Je optimist/e apo pesimist/e per Shqiperine ne vitet qe vijne? A shikon se shoqeria, shteti dhe politika po ndryshojne per mire, apo per keq?

133 Komente

A shikon se shoqeria, shteti dhe politika po ndryshojne per mire, apo per keq?

Pse po ndryshojne? :O

Per cilat (sa) vite qe vijne behet fjale, se kshu per 100 vitet e ardhshme p.sh. jam definitivisht optimist, po jo dhe aq per fjala vjen, per tre kater pese gjashte vitet e ardhshme smiley

sigurisht qe jam optimist. Shqiperia dhe shqiptaret jane me mire se para 5 apo 10 apo 20 viteve, s'kam arsye pse te mendoj se do jemi me keq pas 5, 10 apo 20 vitesh.

 Normale, tani qe u dogjen votat... lol

votat i dogji Edvinka vet, ti conte ne gjykate, s'deshi, i dogji. hajt shnet.

Ok, por ke quan te jesh me mire?

Taksat me te larta? Cmimet me te larta? Me pak vende pune?

Po njesoj me miqesite ne vende pune dhe me paaftesite e administrates shteterore per te mbrojtur individin e ndershem?

 

e po per ty ka qen me mir e ne 1990 kur ju la Dulla pa brek ne tajare. Ik ke Kim Jong il dhe jeto falas me paret e shtetit.

 Jo mer lal, s'kam qene mire atehere e s'jam mire tani. Sipas mentalitetit tend, vetem se populli eshte me mire me nje diktator te ri se me te vjetrin, duhet te vazhdoje te jete ne diktature? Ky mentaliteti juaj krijon diktatore. Njerez si ju e mbajten Enverin.

400 mije leke ishte rroga mesatare te privati per te shkolluarit me pune normale, ne 2004-en, te gjitha cmimet sa gjysma e cmimeve qe jane tani. 400 mije leke eshte dhe sot, me cmimet dyfish. smiley 1 euro ne ate kohe, me ate rroge, ishte 100 keke, tani ka shkuar 138. Imagjino ata qe kane marre kredi.

Kete sikur e sollem per ndryshim ne 2005, por une nuk shoh asnje ndryshim.
Korrupsioni po njesoj, poapunesia po njesoj, leku eshte zhvleresuar edhe me shume, hendeku cmime-rroge eshte thelluar edhe me shume, po ashtu edhe midis shtresave.

Vetem se u ka rene btha ngrohte atyre qe dilnin neper mitingje, duke ngrene buken e te tjereve, s'do te thote qe eshte mire. smiley

Koha ka vetëm një sens dhe ndryshimi është i pashmangshëm ; çështja është shpejtësia dhe cilësia e ndryshimit prej nga dhe pyetja kur do të jemi vend i zhvilluar (mesatare e rajonit minimalisht).Kur do të kemi një shtet ligjor të së drejtës ?Kur politikanët tanë pushtetmbajtës apo jo, do punojnë për vendin dhe jo vetëm për kolltukun dhe pasurinë e tyre.Shpresa është pikërisht ndryshimi emancipimi dhe rritja e zemërimit shoqëror që më duket pjesa më evolutive e më e shpejtë e ndryshimit .

harrojne keto qe gjerat mund dhe te behen paksa me keq - si ne 1997 smiley

 Nuk jam as optimist, as pesimist. Di vetem qe ky popull po pengohet nga politikanet per t'u permiresuar. Potenciali s'i mungon.

Me vjen keq vetem per faktin qe keta politikane nuk e perfaqesojne popullin.
E perfaqesonin ne vitin 1990, popull i ashper, i eger, servil dhe qe mendon shkurt.
Populli ka ndryshuar, por politikanet jane po njesoj dhe e pengojne popullin te beje para.
 

E kane penguar, sepse ky popull s'e meritonte t'i liberalizoheshin vizat njesoj me popujt qe kane pasur lufte frontale ne toke te vet, si bosnja. Meritonte te ishte te pakten si Kroacia. I kishte te gjitha mundesite te ishte, por e penguan politikanet, vit per vit.

 Do ndez një qiri deri në Maj.

Po u fik; si punë e Konicës më pas: Shqipëri të kam ................

 

jam shume optimist. ose e kunderta.

zito eladha. 

Shqipëria nuk është ishull i izoluar, por pjesë e Botës dhe duam apo s'duam ne, fati i saj nuk varet vetëm nga "punët e përbrendshme" të saj. Duke vëzhguar se në çfarë bataku ka rrëshqitur bota dhe sa pak kohë ka mbetur përpara se balta të vejë deri tek hunda (se në fyt ka ardhur), kuptohet lehtë që Shqipërisë nuk kanë për t'iu kursyer kusuret, si vend i dorës së tretë që është.

Duke vëzhguar se në çfarë bataku ka rrëshqitur bota

"Ka ardhur kohe e keqe" eshte nje mit. Nuk ka pasur asnjehere kohe te kollajta, tha.

Kjo e përforcon edhe më shumë idenë që s'kemi ç'përmirsim të presim, se m... ka qenë, është dhe do të jetë...

C'ka na sjell gjithesesi tek dialektika e m...-ese. Shit happens, tha Forrest Gumpi, por une nuk besoj, megjithe enthusiazmen qe kjo zgjoi nder masat e gjera amerikane, qe ceshtja mund te kalohet kaq lehte. Sepse, sidomos kur vjen fjala tek m-ja, principi i parsimonise nuk duhet te zbatohet. Po ashtu, sepse thjesht prononcimi permban shume pyetje te papergjigjura, sikunder supozohet te jete cdo pyetje seminale. Ndodh (kjo eshte nje folje e pakohe dhe pavetore, pra perfshin te kaluaren e te ardhmen, cilindo c'ka qene, c'eshte e cdo te behete), - por pse ndodh, si ndodh, kur, dhe sidomos a eshte e kushtezuar ndodhia, ngjarja ne kuptimin statistikor, cilat jane gjasat dhe a ka nje shperndarje qe sillet mire matematikisht, apo i perngjet te ashtuquajtures zhurme te bardhe? Neqoftese ekzistencialisti do pershtaste kredon e vet "I shit, therefore I am", atehere fare lehte mund te kercehet ne kampin tjeter hegelian qe don te na mbushe mendjen se nje m-e qe ekziston eshte e arsyeshme, dhe eshte e arsyeshme sepse eksiston. Duhet kuptuar qe m-eja eshte sa ceshtje permbajtje, po aq edhe forme. Nuk mnd t'i ndash keto dy aspekte nga njeri tjetri; Karl Marksi i rrefente te atit, ne ate letren e famshme derguar ketij te fundit ne nentor te 1837, se kish bere pikerisht kete gabim, dhe se formen e kish marre derimeatehere si nje sekretari me rafte ku mund te hidhte cfaredolloj m-eje. Kur m-eja eshte aq individuale. Permbajtje e cliruar nga prangat e formes, gjeja shqeto, pristine, e pandyre nga "schmink"-u elitar detergjento aromatik i konsumerizmes ala Truman show. Kur m-eja mund te paguhet me flori, te kerkohet me qiri, te thuhet pak a shume me thuaj c'm-e ben ti, te te them se cili je. Jo me kot P. Manzoni iu prononcua botes se jo te gjithe bejme te njejten m-e. Kjo e imja eshte m-e artisti, tha. Dhe e futi ne konserve, gati ta shpinte ne Savre afer Parisit; nje cope ka shkuar mbi 80 mije dollare sot, dhe s'ke ku e gjen. E hodhi ne gjyq ai boti qe e kish blere, se nuk iu duk si m-e, te pakten jo si m-e artistike, e paditi, me premtove m-e, tha, ku e ke, s'po e shoh. Sepse ne fund te fundit, shpotia popullore qe s'paska dallim mes m-ese se njome dhe te thate, ka dicka qe dhunon mardhenien mes formes dhe permbajtjes, per te mos folur per inkonsistencat fiziko-mekanike te ceshtjes. Pra, per ta mbyllur, nuk eshte problemi (vetem) qe m-e kemi qene e do mbetemi; ate e marr te mireqene. Ceshtja eshte cfare lloj m-eje? (e di qe kjo mund te hape debate pa fund te tipit i biri, i ati dhe ai qe beri t'ane, apo venien e m-ese ne konstrukte emerore-gjindore convoluted, por ketu me duhet ta mbyll per arsye qe pak kane te bejne me skatologjine).

 qe shqiptaret kane ndryshuar dhe do ndryshojne akoma ky eshte nje fakt.shoqeria njerezore ne cdo kohe dhe ne cdo vend evoluon.shqiperia nuk ben perjashtim.qe bota po shkon avash avash drejt humenres kjo duket po mua me ngushellon fakti qe ne shqiptaret duke qene ne  humnere prej kohesh nuk do e ndiejme ndryshimin.do bejme sehir si kemi bere gjithe kohes.

dihet cudia me e madhe 3 dite zgjat!

Blend' besoj e mban mend  "Gazeten" ku kemi qene dhe autore shkrimesh, e pra, ajo u mbyll pikerisht se nuk i beri fresk asnje partie apo politikani...

E si mund te jesh optimist per te ardhmen e ketij vendi ku per te arritur dicka te duhet patjeter t'i besh fresk dikujt?

populli inë do te shkojë ...nga fitorrja ....në fitorrje. 

                                                                

Shume, shume, shume optimist!

Te gjendur ne kete kryqezim te sikletshems midis Bizantit e Romes, per here te pare ne histori pas kaq e kaq shekujsh, i kemi te gjitha kushtet per ta konsideruar e perdorur vendodhjen tone gjeografike jo me si nje fatkeqesi, por si nje dhurate te Zotit dhe burim te mirash.

Gooo...d morning Albania! smiley

Ne kuadrin e krizave ekonomike, mjedisore, lufterave qe po shtohen, burimeve energjitike qe po pakesohen, ndikimit politik ne rritje te nacional-fashisteve ne Euro-azi dhe cowboys-ve ne USA, dhe duke i shtuar qeverisjen e keqe qe kemi ( Berisha) dhe ate akoma me te keqe qe na pret (Rama), nuk mendoj se diskutohet me optimizem apo pesimizem, por te te plase apo jo.

T'a rruaç a te mos ta rruaç. Qjo eshte belaja. Po u i dhaç karar. O pi. O dehem.

ore "bakabon" smiley

o Flo! Me kujtove nje njeriun tim shume te dashur, qe perdorte "bakabon" dhe "ganister".

edhe une i kam ca njerez te dashur qe i kan pas' perdor smiley e mbase per shkak te mallit per ta kam filluar pavetedijshem t'i perdor keto fjale

ehhh

aman mos na jep te pime qe me m'njes

i dha karar qy... pssss

 

Jam pesimist sepse:

Pozicioni strategjik eshte nje thele e lakmueshme per te gjithe dhe shqyerja do te vazhdoje deri sa dikush te thote qe kjo eshte imja e ju te tjeret rrini e shikoni.                                                                                                                      Sepse ka nje psikologji dominante distruksion mbi ate konstruksion.                                                                                                             Sepse ka nje deficence te madhe kulturale te trasheguar ne shekuj e cila eshte shtrati i ndertimit te nje te reje te konsoliduar.                                     Sepse njerzit qe jane banues nen nje ure nuk e quajne ate prone te tyren por strehe te perkoheshme te tyren.

Jam optimist sepse;

Zoti e ka vendosur ne nje klime, natyre qe i afrohet parajses.                          I ka dhene burime jetese per ta bere te mbiekzistues te perjetshem.                                                                                                        I ka dhene egon te cilen e ka ruajtur ne forme primitive, por ne te njejten kohe edhe ndertimin e bashkesise ne rast rreziku                                       Ruan akoma vleren e familjes dhe fisit si ndertim social dhe perfitim material.

 

tesh, te jesh pesimist do te thote te besosh ne ate gje, te jesh optimist do te thote ta shpresosh.Perkembimet e mundshme per ti dhane pergjigje pytjes bajini vete tesh smiley

Edhe te jesh optimist, do te thote te besosh ne ate "gje"! smiley

Pesimist, deri sa te mos  shihet nje fytyre 24 ore ne dite qe thote me gojen e shtrember plote e plote sllogane boshe!

Pesimist, deri athere kur populli te mos kete ngjyre politike manipuluese nga hajdutet e politikes, klanet e tyre!

Pesimist deri athere kur te ngrihet nje sistem i vertete i pavarur drejtesie, (shteti ligjor) qe tu presi duart atyre qe vjedhin pasurine kombetare duke qene ne pushtet!

Pesimist deri athere kur genjeshtra dhe mashtrimi te denehohen ashper!

Pesimist kur Partia te mos jete streha e rrugaceve politike, vagabondeve, shpifseve,mashtruesave, vjedhesve!

Pesimist deri athere kur Parlamenti te mos jete vendi i sharjeve nga robte e shtepise,ose i tregimit te prralave me shaka e kripura si te Duce Berishes!

Kur te fillojne keto ndryshime atehere do te kem shprese se Shqiperia do te behet!

Duke jetuar e parè se si kemi humbur dhe vazhdojmè me njè kokfortèsi tè pashpjegueshme tè humbasim çdo shanc qè na japin zhvillimet botrore jam shumè pesimist pèr tè ardhmen e vendit tim....disa gjèra qè popuj apo vende tè tjera i arrijnè me qetèsi e urtèsi, ne na duhet ti arijmè me vuajtje e dèshpèrim...ndryshimi èshtè i pashmagshèm pèr çdo vend,ka thènè dikush qè edhe njè orè e prishur,tè paktèn njè herè nè ditè tregon orèn e saktè...problemi èshtè se çfarè çmimi paguan ai vend pèr çdo ndryshim...dhe deri tani çmimi ka qenè gjithmon shumè i kripur..dhe nuk kam elemente qè tè mè bèjnè tè mendoj se edhe nè tè ardhmen e afèrt nuk do tè jetè kèshtu.

Une jam optimiste e pandreqshme (nese ndreqja eshte kthimi ne pesimiste). Mbase shqiptaret jane njerez qe kane nevoje per me shume durim, sepse ne pergjithesi jane drastike, negative ne te shprehur, sikur ndjejne nje çlirim ne momentin qe dhe ti "futesh ne nje thes me te tjere". Me siguri njerezit qe bien pre e kesaj jane arsye per te me zbehur optimizmin, po ka te tjere qe kane nevoje per "energji aktivizimi" smiley, qe mesa duket asnje deri tani s'ka qene ne gjendje ta jape mjaftueshem. Edhe vdekjen "pas qafe e kemi ", po s'rrime duke pritur vdekjen perdite smiley

Qepalla! smiley

Duket qe s'keni qendruar aq sa duhet ne Shqiperi ju te dy.

 

Pikerisht Ana. Prandaj arrijme ta shohim Shqiperine nga nje kendveshtrim tjeter dhe prandaj kemi vendos te kthehemi ketu.

Infektohu nga optimizmi yne! smiley

Kam fituar imunitet. s'ka virus qe m'kap...

Jemi ne pune e siper per te shpik nje virus akoma me te fuqishem.

Pastaj nuk do te kete vaksine qe do te te sheroje nga pozitiviteti. smiley

VIVA LA VIDA! smiley

ëhë, mire, ashtu eshte ; )

; )

Ja, e  shikon... qe tani fillove te buzeqeshesh...

Dhe eshte vecse fillimi. smiley

Tani ju e doni optopesimizmin ne kendveshtrimin afatshkurte apo afatgjate?!! kot tesh edhe une smiley hihihihi sa me ju fute ne ngaterrese...smiley

c'thote pecora?

ne nje kope me pecore te zeza pecora e bardhe asht pecora e zeze...

 

a punto smiley e punto nero punto nero

 

E hengert mortja vdekjen jalla qe te rri pas qafe ty.

smiley 

Per Anen: Sapo me moren çanten nga tavolina e zyres. Me mire te me kishin kerkuar leket sesa qe me moren çanten ( qe nuku ishte e shtrenjte po kush ben dok nga e para!). Ma perkufizo pak : "SA DUHET?"

uot?

pa perserite njecike tani ate qe shkrove ca ore me pare

"Mbase shqiptaret jane njerez qe kane nevoje per me shume durim, sepse ne pergjithesi jane drastike, negative ne te shprehur"

sorry per canten

Po, e perseris smiley. Une e thashe qe te beja shaka me Anen, e cila mendon qe s'kam ndenjur mjaftueshem ne Shqiperi. Canten ta marrin dhe nga dora kudo qe  te jesh, s'eshte ndonje çudi dhe as eshte tipike shqiptare. Kur nje njeri eshte optimist s'do te thote me patjeter qe e ka jeten fushe me lule dhe as qe nuk i duhet te punoje, dhe as qe s'ka njohur njerez te keqinj. Me shume ne kete rast me kushton mangesia ime (sepse dok me prishin mua pune), sesa vjedhja e asaj, qe mbase kishte me shume nevoje se une per aq leke sa gjeti aty( se s'e kisha çanten me miliona smiley)

10 me yll edhe per kete.

Pa, pa, pa ca goce qe je. Ti je nga ato njerezit me te cilet duhet te pish kafe ne mengjes se ta bejne diell gjithe diten. smiley

Hajde Iris mos e ca koken se do blesh nje cante me te bukur dhe sa per dokumentet shiko anen pozitive, do t'i kesh te reja fringo dhe me fotografi te perditesuara. smiley

PS: A ka nanjoni qe do me vjedh ket laptopin tim se s'po di ku me e cu? smiley

Cel shyqyr s'e kisha ne çante, po ti ki mendjen se ke BB, mua dhe po te ma marrin 20 euro ben smiley

po ti mi gru, shitse ambulante punon qe ta merrkan canten nga tavolina e punes kaq kollaj e ?

Shko me hap syte se aty verdalle e ke lene. Ja ku e ke te cepi i tavolines. Apo e gjete dhe s'do ta permendesh? Ca deshe te theshe tine me, qe e kemi administratken ajdute ne me... aj'me t'u mbyllt e mendjes aaaaajdeeee.

Edhe mua celularin ma vodhen nga tavolina e punes. Jo nje koleg, por nje kliente. Ishte nga ato te semurat (si quhen?) qe nuk rezistojne dot nga tentimi per te vjedh. Me te vertete.

BB-ne e ruj vetem kur shkoj ne Vlore se me ka vene Monda nja dy gango te lagjes nga pas per te ma sgrap! smiley Nuk e di ne e mban mend ate muhabetin e  veres. smiley

PS: Para se te merrja BB me vodhen nje Nokia te lezetshem qe me pelqente shume. U bera zeher. smiley Por imagjino, po te mos ma kishin vjedhur ate celular as nuk do te me kishte shku ne mendje me ble Blackberrin. smiley

...

Kur te fillojne keto ndryshime atehere do te kem shprese se Shqiperia do te behet!

Nqs. do qe keto ndryshime te fillojne hajde ne vendin tend, bujrum... kontribuo qe ato te ndodhin.

Apo mos pretendon qe dikush tjeter t'i bej gati per ty?!

U po, kisha dhe nje gje tjeter, meqe postova qe postova tani: Analiza e deshtimeve behet pak "seprapthi" ketu. Asnje s'eshte ne gjendje te pranoje me ze te larte qofte dhe me NDOSHTA, qe ka deshtuar sepse s'ka ditur. Mua me duket shume shume normale qe nje njeri qe s'ka mbushur akoma 30 vjeç te beje dhe gabime, te deshtoje ne projektet qe ka, ajo qe nuk me duket normale eshte te mos mesoje ti analizoje objektivisht, por t'ia hedhe gjithnje fajin te tjereve qe s'e kane kuptuar, apo qe jane "kafshe", apo "idiote", apo sepse "ketu nuk funksionon asgje". Pak me shume analize vetvetes dhe besim se s'je i/e vetmja qe te funksionon truri, do ma rriste mjaft optimizmin.

p.s: s'paragjykoj moshen, mund te gabohet edhe me vone, por presupozoj qe ajo eshte me problematikja sepse duhet te jete moment i rendesishem rritjeje njerezore dhe profesionale.

10 me yll!

Ky eshte nje mentalitet i vjeter qe dalengadale po ndryshon.

Ols, me lejo te "te godas" me rreshtat qe vete ti po i duartroket

"sikur ndjejne nje çlirim ne momentin qe dhe ti "futesh ne nje thes me te tjere"

p.s

smiley

Po pse do te me godasesh?! Ca te kam bo?! smiley

Gjithsesi une po e kap kete gjuajtjen tende me nje levizje speciale karateje smiley 

Eshte shume e bukur shprehja qe ke cituar. Pikerisht, le te mos futemi ne te njejtin thes, ne thesin e pesimizimit. Le te mos futemi ne asnje thes ne fakt.

Le te shijojme lirine dhe ajrin e paster e te fresket te optimizmit... me te gjitha pergjegjesite qe natyrisht kjo liri te imponon. smiley

e pra, secilit thesin e vet smiley

Une nuk du te futem ne thes. smiley

ka pas qene dikur kur kam qene kalama, nje loje me ca tipa qe futeshin ne thes dhe ecnin pupthi me kercime optimiste smiley

 

Imagjino tani te njejten loje, por... pa thes. smiley

thesin nga kembet, ktheje e vere ne koke qe te mbyllesh syte smiley

Ore, po c'jane keta njerez qe dun patjeter te te fusin ne thes?!

Po s'du mi thes... s'du! smiley

Hajde tashi dil edhe ti nga thesi se s'ka lezet... Kot me kot... Po c'jane keto lojra me thes?! Ne ket moshe?! smiley 

VIVA LA VIDA!!!

Ols, Futu ne thes ose largohu smiley

Ols, me lejo te "te godas" me rreshtat qe vete ti po i duartroket

"sikur ndjejne nje çlirim ne momentin qe dhe ti "futesh ne nje thes me te tjere"

p.s

Smile

Shah... Mat! smiley

Une i kam pa gjujtje. smiley

ah, po ti nuk e kupton qe  keshtu je vete-shah-matosur smiley

Une edhe te du, s'kam thes smiley

Une e pranoj se kam deshtu ne disa gjana, dhe jam i bindun se do deshtoj ne t'ardhmem, se do me ece keq, do me ike fati, nga padija apo mungesa e eksperinces, nga situata apo se te tjeret kane kene me te zote se une...etj merreni si te dushe po rendesi ca dicka qe dikush qe i tha dikujt pra nja 2000 vjeteve..

Ngrihu dhe ec

AMEN!

qa ke mer ols

qeke gdhi kaq optimist sot, njele tuj duartrokit lart e poshte

... smiley

 C`eshte kjo pyetje kshu? Shteti, shoqeria, politika??

Shteti do behet me mafioz, shoqeria me e komplikuar, politika me shkerdhate.

 

Shume pesimist.

Mè falni qè ndèrhyj...por ç'hyn kètu dèshtimi apo suksesi i dikujt me gjendjen nè tèrsi tè njè vendi ku asgjè nuk funksionon jo nè mènyrè perfekte por as normalisht sè paku...nè se mendoni se gjithçka varet nga individi e jo nga tèrsia e gjèrave...atèher mè shpjegoni ju qè jetoni aty,me gjithè optimizmin e kèsaj bote si mund tè jetoj njè njeri me 300000 lek nè muaj nè Shqipèri?Apo mendoni se brenda 1 viti,2 apo 3 dikush me shkopin magjik do tè rris rrogat e do tè ulè çmimet,apo do vendos 1 minimum drejtèsie nè marrdhèniet mes njerzve?... edhe nè Haiti apo Afrikè sot ka njerèz "tè sukseshèm dhe optimist" por kjo nuk do tè thotè se shumica qè rron pèr ibret...janè thjesht dèshtak tè lindur!!!

se kuptoj pse ka bo pytjen blendi

duke qene se ktu ne peshk, opinioni eshte qe (simas venalinjve, por me shume simas te perjashtmve) mo zi nuk bohet, mo keq nuk bohet, i bie qe te bohet mo mire

smiley

apo e kam gabim?

 

aspirina s'kishte, doktori nuk kishte

asamon moj vali, vali valentina

(qaj, qaj po deshe...) ... [klarineta vazhdo me t'keput shpyrtin...]

mos rri i vranum...

mashalla lali, mashalla...

Sigurisht qe ma mir do bahet ... vetem puna asht sa te gjej edhe un noj mnyr per te vjedhe dicka . Ata vjedhin dhe pasurohen, un vjedhi dhe pasurohem neser vjedh ti dhe pasurohesh e kshu pasurohet Shqipria .  Kjo pritja me ban pak pesimist se deri tash midis cubave jam nder te dobtit , por me pak durim do te msoj edhe un. Sabri ka selametin thone.... I never give up

 

Kur shikoj marrosjen qe kane njerzit mbas Big Brotherve, bohem Pesimist!

Tashi, seriozisht, pesimizmi dhe optimizmi jane njesoj te nevojshem, kur e mendon

Optimizmi eshte i nevojshem ne kuadrin e gjetjeve te rrugeve,  dhe hedhjes se ideve per te gjet nje vizion te perbashket, nje utopi te rradhes.

Ps. Pyetja do te ishte me interesante sikur mos ta kishte ngrit opinionisti i Big Brother..

Per me shume drejtojuni Sami Frasherit tek " Shqiperia cka qene, c'eshte e c'do te behet"

 

 Nuk është e thënë që të bëhet më mirë apo më keq. Ka edhe alternativa të tjera. P.sh. të mbetet po kështu. Ose përsëritje nga e para. Ose nga fundi drejt fillimit.

Gjendja duhet trajtuar si film i përditshëm 24 orësh: mund ta shohësh nga mesi vetëm pak, ose vetëm fundin, ose futesh dy herë në kinema, ose e xhiron vetë apo xhirohesh tip B.B. apo B.S., ose shet biletat. Bukë, sehir dhe seks do robi.

Cfarë do të ndryshoja unë në Arnautistan:

1. Duhet lejuar legalisht bari. Model hollandez. Pastaj do të kemi edhe ne shumë shpejt Van Gogh-at tonë personalë dhe do binte shumë niveli hormonal i agresivitetit në të patur të drejtë. Chill out për të gjithë dhe shumë turistë.

2. Do sponzorizoja tallavën, hallvën dhe tavllën.

3. Rastafari dhe kilt me detyrim për malësorët; dietë shtetërore për obezët; bukën që tepron ta hanë ata që nuk kanë.

4. Punë vullnetare për të gjithë e jo vetëm për pakicat e privilegjuara.

5. Zbor metafizik për të palodhurit.

6. Shtëpi publike të kontrolluara nga Spitali Ushtarak për adultët (rrulat).

Transmetim live prej aty me opinionistë të zgjedhur me kujdes nga rinia intelektuale, shpresa e mëmëdheut, se vetëm atë kemi ndaj dhe shumë i dashur.

7. Jo më fshirje temash B.B. nga P.P.U.

Cdo sugjerim tjetër është i mirëpritur.

 

 

Ja ca pika nga nje bashkfshatar i imi: smiley

1 - Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

2 - Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

3 - Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

4 - Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

 

Rroftë Shqipëria!
Rroftë Atdheu kombëtar shqiptar!
Rroftë Flamuri nacional shqipar, kombëtar, kuq e zi me zhgabën madhështore, trimërore, dykrenore, shqiptare e Lekës, Pirros edhe e Skënderit, që e ngriti Ismail Qemali!
Rrofshin të gjithë dëshmorët edhe heronjtë e kombit që vdiqnë për Mëmëdhenë!
Rroftë! Rroftë! Rroftë!!!
I them këto të gjithë nga fundi i zemrës, i mëlçisë dhe i plënxit kombëtar, sepse jam patriot i vërtetë edhe i flaktë si flaka e zjarrit!
I kulluar si llomi!
I pastër si balta!
I drejtë si drapëri!

Do më pyesësh ç’zanat kam?
- Zanat? S’ke turp të më pyesësh kësilloj? Ç’zanat të kem, kur jam patriot kombëtar? Ky është zanati im! Ndaj dhe shumë optimistë s'ka si t'mos jemi (i)!

Për heqjen e asaj temës së djeshme Blend, kushedi sa je hidhëruar! Me siguri ky hap u bë me shumë dhimbje, por me dëshirën e mirë për të na e shtuar neve edhe më optimizmin për të ardhmen e vendit.

Bukur, më pëlqeu (© PT) Djema (© PT).

 programi minimal  i nje patrioti optimist dhe progresist

manifest futuristo optimist  i peshkut pa hala smiley

Gjithsesi ka optimizem iluziv ( te fluturosh me presh ne bith) dhe optimizem per progres. Raporti i ketyre te dyjave duhet vlersuar.

Me Big Brothera i ofrojme njerzve ate te parin.

 

 une jam shume optimiste per vitin e ri. Te njerz te humbur aida shtino e filloj vitin e ri me bashkim zemrash.

jam optimiste qe burri me do me doje shume fort sivjet...ka ngel pa pune, thone qe kriza ekonomike do bashkoj zemrat.

rrofte aleksander frangaj!!!!!

 

 po ai ene pa pun, e ne ta dredh? smiley

Po atyre qe lodhen ne pune s'u bie ndermend edhe per dashnore ore, s'kane fuqi! smiley

tamam tamam

kshu nodhi kur ca kalamaqe ngacmonin ca burra qe punonin e bonin pare

eee - ju thojshin - he na tregoni sa dashnore kini

po ik er bir  - i thane - ne spo ....grate tona, ti thu dashnore smiley

 Tani i jeni afruar tamam temes se optimizmit . smiley tani po kuptojme se c`ne gjith ky optimizem ne Shqipni.Rrofte papunesia ! : pasuria rishperndahet smiley

smiley

cke re

une tregoj vetem histori t'verteta smiley

 po jo e pra me...e ka lene dashnoren ene punen. O bo BURRE shtepie.

ps. mos i kallxo kujt po ene la e shperla shtepine ....ptuj ptuj ptuj

 

Shyqyr, se na bere te gjitheve merak ate dite.

Po me ashtu gjithcka ok?

 qyqja olso...ina gzu pa mase krejt...ser bekampi me vitoren po u bojshin me kalama. lene kte muhabet se jam tu pregatit hallven per hajreliu qe me dha njuzin.

 

kta mduket bajne gare me Argita Berishen

kush pjell ma shume

nejse Argita jua futi, e bani cunin, t'shofim tashti a do e bajne kta gocen

 hajreli hajreli mi zemer!

U argit e shkrete. I ishin bo nja dy zmaljatura dhe ishte krejt nerva... si smu bone mu mi qe me rafte llotaria me rafte

 

 paska ndryshu konga e atij talionit kshu? dhe ne vazhdojm e punojme smiley

ata qe kane takat punojne dhe jasht orarit.....

iris, s'e nuk po di ku te te shkruaj me, qenka bere lemsh e kacile atje lart... smiley

ceshtja nuk eshte thjesht tek nje vjedhje cante ( qe me vjen keq, sidoqofte) mua s'me ka ndodhur kurre qe te me vjedhin xhepista a ku di une c'tjeter te ketij kallepi, por me vjedhin perdite optimizmin dhe buzeqeshjen lajmet qe degjoj e lexoj per vrasje gjakmarrjeje, per rruge qe perurohen para se te fillojne punimet, pastaj qe perurohen para se te shqepet e te qepet per se shtati, per dritat qe kam frike te ndez kaloriferin s'e nuk e di sa do t'ia kercase Keshi kesaj radhe e mua s'ma kercet xhepi ta paguaj, per  ata femijet e vegjel qe kam diskutuar ca dite me pare, qe ndryshe trajtohen nga shteti dhe ndryshe ne nje shtepi private femijesh... e shume te tjera qe s'kam nerva t'i rendis... Dhe ti, Olsi, une here e tek ( kur me kap damari optimist dhe jo cdo gje me duket zi, sepse dua ta mohoj realitetin me vetedije) a ndonje tjeter qe nuk eshte militant partie ( dhe kjo duhet theksuar) shijme si kali ne leme dhe jemi "in balia degli eventi", sepse sado te beje individi, mbetet vetem perballe strukturave shteterore.

Na schiusmi qe s'jam aq optimiste sa ju per te pakten, nja 20 vjet te tjere, por dashte Zoti e pergenjeshtrohem! thene kete, nuk e mohoj aspak qe me mosoptimizmin tim, me ato mundesite e mia te pakta, do te perpiqem te bej dicka per aq sa mund te kem ne dore.

http://www.youtube.com/watch?v=VIi7RfFMUgg kete e ka quajtur ai si kenge "grevethyese" dhe Celentanon na i hoqen nga radiua smiley .  Ka pervoja te reja sot . Psh Kau Damaz qe  vetem ushqehet ne grazhd , perben nje raport shume intrigues analitik me kaun qe terheq parmenden smiley . Lopet mund te kene ide me te qarta !

sigurisht qe jam optimist. Perderisa qenia njerezore eshte e destinuar te vdese apo ndroje jete, edhe Salibani shpejt apo vone do te ike nga kjo bote. Uroj sa me shpejt qe gjerat te fillojne te ndryshojne per mire.

"Nje dite do te behet me mire" e tha kenga optimiste e Fitnetes me nota melankoliko-pesimiste www.youtube.com/watch

Faktet aktuale ne Shqiperi tregojne se shume gjera nuk jane ne drejtimin e duhur. Politika eshte shume larg objektivave qe deklaronte para 20 vjetesh, dhe vazhdon te udheheqe nje klike neokomuniste qe si shpetim shihet vetem vdekja biologjike e tyre. Shteti Shqiptar vazhon pikiaden ne te gjitha drejtimet, shendetesi, arsim, ekonomi... packa se dikush mund te thote se sot pime coca-cola dhe flasim me celular kur dje mbanim rradhen e qumeshtit, krahasimet behen midis shteteve qe kane te njejtin te drejtim udheheqje. Shoqeria shqiptare me se shumti ka adoptuar anet negative te kultures liberale dhe kapitalizmit duke arritur sot qe shume akte imorale e joligjore te vleresohen si arritje dhe suksese personale, ndersa individet qe punojne me ndershmeri e shpenzojne energji intelektuale per te arritur dicka shihen si deshtak e jashte mode. Sot ka nji zhvillim infrastrukturor per shkak te kapitalizmit por edhe ne kete pike po te krahasohemi me vendet qe kerkojme ti pergjasim duket qarte se jemi large shume.

Shoqeria shqiptare me se shumti ka adoptuar anet negative te kultures liberale dhe kapitalizmit duke arritur sot qe shume akte imorale e joligjore te vleresohen si arritje dhe suksese personale, ndersa individet qe punojne me ndershmeri e shpenzojne energji intelektuale per te arritur dicka shihen si deshtak e jashte mode.

 

Admina shikojeni njehere kete me larte se mbase e fusni tek "thenjet e momentit" se kme duket ja vlen, apo jo?

Une jo vetem qe nuk futem ne "thesin e pesimizmit", por jam dhe shume optimiste.

E vertete qe gjerat ne Shqiperi nuk kane ecur ashtu sic duhet, e vertete qe mund te ishim shume here ne mire... por kjo nuk do te thote qe gjerat nuk do te permiresohen...

Pesimizni nuk sjell gje tjeter vecse negativitet, ngecje, perhumbje.

Optimizmi = shprese + besim qe do ia dalim. Dhe me ane te kesaj formule gjerat marrin nuanca pozitive, ecin, permiresohen smiley

kush e do me gjithe shpirt atdheun dhe e ndien krenarine qe i jep gjaku, duhet te ndihet optimist, te shpresoje dhe punoje, t'i sherbeje vendit te tij dhe kombit kudo qe te jetoje, ne menyren qe ai mundet, me synimin per nje te ardhme sado pak me te mire se e tashmja. vlerat kombetare jane te paperziera me bindjet e tua fetare, politike, filozofike. Kombi duhet, pavaresisht gjithckaje, pavaresisht sa i vogel, sa i parendesishem, pavaresiht gjendjes ne te cilen ndodhet ne nje cast te caktuar.

 Desha me thone dhe une i gjo por kur lexova keto dy komentet e fundit,e pashe qe nuk kisha cfare te shtoja me.

Shume te bukura jane ne fakt.

 Pesimisti nga optimisti dallojne se nga ç'ane e shohin goten, nga gjysma e larte apo nga gjysma e poshte. Por ata akoma nuk e kane mesuar se kane nje gje te perbashket, ata kane perpara syve vetem nje gjysem gote. 

Pra te dashur miq edhe ne kemi perpara nje gjysem gote. Qe do te kete zhvillim, kjo nuk ka diskutim, qe do te kete prosperitet edhe ko nuk doskutohet, por dalim perseri tek ajo gota pergjysem, kur????????????

Ne vertete jemi popull vital, gjithe ky zhvillim qe ka vendi yne, eshte fryt i njeriut te lire, i mendimit te lire, i lirise vete, por vete liria ç'eshte???????????

A e kemi ne vertete lirine per te bere jo vetem 5, sa kemi bere tani, por 10, 12, apo 20??????????

Ku ndryshojme ne nga kinezet, qe bejne, jo 12, as 15, por 20, apo 25?????

Ja pra te nderuar peshq, me luspa. apo pa to, me kurriz, apo pa to, ky eshte thelbi, ajo gjysem gote kur do te filloje te mbushet e te shkoje 60, 65 apo 85%, sepse na mbeti gjysma ne dore dhe me nje gjysem pa gjysmen tjeter, te gjithe e dine se eshte gjysmake.

An optimist is a guy who has never had much experience.
 

An optimist is someone who still hopes and believes, despite his bad experience.

An optimist thinks we live in the best world possible. A pessimist knows it.

Më habit, në kuptimin e mirë të fjalës, optimizmi femëror. A keni gjëndra të veçanta që prodhojnë optimizëm? Nëse po, më jepni dhe mua. smiley

 

Po, ekzistojne disa gjendra super te vecanta qe prodhojne optimizem te cilat jane pjese e cdo njeriu, dmth edhe e meshkujve smiley

Une them qe futi njehere nje kontroll te detajuar vetes tende dhe me pak  shprese dhe besim them se do ti gjesh smiley Nese jo, flasim smiley

Jo, jo... unë jam i bindur që ka një ndryshim. Madje do të spekulloja se ky ndryshim është i thellë, dhe i largët shumë. Që nga kohë e shpellave... Mendo burri niset për të vra ndonjë kafshë. Ka marrë heshtën në dorë dhe po vrapon... e duke vrapuar mendon: duhet të vras patjetër një kafshë... se po nuk ia dola dot, sdo kemi ça mtin të hamë për darkë.

... e ndërkohë gruaja brenda shpellës:

- Ishalla vret ndonjë kafshë! Ah po të vriste një kafshë, do të gatuaja një drekë (ose darkë sipas vaftit) shumë të shijshme.

..."kohet e shpellave" sipas nje kendveshtrimi pesimist smiley

Jo, jo. Morali i fabulës është ky: Në kohën e shpellave, olsibimist të jesh apo pesimist, po nuk vrave kafshë, nuk jeton dot.

Të jesh optimist, apo pesimist është irrelevante, përsa kohë nuk është vrarë kafsha, apo më mirë: përsa kohë pesimizmi apo optimizmi, nuk është i lidhur me vrasjen e kafshës.

 

 

Paske zbulu ujin e ngrohte. smiley

Ky ishte versioni pesimist i shpellarit tat?!

duhet të vras patjetër një kafshë... se po nuk ia dola dot, sdo kemi ça mtin të hamë për darkë.

OK. Ja dhe versioni optimist (apo olsibimist si c'thua ti) i shpellarit:

Mmm... sot ndihem ne forme per te gjuajtur nja 10 kafshe. Me ate rast qerras edhe ate komshiun tim pesimist te shpelles ngjitur. smiley

Po ik e lal ik... ik se duke pa nga qielli smiley, re mu brenda në gropën që kisha hap për kafshën... ik.

Ik kap ndonjë flutur meqë je në formë, dhe tregojua gocave. Mbase u prish mendjen. smiley.

 

Ou... prit... cfare shoh aty?!

Ne grope paska rene perpara meje pikerisht ai komshiu pesimist qe ashtu si mua kishte dal per gjah.

Pas nja nje ore bisede motivuese per te rrit nivelin e tij te optimizmit arrij me sukses ta bind qe te me mbaje mbi supe derisa une mundem te dal nga gropa. Me pas i jap doren edhe atij dhe e terheq jashte.

Tani se bashku vazhdojme gjuetine. Dita jone shkon si mos me mire. Me se fundi ashtu me duart plot me sorkalle e me fazane kthehemi tek princeshat tona qe na presin plot gaz e hare.

smiley

Give me 5 Olsibimist smiley

Duke kerkuar shprehje ne internet mbi optimizmin dhe pesimizmin u ndesha ne kete:

An optimist will tell you the glass is half-full; the pessimist, half-empty; and the engineer will tell you the glass is twice the size it needs to be”

Interesante, midis optimisteve dhe pesimisteve futet nje figure e trete: inxhinjeri.

duhet të jetë marrë nga ndonjë sit me shaka nga inxhinierët për inxhinierët...

Ishte thjesht nje sit me shprehje (quotes). Por me duket interesante cfare kam cituar me siper sepse po ta mendosh, optimizmi apo pesimizmi eshte nje lloj qasjeje, le te themi, shpirterore ndaj botes qe natyrisht pastaj transformohet ne dicka mendore dhe rrjedhimisht edhe materiale. Ndersa qasja e inxhinjerit dhe e inxhenjerise ne pergjithesi eshte ekskluzivisht materiale. Inxhinjeret jane realisht te tille. Dhe eshte simpatike sepse ne nje diskutim si ky, inxhinjeri futet ne mes si Fanti Spathi dhe gati-gati te carmatos me ate ftohtesine e tij prej tekniku.

Kurse te libri im i matematikës dikur pata lexuar një grimcë gazmore me një inxhinier, një fizikant dhe një matematicien që po udhëtonin me tren përmes Skocisë. Inxhinieri shikon nga dritarja një dele të zezë dhe thotë:

- Aha, delet skoceze qenkan të zeza.

- Jo, - ia pret fizikanti. - Kjo tregon që në Skoci ka edhe dele të zeza.

- Jo, jo, - thotë matematicieni. - Gjithë çfarë dimë është se në Skoci ka të paktën një dele dhe që të paktën njëra anë e saj është e zezë.

smiley

 

shif dhe ktë:

thuhet : lopa n'mal e përsheshi n'xhamt; peshku n'det e tigani n'zjarr ; rrushtë s'janë pjekë për dhelprën .Disa shprehje optimtsto-pesimiste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).