Ja një foto e vjetër e Sheshit Skenderbe pa statujën e Skënderbeut, por të dikujt tjetër! Duket si Stalini apo e kam gabim? 

 

92 Komente

 Ha, ha, Stalini fiks fare. Nuk e kisha pare ndonjehere kete foto. Kurse makina duket si Moskvic. Pres Idrizin ta konfirmoje.

Tani qe po e shof edhe njehere them se ky duhet te jete Stalini qe e internuan pastaj tek kombinati Stalin.

jo jo; ai i kombinatit, ka qene tjeter bust.
Ky i sheshit 'skenderbej', u internua perballe Galerise se Arteve (ne ane tjeter te trotuarit)

Kurse tani eshte i gjymtuar ke oborri pas Galerise

 ai te kombinati me duket se e ka patur krahun e ngritur

 Bo bo cfare pritjeje ne Kine!!! Imagjino tani sikur kinezet per prank, te organizohen dhe t'i bejne te njejten pritje Sales! smiley

Ja dhe nje kenge e frikshme per kinezet, sidomos kur e mendon qe eshte kenduar me 1969

Arrivano i Cinesi

Ajo ishte kohe dinosauriash, PF. Butafori, madheshtira te mbetura ne tentative, delir. Sot ka miniatura te tyre, ose eshte nje fare perseritje e tragjedise si farse. E bukura eshte se megjithate dhe pavaresisht, Enver Hoxha eshte me njemije fije i pranishem, si mentalitet, si ballkanas, si kulture e gjymte frenge. Jam i sigurt qe u del pese here ne jave ne enderr jo pak prej politikajve aktuale. Dhe se eshte model dhe ideal estetik po ashtu. Por pa u arritur prej ketyre, sidoqofte. Sepse nuk ka asnjeri te atilla kellqe.

PF, tani m'u kujtu edhe pak folk: "ah stalin te ishe gjalle",

si dhe:

por ne kemi shoket taaane/

mao ce duuune e cu en laaane... smiley

 

 

Flm emo! Duket qarte ne video qe ishte babe Stalini!! Paska rene edhe bore ne Tirane ne Mars te 53-shit!

Per te tjerat cfare te them! Per te qeshur dhe per te qare!!! #-o

mire Stalinin, po dhe pemet i internuan

Ajo qe eshte interesante te 'lexohet' permes fotos eshte fakti qe, Stalini (rus) u hoq nga sheshi qendror ne fund te viteve '60 (me duket, ne 69-n), per tu zevendesu me Skenderbeun (shqiptar).
Kjo korrespondon fiks me çvendosjen e politikes shqiptare  te kohes  : nga social-internacionalizmi (stalini), ne social-nacionalizem (skendoja). Fundi i komunizmit, thene ndryshe

Busti i stalinit jo vetem u xhvendos por me pas u shtua si fara e hithrave,

 

 Pse mereni me te, koha e pruri koha e hoqi. Ishte kohe e trazuar dhe Stalini, m'ato kohe quhej babai i fitores mbi fashizmin. Tash vone per tja ulur vlerat po thone se edhe inglizi fitoi. E vertete, po pasi Stalini kish çliruar Polonine Rumanine e tj, dhe per te mos mbetur pa pjese, edhe perendimoret u leshuan nga terheqja e nazizteve he u bene fitimtare, pas pilafit.

Per kete lufte ai ka merita te medha, kurse per te tjerat diskutohet. Po historia ka treguar se sa je gjalle dhe ne pushtet te gjithe te quajne faktor dhe te bejne fresk, kurse kur iken nga kjo bote, dhe dikush tjeter do qe te fitoje lavdine duke tredhur paraardhersin e vdekur, siç ndodh rendom ne shoqerite e pacivilizuara.

...E vertete, po pasi Stalini kish çliruar Polonine ...

Nuk e di po po ti pyesesh polaket,hungarezet apo ceket thone qe nuk na cliruan po na pushtuan.Nuk e festojne diten e "clirimit" nga ruset.Po hajde kush i pyet ata,ne do te themi si te na mbushet mendja ne.

Ate Polonine sikur e pushtoi Stalini ne 1939,apo nuk ishin ruse ata po ishin kineze?Se dhe tani pas 70 vjetesh u vra elita politike polake ne nje aksident ajror per te perkujtuar nja 20 mije te vrare qe ai "babai i fitores ndaj fashizmit",ju kishte futur nje plumb kokes,se guxuan te mbronin vendin.

Po hajde kush i ptet ata,historine e bejme ne nga lagjja Ali Demi!

 Ate Polonine sikur e pushtoi Stalini ne 1939

Shoku, meso historine pastaj fol, se nuk ka mundesi qe edhe Gjermania edhe BS te pushtojne te njejtin vend ne te njejten kohe. Polonia fitoi pavaresine me 1918, ne mos gaboj dhe ka qene vend i pavarur deri ne 1939, me 1 shtator kur e sulmoi gjermania qe e  pushtoi per nje jave.

Se edhe pas 70 vjetesh nuk ishin kinezet qe e vrane eliten polake e as Stalini prandaj mos u nxito ne shpjegime qe as vete nuk ua di kuptimin, prandaj thellohu pak ne gjeopolitike dhe pastaj fol.

Sa per detaje:

Lufta filloi ne 1 Shtator dhe perfundoi me 6 Tetor kur mbaroi beteja e Kockut, prane Lublinit. Ushtria e Kuqe ia kerrciti ne 17 Shtator, teksa Varshava po bombadohej llahtarshem nga Gjermanet. Mos harro Traktatin e Brest Litovskit ku u nda e gjithe Evropa Lindore mes Zezove dhe Kuqove. Sa per sjelljen e Stalinint me Polaket rasti me flagrant ishte masakra ne pyllin Katyn ku, gati 22,000 ushtarake e civile u groposen pa gjyq me urdher direkt te kumandantit te madh. Qe gjermanet u sollen si kafshe mbi shumice e kontinentit dhe merituan ate qe pesuan ne fund, as nuk e vej ne dyshim. Megjithate kjo nuk justifikon mizorite e sistemit Stalinist qe ia kerciste me mitroloz ushtarve te vet sa here terhiqeshin nga fronti i sulmit si dhe skllaverine qe i solli evropes lindore ne formen e cizmes se ushtrise se kuqe. Nese ke ndonje dyshim, Hungaria e 56 dhe Cekosllovakia e 68 mund te te sherbejne se fakte.

Mos caj kaptine se muhabet po bojme

Gezuar

Nevrua

Hungaria e 56 dhe Cekosllovakia e 68 mund te te sherbejne si fakte.

 

 

Ekzakt ! Hungaria ka ndodhur ne 1956. Cekosllovakia ne 1968.

Gjithe 'problemi' eshte se Stalini ka vdekur ne... 1953-shin !

Trouvez l'erreur...

O Shpirt, o zemer...

E kisha fjalen per "clirimin" qe u solli Stalini ketyre vendeve, e jo kush i pushtoi, kur, si e qysh. Fakt, ishte vertetimi i realitetit qe me 1944 Stalini nuk u solli askujt liri, por vetem zgjedhen e re te muzhikeve. U deshen 45 vjet (e kusur) qe te thyente qafen ushtari i fundit sovjetik, nga Evropa Lindore.

Nejse

Sa per Gallate

El Nevro

Ti gjeopolitikes i beke zbor smiley

Hitleri e sulmoi Polonine 9 dite pas paktit te mosagresionit Gjermani-Rusi, ku edhe u be ndarja e Polonise me 2 pjese. Sipas paktit Rusia e sulmoi Polonine 2 jave pas sulmit gjerman dhe pushtoi gjysmen e Polonise, ku filloi masakra te papara, me keq se Hitleri, se ndersa Hitleri e kishte me çifutet polake, Stalini e kishte me polaket.

 

"...E vertete, po pasi Stalini kish çliruar Polonine Rumanine e tj...."

alidemso, mos ju fut kesaj teme se je i keqinformuar. Stalini ka qene vrasesi me i madh i polakeve, bjelloruseve, ukrainasve etj. Eshte thuajse barazim me Hitlerin kur vjen fjala tek perbindshmeria e masakrave, teme e gjate kjo. E vertete qe perendimi bente sh ne breke para tij dhe i la dore te lire.

 Sa per informim, besoj se jam i informuar pak a shume per te gjitha, por shprehjen mere ne kontekst te plote. Une nuk e lavderova Stalinin per te gjithe kohen, por vetem per kohen e luftes. Vertete ai ka vrare shume, por ne lufte ka dhe viktima, dhe kush lufton per nje kohe te gjate, edhe viktima ka me shume. Por mos harro dhe bombardimin e Hanoverit nga anglo-amerikanet, i cili u rrafshua fare dhe pati rreth 200 000, viktima, per te mos shkuar me tej tek bombardimi i Hiroshimes e Nagasakit. Me thuaj i dashur  Dajosh, ku ndryshojne keto vrasje masive???=???

Wow, u gjend edhe ana tjeter e medaljes Solidarnost. Budallenjte s'vijne kurre vetem, fatkeqisht smiley

Ky koment, i pasqaruar si e pse, eshte abuziv.

Eshte vertet e lodhshme ne te lexuar venia e vetes ne rolin e gjykatesit per komentuesit e tjere. Ky s'di, ai tjetri s'ben.

FMG, nuk dua "te ma mbash ne xhep" kete. Por po e mbajte, e kupton dhe vete sa pa vend jane komente te tilla.

Per Stalinin pastaj, po te duash, flasim ne nje tjeter thread of comments.

Emigrant,

Me vjen keq por njeriu qe i thote te zezes e bardhe vetem se keshtu i ka mbetur ne mendje nga 20 e ca vite me pare eshte ose injorant (ve re qe nuk po them i paditur se sot eshte e veshtire te mos informohesh) ose militant budalla.

Ne te dyja rastet, mua s'me vjen keq ti them te zezes e zeze dhe te bardhes e bardhe.

Me te mira.

Alidemso i thone nje fjale "Po ti dihej e mira kaut nuk i vihej thika"Historikisht i kemi bere lavde Turqise,dhe kemi punuar per te.Pastaj Italise ne fillim i prtiem me lule pastaj....Me vone Baba Stalinit Kines e tani Amerikes.Neser po te dali nje fuqi tjeter do ti bejme hosana asaj.Keshtu qenka thene per ne te vegjlit.

Enver Hoxha eshte me njemije fije i pranishem, si mentalitet, si ballkanas, si kulture e gjymte frenge. Jam i sigurt qe u del pese here ne jave ne enderr jo pak prej politikajve aktuale.

S'ka se si te jete ndryshe kur politikajte e sotcem pa asnje perjashtim, jane bijte e tij ne cdo kuptim te fjales.

Cudi qe s'e dinit kete.

mire qe nuk vene foton e Sh.B.L.Sh ne vend te vellezerve Frasheri ,per te pyte cilet jane ata e kush jane te tjeret.. smiley

Sh.B.L.Sh

Cfare eshte kjo? smiley

Tamam cudi Ols.  Mbase nuk e dine qe buste e shtatore te Leninit e Stalinit kishte kudo, gati gati ne sasine e bunkerave te kudogjetur.  Njehere e ne nje kohe biles, Kucova quhej zyrtarisht "Qyteti Stalin"...

Njehere e ne nje kohe biles, Kucova quhej zyrtarisht "Qyteti Stalin"...

E vertete. Doja ta sillja kete shembull.

olso, sa me u sqaru se s'po marr vesh: komunistet e Enver Hoxhes nuk e kon mohu najher idhtarllikun dhe tarikatllikun stalinist. Dmth ku eshte cudija e qytetit stalin, e kombinatit stalin, mao ce dun, e konservave ernst telman, ose tek e funit edhe tek kepucaria zhoao amazonas apo punishtja e pastave raul marko sikur te kishte?

Varet se per cilet komuniste behet fjale.  Komunistet e Enver Hoxhes ne peshk pershembull, na flasin shpesh per lavdine e asaj kohe e se si kishte shtet me vertet athere, e se si ishim te pavarur dhe dinjitoze e kufirin i'a u vinim tek thana te huajve etj etj.  Duhen sqaruar pak brezat e rinj, ose te paditurit qe ciraket e Serbeve me vone u bene ciraket e Sovietikeve e pastaj te Kinezeve e bashke me veten e tyre bene cirake dhe popullin qe kishin vene nen thundren e tyre.

 Kot po te pyes sa vjeç je, po deshe edhe mund te mos pergjigjesh.

Po duhet te dish nje gje, se çiraku gjithmone çirak do te mbetet, jane zoterinjte ata qe nderrojne, dhe ne po vazhdojme ti nderrojme dhe u thurim lavde, por harrojme se ata na duan per inetresa te tyre, dhe se gomarin vetem i zoti do ta nxjerre nga balta, dhe kjo do te ndodhe kur i zoti do te jete vertete i zoti.

S'ka rendesi mosha ime.  Sigurisht qe cirake mbetemi, kur udhehiqemi akoma nga  komuniste.

Edhe kur nuk jemi udhehequr nga komuniste, perseri çirake kemi pas qene, prandaj qe ta kesh te qarte hap dhe lexo per historine qe pas Skenderbeut e me pas dhe do te shohesh qe gjithmone çirake kemi qene

Te besh cirak nga zori, si ne shembullin e pushtimit Osman, eshte krejt ndryshe nga te berit cirak me deshire nga trushpelarja me nje ideologji perverse.   Pastaj ciraklleku i komunisteve i sherbente vetem interesave personale te tyre per te ndejtur ne pushtet dhe aspak interesave kombetare.   E me ne fund, periudhe ciraklleku ku i'u ngrinim shtatore ndonje psikoje Gjeorgjian apo gjakatari Rus qe s'kishin te benin fare me Shqiperine dhe Shqiptaret nuk kemi pasur deri sa erdhen ne pushtet komunistet. 

 MAH! cirak nga zori gjate pushtimit Otoman kam dyshime mbi kete ...ne ate kohe shqiptaret (nje pjese e tyre) e benin kete gje per interesa personale per ca toke me shume dhe per karrige .me pak fjale historia perseritet gjithmone...ndryshojne personazhet po skenari ngelet i njejti

 njesoj si sot me sheshin Italia, apo Gensher, apo Shtraus, e sa e sa te tjera. Kemiqene dhe vazhdojme te jemi ca majmuner politike.

 ne rome p.sh kishte nje shesh qe quhej "Piazza Albania" dhe ne te kishte nje statuje te skenderbeut dhe ishte jo shume larg koloseut.kishte dhe nje shesh te quajtur skenderbej etc.ne shume qytete kam pare emra rrugesh te quajtur me emra shtetesh qytetesh apo personazh te huaj .nuk ka asgje te keqe ne kete mes!

vetem emrin g.w.bush ne mes te tr nuk e kuptoje!!!!!!!!!!

Fiona, ne Itali, tu vesh emrin disa rrugeve dhe shesheve, nuk eshte aspak hata, se pari se Italia, na detyrohet, per epoken e Skenderbeut, pasi e kemi ndihmuar Mbretin e Npolit, dhe se dyti ne Itali ka te pakten disa dhjetra mijra arbereshe dhe disa here me shume shqiptare emigrante, te cilet ne rastin me te mire kane ndikuar ne vendimmarrje te tilla dhe ne rastin me te keq, bejne edhe nje numer te caktuar votash, po ketu tek ne as ngulime te huaja nuk ka e as te ardhur te tille nuk ka, atehere ç'eshte gjithe kjo mani servile????

 mua rasti i bushit me duket servilizem ndersa per te tjerat jo.nqs quajne nje rruge italia apo shesh nuk besoj (por edhe mund te jete)se eshte per servilizem.gjithesesi eshte ceshtje kendveshtrimi.ti e sheh ne ate forme une ne tjeter forme.

Se ca i mungon......... Ai shesh eshte i dertuar enkas per tu vendos rreth SKENDERBEUT.

smiley

""""Kjo korrespondon fiks me çvendosjen e politikes shqiptare  te kohes  : nga social-internacionalizmi (stalini), ne social-nacionalizem (skendoja). Fundi i komunizmit, thene ndryshe""""

ps. Dhe se shpejti vetem nacionaliste-demokratike.....Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu)

Eshte e njejta vijueshmeri (post- '69). 

Ajo qe me duket edhe më interesante (per ta detajuar 'muhabetin' ne fjale) eshte fakti qe Skenderbeu u vendos fiks aty ku ishte Stalini (sigurisht, me urdher te te madhit fare - per kete s'ka asnje dyshim). Pra as perballe, as pak me larg, as ne ane. Por fiks aty ku ndodhej ky i fundit. Ose thene ndryshe : simboli i Skenderbeut zevendesoi (hiç me pak, hiç me shume !) ate te Stalinit.
Ndryshimi ndodhi. 

Dhe se shpejti vetem nacionaliste-demokratike.....Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu

vetem global-demokratike.....gjergj kastrioti i ballkanit dhe europes

 ej e ca viti eshte fotoja?????

Nuk e di vitin e sakte por me siguri duhet te jete midis viteve 1950 (kur busti i Stalinit eshte vendosur ne shesh) dhe vitit 1968 (kur Stalini u hoq nga sheshi)!

emigrant, nuk kishte shume lidhje me komunistet. Thjesht m'u duk sikur ishte harruar qe aty gjendej busti i Stalinit. Noshta nga qe jo te gjithe jane te informuar rreth stratografise se historise se Tiranes.

Pershembull aty ne shesh ka patur edhe nje rrethrrotullim e gjithashtu edhe nje ndertese ne veri-perendim (Bashkia) qe u shemb per t'i lene vend sheshit te mbidimensionuar aktual. Ndertesa e bashkise do te kishte nje simetrike te saj nga ana veriore sipas planit italian. Kjo do te kompletonte kompleksin e ndertesave te administrates ne anen jugore, ato qe ne njohim sot.

Olso, varja komunisteve.

Nuk te sjell dot gje me te hajrit se kjo foto ka nje person qe s'kam ku e gjej ti marr leje. Por e preva; majtas duket komiteti ekzekutiv (bashkia) e dikuuuurshme dhe 15 katshi in the making.

http://img692.imageshack.us/img692/5488/tiru.jpg

Flm. emigrant. Shi sa e bukur bashkia. Ndersa 15 katshi eshte fiks si nje ndertese ne Prage apo varshave, ne mos gabohem.

Kur te jem ne Milano do bej ca skanime te nje libri mbi arkitekturen fashiste ne Shqiperi. Vetem te shohesh impjantit urbanistik qe ishte parashikuar per kete qytet.

me kuadrate, mu si nje plaid shirt, si kemishe fanellate katunari (rednecku jugor).

Nqs. e ke fjalen per impjantin urbanistik te fashisteve, po, me kuadrate. smiley

Ashtu ishte atehere (por edhe sot), por kishte edhe plot diagonale apo "prishje te rregullit te kuadrateve". Ishte dicka e bere mire dhe qe respektonte qytetin e vjeter. Me vjen keq qe s'u realizua. Sot do te kishim nje Tirane "katnaresh", por me nje forme Urbis (edhe pse jo te veten). Asgje te jashtezakonshme, por te pakten do te kishim nje qytet.

Nje kendeveshtrim tjeter i sheshit! (coming soon ...)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Koran, tast i djathte mbi foton, kliko mbi "image properties" dhe vendos nje width rreth 500 px.

I madh!

Hej, se oreksi hapet duke ngrene. Kush ka ndonje foto te vjeter, pre-15 katsh e andeja, throw a bone here, per sevap.

... one more for you! smiley

Ketu duket qarte ndertesa e shembur e bashkise.

Te rruga qe te con te ushtari panjohur, ajo ndertesa 4 kateshe...

Po ndonje foto te tregut fshatar ("hozrashoti&quotsmiley.

Te rruga qe te con te ushtari panjohur, ajo ndertesa 4 kateshe...

Monumentale. Eshte restauruar kohet e fundit (me ca ngjyra te cuditshme gjithsesesi) dhe eshte ne nje gjendje te mire.

Keq me vjen per ate ndertesen ngjitur me teatrin kombetar qe eshte nje ndertese e mrekullueshme nga ana arkitektonike (per kushtet e Shqiperise), por ne nje gjendje skandaloze.

 Ndertesa katerkateshe eshte pallati i Kacelit. Kati i trete, dy dyert e ballkonit ne te majte jane guzhina dhe dhoma e pritjes e shtepise sime. Eh sa kujtime... smiley

Seriozisht? Me vjen mire PF.

Cfare funksioni ka pas kjo ndertese ne vitet 30-40?

 Shtepi banimi e ndertuar nga Vellezerit Kaceli. Secili vella kishte 3 apartamente (6 gjithsek ku kati ne ceti ishte papafingo si ne ato filmat me artiste pariziane. Posht kane qene dy dyqane, Neri "Sallon Mode dhe Rrobaqepesi", tjetri nuk e di. Sidoqofte e di qe ka qene gjithmone farmaci. E njejta farmaci ku Beqoja i filmit Kapedani shkon per te bere gjyslyket. smiley Poshte ka pasur nje salle vallzomi per mbremjet qe organizonte vllaznia. Ne ate sall vallezimi te ndare me kompesata ne dhoma/kuti ka jetuar per 45 vjet njeri nga velleerit me gjithe familjen. Per cudi, cuni i familjes e kishte emrin Frank, qe mua me sillte nje dyzim te pakuptushem me Ana Frank qe jetonte e fshehur nga gjermanet. Pallati ka qene i mbushur me tipa me tipare tipike dhe histori epiko-lunatike. smiley E vetmja gje qe mungonte ishin fantazmat pasi te gjithe personazhet ishin akoma te gjalle dhe te nderthurur ne jetet e njeri tjetrit. 

Eh te kishim nje Herta Muller tha...

A di  me teper se kaq per ket shpi per kohen para luftes o PF ?

if po , kam ca pytje , se qashtu e kina nji hall smiley

 Pyetje te natyres se real estate, apo si?

 

e pra e

se kshu kuriozitet historiko  - arQItekturor sic ka Olsi nuk kam une er plak smiley

Faleminderit PF. Shume e bukur. Duhen dokumentuar keto histori. Mundohu ta besh... per qejf.

Pershembull, mua do te me interesonin shume peripecite e ndertimit. Si i bene parate? Kujt ja blen token? Kush e beri projektin? Kush e ndertoi? Nga erdhen materialet? Etj, etj, si keto. E di qe ndoshta te duken te teperta keto info, por mund te jene interesante.

Ato vitet 20, 30, 40 i imagjinoj plot dinamizem ne Tirane.

edhe nai harte me planvendosje po pat munci do na bote shume pune smiley

smiley Planvendosjet i gjejme se jane te depozituara, po historia iken bashke me njerezit nqs. nuk shkruhet.

mi gjej ti,

se historite vij une e ti shkruj pa leke.

ti fol e une shkruj smiley

 

Te interesojne me te vertete planvendosjet? Po shko mi goc ne bashki se s'jane sekret.

me objektet e vitit '40 eshte qajo planvenosje qi thu ti mer ??

Cdo objekt i ndertuar sipas ligjit, apo i njohur nga ligjet ne fuqi, ka planvendosje. Planvendosja eshte njolla qe objekti ze ne hapsire me ndarjet e pronesise.

Apo mos e ke fjalen per planimetrite?

Kjo eshte planvendosja:

njolla pra njolla

a jane njollat e vitit 40 ne bashki ishte pyetja ime ? (retorike ne fakt smiley&nbspsmiley

Retorike pra, pikerisht, se te thashe qe gjithcka qe eshte ndertu sipas ligjit apo qe njihet nga ligji ne fuqi ka njolle. Keshtu qe shko ne bashki dhe interesohu. Natyrisht qe mund te te pysin: "Po ty c'te duhet kjo njolla". "Cazzi tuoi" pastaj... smiley

mire mire

rrofsh se me knaqe me sqiarimin smileysmiley

 Ju tani po kerkoni qiqrra ne hell. E di qe ka qene nje nga objektet e para qe iu kthye te zoterve pasi i zoti ishte Burhan Kaceli, kryetari i pare i bashkise ne Demokraci. Ma do menja qe edhe po ka pas ndonje paqartesi ne dokumente, ai i ka mataru se asikohe e kishte dhe gurin dhe arren. Sidoqofte me ne u treguan burra zotni dhe jemi ndare si miq.

Lere! prano simpatine time! perndryshe, o PF, te kam 10-re, tha, e s'te mora vesh nje here...

 Ha,ha. Patjeter Em.smiley

 Tek ajo ndertesa kater kateshe ne 85 kam blere nje xhup.

Kam disa foto te vjetra te Tiranes por nuk po mundem ti hedh ketu.Duke klikuar me te djathten mbi foto nuk ka "image properties"por vetem "properies" ku nuk mund te ndryshohet width.Nuk behen me copy-paste as me send to.Si mund ti transferoj ne faqen e blogut?flm.

Fatmir, ngarkoji ne nje "image-hosting" si http://imageshack.us/ dhe pastaj beji "paste" ketu.

Ne te kundert, m'i dergo ne adresen e e-mailit qe do te te nis tani me Mesazh Privat dhe une do t'i postoj per ty.

Po ndonjë pamje të sotshme a ka njeri? Deri ku kanë arritur punimet?

 punimet janë me pushime. vetëm është rrethuar sheshi dhe shkallmuar ndonjë metër katror sa për të thënë se po punohet. trafik i paparë në rrugët që rrethojnë sheshin, sa të merret fryma nga gazrat. kaq.

Mbase eshte ndonje pervjetor i ndonje prej rrethimeve te Krujes, dhe bashkia ka menduar ta festoje ashtu, ne heshtje...

 pervec shume gjerash nje gje tregon fotografia shume qarte qe ky sheshi ka qene me i paster dhe i mirembajtur ne ate kohe se sa sot!

 emigrant,  je  i madh..... Ça u ka bere ai...:" palopolitikani," grekeve nuk njeh tjetre shembell historia e  Ballkanit.E Ça favorre po i bejne keta burra...mmmm sot, gjithashtu nuk njeh historia e grakeve.

Me gjigandet janë ata tre tipat e ulur tek bordura. "Ne zemra e cimentos."

Cabohet mer amon. Suvenir suvenir...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).