Kryeministri Berisha, gjatë këtyre ditëve të para të vitit të ri, ka ndërmarrë një fushatë paraelektorale duke trumbetuar me të madhe, kudo ku shkon, se e ka bërë Shqipërinë “lule”, aq sa CNN na e paska renditur si vendin e gjashtë më tërheqës në botë për turizmin e vitit 2011. Pas nënqeshjes që të shkakton dëgjimi i kësaj “batute”, pyetja e parë që të vjen ndërmend është: si qëndron puna vallë, a mos jeton kryeministri në një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që jetojmë ne të tjerët, apo bash, pse ai e di shumë mirë se ku po jetojmë, mendon se njerëzit, sadokudo e hanë sapunin për djathë, veçanërisht po e quajtën “djathë” të huajt.  E prandaj le të projektojmë një reklamë djathi në CNN dhe pastaj t’ua kthejmë pasqyrën e ekranit të CNN shqiptarëve, që të verbohen, e kështu ta hanë. Personalisht besoj se jemi në këtë variantin e dytë, por ndoshta i ndihmuar ky edhe nga një vetëverbim dhe vetëizolim karakteristik për mbretërit që nuk duan ta shohin lakuriqësinë e tyre.

Një shqiptari si unë, që e ka vizituar dhe vazhdon ta vizitojë Shqipërinë, madje edhe i shoqëruar me turistë herë-herë, nuk mund të mos i vijnë menjëherë ndërmend disa pyetje për kryeministrin.

Së pari, kushdo që vjen të vizitojë një vend me qëllime turistike, do të dojë të vizitojë kryeqytetin e tij, e veçanërisht qendrën e ashtuquajtur historike të tij. E pra, a nuk e sheh kryeministri se çfarë shëmtire është qendra ahistorike e Tiranës? A nuk e sheh ai se prej afro një viti ajo është e kthyer në gërmadhë dhe do të mbetet kështu për një kohë të gjatë mesa duket? A nuk e sheh ai se ajo rruga, m’u në qendër ku u zbuluan të famshmet muret e Kalasë së Tiranës, ka nja tre vjet që është e bllokuar nga punime që s’dihet se kur do të mbarojnë? A shkon ndonjëherë ai në selinë e PD për të parë nga dritaret e saj, se ajo ish-lulishtja e bukur përballë saj është kthyer tashmë në gërmadhë? A ka shkuar ndonjëherë kryeministri të shikojë, njëqind metra djathtas selisë, sesi është katandisur shtëpia më e bukur e Tiranës, ajo e Toptanëve? (Më ka rastisur jo më larg se një vit më parë të shkoj ta vizitoj me disa turistë, që mbetën të shastisur nga barbaria e braktisjes të saj.)

Poende, a e di kryeministri se sa pak muzeume ka Tirana – për të mos thënë se s’ka asnjë – ku turistët të mund të shikojnë ato kuriozitete që ofrojnë muzeumet e tërë kryeqyteteve të botës, e të paguajnë për këto? A e di kryeministri se në guidat e Shqipërisë, Tirana përmendet thuajse vetëm për ngjyrat e pallateve të kryetarit të Bashkisë, i cili, edhe ai, me një manipulim të tipit të këtij që po bën sot kryeministri me CNN, na u shit si kryetari më i mirë i botës dhe na i paraqiti ngjyrat e tij, të zhdukura tashmë, si atraksioni i madh i Tiranës.  Dhe nuk ma merr mendja se kryeministri demokrat ka ndërmend të ndërmarrë një aksion të përbashkët me kryetarin e bashkisë socialiste për t’i rilyer ato pallate, që t’i gjejnë turistët të freskët këtë vit, sepse deri në verë, të dy palët, mesa duket sheshit, kanë ndërmend ta mbajnë Tiranën si shesh beteje, aq sa në emër të kësaj beteje, nuk kanë miratuar fare as buxhetin e këtij viti.

Shkurt, unë do të vija bast se kryeqyteti ynë, nëse do të lihej në dorë të vlerësimit të gazetarëve seriozë e të papaguar, do të zinte vendin e gjashtë nga fundi, për nga varfëria e atraksionit turistik.

Por le ta lemë kryeqytetin, që modelin shkatërrimtar të kthimit të qendrës historike në qendër ahistorike abuzimi e fitimi, ua ka përçuar edhe qyteteve të tjera, si Durrësi, Korça e Shkodra dhe le të shkojmë ca më përtej: në bregdet psh., me të cilin mburremi aq shumë. A e sheh kryeministri se çfarë fëlliqësirash janë plazhi i Durrësit, Golemit e Kavajës? Çfarë u ofrojnë turistëve këta plazhe, përveç varganëve pa fund, me pallate të shëmtuara dhe detit të mbushur me fekale?

Poende, si mund të flasë kryeministri për Shqipëri turistike, kur qyteti më i lashtë, e ndër më turistikët, siç do të duhej të ishte Shkodra, është katandisur në atë derexhe, sa përmbytet katër herë në vit? Sepse, që të jesh vendi i gjashtë më atraktiv në botë për turizmin, do të thotë që turistët të të mësyjnë jo vetëm në verë, por në çdo stinë.E që të hynë në Shkodër në stinët me shira, ata duhet të marrin me vete varka.

Le të vazhdojmë më tej: a e ka parë kryeministri Sarandën se si është katandisur? Ajo mund të jetë interesante për të parë se çfarë shkatërrimi mund të shkaktojë industria e pastrimit të drogës, e për të ikur pastaj nga sytë këmbët i lebetitur, por jo për të qëndruar atje. E për këtë mjafton të bësh një xhiro me tragetin e Korfuzit, e të kthehesh prapë në Greqi.

Poende, a e ka parë kryeministri se për të shkuar në Butrint duhet të kalosh nëpër gërmadhat e fshat-qytetit të bombarduar Ksamil, që kanë mbetur atje së bashku me shtëpitë e pabombarduara, të cilat janë edhe ato gërmadha nga pikëpamja estetike.

Po Kruja, qyteti i muzeut më të bukur etnografik në vend, i tregut të antikuarëve, i teqesë së bektashinjve dhe i muzeut nacional-komunist të Skënderbeut? A nuk e sheh kryeministri se edhe pak e qyteti ka rrezik të futet në zonën e verdhë të pabanueshme, si ajo përreth Çernobilit, sepse me fabrikat e çimentos që ka projektuar ai rrotull saj, ndotja e ajrit do të kalojë çdo normë - aq sa ka mundësi që turistët, kur t’i shohin ato fabrika nga avioni, të protestojnë të ulen në Rinas.

E, meqë ra fjala për këtë aspekt, si ka mundësi të flasë për turizëm një kryeministër, që në projektet e qeverisë së tij synon bash shkatërrimin e çdo potenciali turistik të Shqipërisë, pasi ka planifikuar e firmosur të ndërtojë objekte masakruese për çdo lloj turizmi: portin më të madh në Mesdhe të kargove në Vlorë, parkun më të madh eolik në Karaburun, një port tjetër të madh në Lezhë, prej ku të transportohet çimentoja e gjashtë fabrikave monstruoze, një termocentral me karbon në Durrës, të çimentifikojë tërë lumenjtë e Shqipërisë në funksion të ndërtimit të hidrocentraleve, që do të prodhojnë energji për botën… E jo vetëm, por, së fundi ka vendosur të na sjellë edhe plehrat e Napolit të digjen këtu - e së bashku me ta edhe Camorrën, sepse dihet se është ajo që menaxhon plehrat e Napolit.

Pastaj të çudit një gjë në retorikën e kryeministrit. Meqenëse u referohet të huajve, a ka parë e lexuar kryeministri kritikat që bëjnë të huajt për vendin e tij? A e ka parë një emision të Rojterit, ku paraqitet i gjithë bregu i Shqipërisë i mbushur me plehrat që sjellin lumenjtë? Me këtë rast po i them kryeministrit, se jo më shumë se dy muaj më parë pata rastin të takoj një turist italian, me profesion ekonomist, që së fundi kishte vizituar Shqipërinë. Më tha se kishte vizituat më shumë se gjysmën e botës si turist, por kurrkund s’kishte parë vend më të degraduar e shkatërruar si Shqipëria, jo vetëm fizikisht, por edhe si tesut social.

Megjithatë, Shqipëria është ende e bukur, këtë duhet ta pranojmë. Dhe ka vërtet shumëçka për t’u vizituar nga turistët, ndonëse gjithnjë e më pak se vendet fqinje. Por fatkeqësisht, jo atje ku kanë vënë dorë e këmbë kryeministrat e Shqipërisë dhe shqiptarët që u kanë shërbyer e u shërbejnë atyre, por pikërisht atje ku këta nuk kanë vënë as dorë, as këmbë. Pasuria jonë turistike është peizazhi aq i larmishëm natyror, po të kesh parasysh vogëlsinë e vendit. Pasuria jonë turistike është trashëgimia e mbetur e qytetërimeve të ndryshme që kanë kaluar në këtë truall si ata greko - romane, bizantine, otomane apo edhe veriu i egër i Kanunit e kullave të ngujimit. Janë këto që përbëjnë thuajse gjithçka që sot është atraktive, e që në vend se t’i ruajmë, po i shkatërrojmë përditë këta njëzet vjet. Pasuria jonë mund të ishte edhe shumëçka që do të fliste për diktaturën dhe socrealizmin e saj në arkitekturë në monumente, deri edhe në burgje. Por për të gjitha këto, kryeministri ynë dhe elita rreth tij nuk mendon fatkeqësisht. Së fundi, po duan të shkatërrojë edhe Piramidën në kryeqytet. Ndërkaq, kryeministri na tregon me mburrje rrugët. Nuk mund të mohohet se hapja, zgjerimi dhe shtrimi i disa rrugëve e kanë bërë më të lehtë-përshkueshme Shqipërinë edhe për turistët, por ato rrugë, m’u pse nuk janë shoqëruar me një vizion zhvillimi të qëndrueshëm, afatgjatë dhe koherent, por shpesh janë përdorur thjesht e vetëm si mjete pasurimi e grabitjeje të parave të taksapaguesit nga elitat ekonomiko politike në pushtet, kanë sjellë aq shumë shkatërrime me ndërtimet e paligjshme e të shëmtuara anash tyre, e me dëmtimin ekologjik e më the të thashë, saqë janë të shumtë ata turistë, që pasi vizitojnë Shqipërinë, të thonë se pjesët më tërheqëse të saj janë pikërisht ato ku nuk kanë shkuar rrugët si psh. Vermoshi, Thethi, Dukagjini etj., e se do të ishte fatkeqësi për turizmin të shkonin rrugët atje (sikurse po rezulton me rrugën e mirështruar në jug).

Së fundi, do të thosha se që të bësh një reklamë në CNN, në mënyrë që të tërheqësh turistët, e ca të ardhura më shumë në vend, mund të jetë një punë pozitive tek e fundit, por kur pas kësaj, në vend se të punosh seriozisht që të mbash përgjegjësinë që nënkupton kjo reklamë, të bësh ditë e natë propagandë për t’u thënë Shqiptarëve se CNN paska thënë se ua ke bërë vendin e tyre lule, kjo më duket një fushatë bajate propagandistike e stërkonsumuar, që synon të bëjë të dukshme atë që s’duket, e që nuk premton asgjë tjetër përveçse përkeqësim të mëtejshëm të  gjendjes.

 

30 Komente

E paska ble dhe CNN Sala?

I modh paska qen mer jahu.Ka ble Forbsin,Lonely Planet,PE,KE,NASDAQ,NATO-n dhe tash CNN.

Papapapapa i fort paska qen maloku!

Paska ble ene Financial Times,Sala?

Per at zot i fort paska ken!

AKTUALITETTurizmi, edhe Financial Times zgjedh ShqipërinëTurizmi, edhe Financial Times zgjedh Shqipërinë

 

Parashikimet për atë që do të ndodhë në vitin 2011 janë të shumta, por ajo që është e sigurt për prestigjiozen Financial Times është se këtë vit perspektiva më intriguese për turizmin është Shqipëria. Në artikullin e saj për destinacionet më të preferuara turistike të këtij viti që shumë presin të jetë i begatë, Financial Times thotë se ndonëse europianët kanë zgjedhur të kursejnë, ajo që ofrohet në Shqipëri, është një përzierje e këndshme e argëtimit, qetësisë, burimeve të mrekullueshme natyrore për të cilën ia vlen barra qeranë ta vizitosh. Stina e verës mund të jetë disa muaj larg, por Financial Times këshillon planifikimin që tani të pushimeve duke ofruar Shqipërinë në radhët e disa vendeve shumë ekzotike si destinacion intrigues për të gjithë. Pushimet në këtë vend thotë gazeta janë të përballueshme. Është një vend i qetë, me një panoramë mbresëlënëse të bregdetit. Turistët aventurierë, edhe ata kanë ç’të gjejnë në Shqipëri. Bjeshkët e Namuna në veri të vendit ofrojnë atë që çdo aventurier që ka shëtitur botën duhet të shohë patjetër; Pyjet e mrekullueshme, kafshët e rralla dhe fshatrat e pasur në folklor. Ky është rekomandimi i radhës që vjen për turistët, pas këshillave të shumta që kanë ardhur nga mediat më prestigjioze botërore si për shembull CNN të cilat pa kursyer aspak kanë portretizuar Shqipërinë ashtu siç është, “Një vend i bukur që nuk duhet lënë pa prekur nga afër”.

 Meqe ra llafi, ja ku e ke te gjithe artikullin. Shiko edhe vebdet e tjera qe e shoqerojne ne grup, qe ta kuptosh per cfare lloj turizmi behet fjale. Jo se mos kujton se po zbrazen hotelet ne Dubai e Hawai nga qe do vijne ketu gjithe turistat. smiley

Please respect FT.com's ts&cs and copyright policy which allow you to: share links; copy content for personal use; & redistribute limited extracts. Email ftsales.support@ft.com to buy additional rights or use this link to reference the article - http://www.ft.com/cms/s/2/8b194f34-19e1-11e0-b921-00144feab49a.html#ixzz1Alho6Zdh

After a cautious 2010, tour operators and travellers are once more in search of unique experiences and good value. The destinations to watch are those that offer both.

Firmly ticking those boxes is the kingdom of Jordan, long a favourite of independent travellers but increasingly a flag-bearer for mainstream tourism to the Arab world. With luxury hotels springing up in the Red Sea resort of Aqaba, eco-tourism flourishing in the country’s nature reserves, and low-cost airline Easyjet launching direct flights from the UK in March, the country looks like strong competition for Egypt or Dubai.

Even in 2011, pockets of Europe remain thrillingly unfamiliar. One of this year’s most intriguing prospects is Albania – partly for its quiet, affordable Mediterranean beaches, partly for its rugged landscape. For active types, the biggest buzz is around the “Accursed Mountains” of the country’s far north – an isolated region of serrated 2,600m peaks populated by bears and wolves, with farming villages rich in folklore.

Turistët aventurierë, edhe ata kanë ç’të gjejnë në Shqipëri. Bjeshkët e Namuna në veri të vendit ofrojnë atë që çdo aventurier që ka shëtitur botën duhet të shohë patjetër; Pyjet e mrekullueshme, kafshët e rralla dhe fshatrat e pasur në folklor. ( Perkthimi i 55 smiley )

Peru has a huge year ahead. In July the Inca citadel of Machu Picchu celebrates 100 years since its rediscovery. Those averse to hoop-la might be better off exploring northern Peru, home to equally impressive hikes, historical sites and a new cultural tour, the Moche Route.

For wildlife enthusiasts, 2011’s hottest ticket is Zimbabwe. Two years ago the country seemed near collapse: cholera was claiming thousands of lives and hyperinflation was churning out trillion-dollar-bills worth £20. But a coalition government, a dollar economy and improved public health have resulted in a queue of tour operators keen to rejuvenate tourism in what was once southern Africa’s adventure capital. And the prospects for visitors are juicy: thunderous Victoria Falls, the ancient granite kopje of the Matobo Hills, and superb wildlife viewing – Hwange National Park alone boasts 40,000 elephants.

Also emerging from troubled times is Sri Lanka, where 30 years of on-off civil war ended with a no-holds-barred government offensive in spring 2009. Package tourism on the west coast beaches had always held up, but with peace has come a push to expand capacity and open new regions. Yala and Wilpattu National Parks – Asia’s best places to see leopards – have recently reopened, as have the surf-mecca beaches of Arugam Bay.

 

smiley   populluar nga arinjte dhe dhelperat. Mesa une kam mesuar dhelperat dhe arinjte kerkojne pyll qe te popullohen/shtohen. Nese pyjet rafshohen si ne shqiperi, ma ha mendja se edhe arinjte dhe dhelperat largohen. Apo mos valle i kemi zbutur dhe i kemi bere shtepiake?

Ore mos e kerkoni Dick Martin ne Zvicer, apo ne Serbi. E keni ketu more ketu, antishqipëtarin më të madh të të gjitha kohërave, depsezin ish kardiolog, qe po të mos ishte bërë politikan, mesiguri që do të perfundonte kirurg ilegal per transplacione organesh të shqipetarëve te varfër.

i hyfte rames "dick" marty ne..parti!smiley

 Epo nuk na u ndane krahasimet me vendet e zululandit mer,  gjithmone jemi krahasuar me zimbabven, zairene, sri lanken, tash per lezet na kane fut dhe Jordanine, eh lum si na, vendi i 66 ne bote per turizem, hahahaha

 Pyjet e mrekullushme...? Ne cilin vit i ka pa dhe me cilin sy me ate me xham apo.....

vetem pjesen e pare lexova, skisha durim ta vazhdoja deri ne fund. po te njejtat llafe te perseritura njeqind here.

po aq sa lexova, pashe qe shqetsim ishte qendra e tiranes. fajin per kete kush e ka?? mos e ka gje berisha apo CNN me shoke??

 

" .... Me këtë rast po i them kryeministrit, se jo më shumë se dy muaj më parë pata rastin të takoj një turist italian, me profesion ekonomist, që së fundi kishte vizituar Shqipërinë. Më tha se kishte vizituat më shumë se gjysmën e botës si turist, por kurrkund s’kishte parë vend më të degraduar e shkatërruar si Shqipëria, jo vetëm fizikisht, por edhe si tesut social... "

 

Ne fakt Shqiperia, ka dhe vende te bukura, veç ajo qe veme re ne qe vijme nga jashte eshte se aty duket sikur ka kaluar ndonje lufte, apo sikur ka rene ndonje bombe atomike.  

 i solla une vjet ca miq per pushime ne shqiperi. i pari ja mbathi kur pa arushen Mira, i dyti u smur nga tymi plerave. lepra!!!

Ky eshte standart turizmi! Nje pyetje, ku e bejne njeshin dhe dyshin arinjte dhe kuajt, se kaubojte e dime qe e bejne ne det te hapur, te lire!

 ny times kishte nxjerr liste me 40 vende - neve duhet te ishim me poshte, mbase 41. 

Kosova ishte tek nr 36..

Me thoni se sa Shqiptare kalojne pushimet ne Shqiperi?...Shumica preferojne ti kalojne ne Mal te Zi apo Turqi..Tani qe u hoqen dhe vizat kembe turisti nuk keni per te pare(Mbani fort turizmin patriotik te Kosovareve, po edhe ata sa do durojne?)

Realiteti eshte se ne  nuk mund te matemi me fqinjet Ballkanike perreth si Mali i Zi,Kroacia,Greqia dhe Turqia dhe te flasesh per rang boteror eshte qesharake. Ju optimistet me jepni vetem nje agjenci serioze turistike internacjonale qe operon ne Shqiperi dhe une do e mbyll gojen....Nuk ka... Ok po e thjeshtezoj pyetjen.."Hyni ne nje agjenci turistike Shqiptare dhe kerkoni nje pakete turistike per ne Shqiperi" smiley ...smiley Me thoni a ka ndonje charter turistik qe operon ne Shqiperi?..Lerini artikujt dhe shifrat o mjerane po shikoni realitetin aty qe eshte mbushur me plehra dhe pisllik gjithandej. Ata te huaj qe vijne jane te rinj aventurjere(backpackers) qe zakonisht i kalojne pushimet neper safari dhe xhunglat e Afrikes dhe vendosen te vizitojne xhunglen e Evropes.

Ketu ke disa nga Agjencite turistike kryesore qe operojne anembane botes

Thomas Cook

Apollo

First Choice

Fritidsresor

Mr Jet

 

 Fatkeqesisht, asnje nga ato operatoret turistik nuk ka lidhje me Shqiperine. 

 Paret qe po hidhen me keto reklamat turistike nderkombetare nga qeveria, nuk po hidhen per te bindur te huajt qe kane humbur parajsen e turizmit, po per ti bindur shqiptaret qe jetojne ne parajsen e kesaj bote. Pra eshte nje lloj fushate elektorale nga ato qe u pelqejne me shume shqiptareve te tipit "Pa shiko c'thone te huajt per ne!" Fatkeqesisht Berisha edhe ketu nuk eshte inovativ por imiton te njejten gje qe bente  Enveri me grupet e turisteve marksiste-lenininiste qe mahniteshin me "fitorjet" tona gjate pushimeve qyl qe ua paguante partia meme.

Problemi eshte se ka akoma njerez qe i hane, si puna e ca komentuesve te mesiperm. smiley

Nuk e dija qe Forbes,CNN,Lonely Planet,FT qenkan grupe m-l.

Por cte besh,juve kuqalasheve,edhe sikur si Hawaii te ishte Shqiperia,vrer do te nxirrnit nga goja.Shko ne Kube dhe mbylle kete muhabet.

O Sol veshtro perreth dhe mos shiko Fasaden e Bukur surrealiste qe te ka pikturar "lideri".

Jemi te mbytur nga plehrat dhe pislleku , veshtro gjithandej!...Jemi ne gjendje skandaloze! dhe ti akoma vazhdon llomotit si puna e atij papagallit

 

 

 

O Sol se nuk po te kuptoj une ty.  C'ke qe merzitesh.  Qente le te lehin vargani shkon perpara.  Nuk kane faj keta se eshte i bute Berisha.  Te nxjerre nje ligj per agjitacion e propagande e ta shohin gjithe keta trimat si shajen pastaj.

Nuk e kam problem kriteiken ndaj qeverise,por shoh se keta tipat hidhen gjithmone kunder nese ndonje i huaj,"guxon" te thote fjale te mira per qeverine apo Shqiperine.

Keta ishin ata qe thoshin qe Shqiperia nuk duhet te hyje ne NATO,nuk duhet ti hiqen vizat se do te kete eksod apo brockulla te tjera.

Tani na tragojne ca plehera ne plazh.Por edhe une ketu ne SHBA te shkoj ne ndonje plazh do te gje ndonje mbeturine te hedhur dhe ta fotografoj,por nuk do te thote qe gjitha plazhi eshte keshtu.Pastaj qeveria ka vendosur qe te jete serioze per pleherat dhe ndertimet sivjet mesa me kujtohet.

Nejse kasandrat le te vazhdojne.Deri tani asgje nuk ju ka dale dhe uroj qe dhe kjo te mos ju dale.

Ore Art,ato nuk po i them une por CNN,Forbes,FT apo Lnely Planet.Tani nese keto shkruajne mire per Shqiperine,fajin nuk e ka Sala,por gazetaret e tyre.

Pastaj qeveria ka vendosur qe te jete serioze per pleherat dhe ndertimet sivjet

 

Te qash a te qeshesh smiley

Per punen e turizmit, CNN thote te shkoni ne Shqiperi per aventura me Sanco Pancen. Te shkoni per te gjetur ate "ekzotiken". Dhe me ekzotike edhe une kuptoj nje shoqeri primitive, akoma jo te civilizuar.

Nqse une do te kisha shpenzuar gjithe jeten mes luksit ne France, apo ne Orange County, do kisha me te vertete nevoje per nje aventure mes zhulit dhe diahrrese.

Per ata qe e kane prejardhjen nga zhuli, nuk do ju a rekomandoja kurre Shqiperine per turizem. Kur keni vetem 2-3 jave pushime ne vit shkoni shplodhni kockat ne Karaibe a Meksike, (ose Turqi) per ata qe jetojne ne evrop.

amin

 tu bo safari pra ne shqiperi.....

Sido qe ta interpretosh per te pare zhulin apo jo,i bie qe do te kete me shume te ardhura per shqiptaret nga turizmi sivjet.Ku qendron e keqja ketu?

Ku qendron e keqja ketu?

E keqja qendron te fakti qe nje kryemninister ka aq shume besim qe mund ta terheqe popullin per hunde sa qe del flet brockulla pa e prishur gjakun fare.  Dhe nuk ka faj hic Sala perderisa nuk i ka hyre as nje gjemb ne kembe deri tani.  E ke degjuar ate shprehjen "insult  after injury".  Ja ky eshte nje shembull klasik.

 jo une jam me kete qe ka bere shkrimin qe i fton turistet te vijne ne shqiperi.mire e ka u thote njerezve hajdi shikoni ca keni per te pare se per 2 vjet nuk do i shihni dot keto gjera se me plehra gjithenadej,me prerjen e drureve qe po bejne,me beton kudo ceshtje kohe eshte qe te behemi si marsi ku dergojne sonda per te zbuluar nqs ka patur jete me pare apo jo.


Turizmi shqiptar në mes të Statistikave dhe Realiteti

Statistikat konfuze te turizmit nuk mund të fshehin realitetin e zymtë me te cilin përballen shumë qytetare dhe biznesmene te cilet janë duke u përpjekur për të fitojne jetesen nga industria turistike e Shqipërisë .

Nga Ben Andoni në Tiranë

"Ju të kaloni tunelin, dhe pasi merrni kthesën kur ju shikoni një kasolle në rrugë. Më tej, ka një disko,  pyesni për mua , të gjithë me njohin ", thotë Afrim pronari i një hani të vogël, të stilit të vjetër në qytetin e Vlorës, në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Ish-klientët dhe fjala e gojës janë mënyra e vetme për atë për të tërhequr vizitorët e mundshëm. Ai e di se tradita është e cmuar, kështu ambient në vendin e tij është ndërtuar thjesht rreth një vater zjarri tradicjonale dhe disa qilima.

Si ai, shumica e atyre që punojnë në industrinë e turizmit në Shqipëri të tërhequr klientët e tyre kryesisht nga rastësia dhe vetëm gjatë sezonit të lartë, kur bregdetit nga Saranda në jug të Velipojës në veri është e populluar nga pushuesit nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora shqiptare .

Ballkan Insight

Nje artikull objektiv nga agjencia Reuters per problemet e turizmit Shqiptar e ilustruar me nje "Video e cila flet hapur per gjendjen skandaloze te plazheve tona".

(hidhini nje sy videos ju optimistet)

Trash, sewage mar Albania tourism, investment lure

(Reuters) - By closing Albania to the outside world, its Communist leaders preserved vast swaths of virgin Mediterranean coastline from unbridled development.

Yet trash and sewage from the consumer and construction explosion after communism endanger the pristine beauty that could fuel future economic growth through tourism.

The leading candidates in the June 28 national elections, Prime Minister Sali Berisha and his rival Socialist leader Edi Rama, both say they will tackle these issues if victorious.

Albania was Europe's poorest and most isolated country under Communism and people consumed little. Its opening to the outside world in the 1990s brought packaged consumer goods that led to a mass of trash across the country.

"This is a really disturbing reality. It's a new reality of a consumptive society," said Edi Rama, the Socialist leader and mayor of Tirana who is hoping to become the next prime minister.

"It is an absolute priority to clear the country from trash, especially the area with tourism which is very much out of control, especially for the seaside."

A traveler in Albania frequently encounters small random piles of trash by the roadside, with larger quantities sometimes dumped over cliffs or into rivers. In some spots, plastic bottles accumulate in rivers or along shores, although many beaches and mountains remain isolated and pristine.

Tourism has helped Albania to enjoy robust growth of more than five percent in all but one year over the past decade but as the global financial crisis bites, international officials foresee its Gross Domestic Product stagnating in 2009.

Other countries of the Balkans have problems with trash and sewage, but the contrast of majestic beauty of the mountains and sea with modern garbage heaps is especially stark in Albania.

Asked to described his country's garbage situation, Prime Minister Berisha, the country's dominant politician since the fall of Communism in 1991, responded: "Bad."

"We will have to draft soon a new strategy. Definitely a clean Albania is a top priority," he said in an interview last week. "We are building landfills in every district but I am not convinced it is the final solution."

Some officials point to some progress in recent times, including youth groups cleaning shorelines on weekends amid international efforts to help curb the spread of trash. Others say people even in developed countries such as the United States once widely littered until public campaigns on the issue.

ENVIRONMENTAL PROBLEMS

If garbage is an obvious problem, the issue of sewage is often put out of mind, and many prefer to not discuss the reality of its end destination.

Environmentalists say Tirana's sewage goes into rivers, but when twice asked about the issue, Rama declined to answer directly, stressing instead the need to work with other communities on a regional plan.

Edmond Komino, mayor of the small southern town of Permet which is surrounded by mountains and has a river running through it, was taken aback by questions on the topic.

"You ask me as though I were living in an American state," he said. "A town can't be built in two years. This place dates from the 12th century and a lot of work is needed here."

He said sewage flows into the town's river.

As hotels have mushroomed along Albania's coast, few have given thought to sewage disposal and experts say the effluent ends up in the Adriatic and Ionian Seas.

"All of this development has not been controlled all these years and the problem has been critical," said Xhemal Mato, an environmental activist and director of Eko Levizja. "They are myopic, they see only to invest in the hotel."

A native of the southern coastal city of Sarande, he says his hometown is ruined in his mind and he would not swim there any more because of the sewage.

"They don't invest about sewage water because they believe it is the duty of the municipality. It turns back as a boomerang to the business," he said.

Berisha said the situation would change if he wins a second term in office on June 28.

"In two years, not a drop of sewage water will be got in our seas," he told Reuters in English. "Works are going on everywhere in Durres, in Vlora, in Sarande, projects are started. We need first to protect lakes and seas. Later start to rivers."

(Editing by Charles Dick)

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).