Nga Ora News

Viti politik 2011 do te dominohet padyshim nga zgjedhjet per pushtetin lokal qe pritet te mbahen ne daten 8 maj. Ende nuk dihet se si klasa politike do te dije te mbylle debatin per zgjedhjet e kaluara para se te shohe perpara ne raundin elektoral te 8 majit. Viti 2010 u mbyll duke transferuar ngercin politik per transparencen e zgjedhjeve parlamentare ne kete vit dhe duke rrezikuar realisht reformen zgjedhore.

Keshtu ne kete vit klasa politike duhet te gjeje nje zgjidhje per hetimin e proçesit te 28 qershorit dhe te kryeje reformen per proçesin e 8 majit. Opozita ka paralajmeruar se do te vazhdoje protestat dhe do te ruaje marredhenien e kushtezuar me parlamentin deri sa te ngrihet komisioni hetimor per zgjedhjet parlamentare.
Ne kete klime mosbesimi mes opozites dhe maxhorances zhvillimi i zgjedhjeve, rezultati i te cilave nuk kontestohet nga asnje pale duket sfida me e madhe e klases politike shqiptare.
 
Nga ana tjeter maxhoranca dhe opozita kane nje tjeter gare per te fituar ose humbur, statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Komisioni Europian i ka lene nje vit kohe Shqiperise per ti dhene pergjigje 12 çeshtjeve te shtruara ne opinionin e publikuar ne 9 nentorin e vitit te kaluar per te hapur negociatat per anetaresim ne BE.
Keshtu edhe njehere tjeter kompromisi mes opozites dhe maxhorances do te kete nje ndikim te forte ne marrjen ose jo te statusit te vendit kandidat ne nentorin e ketij viti.
 
Nderkaq ne 7 janar KQZ pritet te filloje zbatimin e nenit 178 te kodit zgjedhor dhe te djege fletet e votimit te cilat prej nje viti e gjysem jane ne qender te vemendjes se politikes se dites.
 
Ne nje kendveshtrim te pergjithshem, janari i 2011-tes ka te njejtat sfida si janari i vitit 2010, zgjidhjen e ngercit politik me te cilin parlamenti duhet te perballet edhe njehere kur te nise punen sesioni i ri te henen e 3-të te ketij muaji.

8 Komente

 Ora do te na e thote njeri pse e hoqi Ylli Ndroqi Alfred Pezen nga Ora?????

Sepse mbase ska pranuar te behet pjese e gjoja nje TV te pavarur nga politika !

 nuk po ma mush menjen

Opozita ka paralajmeruar se do te vazhdoje protestat .....

.. do te vazhdoje protestat thote.  po qe te vazhdoje,  duhet t'i filloje njehere.  ose duhet te jene duke u bere protestat.   ja, kjo me eshte e paqarte mua.  a po ben protesta opozita ne keto memente ne Shqiperi?!

Eshte per tu habitur se si fokusimi behet gjithnje ne aktoret politike egzistues.

 

Sfida kryesore e opozites sot eshte qe te ndaloje hyrjen ne treg te forcave politike te reja (nuk e kam fjalen qe te hyjne ne politike edhe "simotrat" e veliajt). 

-situata mbahet ne tension

-rregullat zgjedhore percaktohen vetem ne momentet e fundit (me shume paralajmerime)

-barrierat ne hyrje (firma paraprake apo kufij minimale votash) mbahen lart e me lart

 

Ndersa sfida kryesore e elektoratit (sot e gjithmone) eshte qe te arrije te ruaje gjaftohtesine e re gjykoje pertej tifozllikut te perhershem.

- Kush ka ndermend te betonizoje parkun e liqenit e kush po e ben sot?

- Kush ka ndermend te aplikoje nje sitem taksash me te drejte?

- Kush ka ndermend te heqe dore nga mbledhja e taksave ne menyre te jashteligjshme (bllokimi i certifikatave te lindjes) dhe si ka ndermet ta beje?

- Kush ka ndermend te mbylle problemet e certifiatave te banushemerise se pallateve te reja qe kane bllokuar hipotekimet (nderkohe qe po i bejne edhe per ndertimet pa leje fare) dhe rrjedhimisht e tregun imobiliar e te kredive?

- Si do te shperndahen punet publike tek firmat e ndertimit (te gjitha njeres apo sejcilit nga pak per ti mbajtur gjalle deri ne fund te krizes)?

- Si do te zgjidhet problemi i ujit te pishem (kush do administroje ujesjellesin dhe si)?

- Ne c'drejtim do te zhvillohet me tej qyteti?

- Pak kulture e defrim per masat a do kete?

 

A i zihet bese personave qe do bejne premtimet (ne ndershmeri e aftesi)?

Sfida e vetme e politikes per 2011 eshte te thyeje rekordet e 2010s ne pergojime, sharje me rob shpie, konflikte fizike, tallje etj. Steka ne 2010 eshte ngritur shume lart, njerezit presin thyerje rekordesh. Nese politika do arrije te nxjerre armet brenda ne parlament per te arritur pikesynimet e veta, do jete nje kulm suksesi. Le te shpresojme.

  Nje gje po them duke qene krejt i sigurte.Ne se  do gjendej mundesia poer te vendosur nje burre edhe pse  te pashkolluar  sa vete Salihu, por burre Tropoje te vertete, ne kete vend do te fillonte kthesa per mbare.Nuk do  kishim merak  sfidash.Ore njerez,  ky vend vuan per njeriun  ME ZEMER, ne krye te vendit.Se si  vend e kemi nder  me te mirin e te mireve.Pa per mendje,  vetem te degjoje se ka kush ja thote cilat gjera te bije dhe te mos beje.Ne kemi djallin me brire ne krye.Nuk ben prokopi ajo shtepi ku per 24 ore rresht nuk i ndahet  sherri. I pari i ketij vendi  eshte SHERRI.Doni me kur edhe rruget qe bejme, me pare gjaku, tuajat, te femijeve te ikur, tonat, te  njerezve qe sakrifikojne dhe  me sherre e shamatara pa fund.Se Salihu i di si te tijat dhe ben si i don qejfi.More mbase ashtu do te duhej por pyet  ore njeri se ke te  besh me mijera mendje.Pse jane institucionet  ore qyqari i karriges.Mandej mburret  24 ore te diteve se ishte ai qei beri,qe i projektoi, qe i ndertoi dhe qe i ...gezoi. Ishte ai qe na shpuri pa vija, ishte ai dhe eshte vetem ai...... qe gjene jemi te gjalle... Ore mbaj mend, ne kohen e tij, Enveri(doemos diktator) i jepte porosi shtypit...."Asnje emer udheheqesi, nuk duhet te dali dy here ne nje gazete apo ne TV...." Ky eshte prezente tere diten e dites, flet e bluan dokrra, pa ju dridhur qerpiku fare, na ben te  gjitheve budallenj ne pakufi tek sa ne thote se jmei vendi me rritjen ekonomike..." me te madhe ne Planet.." sikur ne te jemi ca femije prej  atyre qe trajton e shoqja.Ky flet ne Kuvnnd me ore te tera dhe jep pergjigje harbute si te jete   ne mbledhje fisi, ku eshte me i pari dhe  si dallkauk merr neper goje cilindo e kedo..me nojmera dhe kur populli pret zgjidhje te  halleve te shumta. 

    Une, une, une,  eshte ky..... keshtu nje i semure qe do na sjelli dem me shume se Enveri..... Nuk po e kuptoni? Ahere  kot qe jeni  ne ato vende, Juve qe beni rolin e mbrojtesit, nga  ca SI NEVE, QE NUK E DSSHKEMI PER LIGESINE TONE E JO PSE AI E MERITON QE TE MOS E DUASH.

  Me falni  por  ma jepni ju te drejten te shprehem se Ju kane pare dhe s`keni marre gje vesh nga ecuria normale e vendeve demokratike

   .Ishte Çurçilli qe fitoi luften dhe anglezet nuk e lane as te  nenshkruante paqen.Ishte  Ruzvelti, Rregani, Niksoi, De Goli, Miterrani, Koli e sa e sa te tjere qe bene epoka dhe u larguan. Vetem ky pervers i kolltukut,  po  na feston keto dite te para janari te 2011 fitoren e zgjedhjeve.... ne vitin 2018...! E merrni  vesh qe eshte komplet i marrosur apo doni dhe me....? Cinizmi i ketij tipi eshte  pertej ligesise

Sfida jone e te gjitheve neve te maleve mbushur me shqiponja  (...  te  mbratura plot 20 vite ... me  sorra) eshte largimi i djallit nga strofkulla, qe pjell djaj.Nje burre  qe te jete me zemer, qe tu  flasi  zemrave, pa le te  jete edhe nga malesite e Kelmendit

  Nuk ka tjeter sfide

 Yep Grava, kjo eshte shume e drejte, por ky njeri vetem me force zbret nga kali. Ai eshte i lidhur me karrigen Kryeministrore, si ne nje simbioze fatale, dmth largimi i njerit do te sjelle pashmangshmerisht vdekjen e tjetrit. 

Ja shikoni ne nje vend demokratik, kur deputetet diskutojne ne nje seance parlamentare, flasin te gjithe me radhe, replika bejne sipas rradhes, kurse ketu tek ne, diskuton vetem opozita dhe replikat i ben vetem kryeministri. Kush me thote se cili eshte ai burre qe u jep xhevap te gjithe deputeteve opozitare, me turli fjalori, te denje per grate me llafazane dhe thashethemexhije te lagjes, sikur u di edhe zorret e barkut atyre Si nuk lodhet burri duke fol per rreth 10 ore resht, duke nxjerre shkume nga goja, me siguri duhet te marre ndonje substance narkotike ky njeri se nuk ka mundesi!!!!!!!!!!!!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).