Njerëzia janë mësuar që në faqet e mesit të gazetave të gjejnë përgjigjet e pyetjeve që u mbijnë në kokë, të lexojnë analiza e shkrime që shpjegojnë gjithë hallet e problemet e botës. Mirëpo mua gjithnjë e më shpesh po më mbushet koka me pyetje që, ose e kanë përgjigjen brënda, ose unë nuk di t’u jap dum. Në këtë fundviti m’u mblodhën e m’u bënë aq shumë, sa po jua lëshoj juve në kurriz një pjesë syresh.

- Mao Ce Duni dikur, shpiku parimin “fshati të rrethojë qytetin”, duke nuhatur se kjo ishte më e sigurta udhë për të mbajtur nën kontroll edhe fshatin, edhe qytetin. A është edhe Kryeministri i sotëm i shqiptarëve, simbol i fitores përfundimtare të fshatit mbi qytetin, apo është thjesht një prej fitoreve të njëpasnjëshme të tij?
- Duke qenë se Kryeministri ynë i sotëm është vullneti i shumicës (pavarësisht cilësisë së saj), çfarë mund të bëjë pakica (pavarësisht cilësisë së saj)?
- S’ka ditë të mos shohim para syve tanë copëza të universit shqiptar të rrënohen. Bien institucionet, deformohen ligjet, shkatërrohet territori, degradon mjedisi. Në këto kushte, personaliteti i Kryeministrit të sotëm është me karakter destruktiv apo utilitar? Apo utilitar përmes destruktivitetit? Pra, nëse ai mendon se duke destruktuar fiton vota, atëhere ose ai është i çmendur që ka një ide të tillë, ose jemi çmëndur ne që i shtojmë votat atij.
- Nëse ajo që mendon 51% e popullsisë është një detyrim për pjesën tjetër edhe nëse është e gabuar, çfarë mund të bëjmë atëhere?
- A mund dhe duhet t’i nënshtrohet çdo vendimmarrje votës? Pse për të vendosur kurën e të sëmurëve pyesim mjekun, ndërsa për të vendosur kurën e shoqërisë shkojmë të votojmë?
- Nëse 51% e popullsisë do të vendosë që Piramida duhet të shembet, a është e drejtë që ajo të shembet?
- Po nëse 51% e francezëve do të votonte për të prishur kullën “Eifel”, a do ta prishin atë? Dhe një vit pasi ta prishnin, nëse një tjetër referendum do të jepte rezultatin e kundërt, ç’do të bënin? Do ta rindërtonin?
- Qeveritë janë administratore të pasurisë së një vëndi apo pronare të tyre? Nëse janë vetëm administratore, atëhere pse qeveria që kemi po e shet dhe shpërdoron këtë pasuri deri në themel? Nëse këtë po e bën për ta vjedhur, atëhere pse e lemë të na vjedhë?
- Për të marrë patentën, pra për të drejtuar një copë makinë, duhet të bësh një kurs, të bësh disa analiza mjekësore dhe të paraqitësh diplomën e shkollës 8-vjeçare. Për t’u bërë deputet, ministër a qeveritar, nuk duhet asnjë nga këto.
 
- Për të patur të drejtën të ushtrosh një çfarëdolloj zanati, duhet të bësh shkollë e të kesh një varg aftësish të tjera. Për të patur të drejtën për të gjykuar mbi të ardhmen tënde dhe të të tjerëve, mjafton të të kenë lindur 18 vjet para ditës së votimit. A nuk është ca si anormale kjo?
- Demokracinë, balancimin e pushteteve, sistemin e votës, i shpikën ca anglezë të ngeshëm dhe i kolauduan për gati 800 vjet për të ardhur deri në ditët e sotme. E ç’lidhje ka sistemi i krijuar prej tyre, me tufën e horrave pushtetmbajtës ballkanikë që pretendojnë të kenë të njëjtin sistem?
- Demokracia është mjet apo qëllim? Nëse është mjet që shërben për arritjen e një qëllimi më të lartë, që është mirëqenia dhe lumturia, atëhere a është mjeti i vetëm për t’i arritur këto qëllime? Edhe diktatura e proletariatit ishte një sistem vlerash që pretendonte se shërbente për të arritur lumturinë, por doli i gabuar. Përgjithësisht sa herë që në botë është pretenduar të jetë zbuluar ideologjia që çon drejt lumturisë, ajo ose ka dalë e gabuar ose ka degraduar në diktaturë. Po sistemi demokratik a mos vallë mbart të njëjtin rrezik?
 
- Kush është më e rëndësishme, liria apo mirëqenia? Konica thosh se edhe të egjrit e Afrikës janë të lirë e rrojnë në pemë, por kjo nuk i bënte të rronin mirë.
 
- Nëse do të organizoheshin zgjedhje të lira dhe demokratike në Shqipërinë e vitit 1914, Haxhi Qamili që këndonte “dum Babën” dhe Musa Qazimi që e quante flamurin shqiptar “bajraku me sorrë”, do t’i fitonin ato me siguri. Por a do të sillte kjo vendosjen e demokracisë në Shqipëri? Do më thoni se ky ishte niveli i prapambetur i shoqërisë shqiptare të kohës dhe se kur të maturohej ky nivel, gjërat do shkonin ndryshe. Po kush është ai që e mat këtë nivel dhe që ka aftësinë të thojë se kur arrihet ky maturim? Nëse e dini ku rri me shtëpi ky personi, a mund ta pyesni edhe nëse ka ardhur dita e maturimit?
- A kanë ndonjë interes politikxhinjtë e këtij vendi, që ky nivel maturimi demokratik të arrihet ndonjëherë, kur është e sigurtë që ajo do të jetë edhe dita e fundit e sundimit të tyre?
 
- A mund të importohet demokracia? Nëse mund të importohet, atëhere pse të importojmë demokracinë dhe jo ndonjë sistem tjetër që mund të na vijë më mirë pas kokës që kemi. Nëse nuk importohet por duhet të lindë vetiu në gji të popullit, pse nuk ka lerë deri më sot?
 
- A e meritojnë shqiptarët Shqipërinë? Sot ishujt e Ksamilit po shkatërrohen me themel, janë gërryer me fadroma e po u zhduket flora e fauna shumë e veçantë që kishin. E njëjta gjë po ndodh edhe me Ishullin e Sazanit, që po e djegin me napalm. Njësoj edhe me Liqenin e Shkodrës, që po ia zhdukin peshkun me rrjeta, me grepa, me dinamit, me elektrik, me pesticide e me tritol. E njëjta gjë po ndodh edhe me Liqenin e Ohrit, që po e mbysin me ujra të zeza dhe po ia zhdukin koranin që në vezë. Po sikur Ksamilin ta kishte Greqia, Sazanin Italia, Liqenin e Shkodrës Mali i Zi dhe atë të Ohrit Maqedonia, a do të ndodhnin këto që po ndodhin?
 
- Pse unë që dua t’i shoh të lulëzuara këto copëza të vëndit tim qënkam antishqiptar, ndërsa ata që u nxjerrin themelitë e dashkan Shqipërinë më shumë se unë?
- Po qeverinë që kanë, a e meritojnë shqiptarët? Nëse nuk e meritojnë, atëhere pse e mbajnë? Dhe nëse e mbajnë nga halli se nuk e shkulin dot, atëhere ç’faj u ka qeveria?
- Nëse mjedisi i përbashkët në këtë vend vazhdon të degradojë, nëse vazhdojmë të gërryejmë lumenjtë dhe të presim pyjet, nëse vazhdojmë të zëmë sheshet me pallate dhe parqet me kafene, mos vallë këto ndodhin se ende të paktën 51% e shqiptarëve mendojnë se kjo është një gjë e mirë? Atëhere, ç’të drejtë kam unë dhe të tjerë si puna ime, t’u themi se kjo na qënkësh një gjë e gabuar?

40 Komente

 Nje koment i mire per situaten politikp-socialo-shpirterore per kohen qe po kalon populli yne.

teoria e Mao Ce Dunit, ka gjetur perkrahesin me te zjarrte te tij dhe zbatimin me praktik ne vendin tone. S. Berisha, ky Mao ce Dun i koherave moderne, ka praktikuar pikerisht kete teori. Shikoni pak llogjiken perverse te ketij njeriu ne ahrtimin e zonave elektorale.

Ka futur tere te ardhurit e Treshit (kush nuk e di, eshte atje tek ish fabrika e tullave, tek kthesa e Kamzes) teri te kodra e Institutit Bujqesor ne qytetin e Tiranes, Ka futur tere te ardhurit qe jane ngulur ne Kodrat e Saukut, ne qytetin e Tiranes,  dhe e dini se ç'ndodhi ne zgjedhjet e fundit ne Tirane, Zona e Pskuqanit qe kish rreth 30 0000 Votues, kish pjesemarrjen me te larte ne zgjedhje nder vite dhe kish rezultatin me te larte historikisht pro PD, nder vite, u numerua ne fund fare dhe minimizoi rezultatin zgjedhor ne Tirane.

Kaq per kete pike, per tani, me vone per te tjerat (sa per nxemje)

Eh o Lame. Per te folur me klishe, ky shkrimi jot ka vetem nje pergjigje; ndiq, udhehiq apo hiqu nga rruga. Holle holle, heqja nga rruga eshte gjeja me e lehte ne planin afatshkurter se ai 51% s'ka ndermend te ndryshoje per ca dhjetevjecare te tjere.

''''- Duke qenë se Kryeministri ynë i sotëm është vullneti i shumicës (pavarësisht cilësisë së saj), çfarë mund të bëjë pakica (pavarësisht cilësisë së saj)?'''

Ca pyetje eshte kjo ?

Nese Obama eshte vullneti i shumices (pavaresisht cilesise se saj) çfare mund te beje pakica (pavaresisht cilesise se saj) ?

Pergjigje: pakica perpiqet te behet shumice ne zgjedhjet e ardhshme.

'''- A e meritojnë shqiptarët Shqipërinë?'''

Jo, hajde ja japim fqinjeve.

Ca lesh Shqipnie tavolinash, kjo eshte Shqipni pijanecash. Pive per Vitin e Ri, mos pij me se le nam.

 

'''- A e meritojnë shqiptarët Shqipërinë?'''

Jo, hajde ja japim fqinjeve

Po mer! Gjo qi bohet. Le ta mori Kosova e sunduar nga 'Vetevendosja'. Une gjithmone ju kom pergjeru ju me 'djeg pasaportat' se cilesia eshte e dobet. Shqiptaret nuk e meritojne Shqiperine perderisa duan te shuajne cdo pasoje te Luftes Anti-Fashiste Nacional Clirimtare. Le te kujtojme nje nga keto 'pasoja' eshte Shqiperia vete (permendje nderi: kartolinat e Tiranes te 2010 nuk i ngjajne fare Kabulit 2010 sic mund te ndodhte pa nje PPSh)

Shume pyetje ka ngrit per nje shkrim te vetem, edhe pse jane te rendesishme...Ne shkrimin tjeter sill pergigjet.

Nuk mund te presim sa te arrijme nje ndergjegje qytetare te kombeve me te perparuara socialisht. Duhen ide..

Këto janë pyetje provimi. Në Maj duhet të japim përgjigjet.

 

Lame ne pergjithesi ka stil, por kete rradhe e ka dhjere fare. I paska rene rende gusha e kaposhit.

a mund te detajohesh pse? Jam kureshtar. Sepse mua fort me pelqeu shkrimi. Mbi te gjitha kishte finesen dhe elegancen, per te mos thene sqimen, qe nqse nuk bije dakord diku me rhetoriken, preseri te te thosh duke buzeqeshur (pak idhtaz): po une pyetje po bej...

Zakonisht Lame, eshte gjakftohte, ironik, ndnj here dhe cinik ne raport me temat qe trajton. Keto dhe te tjera,kombinuar me njohurite, i bejne shkrimet e tij te kendshem, pavaresisht qendrimit ndaj idese qe trajton. Problemi i kesaj rradhe ishte patetizmi.

Pyetjet mbi demokracine dhe raportin mireqenie - liri jane fundamentale; natyrisht shume te medha per cdo kostum - nuk po flasim per nje blog, por meqe u ndodhem. Kush reagon duke patur ne mend motive te drejtperdejta politike, kolltuqe shqiptare dhe shqiptaresh me nje fjale, eshte komplet "out" ne diskutime te tilla.

Ndersa me paradigmen "fshati rrethon qytetin", autori tregon nje tjeter lloj klasi, sepse aty prek thelbin dhe palcen e problematikes sone ne gjithe historine moderne.

 emigrant. 

Po te jete per motive te drejtperdrejta personale, i bie qe une ( ashtu si pjesa me e madhe e peshqve) duhet te mbeshtet gjithcka, e drejte apo absurde ska rendesi, qe shkon kunder me vijen qe perfaqeson pushtetin.

Ne peshk ( s'e kam me ty), ne pergjithesi kush nuk thote amin pas c'do xhevahiri qe vjen nga krahu i majte, quhet anetar i Sal Berisha fans club.

Sa per ate muhabetin e qytetit me fshatin, megjithe dhimbjen personale ( jetoj ne nje zone qe eshte zbarkim fshataresh te pasur), ne fund te fundit duhet te pranojme pashmangshmerine e saj. Dhe fshataret, duke qene te pa stabilizuar socialisht, duam apo s'duam ne jane me fleksibel ndaj ndryshimit te kushteve, kane me shume vullnet, me shume deshira etj. Duke i shtuar kesaj dhe ndryshimin e vendbanimit ( ne shq eshte pothuaj ndryshim feje, sepse nje nga normat me te forta morale qe kemi eshte frika se mos te tjeret e njohur mendojne keq per ne), qe i zhvesh me lehte nga etika, krijohen kushtet qe prej tyre te dale klasa sunduese e vendit.

Tung emo

 mbase i eshte sosur durimi dhe lames

Deri diku ka te drejte Lamja per raportin pakices mbi shumicen e painformuar ne vendimarrje. Marrim shembullin italion..Po mos te kishte nje kaste te konsoliduar dhe me integritet gjykatesish, sot do kish ik per lesh..Lamja ka thon dicka ne fund te fundit..

 E solla kete shkrim para jush per nje ndergjegjesim qytetar dhe te gjithe duhet ti bejme vetes nje pyetje "Pse ndodh keshtu gjithmone me ne?"

Eshte gjithmone ajo pyetja qe me mundon me shume se te gjitha te pakten mua" Pse ne jemi populli me mire i miresundueshem se te tjeret?" (E pata shkruar edhe ne nje koment diku)

Dhe keto pyetje jane baza shtjelluese e kesaj pyetje. A e kemi ne valle kunderveprimin qytetar kunder padrejtesive, apo keqqeverisjes? A jemi ne ne gjendje si popull qe te nderrojme elitat sa here qe ato nuk funksionojne?

Historia rralle here ka treguar qe ne dijme qe te jemi popuul te zott e vetes. Me perjashtim te rilindasve, te cilet e kurorezuan luften e tyre me pavarersine, (dhe kjo ha diskutim, per nga rrethanat qe ndihmuan ne kurorezim, ) a me gjeni valle ndonje rast te tille te reagimit qytetar shqiptar??????????

Une kam disa pergjigje te mijat, por do ti shtjelloj me vone.

Ja një përgjigje (pak a shum&eumlsmiley nga mua, këtu.

Unë jam J. aty, se shkrimi nuk është imi.

 

 po po,  je OK, me pelqeve per argumentat dhe logjiken qe perdor. Megjithate ne nje shoqeri ka me teper te pagdhendur. Eshte detyra e njerezve te mençur, qe te ndriçoje shoqerine, po ku jane ata, pse flene, ku eshte zeri i tyre, pasi neper blogje behet nje pune e madhe, por ne realitet et "urtit" heshtin, siç duket ua kane zene gojen me .......

 darkord me ty alidmes jam po shpesh problemi qendron ne faltin qe nje gje qe per ty eshte e mencur mbase per mua eshte marrezi dhe eshte pak e veshtire ne te tilla raste te vendosesh se cili ka te drejte.

pastaj nga ana tjeter masat manipulohen shume kollaje.nuk eshte e veshtire t'i besh njerezit te besojne nje x gje (gjenjeshter apo e vertete qofte)dhe automatikisht behesh shumica edhe pse mbi nje genjeshter

 

Nga me te preferuarit i nerumi J!

Rralle do flas sepse ndiej qe nuk me pelqen "strategjia" e ndryshimeve  hipokrite qe ka filluar te mbeshtjelle PPU i mbushur se fundi me dominante te tredhur e te pakapshem e te tjere provokatore dhjete nikersh , egocentrike te nje niveli arrogant e bezdises. Por me duket se ndiej nje detyrim ndaj diikujt qe shpesh paraqitet me sa mundet i "teresishem " ne argumentet e tij dhe jo pelqyes fragmentesh qofte edhe te thurura artistikisht .

Ja nje e tille qe pelqehet e argumentohet nga nje shkrus qe do jepte edhe ... per te qene sapak afer Sokolave.

 Tek e fundit, për brezin e ri, Sokol Hoxha nuk është veçse një relike kurioze e komunizmit si ballo me maska...

Ky lloj mentaliteti eshte sot mentaliteti i deputeteve si B.Mustafaj , pra nje nga me te "shkolluarit " qe kane mbushur karriket e Parlamentit vetem se ishin veçse një relike kurioze e kafenese se Sh. Berishes ku deputeti i ardhshem jepte nje kafe falas per elektoratin smiley .

Nivele te tilla argumenti e perdhosin edhe vete cilesine e nje shkrimi , ku duhet pranuar se versi i patjes se fotove me pare dhe botimi i tyre TANI ka nje Lidhje. Me te verte duhet te kete sepse ai i MARRI ne krye te shtetit po ndyn dite e me shume jeten personale te individeve duke i paraqitur si te lidhur me Bllokmenet e duke e demonizuar kete fjale ( Bllok) nga  titull simbolik , qe  per me teper eshte  vendosur nga ana administrative nga vete administrata e Bllokmeneve qe ne kohe te veprimtarise aktive te tyre !!! 

Cdo gje ka nje kufi . Edhe marrezia eshte me kufij te pranueshem perderisa eshte individuale dhe nje tregues karagjozlleku i k/ministrit ne parlament e cfaqje televizive. Por kur kjo kthehet ne "jenicerizim" te propogandes se qenia me "bllokmenet " eshte ceshtje e shtepise se Ferrit , le ti njohim atehere DJAJTE. I tille midis nesh dhe ne mes te shtepise hane jo vetem Sokolet por edhe Liza ne boten e cudirave , Liljana , bashke me Saleshen e Saliun !

Dhe ne fund , ketu nuk ka vend fare per logjiken e prurjes se artikujve te tille ku dallohet fund e krye ne cdo argument nje "kompleks inferioriteti ", karakteristike dalluese e permbajtjes se Blogut , qe ne menyren e perditeshme shfaqet me pyetjen e rruges " Kush je ti mer jahu , qe me shikon MU !"

Gjithsesi duhet te me kuptosh perse Ju drejtova ne kete rast pa ndonje paragjykim ! Flm dhe me fal ne se te prek ose ... lendoj smiley nga qe nuk Ju kam kuptuar perse e rekomanduat artikullin me peizazhe!

 

 përgjigje për një pyetje të ndërtuar gabim :

- Duke qenë se Kryeministri ynë i sotëm është vullneti i shumicës (pavarësisht cilësisë së saj), çfarë mund të bëjë pakica (pavarësisht cilësisë së saj)?

edhe sikur zgjedhjet të ishin të mirëadministruara , Shumica e sotme ka shumicën ose 53% e ~ 50%të zgjedhësve  që i bie ~ 27% e zgjedhësve pra ndërtoje pyetjen tjetësoj pasi ajo që mbetet më duket shumica.
 

 

 

Kulla Eifel me piramidhen , krahasim gjenial !

Keto gazeta , edhe falas te shperndahen , jane bere bajate. Duhet nje fije me kulture, me ironi, me intiligjenc.

Edhe kur ankohen "gazetaret" se nuk i paguhen rrogat !

Po çfare rrogash duan, nuk i mjafton qe i del emri ne gazete ! "."

  Kush është më e rëndësishme, liria apo mirëqenia? Konica thosh se edhe të egjrit e Afrikës janë të lirë e rrojnë në pemë, por kjo nuk i bënte të rronin mirë

Se pari Lame nuk eshte gazetar dhe nuk merr roge ketu, se dyti per ty qe qenke fan i Sales, po pate mundesi ma perkthe kete pyetje nga kolltuku i Sales, dhe pastaj fol per gazetat falas si "55", aop RD, dhe se fundmi nuk mund te flase nje njeri per kulturen, apo inteligjencen kur vete nuk ua di kuptimin

Kush është më e rëndësishme, liria apo mirëqenia? Konica thosh se edhe të egjrit e Afrikës janë të lirë e rrojnë në pemë, por kjo nuk i bënte të rronin mirë.

Kur nuk njeh kuptimin e thenies , mos e perdor.

Konica flet per lirin qe fituam kunder pushtuesve " turk, serb, grek" , me nje fjale nuk mjafton vetem liria qe fituam, duhet edhe mirqenie.

Ti mos e tiranizo komentin, shume mire mund te shprehesh mendimin tend, se krahasimi Ejfel = piramidhe te pelqen, edhe arsyen pse te pelqen.

Persa i perket fans i Berishes, me vjen keq qe vazhdoni me keto slogane, ne pluralizem eshte e natyrshme qe do kete fanse te shume kaheve, ndryshe do ishim ne monizem.

Edhe pse kane kaluar me shume se 20 vjet, vazhdoni te jeni adhurues te monizmit, nuk arrini te mesoheni me realitetin, se ekziston edhe kahu i kundert.

 

Koncepti i lirise i perdorur nga Konica, ngs e ke lexuar eshte me i gjere se kocepti utilitar qe i ve ti  sepse liri do te thote veç liri politike, edhe ideologjike edhe ekonomike edhe shpirterore, prandaj kuptoje kete thenie

 

 Persa i perket fans i Berishes, me vjen keq qe vazhdoni me keto slogane, ne pluralizem eshte e natyrshme qe do kete fanse te shume kaheve, ndryshe do ishim ne monizem.

Kjo do te me pelqente shume, por ne te gjitha komentet qe ben ti, aspak nuk do te thote qe te jemi dakort, pasi vertete atehere do te ishte monizem, por ne te gjitha komentet e tua, ti gjithmone i del ne krah qeverise, bile me terma luftarake dhe aspak te iluminuara, besoj se kjo eshte e vertete. Pjesa me e madhe e PESHQVE, ne diskutimet e tyre, kane opinionet e tyre por ne me te shumten e rasteve manifestojne kulture, dhe civilizim ne diskutimet e tyre. Kurse shume gna ju, (me lejo, qofte edhe me pa te drejte, tju quaj ithtare te Sales) ju mungon kjo. Mendimi im eshte se mungesa e argumenteve nga ana juaj, tregon  per mungese intelektualizmi, ose nuk keni argumente te forte dhe rreshkisni ne vulgaritete. Te me ndjejne disa te tjere pasi keto verejtje nuk jane per te gjithe ithtaret e Sales, se ka disa nga ata qe ta k'enda per te bere debat.

alidems, nuk e dija se qenke Artani !

E keqja e shqiperis  eshte se disa qe i thojne vetes gazetar , kane marre ne dore te qyteterojne " katunarin shqiptar" , si Artani, Andrea, Meroja,  e shume te tjere.

Jane disa çeshtje shqiptare , politike, ekonomike, sociale, qe duhet degjuar ( lexuar) ai qe eshte pergatitur me leket e shoqeris ne universitete, jane Jurist qe detyrimisht duhet te shprehen per ngerçin politik te kutijave, e jo te mendojne vetem si te pasurohen, shoqeria ka shpenzuar qe ato de behen Jurist per ti sherbyer shoqeris e jo vetevetes me klanin e tyre farefisnor.

E njejta per ekonomiste, sociolog, politolog, te mbetur ne hije, nga deshira e tyre, apo nga hija qe leshojne keto gazetaruc dyleksh.

Keto gazetarus, shkruajne njesoj si te jene komentues te nje blogu " te gjithe rreth rames", pa etiken gazetareske, pa turp e me neveri per votuesit e krahut tjeter.

 

 Me thuaj,  ti,   ku ndryshon nga keta qe kritikon. Edhe ti te njejten gje ben mbron Salen dhe shan Edin apo ata qe e mbeshtesin ate.

Atehere pse ben moral dhe kujt i sherben ky morali yt??????

Ndryshimi qendron se nuk ushqehem me buxhetin publik ( qeveritar apo bashkiak) .

Nuk mbroj Berishen apo shaj Edin, them vetem te drejten.

Ato komente qe shkruaj, i marr nga  artikujt e ketyre gazetareve, kur Berisha kundershtonte zgjedhjet e 2001, jane indentike, po nuk me besove, kerkoi dhe krahasoji.

 

 Me pelqen qe nuk je buxhetor, por nje verejtje te vockel, mos e mer te terin per vete tagrin e te vertetes, apo te drejtes.

Ben mire qe i demaskon, por trego dhe linkun ose adresen qe ti shohim dhe ne. Per kete te dyten ben shume mire, pasi ne si popull e kemi kujtesen historike mjafte te shkurter.

po mire mor ketu del njeri kunder lames apo ndonje socialisti tjeter dhe quhet fan i sales dhe merr rroge nga sala po ky lamja pse nuk flet ndertimet ne tirane por flet per sazanin e per kazanin

 Zhak,  Lamja ka folur edhe per betonizimin e Tiranes, edhe per prishjen e bulevardit te Korçes, edhe per Piramiden, pra ka folur ne pergjithesi per prishjen e mjedisit shqiptar nga te gjitha krahet dhe per kete eshte koshient.

Por ne kete shkrim Lamja nuk flet per nje proces apo pune te caktuar, ndaj lexoje me vemendje shkrimin. Ai flet, duke sjelle shembuj, per psiqiken kolektive te shoqerise sone, per gjendjen morale te kesaj shoqerie e cila eshte bere inerte ndaj padrejtesive. Shiko, ka tre vjet qe digjet Napoli, per punen e plehrave, kurse ketu,  per keto plehra te Napolit u be nje ligj parlamentar, sikur vallaha, na e dashkerka evropa, per tu bere vareze e mbetjeve te evropes dhe nuk çan koken njeri, civilizim i thua ti kesaj. Ja kete do te ndergjegjesoje Lamja ne artikullin e tij.

 Raporti i ppu me Edi Ramen eshte si ai i gazetes 55 me Sal Berishen.

Nuk e di ne ka 55 ndnj forum te hapur online, por nqs ka, jam i sigurt qe nqs dikush del pak nga vija, menjehere etiketoset si fan i Edit

 S’ka ditë të mos shohim para syve tanë copëza të universit shqiptar të rrënohen. Bien institucionet, deformohen ligjet, shkatërrohet territori, degradon mjedisi. Në këto kushte, personaliteti i Kryeministrit të sotëm është me karakter destruktiv apo utilitar?

___

Z.Artan ta them une pergjigjen, eshte me karakter destruktiv! 6 ne cdo 10 shqiptar kane te njeten pergjigje per personalitetin e Kryeministrit!

 

 Qeveritë janë administratore të pasurisë së një vëndi apo pronare të tyre?

__________

Ta them une, se 6 ne cdo 10 shqiptar, kane pergjigjen se, admnistratoret qeveritare te pasurive kombetare, ndihen si kur jane pronare te ketyre pasurive! 

________

Ja vlen qe ky shkrim te lexohet me vemendje.,nga  pjesa e lexueseve qe kane mendim ndryshe nga ai i Artan Lames!

 Qeveritë janë administratore të pasurisë së një vëndi apo pronare të tyre?

Kom pa nji drame te F.Kumbaros te realizuar ne Harvard U. Aty personazhi kryesor, Vah Lumi (arketip i popllit) ne pergjigje te pyetjes 'E kujt eshte qeveria'? thote "Eshte e atyre qe e kane" (dmth jo e vetja).

Qeveria nuk eshte administratore por mjet i perdorur nga 'pronaret' per 'administrim'.

Në peshk, si nëpër shumicën e mediave, ka një raport të çekuilibruar dhe të personalizuar të qëndrimit politik.

- çekuilibrimi shfaqet në formën e përgjithësimit të përgjegjësisë. Për çdo gjë që bëhet, mbizotëron mendimi se fajin e ka edhe Rama, edhe Berisha.

U mbyt Shkodra ta zëmë, fajin e ka edhe Rama, edhe Berisha. U bë pakti i ujërave, përsëri fajin e ka edhe Rama edhe Berisha.

Çështja është që fajin e ka kush e ka pushtetin. Me pushtetin dikush, duhet të paguajë dhe haraçin e përgjegjësisë. Çështja tjetër është që shoqëria civile, parimisht dhe parësisht duhet të mbajë qëndrim kritik ndaj pushtetit. Duhet të mbajë qëndrim kritik në mënyrë që të krijojë presion tek pushteti. T'i bëjë me skrupuj, t'i bëjë të kujdesshëm herë tjetër, t'i kritikojë kur bëjnë gabime etj. Në rast se nuk mban një qëndrim të tillë, atëherë shpërblen zullumqarin. Zullumqari nuk shpërblehet, nuk duhet të shpërblehet. Po u shpërblye, shoqëria nuk evolon, qëndron në stanjacion. Nuk përmbush potencialet e veta, zhgënjehet, përçudnohet, demoralizohet, imoralizohet etj.

 

- personalizimi i situatës qëndron në stërthjeshtimin e problemeve, në dy emra. Në atë të kryepushtetarit dhe atë të kryeopozitarit. Problemet nuk kanë emra të përveçëm, janë çështje që shtrohen për zgjidhje. Madje problemet vetë dhe të ofruarit e zgjidhjes, kanë një prioritet shumë më të lartë se emrat. Kësisoj, të jesh shtet me një milion probleme dhe të kesh luksin të diskutosh "emra", tregon se diçka nuk shkon mirë me një shoqëri të caktuar.

 

Haha, kshu jemi ne. Kunder hajdutit nuk e ngreme kurre doren. Joo, fajin e ka viktima qe s'diti me u rujt. Dhe atij i bejme moral. JO po duhej ta kishe menduar para e te ruheshe, jo po robi duhet ti parashikoje gjerat... e kshu me rradhe, e di skeçin me lopen. Ja dhe tani, sala ben marreveshjen me grekun, fajin e ka opozita qe s'protestoi. Kafshe, jane kafshe te gjithe po ç'tu thuash. PO pse ajo tjetra. Sala vjedh zgjedhjet, shoqeria futet ne krize dhe zgjidhja per kete, eshte... Rama te japi doreheqjen. Hahaha madje per te mos e lene thate se e kuptojne dhe vete qe s'kaperdihet, shtojne, duhet nje lider i ri per opoziten se ky deshtoi. Kupto ti, ktij i vodhen zgjedhjet e ktij fut e bjere se ky e ka fajin. Jane qesharake mer jane qesharake, dhe e bejne trashe fare. ti vete sa njef si keta. Dhe e di shume mire qe nuk do shume tru per ta kapur kontradikten, por prape e thone. Jane maskerenj mer ti, thjesht maskarenj. Nuk ka ndonje sekret ne kete mes. Po ç'tu besh, me thuaj ti. Jane tanet, dhe ne gjithmone prej taneve e kena pas peshqesh. e kane vendos te na çojne ne humnere. po perseritet skena e sulioteve qe hidhen ne humnere prej ali pashes. shqiptari kunder shqiptarit si gjithmone.

Eh mer Lame, mir e ke vallai, un e kam thone me kohe edhe ketu te ppu* qe do isha shume dakord qe "e drejta e votes" te rishikohej bazuar ne ca kritere te tjera jo ne ate te moshes smiley
* kjo pjesa "e kam thone edhe ktu" me tingelloi pak alla pjertomasçe po ishte shume tunduese ta hiqja smiley

Pyetje te sakta, por une kam nje besim te verber (qofsha i gabuar) qe shumica e popullates e cila di te shkruaje dhe te lexoje (e cila gjithashtu po tkurret) nuk do i kuptoje keto pyetje. Per mendimin tim Shqiperia sot (njekohesisht dhe ish-ekspozite buze bregut te Lanes qe se shpejti do bunkerizohet si gjithcka tjeter ne Tirane) eshte ne nivelin e 1924 duke shkuar drejt nivelit te 1914. Fakti qe shqiptaret dine te shkruajne dhe te lexojne nuk do te thote qe ata shkruajne dhe lexojne. Une njoh njerez (fatkeqesisht shume) te cilet edhe pse mund te kene mbaruar shkollen tetevjecare, te mesme apo dhe universitetin, informacionin, kulturen dhe edukaten e marrin vetem nepermjet televizorit ose thashethemeve te tavolinave. Jo me kot dhe thenia "Shqiperi Tavolinash". Kjo eshte shumica. Ky eshte populli shqiptar sot. Edhe pse mund te di te lexoje, nuk lexon. Edhe pse mund te dije te shkruaje, nuk shkruan. Edhe pse ka mundesine te kuptoje, nuk do te kuptoje.
Vete sa u ktheva nga Tirana. Ne asnje tavoline bisede ku pata rastin te gjendem nuk diskutohej per zgjedhje te situates. Ankesa po. Te gjithe ne Tirane ankohen per dicka. Per trafikun, ajrin e ndotur, nivelin e shendetesise, ate te arsimit, ndertesat pa kriter, cmimet e tregut. Shkurt per gjithcka pervec motit. Megjithate asnje nuk diskuton nese ka rrugedalje apo jo. Te gjithe kane te njejtin mendim: "Nuk mund te ndryshojme asgje, pervecse te presim rrogen apo vjedhjen e radhes. Vetem koha do ndryshoje dicka". Asnje nuk ka as ide, as vullnet e as deshire per angazhim, per organizim. Te gjithe duket sikur sapo kane dale nga nje lavazh truri e nuk duan ta shohin te verteten ne sy. Shpresoj qe te kete njerez qe une nuk i njoh dhe qe mundohen te krijojne dicka.
Personalisht per krizen aktuale te votave bej fajtor kryesisht 7 anetaret e KQZ-se, te cilet per interesa personale, nuk qene te afte te shpallnin nje rezultat te pakontestueshem, pastaj poziten dhe opoziten. Per krizen e institucioneve bej fajtor kryesisht Prokurorine dhe Gjykaten dhe mbi te gjitha Gjykaten e Larte dhe Presidentin e cila eshte e pafte te ndeshkoje gjyqtaret e paafte. Sigurisht ne shkallen e fundit faji bie mbi te gjithe ne. Ne te ardhmen shpresoj qe vendimet e gjyqeve tek ne te merren nga jurite dhe jo nga gjykatesit, lehtesisht te korruptueshem.

 Pa pesimizem eko

Edhe sikur miqte e tu te kene ndermend "te organizohen", nuk do te tregojne asnje lloj zelli kut t'ia permendesh ti kete pune.

 historikisht shqiperise i ka munguar nje lider i afte per organizim!ne ato shume pak raste kur ky organizim ka qene ose ka degjeneruar ne dicka tjeter ose ka zgjatur fare pak pa mundesine per tu riperterire.

shqiptaret ashtu si gjithe njerezit e kesaj bote kuptojne problemin po nuk i dine zgjidhjen ose edhe nqs e dine nuk kane aq kurajo sa ta vene ne zbatim.

me gjithe cilesite dhe difektet qe ka ky popull,individualizmi eshte tipari i tij kryesor.normal qe kur nje populli i mungon aftesia te krijoje nje komunitet nuk eshte cudi qe te mbetet prapa.

u ankuam se u sunduam per 45 vjet nga i njejti person dhe kur ndryshuam arritja me e madhe qe te sundoheshim per 20 vjet nga dikush tjeter.dmth cfare ndrysham; vetem personazhin kryesor te filmit.rama ka 10 vjet kryetar bashkie.eshte normale qe pushteti te konsumon dhe eshte vetem ceshtje kohe qe te degjenerosh ne dicka tjeter.ne rastin e tr ne beton.

normal qe kur politika ka per nje kohe te gjate te njetat personazhe  nuk do prodhoje me zgjidhje por te njetin problem ne vazhdimesi(me qen i kishin zgjidhur gjerat ne kaq kohe)

Po te pergjigjem me shqetesimin e nje shkrimtareje te dyzuar midis Italise dhe Shqiperise, Anilda Ibrahimi

Në fund, arrita të mbikaloj mbi ato që personalisht më shqetësojnë, duke menduar aktualitetin, i cili është problemi i dy atdheve të mi, në këtë moment? Përgjigjja është e thjeshtë, politika. Unë jetoj në një vend ku për 17 vjet me radhë lojën politike e udhëheq i njëjti person, nuk ka nevojë as ta përmend. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, në mos gaboj janë gati 20 vjet ku skenën politike e dominon i njëjti person. Pyes veten nëse nuk është më e ndershme të bëhen referendume dhe të shpallen monarkitë. Pyetja ime është e gabuar. Sepse referendumi është një instrument demokratik i politikës, sinqerisht në këta dy liderë, ai shqiptar dhe ai italian, nuk ka asgjë demokratike. Sepse po të ishte e kundërta do të ishin tërhequr me kohë, duke i lënë vendin një klase politike që u përket gjeneratave të reja. Ja çfarë mund t’i kërkoj vitit që vjen, perëndimin e kësaj politike të paaftë që vazhdon të mbijetojë ende duke terrorizuar popujt me fantazmën e komunizmit. 

SHkrimi mè pèlqeu...vetèm ka diçka qè nuk mè bind,mè le pèrshtypjen mua(ndodhta edhe gabohem) se autori dhe disa komentues kèrkojnè tè gjejnè fajin e gjendjes sè mjerueshme tè vendit tek njè pjesè e shoqèrisè tè cilèn e quajnè "fshat" ose "fshatar"... kèta fshatarèt e kanè fajin demek? edhe Haxhi Qamilin(simbol i tradhtis&egravesmiley kèta e pèrkrahèn(harohet tè thuhet se nè atè kohè gjithè shqipèria ishte fshat)),edhe komunizmin kèta e mbajtèn 50 vjet(pjesa qè vuajti mè shumè gjatè komunizmit),edhe Salèn kèta e mbajnè(pèrsèri pjesa qè vuan mè shumè pasojat e kèsaj rumpalle qè i thonè demokraci),mè duket mè shumè njè alibi e radhès pèr paaftèsinè dhe injorancèn e thèllè qè karakterizon historikisht pjesè "qytetare" shqiptare e cila po historikisht i ka hedhur fajin fshatarit pèr faktin qè èshtè blerè e shitur historikisht nga "qytetarèt" qè e kanè sunduar...tè shkretèt "qytetar",qè  nuk dinè tè na shpjegojnè si rrojnè vetè me 300 000 lek nè muaj?e si nuk kanè guximin as tè ngrejnè zèrin?nuk po them protesta e revolucione pèr mjedisin apo votèn e lirè....po flas pèr bukèn e gojès!! ,por fajin e kanè fshatarèt ata na kanè marrè nè qafè,e jo qytetarèt qè na kanè udhèhequr gjithè kohès!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).