Kongresistja demokrate e Arizonës Gabrielë Gifords është në gjendje kritike pasi u godit në kokë gjatë të shtënave dje në një aktivitet të saj me elektoratin.  Një fëmijë ishte mes të vrarëve në sulmin e kryer në Tuson të Arizonës. Autoritetet thonë se disa persona të tjerë u vranë dhe rreth dhjetë të tjerë u plagosën, ndërsa personi që hapi zjarr është nën arrest.  Ai është identifikuar nga njerëzit pranë hetimeve si Xhared Longner në moshën 22 vjeçare dhe sipas sherifit të qarkut Pima të Arizonës, ai mund të mos ketë vepruar i vetëm.

Zyrtari i qendrës mjekësore të Universidentit të Arizonës, Pitër Ri, tha se kongresistja Gifords ishte në gjendje kritike pas ndërhyrjes kirurgjike. Ri tha se Gifords ishte qëlluar në kokë, por ai ishte optimist se ajo do të shpëtonte.

"Nuk mund të them se si do të shkojë gjendja e saj, por jam mjaft optimist megjithë rrethanat e gjendjes”.

Presidenti Barak Obama lëshoi një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, në të cilën thotë se të shtënat ishin një akt i pakuptimtë dhe i tmerrshëm dhune që nuk ka vend në një shoqëri të lirë. Edhe Kryetari i Bashkisë së Tusonit, Bob Uokap,  shprehu shqetësimin e tij.

"Kjo është një tragjedi e rëndë për shtetin e Arizonës dhe për vendin.  Mendoj se është koha që të gjithë ne të mendojmë dhe të lutemi për viktimat e kësaj tragjedie që ndodhi para syve tonë”.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve, FBI-it, shkuan me nxitim në vendin e ngjarjes, pranë një dyqani ushqimor Safeway, ku kongresistja Gifords po zhvillonte një aktivitet me elektoratin e saj.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se personi i armatosur hapi zjarr me një breshëri prej 15-20 të shtënash, para se të përpiqej të largohej. Por dëshmitarët thonë se ai u bllokua nga një kalimtar i rastit dhe u vu nën arrest.

Kongresistja 40 vjeçare u rizgjodh për të tretën herë në muajin nëntor.  Gifords ishte një prej politikanëve të Arizonës, zyrat e të cilëve ishin vënë në shënjestër nga vandalët dhe ishin kërcënuar gjatë debatit për reformën e kujdesit shëndetësor në vitin 2009.

Ligjvënësit republikanë, të cilët fituan shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bërë thirrje për prapsimin e reformës së kujdesit shëndetësor, të nënshkruar në ligj nga Presidenti Barak Obama vitin e kaluar.

Gifords ishte gjithashtu një nga ligjvënësit që ishte vënë në shënjestër pasi mbështeti reformën, në një hartë me objektiva qitjeje në një faqe interneti të komitet të veprimit politik që mbështet ish kandidaten republikane për postin e nënpresidentit, Sarah Pejlin.

Një debat i nxehtë politik në Arizona, shtet që ndodhet në kufi me Meksikën, është zhvilluar kohët e fundit rreth përpjekjeve për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

26 Komente

 ''shpejt''  u kujtuat me kete lajmin jeve...smiley        u bene gati nja dy dite qe ka ndodhur....

Kane qene shume te zene me djegien e kutive smiley

 U mor vesh, vdiq apo jo? Se keta televizionet e amerikes here thane qe vdiq, here qe ishte gjalle. U bene me keq se tvshijaku.

 Mos me thuaj qe je nga ata shqiptare qe fyhen kur dikush qorton qofte edhe nje molekule amerikane. 

Me fal, nese te gerreu ajo qe thashe. 

Hajt shkojme ne ndonje teme e te shajme shqiptaret, per ngushellim. smiley

Edhe ti mos me thuaj qe je nga ata shqiptare qe fyhen kur dikush lavderon qofte edhe nje molekule Amerikane.

Mos kerko falje hic se s'me gerreu aspak ashtu. Cfare me gerreu eshte mungesa e njerezillekut, qofte Amerikan qofte i fisit Zulu.

  Une s'urova gje vdekje, e s'u gezova me vdekjen e dikujt, qe te me mungoje njerezilleku. Pyeta mese normalisht, sepse pashe lajmet ne youtube para se te postoja, dhe degjova nga CNN qe kishte vdekur. Pastaj nje tjeter lajm thoshte qe ishte gjalle. 

Ndersa ti erdhe me BB. Se c'lidhje kishte BB, beji me veten hesapet e njerezillekut. smiley

me sa duket duhen lene vetem mesazhe konstruktive tek kjo tema me amerike. mllaç mllaç mllaç....paqe, qetesi... mllaç mllaç mllaç... keqardhje dhe hidherim.... mllaç mllaç mllaç sherim te shpejte

si tha teta Palin.....

O kllufa! Kane vdek 6 veta, duke perfshire edhe nje femije 9 vjece. Pak me teper respekt per te vdekurit, boll bete karagjozin per cdo gje!

 mos keqinterpreto komentet e njerezve, ketu po flitet ekskluzivisht per senatoren

Njoni me siper thoshte "koken hengshin me njoni tjetrin". Kush jane keta, kalamajte 9 vjecare qe duhet te vriten? Apo ata tre mbi 70 vjecaret qe vdiqen?

 e me mire se nuk bohet nami se me siguri qe e ka pas per republikane me demokrate, normal qe kujtdo i vjen keq per te pafajshmit, sidomos per femijet

Ka shume tension, swed, sidomos ne rrethet republikane. Njerez perndryshe shume te paqte, shfaqin nje irritim shume serioz per ket muhabetin e reformave. Dhe puna eshte se edhe ata e kane nje point, te madhe fare biles. Eshte shume shume interesante te shifet nese esenca i ketij kombi do ndryshoje ne keto kohe qe vijne apo jo. Kjo qe po ndodh eshte eksperiment i madh shume dhe koincidenca e nje presidenti me ngjyre nuk eshte shume fatlume.

Cimo, rrofsh per sqarimin konciz. Une se njof hic ameriken, aq me pak kete senatoren por sinqerisht (dhe fatkeqsisht) gjeja e pare qe mendova dje sapo degjova lajmin ishte "s'paska vdek akoma shpirti i revoltes ne Amerike". Eshte e vetkuptueshme cfare kisha parasysh.

une thashe ashtu. po ca te thush per nje shtet ku njerezit lejohen me arme ne shkolle, restorant, bar (wtf)...qe nuk pranojne tu kufizohet e drejta e blerjes se me shume se nje arme ne muaj, ku i kane vu ne shenjester ne menyre jofigurative meksikanet (te ligjshem apo te paligjshem)...

dmth, c'te korrin do te mbjellin.

per viktimat kuptohet qe ka vetem keqardhje, sidomos per femijen...po kjo nuk thjeshton ato te vertetat e tjera.

 edhe mua me trishtoi kjo ngjarje. Kongresistja eshte nje njeri shume i mire qe luftonte per reformen shendetsore dhe ligjin e emigracionit. njerez te tille meritojn respektin maksimal sepse rrezikojne atje ku ka racizem, injorance dhe individualitet te pa falshem. Ja qe ndryshimet e medha nuk duan vetem idealizem dhe perkushtim  por fatkeqesisht kerkojne edhe viktima. lutem per te dhe te tjeret qe t'ja dalin mbane atje ne spital ku ndodhen. 

fatkeqesisht ne shqiperi keto njezet vjet vetem viktima (mijra te vrare) kemi patur dhe kemi. na mungon idealizmi dhe perkushtimi.

Ka psikopate sa te duash dhe ne amerike.Kur ka nje  cerek bilion arme ne qarkullim kuptohet duhet vetem nje numer shume i vogel te bejne hatane.Klima politike eshte shume e acaruar.Faktori kryesor eshte ekonomia.Kur shkonte mire te gjithe benin para  ishin te lumtur dhe kendonin ate avazin s'ka si vendi yne.Mirepo tani qe ngecur sharra ne gozhde njerezit perpiqen te kuptojne se si arriten ne kete derexhe grupe e ndryshme shoqerore e drejtojne gishtin nga njeri tjetri.Kjo krize e pati origjinen ne Wall Street bankieret e te cilit i shpiken gjithe ato skemat financiare te cilat vithisen ekonomine ne hale.Mirepo ata dhe shtypi i paguar prej tyre po e largojne vemendjen e publikut  nga vetja dhe e drejtojne drejt te tjereve.Kuptohet te paret qe e hane ne kete mes jane emigrantet e paligjshem si shtresa me e pambrojtur qe nuk mundet te loboje e te flase per veten.Ata po fajesohen per shkaterrimin e klases se mesme , krimin mbingarkimin e sherbimeve sociale etj.Arizona ne kete mes behet qendra e gravitetit te kesaj retorike  si shtet kufitar .Reforma e sherbimit shendetesor eshte nje yckel tjeter qe ka qene nje pike e forte debati per dekada kesaj i shtohet dhe fakti qe presidenti eshte zezak te cilin racistet e djathte nuk e durojne dot.Ne kete klime politike te acaruar dhe retorike helmuese frymezohen psikopate qe mendojne se do te behen te famshem dhe bejne masakra si ajo qe pame dje.

...Ata po fajesohen per shkaterrimin e klases se mesme , krimin mbingarkimin e sherbimeve sociale etj.Arizona ne kete mes behet qendra e gravitetit te kesaj retorike  si shtet kufitar .Reforma e sherbimit shendetesor eshte nje yckel tjeter qe ka qene nje pike e forte debati per dekada kesaj i shtohet dhe fakti qe presidenti eshte zezak te cilin racistet e djathte nuk e durojne dot.....

Edhe Michael Moore do ta kishte zili kete koment.

Arizona ka te drejte si shtet te luftoje emigracionin e paligjshem dhe ligji i miratuar ka treguar efektivitet.Kete ligj e kane miratuar politikane zezake dhe te bardhe,pra ngjyra e politikanit ketu nuk ka te beje fare.Problemi eshte se qeveria qendrore,thote do te luftoj emigracionin e paligjshem dhe ne anen tjeter kur ndonje shtet kufitar qe vuan me shume nga ky emigracion,ben ndonje reforme,qeveria qendrore dhe shtetet e veriut qe jame mijera km larg nga problemi,fillojne demonizojne shtetin ne kete rast Arizonen.

Nuk kam pare asnje qe te thote qarte se si duhet luftuar emigracioni i paligjshem.Problemi nuk ka te beje fare me Obames se dhe Bush-i e inkurajoi emigracionin e paligjshem,duke fituar votat e hispanikeve ne numur rekord.

Te vetmit qe folen qarte,ishin politikanet e Arizones dhe ata demonizohen.

Ndersa per komentet  qe shoh siper,me vjen per te vjelle kur shoh qe nuk ka asnje simpati per viktimat.Por nuk cuditem se kur mendoj qe ne PPU komentojne anti amerikanet dhe kosmopolitet.

Ceshtja nuk eshte aq e thjeshte.Ndersa emigracioni i paligjishem eshte problem ai po paraqitet nga ekstremistet e djathte si shkaku kryesor i renies ekonomike.Eshte thjesht nje bombe tymuese nga qarqet e wall street per ta hequr vemendjen nga vetja dhe per ta perqendruar ne emigrantet e paligjshem te cilet jane punetore dhe kontribojne ne ekonomi .sa per analogji shihe se c'thone greket dhe italianet per emigrantet shqiptare  ne vendet e tyre.

Une shtrova pyetjen si mund te luftohet emigracioni i paligjshem?

Nga njera ane kerkohet qe ky fenomen te luftohet,sepse emigrantet punojne ne te zeze dhe nuk paguajne taksa apo nuk jane te rregjistruar etj etj.Nga ana tjeter nuk behet asgje per te luftuar kete fenomen.Ndersa Arizona qe beri nje hap(ndoshta te diskutueshem) ne kete drejtim,po demonizohet si raciste e djathte etj etj.Me nje fjale,si mund te luftohet emigracioni i paligjshem,dhe nese nuk luftohet,perse behet sikur luftohet?Nese nuk luftohet dot me mire te hapen kufijte ligjerisht se praktikisht jane hapur me Meksiken.

...Eshte thjesht nje bombe tymuese nga qarqet e wall street per ta hequr vemendjen nga vetja...

Ceshtja e emigracionit te paligjshem ka qene ne folus shume kohe para kesaj krize keshtu qe aresyetimi yt nuk qendron.

....sa per analogji shihe se c'thone greket dhe italianet per emigrantet shqiptare  ne vendet e tyre....

E verteta eshte se nese dikush nga Kina do te vije te te zere vendin tend te punes ne Shqiperi,edhe ti do te revoltoheshe apo jo?Te vjen dikush nga Maroku apo Tanzania dhe pasi mbush barkun me buke te jep urdhera se si duhen festuar Krishtlindjet apo te ndaloje festimet dhe ekspozimet e Krishtlindjeve ne shkolla se gjoja fyen femijet muslimane???Si do te vije ty nese ne Shqiperi,emigratet turq te te kerkojne mosfestimin e festes se pavaresise,se fyen ndjenjat e femijeve te tyre?

Mua nuk do te me vinte mire dhe ne kete kontekst i kuptoj dhe greket dhe italianet.Natyrisht nuk jam me ta kur kerkojne vdekjen e shqiptareve dhe ky eshte racizem i paster.Por nuk mund te mos i kuptoshkur kane mbetur pa pune se dikush vjen me anije dhe i ze vendin e punes jo se eshte me i zoti apo flet gjuhen me mire,por se paguhet me pak se nuk ka letra.vereni veten tuaj ne vend te tyre dhe do te shohim se si do te aresyetoni.Te mos e shikojme kete ceshtje vetem me syzet nacionaliste,se po flasim per gje tjeter.

Per mua kjo pune zgjidhet vetem me leje punesimi mindis vendeve,por ja qe keto vende nuk e japin kete obsion dhe emigracioni i paligjshem pastaj lulezon duke demtuar te gjithe edhe vendasit dhe emigrantet e shkrete.

 

Sa per informacionin tend, fluksi me i madh i ilegave ka ndodhur nga periudha 2000-2005 dhe relativisht ne ulje nga 2007 deri ne 2009. E di mire kush ka qene president ne kete periudhe...

Se dyti sipas Pew Research Center ne nje studim te dal ne shtatorin e vitit te kaluar, perqindja e papunesise per emigrantet ilegale eshte 10.4% ne krahasim me 9.2% sa ka qene papunesia e regjistruar ne Shtator te 2010. (Tek linku ke studimin ku mund te shikosh sesi u realizua studimi, cilat ka qene popullatat and so on)

Ne gjysmen a pare te dekades (2000-2005) ne Amerike kane hyre 850,000 vete ne vite, ku numer ka shenuar renie deri ne 300,000 nga 2007 deri ne 2009.

Pikerisht ketu qendron cudia me republikanet, shtetit amerikan do ti kushtonte shume te merrej me gjurmimin dhe deportimin e ileglave qe hyne ne kohen e Bush, nderkohe qe Republikanet ulurasin per borxhin e shtetit, duket se jane ok me kosto te tjera qe do shkojne per gjurmin&deportim e popullsise ilegale.

Arizon hesapi!!

Dhe puna eshte se edhe ata e kane nje point, te madhe fare biles.

Ca eshte "pointi" i madhe fare i ketyre repulikaneve te tensionuar?

E verteta eshte se nese dikush nga Kina do te vije te te zere vendin tend te punes ne Shqiperi,edhe ti do te revoltoheshe apo jo?"

Emigrantet bejne pune te veshtira qe amerikanet nuk duan ti bejne.Ata nuk i kane zene vendin asnje amerikani.Nese jane te paligjshem jane sepse eshte teper e veshtire pothuaj e pamundur qe te hysh ne vend legalisht.Miti se ata rrisin krimin , rendojne sherbimet shoqerore etj nuk qendron.Fushata kunder tyre eshte e orkestruar nga manjatet e wall street te cilet edhe pse e menderosen ekonomine prape paguhen miliona dollare ne vit.Perpiqen ti mbushin mendjen popullit amerikan se emigrantet jane burimi i krizes ekonomike.

Punetoret nga Kina jane mese te mirepritur dhe te nevojshem ne Shqiperi.Menaxheret e ndertimit qe kam folur ishin shume me te kenaqur me ta se me katundaret shqiptare qe dhisnin ne pallatet qe ndertonin.

"Mua nuk do te me vinte mire dhe ne kete kontekst i kuptoj dhe greket dhe italianet.Natyrisht nuk jam me ta kur kerkojne vdekjen e shqiptareve dhe ky eshte racizem i paster.Por nuk mund te mos i kuptoshkur kane mbetur pa pune se dikush vjen me anije dhe i ze vendin e punes jo se eshte me i zoti apo flet gjuhen me mire,por se paguhet me pak se nuk ka letra.vereni veten tuaj ne vend te tyre dhe do te shohim se si do te aresyetoni.Te mos e shikojme kete ceshtje vetem me syzet nacionaliste,se po flasim per gje tjeter."

Ketu behet fjale per punerat e pakualifikuara.Ajo pjese e vendesve qe e humbin punen nga emigrantet jane njerez te paarsimuar qe mezi  dine shkrim e kendim.Nese duan te mbijetojne duhet te kualifikohen e te bejne pune qe emigrantet nuk jane ne gjendje ti bejne.

 

Fushata kunder tyre eshte e orkestruar nga manjatet e wall street

Si ta pret mendja ty, se 'manjatet' Vall Stritit dun me pagu amerikont me shume per pune qe amerikont s'dun ti bojne? Veje gjishtin diku tjeter, se 'manjatet' i ke bash tek kampi i 'imigranteve te paligjshem' (qe cuditerisht ne 'americance' quhen 'aliena')

Nji kjo, e dyta, mos u fut shume 'fell' ne keto pune se truni i Arizonasit, Teksanit nuk puno aq fort sa te meritoje ket analize.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).