Merkatoja dimërore e Kategorisë Superiore, e cila ka nisur me intensitet të lartë që në mes të muajit dhjetor, është hapur sot zyrtarisht, teksa skuadrat konfirmojnë blerjet dhe largimet e para.
Kështu, e ardhmja e sulmuesit të Dinamos dhe ekipit Kombëtar, Elis Bakaj, është Sivaspori në Turqi. Nëse lojtari më i mirë i vitit 2010 në Superligë do të firmosë me klubin turk do të përfitojë një rrogë prej 15 mijë eurosh në muaj për një periudhë 6 mujore. Te Dinamo pritet të vijë qendërmbrojtësi serb, Milovan Miloviç. Portieri Isli Hidi është duke u stërvitur në Qipro me Olimpiakos Nikosias, ish-skuadrën e Arjan Beqajt. Dinamo është dorëzuar në lidhje me destinacionin e ri të Gjergj Muzakës te Skënderbeu, por blutë duan në këmbim serbin Mladen Bërkiç. Lajmi i fundit nga Dinamo është shkarkimi i trajnerit argjentinas Luis Manuel Blanko dhe ardhja në pankinë e Ilir Dajës, trajnerit që u dha bluve titullin e 17-të në sezonin 2007-2008.
Flamurtari, skuadra kryesuese e Superligës, ka objektivin kryesor në merkaton e dimrit lojtarin e Skënderbeut, argjentinasin Rafael Soza. Ish-lojtari i Dinamos kërkon 50 mijë dollarë për pesë muaj, një shumë e madhe për klubin vlonjat. Në fakt, kur presidenti Shpëtim Gjika bleu janarin e vitit të kaluar Migen Memellin, golashënuesi më i mirë i Superligës për sezonin 2008-2009, përfitoi për të njëjtën periudhë 40 mijë euro. Memelli shënoi 14 gola në 17 ndeshje për Flamurtarin. Klubi vlonjat ka parashikuar të blejë tre lojtarë dhe në listën e prioriteteve është dhe sulmuesi i Tiranës, Sebino Plaku. Ndërsa sulmuesi maqedonas, Aleksandar Bajevski, është drejt largimit nga Flamurtari.
Besa, pas konfirmimit të portierit Elvis Kotorri, nënshkroi edhe me ish-sulmuesin e Shkumbinit, gjirokastritin Arlind Nora, ndërsa në listën e vijës së parë është dhe sulmuesi i Dinamos, Fatjon Sefa. Tani në dispozicion të trajnerit Gerti Haxhiu është dhe mbrojtësi kavajas Erand Hoxha, ky i fundit luajti pjesën e parë të sezonit me Elbasanin. Edhe mesfushori Genti Gjondeda është në planet e kavajasve, që në dy javët e fundit arritën dy fitore: me Teutën në Durrës dhe Shkumbinin në Kavajë.
Skuadra peqinase e Shkumbinit po vuan sindromën e largimeve, dhe i fundit që ka shpallur braktisjen është dhe mesfushori sulmues Bekim Kuli. Ndërkohë, Emiljano Veliaj, i kërkuar nga Skënderbeu dhe Besa, mund të transferohet në Azerbajxhan, vend ku aktualisht luajnë Elvin Beqiri, Admir Teli, Ansi Agolli dhe Eleandro Pema. Në planet e Shkumbinit janë Elton Grami, Ylli Shameti dhe sulmuesi i Kastriotit, Ivan Babiç.
Skuadra korçare e Skënderbeut ka bërë të sajin Renato Arapin (nga Shkumbini), Sokol Cikalleshin (nga Besa) dhe Gjergji Muzakën (nga Dinamo). Presidenca e Skënderbeut synon edhe shërbimet e mbrojtësit boshnjak të Shkumbinit, Ahmet Mujdragiç.
Elbasani, pas konfirmimit të trajnerit Esad Karishik (zëvendësoi Krenar Alimehmetin), është duke testuar sulmuesin serb të Novi Sadit, Sasha Bogunoviç. Karishik ka kërkuar përforcime për çdo repart për të nxjerrë skuadrën nga kriza dhe vendi i fundit. Për mbrojtësin peqinas të Elbasanit, Daniel Ramazani, ka disa oferta nga Shkumbini, por dhe nga Apolonia dhe Tomori të Kategorisë së Parë.
Ndërsa mbrojtësi kroat Matko Djarmati, aktualisht te Kastrioti, pritet të jetë përforcimi i radhës i Tiranës. Trajneri Nevil Dede ka kërkuar publikisht edhe shërbimet e mesfushorit shkodran Gilman Lika, ky i fundit luan në Turqi me Diabakirsporin.
Ndërkohë Gilman Lika është dhe në listën e dëshirave të Vllaznisë, që ende nuk ka ndonjë plan të detajuar me emra në merkato. Faza përgatitore e Vllaznisë do të kryhet në Malin e Zi.
Mesfushori i Dinamos, Sajmir Gjokeja, është në planet e Laçit. Me skuadrën e Stavri Nicës është bashkuar edhe mesfushori shkodran Ervit Jacaj.
Ndërsa tre lojtarë të skuadrës ballshiote të Bylis, Polizoi Arbëri, Maringlen Shoshi dhe portieri Stivi Frashëri, kanë oferta nga jashtë vendit.

9 Komente

hajde merkato hajde.  goxha emra te papare qarkullojne aty!! ca them une.  te padegjuar..smiley

Nder me aktivet ne merkato Flamurtari i Gjikes, kryetar bashkie ne rikandidim dhe Skenderbeu i Bodes, pa keshtjelle lokale..Arome Zgjedhjesh dhe ketu..

pranej dhe Ronaldinjo do me u shkeput prej Milanit...kish mor nji oferte tunduse nga Korca

Nuk eshte cudi se dhe Milani ben pjese ne BIdon's league..Me qe me kujtove Milanin, duhet permdendur Blerja e Kasanos, puljezit te pagdhendur qe do ngrohi stolin e Milanit pas Ronaldinjos. Edhe kjo levizje per motive elektorale, po te kihen parasysh disa interesa fushatash dhe zgjedhjesh ne horizont..

qe do ngrohi stolin e Milanit pas Ronaldinjos

amen to that!

(ket e thote nji sampdorian i vjeter i viallit dhe mancinit)

i LOMBARDOS  ,vierkovudit jo smiley sa grand kane qen

jugovic a mihajlovic; karembeu dhe seedorf me vone pa llogarit ktu lojtare simpatik qe kane lujt tek-tuk ose kan mbyll karriere si lagle; gullit apo dhe klinsmann. Ajo e Vujadin Boskov ka qene skuader sulmuse me gola dhe spektakel  

Ne ato vite derbi Genoa-Samp ka qene vertet i bukur

derbi luhej fort si derbi po ato vite Samp ishte klas tjeter, humbi finalen e kampioneve me barcelonen pasi fitoi kampionatin ne '90; fitoi 3 kupa italie nga 85-90 dhe nji tjeter me vone me eriksonin...genoa ka bo historine ne kohen e babaqemos kurse sampi eshte ekip relativisht i ri, moshatar me partizonin (1946). .

nuk e di pse po mu m'ka ngel ne mendje genoa e atij cekut post botrorit te '90, Skuravi a si e kishte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).