Ketu sugjerohen filma, duke bere perpjekje serioze per te mbajtur komentet pa lidhje ne minimum, ne menyre qe ai, por dhe ajo, qe vjen te kerkoje tituj filmash nuk i duhet te cajne me mi ne dore permes dhjetra komenteve qe s'kane te bejne me sugjerim filmash.

 

Tema pararendese:

 

75 Komente

Një nga filmat më të bukur që kam parë ka qënë Watchmen

S'paski vajtur fare ne kinema keto kohe? :O

xhib une me shume vonese e pashe por white ribbon ishte nje mrekulli.

me thene te drejten nga ana vizuale ishte i shkelqyer.mgjth ishte pakez ca si shume i gjate o trop, gjithnje per mendimin tim.

enka c'kemi, si je ti njehere, sa rralle qe dukesh.. 

mua me eshte dukur teper i shkurter, sepse shume i bukur, dhe doja te rrija ne divan e te shikoja histori pas historie e shtrese pas shtrese deri sa te qeronim nje thes me qepe.

carlosi me poshte per shembull shume i gjate. cfare nevoje ka? dhe ishte i mbushur me detaje te kota. nese kordelja e bardhe eshte shembull per detajin e mire, carlosi eshte shembull per detajin e keq (njesoj per dialogun e mire dhe dialogun e keq). mgjs cdo detaj i aktorit kryesor ishte i pelqyeshem.

cheers tropsmiley do doja te isha me shume aktive por nuk mundem.me teper pasi shumica e temave ketu jane ne lidhje me politiken dhe s`kam oreks per te.ti qenke kthyer ne amerikus?smiley

nuk e di por mua me kane bere perhtypje filma te tjere te Haneke me shume,por sic thashe dhe me lart vizualisht ishte flavles smiley

kam pare ate the jackal me bruce willis edhe s'mu duk gje, pastaj pash Carlos te 2010 edhe ishte nja 5 ore i gjate edhe fillova ta shoh deri ne momentin ku filloi duke i rene me dore para kameres edhe mendova ca carin.. edhe s'dua te shoh me filma per karlosin se m'u mbush mendja se ky karlosi paska qene komplet rrotrapi.

po pate nanje sugjerim tjeter mire..

po them eshte veri najs, sepse eshte veri najs. shihe njehere ate qe them une dhe pastaj shprehu. nuk mund te shprehesh per cfare propozoj une duke u bazuar mbi gjera krejt te tjera. Mua per vete me ka pelqyer shume.

te gjithe kritiket tek rottentomatoes shkruanin mire per te, kshtu qe po e kerkoj ta gjej. ishalla eshte i mire se cdo film qe kam pare per carlosin ka qene dissapointment.

www.filmsshort.com

faqe interesante per filma te shkruter.pashe disa sot me terhoqi filmi me emrin `bus 44`

sa mirë bëre që e postove këtë smiley

flm.

te lutmi shumsmiley dhe mu me pelqeusmiley

 Enka, a mund te shkarkohen filmat nga ky sit? Po kerkoja dicka te tille, por nuk po e gjeja.

hehe eshte i madh ai filmismileyna kapi gazi ketu ne Danimarke kur po e ndiqja me miqte e mij daneze smiley)

ai aktori kryesor (ulrich thomsen)  eshte nje nga aktoret me te famshem dhe me te mire daneze.ka lozur ne mjaft filma `dogma` smiley

The Next Three Days.

1.

"The Shawshank Redemption": I vetmi film qe i permban te gjitha vlerat njerezore brenda, po te gjitha. Per mua pa me te voglin dyshim, filmi me i bukur qe eshte bere ndonjehere. 

 

2.

"Young Frankenstein": Nje komedi e shkelqyer, ne çdo detaj e ne çdo batute apo mimike. Absolutisht per t'u pare, sidomos ne gjuhen origjinale, pra ne anglisht.

 

3.

Trilogjine "Millenium" te Stieg Larsson, dmth  "The Girl with the Dragon Tattoo", "The Girl Who Played with Fire" dhe "The Girl Who Kicked the Hornets' Nest": 

Tre filma te mrekullueshem, me nje histori te mrekullueshme, me interpretim te mrekullueshem te protagonistes. C'te them? Mrekulli smiley

 

 

 

Me ne fund te qenurit komunist i dha frytet e saj per Milloshin. 100 Euro per cdo vote qe ka mare do i kene dhene. hahaha

Mendje pjellore dhe Berisha dhe Meten qe e paguan te kandidonte.

film dokumentar?

 

tragjikomik smiley

(kam ca kohë që qesh e zymtohem njëkohësisht)

 

i formatit home-movie. si tarnation. tarnation eshte film i bukur ne fakt.

pse "ne fakt" ?? ai eshte i bukur !

 hahahaha

Na falni njerez e paskam vene ne artikullin e gabuar. smiley

Ngeli duke me dale tek "Aktiviteti" dhe nuk mbaja mend te jem pergjigjur ketu. smiley

Gjithsesi sa per temen, per dokumentar shikoni: Why we fight?

 

www.youtube.com/watch

check this one out fellas especially by the 2:50 minute
nje nga skenat me te papara ndonje here te nje kryefilmi nga nje kyreaktor

 nqs kerkoni dicka te vecante e te qeshni me lot megjithese duket i merzitshem ne pamje te pare provoni te gjeni kete:

The Shutka Book of Record - 

Knjiga rekorda Sutke
http://www.imdb.com/title/tt0494831/

Aleksandar Manic

Also Known As (AKA)
Gadjo délire, le livre des records de Shutka France
Kniha rekordu Sutky Czech Republic
Ksiega rekordów Szutki Poland
O Livro dos Recordes de Shutka Brazil (festival title)
Shutka - Stadt der Roma Germany
Shutkas rekordbok Sweden
Sutkai bajnokok Hungary
The Shutka Book of Records International (English title)

Tribeca Review: The Shutka Book of Records
http://www.cinematical.com/2006/04/19/tr...

The Shutka Book of Records
http://www.channel4.com/more4/documentar...

 The tree of life - Terrence Malick (2011)

Film-poezi kështu s'kisha parë ndonjëherë. Falemnderit kush na pat tërhequr vëmendjen fillimisht vjet në një post të veçantë.

p.s. sorry gjethi. : )

 

E pe pa mua? smiley Kam ndermend ta shoh te enjten smiley, jo para Piratit te Karaibeve smileysmiley

xhan xhan

 nuk e përmbajta dot veten dhe vajta mbrëmë. po kushedi e shoh prapë deri të enjten, se kishte nja dy skena që nuk i mora vesh. : ) 

xhan-xhan dhe un ty.: )

 na sugjeroni ndonje komedi, 50% black mundesisht

four rooms

 

and jero..Aki rulezzz

flm, four rooms-in e kam pas hasur aq shpesh ne kohen e tv-ve qyl dhe gjithmone nderroja kanalin pas disa sekondash, keshtu qe kam nevoje per a little enticement per kete. 

nuk eshte komendija me e mire qe egziston por mund te shifet..mua me pelqejne komedite e Almodovar, me bejne te ndrihem ndryshe perhere.

Square: Aki Kaurismaki - I hired a contract killer.

 rrofsh!

I need to know people who are alive - Anais said.

And know she did.

Henry & June ends with her saying "I wept because I have lost my pain and I am not yet accustomed to its absence".

 

P.S. Meqe klubi i librit s'po gjen shume audience, how about nje klub filmi? Ky filmi p.sh. def. ka gjera per te diskutuar. smiley

ide e mrekullueshme xhib, cheers.

cheers enka.

ca film do sugjerejshen ti per diskutejshen?

Po si mund te jem kundra nje filmi qe quhet "Edi"? :O

S'e kam pare enka, na fole nja dy llafka pa na i hequr surprizen? Mbase e germojme gjekundi...

lol , mos quhesh gje Edi?;p

nja dy llafka ja ku i ke :

 

http://www.imdb.com/title/tt0338949/plot...

une mund te ve dhe llafkat e mia por thashe ti lej kur te hapim klubinsmileyeshte nje film mbreselenes per kete te siguroj.

nuk e di mbase duhen me shume sugjerime dhe te vendosim nje film me konsensius smileypo s`po hidhet fare poplli e ka menjen ke politika smiley

nuk eshte ide e keqe pasi besoj eshte ndjekur nga shume veta.

he ore...ngeci karkaleci?

Enka, me c'duken bathet, po s'beme ndonje fushate intensive alla Pjer per klubin e filmit s'ka per te na i varur Peshku. smiley

What about Bob, nje komedi e shkelqyer, nese s'e keni pare. Murray dhe Dreyfuss bejne nje loje te shkelqyer, perfekte per nje skenar te tille. Kontradikta (e ngjarjeve, ne humor) sa vjen dhe rritet gradualisht, dhe ka nje skene ku kulmimon e gjitha (si nje orgazme pas nje akti seksual perfekt, pasionant po aspak te nxituar smiley) e cila me ka bere te qesh me te madhe. Dhe s'mbaron aty, prap si nje akt seksual perfekt qe zgjat on and off gjithe naten. smiley

nuk e kam pare ende kete Xhib..

mos duhet te kerkojme ndihme nga qeveriu i peshkut per kete temen e klubit te filmit?smiley

Xhib si i shkathet qe je ne internet kisha nje pytje...si me ja bo me gjet ca filma te rralle?kam ca ne sirtar qe s`i gjej me asi vensmiley

mbaj mend vetem ate skenen me eva mendes ...

C'do te thuash kur shkruan : "film hard core" ? 

Te pyes, se e dua SHUME ate film (biles, te keshilloj diçka : nese ke mundesi, shikoja TE GJITHE filmat regjizorit te atij filmi. Quhet James Gray. Nuk ka bere shume, gjithesej 5.  Te gjithe te mrekullueshem.

kur them hard core, e kam fjalen se eshte film klasik, film qe te ndjell ta rishohesh. me terheq tematika e filmit, po ashtu menyra si e trajton regjizori, me nje realizem te pandrojtur per te qene downbeat all the way.. dhe kjo thot dicka, kur nje regjizor vendos te bej nje film 2 ore downbeat all the way, ngjarja eshte terheqese, por me duket se te gjitha kto elemente nuk e shpjegojne filmin, eshte dicka tjeter qe e mban te gjithe se bashku. do kerkoj filmat e tjere te tij.

ok ok, e ke fjalen qe filmi nuk eshte si 90% e filmave te tjere te sotem (rrenacakë per nga menyra e realizimit, dmth filma sa me t'hedh hi syve, apo siç themi rendom : "sa me kalu kohën&quotsmiley.  Per pak sa nuk u ngaterrova smiley , sepse ti e quan 'film klasik', nderkohe qe me 'film klasik' supozohet nje film qe ka hyre ne fondin klasik te kinemase. 

Ok, te kuptoj kur shkruan se filmi shquhet per damarin (venën) realiste te tijin, por kjo puna e realizmit eshte nje çike më e ngatarrume se sa duket ne pamje te pare. Duke qene se siç shkruja me lart, 90% e prurjeve filmike sot ne bote jane per tu marre me lëng (se mishi eshte mbaru...), na eshte bere per zakon ta quajme -realist- nje film qe behet i besueshem per syte tane. Dua te them se, jo çdo film i mire (dmth, i besueshem per syte e atij qe e shikon ate film, sepse e mira eshte subjektive, varet nga shkalla se sa e beson nje gjë, nje pershfaqje, nje veper arti), pra jo çdo film i mire, eshte doemos realist, pra i venës (damarit) te realizmit. Mund te jete, per shembull, i venës natyraliste (David Lynch, Luis Bunuel) - regjizore te hatashem !
Dua te them: realizmi, natyralizmi, ekspresionizmi (per shembull, filmat e Tarantinos jane kryesisht filma ekspresionistë, por mua me duken te mire !), jane menyra (estetika kinematografike) qe nje regjizor perdor per te shprehur ate qe ka ndermend te na thote. Se sa na bind ai me ato mjete (me atë estetik&eumlsmiley qe perdor, eshte tjeter gjë. Ne kete rast, do ishte mire te flisnim per bindshmëri, dhe jo per realizem (per te mos e ngaterruar me realizmin - si formë shprehjeje artistike, si stil).

Sa per "We own the night", sikunder dhe filmat e tjere te James Gray-t, ka diçka prej realizmit, pa dyshim. Per mua, Gray eshte pasardhesi me i denje i Coppola-s.

me film klasik une kuptoj cdo film qe te ndez deshiren per ta ripare. 90% e filmave qe shoh nuk e ndiej nevojen per ti ripare.

Ose, per ta ilustruar ate qe them me lart, permes imazheve :

kjo eshte nje foto nga filmi ne fjale :

 

LA NUIT NOUS APPARTIENT

 

Kur nje regjizor, perdor si gjuhe filmike te tijen nje imazh te tille si ky i mesipermi, pa dyshim qe ne kete rast, jemi më afer nje tablloje impresioniste te Monesë (Monet-s&eumlsmiley - fotoja e me poshtme-, se sa te nje imazhi realist (ne sensin e realizmit qofte ne pikture, qofte ne kinematografi -psh neorealizmi italian).

  

"Lost Highway" nga David Lynch do ishte perfekt per te shpenzuar kohen jo vetem duke e pare por edhe pasi te kesh mbaruar filmin. gjithmone te ben te komentosh dhe interpretosh sipas botekuptimit tend

Nga filmat e Lynch kam pare "Blue Velvet", "Lost Highway" dhe "Mulholland Drive". Ky i fundit me ka pelqyer me shume, edhe pse "Lost Highway" e "Mulholland Drive" mund te shihen si dy ane te te njejtes medalje.

Downfall (2004) - film gjerman, nje nder me te miret mbi ditet e fundit te nazizmit.

American Psycho (2000) - alter-egoja psikopatike e nje bankieri.

Buried (2010) - nje kontraktor amerikan i zene peng e i ngujuar ne arkivol ne Irak. Filmi me klaustrofobik qe kam pare ndonjehere, por ja vlen.

The Time That Remains (2009) - shteti i Izraelit qe nga krijimi i tij deri me sot, nga perspektiva e regjisorit palestinez Elia Suleiman.

12 Angry Men (1957) - rendesia e disidences per zbulimin e te vertetes.

 

Dead Poets Society

Kisha shume vite pa e pare e s'isha i sigurt nese atehere me ka pelqyer thjesht per hir te moshes. Me pelqeu njesoj, which leaves dy opsione per konkluzione: ose eshte vertet film i bukur ose une kam ngelur adoleshent. smiley

Gather ye rosebuds while ye may,
   Old Time is still a-flying;
And this same flower that smiles today
   Tomorrow will be dying.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).