Njoftimi zyrtar i gjykatës së Tiranës një ditë më parë për bllokimin e cështjes “Gërdeci” është një nga rastet e pakta kur një gjykatë i bën apel nëpërmjet medias një institucioni tjetër, sikurse është Dhoma e Avokatisë, për të marrë masa ndaj avokatëve që mungojnë.

Kjo tregoi se në procesin gjyqësor më të rëndësishëm për momentin, mes tre institucioneve që përballen prej më shumë se një viti e gjysmë me njëra-tjetrën, realisht mungon komunikimi zyrtar.

Bllokimi i këtij procesi ngre pyetjet nëse në këtë cështje janë vetëm avokatët shkaktarët e dështimit të tij apo jo?

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka akses të kërkojë arsyet se përse ky proces nuk po zhvillohet, duke mos ndikuar në pavarësinë e gjyqësorit.

Top Channel u interesua nëse ka inspektuar KLD për këtë cështje dhe del që deri të martën një verpim i tillë nuk ka ndodhur.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka inspektorë që paguhen për të identifikuar arsyet se pse proceset zvarriten dhe të shohin nëse gjykata i ka ndjekur të gjitha hapat e ligjshëm deri në situatën ku ndodhet procesi dhe sërish pa ndikuar, të kërkojnë zgjidhje.

Po kështu, Ministria e Drejtësisë ka të drejtë të rekomandojë dhe t’i tërheqë vëmendjen Dhomës së Avokatisë për mungesat e avokatëve, pa ndikuar në vendimmarrjen e saj.

Edhe pse këto institucione, të paktën publikisht përmes medias janë informuar për situatën aspak normale në gjykatën e Tiranës për këtë proces, ende asnjë hap nuk është ndërmarrë.

Muaj më parë, kur gjyqi për Gërdecin dha shenjat e bllokimit, prokurorët paralajmëruan se do të verifikonin raportet mjekësore të avokatëve që mungojnë në këtë gjyq, gjë të cilën kanë të drejtë ligjërisht për ta bërë. Por sërish nga verifikimet tona rezulton se as prokuroria nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim.

Por, ndërsa në 15 mars të këtij viti bëhen tre vjet nga tragjedia që u mori jetën 26 personave e plagosi 300 të tjerë, gjykata shqiptare jo vetëm që nuk ka dhënë një vendim, por ajo ka akoma rrugë për të bërë pasi akoma nuk ka arritur të marrë të paktën të gjitha provat e prokurorisë.

Bojkoti nga një pjesë e avokatëve duket një reagim kryenec ndaj gjykatës, së të tria shkallëve, për të mos bërë numërimin e ditëve të paraburgimit, me shpresën se do të fitonin lirinë aforfe për tejkalime afatesh.

Tashmë, procesi për tragjedinë e madhe të Gërdecit ka kaluar në një luftë nervash. Gjykata nuk numëron ditët dhe avokatët që refuzojnë procesin. Ndërsa institucionet arbitër qendrojnë në heshtje.

Duket si një konsensus i madh, ku edhe pse revoltohen, të gjithë janë dakord me varrosjen e këtij procesi, tre vjet pasi u varrosën viktimat e tragjedisë.

6 Komente

 ca do gerdeci mer jahu? vete e votun salen, vete ta mbajn.

Plotesisht dakort me ju.

po, po, biles rolin e djalit te kryeministrit, kanë vendosur tia japin Leonardo Dicapro!  

 Haha smiley

 Kot e keni, Gerdeci ka maru pa fillu, a e mbani mend, Delijorgjin m'ate fillim, kur e arrestuan, kush ja mban mend ate buzeqesgjen djallezore? E dntei ai, se do te dale i pafajshem dhe se do te fitoje dhe parate e burgimit te pamerituar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).