.

   Keta nuk jane hajdute, jane KUSARE.Kush nuk e di dallimin mes ketyre dy emertesave,  te me pyesi, t`ja thom. Nuk ishte hajdut  qe pate, ky  eshte kusar i felliqur. Mi ngjan tepke nje personazhi te  romanit tim te fundit, Luto Maliqit.E pate si e kerreu bllokun.E ç`palosi, si Luto bekshiu dhe  si lagu dy gishtat e dores  me peshtyme  ç`palosi kapakun, bere gjithe  lyre nga  qe xhikua i jepte buke e gjalpe me vehte.Mu duk se  po kerkonte moliven e Lutos,   te cilit majen ja bente duke e ngrene me dhembe.....Lutua ishte bekshi por ishte ai qe vidhte vete.....Se ishte kusar..

Grava, zedhenes i PS-se je ti miku? Te pyes kot per kuriozitet se kjo qe thua me tingellon njesoj si paralajmerimet e zakonshme te PS-se se kemi filan dokument, e filan prove dhe asgje s'del ne drite pastaj. Keshtu edhe kjo puna e videos se dyte qe thua ti.

 FMG, i ke rene pikes ore burre! Me zbulove qe jam zedhenesi i PS-se Po  ku e more vesh kaqe shpejt mo qerata? Pa-pa sa te holle jane ca bra.

Po mnire more  rob zoti, kjo te shqetson ne se une jam apo jo  Azis Tahirleshi apo qe ne kete vendin qe ke dhe zotria juaj nja dy copa gure ,nuk po lihet gur mbi gur per ta  vjedhur? ke sy e veshe apo i te jane ....Po pse more  Canadezi i vendit  nuk merakose qe vendi im por edhe i  joti,  u be  kjoska e kusareve?Dhe qe ai qe ka edhe nje molekule gjaku shqiptar  do te  duhej te skuqej flake tek sa degjon domodekun  Ilir te na paraqitet dhe  si kristali? qe pasi  kreu i ministrave  deklaroi me plot gojen se Shqiperia i vetemi  vend ne mes te planeteve  arriti te beje tenderat  o line dhe  zevendesi me trefish kaptine i kreut te ministrave sdeklaron se  shkoi tek i shfazuari Dritan ti  thoshte  te anullonte njerein prej tenderave, bere  si askush mes planeteve ! 

 E  qe ta dishe more i larguari nga trualli jot, per  halle, por qe mebet zavall, se asgje nuk paske mesuar  nga ai vend ku  te shpuri halli, veç sa ke patur ne" torben tende  perej ushtari "mua nuk me lidh asgje me ate parti.Por asqe me bashkon me gje me kete tenden ku kusaret  po zhbejne  gjithe  vendin.Mbaje e te rruat! Ato nuk i degjoj vetem une qe ndjek me shume shqetesim  sa thuhen se po zien gjith Tirana por i madh e i vogel.I deime dhe pa nai thene Filip Greku.ka mbetur  puna te na i molloisi greku te keqiat dhe Fratini i Karaborunit "te mirat" natyrisht edhe zotnia e Juaj efendi

  Ndaj matu qe te mos i leshoshe ashtu  pa u shtrenguar  fare...

Miqesisht Tung

Grava,

Shume u nxehe e shume fole, por si shume te tjere larg ceshtjes ne fjale smiley  Me sa degjova Fiksi nuk dha gje sonte.

Kjo videoja s'eshte gje tjeter vecse misherimi i atyre milionave thashethemeve qe levizin cdo dite ne Tirane po une per vete jam lodhur ca nga thashethemet. Miqesisht, o na jep ndonje info te qenesishme mqns je aty, ose (po miqesisht) mos na kacurrelos nervat me thashetheme te tjera smiley

P.S. S'po i futem gjithe tirades se mesiperme se s'mbarojme deri neser, shpresoj mos te te vije keq smiley

 

 te kerkojndjes qe jeni i lodhur

Ndjesa pranohet nese je gazetar se je pjese e grupit lodhes. Ne te kundert s'ke per c'te kerkosh ndjese.

O grava di gje ti kot te pyes une kush jane keto ambasadat (mike) qe na ofrojne pergjime hera heres? Dhe a eshte akt i denueshem nen ato te spiunazhit te spiunosh drejtuesit e larte shteteror ne nje vend te pavarur? Se kete filmim nuk eka bere fiksi e as Prifti, nuk ka pike diskutimi qe nga keto ambasadat (mike) e ka bere, ashtu sic kan bere edhe ato te tjerat, puna eshte te na thone dreqi ta haje kush jane keto ambasada mike, qe t'jua dime per nder, jo per gje...  

PS. si e ka titullin ai libri yt, se me kenaqesi do ta lexoj.

prifti e ka bo o ora

Prifti ka bere... mos me bej te prish gojen kot. Filmime te tilla behen nga agjent e grupe te posacme,  jo nga Prifti. Vetem nqs Prifti ka punuar part time vetem ne ministri dhe full time per ndonje ambasade (e nje vendi mik) eshte tjeter pune, ti po e di na e thuaj.

 Ora jo ndonje kushedi amabasade,  por  ja sikur ata ta amerikes, xheku  dhe punojne ca per keto çimkat.

kam ne lagje  nja  tre  amerikane nga ata  qe gjezdisin tere diten e  dites me ca çanta nden sqetulla.I them njerit qe e ndjellen Abraham.Po tere diten neper lagjet e Tiranes pa u lodhur fare. Sikur ne shqipot te  punonim vetem nje ore si punojne ata dhe ...Ohuuuuu! I them Bra♪5 Abrahamit, kur e shikoj:

He mo Braçe i  bete hartat ?

-Jo shoku pse ku harta qysh harta..-ma kthen duke qeshur  ai dhe une bashke me te.

Po e don librin, ose librat  e mi, mund tja u jap ku ti lexoni.Jan ne internet te  gjitha...

Tung

Dritan Prifti besoj se e kupton se  po inkriminon dhe veten ne kete mes.

Po se mos e beri DRitan Prifti ate incizim dhe hajde de... Nuk ka pike diskutimi qe eshte bere nga agjentura te huaja, qe pastaj i vene ne sherbim te partive politike shqiptare kur dhe si u intereson, duke perfituar prej tyre gjera te medha ne interes te shteteve perkatese.  Partite poltike shqiptare ka kohe qe merren me te tilla krushqi te jashtligjshme dhe anti-kombetare, shiko vetem c'ndodhi ne 97-98-n.

Degjo, po ta kene bere ambasadat e huaja, atehere dilet shume kollaj ne perfundimin qe Meta nuk qenka dhe aq i keq apo i implikuar. Pse?

Megjithmend mendon se cfare pame (e kurdisur apo jo) eshte maksimumi ku kane arritur gjerat? Megjithmend mendon se ajo ishte me e keqja qe ka bere Meta? Nese eshte ajo, atehere ai nuk paska bere asgje. Une nisem ndoshta nga pershtypja ime personale, qe kush eshte ne qeveri sot, ka bere tekstualisht, pa egzagjerim, qe te gjitha te keqiat e mundshme. Dhe dyshoj se tepermi qe te kete ndonje minister apo ish-minister qe te mos jete miljoner(te pakten fare) me euro. E per te mos shkuar fare te kryetari i konkubinave qeveritare; qe ka pervetesuar gjithe Shqiperine dhe e ka shperndare pronen e vet ne 100 emra pronaresh rrjepacake; per te cilin ende nuk ka dale asnje pergjim, fakt apo hetim mbi ndonje afere korruptive te mundshme... minimalisht hic, asnje gje. Por a na mjafton mungesa e ketyre llogjeve per te mos besuar qe ai eshte zhytur koke e kembe ne miljardat e vjedhura gjakut te shqiptareve?

E kam fjalen, qe po ta kishte bere ndonje ambasade (e ndonje shteti mik si thua ti, apo si te pelqen ty, nga familja jone e madhe europiane! hihihi), kush e di se cfare do kish dale. Po ta kishin bere ambasadat, kushedi se c'do kish dale per Gerdecin, rrugen e kombit qe eshte vjedhur nga hajdutet e kombit (cit. S. Gjinushi)... marreveshjen e ujrave, varrezat; greqizimin e vijes jug-lindore dhe jugperendimore me kulm te perbashket Konispolin.

Po te ishte per demaskim figurash.

Ore ti ke filluar ben mbrapa tani..... ti ke qene mire o te keqen yne ty. Po pse ore pak kan bere ambasadat ( e vendeve mike te familjes europjane dhe te vendit mik qe 99.9.9.9.9.9.9.9.9% e shqiptareve e duan me gjith zemer pa ndonje interes shba-n?). Po ka pas incizime edhe me perpara dhe ja qe ata qe kan bere kaseten publike kan deklaruar qe u ka ardhe ne dore nga nje ambasade e (nje vendi mik i familjes europjane dhe vendit qe e duan 99.9.9.9.9.9.9.9.9.9.9.9% e shqiptareve pa ndonje interes shba-ve). Po si ta bente Prifti? Ku e gjeti Prifti teknologjine dhe nuk emori vesh shteti shqiptar? Ne zyren e ministrit ai pergjoka ke te doje keshtu? Ajo zyre dhe ai post jan institucion i shtetit shqiptar dhe nuk mund te perdoren per te tilla incizime. Grava me lart e ka thene nga vijne keto incizime, por ndoshta e ka thene pa dashje ose nuke ka thene me ate kuptim.

Nuk kam bere mbrapa jo. Te duket ty se nuk ke durim te me kuptosh sic duhet ate qe po them.

Nuk po ve aspak ne dyshim qe ambasadat kane mundesi teknike te bejne te tilla gjera. Nuk e ve as ne dyshim qe mund ta kene bere ambasadat. Po te ngrija thjesht nje pyetje, nje situate imagjinare-fiktive, ku po te shprehja habine, qe ambasadat me ato kubike, po te kishin bere pergjime, pse na nxjerrin nje pergjim kaq te vaket? Ky i vaket shume nuk eshte, por po te shpreh bindjen time personale, ndoshta te pabazuar gjekundi, qe po t'i kishin hyre punes, kushedi se cfare te palarash do te mund te nxirrnin. Dhe eshte mendimi dhe bindja ime personale, qe kjo video nuk eshte asnje gje ne krahasim me prapaskenat gjigande ne permasa dhe ne turp qe jane luajtur ne kurriz te shqiptareve neper ato zyra dhe korridore. Thjesht mendimi im ky; sepse nje afere korruptive me dy-tre veta qe do te fuse ne pune, 700 mije euro a 7%, nje hidrocentral, nje koncesion apo ankand, nuk jane asnje gje ne krahasim me ato qe jane bere.

Gjithashtu, mendoj qe Prifti nuk do thoshte qe "videoja eshte autentike, kam versionin e plote e te paedituar dhe do t'ua nis ambasadave perendimore". Pra, mund edhe te jete bere nga Prifti. Po te shohesh dhe daten, perkon me fillimin e ca marredhenieve qe degjeneruan ne ikjen, largimin apo shkarkimin e tij, pasuar me ca deklarata per presione personale, profesionale dhe politike qe i jane bere. Nuk eshte e egzagjeruar te mendosh qe Prifti te kete qene ne qyp te turshive qe me marreveshjen qe beri partia e tij me Berishovicin per koalicion. Nuk besoj qe nisma u muar nga e gjithe LSI-ja; por me grusht autoritar nga Meta. Keta te tjeret mendoj qe ne rastin me te keq/amoral, ishin dakord, ose ne rastin me te mire(prape amoral) nuk kundershtuan, ose arriten te ulin koken e te "binden" ose binden.

Prandaj, kur je ne nje vend pune nen presion te vazhdueshem; ndoshta edhe zhburrerues, edhe i merr masat para se te fillojne te prishen turshite fare.

Nje minikamera pergjuese blihet ne ebay per 5 paund po te duash. pastaj per infrastrukture te mirefillte, mund te shkosh tek maplin.co.uk dhe me 1000 paund mund te pajisesh nje prokurori te tere apo 10 emisione si fiks fare.

Po ato te medhajat fare nuk i nxjerrin ata se me ato mbajne ne pushtet kellirat qe shkaterrojne shqiperine dhe i perdorin per interesat e vendeve te tyre, pastaj ato perfshine edhe te tjere jashte Shqiperise dhe nuk eshte aq e lehte te dalin.

Kurse per incizimet je gabim, jo vetem se duhet teknologji shume moderne per ato pune (te pakten mendoj une) ne zyra minstrie dhe takime te ketij niveli, por merret edhe vesh lehte fare nga nje zv kryeminister. Nuk besoj se e ka bere Prifti incizimin pasi nqs e ka bere ka shkelur vete ligjin duke incizuar njerez gjat kohes qe eshte ne detyre ne nje zyre shteterore.

Po c'lidhje ka shkelja e ligjit me pergjimet mo aman! Ne po flasim per nje skandal te permasave epike, qe ligjerisht ende nuk egziston. Apo jo? Nese do flasim me ligj. Ajo video e tille, inkriminon edhe Priftin vete. Megjithate, magnituda e skandalit, ve masen e inkriminimit te Priftit nen hije, sepse fokusi eshte tjeterkund. E megjithate, Prifti perseri e pranon si autentike dhe te vertete. Nuk thuhet se kush e ka bere; por nuk ka rendesi fare. Eshte pak a shume si puna e filmave, i dashur. Qe te gjithe ne e njohim Arnoldin, psh, po asnjerit prej nesh nuk i intereson regjizori apo aq me pak kameramani qe ka filmuar Arnoldin. Dhe nuk shkon kush ne kinema per te pare se sa mire ka filmuar kameramani dhe ta lavderoje e t'i kerkoje autograf pas filmit.

Prandaj, e rendesishme apo jo, shkelje ligji apo jo filmimi/pergjimi, mos e cperqendroni fokusin asnje gram nga hataja e filmuar.

Ne ende jemi nje vend qe nuk e gezojme dot luksin e te debatuarit mbi ligjshmerine e mbledhjes apo prodhimit te provave; sepse skandalet qe provohen ne Shqiperi, nuk kurdisen dot edhe me regjizure ne vendet ku banojme. Edhe ne Itali nuk vidhet keshtu, kaq sheshit dhe ne permasa kaq katastrofike si ne qeverine tone, nga qeveritaret tane. Une deri tani, nuk kam degjuar per asnje afere korruptive kaq te madhe, ne asnje vend evropian, sa c'eshte ceshtja e rruges se kombit. Nga nje grusht qeveritaresh, me qindra miljona euro te vjedhura per nje vit, dhe pas asnje shkarkim apo proces gjyqesor, e jo me ndeshkim. Qe une jam nga ata qe e them hapur se cdo qeveri dhe politikan ne BE eshte i korruptuar dhe nuk ka shtet apo qeveri ne BE qe te mos jete e korruptuar. Po te ne vidhet me permasa gjigande mo Ora, dhe kur e krahason me GDP-ne, apo GDP-ne pro capita, permasat e vendit dhe ekonomise sone... atehere vjedhja shumezohet me te pakten 100!

Fundi i fundit, edhe po ta kete bere nje ambasade, perseri del i paligjshem si filmim, dhe sipas teje ndoshta s'duhet pranuar per indicje apo prove nga prokuroria... e lere me te shkoje ne gjykate. Po te jete bere nga ndonje ambasade, maksimumi qe do te ndodhe, do te jete thirrja e SHIKut per iterprelance ne kuvend, mbledhja e komisionit te sigurise, dhe aty merren masat. (rryshfet ambasades ose ndonje llokme e mire koncesionesh)

Po nuk na e shpjegove, si e kane vene kameran ambasadat ne zyre te ministrit???

Po kush tha te shperqendrohemi nga ujku? Nuk e kam vene fare ne diskutim ate qe thua ti. Dhe nuk e ve fare ne diskutim qe ligjshmeria e incizimit nuk ndryshon fare skandalin, dhe nuk ka pike diskutimi qe fokusi duhet te jete skandali. Por ama edhe duhet ta dime si dhe kush qendron mbas incizimit.

Eshte problem me vete kush qendron pas incizimit. 

Hajde te zgjidhim njehere ate qe ka incizimi brenda. Hajde te shohim njehere rezultat te ajo. Per here te pare. Pas asaj, i ligjshem apo jo, merremi me autorin e incizimit. Vetem pasi te kete mbaruar ceshtja e asaj qe pame. asnje sekonde me pare. pliiz.

Po si more na qenka problem me vete? Po sikur te qendroje ambasada greke apo ajo serbe mbas incizimit, problem me vete na qenka?

Jes. Edhe atehere eshte problem me vehte. Sidomos atehere.

Pse, si?

Jo Alba! Ai ne kete sekuence eshte exelent .Nuk beri asnje gje qe ta inkriminoje....

   Por prit e mos u nxitop! Ka pas ..............

Grava

videoja eshte bere para shume kohe.Nese kjo bisede ka ndodhur ai duhej urgjentisht te lajmeronte organet kompetente e te denonconte korrupsionin dhe jo ta bente pasi ra nga fiku.Korrupsioni eshte krim dhe nese nuk e denoncon je njelloj si ai qe behet deshmitar ne nje vrasje dhe nuk tregon emrin e autorit.

Maj men Priftin qym' 2002 : ""The prime minister of Albania participated in one of my election rallies. He spoke of me as a Harvard graduate who returned to Albania out of love for Albania. He said that my chances of employment in the United State were high, but I still returned," Prifti says. "He was right. I still can't find a better reason. I felt fine in the United States, but I never felt home. My stay would have not helped the United States much. But my return to Albania will, I hope, help Albania."

 

kjo ngjan me nje tango pas nje vere shume te thate... (I meant a "very dry wine&quotsmiley.

ps. sa i ru dhe ti kto vintaget e vjetra mer... smiley

 

vere shume te thate... (I meant a "very dry wine&quotsmiley

 

A nuk i thena "e athet" kesaj vene ne emo? smiley

Grava, mbaroje fjalen deri ne fund.  Per vajzen e kujt behet fjale dhe cfare materiali ka videoja?

Filiposi kerkoka 3 mili per mospublikim he? I mori gje?

Grava, e vetmja menyre qe Prifti nuk inkriminohet ne ate sekuence eshte po te punonte me prokurorine e policine dhe kjo gje ishte e stisur per te kapur Meten, perndryshe Prifiti inkriminohet si derri aty.  Cdo urdher e kerkese te Metes ai i pergjigjet me "Prifti - Turin, ëhë." "Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë." "Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak" "Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën ..." "Prifti - E mbyllëm atë muhabet"

Kur ti shkon ti japesh rryshfet nje polici dhe ai e pranon ate, i ikriminuar per korrupsion nuk je vetem ti por dhe polici qe pranon rryshfetin.

 

 I pakap. Pse nxitoheni more burra? Duroni! Ju  qe andej se largu  dhe  nuk u pritet, po neve qe i  degjojme per dite..Ore merrni vesh qe ne kete vend eshte ulur tere  dreqnia e botes dhe bejne pershesh.Situata ketu sot,   miqte e mi, eshte si ajo ne 1956 ne Budapest.Kam patur  rastin te shikoj te regjistruar ate situate.

 Tani ju miku im  shqetesoheni edhe per  fatin e Priftit.besome mua.Ne kete mes ai  nuk ka asnje  pergjegjesi ligjire.Biles domodeku, po te ishte pake me i vemendshem dhe jo i verbuar  per 700.000 evrote, kur ai i thote te  ma dergoje me protokoll, do t`i kishte thirrur qelemedrese e te thoshte: "po ky me ke flet keshtu.."Le te therrase sekretaren e ta  protokolloje...!? Por ...Luto Maliqi, qe zhytur ne tefter... ja  dhe ta zeme qe  edhe Dritan i i shfazuar ka faj ça ju jep kjo si argument justifikues  per kusaret...? 

Cila vajze ? Duro!

Nuk jam i nxituar grava.  Qe eshte ulur gjithe dreqnia e botes e bejne pershesh e di shume mire.   Aty duhet derdhur plumb i madh, e jo vetem per te pastruar dreqnine por te trembur njerzine me morale te kalbura. 

Une per fatin e Priftit nuk shqetesohem fare dhe kusaret nuk i justifikoj ne asnje menyre.  Thjesht them qe Prifti eshte kusar njelloj si domodeku qe thua ti.  Sipas parimeve ligjore nga keto ane dhe me cfare shihet ne ate video, Prifti aprovues i cdo udhezimi te Metes ka pergjegjsi penale gjithashtu.  Problemi eshte a i zbatoi apo jo Prifti udhezimet e Metes? Edhe po nuk i zbatoi ketej nga ana tonat Domodeku bashke me Priftin do ndiqeshin penalisht per komplot per te kryer korrupsion edhe pse keta mund te mos vepronin ne marreveshjen e tyre verbale.  Ke degjuar gje andej per historine e governatorit te shtetit ku jetoj une, nje serbi me emrin Blagojevich? Burri botes bente biseda per te shitur postin e senatit te Obames mbasi ky ishte bere president.  Jo vetem qe asambleja legjislative e shkarkoi nga puna, por ai dhe njerzit me te cilet bente keto biseda u ndoqen penalisht me 24 akuza ndaj tij.  U gjend fajtor ne 1 akuze dhe ne 23 te tjerat pati gjykim te pavleftshem sepse juria nuk vendoste dot brenda afatit.  Gjithesesi prokuroret do ta rindjekin penalisht Blagon me po te njejtat akuza e me nje juri tjeter.  Gjyqi tjeter i fillon se shpejti.

Po c'ne e mbake sekret kete vajze o grava? Leri sekretet e na trego.

 Tani  ma thuaj e di ndryshimin  mes emrit  kusar dhe hajdut? Nuk eshte turp te  mos e dishe.me plot intelektuale qe kam fole  keto dite nuk e bejne dot  dallimin..

 Do  kisha qejf te ishe me mua  djepas dite  se si  bisedohej ne nje rreth gazetaresh per  faktin e ..vajzes.Kurse sot .....pazare te peshtira.tall menderen Filip greku i m...dhe shton kerkesen...E ku eshte katandisur  ky vend more djale...

Grave, lexoje postimin tim.

E di ndryshimin.  Kusari grabit me dhune, dmth qe arrin aty qe edhe te vret per te te grabitur.  Kusare pershembull ishin komunistet (dhe ideologjia e tyre ishte kusari) qe jo vetem vidhnin pronen e popullit por dhe i vrisnin pronaret legjetim me vone.

Do na tregosh me gjere per kete vajzen?

Kusari eshte ai qe e di shume mire cfar do vjedh dhe ku do ta vjedh, dhe kusari ska nevoje te vjedh, eshte si puna e gjuetarit, qe del me pushke ne krah per te gjuajtur ate qe ka per qellim. Psh kur thuhet fjala kusar une perfytyroj dike nga fisnikeria qe del naten me shami ne koke per te grabitur karvanet me flori. Por grava te na e shpjegoje me mire.

 NUK  e ditke.Po ta thom ndryshimin.Hajduti planifikon se ku  e si  do te  vjedhe.Pra ve trurin ne pune.Kusari  vjedh  ç`do gje qe i del perpara.Kusari eshte ai tip njeriu te peshtire qe populli  ka thene per te ..."Te keput lakun e  sholleve"Hajduti e ka nje fije dinjiteti pasi e quan profesion ate qe ben.Kusari  nuk ka fije yndyre ne gjak..

  ...Per te dyten...dite te tjera paskesaj  vine...Po behet pazar ore !

Une e paskam pasur te qarte konceptin, vetem se ndryshe per ndryshe hahaha

 O Grave po Filipi ka hap burse kembimi valutor?

 Primo  nuk paske degjuar akoma qe ne kete kasollen tone jane hapur te gjitha kanatat  e grekut per burse....Pse kaqe i pahebreisur more bir?

Kush eshte nga Vlora e njeh Agim Rrapajn si trafikant droge.

Ka bere burg ne Itali per kete. Finanza italiani i kapi nje dopiodysheme ne furgonin me te cilin udhetonte per ne Itali.  Kete dysheme e kishte bere ne ofiçinen e tij ne Novosele.

Kaq per sot. te tjerat ...neser

 Ekzaktesisht si  thoni  Juve Kaçurrel(Bubi nuk me pelqen tu  them).Eshte miku  me i mire i Domodekut.dhe  nje  njeri shume i rendomte por tmerresisht tinzarKu  e vodhi fondin 2KR me ca horra te  socialistets, Meten dhe Nanon.Jne faktet  e futen dhe  ne hetuesi por Meta ju lut Doktorit dhe e nxoren me prok nga ......

E mori dhe Zabit Brokaj, kur ishte Minister i Shendetesise ne fillim te viteve 1990, dhe me pas e hoqi si hajdut e manipulator te tenderave te ilaçeve.

Kudo ku ka vajtur ka nxjerre uje te zi nga hajdutlleqet...

 Kaçurrel mos ja u ndrysho emrin .Jane kusare ore kusare....Ne Shqiperi  leviz vetem soji i  kusareve..Nuk ben prokopi me ajo  shtepi ku  shkel kemba e kusarit.Keta  kane bere  jatak jo shkelur

ne ate kohe nuk e ka pas emrin agim rapaj. Megjithate dua te shtoj se si puna e gimit jane 25% e shqipetareve meshkuj. Keta jane si puna e grasos/vajit lubrifikant pa te cilin nuk mund te punojne motoret e korupsionit ose thene ndryshe pushtetaret tane.

 Meta, demokrat i oreve te para, kryeministri me  i suksesshem qe kemi pasur tingellon sot me i besueshem se kurre. Perballe shantazheve e montazheve te bllokmeneve ai edhe nje here tjeter tregon figuren e politikanit te vertete.

Asgje te re ne keto akuza te reja pervec se atyre qe ai ka pohuar vete para pak kohesh. Ai pati deklaruar me rastin e kalimit nga M. Jashtme ne ate te ekonomise se donte te ishte me afer puneve te partise. Ne video duket qarte se shoku i tij i partise ne postin e ministrit te ekonomise kishte probleme e meta si kryetar partie dhe me me pervoje si politikan e pushtetar eshte e kuptueshme se duhet ti vije ne ndihme. Partia dhe shoket e partise kane prioritetin kryesor ne jeten e kryetarit. Militantet duhen perkrahur kur je ne pushtet. Dihet se biznesmenet me te suksesshem kane qene pa shkolle te larte. E drejte nga ana e kryeminstrit qe nuk e ka pranuar videon e Priftit. Berisha nuk merret me cimkat e bllokmeneve. Prioritet ka lufta kunder korrupsionit e qeveria e tij ofron te gjitha mundesite qe ligji te jete njelloj per te gjithe. Nuk pashe ne video te fuste Meta ndonje lek ne xhep e jo me 700 mije persa thone bllokmenet. As 7% nuk eshte e qarte per cfare behet fjale. Me keto kujtojne se do mbulojne 20% e faktuara tashme. Pa permendur ketu sic e ka thene nje here kryeministri qe nuk respektohet sfera private. Shkurt shume zhurme per asgje. Bllokmenet me keto shantazhe pengojne integrimin e vendit dhe duan te demtojne njerezit me te devotshem.   

 Ore  Odin mos mu bej OBODIN, me tere kete  shaka

 eshte artikulli i 55 ose mund ta titullosh edhe si te matit te ri, lumit, hunter, etj

Popullit shqiptar mire ti behet deri sa e ve veten ne duart e njerezve te tille.

Dritan Gojeshtrembti dhe Ilir Kokelopa nuk kane faj ne kete mesele.

Fajin e keni ju 100%. Ju qe jetoni ne Shqiperi dhe jeni pjese e sistemit te korrupsionit, IKSPI, Ruzhdije, Brad, Swed1, Pipth, Primo, Spiritus, L-M, Sheme Squarepusher, Personi, DreamTheater, Blendi... edhe 3.5 milione banoret e tjere.

Sa here qe ju nuk i keni kerkuar bilete faturinos se unazes kur i keni dhene 200 lekshin e hekrit. Sa here qe i keni dhene "nje kafe" apo nje pese mijeleksh te zhubrosur nje punonjesi te administrates shteterore per t'ju kryer nje pune qe ai e ka detyre. Sa here i keni dhene nje mesuesi nje rryshfet per nje note me te mire. Sa here i keni dhene nje polici nje dymijeleksh per mos tju dhene gjobe. Apo sa here keni dhene rryshfete 5-6 mije euro per nje vend pune.

Dhe nqse nuk i keni bere keto gjera keni njohur dike qe eshte pjese e ketij sistemi. Nuk keni bere asgje por keni kthyer koken nga ana tjeter.

Korrupsioni ne Shqiperi eshte nje ceshtje shume e thelle. Ai nuk luftohet nga koka qe vjedh 700 mije euro. Ajo luftohet nga rrenjet nga secili prej jush.

Kur Rudi Giuliani u zgjodh kryetar bashkie ne New York ne vitet 80 dhe krimi gelonte ne ate qytet ne te gjitha nivelet ai e filloi betejen e pare me ata qe futeshin ne tren pa bilete, apo ata qe kalonin rrugen pa pritur per semaforin (jaywalking). Ne nje fare menyre kjo u duk si qesharake, por ne te vertete krijoi nje edukate tek njerezit qe asgje nuk do te tolerohej. Ne fund ai arriti ta bente New Yorkun qytetin nga me te sigurtit e te qete te Amerikes. New Yorku eshte sa 5 x popullsia e shqiperise, prandaj ky shembull duhet te ndiqet.

Secili njeri para si ti kerkoje llogari Ilir kokelopes duhet ti kerkoje llogari vehtes se vet. Kur asnje nga ju nuk e ka ndergjegjen e paster, c'mund te presesh nga ata qe i keni sjelle ne piedestal.

E them sinqerisht qe megjithese nuk ka shprese per politikanet ka shprese per ju qe futeni ne kete forum sepse dicka ju bren nga brenda ne ndergjegje... Ndryshimi fillon tek ju...

Filluat me proverba kineze ju tani???

talking during training only trains you to talk.

Sigurisht kjo qe them une eshte proverb kinez. Ne si Shqiptare nuk mund te jemi kurrsesi pjese e problemit. Jane vetem disa kokrra te kalbura lart qe nuk na perfaqesojne neve... Te varet Kokelopa, dhe te zevendesohet me nje mije kokelopa te tjera asgje nuk ka per te ndryshuar....

Sistemi i korrupsionit dhe mentalitet i shqiptarit nuk ndryshojne...

Po jemi o si s'jemi pjese e problemit? Edhe ti je pjese e problemit qe me rri ne Kanada dhe nuk kthehesh ne Shqiperi te punosh per te ndryshuar vendin dhe per te dhene kontributin aty.

Puna eshte se te permendesh bileten ne autobuz privat, dhe te fillosh te besh sugjerime konkrete se si ndryshohet situata, me duket se jane dy ishuj ne dy oqeane te ndryshme.

Dhe kur them une qe po ben mbrapa s'me beson. e ke inat kete he? hihihihi smiley)

Mua nuk me lidh asgje me me Shqiperine, pervec nje dashamiresie te sinqerte si vend i lindjes. Une jo per tu kthyer pergjithmone as qe mund ta diskutoj, po edhe me pushime nuk kam interes te vete. Sidoqe te veje puna nga une e keni suportin moral.

Sugjerimi konkret eshte qe cdo njeri te filloje te ekzaminoje veprimet e veta dhe te njerezve qe ka prane. Te mos bjere pre e tundimit per ti rene shkurt problemeve te perditshme me nje rryshfet apo kafe.  

Kur te arrihet nje ndergjegje me e larte tek njerezit e zakonshem, do keni sy e faqe ti kerkoni llogari kokelopava. Deri atehere do vazhdoni te shkeleni me kembe nga keta kokelopa...

Epo kur nuk ke interes vete, pranoje dhe flije mendjen, ajo eshte Shqiperia. Nuk mund te besh sugjerime. je spektator, filmi ka mbaruar se prodhuari. Po te duash te vesh ne kinema, shko. loja behet ne stadium, jo ne shkallet e tifozave.

Tifozat i japin zemer lojtareve qe vijne ketu me flamur te kuq.

Zot

Emigrantet s'kane ikur nga qejfi nga shqiperia por se po ngordhnin per buke.Pjesa derrmuese iken me mendimin te punonin ca kohe e te ktheheshin ne shqiperi pastaj ndodhi 97 pastaj si te thuash harxhuan shume enrgji te pershtateshin ne vendet ku jetonin kuptohet nuk eshte kollaj te vesh e ta rindertosh jeten prape ne shqiperi.Keshtu qe pjesa derrmuese kane ngelur te ndare me dysh gjithmone ne dileme .

Alba po ti ku e di qe une ika ne 97? smiley Po afrohet 14 vjetori. Tani dhe pervjetoreve te ikjes po ju iken kuptimi...

Ne qe kemi ikur na thote Ztrls qe nuk paskemi goje te flasim. Por fale Penarit dhe Blendit, qe na kane krijuar peshkun kemi te drejten teknike te flasim.

Te drejten morale na e jep fakti qe jetojme ne shoqeri te zhvilluara, qofte dhe jo perfekte, jane shume perpara Shqiperise. Prandaj eksperiencat, dhe anektodat tona duhet tju sherbejne shume si Shoqeri primiteve qe jane...

Sidoqofte, une tani nuk mund te adresoj dhe skepticizmin, fodullekun, si dhe arrogancen si probleme te tjera te shqiptareve. Tani e kam fjalen per korrupsionin...

Te drejten morale na e jep fakti qe jetojme ne shoqeri te zhvilluara, qofte dhe jo perfekte, jane shume perpara "

Te drejten morale na e jep fakti se me parate e emigranteve eshte mbajtur gjalle shqiperia.po te ishte per politikanet te majte e te djathte bashke ai vend do te ishte si somalia tani.Por politikanet atje po trajtohen si elita e kombit ndersa emigrantet shihen me perbuzje .

Po nuk te tha njeri qe s'ke te drejte te flasesh mo jo! Pastaj, ti mos fol ne cilesine e atij qe ka ikur, fol me mire ne cilesine e atij(si thua me siper?) qe "nuk i intereson fare", sic po thua me siper. Atehere po, nje person qe nuk i intereson, perse duhet te flase?

Une jam i ikur per vete, po nuk them qe nuk me intereson... edhe pse shpesh here edhe mund te shprehem keshtu ngaqe te ze dhembja e kokes me ato qe ndodhin aty. 

Pastaj; si thote nje profesori im pi-hejc-di me origjine nga Pakistani (dhe e thote me theks pakistanez bile) - lec bi beri onest ebaut it; nese do te te jepej mundesia t'i shmangeshe ndonje takse, jam i bindur qe dhe ti do e kishe bere, madje me qejfin me te madh. Dhe nese do te te jepej mundesia ta perdorje celularin nje muaj e te mos te te vinte fature fare, ose t'u prishej sistemi kompanise tende, do e kishe kenaqur me qejfin me te madh... e nese do kishe mundesi te udhetoje falas, edhe ti do udhetoje falas... prandaj, mos te bejme si te ndershem vetem se kemi ikur nga Shqiperia. Vjedhjet nga personat apo kompanite, nuk i kemi shpikur ne. vjedhja eshte nje nga guret ne themelet e shoqerise njerezore. lec bi beri onest ebaut it.

Mos mi edito fjalet sipas qejfit te lutem. Nuk thashe "nuk me intereson" Shqiperia, por thashe "nuk me intereson te vete" atje. Ka goxha ndryshim apo jo? Shqiperia ngelet interes, sa une te vij ketu e te lexoj komente pa fund per skandalin e rradhes. Shqiperia ngelet interes per sa atje jetojne pak njerez qe une i dua akoma, dhe me dhimbsen.

Kurse atij profesorit nga Paki, une do ti thosha "n'asnji mnyre" nuk do luaja me taksat. Jam koshient 100% qe do te paguaj ate qe me takon dhe do te bej zbritje te atyre gjerave qe me takojne me ligj. Ligji i taksave ketu eshte shume i qarte! Po te mos me vinte fatura nuk do ta prishja terezine hic, deri sa te vinte fatura tjeter. Udhetimete e shumta (per pune, per qejf, dhe falas - on points) me kane mesuar qe nuk ka si shpia ime. E shef se ku po e con muhabeti po troc ketu i thone "You can't con an honest man!". Eshte me e thjeshte te jesh i paster, dhe ketu shoqeria te lejon kete. Pislliqet jane sjellje te mesuara dhe kopjuara nga niveli i shoqerise ku jeton... Ndoshta aty ne Angli eshte ndryshe...

Ke shume te drejte. ne fakt ke thene "as per pushime nuk me intereson te vete". Eshte e drejte si citim?

Tani te te bej une pyetje ty, te intereson Shqiperia si vend mitik apo se eshte vendi yt, apo si? Se nese une kam lindur ne nje vend te i cili nuk me intereson te vete as per pushime... po e thashe kete, dmth nuk me intereson hic fare, po fare fare fare ama. Po, ti mund te kesh shume te dashur andej, dhe eshte mese normale, se qe andej vjen, te te interesoje mireqenia e tyre. Gjithsesi, une te kerkova nje dicka aty ne pergjigjen e pare... dhe asaj as nuk ja vare fare qillon. sill nje zgjidhje konkrete, te prekshme, dhe si realizohet; para se te na vesh te gjitheve te bejme autokritike, duhet te besh dhe ti autokritike.

Jam i bindur 100% qe ato qe ke thene me siper, jane perralla. jo se te njoh, se mund te jesh njeri me te vertete per te patur zili nga ana e karakterit, dhe nuk e kam fjalen aty. se jo per gje, po dhe une veten, per shume te ndershem e njoh, madje jam aq i ndershem sa e pranoj hapur ne publik qe nuk jam njeriu me i ndershem qe njoh. por ato qe thashe, jane pjese e karakterit njerezor, e jo sub-anglezeve apo kanadezeve, te cilet ne vetvete jane poaq njerez sa dhe anglezet ketu, dhe si te tille, aspak me te ndershem apo me te pandershem.

eshte normale te pranosh hapur qe po te kishe mundesi te evitoje taksat, do e beje; perndryshe ti je individ qe nuk ke nevoje per shtet; dhe do pranoje, psh, qe nese Mbreteresha e nderuar ketu ku jetoj une, do cohej nje mengjes dhe te thoshte: ca te bej ca te bej... ta marr ate pronen qe kam mbas gardhit te Amerikes (Kanadane) dhe t'u ve nga nje takse frymemarrjeje atyre sa te mendohen dy here kur te flasin apo qeshin... qe te mos harxhojne kuotat e ajrit; mos me thuaj qe do te te dukej takse e ndershme qe do mezi do prisje fundin e muajit qe te shkoje te zyra e taksave shend e vere per ta paguar.

Degjo, une nuk kerkova autokritike nga askush. Kerkova nje reflektim. Ai aspekt i postimit tim mendoj te jete ezauruar. As vete nuk kam nder mend te bej autokritike, se nuk ndiej ndonje gje per te kritikuar per sa i perket asaj qe shkruajta. Mund te te them qe si turist heren e fundit qe isha ne shqiperi evitova te qenit pjese e sistemit te korrupsionit te cilitdo niveli. Sigurisht ishte kollaj ta beja kete per 2-3 jave, ne krahasim me ata qe e jetojne atje tere kohes.

Pyetjet e tjera nuk kane lidhje me temen, (ndershmerime e karakterit sistemi taksor, aktivizmi politik ne Kanada) e as me ato qe shkruajta me siper. Ndoshta ne ndonje teme tjeter mund ti diskutojme pasi une jam shume i apasionuar pas aktivizmit politik lokal. Ketu nuk hyjne ne pune keto ceshtje.

Sistemi i korrupsionit dhe mentalitet i shqiptarit nuk ndryshojne..."

Ndryshojne po te zbatohet ligji.Njoh nje ish llogaritar banke qe ne kohe te diktatures hengri 7 vjet e gjysem burg te cilat i kreu dite me dite sepse vodhi 100 mije leke te vjetra.Kjo shume eshte si pare kafeje ne ditet tona.Frika thone i ruan vreshtat sidomos ne rastin e shqiptareve.tani s'kane frike se ndeshkohen prandaj dhe vjedhin hapatazi diten per diell.

Sa here qe ju nuk i keni kerkuar bilete faturinos se unazes kur i keni dhene 200 lekshin e hekrit. Sa here qe i keni dhene "nje kafe" apo nje pese mijeleksh te zhubrosur nje punonjesi te administrates shteterore per t'ju kryer nje pune qe ai e ka detyre. Sa here i keni dhene nje mesuesi nje rryshfet per nje note me te mire. Sa here i keni dhene nje polici nje dymijeleksh per mos tju dhene gjobe. Apo sa here keni dhene rryshfete 5-6 mije euro per nje vend pune.

Dhe nqse nuk i keni bere keto gjera keni njohur dike qe eshte pjese e ketij sistemi. Nuk keni bere asgje por keni kthyer koken nga ana tjeter.

Korrupsioni ne Shqiperi eshte nje ceshtje shume e thelle. Ai nuk luftohet nga koka qe vjedh 700 mije euro. Ajo luftohet nga rrenjet nga secili prej jush.

Kur Rudi Giuliani u zgjodh kryetar bashkie ne New York ne vitet 80 dhe krimi gelonte ne ate qytet ne te gjitha nivelet ai e filloi betejen e pare me ata qe futeshin ne tren pa bilete, apo ata qe kalonin rrugen pa pritur per semaforin (jaywalking). Ne nje fare menyre kjo u duk si qesharake, por ne te vertete krijoi nje edukate tek njerezit qe asgje nuk do te tolerohej. Ne fund ai arriti ta bente New Yorkun qytetin nga me te sigurtit e te qete te Amerikes. New Yorku eshte sa 5 x popullsia e shqiperise, prandaj ky shembull duhet te ndiqet.

 

 

Ke shume te drejte per sa thua po si i bie "njeriu e ben shtetin apo shteti e ben njeriun".Ne rastin qe solle kemi te bejme me nje politikan qe ka vendos me zbatu ligjet , me rregullu nje qytet , nje popullesi.

Ca do beje ti po te coje dike ne spital e mos ta kapte njeri me dore po nuk dhe lek ?? ta leme te vdese, te vrasim mjekun ?? na jep nje ide , kur ste perkrah askush !!

Sa mjek jane denoncuar per rryshfet kane denu njeri , kane heq njeri ?? Asnje

Kur ta sjellin faturen e dritave 20 here me te madhe dhe te thone paguje se ka kaluar ne sistem dhe do ti heqim cdo muaj nga pak , dhe pse ti ske me pagu , dhe po si pagove te vijne te heqin dritat ??? Ca do beje

Te kishe sakrifikuar 8 vjet te jetes tende jashte per studime dhe te vije ne Shqiperi dhe askush nuk "pjerdh" per diplomen tende po nuk ke njohjet e duhura apo po nuk je militant ca do beje do shisje banane , do protestoje , kunder kujt, ku , me ke ????

 

L-M,

Ti ngre pyetje shume te renda qe une nuk di t'ju pergjigjem. Me vjen shume keq per realitetin tuaj (sinqerisht!).

Pergjigjet e ketyre pyetjeve duhet te vijne nga ju vete...

ndodhi gje apo kjo cudia vetem nje nate zgjati... me perpara donim 3 dite, po nen kujdesin e dora vet naltmadhni beerishes, jemi bo popull efishënt. 

Ku e kam Graven qe parashikoi hatane sot te fixi?

 shife dhe neser, zahmet e ke

 Ketu me ke   bre burri i dheut..! Por ku  ka hatara me ne kete vend  kur  intelektuale "brilante" presin hatara dhe jo  zgjidhje te  halleve kaqe sa tonat?

  Megjithate, prit e ki durim o Primo! E di suren e Kuranit :.."Aher zeman Jani Better.."? (Ne ditet e fundit te ligesise, do te shikoni betere).

 Nuk e di a ke njohuri, me si  ka ndodhur me skandalin "Porfjumo"? Do t`i lutesha nje anglezeje me origjine shqiptare, nje mikeshe e ngushte e kryeministrit te sotme Anglez, e cila eshte  edhe gazetare, se drejton nje  gazete Londineze sot, por edhe antare e rreguult e PPU-se, ta ndriçonte ate skandal dhe fundin e tij... qe ca si Primo, ne kete mesele na kanembet te   fundit, pa marre vesh se ça e ka gjet katundin e vet.

  Ose ndodhine e atij ministrit tjeter  po anglez, i cili per me pake se kaqe gje u hodh ngakati i shtate dhe mbeti  top  ne  vend...miku i mikut te  Primos do japi dorheqjen..... ne 2023 !

Hatate une, ndryshe nga Ju,  nuk i pres tek Fix-i per tek  ai qe i PIKSI, tek  shefi  jot...

 Nje zv/kryeminister me ato  parametrat e Ilir Metes ne Europ nuk do te egzistonte as edhe 24 ore ne ate post, do te ndiqej direkt nga hetusia dhe prokuroria. Ironia e  fatit Ilir Metes eshte se ai pretendon te jete i levizjes per Integrim me Europen, kur Europa nuk i duron dot aferat si ato te Ilir Metes. Kjo eshte nje hipokrizi e madhe e Ilir Metes dhe nje mashtrim demagogjik qe ai i ben opinionit dhe elektorat shqiptar!

Hajede besoi LSI! 

Pas videos së Metës reagon Vatikani: Cdo Prift duhet të ruajë fshehtësinë e rrëfimeve


Populli shqiptar e ka keqkuptuar këtë video duke menduar se Ilir Meta qenka i përfshirë në korrupsion.

E
vërteta është se meqënëse Dritani e ka mbiemrin Prifti, zv/kryeministri
ka shkuar shpesh për tu rrëfyer pasi punët e qeverisë nuk i lënë kohë
Ilir Metës të shkojë në kishë.

 

Por
mesa duket perversi Prifti i paska filmuar fshehurazi këto rrëfime dhe
tani duke thyer kodin e rëfimit i cili duhet të ishte i shenjtë për
cdo Prift.

Kreu i Vatikanit Papa Benedikti ka
shprehur indinjatën e tij të thellë ndaj ish-ministrit Prifti i cili nuk
ka respektuar kodin e ruajtjes së fshehtësisë së rrëfimit.

Ato që fliten brenda zyrave shtetërore, janë punë qeverie dhe nuk duhet të dalin jashtë zyrave.

Publikimi
i kësaj videoje rrezikon të trondisë globalisht besimin fetar.
Besimtarët kudo në botë ndihen të frikësuar ndaj këtij veprimi të
papërgjegjshëm, pasi ata kanë frikë të shkojnë të rrëfehen pasi ndonjë
Prift i pandershëm mund ti filmojë dhe ti nxjerrë në YouTube.

Vatikani
i ka kërkuar kryeministrit Berisha të marrë masa ndaj autorëve të
filmimit pasi në video ishte përmendur edhe fjala “doktor”.

 

 Dritan Prifti:

Sali Berisha ka dy opsione>

1 Te vazhdoje qeverisjen me Ilir Meten.

2 Te shkarkoje Ilir Meten dhe te kerkoje mbeshtetje te re ne parlament.

Pra Dritan Prifti i thote Berishes qe fute Ilir Meten ne burg dhe une te mbeshtes me vote.Pra si ekspert qe jam,Ilir Meta eshte shume afer prangave, dhe duket zgjidhja me e mire,por puna eshte qe deputet e tjere te LSI a e mbeshtesin qeverine me vote pas burgosjes se Ilir Metes,se sido qe te vije puna zgjedhje te parakoheshme nuk ka,Fatos Nano hyri ne valle.

Po po!! Ti ke për borxh gjithkënd të futësh në valle, edhe dhitë e maleve madje.

Vetëm sozi-surrogato e Enverit të mos preket.

Minimalisht: Doreheqje

Normalisht: Doreheqje + Procedim Penal

Maksimalisht: Doreheqje + Burg + Sekuestrim Pasurise*

*per kete te fundit nqs eshte aq burre te beje vetvrasje ne burg atehere pasuria i rikthehet familjes, ashtu si ne Romen e vjeter kur te akuzurit per tradheti ndaj Perandorit te cilet ne rast vetvrasje shpetonin nderin e katandine.

P.S. Aman po sa te babezitur paskan qene fara e komunistave. Papapa Ujku qimen e nderron, po zakonin s'e harron.

Brado ke te drejte. E gjithe kjo histori mua pervecse hakmarje e Priftit ndaj Metes me duket edhe si puc qe Prifti don ti beje ketij te fundit. Pyetja shtrohet: A do jete i afte Prifti te bindi doktorin se pasketaj ai eshte i afte te behet faktor ne LSI?

Nejse VK, u bo kjo pune si bicim shahu ku prokuroria eshte ai ushtari mbretit qe zakonisht e ha i pari. 

Protestë para ministrisë. Dt 13.01.2011. Ora 12.00 Te merkuren, në mesditë (ora 12.00), përpara ministrisë së energjitikës, organizohet një protestë nga Mjafti. Cila është ministria e energjitikës? Është ministria e Ilir Metës pra; ka qënë e Dritan Priftit. Aty brenda janë bërë ato pazaret e ndyra midis të dyve. Madje, Ilir Meta duhet të jetë aty brenda në atë orë. Ku është kjo ministri? Mú përballë Bashkise se Tiranes

http://www.respublica.al/patitull.php

 Sa ironike. Dy hadutet i kane institucionet perballe njeri tjetrit smiley

 Jo mer primat jo! Njoni u pa qe eshte hajdut, a pa gjith poplli dhe ai vazhdo me qene nr 2 i qeverise. Keto pergjithesimet bathoreske i lejme kur te dali videoja per ate institucionin perballe.

Ore... kemi ndonjë këtu të "komunales PD" që e ka bërë këtë proçkën më poshtë?

 

http://www.top-channel.tv/artikull.php?i...

Vetëm disa orë pas publikimit nga emisioni “Fiks fare” të videos ku zëvendëskryeministri Ilir Meta udhëzonte dhe urdhëronte ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti t’i jepte tenderin e Albpetrolit dhe konçesionin e një hidrocentrali kompanive pranë tij, faqja e internetit të Top Channel është sulmuar elektronikisht. Sulmi i cili ka bllokuar të gjitha mundësitë për të hyrë dhe për të marrë informacione të tjera nga faqja e TCH, ishte i përmasave të mëdha dhe ndërmor nga shumë kompjutera njëherësh, çka do të thotë se ishte vepër e shumë hakersave në të njëjtën kohë.

Specialistët e IT pranë televizionit Top Channel pas disa orësh bënë të mundur rikthimin në funksionalitet të plotë të faqes.

ket 'triumfalizmin' dhe 'harene' qe ka kap ca me idene se 'pd-istat' jane te korruptum une e kom te veshtire me e kuptu. Vec ne qofsh nji militant i verbum qe t'mos kuptosh se politika sot eshte korruptume. Fatkeqsia ktu eshte se mungon alternativa e 3-te dhe nqse kjo do ishte ne kembe, ky do ishte momenti me i mire per me heq qafe ket kaste politikanesh.
Sa per ket hackun e faqes te tch, m'lejo me qene pak skeptik...e kan permend dhe me perpara dhe e bejne sa per t'amplifiku jehonen dhe me mbajt lajmin gjalle. Njesoj si ato lajmet (qe vec lajme nuk jane) se si "x gazetar i rai-t transmeton pamje te tch ose klanit ne sfondin e nji reportazhi per Shqiprine". Dmth lajmi ketu nuk eshte reportazhi ne v/vete po fakti se eshte permend tch ose klani...

* ky sensi kinez i humorit kish kohe qe i kish mungu peshkut...e kom llafin per ate 'pd-stat e komunales' a thu se kur folim per ps-istat jena tu permend qelibarin...fatkeqsia eshte se ktu flitet nga pozita militantesh dhe kjo kategori njerezish mban ne kembe kto politikane.

bredharak, webmasterin e tch-se e kam shok dhe ve doren ne zjarr qe nuk fabrikon ai te tilla gjera.

e kom t'veshtire per ta besu sepse videon dhe biseden e gjen te transkriptume gjithanej sot...online dhe neper gazeta. Dmth eshte budallallik me e hacku pasi e ka mor vesh gjithe bota...nejse, Shqipri hesapi dhe budallalliku eshte ala n'mode

bredh, ca t'them, garanci nga nje tropizma ne internet ke, s'ke shume. i zoti i punes ishte shprehur qe eshte sulm dhe une e besoj, paraprakisht vete mendoja se do ishte bllokuar nga kerkesat e shumta.

Ty të bën përshtypje "triumfalizmi" dhe "hareja" që i ka kap "ca", mua më bëjnë përshtypje "llagëmet" dhe "haleja" ku janë futur ca të tjerë. Se nuk mund të mohohet këtu që një pjesë e militantëve siç the, nuk të japin përshtypje se janë rob prej mishi e gjaku. Po ca qënie llagëmesh.

më tej, secili përshtypjet e veta.

Apo janë më të mira të tuat do të thuash, që t'i huazoj dhe unë?

Ajo është fatkeqësia për ty. Për mua është që i vidhet vullneti popullit, duke e bërë të pamundur, invalid të vendosë vetë. Mund të vendosë gabim ai, edhe kjo rregullohet. Po të paktën bëj A-në e të gjitha regjimeve demokratike: lëri vullnet të lirë të vendosë!! Kjo është e keqja e madhe, për mua.

E keqja e dytë e madhe, është pamundësia, pafytyrësia, stepja, injorimi që të japësh përgjegjësinë aty ku duhet. Është theori e vjetër kjo: Grumbullo të gjitha fitimet në një vend, dhe shpërnda përgjegjësinë tek të gjithë. Pra kush është i gjithi në hale në këto momente, do t'i lyejë dhe të tjerët.

Më lejo të dyshoj në sinqeritetin e qëndrimit tënd, se po më duket ky si "fshati digjet, kurva krihet". Pra ti, duke parë zv.fshatarin e parë, të kapet me presh në dorë, e të të bëjë përshtypje "hareja", më lejo të të quaj hipokrit.

Më lejo dhe mua gjithashtu, t'i besoj TCH, dhe të quaj maskarenj të fëlliqur e shumë të ndyrë ata që sulmuan faqen. Sepse po pengojnë një media që, pavarësisht të gjithave, zbuloi një aferë, ndihmoi në transparencë dhe në ndryshimin e gjendjes, ndihmoi në kapjen e shkaktarëve etj.

* ajo ishte inside joke. Për një punë tjetër. Pyet Bradin ta shpjegon ai.

 

nuk shof te nevojshme 'harene dhe triumfalizmin' nga pozitat e ps-istit sepse kjo m'kujton militantin qe me verbrine tipike thote: rri dhe pa uje, buke dhe  drita vetem me pa partine time n'pushtet. Ktu ka nevoje per ndryshim rrenjsor nqse s'e ke kuptu ala se ky Meta e tjetri te njejten gje do kishin bo edhe sikur te kishin bo koalicion me ps-ne sic e kan pas bo.

Une du me pa veprim konkret jo qaramane qe ankohen per votat e vjedhme per me justifiku amatorizmin e vet ne politike. Veprimet konkrete kane te bejne me gjykata e gjyqe, jo me te lutme per 'bashkpunim 2 palesh' per mos me njoft vendimet e gjykatave. If anything, kjo eshte apel per bashkpunim ne vjedhje, jo drejtsi. Fatkeqsia tjeter ktu eshte se me kto lloj thirrjesh megafonesh arrijne me rrejt turmen e bagtise qe u shkon nga prapa dhe kjo vlen per 2 palet. Ky eshte lavazh truni qe une refuzoj ta pranoj.
Mos keqkupto keqardhjen time per shansin e humb te se djathtes me ndjenje simpatie per berishen ose ket koktulin qe ka per aleat. Naiv te tille mund t'kesh vec matin e naj tjeter tek-tuk

Bredharak, ti shume mire e ke, por je lodhur kot me kete komentin per mendimin tim smiley

P.sh. nje nga ato votat negative tek kjo teme eshte nje 1sh qe i vura une, nga menyra sesi PPU  e paraqiti kete goxha lajm; vuri vetem nje pyetje ne fillim, pastaj jo vetem qe s'vuri asnje artikull ne krye, po vuri vetem foton e artikullit te Mero Bazes.

Dmth mjafton titulli i Bazes, te tjerat s'eshte e nevojshme te sqarohen se ca ka bere vaki.

Kjo simbolizon pak a shume gjithe situaten ne Shqiperi; Mero Bazet kerkojne drejtesi, ligj dhe demokraci.

E thene ndryshe, hap kutite te vjedhim dhe ne, ose largohu, se ndryshe ta skuq, ta bej me boje.

P.S. Te presim ca do thote Ypi per kete situate, qe te plotesohet keshtu tabloja e debatit publik.

 

Nuk e di nëse të ndodhet ndoresh ndonjë njësi matëse e haresë dhe triumfalizmit. Ma thuaj dhe mua po e ke, që ta di si e ke matur.

Aha... e kuptoj...

si ky komenti e ke llafin:

PD-ja si partia kryesore e qeverisjes nuk demtohet politikisht nga kjo video, qofte e montuar apo e vertete, bile mund ta perdore ne cdo rast per te treguar seriozitetin ne luften ndaj korrupsionit. Ne rast se eshte e vertete PD-ja vazhdon qeverisjen edhe pa Meten pa problem me perkrahjen e deputeteve te tjere. Nje gje eshte e sigurt: Edi Rama punon per Berishen, pasi duke dobesuar pozitat e LSI, forcon pozitat e Berishes dhe PD-se qe tani LSI-ne e kane nen kontroll ndryshe ja u hedh qente e Rames t'i shqyejne.

apo si ky:

Nje gje eshte e sigurte ish ministrat a partise te punes qe jane akoma ne ps nuk vijne ne qeveri te tjerat regullohen prsh burgim per meten edhe priftin nqs kjo video nuk eshte montuar.

apo si ky:

Pra Dritan Prifti i thote Berishes qe fute Ilir Meten ne burg dhe une te mbeshtes me vote.Pra si ekspert qe jam,Ilir Meta eshte shume afer prangave, dhe duket zgjidhja me e mire,por puna eshte qe deputet e tjere te LSI a e mbeshtesin qeverine me vote pas burgosjes se Ilir Metes,se sido qe te vije puna zgjedhje te parakoheshme nuk ka,Fatos Nano hyri ne valle.

Ke të drejtë...

Kështu është. Një pjese njerëzish u intereson më shumë mbajtja e pushtetit sesa drejtësia. Varet sesi i identifikon. Ti i identifikon si të majtë. Mu smë duken të tillë këta më lart.

 

Veprimet konkrete kane te bejne me gjykata e gjyqe, jo me te lutme per 'bashkpunim 2 palesh' per mos me njoft vendimet e gjykatave.

Me cilat gjykata? Me ato anëtare gjykatash që ua emërojnë gocat nëpër ambasada?

Ti e pranon që ka vjedhje zgjedhjesh një herë? Ma thuaj këtë para se të më japësh shami për lotët. Vjedhja e zgjedhjeve është A-ja e të gjithave.

Nuk do shifje këtë arrogancë pushteti sot po të mos ishin vjedh zgjedhjet. I zgjedhuri do shkonte sipas vullnetit të popullit të vet dhe jo e kundërta. E di që politikanët këtej që "i tremben" popullit e rrinë urtë!! Nuk shajnë e mallkojnë nëpër parlament si gratë e liga. Se nuk i voton njeri. Se është i bindur votuesi edhe i zgjedhuri që do ndëshkohet nëse bën prapsina.

Ti të parën gjë që duhet të bësh, është të restaurosh besimin, dhe të dorëzosh vullnetin e vjedhur. Kaq.

Ti kërkon alternativë. Po ti nuk e di se dy janë alternativat. Po të marrim si të dhënë vjedhjen e zgjedhjeve, ke dy alternativa: Ose kompromis me vjedhjen, ose zgjedhje të lira. Ske alternativë tjetër. Ta them unë pse ske. Alternativa e "tretë" që thua, në këtë llagëm, do të ishte alternativë e tretë FORCE, jo idesh. Se ti ide mund të kesh gjithë ditën, po stë pjerdh njeri. Se ti vjedhin ata të mëdhenjtë votat. A e merr vesh?

 

po kot shkru hartim o burr, une i bera replike komentit tat te fundit, pse m'citon ca ke shkrujt ti apo tjetri neper komente te tjera? |
tjeter, une flas per ato gjykata qe i duartrokasim kur ja perplasin berishes ne surrat sic ishte rasti i paktit detar me greqine apo 2-3 raste te tjera te bujshme. Si qenka ky muhabet, kur na vijne pas fijes, qenkan gjykates te hajrit, perndryshe jane te shit...nqse ashtu, kerko ndryshim rrenjsor te sistemit gjyqsor, kerko reforme a ku di une po mos e perdor ket si justifikim kur ke nevoje...ky eshte rast tipik i kal-karrocizmit qe dmth se beson verbrisht  te ato qe thote 1-shi. 

A ti nuk e ke "shumë seriozisht" çfarë shkruan. Epo mirë.

Gjykatën kushtetuese, nuk e kishte ndryshuar akoma ai... më pas e ndryshoi smiley. Apo e harrove ti?

ky eshte rast tipik i kal-karrocizmit qe dmth se beson verbrisht  te ato qe thote 1-shi.

Çrast kal-karrocizmi mo? Mos u bë pykë fare. Videon e ke parë? Është Iliri që thotë se gocën asaj gjykatëses, ia ka emëruar në ambasadë.

Mos ofendo hë tu bëfsha. Qoftë edhe kshu "jo-seriozisht" apo çik si me stil.

Nuk mu përgjigje, si mendon ti, janë vjedh zgjedhjet a jo?

 

Nuk mu përgjigje, si mendon ti, janë vjedh zgjedhjet a jo?

po nuk ngrihet populli per me bo revolucion sepse mendon edvini apo sala se jane vjedh votat...pranej kot kerkon me gjet justifikim per ca do me thon. Se cfaredo te them une ke me thon ose se jam militant i sales (nqse them 'jo') ose do kerkosh me provu ca ke thene me lart 'per sistemin e kalb si rezultat i vjedhjes' (nqse do them 'po). Votat jane vjedh nqse e thote gjykatsi. Sic thoshte i modhi vujadin boskov: penallti eshte kur fishkllen gjyqtari...thuj sa t'dush tifozve ti qe ti do kishe fitu nqse arbitri do jepte penallti...tek e fundit re vete dakort per ate arbiter.

Me poshte ke kunder-pytjen time:
si mendon ti, a vjedh ed rama apo 20%-i eshte fanta-shkence? po nqse meta do ishte sot ne pushtet me ramen si mendon ti, a do kish vjedh prap meta? (se rama nuk di ca eshte hajdutlliku)

 

Br3dho, nese mund te nderhyj...

20%... hmmm, po popullit tone i jane dashur mijera vjet qe te dilte dhe te na linte trashegim shprehje si "ku ka tym ka zjarr", ose "ku ka ze nuk eshte pa gje".

Por, gjithsesi, e provuan pra punen e 20% ata qe e akuzonin me fort, si puna e asaj Vokshit... dhe e terhoqen mbrapsht, apo jo? Po provuan dhe shume zinxhire te tjere lejedheniesh, dhe fap, na dolen incizimet ne keshillin bashkiak, ku shitja e tajvanit ishte kerkuar me zjarr dhe ngulm pikerisht nga anetaret e PDse dhe kundershtuar me force nga dora vete, i akuzuari, dora vete Edi Rama. Po per kete u bene 3-4 muaj sherr dhe furtune mediatike o derman! A thua se PD-ja zuri djallin dhe e futi ne shishe!

Dhe nje gje tjeter; populli ngrihet per tekat e njerit apo tjetrit. po. Po ngrihet edhe kunder tekave te njerit apo tjetrit. 97 eshte shembulli me i fresket. tani ne vertete jemi popull i leshte ne dukje; e mbajme frymen shume gjate me lak ne fyt... na ka mesuar turku te marrim fryme dhe nga bytha me duket; po dhe ngrihemi nganjehere... gati gjithmone me nerva, po ngrihemi.

po jo me zotrules jo...ajo e vokshit ishte reagim ne forme shantazhi o burr...si per te thene 'ki kujdes se une kam te brendshem qe i dine mire kto allishverishe'. Po ai burri a dashnori i ksaj nuk ishte trap me prish pazaret pranej i ka thon ksaj me i thirr mendjes dhe se 'politika njiher humb e njiher fiton po paret fitojn gjithmon'...kjo puna e pazareve me lejet e ndertimit nuk ka dal sot; ta thone gjithe ndertusit e mdhenj se sa u kerkohen dhe se si u kerkohen. Edhe '97ten mund ta diskutojme (mgjse eshte diskutu sa nuk besoj ka ngel gjo me shtu) po eshte histori tjeter...nuk dihet ku dhe si nisi dhe per me qene i sinqerte une nuk du nji '97 tjeter; pres ndonje version te vetvendosjes po sic kish me thon shoku Pilo Peristeri dhe shoku Rita Marko, 'nuk jane pjekur kushtet'

Po mire tani, me llafet e kujt do merremi? Une te tregova qe u be furtune mediatike per nja 3 muaj... u be apo jo? po ja 1 jave... po keshtu vjen muhabeti psataj... ti thua shantazh... shantazh? Menyra me e bukur dhe me gjeniale per te deshtuar spektakolarisht! Po ajo nxorri bllof jo vetem akuzat e veta, po qe te gjitha akuzat e tjera ngritur kunder tij qe permbanin shifra si 20% shi.

3 here thirri ujku ai, heren e 4, kur erdhi megjithmend, nuk ja vari me kush.

keshtu po krijohet nje model edhe me akuzat ne shqiperi, apo jo?

puna eshte, duam te krijojme nje kulture ndershkimi mbi llafe goje, apo mbi prova? (ne po deshtojme si me njeren dhe me tjetren, gjithsesi) Po nuk eshte e njejta gje si me ate qe ndodhi me brumbullin apo ate imoralin tjeter para tij. prandaj nuk eshte vendi te permenden paralelisht.

nga ana tjeter, nuk eshte aq e veshtire t'u kapesh dhe peshosh pasurite o derman, jo. se rrogat u dihen, po dhe vilat u gjenden, po dhe llogarite bankare u gjenden... po dhe pasaportat mund t'u merren, po dhe interneti apo telefoni mund t'u pergjohet. jane pune pa shume teklife ato.

Per 97, nuk te lashe shteg per diskutim fare. populli ngrihet edhe per tekat e njerit, edhe kunder tekave te nje tjetri. terma pergjithesues, jo pervecesues dhe pa emra konkrete.

jo mër ti... me gjet justifikim me ça me thon. ashu a?

mër dak, a munesh mos me paragjyku se ça do jem tu't thon un ty. Ti a ke radaken tate, qy t'ka dhon i modhi zot? apo t'humi pusulla qi bone me pshym kur erdhe ke kjo tema me denoncu militantin?

ho pra, më thuj ti mu.

Votat jane vjedh nqse e thote gjykatsi.

Po ja tek e ke me prova ke vidjo e ke pa a jo? gjykotsja osht e korruptume thojte Iliri, ia kish çu kaçulen n' Evrop. Kjo osht si pun e juves mër shpyrti jem, qy ia mori Interi dy a tre skudeto. Ene ato tuj përgju me telefona e kishin kap.

Po skom ça me gjet un ke ty, kur thu i gjif sistemi osht korruptu si ma nalt, pastaj mthu venos gjykotsi si ma posht.

Sqoke lojtar i fort. Skisha me t'fut as ke rezervat e Komzs me lujt.

***

po të ishte i vërtetë 20% e kishin kap me kohë Edin.

Po të kishte halla rrota, do ishte karroc me guzhinjeta.

 ONE MOMENT WHILE PHOTO LOADS

ok plako, ti fiton. Une po i fus nji t'printume fotos te rames dhe po e vej ne kornize te tavolina e punes. Po i fus dhe nji t'kerkume ne ebay per naj flamur te ps dhe po e valvis kur t'kete naj feste...pale e shof boten me ngjyra te tjera se kshu si e shof tani kane fillu me m'dhemb syte

Paska pas pune IGLI pse nuk thua ti.

FIKSI sot tha qe NESER AVAZI ka naj video tjeter ???

Pse thone eshte montazh kto te PD-se i here , kur vete meta e tha me gojen e tij , ky eshte nje pergjim i neveritshem qe ma kane bere nje vit me pare ??

Sot dita e dyte e cudise. Neser dita e trete. Pasneser cudia ka mbaruar dhe eshte harruar...

FRESSH fton te rinjte per peshk nga liqeni.

PD- s'ka forume rinore, se bijte e salinjve nuk mblidhen per budallalleqe te tilla po nuk pati ndonje biznes;

Mjafti del me gjysme zeri te sheshi nene Tereza, duke pare majtas djathtas per ish-Erionin me friken se mos kane ngaterruar QSUT Nene Tereza per sheshin nene Tereza... te ministrite nuk dalin dot se kane frike se u vjedhin ministrat oret e dores apo leket qe u ka dhene Sorosi per te ngrene nje hamburger per dreke...

Shqiptaret fillojne debatin e perditshem se kush duhet te dale nga Big Bradher per abuzim me korrupsionin.

kjo eshte fatkeqsia, qe llogaria per drejtsi ne ate vend duket se ka vdek nderkohe qe eshte rrit numri i militanteve qe jane si kuaj karroce qe shofin vec drejt dhe bejne tifozllik. Meta qe sot bonte si i revoltum dhe ishte hedh ne kundersulm...per ate qe nuk e mohonte dot, per punen e punes te militantit te lsi-se qe e donte ne pune mgjse nuk kish arsim thoshte qe nuk kish bo gje te gabuar dhe se kjo ishte normale...dhe ky kokvic eshte zv/km!

une nuk marr vesh shume nga detajet br3dho, po a nuk thote diku qe "e kam patur shok shkolle"??? te kete ruajtur shoket e fillores brumbulli apo edhe brumbullin e kemi pa shkolle?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).