(Meqë për temën tjetër duhej bërë mausi me pështymë për tu lexuar.)

... po mendoja sot, që kam një lloj pishmanlliku pse Ali G, kur bëri Boratin nuk zgjodhi si personazh kryesor një shqiptar. Gati gati po më vjen keq për këtë fakt madje. Kur Boratin e shohim përditë, sikur ta shifte dhe gjithë bota mbarë, mbase do të na e lehtësonte punën, thjesht duke gjykuar filmin.

Besoj se Kazakistanasit psh, pas filmit të Boratit, janë bërë njerëz më të mirë. Sepse do tu duhet të shtrëngohen fort (pa pasoja shpresoj), që të mos lejojnë paralelizmat midis personazhin fiktiv dhe atyre vetë.

Kështu më lindi një ide...

Kush është dakord t'i bëjmë një peticion online Sasha Baron Cohenit, të na bëjë një film me Borat shqiptar?

 

10 Komente

Kam degjuar edhe ide me idiote se kjo.

Besoj se Kazakistanasit psh, pas filmit të Boratit, janë bërë njerëz më të mirë.

Shpresoj qe kjo eshte shaka.

Ne fakt ai per Shqiptare e pati nisur por per shkaqe qe s'dihen e nderroi personazhin ne Kazakistanez. Nga Wikipedia:

 In 1995, Channel 4 was planning a replacement for its series The Word, and disseminated an open call for new television presenters. Baron Cohen sent in a tape of himself in the character of Kristo, a fictional television reporter from Albania (who developed into the Kazakhstani Borat Sagdiyev), which caught the attention of a producer. Baron Cohen hosted Pump TV from 1995-1996.

Shpresoj qe kjo eshte shaka.

Gjysëm e vërtetë.

 

Do ishte një dështim i vërtetë se aktori dhe Cohen s'do e shihnin dot filmin e mbaruar .

Oranje nga të vjen ky frystrim ? A i njeh shqiptarët aq mirë që mendon se një Borat mund ti përmisojë .Borat-it mund ti japësh çdo lloj kombësie me ndryshime të vogla në dialog dhe përsëri do jetë i sukseshëm se ai përfaqson një grup njerzish dhe jo një komb , ashtu si mr Bin  nuk përfaqson anglezët apo raste të tjera të ngjashme  . Nuk është mirë që për çdo gjë të kërkohet tek populli i, cili ështê një koncept i gjërë gjithëpërfshirës ku bëjnë pjesë Boratë e Berishë ashtu si dhe ne të dy sipas shtresave apo grupit shoqëror përkatës. Askush nuk mund të jetë përgjithsues apo përfaqsues i vlerave apo antivlerave të shqiptarëve pa një mirëkuptim të përgjithshëm siç është rasti i Skënderbeut apo Nanë Therezës apo ndojë emri tjetër të përveçëm ,siç kanë dhe popujt e tjerë. Borati është personifikim i kazakëve vetëm për paditurit dhe keqdashësit .Më fal nqs kam shkuar larg me bindjen, se nuk më  keqkupton .  

Më fal nqs kam shkuar larg me bindjen, se nuk më  keqkupton . 

Jo, nuk të keqkuptoj. Po konsidero që dikë mund ta therrin me anestezi e të mos ndjejë gjë fare. Ama në rast ia vënë të shikojë të përbrendshmet e veta, VETËM atëherë mund të kuptojë, se e kanë therrur tashmë.

Si i themi ne një shprehjeje: "Ku të ha e ku të therr, o xha Ymer?"

 

 Ca paske sonte keshtu,me kafshe dhe me te therura,apo ke pire ndonje send te ndaluar.

NJe pyetje kisha per ju se spo i jap dot pergjigje.

 

Kosovaret si femra dhe meshkuj e kane zerin e trashe , te forte  vete apo ka te beje gjuha qe flasin ???!!

 ka të bëj me veshët që e dëgjojnë, si muzika.

Hej, kush mendon se çka pamë mbrëmë duhet ta shikojë gjithë bota? Do i bëjmë peticion Cohenit apo jo?

 

and a refresh. A ka njeri dakord me?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).