81 Komente

 dhe forth kajnd. i cuditshem me 4 u. (cuu-uuditshem) jo me 2.

Nuk mendoj se ka filma te cuditshem. ka shije te ndryshme zhanresh dhe filma qe arrijne te te rrokin ne menyra te ndryshme.

"being there" www.youtube.com/watch

Paj!

po shyqyr o  klesidra qe ta publikuan pyetjen me ne fund.  se na bere  merak..smiley

filmi me i çuditshem, (por jo vetem), me i ndyre me i peshtire qe kam pare, eshte nje film i vjeter italjan.  titullohet Salo...

http://www.youtube.com/watch?v=l2XzE2rgTGY

"Salo e le 120 giornate di sodoma" ka skena disi te renda, dhe perfundimisht per mosha te rritura, por artistikisht  eshte film i mire, dhe nje nga filmat me te perfolur te Pasolinit me simbolike te pasur. Per me teper qe i perket zhanrit te filmave politike, dhe nen kete prizem duhet pare..

Ps. kam frike se po ta shikoje ate film autorja e Pytjes, nuk do te rreshti me se publikuari pyetje ne PPU..

Salo eshte film i Pasolinit por histori e Mark de sad. Eshte ndoshta filmi me i fuqishem qe un e kam pare ndonjehere bashke me *Djajte*. Jane filma qe i sheh njehere dhe ngelen me ty pergjithmone. Ka njerez qe historite e De Sades psh apo vete filmi SALO i ka turbulluar thellesisht, sepse eshte teme qe provokon egzistencen e vet njeriut dhe shoqerise. Jane histori pa heronj, ku shpresa nuk vdes, sepse shprese nuk ka.

Montatorja

 Il Macellaio. Me cuditi shume ai kasapi qe e cau Alba Parietin me katersh si me qene mish qingji smiley

 t paska shku mendja per mish smiley

smiley

dhe meno qe data eshte 4 janar

Kot nuk ecen aq shume tregetia e mishit te bardhe smiley Jo per gje por mishi bardhe te ben dhe mire per shendetin thojne doktorret smiley

Sa per ''ruge te bardha'' ke filmin me 3 seri La romana e 1988 me Francesca Dellera..bardh e kuq ishte asokohe vajza  smiley

 po pra, ket menova. po oreksi vjen duke pare smiley

drejt drejt

Vanilla Sky

las vegas parano. megjthse eshte i cuditshem prape nuk mund te mos ta pelqesh. kam blere dhe librin jo per gje!

filmi me i cuditshem per mua eshte "udha e shkronjave"

 sigurisht qe ''udha e shkronjave do te jete'', packa se eshte realizuar mbi fakte reale. me sakte do te ishte te shkruaje '' filmi me i cuditshem per mua si grek eshte ''udha e shkronjave'' qe te ishe ne sinkronizim te plote me ca e ca fallsifikatore te historise....

Filmi ma i cuuditshem per mue ka ken nji film jugosllav qe titullohej "Prostitutka na letu" qe m'duket perkthehej "Prostituta ne krevat". Kurre nuk mora vesh cer lidhje kishte prostituta me krevatin. smiley

Më parë duhet ta dinim kush quhet film i çuuditshëm ? Ai që të le me gojë hap nga mirësia e tërësishme ; me gojë hap nga pakuptimsia ; kot më kot ; etj etj , në tê kundërt si biem kurrë në të dhe s'mund të krahasojmë gjë , si psh ky që është çudit nga bukuria e filmit "udha e shkronjave" kritikohet nga ata që kujtojnë se është çudit nga pavertetsia e filmit ec e gjegje po s'vure një përcaktim.

@ eri83 :

Eshte interesante kjo qe thua  ("udha e shkronjave" si film i çuditshem). Eshte ndofta nje nga 3-4 filmat me te mire shqiptare te realizuar ndonjehere. Ai eshte aq i mire, sepse eshte rrugetim, pra "nuk ndodh asgje". Kur them "nuk ndodh asgje", e kam fjalen qe nuk ka hilé skenaristike me te cilat je mesu (per fat te keq...) nga shumica e filmave qe qarkullojne sot ne botë (edhe pse, ne ate film,  ndodhin 1001 gjera te padukshme !). 

 

@ albano :

Sigurisht qe eshte siç shkruan ti : nuk ka filma te çuditshem. Termi "film i çuditshem" nuk do te thote asgje, nuk bën sens. Dhe sigurisht qe ka veçse zhanre te ndryshem, qe kane emra perkates, si psh 'film horror', 'film dramë psikologjike', ... etj etj.
Sikur regjizorët te benin secili qofte dhe nje te vetem film "te çuditshem" siç beri Pasolini "Salon" (qe ne fakt eshte film i hatashëm !), gjerat do shkonin shuuuume më mire ne kete qafire botë...   smiley

e ke pare filmin "the fourth kind"? Per nje aresye ose tjeter, ne frengjisht eshte quajtur "phenomenes paranormaux".

E ka pare njeri kete film?

Nuk e mora vesh se pse pyetja u degdis ne kete forme... dhe pse autori i pyetjes nuk merr pjese vete ne teme.

Jo, nuk e kam pà. E mbaj mend fort mire kur ka dale ne kinema (andej nga korriku, vjet). Por ka pare nje tjeter te te njejtes natyre me të... 

Por edhe me nje subjekt te tille, eshte pa kuptim te thuash 'film i çuditshem', pasi edhe nese tema eshte ajo e fenomeneve paranormale (zhdukja e pagjurme e disa personave ne Alaske), fenomenet paranormale mund te jene disi te çuditshme per disa, por vete filmi, per nga zhanri, eshte thriller (+ ca nota fantashkence).

Me fal, po duhet ta shohesh njehere. Nuk eshte fiksion, nuk eshte fantastiko shkencor. Eshte ngjarje e vertete, e bere film, dhe gjithashtu permban filmime origjinale. te gjitha cfare ndodhin qe duken si ngjarje fantastiko-shkencore, jane filmime origjinale, te bera me kamera amatore, ne momentin kur kane ndodhur. bile aty ke dhe filmime te bera nga kamera e makinave te policise. Dhe kur e quaj te cuditshem, eshte me te vertete i cuditshem, sepse eshte ngjarje e vertete.

Por ke te drejte, se duke pare postimet qe jane bere ketu, nuk po merret vesh se per cfare "cudie" behet fjale, dhe cfare nenkuptojne shqiptaret me "i cuditshem".

 stalker po thoja te cuditshem per shkak te skenarit jo per shkak te fenomenve paranormale.....

" Kur them "nuk ndodh asgje", e kam fjalen qe nuk ka hilé skenaristike me te cilat je mesu (per fat te keq...) nga shumica e filmave qe qarkullojne sot ne botë"

regjizori i atij filmi, ka nja 2-3 vjet qe po lexon se c`do te thote skenar filmi, ne moshen 60 vjecare...

aty nuk ka as skenar e asgje...eshte futja  kot plako.

lere fare kete muhabet 

Prap ke thene nje gje te mençur shume, kur shkruan :

aty nuk ka as skenar e asgje...eshte futja  kot

Duke qene se ka skenar e skenar, ndaj dhe "Udha e shkronjave" eshte film i mire, sepse nuk ka skenar (ashtu siç je mesu ti te kujtosh se eshte skenari...). 
Vazhdon te jesh ne rregull ! (pa dashje)  smiley

ah, edhe diçka tjeter :

edhe kur shkruan :

regjizori i atij filmi, ka nja 2-3 vjet qe po lexon se c`do te thote skenar filmi, ne moshen 60 vjecare...

prap ka mundesi te kesh te drejte !! Ne sensin qe, ndofta tani ai ka fillu me lexu se ç'jane skenaret, ose më sakt mender-skenarët ne kuptimin e filmave hollywoodianë. Dhe s'eshte çudi te bej nje film, tani, qe te jete beterr (edhe pse ka bere dikur nje film aq te mire, siç eshte "udha e shkronjave" !!).

Do nje shembull ?
Anagnosti ka qene nje nga dy-tre regjizoret e mire qe kemi patur (ata dy te tjeret, me te gjitha gjasat ka mundesi te kene qene Kristaq Dhamo apo Hysen Hakani).
Ky Anagnosti qe thua ti, ka bere para ca kohesh nje film (pas nja 20 vitesh heshtjeje), qe titullohet "Gjoleka, djali i Abazit". Por qe nuk ia afohet as ke gishti i vogel i kembes "maleve me blerim mbuluar", bere po nga ai, ketu e 40 vite me pare (me duket se eshte i 1971-it). 
E di pse ?
Sepse me siguri, keto vitet e fundit, Anagnosti ka lexu (si puna e atij regjizorit qe permend ti) se ç'do te thote skenar alla-hollywoodian, dhe ka thene me vete : "ta bej dhe une nje keshtu, dreqi e mori !". Dhe e beri... Dhe e "ndriti"... (gjunah, sepse per me teper, historia e Gjolekes, eshte historia e tij personale, pra mund te dilte nje film i shkelqyer !!). 

po flet ne menyre emocionale.....

kinemaja shqiptare dhe keta regjizore qe ti permende, nuk studiohen ne asnje akademi te planetit toke....

aq me teper kur ne vitin 2002, ne studimin e bere nga akademiket e britanike mbi kinemane e europes lindore, nga cdo shtet i lindjes kishte te pakten nga 1 film qe ja vlente per tu analizuar, kurse nga shqiperia nuk figuronte asnje film.....

 

qe nje film te marri vlere, duhet patjeter te kete skenar.... madje skenari i mire ze 50% te vleres se filmit....keto jane pikpamjet akademike.....te tjerat jane analiza emocionale te publikut...

Po ik o se le nam.... na thuaj pak cili film jo nga lindja vetem por edhe nga perendimi paska skenar qe ja vlen per tu studiuar?  qenke viktime fare ti......

bej ndonje studim dhe do ti gjesh.....

ore ti mban pergjegjesi per ato qe flet? une nuk bej deklarata te tilla idiote qe na paska skenare filmash mbi te cilat na u bekan analiza e studime akademike nga akademike. te lutem tani a ka mundesi te na sjellesh nje link per keto qe flet? jo se ste besoj por po me solle nje link do konfirmoj qe edhe lloj lloj kaqoli i thote vetes akademik. link te lutem perndryshe del genjeshtar e dukesh keq pastaj.

"te lutem tani a ka mundesi te na sjellesh nje link per keto qe flet?"

besoj se nuk e kam per detyre te bej apologji per te edukuar njerezit....nuk mund te harxhoj kohen time per mbushur mendjen e te tjereve...

une per vete i kam lexuar e studiuar.....ti qe je kurioz duhet ti kerkosh e ti lexosh...ne fund te fundit ti do ngelesh ne padituri nese nuk i kerkon...

mnjf deri tani dole genjeshtar.

Tani... e ke idene se sa filma behen ne bote? Me te vertete mendon se ka akademike qe merren me studimin e secilit film, duke i bere vleresime a eshte skenar me material te bollshem per studime akademike apo jo? E kupton qe po flet gjepura apo nuk e kupton?  Po hajde ta marrim te qene ate qe thua ti, qe jetojme ne nje bote ku cdo film na u analizoka per materialin akademik qe prodhon skenari, a mund te na thuash te pakten kush i ben vleresimet dhe pse duhet qe vulen e vleresimit tja japin britaniket apo amerikanet?

Filmat shqiptar sidomos te kohes te komunizmit ishin filma qe i drejtoheshin nje audience eskluzivisht shqiptare dhe arrinin jo vetem atehere, por edhe sot ti shohesh, te prekin emocionet nga performanca e shkelqyer a aktorve dhe menyra shume bukur e kapjes te publikut. Tani nuk e marr vesh se c'do vleresoj nje britanik tek filmi udha e shkronjave? Ka vetem nje gje per tu vleresuar aty, qe eshte interpretimi, dhe ai eshte brilant nga te gjith aktoret.

hahaha...lexoji njehere se nuk do te dali per keq.....

shume filma ane e mbane botes shkelin mbi parime akademike..te cilat jane universale e jo vetem amerikane...skenari eshte teknike e paster qe ka rregullat e veta se si duhet shkruar qe nje histori te perkthehet ne imazh...keto rregulla jane te bazuara mbi three act structure  sipas poetikes aristoteliane ne ndertimin e narrativit....

per me teper lexo Syd Field, se nuk mund te bind me dy rreshta per tema qe duhet ndoshta nje shkolle e tere per ti mesuar..

skenari eshte teknike e paster qe ka rregullat e veta se si duhet shkruar qe nje histori te perkthehet ne imazh...

 

VDEKTË AJO KINEMA (vdEkshin ata imazhe) QE U BAZOKAN NE TEKNIKA TE TILLA TE PASTRA, E QE ME TEPER NA PASKA RREGURRAT E VETA !!  smiley)

sipas kesaj llogjike ti thua "Vdekshin ato kryevepra qe jane bere ne baze te ketyre rregullave"

per me teper lexo Syd Field, se nuk mund te bind me dy rreshta

ghaghhhaaahhaaahaghghggg gg ggg gghhaaaaa uh uh uuuuh.

a mund te na thuash vetem disa gjera te thjeshta?

sa filma jane prodhuar deri tani ne bote? Sa aktore dhe njerez te angazhuar neper filma kemi? Sa zhanre filmash kemi?

 

 

Duhet nje shkolle e tere per t'i mesuar??? E marr vesh eri. Ka njerez qe bejne 4 vjet UNIVERSITET qe te dalin sommelier!

une per vete i kam lexuar e studiuar.....

DIGJI ATO LIBRA !!

"DIGJI ATO LIBRA"

hahahhaaa.......nuk i djeg se kam frike mos bie ne batakun REALIZMIT SOCIALIST..

cudi.... te pelqeka dhe Sunset boulevard.......qe mbahet si model i struktures aristoteliane......

s'ka te beje faaaare !! Po fare fare amà (me realizmin socialist) ! Perveç se eshte politike a sociologji a ontropologji (a ç'te duash ti), kinemaja eshte se pari kinema. Sikurse ti, qe para se te jesh 'i djathte', 'i majte', mashkull, femer, ... bla bla bla, je së pari njeri, dmth je eri83. 

nuk e kam merakun se bie ne ideologjine komuniste...jo.aspak.

realismin socialist e perdora si term vetem per menyren e te berit film ....

ku ne kete rryme "arti" qe ne asnje akademi serioze nuk klasifikohet si Art. nuk ka asgje te vecante per ta klasifikuar ....per sa i perket gjuhes kinematografike jane thjesht copeza te corientuera dhe te limituara ne gjuhe,ku varferia artistike eshte i vetmi tipar dallues.....jane banal, dhe perdorin nje gjuhe qe mund ta kuptoje vetem nje publik i izoluar nga qyteterimi dhe bota....

He mo se late kokrren e namit tani. S'late budallallek pa thene!

stalker, pak dalje nga tema: pashe greenberg qe kishe sugjeruar, me pelqeu vertet. kam nje mendje t'ia kopjoj personazhit te stillerit stilin e rreshkitjes nga dhoma kur bashkebiseduesi perrallis.

sa per temen, as une nuk e 'mshtjell' dot kete 'filmin e cuditshem'.

aaaaaaaaa, ke bere mire qe ke pare 'greenberg' !! Perpiqu ti gjesh dhe nja dy filma te tjere ketij regjizorit (quhet Noah Baumbach) : psh, 'The Squid and the Whale' ; ose 'Margot at the wedding' (te cilin nuk e kam pà, por do doja shume ta shihja !).
Baumbach eshte çun me mend : ka ca gjona per te thene, i duhet 'degju' llafi... (i duhet pare imazhi  smiley   )

Filma te cuditshem kane qene ca filma jugosllave me partizane qe binin ne dashuri me ca borgjezka te bukura dhe ne fund pas 1 viti dashuri zhdukeshin apo vriteshin,ndersa borgjeskat cuditerisht vazhdonin jeten e qete sikur te mos kishte ndodhur gje,duke pritur partizanin e rradhes.Kuptimin e filmit nuk e merrje vesh,te pakten ne qe nuk jetonim ne Jugosllavi.

Natyisht edhe Kusturica ka bere ca filma te cuditshem me cigane hipnotizues(filmi Kohe Ciganesh,Time of the Gypsies ne origjinal) qe shkonin ne Itali,apo merrnin nuset e te tjereve ne diten e dasmes duke hipnotizuar gjithe dasmoret...

Filmi eshte i bukur por i cuditshem per nga realizimi.

 I cuditshem per cfare, se nuk po e marr vesh. Si ide, si histori, si realizim, si weirdo...

P.sh une mbereme pashe filmin "Memento". Shume i vecante nga menyra e realizimit, por nuk di nese mund te quhet i cuditshem.

 pf pikerisht per filmat si memento e kisha fjalen..dhe sbesoja se do dilnin disa diskutime mbi teknikat komuniste apo perendimore per te cilsuar nese nje film eshte i cuditshem apo jo,apo per te percaktuar filmat ne jane te mire apo te keq apo .....liste e  gjate...pyetja ishte shume e thjeshte dhe nenkuptonte oikerisht filmat si memento dhe ato qe kam renditur pak me pare...gjithsesi

 Filmi me i çuditshem? heeeemmmm, ka shume, po do te veçoja "NJe jete"

Pse do te thoni ju. Kur eshte shfaqur filmi per here te pare rreth viteve 67-69, nuk e mbaj mend me saktesi, gjithe Tirona u shkul per te blere bileta te kinemo Partizoni, asohere kishte rradhe te modhe dhe fitote ai qe kish muskuj ose taktike. Ne ishim kalamoj dhe rreshkisnim si njalat, boheshim 2-3 kalamoj dhe njonin e vejshim para dhe te tjeret e shtynin rroz murit, eh stil i vjeter, kush e ka praktiku e di se çdo me thone me ble bileta per kinemo, nejse, blinim bileta me 20 leke dhe sipas rastit i shisnim me ka 30, ose 40 leke. Sidomos gjunim çiftet e reja se ato nuk bonin pazar.

Mirpo tu pa qe u bo nomi per ta pa, se i kish dale nomi se kishte sex, tham ta shofim ene ne ihere ne se su bo qometi.

Ne hyme me e pa , por dojshim me pa sex, ku dishim se se çadome thone sex, ishim kalamoj pra, e qe te mos e zgjas fare i gjithe filmi kish vetem nji puthje dhe nji te ferkume ka kofshet, kaq ishte sexy atere,

dhe bohesh nomi. Ja pra pse o filmi me i çuditshem per mu, ky NJi Jete

 Sa i frustru paske qene mor te keqen smiley

 eeee çar ti bosh, na myti sistemi,   lol

Дом за вешање
Dom za vešanje
Time of the Gypsies
 

edhe Arizona Dream asht i te njejtit stil i ''cuuditshem''

Duke hamendesuar se me termin te cuditshem nenkupton filma mistik, onirik, disi te frikshem dhe peshtjellues, atehere duhen permendur filmat e David Lynch Se pari "Lost Highway" www.youtube.com/watch "Wild at heart" etj

C'eshte më e bukura eshte se, psh, "Wild at heart" eshte ... melodramë (romance) per nga zhanri ! Vetem se eshte romance Lynchiane, dmth ca bizarre. Por prap, romancë eshte (dmth melodrame, ne gjuhen e zhanreve te kinemase).

E vertete, por edhe Mulholland Dr qe eshte ne thelb Si Lost Highway ka dimensionin e romances (melodrames) brenda..

Muloja (Mulholland drive) eshte puuuuuuuro melo !!! Edhe pse, thekset kryesore i ka te 'film noir'

Zhanret shpesh perzihen, pra mund te jene edhe dy e me shume zhanre ne te njejtin film. Per mua, psh, 'Mulholland dr' eshte, gjithashtu (po ashtu), nje remake i "Sunset boulevard" (kryevepra e Billy Willder)

po po, ashtu them dhe une. sidomos ajo pjesa kur puthen ato te dyja me aq pasion... dritherime te shkon nga melankolia dhe dramatizimi...  dhe mendja te rreh vetem te romanca; papritur, e kap veten gafil qe nuk e ke mendjen fare te gjithe ajo puthje, por ne fakt je duke menduar "set"-in qendrimin ideoemocional dhe lajtmotivin e autorit te gershetuar me mjeshterine e regjizorit.

Trazues por ne nje menyre tjeter jane Disa filma te Von Trier SI Idioterne www.youtube.com/watch dhe Dogville ka nje fund vertet befasues..ku atuori me ironi luan me natyren njerzore

'Idioterne' eshte 'Salo'-ja i Von Trier-it !   smiley

stalker nuk e di a hapen torrentet andej, por eshte nje menyre e shpejte per te pare filma qe deshiron ti shohesh, si ai qe ke permendur te komenti me lart..

 

 

Hapen mor hapen (besoj se hapen !), po kush ka pas kohe te merret me to...
E kam stivën e dvd per tu parë... kapicë !   smiley)

Cfar????????????????????????????????????????????????????? Krahason nje idiot me Pasolinin? Nje film idiot i cili nuk kerkon as talent as inteligjence per tu realizuar me SALON?

Po ndofta e kam edhe gabim ! Por une e dua fort 'Idioterne'-n e Lars Von Trier-it (LVT). Biles e kam thene tashme disa here qe, per mua, ai eshte filmi me i mire i tij (biles opinioni im eshte se ai eshte i vetmi film vertet i mire i tij). 

Une, ndonje qefli i LVT-se as kam qene, e as jam. Qe eshte i ster-vleresuar, edhe per kete jam dakort. Dhe kur shkruaja se 'idioterne' eshte 'salo'-ja i LVT, me kete, kurrsesi nuk doja te thoja se 'idioterne' vlen po aq sa 'salo' !! Aq më pak te krahasoj LVT me Pasolinin !! Gjalle në bote jo !! (pasolinin, per me teper, e kam regjizorin tim te preferuar, te te gjitha kohrave, botëve, galaktikave   smiley
Ja prova !

Ok ne rregull bashke. Per mua nje njeri qe ka pare SALO-n dhe nuk eshte trazuar deri ne palce, nuk eshte njeri me plot kuptimin e  fjales.

ps. do te keshillja te shikoje filmin *Djajte, nqs nuk e ke pare akoma.

http://www.imdb.com/title/tt0066993/

Cdo gje eshte brenda ketij filmi, dashuria, humanizmi, intriga politike, teologjia, gjeopolitika, sadizmi, cdo gje e mundshme. Nje veper serioze.

Per mua nje njeri qe ka pare SALO-n dhe nuk eshte trazuar deri ne palce, nuk eshte njeri me plot kuptimin e  fjales.

 

ah.... !!! Ke thene diçka te tmerrshme. Kur them - e tmerrshme-, e them ne kuptimin : TMERRESISHT E VERTETE ! (te vertetat jane gjithmone te tmerrshme, fundja...).

Ka te beje me pasqyren "Saloja", me pasqyren e vetvetes. Eshte si pune termometri "Saloja", si termometer qe mat se sa njeri je... 
eh thuaj...

 

ps: Jo, nuk e kam pare ndonjehere "Djajte"...

Shikoje e gjen free online po deshe.

 ok ...kam pare gati te gjtihe ato qe me keshilluat apo thonit se keni pare pervec jugosllavit,kasapit dhe cakeve.....

gjithsesi vanilla sky eshte perpunimi i hollit i filmit spanjoll "hap syte"(abre los ojos)

pastaj filmat e darren aronkofskit jane goxha te cuditshem...edhe trilogjia the cube eshte e cuditshme gjithsesi...ka shume qe jane te cuditshem por do doja te dija cfare ishte e cuditshme per ju?faleminderit atyre qe i jane prgj qe ne fillim pse ishin te cuditshem ata filma per ta.

ja nja 3 filma te ''cundshmen'' : Metropolis i 1927 , Corazzata Potemkin e 1925 dhe Il settimo sigillo e 1957

Une nuk mund te them se ke film te cuditshem kam pare, sepse po nuk me terhoqi filmi nuk e shoh. Per mua nuk ka filma te cuditshem, ka filma qe shihen dhe filma qe s'shihen. Po ishte filmi i karakterit modern, ku regjizori mundohet te fus keto elementet e misterit kot se koti me tema vari lesht, nuk e shoh filmin fare. Nje film i tille qe nisa te shoh por nuk e mbarova sepse ishte film kot ishte Inception. Me mire shoh Steven Seagal. Jam i vetmi qe me bezdis pa mase kjo loja e artisteve modern, ku i gjith talenti i tyre eshte qe te paraqesin dicka qe nuk eshte ashtu si duket, megjithese mund te jete pa piken e talentit apo teme koti.

per here te katert: the fourth kind.

Do ta shikoj fourth kind une , por po pres qe te dal njehere ai meet the fockers i fundit.

 jo po "meet our european friends and allies in our european family".

ta kam llafin qe do shoh fourth kind dhe direkt mbas asaj do shoh meet the fockers, dhe pastaj do bie ne gjume rehat, dhe pastaj do me dal ne enderr ai filmi qe sygjeron ti me siper.......

Kuzhinjeri, mafiozi, e shoqja dhe i dashuri i saj.

 

 SPLICE...e pashe para ca muajsh, shuuuuuume creepy. u nisa ta shoh vetem ngaqe luante Adrian Brody, por me shastisi.

Tashi nisur nga debati me lart, "udha e shkronjave" per mendimin tim eshte nje film i shkelqyer dhe nuk ka rendesi se cfare kohe i perket..Dhe ne mos gaboj ka qene film televiziv, jo per per cinescope. Filmi ja arrin qellimit dhe per nga forma artistike per tu lavderuar.

Besoj se analiza e skenareve eshte tjeter debat dhe duhet ndare nga forma kinematografike, te cilen nese nje film ose autor e ka ose jo eshte debat tjeter.

Shembull, nje film i vlersuar si Vertigo I Hitchcock, ka nje subjekt nga me te analizuarit dhe nga psikanaliza, ku dhe forma kinematografike i pershtatet skenarit

nje tjeter film i ''cuditshem'' eshte: Perfume.  por qe me ka pelqyer ne fakt.

 Film vertet absurd,jo se eshte shume i cuditshem si film,por si menyre xhirimi,eshte Irreversible !Ato 30 minutat e para te benin vertet me dhimbje koke,marramendje totale !!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).