26 Komente

 E kam provuar une, ma solli nje shoqe nga Kina, ketu s'kam pare te shiten.

Me thene te drejten, me dha dhimbje koke, mund ta pije nje here nje dite, por e pamundur ta pije sa here ta jepte truri per nje cigare prej verteti.

Me mire hic, lere fare me fara dhe karamele. smiley

Ju flet nje perdorues i rregullt smiley

Jo nuk funksionojne per vesin per disa arsye, me e madhja eshte se duke qene se mund ta pish kudo pa problem shtohet doza e perdorimit.

kshu eshte e mire dreqja, nuk te vje era duhan tre ore larg, elimino ca pislliqe, i bje shume me lire per ne knej (besoj me shtrenjte per ju andej)vetem se pak si e çuditshme ideja se duhet kariku here mbas here cigarja smiley

problemi qe haset me te ne fillim eshte te ambjentohesh qe te mos e flakësh nga dritarja e makines ose qe te mos e shkelësh me kembe kur mbaron seanca duhanore smiley

s'do jete e larget dita kur e-cigaren do te mund ta shoqerojme me e-kafe (se e-muhabet kemi kohe qe bejme); po ashtu, e-pills kemi kohe qe pijme smiley

smiley

 

fh, po si shije si eshte? I ngjason cigares se vertete?

olso,

i bejne si ti dush ti, ndaç me shije parlamenti, ndac marlboro ndaç me luleshtrydhe ose hipnotique. Ideja eshte qe kane vetem 4 elemente dhe nga cigarja e vertete ruan vetem nikotinen. dmth ti merr dozen e nikotines qe merr nga cigaret normale (ka edhe pa nikotine fare).

per ata qe e kan pas zakon me mbajt bisht lapsi a stilolapsi ne goje, kjo eshte ideale. per ata qe e kafshojne bishtin e cigares eshte e rrezikshme.

Pastaj, na falni per terminologjine, llogarite behen pune te thithmesh, dmth 10 te thithme = 1 cigare etj, etj. Ka lloje -lloje nga keto. ka nga ato me rimbushje me leng, dmth i hedh rezervuarit nje pike lengu magjik qe eshte nje cigare ose me kartrixh, qe vetem ndrron (vidhos-zhvidhos) pjesen e filtrit dhe kaq.

Ka nevoje per njefare mirembajtjeje dmth pastrim me alkool duke qene se do e pish vazhdimisht te njejten cigare.

kshu nga jashte, kjo qe perdor une duket krejt si cigare, dmth ndizet drita sikur digjet, robi qit tym (avull uji) nga goja, ka shijen e cigares etj, etj.

Po ka edhe qi duken si puro ose si gjojna te tjera te familjes se kallamit. dmth si gjithmone oferta eshte simbas kerkeses dhe konsumatori nuk paragjykohet smiley

 

Kane nxjerre lloj lloj shijesh. Ajo qe provova une vinte pak si e embelith, por per cdo synim e qellim, I plotesonte nevojat e duhanpirjes ne kohe rreziku e nevoje. Vijne me te renda se cigaret konvencjonale, sikur mban mes gishtave plumb - nja nje jave e mbajta me te, po duke qene se u shtua dhe dicka tjeter qe duhet karikuar, e lashe pa pendese fare kur heren tjeter qe shkova ne duhandyqan, bleva dy paketa me gezim te madh.

Vete e pi rralle cigaren, akoma me rralle ate elektriken, por disa miq te mi po e pine rregullisht per 3 muaj dhe deri tani u ka ecur. Ne fillim eshte e vertete ajo qe thote fh se shtohet doza e nikotines, por pas njefare kohe dhe me pak vullnet dozat mund te ulen dhe mesohesh te mos e pish me cigaren. Kuptohet qe kjo eshte me e veshtire ne Tirane ku nuk ka vende publike ku cigarja eshte e ndaluar. Pasi mesohesh me elektriken nuk te pelqen me cigarja klasike. Per mendimin tim cigarja elektrike eshte rruga me e mire drejt lenies se cigares njehere e pergjithmone.

Ca eshte kjo, elektrike, elektronike apo epitfikme?

 

Po lereni mer drejt e drejt..Do vuni nja nje vit, sa te pastrohet oxhaku dhe harrohet vesi..Por do ishte me e lehte sikur te shmangnit ambjentet me duhan, te merreshit me aktivitete sportive, dhe te fillonit big babolin.

Njekohsisht do te inkurajoheni nga permirsimi kolles mengjezore dhe gelbazave. Frytet jane te dukshme..

Cigarja elektrike eshte gjysmake ne efektin e saj, sepse vesi mbetet i njejte, vetem katrani mungon. Mos harroni se varesi krijon dhe vesi automatik i levizjes gjate procedures se pirjes.

Ca burra me masteqe me kane thone se kjo elektrikja punen e bo, por efekti anesor i te hongermes e te pimes si gru me barr ishte njesoj prezent..

 

 E provova dhe une kete pipin qe i fut filtra,nje filter ne dite,komplet pakon per nje muaj  me tridhjete filtra e bleva 45 euro,me gjeti belaja,mire cigaren qe nuk e lashe por tani nuk mund te lej as pipin me filtra.

 Per aq leke sa ke harxhu me mire fillo hashashin. Eshte me i paster dhe me i lire smiley

 45 euro me gjithe pajisjet e tjera, apo vetem filtrat?

Nejse, prape me pak eshte.

45 euro,30 filtrat dhe nje pip i cili ndahet ne dy pjese dhe futet filtri,dmth i bie qe cdo muaj te paguash 30 euro vetem per filtrat,se pipi njehere blihet,eshte shume e mire dhe e thith tre here ne dite nga 20 min por une nuk kisha vullnet.

 futni mer kaj xhoni si puna ime ne ju ik qejfi i cinares 

 

Ikspi, degjo mua, lere fare. smiley

Mendo qe veshtiresia me e madhe eshte 2-3 ditet e para te lenies. Mjafton mos vrasesh a shtypesh njeri ato dite dhe cdo gje do shkoje ne rregull. Mbas jo nje viti qe thote albano me lart, po mbas 2-3 muajsh do jesh tashme jo iks, po eks-duhanxhi, dhe mbas 6 muajsh, sa here qe te hasesh njerez qe pijne duhan do habitesh se si ka mundesi qe dhe ti dikur e ke pire.

Pertej 6 muajve do jesh i ri pastaj, s'te merret me fryma kur te besh ndonje vrap a sport.

Nqs s'te motivon as kjo per te lene, ki parasysh qe midis shume gjera te tjerash, pirja e duhanit ndikon dhe seksin. smiley

 

 

s'do jete e larget dita kur e-cigaren do te mund ta shoqerojme me e-kafe (se e-muhabet kemi kohe qe bejme); po ashtu, e-pills kemi kohe qe pijme

e-cigare nuk shkon pas seksit. prandaj duhet lene o njera o tjetra. smiley

 E mosfol, ngaqe s'e leme dot perplasemi tek keto zgjidhjet.

Interesante, ne fakt, qe s'gjen gjekundi ne Shqiperi.

po versioni me te dredhur, si i behet?!!!

Faleminderit fh.

Ikspi, mendoj se nje motivues shume i mire per te lene duhanin mund te jete ky teksti qe po te perkthej me poshte nga italishtja. Mund te te sherbeje per te kujtuar anet pozitive te lenies se cigares (persa i perket shendetit) sa here qe te vjen deshira per ta pire.

Perfitimet me te medhaja nga lenia e duhanit, (kronologjikisht).

  • Brenda 20 minutash presioni i gjakut, rrahja kardiake dhe temperatura e arterieve normalizohen.
  • Qe pas 2 oresh nga cigarja e fundit nikotina fillon te eliminohet nga trupi nepermjet urines.
  • Pas 8-12 oresh niveli i monoksidit te karbonit dhe oksigjenit normalizohen.
  • Pas 24 oresh monoksidi i karbonit eliminohet nga trupi.
  • Pas 2 ditesh shqisat e shijimit dhe te prekjes permiresohen. Era e gojes, gishtat, dhembet dhe floket jane me te paster.
  • Pas 72 oresh frymemarrja behet me e lehte pas qetesimit te tubit bronkal; rritet kapaciteti i mushkerive: ke eliminuar nikotinen nga trupi yt.
  • Pas 1 jave ke me shume force, me shume energji dhe ve re se ke me teper fryme, me teper deshire per te bere gjera, me teper kohe per veten tende, te gjitha shqisat, vecanerisht shqisa e shijimit, perforcohen. Era e gojes permiresohet, dhembet dhe floket jane me te paster. Edhe lekura ka nje ngjyre me roze. Zhduken simptomat e lenies se duhanit.
  • Pas 3 javesh puna dhe aktivitetet qe zhvillohen duken me te lehta per t'u bere. Grate qe lene duhanin perpara shtatzanise lindin foshnja te nje peshe te njejte me ata te lindur nga nena jo duhanpirese.
  • Pas 1 muaji, shtresa me qime e rrugeve te frymemarrjes, e shkaterruar nga duhani, rindertohet dhe mukoza eshte hequr nga bronkitet. Kollitja eliminon substanzat e demshme. Bie rreziku i infeksioneve te frymemarrjes. Te berit e seksit permiresohet, (sipas shume studimeve duhani shkakton impotence). Pas nje muaji pa cigare qarkullimi i gjakut permiresohet, duke shtuar probabilitetin per te patur nje ereksion te shendetshem. Rreziku per iktus ulet me 33%.
  • Pas 3-6 muajsh, 1/3 e njerezve (qe si pasoje e lenies se duhanit kane shtuar peshen) rikthehen ne peshen e tyre normale.
  • Pas 3-9 muajsh: frymemarrja permiresohet (me pak kollitje, me teper fryme). Funksionet e mushkerive rriten me 20/30%. Kolla kronike zakonisht ka tendencen qe te zhduket.
  • Pas 1 viti: rreziku i semundjeve kardiovaskolare, domethene infarkti ose iktusi, ulet ne menyre te ndjeshme. Kjo per arsye se nikotina shtrengonte dhe ngushtonte arteriet.
  • Pas 5 vjetesh: rreziku i kancerit ne kavitetin e gojes dhe ne egzofag  QENDRON ENDE, por ulet me 50%, rreziku ndaj iktusit QENDRON ENDE, por ulet pothuajse ne nivelet e jo duhanpiresve.
  • Pas 10 vjetesh: rreziku per kancer ne mushkeri MBETET ENDE, por ulet me 40-50%.
  • Pas 15 vjetesh: rreziku i semundjeve kardiovaskolare dhe tumorale, MBETEN ENDE, por ulet ne nivelet e joduhanpiresve.

 Thx Ols, interesante. Kur lexon keto dhe vazhdon ta pish te duket vetja i dobet qe prape vazhdon ta pish.

Ikpsi, ajo lista me siper mund te perdoret edhe si metode lenieje (jo thjesht per ceshtje frike e ndergjegjesimi) por si motivues.

Dmth... provo mbi veten tende ato qe jane shkruar me siper. Provo te mos pish per 20 minuta (e lehte kjo) dhe shikon cfare ndodh, pastaj per 2 ore, 12 ore... qe pas 24 oresh i ndjen efektet pozitive edhe pse je pak nervoz nga varesia e nikotines, por sa here qe te vjen kjo deshire thuaji vetes "prit se du te provoj cfare ndodh pas 2 ditesh", pastaj pas 3 ditesh, 1 jave e keshtu me radhe...

Mba nje shishe uji natyral prane tavolines. Sa here qe te kujtohet cigarja pi uje. Pi nja dy litra uje ne dite sepse nder te tjera te ndihmon qe te pastrosh trupin nga toksinat. La dhembet here pas here. Nqs. je ne shtepi futja dushit. Gjithashtu ha gjera te lehta (sallatra, fruta, thjesht byftek) sepse barku i renduar te jep deshire per cigare ne ditet e para. Dil bej xhiro. Ec ne kembe. Lexo nje liber. Etj...

 kurse mua që s'e pi ka ca kohë, më vjen të ndez një cigare direkt.

 

Me e forta eshte se duke lexu kto kam nez i cinare dhe po e pi smiley

1-Si me heq dore nga nje gje qe me shijon

2-Si mund te rrihet pa nje cigare me "marre veten" pas nje orgazme smiley

3-Si mund te shijosh nje kafe pa cigare

4-Nje konjak pa nje cigare

5-Mbas nje dreke te bollshme nje cigare per te heq veljen

6-Takon dike ne rruge dhe nuk ndez dot nje cigare e ben mubahetin "thate" smiley

7-Ste pelqen me filmi "perralle nga e kaluara" , - sdo loz me me shoket ?, - joo

- as per gorrica s'do vete ? ,- jooooooooo eshte turp te qesh bota , - Nuk e dua burrerine , - ka lezete te tjera, do pish DUHAN si baba smiley

- As ndize nje nga e RREMES smiley

 

8-Mbasi je lodh nuk pi dot nje cigarje per clodhje.

 

etj etj  a e rralloni dot  ky o muhabeti smiley

 

Une mora vesh qe ka cigare elektronike vetem kur pashe filmin "The Tourist"... dhe sipas filmit nje burre i vertete pi vetem cigare origjinale smiley

White Starter Kit

Starter Kit Includes * 1 pack, holds 5 cartridges and amp; charges your batteries on the go! * 1 electronic cigarette battery and amp; 1 spare battery * 1 atomizer and amp; 1 spare atomizer * 1 wall charger and amp; 1 USB charger * 25 FREE cartridges in the strength of your choice (equals over 150 cigarettes!) * 30 day money back guarantee and one year warranty.

                   $69.95

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).