Sipas saj, drejtimi i vendit po bëhet sipas modelit Lukashenko, ndërkohë që vendi ka shumë probleme të rënda ekonomike që lidhen me të ardhurat, me papunësinë, me shtrenjtësinë, etj., që kërkojnë zgjidhje.


Kemi mbyllur një vit kalendarik, i cili ka qenë i mbushur me ngjarje të mëdha historike për vendin. Kujtoj këtu liberalizimin e vizave, por dhe një frenim në proceset integruese të vendit. Si do ta vlerësonit vitin që sapo u mbyll?


Në 2010-n, Shqipëria nuk arriti të përmbushë standardet më themelore të një vendi që synon të bëhet pjesë e familjes europiane. Demokracia bëri hapa mbrapa, ekonomia vijoi të përkeqësohej, e manifestuar, mes të tjerash, në përkeqësimin e nivelit të jetesës së shqiptarëve. Do të qe e padrejtë nëse do të pretendoja se këto vlerësime janë unikisht të miat, apo dhe të opozitës ku unë bëj pjesë. Përkundrazi, këto janë vlerësime të institucioneve ndërkombëtare që matin progresin e vendeve, të shprehura më qartë se kurrë në tri raporte të rëndësishme të publikuara në muajt e fundit të 2010-s: Opinioni i Komisionit Europian, Raporti i Bankës Botërore dhe Raporti i 'Economic Inteligence Unit'. Asnjëri prej tyre nuk është një dokument i zakonshëm për t'u shpërfillur sepse përfundimet e shprehura në to janë arsyet mbi të cilat bazohen vendimet negative të ndërkombëtarëve, sidomos të Bashkimit Europian për Shqipërinë. E keqja qëndron se këto dokumente tek ne u shpërfillën plotësisht, dhe, në vend që e gjithë energjia të shpenzohet për korrigjimin e problemeve të evidentuara, energjitë dhe paratë e taksapaguesve shkojnë drejt makinës mediatike qeveritare, që anatemon se ndërkombëtarët e "kanë nxirë realitetin".


Ju po e shihni gotën bosh dhe jo gjysmë të mbushur, ndërkohë që nuk duhen mohuar përparimet në këto 20 vjet demokraci në Shqipëri...


Mendoj se është në të mirë të të gjithëve që t'i themi gjërat siç janë realisht, pa zbukurime. Pas 20 vitesh lufte, përpjekjesh titanike dhe sakrificash, Shqipëria sapo u klasifikua nga 'Economic Inteligence Unit' si një vend me një regjim hibrid. E theksoj, jo me demokraci të plotë, as me demokraci me defekte, por me një regjim hibrid, ku nuk përmendet fare termi demokraci. Kjo do të thotë se jemi pak, fare pak më mirë se regjimi totalitar; që do të thotë se jemi shumë larg jo vetëm vendeve të BE-së, por edhe çdo vendi tjetër të rajonit që aspiron anëtarësim të shpejtë në BE; që do të thotë se nuk jemi në një grup me vende si Serbia, Rumania, Maqedonia apo Mali i Zi, por në një grup me Bangladeshin, që renditet më lart se ne, Libanin, Nikaraguan, Palestinën, Pakistanin dhe Irakun. Në patologjinë politike, regjimi hibrid dallohet nga demokracia sepse zgjedhjet manipulohen në favor të qeverisë në fuqi, burimet e vendit përdoren për interesa të atyre që janë në fuqi, opozitës i mbyllet goja, të drejtat politike dhe liritë civile janë të kufizuara, liria e shtypit është e kërcënuar dhe e drejta e votës e kufizuar. Në botën moderne, një regjim hibrid s'është gjë tjetër veçse formë elementare e regjimit autoritar. Kjo ndodh në Shqipëri sepse nuk përfillet mendimi ndryshe, në Parlament monologon me orë të tëra vetëm një njeri, një sekretar partie i dalëkohe që pa asnjë ndrojtje deklaron se zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën. As Lukashenko, që gëzon një reputacion të hidhur në të gjithë Europën, nuk ka guxuar të ndajë pikëpamje të tilla, të paktën jo kaq haptazi.


Të mos harrojmë, zonja Seseri, se liberalizimi i vizave është një fakt dhe efektet e tij me mijëra qytetarë shqiptarë janë duke i shijuar. Kjo duhet parë si një hap më afër integrimit europian..


Me vizat, sikundër me shumë gjëra të tjera, tek ne abuzohet në mënyrë shumë fyese. Në fakt abuzohet me aspiratën e popullit tonë. Si çdo popull i vogël i përfshirë në vorbullën e globalizmit, edhe Shqipëria dhe shqiptarët aspirojnë për t'u spikatur nga popujt e tjerë. Në presionin e vendeve të mëdha, të cilat, edhe thjesht për efekt të numrit të lartë të popullsisë apo madhësisë gjeografike, arrijnë të kenë peshë, vendet e vogla si Shqipëria më shumë se asnjëherë janë në kërkim të një identiteti diferencues. Dhe ky nuk është një fenomen i ri. "Vërtet s'kemi zhvillim,- abuzonte diktatori Hoxha,- por jemi të parët për burrëri, trimëri dhe punëdashje, madje punojmë më shumë se të gjithë; kemi bregdetin më të bukur të Mesdheut dhe natyrën më të bukur të kontinentit". Për këdo që ka vizituar edhe vendin më të fundit të Europës, është plotësisht e qartë se këto janë abuzime me aspiratat e popullit tonë. Në këtë këndvështrim, kryeministri aktual ndjek të njëjtën qasje, duke abuzuar me dëshirën e të gjithë shqiptarëve për të qenë më shumë se një vendndodhje gjeografike europiane, për të qenë një vend i spikatur dhe i mirëintegruar europian. Duke e njohur mirë këtë aspiratë, zoti kryeministër rishtazi deklaroi se "Shqipëria u shpall e bukura e dheut për turistët", se "rritja e pagave të këtij viti qe më e madhja në kontinent", që "kemi rritjen ekonomike më të lartë në të gjithë Europën". Në vend që të thotë se zhvillimi i turizmit s'ka të krahasuar as me fqinjët, se shqiptarët kanë të ardhurat për frymë më të ulëtat në kontinent, se Shqipëria është vendi me ekonomi më pak të zhvilluar në të gjithë Europën. Çudinë më të madhe e tha para dy ditësh, kur deklaroi se ekonomia shqiptare përfundimisht doli nga kriza, duke harruar se asnjëherë nuk ka pranuar se ekonomia jonë është në krizë dhe rrjedhimisht nuk ndërmori asnjë masë për zbutjen e krizës. Vini re spotet e shtrenjta televizive për liberalizimin e vizave, të cilat flasin për suksese madhështore dhe mbyllen me figurën e udhëheqësit që i mundësoi këto suksese. Provoni të gjeni spote të tilla në vendet demokratike. Nuk do t'i gjeni. Ky kult i ri qeveritar ala Lukashenko është fyes për shqiptarët.


Qeveria është në vitin e dytë të mandatit të dytë qeverisës dhe kryeministri deklaroi pak ditë më parë se po e fillon vitin e ri me një bilanc tejet pozitiv. Cili është mendimi juaj?


Jetojmë në një vend me qeverisje mediokre. Në vend të analizës dhe konstatimeve të mia, lejomëni t'i referohem serish opinionit të Komisionit Europian si një burim objektiv. Citoj, "qeveria shqiptare harton ligje e vendime me cilësi të dobët, të cilat nuk bën kujdes t'i zbatojë, nuk respekton masat që ka planifikuar vetë për decentralizimin, e ka shndërruar korrupsionin në një problem shumë serioz e të kudondodhur dhe, mbi të gjitha, nuk ka mundur të ngrejë një administratë publike sipas standardeve europiane. Ligji i shërbimit civil nuk zbatohet, nëpunësit ndryshojnë dhe emërohen me preferencë politike dhe sistemi i karrierës ekziston vetëm në letër". Pas 20 vitesh sakrifica, shqiptarët vazhdojnë të kenë të ardhurat për frymë më të ulëtat se çdo vend europian, më të ulëtat në rajon dhe as që mund të llogaritet se sa vite duhen për t'iu afruar vendit që renditet i fundit në BE. Në vitin 2009, rritja ekonomike u ul 3 herë në krahasim me vitin 2008 dhe u ul më tej në vitin 2010, ndërsa borxhi publik arriti në kufirin maksimal të tij prej 60% të PBB-së. Investimet e huaja direkte, të zhveshura nga privatizimet, kanë qenë shumë modeste, duke financuar vetëm një të pestën e deficitit tregtar. Vende pune janë krijuar gjithnjë e më pak dhe papunësia zyrtare ka arritur në 13.7%, më e larta e dhjetëvjeçarit të fundit. Kjo ka goditur më shumë qytetet e vogla dhe zonën rurale. Në një qytet si Kruja, ku forca e punës është rreth 5 herë më e vogël në numër se në rrethin e Durrësit, numri i të papunëve të regjistruar ka arritur në 3000 vetë. Papunësia zyrtare në Krujë është 14% dhe ajo reale është rreth 30%.


Cili është, sipas jush, problemi themelor që duhet konsideruar për të ndryshuar rrjedhën e rezultateve negative që ju përmendni, pasi duket se opozita qëndron vetëm në nivelin konstatues?


Keqmenaxhimi i punëve të vendit, pasojat e të cilit janë kolosale. Kjo kërkon përgjegjshmëri të madhe individuale, politike e morale, si dhe profesionalizëm të lartë. Në vend që të merret me çështjet madhore si demokracia, qeverisja, ekonomia, të cilat kushtëzojnë realisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e shqiptarëve, zoti kryeministër vazhdon të bëjë kryetarin e partisë me lojëra e thashetheme politike dhe nuk ka as njohuritë më elementare të menaxhimit. Kryeministri ynë është i vetmi kryeministër në botën e përparuar që nuk merret me qeverisjen, por me ngjyrën e dekorit të kryeqytetit. Sepse dikush iu ankua se këto ngjyra nuk janë blu dhe ai u angazhua të përcaktojë se si duhet të jenë. Njëlloj sikur dikush iu ankua për nënkalimin e Zogut të Zi dhe ai e shkatërroi atë, duke shpërdoruar rëndë paratë publike. Njëlloj sikur dikush iu ankua për Piramidën dhe ai vendosi ta shembë, duke shpërdoruar miliona të tjerë. Kjo mendësi e mbrapshtë e kryeministrit transmetohet tek duzina e ministrave dhe ushtria e nëpunësve memecë, të paaftë për të shfaqur mendimet e kundërshtitë që kanë. Pasojat e këtij stili dalëkohe e të papërgjegjshëm drejtimi janë fare të qarta, si për shqiptarët, ashtu edhe për institucionet ndërkombëtare, por janë dramatike për vendin. Unë mendoj se kryeministrat e aftë merren me demokracinë, qeverisjen, ekonominë. Kur nuk dinë të merren me këto, ata largohen dhe ua lënë vendin njerëzve të aftë.

22 Komente

Ja një femër politikane përsëmbari. smiley (të mos na akuzoni për maskilizëm ju graria e peshkut)

achtung: shmangni luftën brenda llojit tek kjo temë. smiley

 

dhe eshte shume here me e mire (dhe me e gjate) se c'del ne tilivizor smiley

dhe e embel madje

e pash perpara disa diteve dhe m'u kujtove ti J. smiley

e pash perpara disa diteve dhe m'u kujtove ti J. Smile

J. effect I dont expect ky. smiley

Mua mbrëmë mu kujtua dhe u habita që pashë sot shkrimin.

 

Zi kendej e bloze andej eshte ky muhabeti smiley

 Shqipëria sapo u klasifikua nga 'Economic Inteligence Unit' si një vend me një regjim hibrid. E theksoj, jo me demokraci të plotë, as me demokraci me defekte, por me një regjim hibrid, ku nuk përmendet fare termi demokraci.

E sakte, eshte kjo arsyeja qe shumica e shqiptareve e urrejne kete qeveri dhe kete kryeminister qe mashtrojne gjithe diten me retoriken e tyre politike "Shqiperia po ndryshon!" 

Interviste e shkelqyer dhe realiste!

Mire mer mire, po kjo Barbie ka nji difekt shume te madh. Kjo nuk di me sha me rob shpie dhe me akuzu njeri per vrasje, kontrabande, kurvllik apo dehumanizim te organeve seksuale. Shkurt, she is out of place. N'Shqipni, po deshe me t'lexu njeri duhet ta hapesh shkirmin me "Seseri betohet me rob shpie qe do tredhe kryeministrin". Until then, Seseri kot jep intervista se askush nuk ulet me e lexu.

Hajt terqeta.

Keqmenaxhimi i punëve të vendit, pasojat e të cilit janë kolosale.

 

Matane te gjithe problemeve ekonomike e politike qe renditi Seseri me siper, qe jane gjithesesi te gjitheditura, deklarime te tilla jane po aq abuzuese sa abuzimet e Berishes dhe shpurres se tij me aspiratat popullore.  Nqftse pretendon te qeverisesh, e te zgjidhesh problemet e vendit nuk mund te mjaftohesh duke thene qe zgjidhja e problemit eshte miremanaxhimi.  "Berisha dhe shpurra e tij jane te korruptuar dhe te paafte, prandaj vendi eshte ne humnere ekonomike e politike e ne kerkojme votebesimit e popullit se jemi te afte e te pakorruptuar e kemi per t'a nxjerre vendin nga humnera." Ky s'mund te quhet te berit politike.  Ky eshte nje karagjozllek i madh, sidomos kur konsideron historine e socialisteve gjate periudhes 1997-2005.

 Ky eshte nje karagjozllek i madh, sidomos kur konsideron historine e socialisteve gjate periudhes 1997-2005.

Neqofte se ne do te vazhdojme me kete stil, do te vjedh une se edhe ti vodhe para 10 vjetesh, vaj medet per ne. Kete e quan ti politike???????????

Pikerisht pra, nuk mund te vazhdojme me ate politike.  Nuk mund te shkosh e te thuash, qe arsyeja qe vendi eshte i rrenuar eshte prej keqmanaxhimit (keqmanaxhimi eshte nje nga arsyet, por jo vetem) e te nenkuptosh qe po erdhem ne ne pushtet kemi per te miremanaxhuar e keshtu do e nxjerrim vendin ne drite; sidomos kur nuk ke kapital politik per t'a mbeshtur kete deklarim.  Kjo lloj retorike tregon shterpesine e mendimit politik ne Shqiperi.

 Opozita ate detyre ka qe te kritikoje qeverisjen. Po qe te kritikosh qeverisjen nuk do te thote qe me patjeter te besh autokritike per kohen qe ke qene vete ne qeverisje, se kete e ke marre pas koke ne diten qe jane bere votimet. Por te kritikosh qeverisjen per punet e pabera qofte duke i pare edhe me optiken e kohes qe ke qene ne pushtet prape eshte nje gje e mire, pasi sheh me sy kritik ate qe vete nuk ke bere mire ne ate kohe.

Por aresye e mjaftueshme per gjendjen ne te cilen ndodhet vendi yne eshte ajo, mungesa e "menexhmentit" siç thote Ngjala, por nga te gjitha krahet dhe kjo vjen nga mungesa e pasionit per pune te mira, vjen se qeveriatret tane i kane duarte dhe kembet e lidhura nga fazlliçer, apo tan leprash gjate gjithe kohes.

A thua do te dale ndonje burre qe tu thote ketyre njerezve "NDAL"

T'a thyeje ne mes me kritika qeverine opozita, ama ne te njejten kohe duhet te paraqesi alternativen qe ajo sjell ne tavoline ne forme ideologjie dhe programi politik.  Te dyja keto banda jane shterpe nga keto dy gjera.  Nuk behet politik duke thene qe ata jane te pafate, te korruptuar, kriminele kurse ne jemi te afte, te ndershem, qelibare prandaj na zgjidhni ne.  Si mund te maten keto gjera?  A nuk erdhi Saliu ne pushtet ne 2005 duke bere te njejten gje?

 Kjo Seseri, nuk qenka kerkah. Newsweek e shpalli Shqiperine nder vendet qe ka perparuar me se shumti nga varferia. Artikull tipik propagandistik partiak!

 

 

O Kosovar ruaje patriotizmin per raste te tjera se e verteta eshte teper e hidhur..Jemi vend i prapambetur dhe qeverisemi nga gomere dhe idiote. Te mbrosh idotizmin dfhe mediokritetin ne emer te patriotizmit eshte tragjikomike.

Leri artikujt newsweek-ut por shiko se Shqiptaret jane me te varferit ne rajon dhe Evrope dhe nukeshte nevoja ti biem daulleve kot si puna e jevgjeve

 Newsweek e shpalli Shqiperine nder vendet qe ka perparuar me se shumti nga varferia.

Kjo shqipja jote ore mik nuk te ndihmoka fare, sepse sipas kesaj ne kemi patur perparime ne rritjen e varferise, e megjithate nuk ja ke fut kot, pasi vertete jemi vendi me i varfer ne Evrope, ne Ballkan, dhe se po lulezon perdite e me shume varferia ne shtepite tona.

Leri fjalet dhe demagogjine e Saliut, por hajde e shihi shqipteret ne shtepite e tyre, e mos shifi ata qe e kane shtepine ne Bllok, por shiko ata shqiptare te paskuqanit, Bathores, Shkozes, apo Kenetes ne durres qe perbejne shumicen, shko e shiko shqiptaret e Gramshit, Skraparit, Pukes dhe atehere fol ato qe thote Newsweek-u

 Juve mor mik, krudoKosovar, jetoni ne mbreterine..... e eres gjithe rere.Ju jane veshur syte dhe flisnin krejt ne hava..ore ketu eshte vendosur  regjimi tiranik i VJEDHJEVE dhe MASHTRIMIT, ndersa Juve perrallisini duke bere te mesmin:Ky vend nuk ka qene kurre me keq se sot ekonomikisht.Kurse Juve...."As me kete e as me ata ".Shkurt jeni  ne hava.Njerezia po tretet dhe keni  me ja pa hajrin... edhe.."OPOZOCIONIT TE MODERUAR" Tuajin 

Proudkosovari flet për tejkalimin e varfërisë së skajshme, që siç e shpjegoi, kalorësi, Ylli i Davos, fanari ndriçues i gjithë botës, por edhe Shqipërisë, dashnori i fjalës dhe i shtypit të lirë, por edhe të bukurës së botës Shqipëri, elektronikëzuesi, fejsbuksi Sali, është kapërcimi i të ardhurave nga (po citoj Saliun dora vet&eumlsmiley: dy dollarë në ditë, në dy pikë një, dy pikë dy... apo dy pikë tre. Që do të thotë se njerëzit që më parë kishin të hanin dy kothere bukë, tani kanë dy kothere dhe tre thërrime. 

Great success. For the benefit of Glorious Nation of Albanistan.

 

 Nje pyetje e munguar: Pse nuk shkon fare ne pune (ne komision te ekonomise)?

 intervisten e ka te mire, por pasi pashe kete video, mendova se ndoshta e ka ndihmuar dikush tjeter qe te pergatisi pyetjet. eshte shume e shperqendruar dhe flet kodra pas bregut ne video. e cuditshme, shume e cuditeshme me ne shqiptaret. e kam thene dhe po e perseris; dicka na mungon. as zotrules eksperti nuk e ka gjetur dot. shkolluar e bija e botes ne shkollat me te mira dhe ja rezultati. pse me keta do te vije PS ne pushtet?

 Ne fakt te te marre perpara me llafe edhe Olldashi eshte ofendim. Nga ata me te rendit. Ti Seseri qe sja del dot nje prodhimi shqiptar te rendomte si Olldashi mos pretendo me shume per veten tende.

Kjo shkoi aty si cjapi te kasapi.

 

Po te ishte rreshtuar me pas ne grupin e blushit dhe islamit, do kish nje kuptim ai lloj belbezimi (shih dhe debatin e  islamit me rusmailin apo debatet e blushit - ata e kishin shitur me kohe dhe faji eshte i rames qe nuk lajmeroi zgjedhesit)

 

  Gjithsesi mbetej nje problem me eksperiencen e dialektikes politike shqiptare e mund te falet (nese nuk e konsiderojme nenvleftesim mendjemadh i kundershtarit apo i publikut)

 

Seseri?! Rudina "oktiharrojmeshifrat" Seseri?! hahahaha prap kjo?

Ne Shqiperi po instalohet nje regjim ala Lukashenko smiley) ncuk, ncuk jo kshu. Duhej ta vazhdonte arsyetimin, duhej te thonte:

Ne Shqiperi po instalohet nje regjim ala Lukashenko.... prandaj une 6 muaj te vitit i kaloj ne Amerike megjithese jam deputete shqiptare, sepse kam frike per persekutim politik dhe jo per te rinovuar green card sic thojne dashakeqesit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).