Bulevardi Musolini, zgjeruar ne vitet 1928-29, me gjatesi 1100 metra dhe gjeresi 30 metra. Sot rruga e Kavajes.

 

Bulevardi Zogu I - djathtas Kisha orthodokse e Vangjelizimit, me tej Kisha Katolike, ndertesa e trete, Post-Telegrafa.

 

Bulevardi Zogu I - ne krah te Bashkise duket Hamami (Banjot) e Tiranes e ne vazhdim Hotel London e deri tek Restorant Donika.

 

Dimri ne Tirane, 1939.

Fillimi i Rruges Xhemal Pashe Zogu - sot Rruga e Dibres, majtas Kisha e Shen Vangjelizmoit dhe djathtas hyrja per ne Pazarin e Vjeter.

Nga ndertimi i Bulevardit kryesor te Tiranes - pamje nga Universiteti drejt Maternitetit.

 

Qendra e Tiranes - Xhamia e Karapiceve shembur ne vitin 1929 per t'i lene vend Bashkise e cila u shemb gjithashtu ne vitet e regjimit komunist per te mbidimensionuar sheshin Skenderbe.

 

Shënim:

Keto jane disa foto te vjetra te Tiranes, te cilat m'i ka derguar anetari fat-miri dhe une thjesht po i postoj per të ketu tek Peshku pa uje, keshtu qe te gjitha falenderimet duhet t'i shkojne atij.

99 Komente

ueee shume e bukur ajo fotoja e pare, spo e njifja godinen e klasikut, mezi u ftillova , vec kur lexova qe ishte rruga kavajes e kuptova.

dhe ajo pamja me bore, ishte nam fare.

kurse ke kjo e fundit me erdh me qesh, sic duket shtyllat e elektrikut ne mes te rruges i paskemi pas tradite.

rrofsh fat-mir dhe ti olsi qe i sollet smiley

nga foto e pare tirana duket me perendimore se tani

kush tha qe do falenderonim ty ols neve, mos u mprih kot smiley

p.s.

si qe ajo puna e sorkaLLeve dhe fazaneve? eh c'ben dashuria thuaj smiley

Edhe mua fotoja e pare me pelqen shuuume. Nje Tirane neoklasike (edhe pse me dimensione modeste) si nuk e kam pare ndonjehere tjeter. Tek ajo ndertesa e mesit, ish-lidhja e shkrimtareve eshte martuar Zogu.

Me poshte fotoja pak me e madhe:

Origjinali:

http://img199.imageshack.us/f/35976075.jpg/

 Shume e bukur fotoografia e pare me Tiranen neoklasike Nje zot e di se pse u zune e u prishen ne vite gjithe ato hapesira. A thua se nuk kishte toke ku te zgjerohej Tirana.

Besoj ajo pamja e ndertimit te Bulevardit eshte shembulli me i mire se si duhet te zgjerohen qytetet. Zone e pabanuar e Tiranes qe fale urbanistikes first class edhe pas 100 vjetesh mbetet zona me e shtrenjte ne real estate.

sh.bukur. si quhet kur ke nostalgji per gjera qe nuk i ke pa najherë?

Tek fotoja e dyte te gjendet atentatori ne pritje. edhe ajo me serxhentin qe drejton trafikun e karrocave te dylit, nam. bukur bukur, rrofshi ju se atij qi ka shkrep aparatin ndoshta s'ia boj dot mo ket urim t'sinçert.

 gjendje poetike quhet. : )

How the hell did we get here, tha!

keto foto tregojne se si ne me pak se 100 vjet ne vend te ndertosh jeten si duhet e shkatarron si duhet.....une vet skam qene  ne Tirane qe 15 vjet por mesa kam pare neper tv e utube etj sapo vjen e po shkattarrohet ne pamndesi kurre per tu rregulluar.....interesi dhe korrupsioni po e shkattarrojne tiranen...gjynof i modh....dhe kur degjon disa kopetnta ne tv qe dikur te jepnin men te vje ti vrasesh....per kete duhen var nja ca veta si sala, edi dhe te gjithe ata ark e urb kopetente qe e shkatterun tiranen .....me fckng plane rregullues=shkaterruese...

Nuk eshte vetem Tirana por e gjith Shqiperia, Tirana e Durresi me keq nga te gjith. Une do kisha qejf te merrej vesh njeher pse ndryshoi ky popull kaq shume ne shek 19-20? Ndoshta ardhja e botes moderne nuk ishte fare e thene per shqiptaret?

bravo olso qe i risolle keto foto m'peshk!

Po shifsha nje fragment te nje prej emisioneve te canit ku kish ftu Lamen dhe nje koqe kandari te vesh me xhakete kadife ngjyre mjalti dhe kemishe jeshile te lehte besoj, dhe diskutohej mbi fatin e piramides..

Mes te tjerash koqja e kandarit tha se varreza duhej prish qe te rindertohej kjo pjese e tiranes pasi tirana ka nevoje per zgjerim; dhe e kane thene shpesh kete!!!!

PO SI MER MIQ NUK ESHTE CUAR ASKUSH TE THOTE SE NESE DONI TA BENI TIRANEN ME TE BUKUR, TI JEPNI FRYMEMARRJE, HAPNI NJE BULEVARD TE RI, NDERTONI DICKA TE RE QEI JEP FRYMEMARRJE QYTETIT??

deputetet e Pd-se te gjithe pa shije vishen smiley te mos flasim per kollaret

Foto te bukura, por kam besimin se qytete si Shkodra, Korca, Gjirokastra e Berati kane qene disa here me te bukura se Tirana. Sidoqofte, keto foto tregojne se sa kohe kemi qe vuajme (duke u udhehequr) nga injoranca dhe poshtersia. Nuk eshte faji i sistemit. Eshte kultura dhe tradita jone. Vlerat e mira nuk arriten te transmetohen nga njeri brez tek tjetri. Kemi trasheguar vetem anet me te keqija, bashke me germadhat dhe historite me vrasje.

Nuk eshte faji i sistemit. Eshte kultura

Nuk ka font me te madh dhe te tjera opsione per ta bere me te dukshme kete.

Po kta paskan pasur më shumë maqineri atëherë sesa ka mbledh Saliu bashkë me Edvinin këto vite për Tiranën.

Jam kureshtare te di se kur jane bere ndertesat e stilit neoklasik, sepse kam pershtypjen qe ka ndryshime rrenjesore, qe mund te shihen dhe ne disa prej fotove te sjella ketu, mes arkitektures se para dhe pas "eres fashiste" (ne mund ta quajme keshtu). Diku ne nje dokumentar kam pare qe ndertimet e medha ne kete stil jane bere pikerisht nga italianet.

Fotoja e qendres se Tiranes apo e Rruges se Dibres nuk flasin per ndonje zhvillim te jashtezakoshme arkitekturor, madje duket e prapambetur.

Dikush ne familjen tone duhet te kete ca fotografi te vjetra te Vlores. Tani m'u kujtua e do te pyes.

 

 

armoni mre mos shani kaq rondë.

S'ka lidhje fare tirana sot me ate qe shifni n'foto. ai ka qen qytet 20mi banore, ky i sotmi bababum qytet meleonsh.

po mos harroni edhe se deri 20 vjet perpara kemi lujte futboll mes rruges se vetem aro, zisi dhe fizarmonika kalojshin. duhet me qene korrekt me faktet, popullsia ka bo bum, qyteti eshte vibrant, dune kohe gjonat dhe mu me duket se eshte bo goxha pune duke llogarit ate ndarjen e madhe dekadore pushtet lokal e central qi dihet tashme. po shume gjona te mira jan bo dhe duhet me pas içik besim them (mbase jam gabim) se eshte kollaj me sha, po eshte sa e veshtire aq edhe e domosdosshme me qen konstruktiv, me ofru nji ide te re a diçka. 

Me ofru ide? Vetem per te dhene mend nuk ka ngel keq Shqiperia..

mire dakort jam, po ta kam llafin boll shamë veten se lam nom smiley

Ja edhe disa foto te tjera. Faleminderit PF-se.

Keto imazhe nuk jane te nje cilesie te mire po aq sa te parat edhe pse jam perpjekur qe t'i permiresoj. Do t'i lutesha fat-mirit apo kujtdo tjeter qe zoteron kopje te ketyre fotove apo te tjera ne nje cilesi me te mire qe t'i postonin ketu apo te m'i dergonin mua dhe une do t'i postoja per ta.

Harta e pare turistike e Tiranes:

Perspektiva urbane:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

smiley

peshku eshte vlere!

FLM cuna!!!

Gjerat e mira i ka bere mardhenia e re ne prodhim, inisiativa private, hapja ndaj vleres monetare qe fryn nga perjashta, e shkund gjithe perdet e mendafshta. I ka bere Shpyyyrti individual. Dhe kjo eshte e vetishme.

Qeverisjet - vendore/lokale/socialiste/demokrate/aliene - terhiqen zvarre nga ky momnetum, jane vite drite permbas individit. Ne vend qe te ishte e konderta. Paraja dhe betoni qe eshte derdh vetem ne zonen Durres-Tirane eshte i pamendueshem, i pabesueshem po nuk e pe vete. Sasia eshte aty. Forma pastaj qe ka marre ajo prurje eshte ububu rakia keqe.

Individualisht great (sa mire me qen shqiptar), kolektivisht te pjerdhur ne drejtim shume te pergjithshem.

 Me mire ta kishim lone Tironen si ne vitet 25-30, plot me katunare dhe karroca me kuaj qe bonin bajgat ne mes kalldromit. Te gjithe do te ishim me rehat dhe nuk do shanim njeri, por do te kenoqeshim me ndoji akshihane, me çingite tuj kercy n'tavolina dhe burrat me ato peshqirat kellire rreth qafes, duke u zgerdhi me ate goje me dhomet si shkolle note, nji po, e nji jo.

Eshte e shkuara, miq te dashur, nuk eshte as e tshmja e as e ardhmja.

Ah sa mire do te ish qe Skenderbeu te ish akoma gjalle?????!!!!!!!!!!!!

 Ke Salen, mekembesin e Skenderbeut mer dak smiley

 Eeeejjj se harrova dhe ma kujtove ti. Primo. se me ty e kom;

A e mban mend, kur hypi Sala ne 2005, ne fron dhe filloi me ruspa dhe fadroma per te prish ato pallatet pa leje qe kishin ngrit te korruptumit socialiste?

E para qe e hongri ishte ajo ndertesa qe kish ngrit B. Malaj tek FAkulteti i Mjeksise, a e man men? Ai ishte i korruptumi i pare, ose korruptuesi me i madh i Edvin Rames.kot po te pys, a e ke pa so ket ndertese???????, Nqs nuk e ke pa, shko shife dhe me thuaj se ku vajten ato llafe korupsioni, apo i hongri Sala jot me buke??

Ai ndertuesi hapi gjyq kunder Sales dhe e fitoi, pasi pagoi ca qindra mijra euro, nen dore,  dhe a e di ti se ke mori Avokat??????????

Ja pra ky eshte Sala jot, donte qe me ate fillim te merrte sca pare qe tu thoshte te tjereve, qe bohuni gati se duhet me pagu dhe ju.

PO pallatin e Dash Pezes, qe uluriti per ta prish, njesoj si ne kohen e komunisteve me gjyqe popullore dhe me dacibao, pse nuk po e prish????

 

Përveç fotos së parë që është nam fare, ajo fotoja e katërt me atë cepin e thjeshtë, do të ishte gjigande fare në Tiranën e sotme, po të ekzistonte akoma...

Janë ca qytete nëpër botë që nuk ke nevojë ta lexosh historinë gjëkundi, ta thotë vetë qyteti nëpër rrugët e veta. Fatkeqësisht Tirana... smiley...

 

 

 

ne cdo foto te del xhamia perpara....sikur ta injektojne me zor kete lloj identiteti...

ke  degjuar gje ti per talebanet .... e krishtere ,jane tamam si puna jote

ketij musllukut, qe thua ti patriot, filmi ''Mesonjetorja'' i ishte dukur kot fare. se helbete  te ai film behet fjale per shkronjat, gjuhen shqipe.....

megjithate,(mos tja ha hakun), ketij langos i kishte pelqyer shume ajo pjesa kur ''talebani'' Ndrio, vret Dhaskal Todrin...

  1. 'ketej kuajt Tunxh' i tha dhaskali kur donte te kalonte naten te 'hoteli i janos'.
  2. ky ndrio83-shi bie 'ere'

mesonjetorja.e thashe gabim.  ''udha e shkronjave'',doja te thosha..

ja komenti i ketij 83-shit, te tema: kush eshte filmi me i cuditshem qe keni pare:

eri83 - 5 Jan 2011 - 3:00pm - #

filmi me i cuditshem per mua eshte "udha e shkronjave"

 

Tironcat ne pergjithesi  kane qene   muslimon pranej jane xhamite

Tirana duhet te ishte edhe sot ne keto nivele te cative dhe lartesive te godinave qe jane ne fotot e mesiperme, me cilesore dhe moderne....deri edhe para 90 ishte akoma e virgjer....urbanistika "moderne" shqiptare eshte me idiotja...zhvillim shkaterrimtar njehere e pergjithmone ka marre tirana kete 10 vjecar...ky eshte mentaliteti jon i zhvillimit.....per salen sdi cer te them por disa cuna tironsa qe i njof qe kalamoj e sot jane ne krye dhe qe po bohen milionera me shkaterrimet te pandreqshme te tiranes cuditem....parja gjo e modhe.....

.....u cudita edhe me Blendi salen qe tek peshku kam nja 3 vjet qe e njoh dhe kam pas shume respekt...e pashe ke big brother duke fol idioitzma...mendova qe mentaliteti shqiptar (duke fut edhe veten ) eshte absolutisht i papame....

 

Po i kishte edhe fashizmi ca te mira, se ndryshe s'do te ishte perqafuar aq fort.

Ja, leri Berishes apo Rames pushtet absolut dhe te shohesh si do ta bejne Tiranen nga e para. Dicka mes Apple Computers dhe Le Corbusier.

Ca nga fotot me pako njerezit ne qytet me kujtojne De Chiricon. Asnje nga ju nuk duket se trishtohet nga dominimi i arkitektures mbi njerezit dhe nga kombinimi dadaist fshatar-bulevard-polic.

Nejse, historia me foto eshte gje shume e bukur.

Trop,. "Façizmo o si hallva. A keni hor nojhere hallv...hallv mer hallv...?"

smiley

me jep dhe nja-dy jave kohe des se hallve kam per te ngrene nje dite po nje dite jo. keshtu do te ndjehem me afer tiranes se viteve 30.

a thought that never changes

remains a stupid lie

Enveri krahasonte Shqiperine Socialiste me Shqiperine Monarkiste te 1938-tes...Nje krahasim qe duhet bere nga ana urbanistike eshte Tirana e 80-90 vjeteve me pare me Ramastanin e sotshem...

Halli jone eshte se jemi shume popull dianmik.

Kur na mushet menja me bo dicka e cojme ne ekstrem nuk e njofim te mesmen. Jemi bixhosci extremista "all or nothing" eshte moto e shqiptarit.

Kjo dukuri verehet kaq paster ne historine tone: Te gjithe popujt ne ballkan ben maksimumi 2 beteja me Turqit. Ne 25 vjet lufte!

Mbasi na erdhen rrethanat dhe u 'lidhem" me turqit prap ndenjem deri ne ekstremin e mundshem kohore deri sa u "sgjidhem"

Ne boten socialiste ishim equivalenti i "al qaides". Fjala socializem ekstrem vetem te ne merr kuptim jo abstrakt.

Sot vihet re nje kapitalizem ekstrem ku koncepti i "publikes" eshte po aq i pakonceptueshem sa deti ne shkretetire.

Halli jone eshte se jemi shume popull dianmik.

Ore popull dinamit jemi fare.

 oi oi oi, oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii. smiley

puna eshte se kto pamje, ndonese me pjesen e fukarallekut dhe katunarise qe tregojne, te pakten japin shprese. Ose le te them , lene hapesire per te shpresuar. Tjetra, duket gjer diku qe ka nje dore, ka nje stil, ka nje metode sipas se ciles jane disenju lagjet, rruget apo hapesirat e tjera.

Ajo qe me tmerron me pamjet e sotme te tiranes, eshte se nuk le vend fare per shprese. Sme le shprese se mund te kete frymemarrje ne te, se mund te kemi ndonje dite ndonje park, apo qofte dhe parkim smiley  Nuk e shof si mund te rregullohet qyteti , apo rruget , apo sheshet (le qe ku kane ngel me sheshe)

Eshte e tmerrshme sa kaotike eshte tirana sot, ec njeri e prish e nderto simas qejfit, ec tjetri e bej po njisoj, edhe e kane bo lesh arapi.

Nga kulla vodafonit gjene duket i cike si e sistemume, por kur hypa i dite ke ABA dhe po shifja ket pjesen e tiranes se re, dmth nuk po shifja as bulevardin, as unazen. Per be, nga kati 21 une shifja vetem pallate jouniforme, dhe nuk dalloja dot rruget. Ore rruget po them, nuk i shifja dot

Une do ngrija doren pro qofte dhe per nje projekt qe do ti vinte rruspen edhe ktyne ndertimeve neoklasike bashke me perbindeshit e tjere te betonit ne tirane, vetem aman, ta clironte e ta zgjeronte Tiranen, ti jepte fryme. Ore rrafsh rrafsh ta bente, balte e gure ta bente e te fillonim ta shtrinim. Bile me thone te drejten, pa i rene bomba une se shof se si mund te rregullohet naihere Tirana

pa i rene bomba

 

Sakte, nje evakuim i popullates dhe bombardim selektiv duke lene vetem disa ndertesa qe ja vlejne.

Kush pelqen keto fotot e nje "qyteti" apo me keqe "kryeqyteti" me nje xhami dhe nje sahat ka luajtur mendsh.. Gjeja e pare qe te vjen ne mendje sapo sheh fotot eshte mjerim dhe mesjete...!

 

 

...ose termeti. Qe kete dhjetevjecar mendoj se e kemi te sigurte ne Tirane, Durres ose ndonje qytet tjeter. Pastaj do kujtohemi se kush ndertoi e kush i dha lejet. E si gjithmone, me vone do dalin te gjithe te pafajshem e te ditur.
Bum popullsie ka patur ne cdo vend te Evropes pas luftes por ne asnje qytet nuk eshte bere kasaphane si ne qytetet tona pas '90s (kjo s'do te thote se ndertimet para '90s jane bere me mend ne koke). Edhe sot ne Tirane vazhdohet te jepen leje per pallate me 10+ kate brenda dhe jashte unazes. Ne 20 vjet nuk eshte ndertuar asnje aks i ri rrugor, unaze, park apo fushe sportive. Asnje lagje e re nuk eshte projektuar. Qyteti nuk ka akoma nje plan zhvillimi se si, ku e cfare do te ndertohet ne te ardhmen. Di gje njeri nese eshte denuar ne 20 vjet njeri per ndertime te paligjshme ne Tirane (apo Shqiperi)? Apo, qoftelarg, per korrupsion me lejet e ndertimit? Tiranen nuk e ka shemtuar rritja e popullsise, por rritja e injorances ose rritja e injoranteve.

Rritja e babezise, paaftesise e papergjegjshmerise.

Shume foto te bukura te Tiranes! Sa keq qe Tirana e sotme nuk ka asnje gje te perbashket me ato foto smiley

o Zot ca i kan bo Tirones...pse e kan prek mer ti pse!!!

Ja edhe disa imazhe te tjera...

 

 

 

 

Bravo Ols! Na kenaqe!

Ku i gjen tere keto foto te vjetra ti Olsib?

 I ka gjet Fat miri,ja ka dergu Olsit,Olsi na nderoi qe i solli.fmn.

Faleminderit Brad per sqarimin, faleminderit Olsib qe na i solle

Po Fat miri ku i ka gjet? smiley

 Po Fat miri ku i ka gjet.

eh kjo eshte pyetje 1 milion euroshe.smiley

Nuk di te te them Magnum. Gjithsesi e rendesishme eshte qe kemi mundesine t'i shohim ketu.

Fotot me jane dhene nga fat-miri dhe PF. Mbaja mend qe kisha nje album me foto te vjetra te Tiranes. Kur u ktheva ne shtepi kerkova ne biblioteke dhe zbulova nje liber te ilustruar qe quhet "Tirana ne kartolina deri ne vitin '44" (Toena, 2000) prej te ciles jane marre pjesa me e madhe e imazheve qe jane postuar ketu. Nqs. ju interesojne mund te perpiqeni qe ta blini kete liber (nese eshte ende ne shitje) pasi aty jane ne nje cilesi me te mire.

Ja nje pjese e shkeputur nga parathenia:

Ne shekullin XIX, vizitoreve te huaj do t'u bente pershtypje pastertia dhe gjelberimi i  qytetit, mirepritia dhe ndergjegja qytetare tiranase. Shume te pasur jepnin te holla dhe linin testamente per permiresimin e rrugeve dhe ngritjen e objekteve te kultit. Ura e Tabakeve dhe Ura e Terzive u ngriten me parate e komuniteteve tiranase. Nderkohe Tirana ishte perfshire nga ethet e perhapjes se arsimit shqip dhe luftes per pavaresi. Kontributi i Hafiz Ibrahim Dalliut, luftetarit, pedagogut dhe mjeshtrit te penes eshte i nje rendesie te dores se pare.

Me 26 Nentor 1012, Tirana ngriti flamurin e pavaresise dhe me 11 Shkurt 1920, Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes me ne krye Sulejman bej Delvinen, e shpalli Tiranen kryeqytet te perkohshem, mes mikpritjes dhe entuziazmit tiranas.

Me 31 Janar 1925, Tirana u shpall kryeqytet perfundimisht dhe si i tille filloi te ndertohej sipas standarteve perendimore. Ne kohen e Zogut u hapen bulevardet dhe rruget kryesore qe kemi edhe sot. U ndertuan ministrite dhe u hap Sheshi Skenderbej. Me 8 Prill 1939, trupat fashiste hyne ne Tirane.

Albumi "Tirana ne kartolina deri ne vitin '44", nepermjet tyre do t'ju sjelle pamje te rralla e ndertesa te zhdukura, duke qene nje apel per nje Tirane me te bukur, me te paster dhe me shume qytetare.

 Keto duhet te jene foto  te ndonje italiani, nuk e besoj se i ka bere ndonje shqiptar, ndryshe do te kishte ndonje shenje. Me siguri mund te gjenden ne ndonje website italian! 

me knaqin dritaret e ktyre ndertesave

i kam sh qejf ato dritare te larta harkore

kushedi sa drite hynte ne to

 Nga fotot, Tirana te le pershtypjen e nje qyteti ndermjet orientalizmit dhe  oksidentalizmit. 

 Ore si nuk e kuptoni, Tirana duket tamam si nje qytet i kolonizuar. Ju shikoni ato vetem 10, apo 15 ndertesa te parise, por nuk po shikoni ato mijra shtepi qerpiçi, apo barake te Tiranes.

Keto foto jane njesoj si fotot e Ravalpindit, Kajros, Bagdatit, apo Teheranit, po ne ato vite.

Ju kenaqeni me ate drite, me ate hapsire, por duhet ta dini se ne ate kohe Tirana nuk kish me shume se 30 mije banore, kurse sot ka jo me pak se 600 mije. Une jam dakort se duhej bere nje zhvendosje e organizuar dhe e planifikuar e ketyre "jabonxhive", por kush e ka fajin. Ne ate kohe te gjithe verioret vinin me nje kaposh plaçkash ne Tirane se u kish thene "Ai" dhe zaptuan te tera ndertesat shteterore dhe pronat si Bathorja, Paskuqani, e kudi une dhe e  bene Tiranen ashtu si e shohim sot. Nuk eshte vetem faji i Edi Rames, por i tere klases politike. Dikush ne nje koment thote, si nuk u bo nji rruge e re ne keto 20 vjet. Po a e di ti miku im se si bohet nji rruge e re? Ne fillim behet projekti, me pas behet shpronesimi, dhe me pas ndertimi. E ketu tek ne çalon marreveshja politike, jane hapur nja dy rruge te reja ketu ne Tirane dhe nuk jane perfunduar, por jane lene ne mes, pasi akoma nuk jane shpronesuar nja dy shtepi qe jane ne mes te rruges. Dhe e dini se kush duhet ti jape parate e shpronesimeve, qeveria, e cila nuk i jep per inat te Rames, e shikoni pra ç'politike kalamajsh behet ketu tek ne???????????? 

Ka vetem dy planifikues urban qe mund te gjejne nje zgjidhje per katrahuren aktuale. Njeri eshte Bin Ladeni, tjetri eshte termeti.

OK, kjo ishte thjesht per kenaqesine e batutes. smiley

Ne fakt Tirana e sotme, pertej pershtypjes qe te jep ne jeten e perditshme eshte ne fakt nje qytet i zhvilluar ende shume pak. Ka akoma plot hapesire ku mund te rritet, zhvillohet e permiresohet ne te ardhmen. E rendesishme eshte qe prej ketej e tutje ky proces te realizohet ne menyre shkencore e  te drejte.

Per te kuptuar cfare po them hapni google map ne dy faqe te ndryshme ku ne njeren te inkuadroni qytetin e Tiranes ndersa ne tjetren nje qytet tjeter europian qe ju njihni mire (ne te njejten shkalle) ne menyre qe te krahasoni "masen e ndertuar". Fjala vjen une kam krahasuar Tiranen me Milanon.

smiley

dakort per dy planifikuesit.

Tashti tjetra, u solla sot gjithe diten ne librari, e pashe ket librin me kartolina te tiranes gjer ne 44  smiley 

Bote istenjimilek or burr apapapapa me nji lidhje  leshi, ngjit me vinovil te skadum.

Nuk thoshte qe eshte i toenes mer.

Edhe tjetra, ajo letra demek ishte zgjedh si e mire, por mua sme pelqeu, dhe cilesia e fotove apapapa lesh hamami. Me mire duken ktu ne peshk. Krejt te turbullta mer Ols. Vallai mua mu dhimsen leket, megjithese ne parim ishte liber shume shume i bukur.

E me at rast i  dhashe nje sy gjithe raftit te botimeve te ngjashme. Me te mirat ishin nga Kosova, madje me bojna, alamet fotosh.

Nejse, mire qe jane botu ca gjona.

Ne fakt, ke te drejte, printimi nuk ishte cilesor, por s'doja me fol keq per ate botim ketu meqenese fotot duket qe jane skanuar prej tij smiley

Sdq. tani per tani "nga hicja, me mire Bircja"...

Mire do te ishte sikur ta ribotonin me nje printim me cilesor.

 

E drejte. Tirana ka akoma mundesi per tu zhvilluar dhe sistemuar. Problemi del aty kur llogaritet cmimi qe kerkon ky zhvillim. Per Tiranen si qytet do ishte me e lehte te rregullohej sikur sot te kishim nje diktature. Nje diktature do ti duhej ndoshta 50 vjet. Demokracise ndoshta 500 vjet. Por ka shume mundesi qe termetet ta bejne me shpejt se diktatura dhe demokracia.

Po harroje o Eko. Ky zhvillim i keq i Tiranes ne kete 20 vjecar eshte pasoje e ndrydhjes se viteve te diktatures.

Vetem nje fakt do te te permend: sikur ne kohen e diktatures apartamenti "tip" te ishte 2 dhoma e guzhine pra te parashikonte edhe nje dhome te dyte per femijet ti nuk do te kishe gjithe keto shtesa sot.

Ne duhet te fiksojme nje gje ne mendje: gabimet jane pjese e jetes. Shyqyr qe ka gabime se po te mos ishin ato nuk do te mesonim.

Le ta shikojne sot te gjithe hajdutet, spekulatoret dhe bashke me ta edhe ne te gjithe (qe me pasivitetine tone kemi luajtur rolin e bashkepunetoreve), se cfare kemi katranosur.

Nje kurth i madh urban qe pengon zhvillimin ekonomik te qytetit e te gjithe vendit. Sot Tirana duhet te konkuronte ne rajon qe te behej headquarter i firmave multinacionale, ndersa keshtu si c'eshte nuk mban dot as biznesin vendas.

Ose do zhvillohet ne zone te re.

Do bohet si Budapesti a Beogradi, qyeteti i ri- qyteti i vjeter

smiley

eh po po thuj , po cila ure do ti ndaje, ajo e lanes apo e Erzenes smiley

aty ne kthese me pak mundim ia merr edhe Vienes per nder smiley

smiley

ke cila kthese se ??

Ke ajo e Kamzees ? Ke Brryli apo ke Medreseja smiley

atyyyy ke qoshja praaaa , perballe farmacise 200 m nga dyqani i Gabriles e rruges i ka bo disa viktima...Dubrovnik, Zagreb e Ljubliane smiley

Po ku ke qytet te vjeter ketu mor aman! Gjithsesi votoj per Lanen. Me mire te synojme te arrijme nje rekord si qyteti me lumin me te vogel se Saven dhe Danubin s'kemi shanse t'i konkurojme. smiley

Meqe ra fjala per ndarje qyteti i ri - qytet i vjeter, ketu ne rajon Zagrebi eshte shembulli me i paster ndersa ne Europe, Barcelona:

Gjeje ku eshte qyteti i vjeter smiley

Ruzhdije ky povokon plap , a po i flet ti apo une smiley

 

foli ti se mu me maroi brejku drekes smiley

o Olso, ja ktu mre cerr, se do t'foli  daje Ceni smiley

OldBuildingTirana.jpg

Nje pjese te fotove i kam skanuar nga kartolina origjinale qe i kam nga im ate, ndersa nje pjese tjeter nga nji album me foto te vjetra TIRANA botuar nga shoqata Tirana ku kane kontribuar disa koleksioniste si Artan Lame,Nikolla Xharo etj.Kam derguar edhe disa foto me ndertime te objekteve te ndryshme nga italianet.Besoj se do keni kuriozitet.

mos pyt mo tashti. qitja ujtin e zi skanerit! ene boj sevap.

Kam edhe une disa kartolina shume te bukura (bardh e zi) me pamje nga tirana, por nuk ua sjell dot ketu se nuk kam scaner. smiley

fat-mir te falenderoj pa fund. Ja sa t'i pergatis dhe po i postoj pas pak.

sheme, nuk arrin dot ta gjesh tek ndonje mik?

do perpiqem, por nuk e di a do te mundem ti upload tek PPU-ja? A ka ndonje veshtiresi teknike? Po shpejtesia e internetit (pra kur eshte e ulet) a ndikon?

Yyyyy foto te tjera, sa mire smiley

Seti i dyte i fotografive nga fat-miri.

Disa foto te ndertimeve nga italianet ne Tirane:

Universiteti dhe Bulevardi, pamje ajrore

Nga ndertimi i godines, sot Universiteti Politeknik i Tiranes

Nga ndertimi i Bulevardit

Nga ndertimi i Hotel Dajtit dhe Universitetit

Nga ndertimi i Bulevardit

Kryeministria ne ndertim

Hotel Dajti ne ndertim

E pastaj thone se Italia na pushtoje. Po ku ta gjesh ket lloj pushtimi!

eh, s'na moren anej nga 1800-a, thuj. kur erdhen kta, ne kishim merdhif ne menyre te pakthyshme!

lol

mire e ke bo hesapin

se ne at kohe do ta kishte kap vala civilizimit ene gjyshin e Sales , dhe do ishte zbut katunarizmi dhe delenxhilleku smiley

amon mer se flet puna vet. s'di a na kan pas najher englezt (s'besoj se do kisha nigju). po ja, erdhen kta, ene i bon dy-tre sende qe meten perjete, erdh austriaku ene t'pru felbone edhe boni rrugen e Bregut qe po ajo mbeti per nja 70 vjet te mira derisa e zgjeroi Ilir Meta smiley (oops!) smiley, nejten pak francezet ne Korche ene te mesun si bohen varrezat te pakten... po ne as per t'u pushtu mos me pas i cik fat.

eh,

ene Kinezi t'na kish pushtu qy qemoti, ma mire do na kish dale smiley

shiko se ata shkun deri ne maje te dajtit ene ta vun antenen. Cen Pao Y quhej. T'mos tregohena bukshkal. bicikleta ene top pingpongu si t'atyne s'te vijne mo.

per elbasonin pastaj s'po flas, se s'm'tako... smiley

 

kush po tregohet bukshkal mer

ate po thojsha, sikur edhe kinezi t'kish nejt, prape mire do kish qene

po ne i perzum t'gjithe mre

a, po tradhtun marksizmin mer! ka ca gjona qe s'duro robi.

s'di a ke nigju at kongen qe gatun 8 pika ne kuzhin te amerika. Medium rare.

Cfare dialogu fantastik! Me kenaqet! smiley

a, po tradhtun marksizmin mer! ka ca gjona qe s'duro robi.

Me lejoni te them qe Hotel Dajti eshte nje perle!

Perle e racionalizmit arkitektonik te atyre viteve.

O Olso po ti nga Kanadaja flet apo nga Shqiperia se me cmene?

fat-mir, o rob Zoti!

Olso, ejvalla prej teje.

kto fotot kane dicka prej reinkarnacioni. rrezik s'esht pa gje ajo teoria. vec s'di c'kam qene ne jetet para ksaj tani: shegert me naj dyqan pastash, apo nepunes ne zyrat e fashios. vinceremo! albania - nel mio cuore. smiley

Per sonte Naten e mire,neser besoj foto te tjera.

Hallall! Flm!

Per te gjithe ata qe s'i kane pare ende, dje u postua nje set me foto te ndertimeve italiane ne Tirane ne vitet 30. I keni me siper.

Nderkohe, ja edhe nje foto tjeter:

Tirane - Nertimi i lulishtes ne qender, 1935

Sa i ngjaka qendres sot Olso. Apo ke bo fotomontazh,ke nderru vetem makinat.

smiley Vetem Skenderbeu i shkrete (si inxhinjer mbikqyres) mungon.

Po kot nuk them une qe: Sa keq qe nuk na pushtoi Italia! smiley

"brunetk e vogel/ e bukura Lulu/ ne boulevard Musolini te pres/ ne rendez-vous"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).